Rri dhe vështroj brengën e botës dhe shtypjen e turpit
Dëgjoj ngashërima të fshehta prej djelmoshave
Në luftë me vetveten, të penduar për punët e tyre
Shoh ndër të varfër nënën përdorur keq nga fëmija,
Tek po vdes e neveritur, e trembur, e dëshpëruar
Shoh gruan e përdorur keq prej të shoqit
Shoh mashtruesin e pabesë të vajzave
Vë re tërbimin e xhelozisë e të dashurisë së shkelur
Ndërsa qëndroj i fshehur – i shoh këto pamje në botë
Shoh rrëmujën e luftës, murtajën, tiraninë
shoh të burgosur e dëshmorë
Vë re urinë në det – detarët duke hedhur short
Se kush duhet të theret që të shpëtojnë jetën të tjerët
Shoh se si njerëz krenarë poshtërojnë punëtorët, të varfërit, zezakët e të tillë;
Të gjitha – poshtërsinë dhe agoninë pa fund, e vë re duke ndenjur
E shoh, dëgjoj, e hesht.
UOLLT UITMAN

No comments:
Post a Comment