Tuesday, October 20, 2009

Komedia e pronave

Çështja e pronave në Shqipëri është pa dyshim një nga plagët më të rënda në trupin e Shqipërisë, përveç asaj të emigracionit.

Në mënyrë të qëllimshme u godit prona dhe u tjetërsua në mënyrën më harbute dhe të paskrupullt që nuk ka parë bota e jo më Europa. Por ne harrojmë një element shumë të rëndësishëm: popullin tonë të dashur që i erdhi për mbarë toka e grabitur. Në asnjë vend të botës, asnjë popull nuk do kishte pranuar që në mënyrë masive të tjetërsonte pronën e tjetrit duke u ndjerë kaq rehat në të. Është po ai popull që sa herë ia ka lypur nevoja, ka vënë maskën në kokë dhe ka grabitur udhëtarët dhe bashkëkombësit e vet që udhëtonin aty pari.



Eshtë po ky popull që i ka zënë frymën komshiut duke ia ndërtuar shtesën ose pallatin m'u para derës së shtëpisë. Ky popull i trafikoi bijat e veta në mënyrën më të turpshme në mbarë Europën në këmbim të parave të pista. Po ky popull të vret për një llaf goje (gjasme për motive të dobëta), se është me namuz po ia preke nderin. Prandaj ky popull ka kaq probleme, se është harbut e i paskrupullt. Ai as nuk e do bashkëkombësin e vet, as e respekton, por vetëm e urren, e xhelozon e rri në pritje (pritë) t'i bëjë gropën kur i vjen rasti...

E nënshkruar, Arjan, Shekulli

Nuk ka situatë më të turpshme sesi gjatë dasmave shqiptare, i zoti i shtëpisë vihet në siklet sesi do të vendosë njerëzit e tij të gjakut, sepse pjesa më e madhe e tyre nuk flisnin me njëri-tjetrin, për shkak të ndarjes së pronave...

PERSE NUK ZGJIDHET CESHTJA E PRONAVE NE SHQIPERI ???

No comments: