Wednesday, October 28, 2009

Taçi Oil, oponencë Shtetit Shqiptar !

Rezart Taçi vijon punën i pashqetësuar në ndërmarrjen ARMO, ndërsa në vend po shënohet një rast i paprecedent dhe i rrezikshëm, kur shteti nuk përfillet publikisht dhe një biznesmen vijon të bëjë evazion fiskal duke rrëzuar autoritetin e strukturave shtetërore.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka reaguar dje në lidhje me skandalin në fjalë duke thënë thjesht një fjali të përgjithshme se ligji do të zbatohet për të gjithë, pa përmendur këtu se një individ ka kapur shtetin duke e pranuar publikisht këtë gjë.

Bode tha se do hetohet i gjithë biznesi i madh, duke lëshuar kështu fjali pa kuptim, në një kohë kur ARMO po kryen një evazion fiskal prej dhjetëra milionë dollarësh.



Tatimorët nuk kanë guxuar të ndërmarrin asnjë hap ditën e djeshme, ndërsa në ndërmarrje ka vijuar puna. Ata janë mjaftuar duke thënë që do të padisin punëtorët për thyerje të ligjit.

Policia e Shtetit ndërkohë ka vijuar të mos veprojë për këtë shkelje flagrante. Ditën e diel, kur kësaj ndërmarrjeje iu vunë shiritat tatimorë, policia madje u tregua agresive duke sulmuar tatimorët. Më pas Policia e Shtetit në mënyrë të turpshme tha se nuk ka pasur konflikt, edhe pse gjithçka është e dokumentuar në kamera.

Një ditë më pas kjo polici bëri sehir, ndërsa punonjësit hynë me forcë në ambientet e sekuestruara nga tatimorët.

Nga Tema

No comments: