Tuesday, October 27, 2009

Janë 5 milionë banorë në Shqipërinë zyrtare?

Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç ka të drejtë të votojë. Duke mbledhur numrin e votuesve të të gjitha zonave në zgjedhjet e fundme për Kuvend, në adresën e mëposhtme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

Sipas Nenit 3 të Ligjit të Zgjedhjeve që shihet tek adresa e mëposhtme:
http://www.cec.org.al/2004/aboutSite.htm

http://www.cec.org.al/2004/legjislacion/kodi%20i%20ri/kodi%20zgjedhor.pdf
Del se numri i përgjithshëm i votuesve ishte 3,172,757.
Sipas përfundimeve të zgjedhjeve të botuara prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që gjenden në adresën e mëposhtme :http://www.cec.org.al/2004/legjislacion/Legjislacion2009/Vendime/VENDIM%20602/Lidhja%202.pdf votuan 1,519,176 zgjedhës, domethënë 47.88% e atyre që priteshin.
Po t'i shtohet numrit 3,172,757 numri i shtetasve nën 18 vjeç, numri i përgjithshëm i popullsisë del shumë më i madh se 3.5 milion vetë që ka 30 vjet që thuhet se janë banorë në Shqipërinë zyrtare. Kjo theksohet akoma më shumë në rastin e shqiptarëve të cilët kanë një popullsi të madhe me moshë rinore.

Një përllogaritje e përafërt dhe e shpejtë që mund të bëhet është shumëzimi i numrit 3,172,757 me numrin e artë 1.618.

Dhe ky shumëzim jep 5.13 milion banorë në Republikën e Shqipërisë. Në matematikë njihet një seri numrash e quajtur seria e Fibonaçit dhe është si më poshtë:

0,1,1,2,3,5,8,13,21,34,55,89,144,233,377,610...ku secili numër del nga shuma e dy numrave paraardhës dhe p.sh. 89/55 = 1.618 ose 55/89 = 0.618.

Për këtë seri numrash ka shumë botime sepse ajo dhe raportet e saj gjenden kudo në natyrë, përfshirë trupin e njeriut, ndërtimin e piramidave, lulet, guaskat e detit, planetët, etj. Një adresë për njohuri është e mëposhtmja:
http://en.wikipedia.org/wiki/Golden_ratio





Në rastin e votimeve, për një votim ideal për një gjë të dhënë, 61.8% e njerëzve do të votonin për njërën anë dhe 38.2% për anën tjetër.

Për shkak të njohurive përkatëse që kanë, sipërmarrjet profesionale që merren me analizat e zgjedhjeve/votimeve menjëherë e dallojnë nëse ato kanë shkuar mirë apo iu janë ndryshuar numrat e përfundimeve. Nga ana tjetër statistika merret me studimin e ngjarjeve të përsëritshme me veti të njëjta (të ngjashme).

Përfundimi i një numri sa më të madh ndodhish, të tilla do të jepte në grafik formën e një këmbane. Për këtë arsye ky njihet si grafiku i shpërndarjes normale, e cila nënkupton që shumica e ndodhive do të jenë në mes e pak në të dy anët e saj.

Një shembull i thjeshtë është shpërndarja e notave në një klase të madhe nxënësish: shumica janë me nota mesatare, pak (p.sh. 5%) me nota shumë të mira dhe pak (p.sh. 5%) janë nxënës me nota shumë të ulëta. Pra, përfundimi që arrihet nga 3,172,757 votues është se janë 5 milion banorë në Shqipërinë zyrtare.


Sajmir Lojla, Shekulli


Përse ende nuk ka statistika për popullsinë shqiptare ?

No comments: