Tuesday, October 6, 2009

Pasaportë e Krenarisë së Kombit ( Për baba Tomorr)

Mali i Tomorrit tempulli i Dodonës nuk është i ri dhe vlera, fama është me permasa kohore 2 – 3 mijë vjet para erës së re dhe përmasa gjeografike shtrihet nga Palestina në Skoci. Ja dy kuriozitete:

Miku im ekonomisti S. Gishti me banim tashme ne Tirane tregon:

Nje dite, ne vitet e fundit, ne Tirane nje skocez gjendej midis miqsh nga zona Korce-Skrapar-Berat. Biseda e solli qe te zihet ne goje emri i malit te Tomorrit. Skocezi pyeti: Ceshte ky, Tomorri qe degjova? Ju shpjegua se ishte mal i larte ne qender te Shqiperis se sotme, prane ..........

Po Skocezi këmbënguli sikur te ishte shqiptar. A mund te shkojmë atje ne, Tomorr? Te nesërmen fuoristrada u ngjit ne mal e i huaj u prit sic presin shqiptaret me mish te pjekur panorame mahnitëse dhe raki Skrapari.

Dhe çudinë e tha skocezi.. “Kete vizite ja kushtoi gjyshes sime”. Ajo betohej shpesh me fjalët “ Për Baba Tomorr”. Unë e vizitova këtë vend te shenjte!

Kam ne dore nje liber te shkruar nga dy sllav Kovalev dhe Kubllanov “ “Zbulime ne shkretëtirën e Judes”. Pavarësisht nga qëllimi perse eshte shkruajtur, kur, ku, ne liber me kane terhequr vëmendjen pika takimi te onomastikes, etnografise, toponimise, legjislacionit, deri dhe ne veshjen e banoreve te Judës, dy a me shume shek para Krishtit qe ngjajnë si pika ujë me korrespodentët e tyre te kombi yne. Midis emrave qe shpjegohen me ane te shqipes do te shënojë Kumeran=kum+rere, Mirdite, Hirkan, Avakum, Tora, si doktrine por qe vjen nga fjala shqipe tjerr, thure, Besa e Re. Por ne faqen 15 te librit takoj fisin Beduin qe duhet te jete me orgjinë Palestinezo-Shqiptare, fisin, Ta-amire. Një studiues gjerman thotë: Po te gërvishtesh token e Palestinës, emrat e vendeve ( dhe te njerëzve do te shtoja unë, LM do te dalin ne gjuhen shqipe).

Kur dime kete s'mund te jemi indiferent per emrin Ta-amira aq me teper qe nga lashtesia greko-romake dhe autore modern e dime se me kete emër quheshin priftereshat e Orakullit te Dodones, fatethenat, prej nga vjen dhe emri Te mirat, Tomorr. Libri i Perikli Konomit eshte frut i njohjes se autoreve te lashtesis greko-romake. Ai mbeshtet ne 60 citime nga historian, gjeograf, shpjegon 29mikrotoponime rreth malit e tempullit, ka mbledhur 24 gojedhena per Tomorrin dhe 7 per Shpiragun. Ne pak faqe te librit dendesia e informacionit eshte e jashtezakonshme.Ribotuesit e kane sjell ne normat e gjuhes letrare shqipe dhe plotesuar me shenime qe dalin nga botime e 20 viteve te fundit. Po s kane bere mire qe kane cunguar botimin e dyte duke i hequr poezine e vete Ikonomit, me 14 strofa. Eshte nje kendveshtrim poetik i studiuesit plak e patriot. Botimi i ketij libri na ve perpara detyres te sjell ne vemendje te lexuesit debatin: Ku ka qene Dodona.? A eshte i lashte, a eshte ne Tomorrin e Beratit apo ne ate te Camerise. Eshte nje apo jane dy Dodona e dy Tomorra? Edhe ne këtë ceshtje ndeshen mendime te kundërta. Brenda referencave te Ikonomit takojmë dhe Dodonën dimër keqe dhe atë te Dushkut. E para mendohet ne Tomorrin e Beratit dhe asaj i kushtohet libri i Ikonomit, por autoret e lashte kane pamje te dyjezuar dhe për Tomorrin e Janinës. Madje ky dyjzim shkon deri tek Homeri. Po thërras ne ndhime për teshpjeguar këtë dukuri arkeologun angleze NGHAMMOND, autori i librit “ Epirri” botim i vitit 2004. Ka mare nga Homeri 2 fragmente si përfaqësues te dy qëndrimeve lidhur me vendodhjen e tempullit te Dodones. Ne te parin citon lutjen e Akilit

“Zot, mbret i Pellazgeve nga Dodona qe ndodhet larg,

Dhe mbretëron ne Dodonën e acarte, dhe se llojet fat thënës janë pranë......................”



Mbiemri, epiteti i acarte, dimër keqe nuk mund te shkëputet nga Tomori i Beratit. Te gjithë autoret qe mbrojne kete teze, dhe P.Ikonomi, përmendin si fakte dimrin, deboren e përjetshme, burimet e shumta, mikrotoponimin qe rrethon kete mal. Por nuk jane te pakte dhe autoret qe mbështesin tezen se Dodna e vërtetë eshte vetem ajo qe eshte ndërtuar dhe prishur ne Camerin tone dhe sot gerrmadhat e saj gjenden 14 km ne jug – perëndim te Janinës. Mbiemri qe shoqeron shenjterin e Thesprotise se lashte eshte .....e dushkut, apo Dodona e lisit..

Nese do ti mbetemi ketij mbiemri ai perjashton mundesine e Tomorrit te Beratit sepse ne kete mal ka shume here me pak lisa e dushk sesa tek tomorrica e Thesprotise. Homeri e quan Zeun perendi te Tomorrit dimer keq e te larget. Por ne pjesen e bisedes midis Circes dhe Odises ajo e adreson tek tempulli i Janinës. I thote: “Pasi te pershkosh oqeanin me anijen tende dhe te dalësh ne bregdetin ku vendi eshte me lym (rreth kenetes se Arkeruzit LM) do te shohësh korien e Bersefones ....” ... atje do te besh nje grope nje pashe te thelle e si kushtim per te paret e tu do te cosh mjalt te tretur, vere te embel dhe uje, shpernda dhe elb te bardhe.

Kerkues te viteve 1930 kane gjetur keto elemente mijera vjecare te tradites, te cuara nga banoret deri ne vitin 1930. Kete Dodone te tomorrices se Janines e zbuloi plaku i madh Ismail Qemali bashke me arkeologun Karapano. Po Hammondi dhe e viziton dhe e ve ne dyshim ekzistencen e saj ne veprën e cituar faqe 105 – 106. Jep aq material arkeologjik sa te cudit dhe ska si te mos ngresh supet nga habia, ku studiues te kalibrit te tij shohin pemet por nuk shohin pyllin. Eshte po ky autor qe jep pa dashje celesin e zgjidhjes se ketij dyzimi, te ketij debati mijera vjecare. Ne librin e tij qe Perikli Ikonomi natyrisht nuk e kishte lexuar na jepet historikisht por dhe me gjeografi dyndjet e doreve dhe e fiseve te veriut te Greqise se sotme, domethene te Shqiperise etnike drejt tokave te jugut te Ballkanit shume here dhe shume shekuj para dhe pas Homerit. Dhe zgjidhja eshte si veza e Kolombit. Por Hammondi e shume te huaj te tjere qe jane perfshire ne kete debat te vendbanimit te perendive pellazge nuk njohin nje nga vecorite psikoligjike pellazgo – iliro – shqiptare. Ky gen mijera vjecar terheq neper shekuj si kermilli guacken, nderimin per paraardhesin dhe vendlindjen. Eshte nje gje krejt e zakonshme, madje e kthyer ne kod qe ne rast shpernguljesh te nje fisi a te nje fshati ne nje ngujim tjeter vendit te ri i japin emrin e fshatit nga kane dale. Ndaj sot harta e Shqiperise se vertete ka pese fshatra Mazreke, 5 fshtra Kolonje, 4 Golem, 4 Kuc .... dhe per nje njohes se gjuhes shqipe, per njohes te korpusit shpirtëror, zakonor e filozofik te genit shqiptar nuk eshte aspak e veshtire te konfirmoje mendimin se kane egzistuar dy Dodona, dy tempuj te Zeut pellazgjik. I pari me i vjetri datohet 2000 – 2500 vjet para Krishtit tek Tomorri i Beratit. Por ne kushtet kur Doret dhe fiset e tjere ilire u zhvendosen drejt jugut para shekullit te VIII para eres se re nuk mund ti kryenin ritet pagane ne Tomorrin e Beratit ndaj ndertuan nje tempull orakull tjeter te Zeut ne mes te ahishteve te Thespotis, ne mes te Lopsit te pasur me gjelberim e bageti te trasha e te imta, ne mes te natyres magjepese te ullishteve te Camerise ndaj toka Arberore dhe sot e gjithe diten mban dy Dodona per nje popull pellazgo – iliro – shqiptar, Dodona e Tomorrit eshte tempulli me i lashte ne Ballkan.. Delfi, Delosi, Nikena jane tempuj pagane pellazgo – ilir ne zanafillen e ndertimit te tyre dhe me emrat qe na flasin shqip. Nuk dime nese betohen sot greket per tempujt e tyre por jam i sigurte si plaku Ikonomi qe neper shekuj deri sot shqiptari betohet Per Baba Tomorrin.

Ideja e egzistences se dy Dodoneve na perforcohet kur mesojme dhe nje fakt tjeter te ngjashem me te, eshte teper larg ne kohe dhe ne hapesire per te qene kopetente se kush dhe kur eshte ngritur tempulli i Amonit, te cilit i falen me lutjen Aman, Amon, Amen, Amin sipas besimeve fetare. Por iliro – maqedonasi Aleksandri i Madh iu fal rrenojave te tij kur pushtoi Libanin e atehershem rreth vitit 324 para Krishtit, e rindertoi ne nder te paraardhesve te tij por nuk mesoi kurre se ishte dhe nje tjeter i Amonit 200 kilometra nga Delta e Nilit ne drejtim te burimit te tij. Libri i fisnikut Perikli Ikonomi nuk hyn dot ne cdo biblioteke, ne cdo shkolle si cdonte autori i Dodones. Nuk hyn se qeverite e ketyre 20 viteve te fundit nuk jane shqiptare. Ato japin 300.000 mije euro per nje ndeshje futbolli te kombetares por nuk japin fonde per tu botuar enciklopedia e Ilirise hartuar nga Papa Klementi i XI (1702) qe ndryn 4500 faqe dhe u vret syte, cdo gje qe bie ere e gjak shqiptari, sepse nuk jane shqiptare. Nuk e besoni? Ju betohem: Per Baba Tomorr.
“Tomorri dhe Dodona pellazgjike” me autor “Mësues i Merituar” Perikli Ikonomi

No comments: