Sunday, October 18, 2009

Ehad Berisha; Shqiptari 14-vjeçar që po mahnit Broduej

Në një nga skenat më të famshme të botës, në teatrin e Nju Jorkut, në Broadway një djalë simpatik, fare i ri, 14 vjeç, ka mahnitur spektatorët duke shpërthyer emocione dhe duke kthyer vëmendjen e aktorëve të njohur të teatrit amerikan, si Tim Blake Nelson, Richard Mawe, Shorey Walker, Valerie Redd, Judson Jones, William Franke, Benard Cummings, Matt Savings, Doug Sheppard dhe Helen Merino.

Ai është djali nga Shqipëria, Ehad Berisha, i cili ka ngjitur skenën e “Theater East” duke qenë protagonist në premierën e shfaqjes “Eye of God”, të shkruar nga Tim Blake Nelson dhe vënë në skena nga Lisa Devine.

Aty ku me shekuj aktorëve, yjeve të Hollivudit u është dashur të prisnin për t’u bërë të famshëm, aktori i vogël shqiptar ka triumfuar në një mbrëmje. Aktori i rrallë është cilësuar shqiptari Ehad ka qenë dominues dhe i përsosur në skenë.

Suksesi që ka pasur shfaqja, që së pari është vënë në ekran, është ndër shfaqjet më të vlerësuara nga kritikët e producentët amerikanë.

Ndërsa 14-vjeçari ka pasur rolin e Tomit, dëshmitarit të vetëm që ka parë ngjarjen makabre dhe tragjedinë që ndodh në dramë. Ehad Berisha komentohet nga mediat profesionale se është një personazh i munguar, ndërkohë që ka mjaft Tom-ë në shoqërinë e sotme. Ndërsa 14-vjeçari e ka përballur me talent të rrallë duke marrë mbi vete dhe kapur deri në detaje edhe tragjedinë e njerëzve të tjerë.



Aktor i bukur, që ka përcjellë në mënyrë të alternuar pamjen e tij simpatike dhe egërsinë, duke sjellë shëmbëlltyrën e një të riu të zymtë.

Ngjarjet e kësaj drame janë të vendosura në një lagje të qytetit Kingfisher në Oklahoma. Drama e shkruar nga Nelson është një histori dashurie mes një gruaje të pafajshme dhe një çifti të ri dhe një njeriu të fortë të besimit. Gjithë kjo ngjarje, e cila në skenë zgjat më shumë se një orë e gjysmë, është interpretuar nga trupa e teatrit "The East Theater", me aktorët Morgan Baker, Ehad Berisha, Benard Cummings, William Franke, Judson Jones, Helen Merino, Riçard Mawe, Valerie Redd, Matt Savins, Doug Sheppard, Shorey dhe Walker. Drama tregon se "Në qytetin Kingfisher, Oklahoma, një grua e re, ka shënime që i plotëson dëshmitë se është e pafajshme, është një njeri me besim të fortë. Pas vrasjes së saj një djalë i ri Tomi (në rol Ehad Berisha) është dëshmitar i vetëm i një vrasje brutale në qytetin Kingfisher, Oklahoma, ku në mes të kësaj ngjarje makabre, është vija ndarëse ndërmjet një historie morale dhe radikale". Katërmbëdhjetëvjeçari Ehad Berisha vjen nga një familje patriote e atdhetare nga qyteti i Mamurrasit, me origjinë nga Kosova. Aktori i vogël shqiptar e ka nisur karrierën e tij katër vjet më parë, ku ka marrë pjesë në një konkurs teatral në Los Angeles - IPOP 2008. Këtu fiton me sukses tri çmime. Gjithashtu Ehadi ka marrë vendin e tretë edhe për TV Commercials, vendin e tretë për monologun dhe vendin e dytë si aktor i vitit, më 2008. Pas kësaj aktori i ri shqiptar Ehad Berisha ka luajtur një nga rolet kryesore për Comedy - net, një shfaqje teatrale për fëmijë në New York City.

Pas shfaqjes së premierës në skenën e teatrit "The East Theater" në Nju Jork, Ehad Berisha dha këtë intervistën e mëposhtme ku sigurisht edhe atij vetë nuk i mungojnë emocionet dhe befasia që mori pas rolit duke treguar dhe historinë e jetës së tij.

Kur emigruat në Amerikë, shkolla dhe rruga juaj këtu?

Në gusht të vitit 1997 familja ime emigroi në SHBA. Unë kam qenë dy vjeç. Prindërit e mi, nëna Lavdia dhe babai Milazim Berisha, janë lindur dhe kanë jetuar në Mamurras, po ashtu edhe unë me vëllanë kemi lindur në Mamurras. Pas ardhjes në SHBA, kemi jetuar në një lagje shqiptarësh, në Brooklyn - NY, për 4 vite, ndërsa tani kemi 8 vite që jetojmë në Manhattan. Jam në vitin e parë të shkollës së mesme në NYCI.

Ehad, çfarë të nxiti që të bëhesh aktor? Kur e nise këtë karrierë?

Kam 4 vite që kam nisur këtë karrierë. Kam qenë vetëm 10 vjeç, kur për herë të parë kam konkurruar.

A ishte e vështirë për ju t’i hynit kësaj rruge për të tërhequr vëmendjen, për ta njohur talentin juaj?


Po kam pasur vështirësi. Por, kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga prindërit e mi, të cilët sakrifikojnë gjithçka dhe nuk kursejnë asgjë për mua, që talenti im të njihet. Kjo më ka ndihmuar shumë dhe më ka bërë gjithsesi edhe më të lehtë këtë rrugë për të cilën kam shumë pasion.

Ehad, në mos gabohem, ju keni ka qenë i përfshirë në disa produksione teatrale në Booker T. Washington dhe Emily Dickinson School. Keni studiuar në John Robert Powers, New York. Përveç kësaj, jeni ai që keni fituar disa çmime si: "LA iPOP" në aktrim komercial dhe monologues. Dëshirojë të pyes, Ehadi a është i ngazëllyer për t'u bërë një aktor i madh?


Pyetje e vështirë kjo për mua, pasi dëshira ime për t'u bërë një aktor i madh është një ëndërr imja, por më duhet shumë punë për të arritur deri atje.


Mirëpo, cili është rezultati i gjithë kësaj pune të bërë deri më tani?


Si rezultat i kësaj pune 4-vjeçare, kam pasur fatin të konkurroj në Los Angeles - IPOP 2008, ku pata sukses dhe fitova 3 çmime. Fitova vendin e tretë për TV Commercials, vendin e tretë për (monologun) monologue dhe vendin e dytë si aktor i vitit 2008. Pas kësaj kam luajtur një nga rolet kryesore për Comedy - net, një shfaqje teatrale për fëmijë këtu në New York City. Gjithashtu, në korrik të këtij viti kam punuar me një këngëtar kanadez, për të përgatitur një videoklip, ku shpresoj se do të ketë sukses pasi është jo vetëm një këngë, por një mesazh për të gjithë fëmijët në botë. Por, suksesi më i madh ka qenë me Theater East, pasi kam pasur fatin të punoj me aktorë të njohur të skenës dhe si rezultat i kësaj pune, momentalisht jemi duke luajtur “Eye Of God” në New York City. Jam shumë i lumtur që pata fatin të luaj një nga rolet kryesore në këtë premierë tipike njujorkeze, të Tim Blake Nelson, aktor i njohur, producent dhe autor i disa filmave dhe skenës së teatrit në Amerikë.

Cilët janë idhujt e tu të artit skenik?

Idhujt e mi janë shumë, por disa prej tyre që janë Hugh Lanrie, Adam Sandler, Ben Stiller e shumë të tjerë.


Çfarë duhet të ketë një aktor si ju (14 vjeç) që e nis kaq herët karrierën, për të pasur një rrugë të suksesshme si aktor teatri?

Për të nisur një karrierë në moshë të re për mua duhet kurajo, besim në vetvete, përkushtimi dhe puna e madhe në skenë.

Na trego diçka nëse di edhe për aktorin e shquar shqiptar Aleksandër Mosiu, lidhur me këtë emër se sa mundet, edhe ju të keni mësuar nga ai?

Po, di që Aleksandër Moisiu ka qenë një aktor shumë i madh në skenat e teatrit evropian. Emri i tij, rruga dhe puna e Aleksandër Moisiut, me jep kurajo, besim, dhe shpresë se me shumë punë ëndrrat mund të bëhen realitet.

A është teatri, skena dhe interpretimi i juaj, pra, gjithçka që ju keni si ëndërr?

Pyetje e bukur kjo - shumë faleminderit! Ëndrra ime është pa dyshim për të pasur suksese si aktor, por kam dëshirë në të njëjtën kohë për të mbaruar shkollën e mjekësisë.

Çfarë do të thotë për ty që të jesh aktor shqiptar, 14 vjeç, dhe të luash një rol kryesor në Brodway, ku kanë hedhur hapat e parë dhe aktorë të mëdhenj amerikanë - më pas edhe yje të Hollivudit?

Më shumë përgjegjësi dhe më shumë kërkues ndaj vetes për të treguar se jemi me të vërtetë një popull i traditës, nga më të qytetëruarit e Ballkanit, të Evropës. Teatri shqiptar sipas zbulimeve arkeologjike zë një vend të veçantë në historinë e Ballkanit, qysh në kohën e ilirëve, ndaj do të thosha se jam shumë i gëzuar dhe i lumtur, që kam fatin të luaj në skenat e teatrit njujorkez, por gjithashtu jam shumë krenar që jam shqiptar. Dhe që të gjithë kolegët e mi e dinë që jam shqiptar.

Keni qenë ndonjë herë në Shqipëri apo në Kosovë?

Jo, nuk kam qenë as në Shqipëri e as në Kosovë, megjithëse me prindërit, të afërmit, miqtë dhe shokët bëjmë një jetë si në Shqipëri. Kemi krijuar një “Shqipëri të vogël" së bashku me komunitetin këtu në Nju Jork. Por, sidoqoftë besoj se së shpejti do të vizitoj Shqipërinë dhe Kosovën. Kanë qenë disa nga obligimet e mia në shkollë, teatër e tjera, që nuk më kanë dhënë gjer tani mundësinë. Por, me zor po e pres të vijë vera tjetër dhe të shkoj në Shqipëri edhe në Kosovë, pasi babai im është nga Gjakova.

Çfarë vlerësoni më shumë tek ne shqiptarët, në Amerikë?


Shqiptarët në Amerikë janë shumë të respektuar kudo. Kur thua që jam shqiptar, sheh një respekt të madh nga të tjerët e sidomos nga amerikanët, që pas ngjarjeve në Kosovë, i kanë shtuar njohuritë dhe dinë më shumë për historinë tonë. Kjo, pra, më jep një kënaqësi të madhe shpirtërore.

Cilat janë disa nga planet e tua për të ardhmen?


Do të vazhdoj me teatrin, por në të njëjtën kohë do të punoj me Tim Blake Nelson, pasi ai ka një projekt për një film që besoj do të realizohet vitin që vjen.

Standart

Video e Ehad Berishës në YT : http://www.youtube.com/watch?v=x062DDc13cg

Saturday, October 17, 2009

Stop minareve !

"Stop! Thuaj po ndalesës së minareve", shkruajnë reklamat në gjuhën franceze dhe gjermane, duke iu referuar referendumit që do të mbahet në nëntor në lidhje me ndërtimin e minareve në Zvicër, fushatë kjo që po drejtohet nga partia më e madhe në vend, UDC/SVP, me arsyetimin se "ato janë simbole të ideologjisë që është në kundërshtim me Kushtetutën".

Në rast se UDC/SVP ia del të grumbullojë mbi 100000 firma, atëherë qytetarët e Zvicrës do të votojnë nëse në të ardhmen minaret mund të prekin qiejt e Gjenevës, Zyrihut apo Bernës.

Pas, grumbullimit të firmave, votimi për ndalesën e ndërtimit të minareve do të mbahet më 29 nëntor të këtij viti. Në selinë e partisë në Bernë mbërrijnë çdo ditë nga 1000 nënshkrime. Sipas kalkulimeve të mediave zvicerane, ka gjasa që 51 për qind e votuesve do ta kundërshtojnë, ndërsa vetëm 35 për qind e tyre do ta përkrahin iniciativën për ndalimin e ndërtimit të minareve.

Më konkretisht, Partia e Popullit zviceran ka paraqitur në reklamë një grua me nikab dhe në prapaskenë flamurin zviceran të mbuluar me minaret të paraqitura si raketa.



Myslimanët në Zvicër druajnë një valë të re ksenofobie; ndërsa ministrat liberalë të kabinetit zviceran i tremben zemërimit të rreth 350 mijë myslimanëve që jetojnë në vend. Për momentin, shqiptarët në Zvicër, që përbëjnë një numër të konsiderueshëm të myslimanëve, edhe pse nuk janë implikuar drejtpërsëdrejti në këto polemika religjioze, ndihen të mllefosur. Aktualisht në Zvicër ka vetëm katër minare. Afishet e tilla provokuese ndaj të huajve, sikur të fundit me xhamitë, nuk janë të parat nga ana e partisë së djathtë UDC/SVP në Zvicër, tashmë të njohura për publikun zviceran, nëse përkujtojmë atë të "deleve të zeza" dhe tash së fundmi në Gjenevë, respektivisht gjetjen e afisheve në kufirin Zvicër-Francë, ku punëtorët francezë janë quajtur "arnak", duke i konsideruar ata si "persona non grata" në Zvicër.

Komisioni Federal kundër racizmit në Zvicër ka ndaluar vendosjen e reklamave të kësaj partie, për ndalimin e ndërtimit të minareve. Në Këshillin Nacional Zviceran, e gjithë kjo çështje shihet si një votim tipik lidhur me tolerancën. Po ashtu, Amnesty International ka hedhur poshtë kërkesën për ndalimin e minareve të bërë nga ekstremistët e djathtë përmes afisheve dhe i ka cilësuar këto afishe si provokative. Ministrja zvicerane e Punëve të Jashtme, Micheline Calmy-Rey, tha se ndalimi i ndërtimit të minareve do të rrezikonte sigurinë.

Në të njëjtën linjë me shefen e diplomacisë zvicerane, ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, znj. Eveline Widmer-Schlumpf, ka deklaruar se këto afishe provokuese po dëmtojnë imazhin e Zvicrës në arenën ndërkombëtare. Por ndalesa e këtyre reklamave varet nga Kantonet, ka theksuar ajo. Duhet theksuar se në disa qytete si Bazeli, Lozana dhe Friburgu, nuk është lejuar publikimi i pllakateve të tilla në hapësira publike. Sidoqoftë, në një intervistë për mediat zvicerane, sociologu i njohur Kurt Imhof ka deklaruar: "Unë mendoj se pllakati e dëmton Zvicrën. Ai do të ketë jehonë botërore dhe pasoja të mëdha në dëm të Zvicrës".

Burimi : http://lajme.shqiperia.com/media/artikull/iden/328835/titulli/Dilema-zvicerane-per-ndalimin-e-minareve

Kompani gjigande aksionere?

Në themel të prodhimit kapitalist qëndron kombinimi i kapitalit financiar me burimet njerëzore e natyrore. Në shumë vende të botës, keto dy të fundit nuk përbëjnë pengesë për zhvillimin e tyre ekonomik.

Por mungesa e kapitalit financiar - i cili ne vendet e zhvilluar aktivizohet kryesisht nepermjet bursave financiare - perben shpesh nje handikap serioz. Kjo, sepse akumulimi individual apo familjar i kapitalit ka kufijte e vete te natyrshem. Ndersa thithja e kapitalit nga publiku i gjere nepermjet burses u jep mundesine kompanive te investojne per zgjerimin dhe rinovimin e tyre ne permasa shume me te medha se sa do ia lejonte akumulimi individual apo familjar i kapitalit.

Shqiperia eshte nje nder vendet qe jane penguar jo pak nga mosfunksionimi i burses fianciare. Sepse Bursa e Tiranes ka me se 10 vjet qe eshte themeluar, por nuk funksionon si nje burse reale - asnje kompani nuk ka listuar deri me sot aksionet e saja ne te. Dhe pa nje burse reale nuk mund te flitet per kompani te mirefillta aksionere. Tre jane faktoret per kete handikap te ekonomise shqiptare: mungesa e kapitalit shoqeror, skemat piramidale, dhe bilancet e dyfishta. Le t'i analizojme me rradhe keta faktore.

Sociologu James Coleman e ka perkufizuar kapitalin shoqeror si aftesine e pjestareve te nje shoqerie per te punuar se bashku ne grupe dhe organizata, per synime te perbashketa. Me tej, filozofi Francis Fukuyama ka argumentuar se modelet teorike qe bazohen ne presupozimin se cdo pjestar i shoqerise ne nje ekonomi tregu synon maksimizimin e fitimit personal mund te shpiegojne vetem 80% te rritjes ekonomike se nje vendi me institucione te maturuara te shtetit ligjor. Pjesa tjeter, thote ai, mund te shpiegohet me diferencat qe kane vendet e ndryshme ne nivelin e kapitalit shoqeror te tyre. Madje politolgu Robert Putnam, duke analizur Italine e jugut dhe te veriut, ka provuar statistikisht se diferencat ne nivelin e kapitalit shoqeror shpiegojne edhe diferencat rajonale te zhvillimit ekonomik brenda te njejtit vend.

Ne Shqiperine e sotme, niveli i kapitalit shoqeror eshte ndoshta nder me te ultit ne bote. Dhe kjo, ne pamje te pare, duket se eshte pasoje e drejtperdrejte e imponimit te kolektivizmit ekstrem nga ish-regjimi komunist. Por nje veshtrim ne te kaluaren e Shqiperise nxjerr ne pah se ndjenja e komunitetit dhe e bashkepunimit vullnetar nuk ishte dhe aq e zhvilluar edhe para ardhjes se komunisteve ne fuqi. Eshte e vertete se filiza te kesaj ndjenje mund te vereheshin ne fshatra me barazi relative shoqerore (sidomos per mirembajtjen e kullotave te perbashketa), ose ne lagjet tradicionale te qyteteve (kur behej fjale per pastrimin e rrugicave), por ne pergjithsi, ndjenja e komunitetit ishte pak e zhvilluar edhe ne ato vite. Fibrat qe mbanin te lidhura komunitetet ishin me teper te k**akterit vertikal se sa horizontal. Keshtu, nje individ kishte shume me teper gjasa te kontribonte per komunitetin kur ia kerkonte i pari i fisit se sa si rrjedhoje e ndjenjes se te qenit pjese e komunitetit.

Ne kushtet aktuale, si rrjedhim i tradites se varfer ne drejtim te bashkepunimit vertet vullnetar midis anetareve te shoqerise shqiptare, eshte e veshtire te krijohet sot nje kompani gjigande, ne te cilen te jene bashkepronare mijra apo dhjetra mijra aksionere. Maksimumi, shqiptaret mund t'i bashkojne kapitalet me pjestare te familjes, kusherinj, apo miq te tyre te ngushte. Dhe potencilali i rritjes se kompanive te krijuara ne kete menyre kufizohet nga pamundesia per te akumuluar sasira te medha kapitali, si dhe nga aftesia e pasardhesve te themeluesve per te vazhduar biznesin e prinderve te tyre.

Nje shembull nga SHBA-ja, ku ndoshta ekzistojne kushtet me ideale per zhvillimin e nje kompanie gjigande aksionere, e ilustron mire kete handikap. An Wang, nje emigrant kinez, themeloi ne vitin 1951 'Wang Laboratories', nje nga kompanite me te suksesshme amerikane ne fushen e teknologjise. Por kur doli ne pension ne vitet '80, ai insistoi qe ne krye te kompanise te vihej i biri, Fred Wang, i cili nuk ishte aq i afte sa menaxhere te tjere te kompanise qe s'kishin lidhje gjaku me Wanget. Ky nepotizem i hapur i armiqsoi menaxheret e tjere, dhe si rezultat, shumica e tyre u larguan nga kompania. Fill pas kesaj, 'Wang Laboratories' shenoi humjen e pare ne bilancin e vet. Ndersa ne vitin 1992, deklaroi falimentimin.

Sasia e vogel e kapitalit shoqeror ne Shqiperi mund ta shpiegoje mungesen aktuale te kompanive gjigande aksionere, por jo plotesisht. Sepse ne mes te viteve '90, u krijuan disa kompani shqiptare gjigande, te cilat funksiononin pothuaj si shoqeri aksionere - ato, ne vend qe te shisnin aksione ne burse, thithnin depozita drejtperdrejt nga publiku. Dhe si u be e mundur kjo gje? Ajo qe i mungonte shoqerise shqiptare ne kapital shoqeror u plotesua nga qeveria me mbeshtetjen e nenkuptuar qe i dha atyre kompanive. Dhe kur ato falimentuan, me to falimentoi edhe vete qeveria. Por c'eshte me e rendesishme ne nje kendveshtrim ekonomik afatgjate, me to u gropos edhe besimi i shqiptareve ne mundesine e funksionimit te kompanive gjigande aksionere vendase.

Nje faktor tjeter i rendesishem qe shpiegon mungesen e kompanive gjigande aksionere shqiptare eshte praktika e gjitheperhapur e bilanceve te dyfishta. Ne mendjen e shqiptareve te thjeshte, eshte i ngulitur perceptimi se nuk ka asnje biznes vendas qe raporton fitimet reale te tij. Dhe ne keto kushte, si mund te presesh qe ata te turren drejt burses per te blere aksionet e nje kompanie shqiptare? E cila, sipas gjykimit te tyre, mund te raportoje ne bilanc nje dividend 10 euro per aksion, nderkohe qe dividendi real mund te jete 100 euro per aksion...



Vende te ndryshme, mungesen e kapitalit shoqeror dhe mungesen e besimit tek anetaret e shoqerise per njerzit pertej lidhjeve fisnore apo miqesore, e kane zgjidhur ne dy menyra: me nderhyrjen e shtetit dhe/ose me thithjen e kapitaleve te huaja. Keshtu per shembull, Taivani ka perdorur modelin nacionalist, duke krijuar kompani gjigande me kapital shteteror dhe duke ia shitur pastaj nje pjese te aksioneve publikut te gjere. Fushat ku ka investuar shteti taivanez (petrokimia, ndertimi i anijeve, celiku, alumini, aeronautika, gjysempercuesit) kerkojne sasi te medha kapitali financiar. Dhe shoqeria taivaneze, e ndikuar fort nga konfucianizmi, nuk e ka pasur kapitalin e nevojshem shoqeror per te krijuar kompani aksionere te permasave qe kerkojne keta sektore. Ndersa Republika Popullore e Kines, e ndikuar po nga i njejti konfucianizem, zgjodhi nje model hibrid. Pervec investimit nga ana e shtetit, ajo inkurajoi thithjen e kapitalit te huaj per te modernizuar industrine e vjeter maoiste. Si rezultat, investimet e huaja te drejtperdrejta ne Kine u rriten nga 1.3 miliard dollare ne vit qe ishin ne 1984, ne 74 miliard dollare ne vitin 2007.

Kuptohet qe modeli taivanez ka pak gjasa te funksionoje ne Shqiperi - eksperienca e viteve komuniste dhe e viteve '90 u dha shqiptareve leksionin e hidhur se nuk duhet t'i besojne shtetit kur ai behet ne menyre eksplicite apo implicite pjesmarres ne ekonomi. Ndersa modeli kinez kerkon qe investitoret e huaj te binden se vendi ka arritur nje stabilitet politik te tille qe ndryshimi i qeverive te mos rrezikoje investimet e tyre. Gjithashtu ata duhet te binden se qeveritaret shqiptare do i dedikohen seriozisht permiresimit te infrastruktures, e jo mbushjes se xhepave te veta me parate e alokuara per zhvillimin e saj. Vetem kur investitoret e huaj te binden per keto dy gjera, mund te shohim nje prurje vertet te madhe te kapitaleve ne Shqiperi - te ngjashme ne magnitude relative me ato te vendeve te Azise juglindore apo Europes lindore.

Po per kompanite gjigande aksionere shqiptare sa duhet te presim? Ndoshta gjate...



Nga Dr. Eduard Zaloshnja
(Botuar ne gazeten Panorama)

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.

- E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
- I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
- E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
- referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.
- E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
- E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit.


Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.



Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.

Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.

Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?

Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.



Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.

(Fjalim i mbajtur në tubimin me studentët e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, më 27 tetor 2008).

Higjiena, 38% e pacientëve infektohen nëpër spitale !

Një numër i konsiderueshëm pacientësh, teksa kurohen për një sëmundje bartin edhe infeksione të tjera, të njohura si infeksione spitalore. Sipas mjekëve në 100 pacientë, 38 prej tyre rezultojnë të prekur nga infeksionet spitalore, të cilat renditen si një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë.

Të dhënat janë bërë publike gjatë sot gjatë një konference shëndetësore, me praninë edhe të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ai duke pranuar ekzistencën e infeksioneve në spitalet tona premtoi se shumë shpejt do të hartohet një strategjie për minimizimin e tyre.

Dermatologjia, aty ku kurohen semundjet e lekures ??? (2)


"Arsyeja kryesore e ekzistencës së infeksioneve është, sepse përvec të tjerave dhe procesi i sterilizimit nuk funksionon në parametrat e duhura. Kjo është betejë për tu fituar" u shpreh ministri Vasili.
"Lufta kundër infeksioneve spitalore është një betejë e vështirë, por për t'u përballuar"-tha ai duke shtuar se një nga masat që do të merren është dhe përcaktimi në buxhet i një fondi që shkon për infeksionet spitalore.
Përcaktuesit kryesorë të infeksioneve spitalore janë 4, infeksionet e plagëve kirurgjikale, e akseseve onoze, infeksionet respitalore dhe ato urinare.

Në një studim të 4 viteve më parë ka pasur shifra të larta për infeksionet urinare dhe ato nga vendosja e akseseve onoze. Të dhënat e fundit tregojnë për një rënie të treguesve sa i takon këtyre infeksioneve në QSUT.
Pavijonet më të rrezikuara janë ato ku paraqiten të sëmurët më të rëndë, tek të cilët bien forcat imunitare dhe rritet risku për shfaqjen e infeksioneve. Faktorët e infeksioneve spitalore janë të shumtë, si ambientalë, infrastrukturorë, etj.

Shekulli

Friday, October 16, 2009

Varfëria! Shqipëria e bukëve dhe ilaçeve me listë

Berisha i shoqëruar nga Ylli Pango gjatë fushatës 2005 me listat e borxhlinjve në dorë tregonte se kjo ishte Shqipëria e mjerimit.

Në një tjetër takim zhvillohet në Institut Kamzë në një familje shumë të varfër, ku kishte vdekur kryefamiljari, i cili ka qenë demokrat me teserën e PD-së. Aty tregohet se familja nuk ka asnjë të ardhur, jeton me çfarë u falin të tjerët

Po ashtu një tjetër familje në qytetin e Korçës jetonte në një ambient prej 3m2 me një vajzë të vogël, nuk kishin as banjë, as ku të laheshin dhe as ku të kryenin nevojat personale, gruaja ishte invalide dhe jetonin me 7 mijë lekë në muaj, ishin të pastrehë dhe u kishin premtuar çdo vit që kishte zgjedhje që do ua zgjidhnin problemin e strehimit, por sa mbaronin zgjedhjet askush nuk kujtohej për ta. Një pjesë të mirë të ushqimeve i merrnin me listë kurse veshjet ua falnin, sepse nuk mund t‘i blinin vetë. Një familje në Kashar me dy fëmijë, jeton në një shtëpi totalisht të rrënuar, në kushte shumë të këqija.

Në Pukë, një burrë që ka fotografinë e Enverit në mur, merrte 3 mijë lekë të reja të ardhura në muaj.



Shtëpia e tij ishte krejtësisht e rrënuar. Ai tregon se në kohën e Enverit jetonte më mirë. Në Mokër të Pogradecit, një grua plakë e sëmurë, merr 2 mijë lekë përkrahje sociale, nuk blen dot ilaçet se nuk i dalin paratë. Me lekët e përkrahjes siguron thesin e miellit. I gjithë ky cikël, ku tregohet skamja, varfëria, kushtet tejet të vështira të familjeve shqiptare në të gjithë vendin, është ndjekur në rrjedhën e vëzhgimit të gazetarëve të "Fiks Fare". Për dy ditë me radhë temat kryesore të transmetuara në këtë emision kanë qenë pamje të varfërisë së tejskajshme, në të cilën jeton një përqindje jo e vogël e popullsisë shqiptare.

Shqip

“Ju rrëfej se ku ka gabuar Çabej me gjuhën shqipe”

Çabej ka bërë disa gabime me qëllim pasi në atë kohë ndoshta nuk mund ta shprehte të vërtetën në lidhje me klasifikimin e rrënjëve kryesore të gjuhës shqipe.

Të paktën ky është mendimi i studiuesit shqiptar, Çlirim Xhunga, i cili prej 2 vitesh është marrë me studimin e veprës Çabejt dhe me ngritjen e tezës së tij linguistike. Diçka tjetër, interesante në intervistën e dhënë ditën e djeshme ekskluzivisht për gazetën “Ballkan”, është se studiuesi Xhunga pretendon që shqipja është gjuha më e hershme dhe e kultivuar ndër shumë të tjera, përfshi këtu edhe greqishten e vjetër dhe latinishten. Për trajtimin e këtij problemi studiuesi ka pranuar të japë detaje dhe shembuj si vijon në bisedën e mëposhtme. Nuk është pak të bësh publike një deklaratë të tillë dhe të mos kesh reagime nga studiuesit e gjuhës dhe letërsisë, qofshin pozitive apo negative. Heshtja ndoshta do të thotë se ata i japin pjesërisht apo plotësisht të drejtë z.Xhunga, ose edhe kështu në mos qoftë, një tjetër gjë kuptohet; Ata nuk kanë gjetur argumenta që ta kundërshtojnë linjën e tij.



-Z.Xhunga, para pak kohësh në një shkrim tuajin ju argumentonit se greqishtja e vjetër dhe latinishtja e kanë prejardhjen prej shqipes së hershme. Cilat janë të rejat më të fundit nëse ka, bazuar në studimet tuaja që janë thelluar më tej?

Nga studimet dhe njohjet e mia mbi materialin gjuhësor të greqishtes së vjetër, latinishtes, gotishtes, sllavishtes kishtare, turqishtes, arabishtes, hebraishtes dhe deri në gjuhën japoneze, më rezulton që shqipja është gjuha e parë e kultivuar në mënyrë natyrore nga raca njerëzore. Pra populli i parë i cili ka arritur të artikulojë një gjuhë të kultiviuar ka qenë shqiptari. Me shqiptar unë nënkuptoj arbërit, ilirët, apo edhe paraardhësit e tyre. E kam më kollaj që me fjalën shqiptar t’i përfshij të gjithë paraardhësit tanë këtu, ndaj me këtë kuptim do ta përmend sërish këtë fjalë. Në konkluzionin tim del se bashkë me fjalën, edhe mendimi ka vulën shqiptare. Pra logjika, nuk është vepër e Platonit, as e Aristotelit, por vepër e mendimit shqiptar. Nga shqipja kanë lindur të gjitha gjuhët e tjera duke nisur që nga Amerika Latine deri në Japoni. Këtë unë e mbështes me një strukturë leksikore që është baza e fjalës në çdo gjuhë, për të cilat sapo fola.

-A nuk do të ishte paksa e guximshme të thoshim se nga shqipja kanë dalë gjuhët e tjera, ndërsa nga historia kemi fakte të ndryshme për popullsi më të hershme?

Fakt është se duke nisur që nga kohët më të vjetra, nga Mesopotamia, edhe tek egjyptianët, e më vonë te grekët dhe latinët. çdo fjalë zbërrthet me rrënjët që unë do u them më tej. Ndër rrënjët kryesore të shqipes, që hynë në përbërjen e çdo fjale të gjuhës sonë apo dhe të gjuhëve të tjera mund të fusim simbolin e yllit. Ky simbol është pjesë përbërëse e lëndës që ndërton fjalët në të gjitha gjuhët e botës. Marrim fjalën yll. Yll, ne e gjejmë të shkruar në të gjithë gjuhët e botës në trajta si: al, el, il, ol, ul, la, le, li, lo, lu. Ylli identifikohet me “al” te fjalët: Alban, Liban, ose libanon. Identifikohet me “el” te Enkelejda, ose tek helen. Me “il” identifikohet te ilirët, ndërsa me “ol” te katolikos. “Ul” është një yll i vjetër. “La” identifikohet me latin. Përsa i përket rrokjes “le” marrim për shembull fjalën greqisht “kleos”, që do të thotë në greqisht “i dëgjuar”, por që në fakt vjen nga rrënja shqipe, “që lind”. “Le” qëndron edhe në rrënjën e fjalës tjetër greqisht, “klepto”, që do të thotë “që vjedh”, “që le”. Rrokja “li” identifikohet me fjalën “Liburn”. “Lo” e kemi te shqipja me fjalën “loti” në shqip, por edhe te anglishtja, “flower”, (lule) etj. Ndërsa “lu” e gjejmë te fjala “lux,lucis”, “lumen”, etj. Pra gjithë ky varg i rëndësishëm e themelor ka shërbyer në ndërtimin e një miriade të tërë fjalësh duke filluar që nga Shqipëria deri në Japoni. Një varg tjetër shumë i rëndësishëm duke nisur që nga shqipja është vargu “ar”, pra flori; Vargu është: ar, er, ir, or, ur, ra, re, ri, ro, ru. Nëse në greqisht ne themi “arqi”, që ka kuptimin e zanafillës, kjo vjen nga ar, pra me qenë ar, ose me qenë flori. Apo fjala tjetër gjermane “Urzeit”, e cila vjen po nga rrënja “ar”. Kjo fjala vjen nga “ur” dhe “ze”, që do të thotë “qenë”, dhe “t” që është prapashtesë në anglisht e gjermanisht dhe do të thotë “me thënë”. T-ja dhe d-ja fundore në gjermanisht, anglisht dhe shqip, vjen nga “te”, “them”. Marrim fjalën “fund”. Ajo nuk është gjë tjetër veçse rrënja e fjalës shqipe “njoh” e kthyer mbrapsht, në latinisht, si edhe në gjuhë të tjera. “fundus”, “fine”, apo “find”, apo edhe “ala’ fin” në arabisht, që tek numërorët do të thotë “në fund”.

-Ka vargje të tjera si këto dy të parët shqipja mbi të cilat bazohen edhe gjuhët e tjera?

Është vargu po kaq i rëndësishëm i foljes “jam”: as, es, is, os, us, sa, se, si, so, su. Pra folja “jam” e shqipes, hyn gati në çdo gjuhë të botës. P.sh. kemi edhe një fjalë si “sweden” që do të thotë se “ish kopshti i Edenit”. Një folje tjetër shumë e rëndësishme është “njoh”, që e kemi përmendur edhe te shkrimi i mëparshëm. Rrënjët e vargut të saj janë: na, ne, ni, no, nu, naf, nef, nif, nof, nuf. Pra në këtë varg që tingëllon si i çuditshëm ne kemi foljen “njoh”, e cila edhe në shqip vjen nga pasthirmat: “nja”, “nje” ose “nji”, që do të thonë “ja” ose “qe”; “qe ku është”, apo “ja ku është”. Nga kjo kanë dalë edhe numërorët, “një”-”nji” dhe nga numërorët ka dalë pastaj kuptimi i foljes njoh. Nëse marrim pastaj rrënjën “fun”, nga ajo ka dalë “fund”, pra është d-ja fundore që kishte anglishtja e gjermanishtja. “Fun” nuk është gjë tjetër veçse “fundi” i konceptuar nga idealistët si fundi i botës, por në fakt nuk është fundi i botës, por fundi i dijes, i një dije, futur në prizmin e tyre idealist në konceptimin e botës. Ndaj dhe “fun” e “fund” kanë lidhje me fjalën “apokalips”. Kjo fjalë vjen nga shqipja dhe do të thotë “zbulohet ajo ç’ka kam fshehur mirë”. “Kiameti’ në turqisht, do të thotë “them (zbulohet) ky që jam”, pra kur të zbulohet se kush është ai që ka shkruar për këto gjëra vjen dhe fundi i botës. Ndaj dhe numri themelor 5000, shqip do të thotë “kur të merret vesh se kush jam, është fundi i botës”. Pra është parashikuar një 5000 vjeçar që njohja njerëzore të shkojë deri te fjala “yll” që është një fjalë primordiale sepse latini e ka përkufizuar me konceptin “linea”, që vjen nga fjala “njoh yllin”. Pra “li” do të thotë yll, ndërsa “ne” do të thotë njoh. Pra kur vjen ylli, ose njohja e yllit, është kufiri i mjaftueshëm i diturisë. Kapërcimi i këtij pragu është një blafstemi, e cila vjen po nga fjala yll dhe që do të thotë “yll është”. “Femi” në greqisht do të thotë përhap, ndërsa “bl”-ja nistore në të gjithë gjuhët është fjala yll. Kurse në anglisht fjala “blush”, “me u skuq”, vjen nga fjala “yll është”.

-A ia keni parashtruar këtë tezë tuajën profesorëve të fakultetit të gjuhësisë apo të Institutit të Gjuhë-Letërsisë?

Kam kontaktuar me disa profesorë por reagimet e tyre kanë qenë indiferente duke më thënë se nuk merren me këtë punë. Predispozitat për t’u thelluar në këtë fushë mungojnë në të gjithë. Kjo vjen sepse ka gjëra tabu, për të cilat më mirë të mos thellohemi sot.

-Në konkluzionet tuaja ju bini ndesh edhe me prof. e nderuar Eqerem Çabej. Çfarë do të thoshit në këtë drejtim?

Nga një studim që unë i kam bërë fjalorit etimologjik të Çabejt, por edhe studimit të tij në bashkëpunim me A.Xhuvanin për parashtesat dhe prapashtesat e shqipes, mund të them me bindje të plotë që Çabej ka lënë me ndërgjegje jashtë trajtimit etimologjik rrënjë shumë të rëndësishme të shqipes. Për mendimin tim ai ndoshta është penguar për ta bërë këtë gjë në atë kohë. Çabej është penguar të thotë fjalën e tij në këtë fushë. Gjithashtu, po të marrim shumicën e parashtesave dhe prapashtesave të studimit të tij, ato janë si të thuash rrjedhim alogjik i një premise të gabuar. Nëse ne pranojmë që këto gjëra janë bërë me dashje, atëhere dalim në konkluzionin se shkolla e Çabejt, me qëllimim i ka çuar studimet në një rrugë të gabuar sepse shumica e parashtesave dhe prapashtesave kryesore të shqipes nuk janë ato që thuhen në studimin e tij. Psh. nëse marrim prapashtesën shqipe “ul” vjen nga fjala yll, po kështu edhe prapashtesa “il” vjen po nga rrënja shqipe yll. Në mënyrë mekanike janë nxjerrë prapashtesat “il” dhe “ul”, kur ato bëjnë pjesë në rrënjë të tjera. Kur themi ne “përkul” kemi një fjalë të përbërë nga “për” dhe “kul”. “Kul” vjen nga një tok fjalësh që do të thotë “është yll”. Rrënja “kul” është e njëjtë me rrënjën shqipe “qiell”, ose me temën latine “cael”, “coel” apo e njëjtë me temën angleze “ceil”, si dhe me rrënjën greke “kel”, që është qielli.



Një shembull tjetër është kur themi fjalën “shekull”; ajo ka të bëjë me sintetizimin e asaj që i është dashur latinit për të shkulur konceptin dhe fjalën “yll” nga mendja e njerëzve. Vetë fjala “shkollë” vjen nga një temën latine “auscul-” që do të thotë “dëgjoj” por që do të thotë “ai = yll shkul (nga mendja)”. Në zbërrthimin e fjalëve duhet të kemi parasysh se kemi një përdorim të sinonimeve të yllit në vend të njëra tjetrës. Nëse kthehemi te Çabej dhe marrim fjalën “përkul”, nuk do të mund të heqim mekanikisht “ul” si prapashtesë dhe të mbetet një “përk”. Fjala “përkul” ka dy rrënjë siç janë “për” dhe “kul”.


Ky artikull është publikuar me 08/10/2005 ne Gazeten Ballkan, Autori : Petrika GROSI
link: http://ballkan.com/index.php?page=shownews&newsID=33137

Kopshti Zoologjik, vetëm me 6 kafshë

Kopshti Zoologjik i Tiranës për vizitorët nuk ofron më asnjë gjë, veç një ambienti të pastër dhe me gjelbërim, pasi kafshët janë drejt zhdukjes në këtë kopsht. Deri tani janë vetëm gjashtë lloje kafshësh.

Midis të cilave ariu, luani, tigri, ujku, dhelpra dhe disa lama. Por ambienti brenda ku janë pjesa më e madhe e këtyre kafshëve, është e pamundur të hysh për shkak të erës së keqe. Edhe pse dritaret janë gjithë kohën hapur, në pjesën ku është luani, ujku dhe tigri është e pamundur që të shkosh sepse mban erë e rëndë dhe ka mjaft insekte. Edhe pse fëmijët kanë shumë dëshirë të shikojnë luanin dhe tigrin, prindërit e tyre nuk i çojnë për t'i vizituar për shkak të ndotjes. Ata mjaftohen vetëm duke parë lamat, pasi ato janë edhe më të shumta, si dhe nuk janë vetëm nga një lloj si kafshët e tjera...!



Gjendja e parkut
Parku Kombëtar Zoologjik përbri Liqenit Artificial të Tiranës, dikur tepër i populluar me kafshë e shpendë të egra, sot është "tkurrur" e lënë në harresë. Parku Zoologjik i Tiranës është krijuar në vitin 1966, afro katër dekada me parë, ndërkohë që nga ajo ditë nuk është vënë dorë. Mjediset ku rrinë kafshët e shpendët e egra janë po ato. Mes problemeve të shumta që ndeshin punonjësit e këtij parku është dhe mungesa e ujit. Luanëve të parkut duket se u merret "fryma" në një hapësirë prej 150 metra katrorë, në të njëjtat kushte është edhe majmuni Silva, të cilit nuk i mungon gjë për të ngrënë, por në atë hapësirë të vogël nuk ka privilegjet e të qenit i lirë. Por pavarësisht numrit shumë të pakët të llojeve të kafshëve, interesi i qytetarëve është shumë i madh, sidomos në fundjavë. Sipas biletashitësit në Kopshtin Zoologjik, vetëm ditën e diel fitimi nga biletat kap rreth 30 mijë lekë të reja, pasi u shkojnë më shumë se 300 vizitorë. Por edhe ditët e tjera të javës kur dhe koha është e mirë, nuk mungojnë vizitorët; gjatë një dite shkojnë mesatarisht 40-70 persona. Bukuria e këtij kopshti ka filluar të zbehet ndjeshëm sidomos me pallatet shumëkatëshe që po ndërtohen rreth tij. Këto ndërtesa "gjigante" jo vetëm që po i zënë frymën këtij parku, por për shkak të ndërtimeve të shumta dhe mungesës së kanalizimeve të ujërave të zeza, ato që më parë njiheshin si liqeni i mjelmave tashmë janë kthyer në këneta. Frekuentuesit më të shumtë të tyre janë bretkosat dhe disa rosa, ndërsa nga mjelmat e shumta tani ka mbetur vetëm një, e cila futet shumë rrallë në ujë për shkak se ai është shumë i ndotur. Por ajo që është lënë në harresë të plotë është godina e cila më parë, kur Kopshti Zoologjik ishte në ditët e lulëzimit, përdorej vetëm për ekspozimin e shpendëve. Në këtë godinë kishte nga llojet më të ndryshme të tyre, përfshi edhe fazanët. Por tani ajo është vetëm një ndërtesë e amortizuar e cila nuk përdoret për asnjë gjë, pasi është drejt shembjes. Vizitoret e këtij parku tregojnë se vijnë në këto ambiente jo më për kafshët, pasi ato kanë mbetur shumë pak, por për të kaluar disa orë në qetësi. Në këtë mënyrë funksioni i Kopshtit Zoologjik ka ndryshuar dukshëm, duke lënë mënjanë qëllimin kryesor, argëtimin e fëmijëve dhe familjeve që vizitojnë këtë park në kryeqytet.

E. Hoxhaj, G.Shqiptare

Citat: Kur keni qenë herën e fundit tek kopshti zoologjik, e kam fjalën si vizitor ?

Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpatëve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.




Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.

Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.

Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.

Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë.
Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar?

Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni:

“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.

Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, - dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, - kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.

Botën mbarë në zi do ta mbështillte. - Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.

E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbreda Greqisë kundra elementit turk.

Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.

Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, - por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar.
I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.

Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.

E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme!


Prej këtyne punëve, - për mos me folë për të tjera, - duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.

Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë
a) barbarë,
b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se
c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun...

Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, - meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe europjane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, - e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; - po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?

Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? Por edhe me pasë për ta marrë barbarinë si shprehje vetore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë qenë po me ato garanci që ka pasë kombi shqiptar.
Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.

Asht gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji kombi, në qoftë se ne nën fjalën barbari kuptojmë egërsinë ose breshtninë e shpirtit të tij, ashtu siç duen me e kuptue kundërshtarët e tonë, kur e kanë fjalën për kombin shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej ligjeve të jashtme dhe prej të metave të organizimit shoqnor të nji kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve për të cilët nuk mund të thohet se kanë qenë të egër e breshtnorë. Në Biblën shenjte lexohen këto fjalë: Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund t’i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV, 19, 21) Po kështu edhe në Iliadë, në librin e IX, gjejmë këto vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:”.........Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndëshkimin sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të të vëllait; dhe ai që e bën këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë pastaj i qetë në të njejtin qytet me atë familje së cilës i bëri vrasjen - fyerjen e parë.)

Duket pra mirëfilli se prej të marrunit të gjakut - vendetta - nuk mund të thohet se kombi shqiptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeverisë në vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonë kundërshtarët tonë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej faktoreve të jashtëm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore të egër të kombit shqiptar. Me fjalë të tjera, shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e mbështetun mbi nevojë të të ruejtunit të jetës, të gjasë ose të nderit të vet. E për në qoftë se asht e vërtetë, - sikurse njimend asht e vërtetetë! - se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit të nji kombi, kjo duket çiltas, - thonë ata, - prej kangëve popullore shqipe, sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjaku.

Përpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrë i bashkuem në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se nga e ka rrajën ky komb, kë ka fis e vëlla mbi botë, - sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botë, - e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto historia ende s’i ka përcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i përcaktue, sepse historia e kombit tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të muzgëta të kohëve ma të vjetra. Masandej do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët mbështeten historianët e sotshëm, t’i kishin dajtë me nji emen të vetëm të tanë elementet prej të cilit përbahet ky komb. Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët, ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë që të gjithi të nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem më nja dhe s’kanë qenë shtet më vete. Por edhe po e zamë se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak kombi shqiptar nuk duhet qitë shtet më vete, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët edhe në kohën ma të lumnueshme të historisë së tyne s’kanë qenë të bashkuem nën nji shtet, por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqishoqin bash mbrenda kufijve të vet.

E pse pra shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të huejve, dhe që qenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë liri dhe pamvarësi për arsye se s’na paskan qenë kurrë të bashkuem në nji shtet? Siç e dishmojnë vetë diplomatët e sajë, Franca ka hy në luftë botnore vetëm për me i dalë zot integritetit dhe pamvarësisë së Serbisë. Epo, aso kohe, serbt nuk kanë qenë të bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na qenkan të tanë prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartë arsyeja përse sot shqiptarët do të bahen rob të serbëve dhe të grekëve. A për arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?

Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tuj qenë e themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vetit vjen si rrjedhojë se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallë) prej asajë bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma përtej se sa i mbërrin forca që do t’i mbrojë ato interesa. Tash, tuj qenë se populli shqiptar, për shkak të pushtimeve të huej të vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta në mënyrë qi me mbrojtë e me drejtue interesat e përbashkëta të kombit, këtij iu desh domosdo me u nda në disa grupe ma të vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vëllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetën e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni. Në njanën anë shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta tuj i mbajtë së bashku parimet e kanunit kombëtar si rregull jete. Prandej fakti që kombi shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve të përjashtme të cilat ai nuk kishte mënyrë se si me i shndërrue. E, me e vertetue se kombi i ndamë në shumë fise nuk asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe prej historisë.
Sllavët e Malit të Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë zanat pushkën, gjithmonë kanë qenë të lirë e më vete. E për ma tepër, për ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rë, kanë pasë nji formë qeverie të thuesh kryekëput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta turko-ballkanike, ka qenë vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me paret e popullit. Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar.

U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie ( pra nuk është Kongresi i parë i gjuhës shqipe ai i mbajturi në vitin 1972) si dhe qenë disa shoqni letrare, e tj. e tj... E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.

E po përse tash, inteligjenca sllave, e cila në Mal të Zi, gjatë 50 vjetëve jetë kostitucionale nuk përfton kurgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet të ri për kombin? Zotni! Le të lihet nji herë në paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmë më gjurmë ( hap pas hapi ) me kombe të tjera të Ballkanit gjatë rrugës së qytetnimit dhe të përparimit.

Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në se bazohemi në memorandumin e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.

Por, për me ju a mbushë mendjen edhe ma mirë se kombi shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë të shkrueme mbi shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se në histori të shqiptarëve “ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma poshtë thotë: “Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.” Dëshmi janë këto, Zotni të mij, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem.

...

Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janë dhe shka janë shqiptarët, më duhet t’ju flas për të drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarët kanë të drejtë
a) për nji pamvarësi politike;
b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë. Mbi pamvarësi të kombit shqiptar nuk kam shumë fjalë me ju thanë. Dihet se kjo e drejtë ka qenë njohtë, sigurue dhe dorëzanue me nji traktat të Pushteteve të Mëdha të Antantës, pra, me fjalë të tjera edhe prej Francës, që prej Nandorit të vitit 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Këto Pushtete mandej ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombëtare ata nuk i mbajnë për shtupa letre, por i respektojnë si akte të cilat prekin nderin e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e zamë se anglezi thotë se ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për erz të firmës që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjikës. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi erz të kombeve të mëdha të Europës, tash ne nuk na mbetet tjetër veçse me folë për kufij të natyrshëm të shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji çashtje po aq me randësi sa edhe ajo e pamvarësisë.Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. Edhe nji nanë shpesh e ka të vështirë me e njohtë fytyrën e të birit kur këtë t’ia ketë përçudnue me varrë e me përgjakje arma e armikut. - Prandaj lypset të përcaktojmë ma përpara disa kritere të sigurta mbas të cilave mandej me përskajue kufijt e natyrshem të Shqipnisë. Simbas parimit të autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun e të pandamë në vetvete, ashtu si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive willsonjane, ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë që ai vetë me e nda kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirë dhe i pamvarshëm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej deri ku kapet kombësija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji skutë toke të këtij shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria e tij do të jetë e dorëzanueme dhe e sigurueme siç duhet dhe sa duhet.

Simbas këtyne parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbërrin kombësia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit të vet. Sepse tagri i autodeçizionit nuk asht e lidhun me individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me nji “avrom” të gjithëmbarshëm prej të cilit përbahet kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i pambështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm dhe me të padrejtë. Por në bazë të cilit kriter ka për të mujt me u caktue të përshtrimit e kombësisë shqiptare? Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk mund të lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës. Sepse nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t’ia ketë imponuar shqiptarit nji gjuhë që dhe as nji tjetër popull europian mos ta ketë folë. Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarë. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve të tjerë gjuhën e vet.

Gjuha tatohet ose me forcë të armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por si prej njanës, si prej tjetrës pikpamje, shqiptari nuk ka qenë ma i fortë se popujt që ka përbri. Prandej nuk ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare. E për këtë arsye, shteti sqiptar, duhet të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe. Tuj pasë caktue këto parime ose kritere, të shohim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm në këtë çashtje plot me gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë prej armiqve, këtu unë due me ia lanë fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenë në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy tuj e prekë vetë me dorë se kush mundet me pasë arsye mbi këtë çeshtje.

Zotni Pinon pra, në artikullin që prumë prej “Revue des deux mondes”, tuj folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë:
“Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke asht shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli ma i forti”. E tanë krahina e Kosovës e cila prej Konferencës së Londonit (1913) i qe lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, “Epiri i Nordit”, të cilin e lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej shqiptarësh dhe prandaj e drejta e lypë që të numrohen me shtet shqiptar. “

Dhe mos të mendohet se zotni Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket çiltas edhe prej statistikave të cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne statistikave zyrtare del në shesh se në krahinat e lëshueme prej Konferencës së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë thjesht shqiptare.
Serbt na thonë se banorët e Kosovës me prejardhje janë të gjithë sllav, por, gjithnji siç thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë tuj u kthye në shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të nordit. Por ata nuk thonë të vërtetën sepse, po të ishte e njimendët se banorët e Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të nordit grek, atëherë serbia nuk do të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqind mijë vetë në Kosovë dhe Greqia nuk do të kishte djegë ma se treqind e gjashtëdhjetë katunde në Epir të nordit tuj e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhjetë mijë vetave që i kanë vra dhe i kanë lanë me dekë prej urie dhe sikletit.

Popujt e qytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnë kurrë me gri - e në ç’mënyrë mandej! - me qindra e mijëra vëllazën “bashkëqytetarë” të vet. Qyshse serbt kanë vra me qindra mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serb, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grek.

Jo jo, Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen.

Por për me i forcue ma tepër fjalët e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej qe botue në nji Libër Bleu (në diplomaci - asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka asht kombi shqiptar, i bie me u përshtri edhe mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit te Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, asht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrena e leni ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpi.”

Qe pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç’kufij duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këti diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësie, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve.




Tuj ju falë nderit me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, do ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtë me ato fjalë që me 24 nandor 1880 thonte në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue anijet e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipisë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqë dorë nga Alsace-Loren? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me heqë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë! E pra, kujtoj unë, se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thanë edhe për Shqipni ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë... Në mos paça harrue, siç kam ndi prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thanë se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: “Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull!”

Nga At Gjergj Fishta
Fjalimi është mbajtur në Konferencën e Paqes në Paris – 1919

Milosao

Thursday, October 15, 2009

Misteret që nuk i shpjegojnë dot as psikologët

Nga besimi në Zot te dëshira e parezistueshme për të flirtuar me seksin e kundërt. Ka disa impulse njerëzore që edhe mendjet më të ndritura të psikologjisë nuk janë në gjendje që t‘i shpjegojnë. Ja disa nga çështjet që nuk kanë ende një përgjigje.






Vetëkontrolli

Martin Seligman Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA

Disa teoricienë besojnë se vetëkontrolli është një veçori e përgjithshme. Përvoja ime me humbjen e peshës e hedh poshtë një gjë të tillë. Unë kam peshuar 95 kilogramë gjatë 20 viteve të fundit dhe kam mbajtur dieta të vazhdueshme dhe disa herë rresht, por gjithmonë, pas disa kohësh, jam kthyer sërish 95 kilogramë. Mungesë vetëkontrolli? Vështirë të jetë kështu.

18 muaj më parë nisa që të eci, duke e ditur se 10000 hapa në ditë përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake te një peron i moshës sime dhe me profilin e rrezikshmërisë sime. Që nga ajo ditë, bëj 14000 hapa në ditë. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bëja një gjë të tillë, pra se ushtrova vetëkontrollin.


Bukuria

Chris McManus Profesor Psikologjie në Universitetin e Edukimit Mjekësor në Londër

Çfarë është ajo gjë që e quajmë bukuri? Jo "arti" si një fenomen shoqëror bazuar në statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura që dalin nëpër reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell që na mbushin shpirtin me gëzim dhe paqe dhe na japin burime energjie për muzgun, apo gjethet e vjeshtës e të tjera si këto. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Pikturat e mollëve të Cezanit nuk janë të bukura, sepse dikush mund të pëlqejë mollët për t‘i ngrënë, por sepse kanë formë të bukur. Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, për shembull ka fotografi të bukura, pra të arrira të gjërave të tmerrshme. Diku, duhet të ndodhet diçka formale, strukturore, kompozicionale, që përfshin të gjitha aranzhimet e dritës dhe hijes, tingullit dhe fjalëve që bëhen bashkë për të thënë në një mënyrë të re, idetë e vjetra. Kur shoh të bukurën, bie në kontakt me të, e di se përpara çfarë fenomeni ndodhem dhe jo vetëm unë, por edhe ti që po më lexon. Po a mund të ma shpjegosh se përse pak a shumë të gjithë jemi në një mendje për diçka që është e bukur, e diçka që nuk është e tillë?


Kush jam unë?

Stephen Reicher Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Shën Andresë

Kush jam unë. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh hebre. Megjithatë jam i sigurt se të tjerët janë të sigurt. Unë di se miliona njerëz janë masakruar për faktin e vetëm se ishin hebrenj. Unë e di se miliona të tjerë janë zhvendosur nga hebrenjtë për faktin e vetëm se ata nuk ishin hebrenj. Po çfarë është të qenit hebre për mua dhe për botën në të cilën jetoj? Kush jemi ne? Kush jam unë? Unë kam lindur në Angli në një familje që iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindër britanikë që dolën jashtë vendit për çështje pune. Tani jetoj në Skoci, me një grua që ka lindur në Yorkshire. Historia jonë është një pandemonium, fati ynë është një Kaledonian. Kush duam ne që të jemi, që të bëhemi? Deri ku na lënë të tjerët që të shkojmë, apo të realizojmë ëndrrat tona? A ka në fund të fundit rëndësi që të studiojmë me hollësi identitetet tona?

Vështirësitë e të mësuarit

Mike Posner Profesor Psikologjie në Universitetin e Oregonit

Përse e kam pasur shumë të vështirë që të mësoj të ndreq makinën, të gatuaj darkën, të qep një kopsë? Të tjerët e kanë bërë më me lehtësi, po atëherë përse unë jo? Ka shumë që më kanë thënë që të përpiqem më shumë, por të mësuarit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen personale, sado e madhe të jetë ajo. Pas më se 50 vitesh që studioj psikologjinë, sapo kam filluar që të kuptoj diçka. Ne mësojmë për rrjete neutrale, aftësi të fshehura dhe se si ato janë formësuar nga variacionet gjenetike dhe përvojat e hershme. Aftësitë e reja shpesh formëzojnë rrjetet e vjetra. E vetmja gjë që kam kuptuar në lidhje me aftësinë e të mësuarit është se ajo është ende një mister, por të paktën tani kam disa ide se ku mund të hulumtoj për të.

Ritualet sportive

David Lavallee Profesor Psikologjie në Universitetin e Wellsit

Do të doja të dija se përse ndonjëherë bëhem supersticioz, ndërsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe për fenomenet psikologjike të lojës dhe lojtarit. Ndërkaq përpiqem që të aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata për të përmirësuar pikavarazhin përmes veprimeve të supersticionit, të tilla si mbajtja e dy topave në xhepin e djathtë në shenjë fati të mirë. Ajo që nuk di është se përse vazhdoj që t‘i kem sjellje të tilla të vazhdueshme, ndërkohë që nuk i shpjegoj.

Optimizmi

Ellen Langer Profesoreshë në Universitetin e Harvardit

Kur një kolegu im i dashur ishte ende gjallë, ai shpesh thoshte se për të unë isha përcaktimi më i mirë që mund t‘i bëhet një optimizmi të përhershëm. Mendoj se këndvështrimi im shpjegon edhe fushën time të kërkimit shkencor. Në vend që puna ime të merret me përshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes së ekzistencës së tij. Në një librin tim të fundit, diskutoj në lidhje me atë që ne konsiderojmë si kufirin e mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore. Mund të mos i kuptoj shumë gjëra, por çdo vit dhe çdo eksperiment që bëj më bind se e ardhmja i ngjan gjithnjë e më pak së shkuarës. Një tjetër gjë që di është se ndërsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerëz si unë po kalojnë një kohë shumë pozitive. Unë mbetem optimiste në lidhje me të qenit optimiste.

Vdekja dhe falja

Paul Ekman Psikolog i lirë

Gjatë bisedave të mia të fundit me Dalai Lamën, ne patëm mosmarrëveshje në dy çështje. Njëra kishte të bënte me vdekjen për të cilën unë them se atë nuk e ndjen, ndërsa ai thotë se të gjithë e ndjejmë. Fakti është në anën e tij, duke qenë se të gjitha fetë premtojnë njëfarë jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse njerëzve nuk do t‘u duhej një gjë e tillë. Unë kam frikë një vdekje të dhimbshme, por jo vdekjen në vetvete. Një tjetër mosmarrëveshje ishte në lidhje me faljen. Unë jam i mendimit që ka veprime të pafalshme, si abuzimi me të miturit, përdhunimi, Holokausti, tortura e të tjerë. Dalai Lama thotë se ai fal, por nuk harron.


Ankthet

Elisabeth Loftus Profesore në Universitetin e Nju Jorkut

Pas një përpjekjeje të mundimshme dhe jo veçanërisht të suksesshme, për të dhënë një ide në lidhje me ankthet, takova një grup njerëzish të zakonshëm dhe i pyeta se çfarë kishin për të thënë për veten. Ata nuk u ndjenë shumë komodë me pyetjen time ndaj më thanë, nëse kisha ndonjë ide më të qartë për pyetjen dhe unë i thashë të më thonin diçka në lidhje me ankthet e jetës së tyre. Një nga vajzat e grupit më tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjë që e bënte të vlerësonte më mirë paqen. Vetëm kaq? Po cila është arsyeja e mundshme për një sjellje të tillë, natë pas nate, një sjelljeje që në fund të fundit na frustron, na shqetëson?





Shqip