Sunday, January 10, 2010

"Hik" dhe "Fet", tek lamat e Indisë.

Është interesante se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim tek lamat që kryejnë shërbesat në Indi dhe në Tibet. Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqipëtuar pranë një njeriu që vdes dy fjalët e lidhura me fatin: “Hik” që ka po atë kuptim si në shqipen: “nisu”, dhe: “Fet” që do të thotë si në shqipen: “shpejt”.


Këto thirrje janë britma rituale, që lamat shërbesëtar i thonë pranë atij që po vdes, me qëllim që të shkëputet shpirti i tij dhe të dalë nga trupi nëpërmjet një hapjeje, që rrokjet magjike shkaktojnë në maje të kresë.



Vetëm lama që nga një mjeshtër kompetent ka marrë pushtetin për të shqipëtuar Hik me intonacionin dhe forcën psikike të kërkuar, është në gjendje të veprojë me sukses. Kur ai bën shërbesën pranë një kufome ai shton Fet pas hik , por ai duhet të ketë kujdes për të artikulluar këtë fet kur thjesht ushtrohet per te praktikuar ritin. Nderthurja e këtyre dy tingujve sjell pa mëdyshje shkëputjen e shpirtit nga trupi dhe si rrjedhim lama që do ti shqipëtonte me saktësi do te vdiste në vend. Por ky rrezik nuk ekziston, kur ai bën shërbesën sepse atëherë ai vepron me prokurë ne vendin e të vdekurit, duke i huajtur zërin e vet, në mënyre që efekti i rrokjeve magjike ndihet nga i vdekuri dhe jo nga lama. Pasi pushteti psikik për të nxjerrë shpirtin jashtë mbështjellës së vet trupore u jepet atyre nga një mjeshtër kompetentë, u mbetet dishepujve që shqiptojnë tingullin hik me tonin korrekt. Pranohet se është arritur ky qëllim, kur një fije kashte e vënë mbi krye qëndron aty drejt pa rënë për aq kohë sa dëshirojnë ata. Në fakt shqiptimi korrekt i hik shkakton një hapje të vogël në majë të kresë dhe fija futet aty. Kur është fjala për një të vdekur, hapja është shumë më e madhe. Arrin deri sa të futet gishti i vogël. Kjo “nxjerrje” e shpitit pra bëhet nga britma rituale hik që pasohet nga fet. Para se të veprojë lama duhet të mbledhë thellë veten, të njëjtësohet me atë që do të nxjerrë frymën dhe të bëjë përpjekjen që duhej të bënte ky i fundit për të shkaktuar ngjitjen e shpirtit në majën e kafkës, me një forcë të tillë që të shkaktohet e çara e nevojshme, që të hapet kalimi.



Të iniciuarit e aftë për të vepruar për vete, që të arrihet kjo ngjitje e shpirtit në majë të kresë, kur e ndjejnë se u ka ardhur fundi, e shqiptojnë vet hik dhe fet që i lirojnë. Me këtë mënyrë ata edhe mund të vrasin veten, thuhet se disa e bëjnë vërtet.

Marrë nga libri "Enigma", i autorit Robert D’Angely.

Burimi : http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2010/01/nje-ngjashmeri-e-habitshme.html

Sekreti i vijave të dorës, çfarë po na thotë pëllëmba ?

Secili prej nesh e ka në dorën e tij fatin e vet, por pakkush e di se çfarë është shkruar për në dhe jetën tonë në pëllëmbën e dorës. Një udhërrëfyes praktik i ekspertëve të kësaj fushe na tregon më poshtë se si t’i lexojmë vijat e dorës.


-Duar me shumë pak vija?

Flasin më shumë për një shpirt fizik, praktik dhe të organizuar, ju që e keni këtë veçori ju pëlqen ushqimi i mirë dhe kënaqësitë seksuale. Kur në dorën tuaj gjenden vija të holla dhe të bukura, tregon se jeni të mençur dhe krijues. Nuk jeni shumë të aftë të ruani sekrete dhe reagoni menjëherë ndaj zhgënjimeve.

-Gjithsesi, shumë vija të bukura tregojnë nervozizëm dhe energji të shpërndarë.
Vija të thella, të gjera dhe të gdhendura mirë? Tregojnë se keni ndjenja të forta dhe e keni të qartë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Jeni të duruar dhe të përpiktë. Nuk ëndërroni si nëpër libra dhe dini të përballeni me situatat. Ju prisni që të dashurit dhe familjarët tuaj të jenë të përsosur. E keni mjaft të vështirë t’i pranoni dështimet apo të metat e të tjerëve.
-Vijat në dorën tuaj kanë formën e zinxhirit, të pendëve, ose janë të thyera?
Kjo tregon se keni vullnet të dobët, trishtoheni shpejt, jeni paranojak dhe prireni të tërhiqeni nga bota fizike. Nuk ju pëlqen të mbeteni vetëm. Jeni i brishtë, në njëfarë mënyre si kukullat kineze. E keni të vështirë të hyni në bisedë me çdokënd ose ta kërkoni atë që ju intereson në mënyrë agresive ose të vendosur. Duart e gjata e të holla kanë më shumë vija se ato të vogla dhe katrore. Tri vijat kryesore të dorës quhen: Vija e Jetës, Vija e Kokës dhe Vija e Zemrës.



VIJA E JETËS
Vija e jetës nuk tregon sa gjatë do të jetoni, por tregon për entuziazmin dhe vullnetin për ta shijuar jetën, si dhe për përpjekjet për të arritur ato që doni. Nëse vija e jetës është e qartë dhe e thellë, pa shkëputje, tregon se do të keni një jetë të shëndetshme dhe të mirë. Gjithashtu tregon se jeni plot energji të pashtershme, që përqafoni çdo sfidë dhe mundësi që ju paraqitet. Duke qenë se jeni shumë i/e dashur dhe e shprehni këtë, ju pëlqen gjithçka. Dalloheni për kurajën, energjinë dhe dëshirën për të jetuar. Ndërprerje ose humbje të vijës së jetës gjatë rrugës, tregon se jeni tip që shqetësoheni shumë dhe i lejoni të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj. Jeni shumë xheloz, posesiv dhe shumë emotiv. Lidhjet tuaja janë të destinuara të jenë plot dramë dhe ndryshime emocionale. Asgjë s’është e lehtë për ju. Kur vija e jetës merr një kthesë të gjerë në dorë, tregon se jeni njeri shpirtgjerë, pozitiv dhe shumë bujar (ndonëse pak dramatik). Krijoni lidhje të mira me fëmijët dhe ju pëlqen të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë. Për ju, të luash rolin e viktimës nuk është zgjidhja e duhur. Ju pëlqen kur ju dëgjojnë, kur ju respektojnë, kur ju duan dhe kur ju shohin si një person të fortë dhe të besueshëm. Jeni bujar me kohën dhe paratë tuaja. I gëzoni çdo ditë dhe doni të zbuloni horizonte pafund e të përqafoni ide te reja. Nëse vija e jetës suaj fillon mjaft poshtë gishtit tregues kjo tregon se keni nevojë për njohuri. Jeni individualist dhe nuk duroni dot që dikush t’ju thotë çfarë apo si ta kryeni diçka. Keni shpirt luftarak dhe jeni energjik. E megjithatë nuk ju mungojnë problemet me disiplinën dhe përqendrimin. Ju pëlqejnë lëvdatat dhe është pothuajse e pamundur që t’i pranoni gabimet tuaja. Kur vija e jetës mbaron pranë gishtit të madh, do të thotë se rrallëherë ngrini zërin dhe jeni pak i ndrojtur. Ndiheni më rehat kur qëndroni në një qoshe, sesa kur jeni në qendër të vëmendjes. Ju pëlqen t’i ndihmoni të tjerët dhe t’ju përgjigjeni nevojave të tyre. Zakonisht mendoni më shumë për ta sesa për veten tuaj. Ndonëse ju mungon vullneti për ta ngritur zërin për veten tuaj, e bëni shpesh këtë për të tjerët. Duke qenë se keni më shumë aftësi mendore sesa fizike, nuk jeni shumë energjikë dhe kërkoni shumë pushim kur jeni sëmurë.

VIJA E KOKËS
Ndonëse aftësitë tuaja nuk dalin shumë në pah, aftësitë tuaja mendore dhe dëshira juaj për dije shfaqet më së miri në vijën e kokës. Ajo fillon në pjesën e gishtit të madh, në zonën poshtë gishtit tregues dhe vijës së jetës dhe kalon nëpër dorë drejt gishtit të vogël. Zakonisht, një vijë koke e shkurtër që nuk kalon përmes dorës, tregon një njeri jo largpamës, të cilit i mungon perceptimi i gjërave të reja. Jeni të fiksuar pas rregullit, jeni shumë të kujdesshëm dhe mendoni vetëm për vete. Çështjet e pushtetit dhe të kontrollit luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. E merrni lehtë pushtetin dhe ndiheni mirë në rolin e vendimmarrësit. Sa më e gjatë të jetë vija e kokës, aq më i madh është qëllimi i perceptimeve tuaja dhe këmbëngulja për të mësuar. Keni respekt për njohuritë, barazinë dhe të drejtat e njeriut. Si kokëfortë që jeni, nuk lodheni kurrë duke mësuar gjëra të reja. Ju pëlqen shoqëria dhe ndoshta keni dhe shumë miq. E mbivlerësoni veten. Vullneti juaj për të mësuar dhe shkathtësia e të menduarit ju çon larg. Të shkruarit, mësimdhënia, marrëdhëniet publike ose fjalimet mund të jenë profesione të mira për ju. Kur vija e kokës është e zbehtë ose e thyer, ose ngjan me një zinxhir, do të thotë se nuk jeni tip i organizuar, keni mendime të shpërndara dhe e keni të vështirë të përqendroheni. Ju mungon organizimi dhe këmbëngulja për t’i parë projektet deri në realizimin e plotë të tyre. E megjithatë i mirëprisni idetë e reja. Këmbëngulni t’i kryeni gjërat sipas mendjes suaj. Zakonisht veçoheni nga miqtë ose kolegët tuaj. Sa më e thellë të jetë vija e kokës, aq më shumë e shfrytëzoni mençurinë dhe aftësitë tuaja. Jeni optimist dhe idealist. Gjithmonë mendoni se gjërat do të kenë rezultat pozitiv. Nëse vija juaj e kokës kalon poshtë pëllëmbës së dorës, do të thotë se bazoheni mbi fakte dhe jeni shumë i logjikshëm. Parapëlqeni të flisni vetëm me ata që i njihni mirë. Në përgjithësi u qëndroni besnik vendimeve tuaja, pavarësisht nga ajo që mendojnë të tjerët. Jeni praktik dhe i kujdesshëm. Motoja juaj është “Për një mendje të shëndoshë”. Jeni serioz, ndonjëherë pesimist dhe mund të bëheni shumë kritik ndaj ideve abstrakte ose revolucionare. Kur vija juaj e kokës merr një kthesë drejt gishtit të vogël, tregon se ju e përdorni mençurinë tuaj për të fituar para. Rrallë ndodh të thoni diçka dhe më pas të pendoheni. Për ju koha është shumë e shenjtë. U përkisni atyre njerëzve që u pëlqen të veprojnë, teksa të tjerët ëndërrojnë. Kjo sjellje ju ndihmon në çdo fushë. Kur vija e kokës merr kthesë drejt kyçit të dorës, tregon se ju keni mjaft imagjinatë. Nuk keni interes për gjërat e përditshme. Mendja juaj duket se është gjithnjë e zënë me diçka tjetër. Mos i lini fantazitë tuaja t’ju përfshijnë të tërin. Një vijë koke që kthehet e tëra drejt kyçit të dorës. Në një kthesë të fortë, është shenjë arratie dhe ose depresioni. Jeni simpatik dhe i besueshëm, por shumë dyshues ndaj historive fatkeqe. Gënjeheni lehtë. Egoja juaj nuk është e fortë, madje shpesh i ndihmoni të tjerët edhe mbi kurrizin tuaj. Tregoni kujdes të veçantë në vendimet financiare dhe ato personale. Jeni shumë idealist. Të jetoni në botën fizike dhe të përballeni me realitetet të ashpra, është mjaft e vështirë për ju. Kur vija e kokës dhe ajo e jetës bashkohen pranë gishtit të madh, tregon se jeni njeri i kujdesshëm, i matur dhe i përqendruar. Burimi kryesor i sigurisë suaj është të jeni i lumtur dhe i plotësuar në punën tuaj. Jeni praktik dhe i parashikueshëm. Dhuntia juaj më e madhe është struktura dhe qëndrueshmëria që i siguron familjes dhe kolegëve tuaj. Kur vija e kokës përfundon në formë piruni, që njihet ndryshe si “piruni i shkrimtarit”, tregon se keni dhunti, jeni kureshtarë dhe krijues. Sa më i gjerë të jetë piruni, aq më i përshtatshëm dhe krijues jeni. Madje keni aftësi të sillni shkëndija zgjidhjeje edhe në situatat më të ndera.

VIJA E ZEMRËS
Vija e zemrës është barometri juaj emocional dhe tregon dashurinë jo vetëm për të dashurit tuaj, por edhe për njerëzit e tjerë. Ajo fillon në zonën poshtë gishtit të vogël dhe lëviz drejt pjesës së sipërme të dorës, duke përfunduar poshtë bazës së gishtit tregues, të mesit ose të gishtit të unazës. Nëse vija juaj e zemrës është shumë e thellë, tregon se ju vazhdimisht luani rolin e paqeruajtësit. Edhe pse nuk keni ndonjë talent të veçantë, ju pëlqejnë arti dhe format e tij. I kushtoni shumë rëndësi shtëpisë dhe familjes. Pavarësisht nëse eksperiencat me familjarët tuaj kanë qenë të mira ose jo, jeni shumë të lidhur me ta. Gjithçka që thuhet e merrni si personale dhe shumë mendime ndaj jush i interpretoni si sulme dhe kritika. Dëshira juaj është që të gjithë të mirëkuptohen. Një vijë e zemrës e dobët dhe e zbehtë, do të thotë se ju kërkoni vëmendje të veçantë dhe ju pëlqen t´ju llastojnë. Ju drejtoheni nga zemra dhe jo nga mendimet tuaja. Të gjitha idetë dhe mendimet tuaja kanë ngjyra ndjenjash dhe lidhjesh emocionale. Nuk ju pëlqen të jeni vetëm dhe jepni më të mirën tuaj kur jeni në shoqëri. Doni që të gjitha lidhjet tuaja të shkojnë mirë, gjatë gjithë kohës së zgjatjes së tyre. Nuk e pranoni zemërimin ose zënkat. Një hapësirë e gjerë midis vijës së zemrës dhe asaj të kokës, tregon se jeni i pavarur dhe veproni me kokën tuaj. E doni jetën, por jeni disi agresivë, madje merrni dhe iniciativa që shumë të tjerë nuk do të guxonin t´i merrnin. Nuk ju pëlqejnë njerëzit dembelë, të dobët dhe ata që të ngjiten e s´të shqiten. Sa më e gjerë të jetë kjo hapësirë, aq më e madhe është nevoja juaj për liri dhe individualitet. Vija e zemrës quhet e gjatë kur ajo përfundon poshtë gishtit tregues. Të gjithë ju që keni këtë veçori jeni romantikë. Ju jeni njerëz që i mbroni, i mbështesni dhe që u përkushtoheni miqve dhe të dashurve tuaj. Nuk ju pëlqen vetmia. Ju i kushtoni shumë kohë ndjekjes dhe ruajtjes së miqësive të ndryshme. Keni prirje të idealizoni çdo lidhje dashurie dhe zakonisht mendoni se partneri/ja juaj është më i/e mirë nga të gjithë. Një vijë e shkurtër zemre mbërrin deri në mes të dorës. Kjo do të thotë se askush më shumë se ju, nuk i merr seriozisht dashurinë, seksin dhe lidhjet e dashurisë. Jeni plot pasion, jeni lozonjarë, të ndjeshëm por edhe me logjikë. Nuk jeni nga ata që dashuroni verbërisht. Megjithatë kur bini në dashuri, synimi juaj është të bashkoheni përjetësisht me të dashurin tuaj. Kur vija juaj e zemrës është në formën e një zinxhiri ose e shkëputur, tregon se jeni tip i paqëndrueshëm ose të prirë për të patur dashuri të ndryshme. Shumë nga lidhjet tuaja dallohen për ndryshimet e tyre emocionale. Ju pëlqen më shumë të keni histori kalimtare, sesa bashkime të vërteta. Kur vija e zemrës kalon drejt, si një vizore nëpër dorë në vend që të marrë ndonjë kthesë të vogël, tregon se nuk ju intereson aspak ajo që mendojnë të tjerët për ju. Romanca për ju kalon në vend të dytë, pasi në çdo lidhje bëni pyetjen: “Çfarë fitoj unë nga kjo?”. Për ju dashuria është si një marrëveshje e duhur biznesi. Jeni shumë sipërfaqësorë dhe i ëmbël në çështjet e dashurisë. Nëse vijën e zemrës dhe të kokës i ndan një hapësirë e gjerë, do të thotë se ju keni një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë i pavarur; e keni mjaft të vështirë të përkushtoheni emocionalisht. Jeni shumë individualistë, kështu nuk duroni dot që të tjerët t´ju drejtojnë. Jeni shumë i shoqërueshëm, ju pëlqen të njiheni me njerëz të rinj dhe shpreheni shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur vija e zemrës dhe ajo e kokës bashkohen në një të vetme, që quhet vija e Simianit, do të thotë se e keni të vështirë të merrni vendime. Jeni shumë të vëmendshëm dhe keni shumë interesa, ndaj shpesh nisni të kryeni shumë gjëra njëherësh, por nuk çoni në fund asnjë prej tyre. Gjithashtu, ndodh që të premtoni më shumë nga ç’keni mundësi të bëni. Shqetësoheni menjëherë dhe jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që i shihni si armiq. Zakonisht, kaloni menjëherë në mbrojtje kur mendoni se dikush kërkon t’ju sfidojë. Kërkoni t’ju mbajnë gjithnjë me të mira. Nuk i refuzoni këshillat e miqve, të të dashurit dhe të familjarëve, që vlejnë për t’jua ngritur moralin.

G. Albania



Si mundet që një gazetë prestigjoze të publikojë artikuj kaq qesharakë, që në vend të informojë, deformon dhe mbjell akoma më shumë nga ajo injoranca që në fakt, i duhet ta luftonte.

Nëse fati është vërtetë i shkruar mbi duart tona, nënkupton faktin e thjeshtë se fatin e ndërtojmë me duart tona, punën tonë. Stop Injorancës

Saturday, January 9, 2010

Filmat shqip pas ‘90-ës, mediokër !

Me pak përjashtime, kinematografia post-komuniste në Shqipëri është mediokre. Këtë e thotë një prej kineastëve më të njohur shqiptarë, regjisori Saimir Kumbaro. Së fundmi ka qenë anëtar jurie i festivalit ndërkombëtar të filmit në Kosovë, ku pa se ku qëndron kinematografia shqiptare, krahasuar me atë të rajonit.



Në një intervistë, Kumbaro jep mendimin e tij se ku çalojnë filmat shqiptarë, ku ka gabuar Qendra Kombëtare Kinematografike në politikat që ka ndjekur dhe çfarë duhet bërë. Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë kryetari dhe anëtarët e bordit të ri të QKK-së. Vetëm pak kohë më parë ju ishit anëtar i jurisë së “PRI-FILM FEST” në Kosovë, si qëndronte filmi shqiptar në këtë përballje të kinemasë ballkanike?
Në Prishtinë u organizua festivali i parë ndërkombëtar i filmit “PRI-FILM FEST”. Në të morën pjesë rreth 30 filma nga shumë vende të botës. Gjatë festivalit u ballafaqua filmi ballkanas. Mund të them se filmat e prodhuar nga Kroacia, Maqedonia dhe Bosnja qëndronin më lart se filmat shqiptarë. Juria e festivalit nderoi me çmimin special të jurisë filmin e regjisorit Gjergj Xhuvani. Filmi më i mirë ishte ai boshnjak dhe me radhë filmi maqedonas, kroat dhe afganistanas. Filmi i Xhuvanit “Lindje-Perëndim –Lindje” la pas filmin gjerman, anglez, malazez.

Ku mendoni se çalon kinematografia shqiptare?

Pikat e dobëta sipas meje janë: producenti dhe skenari. Gjithashtu mirë do qe që (duke ju referuar Ligjit për kinematografinë) që nga kontingjenti i të rinjve të përzgjidheshin elementë që kanë vërtetuar se kanë talent dhe janë të aftë të prodhojnë një film. Në vitin 1996 me dëshirën e mirë që produkti kinematografik do rriste cilësinë dhe sasinë, u krijua Qendra Kombëtare Kinematografike. Duke mos e pasur fort në konsideratë artin e shtatë, Qeveria me propozimin e ministrit të Kulturës vunë në krye të saj aktorë, apo ekonomistë me njohuri dhe vizion të limituar për të ardhmen e kinematografisë. Faktet flasin vetë. Kanë kaluar afro 13 vjet dhe po të shohim cilësinë e filmit shqiptar të prodhuar pas vitit 1996 niveli artistik lë për të dëshiruar. Veçoj këtu regjisorin Gj. Xhuvani, i cili ka prodhuar një apo dy filma cilësorë. Të tjerët futen në kategorinë e mediokritetit.

Ku mendoni se ka gabuar QKK, në politikat që ka ndjekur?

Mendoj se gjithçka çalon në përcaktimin e anëtarëve të KMP dhe emërimin e një kryetari të QKK. Ndërsa bordi (këshilli i miratimit të projekteve) ka në përbërjen e tij një grup prej 7 anëtarësh, të cilët miratojnë projektet dhe më pas marrin vulën e kryetarit të QKK për të hyrë në prodhim. Një KMP ku shumica janë aktorë pa njohuri përkatëse për filmin dhe nuk kanë aftësinë të shohin filmin e ardhshëm që në skenar (Vepra letrare). Dihet që një skenar i mirë premton për film të mire dhe një i dobët, sado i aftë të jetë regjisori nuk mund ta kalojë mesataren e një filmi. Mendoj se ata që qenë në bordin e shkuar nuk i plotësonin kushtet dhe nuk i kanë njohuritë e duhura që të jenë në gjendje të analizojnë një skenar filmi. Kjo gjë ka bërë që në prodhim të hyjnë filma që me zor i afrohen prodhimeve të realizuara në periudhën komuniste.

Po sa i përket mbështetjes financiare, a ka qenë QKK, një menaxhere e mirë fondesh?

Një politikë e gabuar po ndiqet nga Kryetari i QKK zoti Xhevdet Feri, i cili fut në prodhim regjisorë të huaj, të cilët marrin shuma të konsiderueshme nga fondi i QKK-së për të prodhuar një film që në fund të fundit cilësohet si një vepër e regjisorit. Askush nuk mund të thotë se prodhimi shqiptaro-serb “Muaji i mjaltit” është film shqiptar. “Muaji i mjaltit” është “një film nga Goran Paskaleviç”. Po kështu, rasti i fundit është ai ku një regjisor i panjohur gjerman, që ka xhiruar vetëm dokumentarë merr një buxhet prej gati 290.000 euro për 16 ditë xhirim në Tropojë. QKK nuk kishte pse tregohej kaq bujare. Të xhirosh në Tropojë 16 ditë me një grup prej 30-40 vetësh nuk ka pse të trajtohej me një buxhet të tillë. Një film me metrazh të shkurtër nuk kushton më shumë se 30.000-50.000 euro. Çuditërisht regjisorit gjerman i jepet një buxhet, i cili nuk e justifikon QKK. Ndërkohë regjisorë si Anagnosti, Çashku, Mitro, Muçaj, Kapexhiu, Mysliu dhe Prifti presin radhën me shpresë se politika e QKK-së do ndryshojë dhe do t’i afrojë kineastët e vjetër që gëzojnë shëndet. Kurosava ka xhiruar edhe kur ishte 90 vjeç. Arti nuk njeh moshë. Franca, vendi ku lindi kinemaja ka krijuar një fond të veçantë për vendet frankofone me qëllimin e mirë të mbështesë regjisorët e huaj dhe ky fond nuk i kalon të 100-130 mijë euro.

Megjithatë nuk mungojnë politikat për të mbështetur kineastët e rinj...
QKK financon studentët e Akademisë së Arteve, dega regjisurë filmi. Kjo praktikë bie ndesh me ligjin, i cili thotë se QKK duhet të mbështesë kineastët e rinj. Një student është në rrugë drejt të bërit kineast. Kur të diplomohet dhe të tregojë se i ka aftësitë si regjisor, atëherë QKK duhet t’i mbështesë nëse KMP u miraton projektet. Një tjetër e metë e politikës së QKK është e drejta e licencimit. Edhe pse shteti ka krijuar Drejtorinë e Licencimit, QKK gëzon të drejtën të licencojë cilindo që kërkon të bëhet producent. Mjafton të kesh dëshirë, të paguash në arkën e QKK, 4000 lekë dhe menjëherë fiton të drejtën e aplikimit për të kërkuar para. Praktika ka treguar se producentët që nuk janë në gjendje të bëjnë montazh financiar, pra të gjejnë para, nuk ka pse ta fitojnë të drejtën e punëmarrjes. Në rast se vazhdohet me të njëjtën politikë kulturore në kinematografi si dhe miratimin nga kryetari i ri i QKK-së i një bordi të manipulueshëm dhe jo profesional, veprat e reja do jenë nën nivelin mesatar.


Atëherë, si mund të funksiononte më mirë QKK?
Që QKK të menaxhohet me kualitet profesional do t’i sugjeroja Ministrit të Kulturës të bazohet në Ligjin e kinematografisë për emërimin e kryetarit te ri të saj. Ai duhet të përzgjedhë mes kandidaturave ata më profesionalët, duke u bazuar në platformat personale që duhet t’i paraqesin komunitetit të kineastëve dhe personalisht specialistëve në MTKRS. Ministri (sipas ligjit) të propozojë në qeveri për kryetar të QKK një kineast që e njeh menaxhimin e filmit, ka kulturë profesionale, dhe vë në jetë politika në zhvillim të kinematografisë. Ka ardhur koha që në krye të QKK-së të mos emërohen njerëz që prej vitesh kanë hyrë në protokoll, por drejtues që i shërbejnë komunitetit të kineastëve. Shpresojme që z. Ministër, edhe pse pak e njeh kinematografinë, të marrë në konsideratë propozimet e kineastëve me përvojë. Si përfaqësues i “Euroimage”, ministri të marrë mendimin e kineastëve që e njohin mirë kinematografinë, si në planin teorik, ashtu dhe profesional praktik. Z. ministër të bëjë përpjekje që buxheti i QKK të rritet deri në 2 milion euro. Vetëm kështu, kinematografia shqiptare do ta luajë drejt rolin e saj si ambasadore nëpër botë.

Nuk kemi nivel për “Oscar”

“Filmat shqiptarë të prodhuar në vitin 2008-2009 nuk i plotësonin kushtet për të marrë pjesë në garën për “Oscar” në Los Anxhelos”. Kështu shprehet regjisori Saimir Kumbaro, i cili në janar të këtij viti shfaqi filmin e tij “Ne dhe Lenini”. Kumbaro thotë se është i ndërgjegjshëm për nivelin e filmit të tij dhe as që u mundua t’i futej procedurave për këtë garë. Për këtë edicion, kinematografia shqiptare shkon në garën e çmimeve “Oscar” me filmin “Gjallë” të Artan Minarollit.





Na ishte një herë Kinostudio

Sipas regjisorit Kumbaro, “AlbaFilmi” ky ish-institucion gjigant me statusin e servisit për kineastët ndërroi destinacion, duke u shndërruar në servise dhe lavazhe makinash. Një pjesë e territorit iu dha mediave televizive duke i nxjerrë përfundimisht jashtë loje kineastët... “Kinostudio pa laborator, pa atelie, pa salla montazhi e dublazhi, pa auditorium për miksazhin, sot është në pikë të hallit dhe askush nuk e di pse mbahet dhe menaxhohet ende nga shteti. Ministria e Kulturës, nga e cila varet ish-Kinostudio nuk ka asnjë plan perspektiv për të ndryshuar diçka dhe për ta rikthyer këtë institucion në një gjendje që t’u shërbejë kineastëve”, thotë Saimir Kumbaro. Sipas tij, në rast se shteti do financonte me një buxhet prej gati 1 milion eurosh, gjithçka do të rikthehej si më parë. Me këtë buxhet do bliheshin kamera, teknikë, pajisje ndriçimi, karela, dhe i gjithë ky arsenal do vihej në shërbim me pagesë për kineastët.

“Nuk do kish arsye qe regjisorët e producentët të merrnin me qira nga Bullgaria, Maqedonia, Italia pajisje duke bërë kështu që një pjesë e buxhetit të shkojë jashtë. Me një vullnet të mirë dhe me dëshirën për të ringjallur filmin shqiptar do bëhej e mundur që kinematografia të shpëtohej dhe dhjetëra të rinj që studiojnë në shkollat vendase të realizonin ëndrrat e tyre”.

Alma Mile, G Panorama

Ç'na mëson Frojdi për seksualitetin ?

1-Seksi fillon tek infanti. Ky ishte zbulimi më revolucionar i Frojdit. Në vitin 1900, për shumë njerëz, kjo ide ishte neveritëse. Sot, nga shumica e njerëzve, kjo pranohet si një realitet.


2-Teoria e libidos. Kjo teori bëri që të ndryshojnë pikëpamjet e vjetra mbi instinktin seksual. Instinkti seksual përpara Frojdit, konsiderohej si instinkt i shumëzimit.




Frojdi shpjegoi se ka shumë aspekte të sjelljes fëminore, që e kanë burimin në ndijimet e këndshme seksuale, dhe që nuk kanë të bëjnë fare me shumëzimin. Kështu, thithja e gishtit dhe të dalurit jashtë të fëmijës (defekimi), që sipas tij janë sjellje të qarta seksuale, nuk kanë asnjë lidhje me shumëzimin.


Ky konkluzion pati rëndësi shumë të madhe. Ai e zgjeroi kuptimin e seksualitetit tej konceptit vetëm për shumëzim. Njerëzit, ndryshe nga kafshët, bëjnë seks për tre arsye: a-për shumëzim, b-për kënaqësi dhe c- për krijimin dhe forcimin e lidhjeve midis tyre.


Fëmija, në "fazën seksuale orale", është tërësisht i varur nga nëna prej kënaqësisë që ai provon në gojën e tij, kur thith gjirin e nënës. Këtë kënaqësi, ai e ndjen në një moment të rëndësishëm biologjik, në momentin e rritjes së tij më të shpejtë, kur psikologjia e tij varet nga nevoja për t'u ushqyer. Kur nuk e plotëson këtë kërkesë, ai bëhet kërkues dhe agresiv.


Faza seksuale orale pasohet nga "faza seksuale anale". Gjatë kësaj faze fëmija mëson për herë të parë si të përdorë oturakun, ose tualetin, pra, të kontrollojë funksionet e tij trupore. Kjo fazë fillon afërsisht në moshën tetëmbëdhjetë muajshe.


Mësimi i tualetit, ndërthuret me kënaqësinë anale, që vjen nga mbajtja dhe nxjerrja e masës fekale. Psikologjia e fëmijës në këtë moshë dominohet nga agresioni, smira, kokëfortësia dhe hakmarrja. Ai largohet nga dashuria për të prekur e për t'u lyer me materiet fekale (coprophilia). Tani ai kërkon pastërtinë, i pakënaqur nga pisllëku.


Faza tjetër seksuale, fillon në moshën trevjeçare. Ajo karakterizohet nga masturbacioni infantil, nga kurioziteti seksual, nga sjelljet ambicioze me shpirt gare, dhe mbi të gjitha, nga "kompleksi i Edipit". Këto vite janë quajtur "faza fallike" e zhvillimit të fëmijës. (fallike vjen nga Phallus, që do të thotë penis).


Nga mosha gjashtë vjeç, ka një periudhë "latente", seksualisht të qetë, në të cilën kurioziteti i mëparshëm fëminor për çështjet e seksit, zëvendësohet nga kurioziteti për të gjithë ambientin e tij rrethues. Ai ndjek shkollën dhe shumë nga energjitë e tij shkojnë për të mësuar.


Afërsisht, në moshën dymbëdhjetë vjeç, me hyrjen në pubertet, fillon një ringjallje e interesave të tij seksuale. Në këtë kohë është duke u pjekur sistemi i tij i riprodhimit. Në këtë periudhë të stuhishme, faktori qendror psikologjik i fëmijës është pasiguria. Shkaku i kësaj pasigurie është fakti që një trup plotësisht i pjekur fizikisht, duhet të udhëhiqet nga një mendje pa eksperiencë.





Pjekja (maturimi), ose e ashtuquajtura "faza gjenitale", karakterizohet kryesisht nga njohja e vetes, siguria dhe kapaciteti për dashuri prej të pjekuri. Kjo mënyrë sjelljeje bëhet e mundur ngaqë ai, në këtë moment, ka larguar atë që deri tani ishte kryesore, shqetësimin për veten. Të gjitha fazat e kënaqësisë seksuale pregjenitale, përqendrohen kryesisht tek vetja, janë ego- centriste.


Ato janë narcistike, sepse i riu në këtë moshë është i shqetësuar për rritjen e tij, për ambientin e tij fizik dhe mendor. Vetëm kur ka arritur rritjen dhe është bërë i aftë për veten e tij, ai bëhet i zoti ta kthejë dashurinë nga vetja tek një tjetër.


Këto mësime kanë rëndësi të jashtëzakonshme dhe duhet të njihen mirë nga ata që kanë marrë përsipër mirërritjen, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve, gjatë gjithë periudhave të zhvillimit të tyre.


Pa dyshim, Frojdi ishte një shkrimtar krijues, po aq sa dhe shkencëtar. Megjithatë, ai nuk fitoi "Çmimin Nobel" për shkrimet. Nuk e fitoi "Çmimin Nobel" as për shkencën. Komitetet, sa ishte gjallë (ky çmim u jepet të gjallëve), kurrë nuk menduan se ai e meritonte atë çmim, ndonëse influenca e tij në botë është shumë tronditëse (për mirë, apo për keq).


Në kohën viktoriane, kur jetoi Frojdi, të flitje për seksin ishte turp. Mendimi se incesti (kompleksi Edipit) është pjesë mendjes së infantit inocent, nuk mund të pranohej. Ideja që hodhi Frojdi, se jeta seksuale e dominon sjelljen tonë, mund ta çonte gjithkënd në disiluzion.


Kush përpara Frojdit do të kish pohuar hapur, se buzët janë ndërtuar për lojë seksuale?

I porsalinduri thith çdo gjë. Ai thith një biberon gome dhe jargëzohet mbi një kukull të pistë, ashtu siç do të bëjë njëzetë vjet më vonë, me një të dashur. Ishte Frojdi që tha, se çdo nënë e dado e di këtë fakt.


Ai mbante mend dadon e tij. Ndonëse, tanimë e vdekur, ai e ndjeu atë, e nxori nga skutat e errëta të mendjes së tij dhe e solli në pjesën e ndritur të saj. Mendja e Frojdit, tmerrësisht unike, shkoi akoma më larg. Ai gjeti simbole seksuale në gjërat e thjeshta, në aktin e ushqyerjes, në kopshtari, në procesin e gatimit.


Pa dyshim, këto simbole seksuale janë kudo, madje edhe në çdo kishë, por ishte zor të thuhej kjo e vërtetë në kohën viktoriane. Atë e tha vetëm Frojdi. Ndërsa sot, ky mendim shkon hapur, ose i maskuar rrugëve, kudo në botë.


Atë e gjen në grupet dhe klubet e të rinjve dhe të moshuarve. E gjen tek shkrimtarët, në novelat dhe filmat e tyre. E gjen në traktatet e filozofeve, të priftërinjve, bile edhe në shkrimet e ndonjë pape.



Frojdi dëshiroi ta ndajë meritën për pikëpamjen e tij më të shquar, edipizmin, me Sofokliun; grekun, që ishte i pari frojdian i botës. Vjena moderne takoi Athinën antike. Frojdi besonte se Sofokliu e nxori "Edipin Mbret" nga thellësia e tij.


Ai besonte se sa më i madh të jetë një dramaturg, aq më shumë nga jeta e tij personale fut brenda dramës. Natyrisht, këtë e bën jo dukshëm, e bën fshehurazi. Dramaturgu, vigjilon si të gjithë në sipërfaqe, jo tek ajo që është groposur thellë. Janë personazhet e dramës së tij, që bëjnë shkrirjen e mendjeve të tyre me mendjen e shkrimtarit.

Sot, më shumë se çdo gjë, psikiatrit nuhatin seksin tek të sëmurët e tyre. Ka shumë seks në çdo skenë. Cila pjesë do të qëndronte në skenë pa seksin? Njerëzit e të gjitha kohërave kanë pretenduar ta gëzojnë seksin dhe, sigurisht, kanë luftuar për këtë.


Janë pikërisht këto kontribute të Frojdit, që e vunë seksualitetin në qendër të veprimtarisë së lartë nervore. Në sajë të këtyre punimeve, njerëzit, sot, kudo, e shqiptojnë fjalën "penis", një lloj sikur të thonë "hunda" .

Shekulli

Ministri grek: “Të legalizohen 100 mijë të huaj”

Një tjetër lajm i mirë për të gjithë emigrantët që nuk janë të legalizuar vjen nga ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale. Ministri i punës dhe çështjeve sociale Andhreas Loverdhos propozoi dje në një deklaratë për shtyp se qeveria duhet të legalizojë 100.000 të huaj që jetojnë në Greqi.


"Pronarët marrin në punë shumë të huaj dhe i sigurojnë sipas rregullave të huajt, mirëpo këta të fundit nuk kanë dokumente", tha ministri. "Qeveria duhet të marrë masa për këtë grup njerëzish që të legalizohen" shtoi ministri. Në fakt një shpresë për legalizim emigrantët shqiptarë e kanë edhe falë ligjit të ri për emigracionin, që është miratuar pak kohë më parë nga qeveria greke dhe pret kalimin në Parlament.



Ndryshimet e bëra në ligjin 2 910 janë miratuar nga qeveria greke, e cila i ka hapur dritën jeshile ligjit. Pas të cilit, gjithçka do të kalojë në Parlamentin grek. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se ligji pritet të miratohet nga Parlamenti në javën e parë të muajit mars të vitit që vjen. Kohë që përkon me mbylljen e festimeve të pashkëve ortodokse. Projektligji deri në marrjen e formës përfundimtare kaloi në një debat të gjerë, ku morën pjesë të gjitha partitë politike greke parlamentare si dhe organizata emigrantësh dhe sindikata.

Kriteret e ligjit

Sipas ndryshimeve të bëra në ligj , numërimi i viteve për marrjen e lejes 5-vjeçare do të nisë nga maji i vitit 2001

Emigranti ka të drejtë të bëjë bashkim familjar vetëm me gruan dhe fëmijët nën 18 vjeç.

Ligji i ri grek për emigracionin do të miratohet nga Parlamenti pas festimit të pashkëve ortodokse, në fillim të muajit maj.

G. Ballkan

Friday, January 8, 2010

A është pasuria virtyt ?

Përse sapo dëgjojmë apo lexojmë fjalën pasuri, mendja na shkon fill tek e mira materiale ?



Përse e quajmë thesar, të shtrenjtë, materien ?

A është fjala thesar, më e shtrenjtë se fjala njeri ?

A kanë kuptim të mirat materiale pa njeriun ?

Të duam vallë thesarin më shumë se njëri-tjetrin ?


A mund të pranojmë të na mposhtë diçka që nuk merr frymë, diçka që nuk përfiton asgjë nga dështimet, zhgënjimet dhe humbjet që ne i gatuajmë njëri-tjetrit ?

Kjo nuk duket fitorja e askujt. Këtu duket vetëflijimi ynë përballë një koncepti të gabuar. Marrim jetë njerëzish për para, dhurojmë jetë njerëzish për paratë. Sa para vlen jeta e një njeriu ... ! Kemi parë sesi tragjisht zhvishen nga vlerat njerëzore njerëz të kamur në të mira materiale. Kemi parë sesi tragjisht zhvishen nga çdo vlerë njerëzore edhe njerëz pa asnjë të mirë materiale. Diku kemi gabuar...
Eshtë njeriu thesari, (thes+ar - tes+oro) thesar që pret gjetësin. Rritet duke kërkuar adhurimin, që e bën Zot të tij, thesar mbi thesarë, të shtrenjtë mbi vlera, Zot të çdo çmimi, krijues i shkallëve ku absolutja unike kacavirret.


Kam të fshehur një thesar, por nuk mundem i vetëm ta ngre lart. Nuk dua që ky thesar të vdesë brenda meje, atje ku nuk vlen as sa një qyp floriri...Ai je ti, quhesh NJERI

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Të shpëtojmë Shqipërinë

Të tilla thirrje atdhetare lëshoheshin në kohën kur vendi ynë ishte nën pushtimin osman dhe tek-tuk bulëzonin shoqatat patriotike që përpiqeshin të nxisnin popullin për luftë. Asokohe Shqipëria vërtet duhej shpëtuar nga osmanët, e më vonë, pas largimit të tyre, nga fqinjët që vrapuan të këpusin copa trojesh nga atdheu ynë, që sot rezulton të jetë i shpërndarë në katër shtete.

Kjo tashmë i përket historisë dhe ajo nuk mund të zhbëhet më. Por mëmëdheu ynë, ai që administrohet nga shteti shqiptar, duket se ka sërish nevojë për t’u shpëtuar. Dhe, kësaj radhe ai nuk rrezikohet nga ndonjë pushtues i huaj dhe as nga fqinjët tanë, por akoma më keq, nga vetë ne shqiptarët. Përtej barrës së rëndë që bart ky konkluzion, faktet na thonë se e vërteta është kryekëput kështu.
Nga Brukseli, vijnë çdo ditë telegrame të ashpra për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga korrupsioni, ndikimi politik në drejtësi, shkalla e ulët e demokracisë, mungesa e bashkëpunimit politik etj. Por druajmë, se përpara se të jetë e kërcënuar nga korrupsioni e të tjera probleme si ai, Shqipëria jonë është e kërcënuar fizikisht si tokë, si territor, si vend i banueshëm. Dhe kjo është më e tmerrshme se kërcënimet që vijnë edhe nga diktaturat më të egra.
Për optimistët në qeverisje dhe të verbrit në opozitë, do të na duhet të rendisim disa argumente, jo për të justifikuar këtë konkluzion të rëndë, por për të dhënë një alarm, që duhet të na vërë të gjithëve në lëvizje.



Një pjesë e konsiderueshme e territorit të vendit tonë sot po përjeton një katastrofë natyrore, si pasojë e përmbytjeve. Të tilla situata kur më shumë e kur më pak, përsëriten thuajse çdo vit dhe jo vetëm në Lezhë e Shkodër. Lumenjtë e Shqipërisë, Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe çdo përrua në çdo fshat, janë bërë agresivë. Ata gërryejnë dhe çdo vit e mpakin tokën tonë duke e marrë me vete, e bashkë me të marrin edhe shtëpi, kasolle, prodhime bujqësore, biznese, rrugë e ura. Çdo vit mijëra banesa përmbyten, mijëra familje dhe vetë qeveria paguajnë kosto financiare për shkak të dëmeve që pësojnë. Por çfarë ndodhi vallë që natyra u zemërua me ne? Përse lumenjtë u bënë agresivë, kur nuk ka qenë të tillë edhe në kohë reshjesh më të dendura?

-Bie shumë shi - thonë ata që janë, apo kanë qenë, në qeveri.
-Pasojë e korrupsionit - thonë ata që janë, apo kanë qenë në opozitë.


Mund të jetë edhe njëra edhe tjetra. Por më shumë se kaq, është hakmarrja e lumenjve për sjelljen tonë barbare. Dhe ky konkluzion nuk është aforfe gazetaresk, por thënë me plot gojën nga studiues që njohin çdo gur e shkurre të sistemit lumor shqiptar. Përgjatë dy dekadave, ne shkatërruam shtretërit e lumenjve duke u marrë jashtë çdo kriteri lëndën ndërtuese për të bërë pallate, pasi kjo ishte dhe është me koston më të lirë për kompanitë ndërtimore.

Shkatërruam infrastrukturën mbrojtëse që ishte ndërtuar ndër vite dhe nuk lamë pemë në këmbë përgjatë luginave të tyre, që ishin mbjellë pikërisht për të frenuar erozionin. Shkatërruam diga e prita, bllokuam kolektorët e shkarkimit të ujërave, pushtuam e shndërruam në banesa deri edhe hidrovoret në zonat nën nivelin e detit, ndërtuam ku mundëm, në fusha, lugina, kanale, mbi puseta e në moçale, që thahen në verë e mbyten në dimër, pa pyetur fare për natyrën, detin, baticën dhe lumin.

Dhe sot, ne, njerëzit që menduam se e mundëm natyrën duke e shkatërruar atë, vajtojmë para kamerave duke akuzuar qeverinë e duke kërkuar ndihmë.

Me një vrap të shfrenuar ne iu sulëm pyjeve, duke shkatërruar me zellin e një kolonizatori tërë pasurinë natyrore, duke mos kursyer as parqet kombëtare e duke mos mbjellë asnjë fidan në vend të tyre. Dhe sot kërkojmë ndihmë kur anekënd vendit, toka na rrëshket nën këmbë si pasojë e erozionit, duke marrë me vete shtëpitë dhe kasollet e bagëtive e duke prodhuar çdo vit të pastrehë dhe kosto financiare për shtetin. Katastrofat natyrore janë të paparashikuara dhe ato do t’i paguajmë kur të na godasin, aq më shumë tani që natyra po bëhet gjithnjë e më kapriçioze. Por, për fat të keq, ne jemi duke përballuar aktualisht me katastrofa të nxitura nga vetë dora jonë dhe kjo nuk duhet të tolerohet më.

E gjendur në çark, qeveria premton sot se do të dëmshpërblejë banorët e prekur. Por përmbytje do të ketë sërish vitin tjetër, edhe në Lezhë, në Durrës, në Seman, në Fier, në Vlorë e kudo. A mos vallë qeveria duhet të akordojë një buxhet të përvitshëm për të zhdëmtuar të përmbyturit? A mos vallë gjysma e shqiptarëve duhet të paguajnë taksa për t’u blerë orenditë çdo vit njerëzve që u përmbyten shtëpitë nga lumenjtë apo baticat detare?

Nuk është kurrë kjo zgjidhja.

Për të shpëtuar ne duhet të ulemi e të bëjmë paqe me natyrën, të gjithë pa dallim, në mal e në fushë, në qytet e në fshat dhe të nisim punën për të riparuar ç’të mundemi nga ajo që kemi dëmtuar.

Qeveria duhet të ndalojë shkatërrimin e mëtejshëm të lumenjve, pyjeve e tokës dhe të ndalë ndërtimet pa leje në qytete e fshatra. Për të shpëtuar nga katastrofat, qeveria dhe politika në tërësi, me urgjencë, duhet të ulet e të hapë librat e studiuesve, për të mësuar se çfarë e pret në të ardhmen atdheun tonë në këtë drejtim.
Dhe, nëse të tillë studime nuk ka, në vend që t’u blejë lavatriçet të përmbyturve, qeveria duhet të financojë kërkimin shkencor dhe të vërë në punë studiuesit, të cilët i flaku në rrugë, për të mësuar se ku do të përplasen dallgët e detit në vitin 2030 e në vitin 2050, kur akullnajat të kenë shkrirë të gjitha dhe niveli i detit të jetë rritur. Qeveria e Ishujve Maldive po kërkon të blejë tokë për ta ndërtuar shtetin në një tjetër vend, pasi ishujt në vitin 2050 do të përmbyten.
Holanda e Danimarka planifikojnë çdo vit prita e diga të reja për t’i shpëtuar detit. Ndërsa në Shqipëri, asnjë qeveri deri tani nuk është konsultuar me shkencën për të ardhmen e vendit. Nuk është bërë dhe pak gjasë ka të bëhet kjo, derisa si mazhoranca ashtu dhe opozita mendojnë se ky vend qeveriset vetëm me mitingje në sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri ynë tha të martën se ne jemi në buzë katastrofe. Por katastrofa jonë është shumë më e madhe se ajo e një stine me reshje. Në këto kushte nuk duhen shpëtuar vetëm banorët e një fshati, por ky vend ka nevojë serioze për t’u shpëtuar i tëri.


Ndryshe, nëse vazhdojmë të sillemi ende kështu me tokën tonë, nuk do të jetë e largët dita, që kur ta shikojmë fushën të pushtuar nga lumenjtë dhe deti, ashtu si hebrenjtë në kodrat e thata të Rripit të Gazës, të bredhim maleve për të kërkuar vend ku të ngulim një çadër. Por atëherë do të jetë vërtet vonë dhe askush nuk do të ketë mundësi të na vijë më në ndihmë, as shkenca e as Zoti.

Mentor Kikia, G. Shqip

Ku ulet kryehipuri ?

Kryehipuri ngre kryet prej krevënit (krevatit). Çohet prej paqes ku drejtësia ulet e mbretëron, ku e vërteta si zonjë e ve, veshur në të bardha nusëron. Prej një bote ku e mira peshon më tepër, drejt një bote kur e mira s'ka qenë e tepërt... kurrë.



Zgjohet këtë mëngjes,si i verbri ndaj dritës, i etur për ta rijetuar këtë jetë.

Në rrugë has njerëz që nxitojnë, të vrenjtur, hermetikë. Njerëz portambyllur, që kanë ditur si të vrasin buzëqeshjet. Dhe ashtu ngjitur brekë më brekë me njëri-tjetrin, mbërthyer prej një indiference të shtirë, autobusi vazhdon udhëtimin funebër, shoqëruar në sfond nga një muzikë tallava, që forcërisht të fton në zgjim.

Kryehipuri nuk ulet, ai qëndron në këmbë. Ashtu si të gjithë vjedhurazi mund ta vështrojnë, ta përçmojnë. Mes këtyre njerëzve janë të gjithë; ziliqarët, kokëngushtët, servilat, gënjeshtarët...Ajo që mungon është vetëm mirësia. Ajo mirësi që depërton edhe tek njeriu më i mërzitshëm, por edhe tek njeriu më i rrezikshëm prej tyre. Eshtë kaq bukur ! Qënie humane të lindura në shoqëri, të rritura dhe të zhvilluara në shoqëri, këtë mëngjes të veshur me sjellje kontraceptive, me moto: për të mos ndotur e për të mos u ndotur.

-Ku është "mirëmëngjesi", kur lypsari i ligjshëm i urbanit të fryn në gojë, duke zgjatur dorën me para të keqpalosura ?
-Ku është fjala "më fal", kur brryli i një gruaje mbipeshë, amortizon në shpinën tënde frenimin e shoferit të transportit të gjëve ?


Përse ka kaq shumë gënjeshtarë ? - Sepse gënjeshtrat shpeshherë janë më të mira.
Përse ka kaq shumë servilë ? Sepse servili thotë një lëvdatë më shumë e një qortim më pak.


- Sepse të gjithë vuajmë për fjalët e mira, që sa më shumë përpiqemi ti marrim, aq më shumë na i privojnë.
Befas fillon muzika himn e mbretit të popit, që mesa duket edhe shoferi mustaqegjatë nuk i rezistoi. Këtij mbreti, që mbolli aq armiq me famën e tij. Atë famë, që e ndërtoi me punë, me djersë. Askush nuk e ndihmoi, askush nuk e detyroi të na falte të gjithëve atë mirësi, atë energji pozitive, për të cilën aq ethshëm kishim të gjithë nevojë. Por e gjithë bota u bë dëshmitare dhe aktore e hipokrizisë. E qanë pasi e vranë, e kujtuan pasi kish ikur...
Dhe kështu shoqëria njerëzore vepron me çdo zgjatje të saj që ndodhet në kohën dhe vendin e duhur. Medalje dhe tituj pas vdekjes, vdekje për së gjalli. Frustim masiv, copa pluhuri që mblidhen bashkë duke u argëtuar me dhimbjen që i shkaktojnë një armiku imagjinar, por ajo që mungon është vetëm mirësia. Ajo mirësi që e fshehim në këndin më të errët, prej nga nxjerrim fjalët më të çmendura. Godasim atë që duron, respektojmë atë që dhunon. E kështu pak nga pak aty ku ulej kryehipuri, shndërrohet në kultin e hipokritit.

Më vjen të ulëras e të buzëqesh në mes të autobusit; buzëqeshni njerëz, thuajeni një fjalë të mirë. Ju i keni fjalët e mira, ju i keni fjalët e ëmbla, juve nuk ju mungojnë shikimet e pastra e miqësore. Ajo fjalë e mirë do t'iu kalojë përmes shpirtit duke j'ua ujitur atë. Gëzojuni faktit që kemi rastisur në ekzistencat e njëri-tjetrit, mos u mundoni ti modifikoni ato. Por në çast urbani ndalet dhe kryehipuri me lopatë në zemër hedh pirgun e vet të dheut, në varrin e madh të mirësisë që vramë, me sy drejtuar nga KULTI I HIPOKRITIT !

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Wednesday, January 6, 2010

Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Që kur isha fëmijë, mami më paralajmëronte mua për gjëra të tilla si të ndenjurit shumë afër televizorit, të dalurit jashtë me kokë të lagur apo moslënja e tretjes së ushqimit, para se të notoja etj. Ajo edhe më mbushte mëndjen se po të haja Pop Rocks (karamele që shkrijnë në gojë dhe bëjnë zhurmë sikur po kërcasin) dhe të pija pije me gaz, stomaku im do të shpërthente.

Ndërsa unë tani, që mund të dëshmoj me fakte se Pop Rocks dhe pija me gaz faktikisht nuk të dëmtojnë asgjë në trup (përvec një ndjenje të gëzueshme në gojë), po për ato këshillat e tjera të nënës?

A ka ndonjë të vërtetë, apo ishin thjeshtë taktika për të na friksuar?



Në qoftë se nuk pret një orë pasi ke ngrënë para se të futesh në ujë, do të të dhëmbi stomaku dhe do të mbytesh.
False.
Ideja prapa kësaj është se kur gjaku juaj shkon në stomakun tuaj për t'ju ndihmuar të tret ushqimin, ti nuk do të kesh qarkullim gjaku të mjaftueshme për të mbajtur duart dhe këmbët tuaja të punojnë siç duhen (kur shkon për të notuar). Kjo këshillë fitoi popullaritet në vitet 1950 dhe 1960, kur fëmijët gëzonin pishinat publike, liqenet dhe lumenjtë më me pak kujdestari sic janë tani lifeguards. Si rezultat, prindërit gjetën një mënyrë për të mbajtur fëmijët larg ujit disa minuta pasi kishin ngënë drekë. Por sipas HowStuffWorks, ne kemi shumë gjak për të mbajtur të gjitha pjesët tona të tjera të trupit në punë. Disa notarë në gara hanë diçka menjëherë përpara një gare për t'i dhënë atyre energji që duhet të dalin mirë. Gjithashtu, gjatë ushtrimit, organet tona prodhojë adrenalinë që në fakt ndihmon që të japë oksigjen muskujve që u nevojitet më shumë.

Mos rri shumë afër televizorit se përndryshe do të verbohesh.
False.
Megjithëse do të keni një dhimjë kokë, ju nuk do të humbni shikimin duke parë televizor afër. Ju mund të vuajni nga lodhja e syve, megjithatë, të njëjtin rezultat ka edhe kur lexon poshtë një dritë të zbehtë. E vetmja gjë që nuk i bën mirë syrit janë fotografitë dhe ngjyrat e ndezura që lëvizin me shpejtësi në ekran (mendoni këtu videogames). Le të mos harrojmë incidentin e Pokemon të vitin 1997, kur qindra fëmijë në Japoni pësuan konfiksim nga sytë e tyre gjatë episodeve me filma vizatimore (ngjyrat dhe levizjet e shpejta). Më mirë të jeni të sigurt se sa keq, thonë ekspertët, është rekomanduar të ulesh larg televizorit 1.5 deri në 2 metra.

Mos i kërcit kycet se do të bëheni me atrit.
False.
Kjo është një nga ato vërejtjet që ju do të dëshironit të ishte e vërtetë (ju që ju bezdis kjo gjë). Por sipas WebMD, nuk ka dëshmi se kërcitja e kyceve të dorës- që shkakohet kur kockat tërhiqen krijojnë një poc të vogël ajri dhe që thyen lidhjen midis dy kyceve - të çon drejtë atririt. Rreth një e katërta e njerëzve në Shtetet e Bashkuara angazhohen në kërcitjen e kyceve të dorës, e cila mund të shkaktojë reduktim në shtrngim ose dobëson gishtat. Kështu, ndërsa kjo nuk të çon drejtë artrit, nuk është zakon i mirë.

Mos urino në pishinë se do ta marrin vesh pasi uji bëhet i kuq.
False.
Por urina në ujë mund të shkaktojë irritime si krruajtje, sytë e fryrë ose kollë. Kur noton dhe djersin apo urinon në ujin e pishinës, lëngjet trupore kombinuar me klorin krijojë komponimin kimik të njohur si chloramines, sipas CDC. Pra, vërtëtë s'do ta marrë vesh njeri, por ju lutem... mos e bëni këtë.

Nga çumçakizi do të të ngjiten zorrët nëse e kapërcen atë.
False.
Jo shumë e dinë se si doli kjo këshillë, por Snopes gjeti se në pakot e çumçakizit thote se ai është i "patretshem". Mbase ai nuk do të tretët si çdo ushqim tjetër, por ai do të dali nga sistemi si çdo gjë tjetër pa dëme.

Mos dilni jashtë me flokë të lagur se do të sëmureni.
False.
Sipas Dr. Rob Danoff i faqjes se MSN Shëndeti dhe Fitness, gjëja e vetme që mund të na sëmuri është ekspozimi ndaj një virusi. Mënyra më e zakonshme për të kapur një të ftohtë është marrja frymë në ajrin ku ndodhen grimca virale lëshuar nga kolla ose tështima e një personi të sëmurë. Danoff gjithashtu sugjeron që të mos prekni sytë, hundën, ose gojë me gishtat e palarë që mund të kenë pasur kontakt me një virus/bacteria.

Pra, cfarë mësuam?

Shumica e këshillave që na janë dhënë, janë vërtetuar false, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ofrojnë asnjë vlerë për fëmijët. Ai nuk mund të mbeten në sistemin tuaj për shtatë vjet dhe do të ngjisi zorrët tuaja, por a është përtypja e çumçakizit një idenë e mirë? Do bëhemi me atrit duke kërcitur gishtat? Jo, por prap e dimë që është zakon jo i mirë.

Mamatë vetëm kanë dashur të mirën tonë.

Për Forumin Virtual,KarameleZana.

Ju kujtohet ndonjë tjetër këshillë prindërore, që sot mund t'iu duket qesharake, por që padyshim edhe ju mund ta përdornit tek fëmijët tuaj sot apo nesër.

Fjalët e humbura, Në shekullin XXI mund të zhduken nga 50 në 90% të gjuhëve

Me globalizimin në vendet në zhvillim rrezikohen të zhduken shumë gjuhë. Disa prej tyre kanë arritur të rezistojnë falë internetit, por duket që fenomeni është i pandalshëm. Gjuhëtarët theksojnë që një gjuhë e folur nga më pak se njëqindmijë persona është në rrezik.

Kur ka më pak se dhjetëmijë folës gjuha është drejt një fundosjeje të pakthyeshme. Këto janë vetëm disa nga të dhënat, por sipas studiuesve, është e mjaftueshme për të parashikuar se në shekullin XXI mund të zhduken mesatarisht në harkun kohor të dy muajve nga 50 deri në 90 për qind e gjuhëve.



Sigurisht që këto janë shifra mjaft shqetësuese, por gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Në fakt, numri i folësve të një gjuhe nuk është treguesi i vetëm i vlerës së saj. Disa libra që lidhen me peshën e gjuhëve tregojnë ndikimin e parametrave të tjerë, si për shembull: interneti, funksioni i gjuhës zyrtare dhe fluksi i përkthimeve. Një gjuhë e folur nga 10 mijë persona, të cilët as nuk e shkruajnë, as nuk e përdorin në internet dhe as nuk e konsiderojnë gjuhën e tyre zyrtare është më e rrezikuar se sa një gjuhë e folur nga i njëjti numër personash. Gjithashtu, një gjuhë jo shumë e përdorshme, folësit e së cilës jetojnë pa kontaktuar me botën e jashtme, për shembull jetojnë në një ishull të humbur, ose në qendër të një pylli amazonik, është më pak e rrezikuar se një gjuhë që është më e përhapur, por që flitet nga persona të cilët jetojnë në një qytet ku fliten shumë gjuhë.

Zhdukja

Po të shohim me kujdes, do të kuptojmë se ka një ndryshim të vazhdueshëm të gjuhëve: disa prej tyre vdesin, por ndërkohë lindin edhe të tjera. Zhdukja mund të ketë shkaqe të ndryshme. Një popull mund të zhduket ose të ndryshojë gjuhë. Megjithatë, ndonjëherë ndërhyjnë edhe faktorët politikë, si për shembull presioni kulturor i kolonizimit, i cili ka shkaktuar zhdukjen e shumë gjuhëve, sidomos në Amerikë dhe Australi. Rreziku mund të vijë si nga faktorët e jashtëm - dominimi ushtarak, ekonomia, besimi, kultura - ashtu edhe ata të brendshëm, për shembull perceptimi i gabuar që ka një komunitet për gjuhën e tij. Gjithashtu ka popuj që heqin dorë nga gjuha e tyre, sepse e konsiderojnë një pengesë ndaj progresit. Sot, zhdukja e gjuhëve është shpejtuar edhe nga dy tendenca: globalizimi i shkëmbimeve komerciale dhe urbanizimi në shkallë të gjerë, i cili favorizon homogjenizimin linguistik (sot mbi 50 për qind e popullsisë së botës jeton në qytet).

Studiuesit

Studiuesit më pesimistë parashikojnë se gjatë këtij shekulli do të zhduket 90 për qind e shtatë mijë gjuhëve që fliten aktualisht. Në analizat e gjuhëtarëve, kjo temë është relativisht e re. Për zhdukjen e gjuhëve është folur që prej vitit 1981, kur gjuhëtarja britanike Nancy Dorian publikoi një roman për zhdukjen e gjuhës galeike skoceze. Një vit më pas, Komisioni Evropian financoi krijimin e zyrës evropiane për gjuhët më pak të përhapura. Në vitin 1996, UNESCO bëri botimin e parë të “Librit të kuq të gjuhëve në rrezik”. Që nga ajo kohë veprat mbi argumentin në fjalë pothuajse janë trefishuar. Në vitin 2000, për shkak të frikës së fundshekullit, u publikuan shumë studime mbi të ardhmen linguistike të planetit. Disa prej këtyre studimeve kishin tituj alarmues, si për shembull: “Vdekja dhe rilindja e gjuhëve”, “Ndryshimet e gjuhës si trashëgimia e njerëzimit”. Në raste të tjera toni ishte katastrofik, si “Zërat e heshtjes” dhe “Në gjurmët e gjuhëve që po zhduken”, autorë të të cilëve ishin Daniel Nettle dhe Suzanne Romaine. Ndërsa disa studime të tjera kishin prekur çështjen e pasurisë, si për shembull “Vdekja e gjuhëve” e autorit David Crystal.

Frika

Sa e thelluar është frika për vdekjen e gjuhëve? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, duhet të kemi parasysh përhapjen e gjuhëve nëpër botë. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kontinentet nuk kanë të njëjtën dendësi gjuhësh: në Evropë flitet 3 për qind e totalit të gjuhëve, në Azi 33 për qind dhe në Afrikë 30 për qind. Kështu, duke pasur parasysh këto të dhëna, dimë se ka kontinente që janë të pasura me shumë gjuhë, të tilla janë Azia, Afrika dhe Oqeania e të tjera tepër të varfra si Evropa dhe dy Amerikat. Kjo shpërndarje e pabarabartë lidhet me vjetërsinë e shteteve dhe centralizimin e tyre. Ka gjasa që shtetet afrikane dhe ato aziatike do të bëhen centralizuese, duke humbur kështu pjesë të rëndësishme të gjuhës së tyre. Dihet që jo të gjitha gjuhët kanë të njëjtën peshë. Dymbëdhjetë gjuhët e para në botë, pra ato që fliten nga njëqind milionë persona, përfaqësojnë 0.2 për qind të totalit dhe 44.3 për qind të folësve të planetit. 72 gjuhët pasardhëse, që fliten nga dhjetë deri në njëqind milionë persona, përfaqësojnë 1.2 për qind të gjuhëve botërore dhe 38 për qind të folësve. 84 gjuhët e para të planetit (1.4 për qind e totalit) fliten nga 82.3 për qind e folësve. Ndërsa 55 për qind e gjuhëve flitet nga dhjetëmijë persona. Në vitin 1899, një ligj japonez i detyroi ainu-të, vendasit e ishullit të Hokaidos, të hiqnin dorë nga kultura dhe gjuha e komunitetit të tyre. Ligji u shfuqizua në vitin 1997, por sot gjuha aiun-e, që në të kaluarën flitej edhe në ishujt Sashalin, Honshu dhe Kurili, ka vetëm disa dhjetëra folës. Për t’i zhdëmtuar aiun-të u vendos që shenjat e qarkullimit rrugor të ishin dygjuhëshe. Në skajin tjetër të botës, në Kamerun në vitin 1995, gjuha luo ose kasabe flitej vetëm nga një person. Kur studiuesi që kishte bërë këtë zbulim, Bruce Connell nga Universiteti i Nju Jorkut, shkoi në atë vend në vitin 1996 për ta takuar, mori vesh se personi që kërkonte kishte ndërruar jetë prej pak kohësh.

Sipas gjuhëtarit Mark Pagell nga Universiteti i Reading, numri i gjuhëve të folura nga njeriu (mes atyre të zhdukurave dhe aktuale) është rreth 140 mijë. Por, nëse sot janë rreth 700 mijë gjuhë, kjo do të thotë se janë zhdukur 130 mijë të tjera. Ndërkohë, UNESCO flet për 30 mijë gjuhë të humbura. Megjithatë, në bazë të kësaj të dhëne mund të kuptojmë se sa e vështirë është të gjesh numrin e saktë të gjuhëve të humbura.

G. Albania