Tuesday, October 13, 2009

Orgjina dhe simbolet e flamurit !

"Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij, kanë karakter Kozmik, andaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegja njerëzore!

Gjithashtu, i gjen të mishëruara brënda simbolit të tij, të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar gjaku i Shqiptarëve, nëpër mijë-vjeçarët dhe peripecitë e civilizimit të vet të famshëm"!
Çdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror, ka origjinën si fillim proçesi historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij. Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme. Natyrisht i nënshtrohet një ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet koncepti qëndror, i veçantë, dhe më i rëndësishmi!…
Në fakt, këtë shkrim timin, unë dua t'ja dedikoj flamurit tonë kombëtar … Flamuri ynë, përbëhet siç edhe dihet prej dy ngjyrave kryesore. Nga e kuqja dhe e zeza! E kuqe, është fusha e flamurit! E zeza, qëndron në mes, me shqiponjën e famshme dykrerëshe. Pyetja shtrohet se pse duhet të jetë kështu? Ç'farë mesazhi fshihet për mijra e mijra vjet, mbrapa këtyre dy ngjyrave? Nga e kanë origjinën pra, këto simbole? Po ne brezi i sotëm, a mundemi të zbërthejmë codin e saj të vërtetë?…

Një filozofi e vjetër thotë; "Nëqoftëse përpiqet njeriu, për të gjithçka është e mundur"!…



Mbi flamurin Shqiptar padyshim në gjatësinë e shekujve është folur, shkruar, dhe komentuar mjaft! Autorë të ndryshëm, kanë thënë gjëra të rëndësishme rreth tij. Janë pasqyruar opinione, dhënë argumenta, edhe më tutje do të vazhdojnë të bëjnë po kështu! Eshtë padyshim, shumë-shumë e rëndësishme të gërmosh, mbledhësh, flasësh dhe komentosh rreth këtij simboli, sepse është shenja më kuptimplote, si dëshmitari i përjetshëm i origjinës tonë! Historia e tij është krejt e veçantë, siç është e veçantë dhe historia e popullit tonë. Sa i vjetër duhet të jetë ky symbol? Po populli Shqiptar, sa i vjetër është? Pikërisht rreth këtij subjekti, do të përdridhemi në këtë shkrim…

Le të themi fillimisht, se flamuri ynë kombëtar për të cilin po flasim, egziston si diçka materiale, dhe ka një përdorim të gjithanshëm praktik! Atë mundet ta mbash në dorë, në tavolinë, t'ja u tregosh të tjerëve në takime të ndryshme, si përfaqësi shtetërore, në ceremonitë, në përvjetore festash, ndeshje ndërkombëtare futbolli etj... Por nga përmbajtja, ai është një koncept abstrakt... Ai përfaqëson gjithashtu në mënyrë krejt të sintetizuar; filozofinë, kulturën, traditën, dhe eksperiencën e epokave të tëra... Eshtë dëshmitar i momenteve pozitive dhe negative... Dëshmitar i dorës parë në sukseset, dhe dështimet tona poashtu... Ai është vetë shpirti ynë! Njerëzit kanë vdekur nën hijen e tij... dhe kanë lindur poashtu... (dhe jo si ndonjë politikan që papërgjegjësisht deklaron për flamurin, sikur të ishte fjala për gruan e tij, duke thënë se, ai është thjesht një leckë)... Por flamuri i "Bijve të Shqipes" nuk është leckë, ai është Shenjti, sepse nëpërmjet tij ne zbulojmë origjinën tonë se nga vijmë, dhe që në mënyrë të dukshme na shtyn sot, të vazhdojmë të ruajmë lidhjet tona shpirtërore me Krijuesin!

Shkëputja në kohë

Sot shpesh hasim në pyetje praktike rreth elementëve përbërës të flamurit, si p.sh; se pse fusha është e kuqe? Po shqiponja pse është me dy koka? E të tjera si këto!... Sot gjindja, duan të dinë diçka më shumë... Dhe padyshim që ata kanë të drejtë...!

Me gjithë vështirësitë që vijnë prej shkëputjes në kohë prej filozofisë origjinale të të parëve tanë, sidomos në këtë mijëvjeçarin e fundit, unë kam qënë i mendimit se, ja vlen që ta nisësh një mision modest zbulimi, për të nxjerrë në sipërfaqe atë shpirt gjenial dhe të mrekullueshëm që kanë treguar gjatë epokave të kaluara, të famshmit "Bijtë e Shqipes"! Filozofia e jetës së tyre, s'ka dyshim që gjëndet e pasqyruar, në librat e shenjtë, në shpella, në gurët e varreve, në shkollat dhe universitetet, në librat e shenjtë!... Ata lanë gjurmë kudo ku shkelën, duke kaluar dhe jetuar!... Ata ishin mjeshtra ndërtimesh, njerëz me kurajo të veçantë, optimist të pandreqshëm, dhe mësues të mëdhenj poashtu!

Luftëtarë të rreptë, që njëherë në një kohë askush nuk ja u pa shpinën! Gjuha e tyre ishte gjuha e Zot-it!.. Megjithëse se gjatë tremijë e pesëqind vjeçarit, të cilin po e lëmë mbrapa, ne si komb kaluam tronditje dhe katastrofa të tmerrshme; shkëlqimet dhe rëniet e perandorive më të mëdha të kohëve si ato të Yllirëve, Hittitëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve, apo Bizantit, prap-se-prapë mbijetuam!... Dhe padyshim kjo është shenjë e mirë, është shenja e vërtetë e një rizgjimi të madh kolektiv!...



Kishte të drejtë profeti Nostredamus (1503-1566), kur predikonte për ne p.sh; "Shqiptarët ende nuk i kanë luajtur të gjitha kartërat e tyre dhe se padyshim ata përsëri do ta habisin gjithë botën në arenën ndëkombëtare"! Robert D'Angely, "Enigma", bot, Toena, Tiranë, 1998.

Për Yllirët që ishte popullsia e parë dhe origjinale e Europës dhe për vlerat e tyre në fushën dijes e teknologjisë, historiani i shquar Italian, Enzo Gatti, me një ironi krejt të dukshme, theksonte;

"E, pra, qytetërimi Grek dhe ai Romak nuk njihen që ta kenë krijuar, as pëlhurën, as bronxin, as rrotën, as qeramikën, mullinjtë me erë; dhe as grurin, as vreshtat, as ullinjtë, as shkrimin, dhe as rrugët e tulave... Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gëzimi, janë krenaria e popujve mesdhetarë: e Albano-Yllirëve"!...

Më poshtë akoma ai vazhdon,"Ky civilizim pati me siguri, shumë shekuj mirëqënie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatë në kohë e tregon qartë këtë gjë. E vetmja njësi matëse e zhvillimit paqësor është prodhimi i punës së njeriut!" Marrë nga, Libri, "Yllirët", bot i "Bargjini", Tiranë. 2005.

Për arësye metodologjike, ne do të përdorim për argumenta historike edhe disiplina të tjera simotra shkencore, si; Arkeologjia, Matematika, Gjeometria, Gjeografia, Letërsia, Gjuhësia, Filozofia, Folklori, Astronomia, Astrologjia, etj; Kjo gjë na bën pra, që të shkelim brënda territorit të historisë së sotme moderne!



Joseph Campbell u bë në vitet 80', "Babai Shpirtëror" i lëvizjes për zbulimin e të kaluarës sonë mithologjike dhe të interpretimit të saj me konceptet dhe eksperiencën e zhvillimit të shek. XX. Në programin e PBS, kanali 13, i intervistuar nga gazetari i shquar televiziv Amerikan Bill Moyers, deklaroi; "Mithet janë mbartësit e potencialit shpirtëror të jetës njerëzore" dhe si përgjigje të kësaj thënie në vazhdim, Moyers duke u bashkuar me idenë e tij thekson; "Mithet janë historira, rezultat i kërkimit të njeriut nëpër mijra-vjeçarët, për domethënien apo thelbin e të vërtetës"! Të dy ata me argumentat e tyre, në parim kishin të drejtë, por nëqoftëse mithet nga e kaluara nuk i përgjigjen nivelit të sotëm shkencor mbi vetvehten, dhe natyrës që na rrethon atëherë ato humbasin kredibilitetin për ç'farë flasin! Paul Von Ward, "Solaris Legacy" page xviii, publ, by Inner Eye Books, 1998.

Jo pa qëllim e vura këtë sentencë mbi mithologjinë, sepse ajo është bërë tani gati një nga burimet kryesore informative për një të kaluar tepër të largët. Mithologjia sot siç duket, ka mbetur elementi më rezistent përballë katastrofave të ndryshme natyrore që ka kaluar planeti ynë herë-pas-here, dhe gjithashtu dallgëve lajthitëse që janë pasqyruar në vetë psikologjinë e njeriut si individ, dhe kolektiv poashtu!

Diplomati i shquar Amerikan i fillimit të shek. XX, dhe adhuruesi i Shqiptarëve, Georg Fred Williams në artikullin e tij të famshëm "The Shkypetars" botuar fillimisht në revistën autoritative Amerikane të asaj kohe "Harper's Weekly" në vitin 1915, thekson mbi origjinën e Shqiptarëve si p.sh;

"Në parahistori, përpara se rapsodët Homerikë t'u këndonin hyjnive dhe heronjve mithologjikë, jetonte një popull me emrin "Pellazgë"… Duke zbritur më poshtë në artikullin e tij, ai vazhdon; "Ndërtimet me gurë të pagdhëndur, përballë Partenonit, në Akropolin e Athinës edhe sot e gjithë ditën quhen Pellazgjike"!… Këta banorë të lashtë, që njihen si "Pellazgët Hyjnorë" ndërtuan gjithashtu muret e mëdhenj primitive "Qiklopikë";(Ato të Phenix-it të Delvinës, apo ato të Ulqinit) (shën i imi), që siç e ka theksuar edhe Prof. Pokoki, ato janë ngritur shumë kohë përpara se Grekët të vinin në jetë"! Dihet që me teknologjinë e gurëve "Qiklopikë" janë konstruktuar edhe piramidat e Egjyptit!

Një paralele e çuditshme, kjo ndoshta për pseudo-historianët, të cilët ende vazhdojnë të manipulojnë me të kaluarën e Shqipëtarëve. Por edhe më tej, gjatë këtij shkrimi ne do të hasim kalimthi, dhe në mënyrë krejt të natyrshme, paralele të tëra të civilizimit Pellazgo-Yllir, me atë të Egjyptit të lashtë të Piramidave, që pothuajse kanë fare pak diference për kohën dhe hapësirën ku janë zhvilluar.

Megjithëse për kushtet e vështira të cilat ne po kalojmë si komb sot jemi të ndërgjegjshëm, se nuk do të jetë aq e lehtë që të saktësohet koha kur u kryen këto ndërtime, por jo aq e pamundur! Një gjë shihet se është e sigurtë, se ato janë ndërtuar prej duarve të mjeshtrave Pellazgjikë (paraardhësit e Shqiptarëve të sotëm), dhe se ato janë ndërtuar në një kohë, tepër-tepër të largët, mijëra-mijëra, vjeçare...


KULTI I ZEUSIT
Përpara se ti hyjmë një spjegimi të mirëfilltë mbi simbolin e Shqiponjës dhe se ... Lexo më tutjeçfarë përfaqëson ajo në flamur, neve na duhet, siç bëhet në raste të tilla që të kthehemi mbrapa në kohë, në kërkim të origjinës, dhe arësyeve se përse ky simbol gjatë epokave, ka kalur në kaq shumë proçese ndryshimi emrash!
Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynë i madh At Shtjefën Gjeçovi, në studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirët shkruante; "Zeus-i, kishte tre preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues), dhe Shqiponja, (zogu simbol i Diellit)"! Nga Libri "Trashëgimi Thrako-Yllire, Vepra, vëll. 2. Prishtinë, 1985.
Nga vinte origjina e këtij kulti, që duket se ka qenë më i vjetri në civilizimin human? Eshtë pikërisht kjo gjë, që historianët e ndryshëm tashmë i janë kthyer me forcë të madhe, dhe po zbulojnë shumë enigma të njeriut, dhe peripecitë që ka kaluar ai për ta populluar planetin Tokë!... (Maksim Zoto)

Per te lexuar te gjithe artikull e plote, kaq interesant dhe intrigues, klikoni ketu :
http://www.forumivirtual.com/historia/11467-orgjina-dhe-simbolet-e-flamurit.html


No comments: