Saturday, March 13, 2010

Homofobia, sërish protesta në Lezhë kundër Klodit të BB

Afro 400 qytetarë lezhjanë kanë organizuar një tjetër protestë në rrugët e qytetit të Lezhës, duke apeluar "Lezha është e pastër, nuk ka homoseksualë". Një protestë e tillë u zhvillua edhe me 5 mars kundër "fenomenit Klodi" që erdhi si rezultat i dëshmisë së bërë nga Klodi, ku ai deklaroi që ishte homoseksual dhe për këtë gjë i kërkoi mirëkuptim të gjithëve, veçanërisht nënës së tij.

Qytetarët lezhjanë kanë vijuar protestat e tyre, duke filluar nga sheshi administrativ i qytetit, si edhe përgjatë bulevardit "Gjergj Fishta" me thirrjet "Hiqe, hiqe Klodin!".
Nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat e mesme kanë mbushur trotuaret me të vetmin qëllim që të largohet Klodi nga shtëpia e "Big Brother 3", duke mbrojtur "nderin" e tyre si qytetarë lezhjanë.

Sipas protestuesve, e vetmja arsye që e paragjykojnë është, pasi Zoti ka krijuar femrën dhe mashkullin, që ata të kirjojnë familje dhe të shtohen, si dhe të mbrojnë nderin e qytetit të Lezhës për traditat që ka mbajtur ndër vite. Protestuesit shprehin mendimin dhe kanë kërkuar që Klodi të largohet me dëshirë nga "BB 3" këtë të shtunë.
Sipas protestuesve, shembulli i Klodit nuk është një shembull i denjë për qytetarinë lezhjane dhe kryesisht për brezin e ri.

Ata kanë kërkuar largimin e Klodit këtë të shtunë nga "Big Brother", në rast të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave edhe në Tiranë.

Aleanca e homoseksualëve: Pushteti vendor të kërkojë falje

Reagimi / Pas protestës së zhvilluar para 2 ditësh në qytetin e Lezhës kundër fenomenit "Klodi", siç e kanë quajtur vetë ata, reagon Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender)

Ka reaguar dje Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender), në lidhje me protestën që është zhvilluar në qytetin e Lezhës për "fenomenin Klodi". Lezhjanët nga ana e tyre protestonin dhe si parulla kryesore kishin: "Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit", "Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane" e parulla të tjera si kjo. Nga ana tjetër, Aleanca është shprehur: " Në vend që të dilnin rrugëve medemek të fyer në krenarinë mashkullore, do të ishte mirë që ata të rinj të mendonin seriozisht se si do t'ia bëjnë kur pas pak muajsh, atëherë kur do udhëtojnë lirisht në Europë, do të ndeshin rrugëve të botës me njerëz që e jetojnë pa komplekse seksualitetin e tyre". Dhe pse njëri nga qytetarët në fjalën e tij citonte se nëse miratimi i ligjit për homoseksualët ishte një kusht për t'u anëtarësuar në BE, atëherë ata nuk dëshirojnë të hyjnë kurrë në BE.

Duket se rasti në fjalë ka hapur shumë debate dhe polemika, si në media, por edhe tek shoqëria shqiptare, e cila duket se e ka të vështirë të pranojë homoseksualizmin si fenomen.

Shekulli

Studimi, edhe Tirana në listën e 9 metropoleve në rrezik nga tërmetet

Përfundimet e një studimi të Universitetit të Kalifornias në SHBA, janë ndoshta të mjaftueshme për të ngjallur frikë edhe tek ne në Shqipëri. Tirana renditet në listën e 9 metropoleve të botës në rrezik nga tërmetet.

Studimi i publikuar në gazetën amerikane, "Nju Jork Tajms", dhe në gazetën italiane, "La Repubblica", në fillim të këtij muaji, thotë se brenda 40 viteve të ardhshme, këto metropole kanë gjasa të goditen nga tërmetet dhe jo vetëm kaq.

Sipas studimit, për shkak të mbipopullimit të shpejtë dhe ndërtimeve që janë përpjekur të ndjekin ritmin e mbipopullimit, do të mjaftonte që goditja të ishte 6 deri në 7 ballë që pasojat të ishin shkatërruese në këto metropole. Më poshtë është artikulli i gazetës italiane, "La Repubblica", mbi studimin e profesorit amerikan të Kalifornias, ku Tirana renditet në 4 metropolet e Europës në rrezik.

STUDIMI I UNIVERSITETIT TË KALIFORNIAS:
Ja kryeqytetet në rrezik nga tërmetet, ku brenda 40 viteve
parashikohet një tërmet shkatërrues

Stambolli - Turqi
Karaçi - Pakistan
Katmandu - Nepal
Lima - Peru
Teherani - Iran
Lisbona - Portugali
Mesina - Itali
Tirana - Albania
Athina - Greqi

*****
Luigi Bignami
"La Repubblica"


Studimi në universitetin e Kalifornisë mbi tërmetet: "Brenda 40 viteve, vdekje dhe shkatërrime për shkak të shtëpive të vjetra, apo të ndërtuara keq". Ja kryeqytetet në rrezik

Rritja e popullsisë urbane që do të shtohet rreth 2 miliard brenda gjysmës së këtij shekulli po "prodhon" pa e kuptuar, një armë të fuqishme të shkatërrimit në masë: shtëpitë. Kështu e nis komentin e vet në përfundim të një studimi, Roxher Bilham, profesor i Universitetit të Kalifornisë. Në studimin e tij është publikuar edhe një "hartë e ardhshme tërmetesh", pra një listë e qyteteve kryesore që rrezikohen më shumë në botë. Bëhet fjalë sipas studimit, për qytete ku ka gjasa të ndodhë një tërmet katastrofik në 40 vitet e ardhshme.

«Duket se lëvizjet sizmike preferojnë të godasin atje ku janë pikat tona të dobëta" - ka thënë Mustafa Eridk, drejtor i Institutit të inxhinierisë në Stamboll, duke analizuar studimin e profesor Bilham dhe letrën e tij botuar në gazetën "Nju Jork Tajms".
Stambolli, p.sh., është një qytet "i dobët" për sa i përket pikëvështrimit sizmik. Ai është rritur me një shpejtësi të madhe. Në vetëm 50 vjet ka kaluar nga 1 milion në 10 milionë njerëz, të cilët jetojnë pjesën më të madhe në ndërtime të kryera pa asnjë kriter antitërmet, apo antisizmik.

Një tërmet, si ai që goditi Haitin, në Stamboll mund të shkaktojë nga 30 deri në 40. 000 viktima dhe të lëndojë të paktën 120.000. Janë të shumta ndërtesat e bëra në lartësi pa marrë parasysh kapacitetet strukturore të kolonave apo të mureve mbështetëse. Ka prej tyre që janë të rrezikshme edhe pa pasur lëkundje sizmike. Shumë ndërtime të bëra me rërë deti dhe hekur, janë edhe më të brishta ndaj lëkundjeve sizmike.

«Janë bomba me sahat edhe Karaçi në Pakistan, Katmandu në Nepal, Lima në Peru dhe disa qytete të tjera të mbipopulluara me shpejtësi", - shpjegon Bilham, në "New York Times".
Për Teheranin, Bilham ka llogaritur që një lëkundje si ajo e Haitit, mund të sjellë vdekjen e 1 milion njerëzve. Në fakt, për sa i përket Teheranit, disa gjeologë iranianë shumë herë i kanë bërë presion qeverisë për ta spostuar kryeqytetin, i cili gjendet pikërisht mbi një epiqendër sizmike shumë aktive.

Por, situata është e rëndë edhe në qytete të vendeve të industrializuara, apo në zhvillim. Pra, edhe në Europë. Në Lisbonë, Mesinë, Tiranë, Athinë ka gjasa që lëkundjet sizmike, edhe pse jo të forta (6°-7° Rihter) të jenë katastrofike. Dhe të mos harrojmë: Ndërtimet janë vetëm një nga grackat vdekjeprurëse në raste tërmetesh.

Shekulli

OKB, kritika Italisë: Emigrantët nuk trajtohen si mbeturina toksike

Komisioneria e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay ka lëshuar kritika të ashpra ndaj qeverisë italiane për mënyrën e trajtimit të emigrantëve.
Gjatë një vizite në Romë, ajo u shpreh e shqetësuar nga rregullat e përfshira në paketën e sigurisë të miratuara nga qeveria italiane.


"Emigrantët që vijnë nga deti nuk duhen trajtuar si mbeturina toksike"- ka thënë ajo, duke vënë në dukje edhe mënyrën se si trajtohet popullsia rome.

"Emigrantët shpeshherë perceptohen si një kërcënim për komunitetet ekzistuese dhe në disa vende ka një rrezik për të mbajtur migracionin brenda kufijve të sigurisë: kjo është një qasje e thjeshtë se karburanteve mosbesimi dhe frike" .

Sipas saj, politikanët duhet të përmbahen nga deklaratat diskriminuese kundër emigrantëve, ndërkohë që qeveria duhet të jetë e kujdesshme në masat që merr për trajtimin e tyre.

"Sipas të drejtës ndërkombëtare, emigrantët duhet të jenë të informuar për të drejtat e tyre dhe duhet të jetë në gjendje për të apeluar kundër ilegalitetit e paraburgimit. Privimi nga liria është gjithnjë masa e fundit që duhet të aplikohet"- kujton ajo.

Shekulli

Friday, March 12, 2010

Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës

Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve e partive dhe OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botëror, një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës".

Që një vend i ndarë të përkufizojë identitetin e tij qytetërues, duhet të përmbushë kriteret: vullnetin e elitës politke dhe ekonomike për ndryshim, gadishmërinë e komunitetit për ripërkufizim identiteti, dhe vullnetin e qytetërimit pritës.

I plotëson Kosova këto kritere për aterim në njërin apo tjetrin qytetërim?

Cili qytetërim do ta gëlltisë e të fus Kosovën në gjirin e vet?


E gjendur në udhëkryq të qytetërimeve dhe si amallgam kulturor, Kosova përballet me sfidën e identitetit qytetërues dhe shtetëror.
Ringjallja islame edhe tek ne paraqitet si përpjekje që islami të përceptohet jo vetëm si religjion por dhe si mënyrë e të jetuarit. Në botën islame po ndodhë një lëvizje e gjërë kulturore, sociale dhe politike që predominon mbi qëndrimet gjithnjë e më të zbehta sekulare. Tregues të një ngjallje islame edhe tek ne, janë: vëmendja e shtuar për ritet fetare, falja në xhami dhe jashtë saj, agjërimi, shpërndarja e publikimeve religjioze, përqëndrimi në veshjen islame, kërkesa gjithnjë e më e madhe e futjes së mënyrës së jetës islame në jetën publike siç është kërkesa e faljes në institucione publike, futja e mësimit të fesë në institucionet shkollore, etj. Të gjitha mediat pa dallim si dhe subjektet politike në Kosovë mundohen të joshin klientelën duke ofruar atmosferë krejt orjentale. Me këtë paraprijnë televizionet lokale.
Që nga çlirimi i Kosovës e këtej bashkëbiseduesit tonë për çështje të ndryshme, miq dhe të tjerë, duke filluar nga temat më të thjeshta e deri tek negociatat për statusin final të Kosovës, në mes tjerash kanë krijuar një përcepsion të turbullt sa i përket elementeve të qytetërimit. Përpos mangësive në qeverisje, brenda kompetencave të ofruara, dhe guximit e vullnetit për të ndërhyrë në keqmenaxhimin e UNMIK-ut, institucionet dhe kasta politike shqiptare paraqiten kinse të shurdhër para vërshimit më të ri nga Lindja. Kjo dosido ngiti çmimin per te fituar besimit për njohjen e shtetësisë me të gjitha atributet. Identiteti i Kosovës është në një sprovë serioze. Popujt e besimit mysliman në Ballkan kaluan në Islam nga trysnitë e violencat Otomane, me ç'rast pranuan versinon më pragmatik, racional e logjik, si dhe atë mistik, apo dimensionin psiko-spiritual të islamit.
Kësi soji kosovarët së bashku me të gjithë të islamizuarit tjerë në Ballkan kultivuan versionin e shkollës Hanafi apo Sufi. – tasawwuf të islamit.

"Luftëtarët e islamit të pastër", siç kanë dëshirë të quajn veten wahabinjtë, filluan aktivitet e tyre në Kosovë që në fillim të viteve '90, pa u penguar fare nga sundimtarët e ideologjisë simotër neo-nazi-fashist të Millosheviçit.
Sot e asaj dite ata në mënyrë eksplicite kundërshtojnë çdo ndikim të jashtëm kulturor duke imponuar mësimin ekskluziv me praninë e patjetërsueshme nëpër kryeshnoshe, syneti a ndonjë tubim të ngjashëm,kundërshtojnë teoritë shkencore mbi dukuritë natyrore a shoqërore duke ofruar si zëvendësim shpjegime nga Sheriati a Kurani, siç bënë, fjala vjen, në Pejë djaloshi i quajtur Elvis Goga i përfolur si krye muxhahidini vendor në Pejë.
Çfarë kërkoj në Pejë Arfan Qadeer Bhati, pakistanezi me nënshtetësi norvegjeze?
OJQ-të që ende veprojnë nën ombrellën e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë e që erdhën në Kosovë pas luftës së fundit 1999, po nxjerrin përfitime nga varfëria në paralagjet e qyteteve të Kosovës, por në masë të madhe edhe nëpër fshatrat përreth. Dhe e tërë kjo sipas qeverisë saudite, "jo për disa muaj apo vite, por derisa ekziston nevoja..." Modus operandi i lëvizjes wahabite në Kosovë është indoktrinimi fetar i popullatës së varfër shqiptare, boshnjake dhe egjiptiane e të ashkalive. Raste të tilla janë më se të dukshme p.sh., në: Shipol paralagje e Mitrovicës, në Kodrën e Trimave apo në Vranjevc të Prishtinës, në Prizren dhe Pejë, në Radavc të Pejës, në Voksh të Junikut, në Ferizaj e Kaçanik etj, etj. Të rekrutuarit nga qendrat anti-kosovare (Arabia Saudite dhe Sigurimi Shtetëror i Serbisë) ata po e hapin rrugën për forcat globalizuese të islamit ndërkombëtarë duke tentuar të mposhtin traditën islame tolerante, të larmishme, që i bëri ballë centralizimit dhe hegjeminozmin të "Islamska Zajednicës" të dirigjuar nga Beogradi i para dhe pas Luftës së dytë
Botërore. Është mu kjo qendër që e jetësoj marrëveshjen Tito-Kypyrli për dërgimin e 300.000 shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit. Wahabizmi arab i përkrahur nga shërbimi inteligjent serb në Kosovë, në vazhdën e "Islamska Zajednicës" është duke tentuar të ndryshoj në galop shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Dhe këtë po e bën deri në një masë, sepse qytetarët kanë filluar të siellen me shpërefillje ndaj tyre, apo po i frikësohen atyre?
Rast, në morinë e rasteve që flet për futjen e "islamit global" thellë në shpirtin e ashtuquajtur "intelektual" është ceremonia e varrimit të artistit të mirënjohur kosovar, Muharrem Qena. Asgjë kundër lirisë së të shprehurit të familjes, po të mos ishte bërë pompozitet arkivolit të mbështjellur me flamur të gjelbër me shkrim arab, ngjarje kjo e mbuluar nga të gjitha mediat relevante të Kosovës..

Fondacioni Bamirës Islamik (IEF) sipas të dhënave të ofruara në web faqen zyrtare saudite, i ofron fëmijëve kosovarë "arsimimin" në mbi 30 shkolla kuranike nëpër Kosovë. Fëmijëve u ofrohen shuma fillestare prej 50 euro për të mësuar këndimin e ajeteve dhe surave të veçanta nga Kurani. Në shkollat e ndërtuara nga fondet e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë ndihmuar nga Fondacioni Bamirës Islamik, po punohet në krijimin e gjeneratës së re të myslimanëve lojale, jo ndaj Kosovës, por ndaj Internacionales Islame.

Gjithnjë në shërbim të këtij projekti, pranë xhamive të identifikuara si të "tyre", aktivistët wahabi kanë hapur internet kafet për të joshur fëmijët e moshave të ndryshme që pas seancave të internetit të dëgjojnë "naslihatet" kundër Skënderbeut dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare, (kundër Kadares, Nënë Terezës) kundër civilizimit perëndimor dhe vet islamit tradicional kosovar.

Përpos faktit të lartpërmendur aktivistët muxhahidin si cak kanë përzgjedhur edhe shtresat tjera të popullatës kosovare. Të vejat, të larguarit nga puna, fshatarët, të rinjtë e papunësuar, disa "intelektual" marrin mjete financiare (150 euro dhe ndihma të tjera) për të dëshmuar stilin krejt islam të jetës, të formave më radikale.

Në web faqet e partive politike më të mëdha në Kosovë, apo në ato të intelektualëve shqiptarë si Dr. Milazim Kransniqi & Company, në linket e web faqeve të tyre kanë ikonën Religjioni me hapjen e të cilit aktivizohet automatikisht ilahija orientale kënduar nga Adem Ramadani. Shihni web faqen AlbaNur.net.
Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve, apo prtive e OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botëror një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës".
Kuluaret politike shtetërore të Serbisë me të tjerë, në bashkëpunim të ngushtë me muxhahedinët vendorë e ndërkombëtarë parashohin, apo po përgatisin një "rebelim" të mundshëm mu në prag të zgjedhjes së statusit të Kosovës.
Figurat karakteristike wahabi të civilizimit islam do të fiksohen vetëtimthi nga kamerat e reporterëve të shtëpive të mëdha mediale botërore. Dhe, " të padëshiruarit", do të fundosin edhe për një kohë të gjatë ëndrrën e kultivuar që moti. Ëndrrën për të jetuar të lirë, pa frikë, në harmonie tolerancë të vendosur që moti në këtë pjesë të Evropës.


Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, partitë politike dhe OJQ-të duhet të shpallin mesazhe të qarta ndaj kësaj dukurije vetëvrasëse në Kosovë.


Suretu Esh Shura - Kaptina e Marrëveshjes
Ajeti 40. Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush falë e bënë pajtim, shpërblimi i tij është te Allahu. Vërtetë Ai nuk i do zollumqarët.


Shkruan, Genc Morina
Ruprecht Karls Universitat Heidelberg
Philosophische Fakultat - albforumi

Redaktoi: Stop Injorancës

Tërmete të fuqishme në gjithë botën, çfarë po na ndodh?

Përshtypja se numri i tërmeteve është shtuar ka tërhequr vëmendjen e alarmuar njerëzit. Por shkencëtarët thonë se me gjithë përshtypjen e krijuar, atyre ende u duhet ta provojnë se numri i tërmeteve në botë është rritur.
Shkatërrimi i Haitit pas tërmetit

Një tërmet i madh tronditi së fundi Turqinë Lindore të hënën në mëngjes. Ai arriti shkallën 6.0 sipas Rihterit dhe deri tani mendohet se ka marrë jetën e 57 vetëve.
Në shumë vendbanime u shkatërruan shtëpi. Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Lindje të Turqisë.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga dëmtimet në fshatin Okcular, në Anadollin Lindor

Ndërkohë, tërmete të mëdha në Tajvan, Kili dhe Haiti vazhdojnë të dominojnë titujt e lajmeve. Por megjithëse ka evidenca që sugjerojnë se këto tërmete mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, një lidhje midis tyre ende nuk është konfirmuar shkencërisht, thonë shkencëtarët.

Numri i tërmeteve rreth globit mbetet konstant, me gjithë lëkundjet, thotë Wolfgang Frederich, profesor i shkencave që merren me studimin e tokës pranë universitetit Ruhr në Bohum. Statistika nga programi i SHBA për vëzhgimet gjeologjike të tërmeteve tregojnë se numri i tërmeteve midis shkallës 7.0 dhe 7.9 Rihter ka mbetur në dekadën e fundit mjaft konstant, me një mesatare prej 13 tërmetesh në vit.

Në këtë periudhë kohe nuk ka pasur më shumë se katër tërmete të shkallës 8.0 deri në 9.0 ballë. Ndërsa numri i tronditjeve të vogla dhe i shokëve që janë matur është thuajse i pafund, thotë Fridrih nga Universiteti Ruhr.

Rrethi i zjarrit
Toka përbëhet nga katër shtresa: nga shtresa e brendshme, shtresa e jashtme, manteli dhe korja. Korja dhe manteli i sipërm krijojnë litosferën, një shtresë me trashësi 50 km dhe kjo përbëhet nga të ndara që quhen pllaka tektonike. Këto pllaka dihet që e ndryshojnë pozicionin dhe kanë shumë defekte. Shumica e tërmeteve ndodhin përgjatë vendeve me defekte. "Pllakat mund të lëvizin horizontalisht ose vertikalisht, në atë mënyrë që një pllakë lëviz nën një tjetër", thotë Fridrih.
Shumica e tërmeteve ndodhin në zonën e Paqësorit, të njohur si Rrethi i Zjarrit, një rajon që rrethon bregdetin e Oqeanit Paqësor përgjatë vendeve si Zelanda e Re, Japonia, Alaska dhe Kili.

Koincidencë apo lidhje?
Sipas Fridrihut, modelimet sizmologjike dhe kalkulimet matematikore të shtypjeve dhe të presioneve kanë treguar një rritje të presioneve në pjesë të tjera të botës, pasi ndodh një tërmet. Kjo, e kombinuar me të dhëna statistikore ka krijuar një teori, që tërmet e mëdha si ato të fundit në Haiti dhe Kili mund të rrisin presionin në një pjesë tjetër të pllakës tektonike dhe ta ulin në një pjesë tjetër, duke shkaktuar potencialisht një tërmet pasues në një pjesë tjetër të Botës.
"Problemi është që ti duhet ta provosh se kjo nuk është koincidencë, gjë që është me të vërtetë e vështirë," thotë ai.

Disa shkencëtarë thonë se ata janë relativisht të siguritë, se pas një tërmeti, presioni rishpërndahet në pjesë të tjera të një pllake tektonike. Por lidhja e këtij efekti me një tërmet të dytë, të mëvonshëm nuk është kaq e thjeshtë, thonë ata.

Shekulli

Edhe qytetarët deklarim pasurie

Në fund të vitit çdo qytetar do të plotësojë një deklaratë mbi të ardhurat personale dhe shpenzimet që ai kryen gjatë vitit.

Mbi bazen e ketyre te dhenave tatimet do te llogarisin edhe detyrimet.Ndryshimet ne ligj i paraqiti ne menyre te pergjithshme ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha, sipas te cilit deklarata personale e te ardhurave per te gjithe qytetaret vendoset ne perputhje me kerkesat e praktikes europiane dhe Komisionit Europian.

“Ky dokument, qe do ta quaja dokumenti i transparences universale per te ardhurat e qytetareve shton shume detyrimet e Ministrise se Financave dhe financave te vendit ne teresi ndaj qytetareve. Mbi bazen e tij, ato do te detyrohen t’u paguajne qytetareve ne fund te vitit, te gjitha taksat e teperta qe kane paguar, pasi qytetaret paguajne taksa ne çdo gje qe blejne. Ata do te mbledhin faturat dhe ne fund do te kene te drejte, ne perputhje me te ardhurat e tyre, te marrin detyrimet qe kane paguar me teprice. Sot, ky eshte i pandjeshem.
Qytetaret hyjne ne dyqan dhe mendojne se nuk paguajne taksa, por, ne te vertete, paguajne edhe ne çdo gote uji. Kete e kam thene kur kam qene ne opozite dhe do ta them dy here, tani qe jam ne qeveri. Ndaj ne po fusin deklaraten, nje praktike kjo moderne europiane, por e vonuar tek ne”, u shpreh Berisha.

Gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri Sali Berisha tha se eshte marre edhe nje vendim per rritjen e pagave, por nuk dha detaje te tjera.

“Ka dhe nje vendim per pagat, per te cilat me duhet te theksoj se do te rriten. Gjithashtu edhe pensionet do te rriten. Qytetaret shqiptare duhet ta kene shume te qarte zotimin para tyre. Sa te na votojne do te kene rritje rrogash dhe pensionesh. Kjo eshte nje kontrate te ciles ne i qendrojme”, theksoi Berisha.

T. Channel

Wednesday, March 10, 2010

Shqiptarët të 'fiksuar' pas celularit, 50 miliard lekë në 2009

Shqiptarët kanë shpenzuar për të komunikuar rreth 50 miliardë lekë gjatë vitit 2009. Të dhënat më të fundit të Autoriteti të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëjnë fjalë për një rritje të konsiderueshme të abonentëve të kompanive të telefonisë së levizshme gjatë dy viteve të fundit.

Madje AKEP raporton se kjo shifër është tre për qind më e ulët se ajo e vitit të kaluar, por përkundrazi numri i abonentëve ka pësuar një rritje mjaft të lartë me rreth 1.2 milionë përdorues vetëm gjatë vitit 2009. Numri i abonentëve që janë të regjistruar në të treja kompanitë celulare në vend arrin në 4.1 milionë përdorues.

Kurba e rritjes së përdoruesve të telefonisë celulare në vend ka ardhur në rritje duke filluar nga vitit 2000. Gjatë këtij viti numri total i përdoruesve të telefonisë së levizshme varionte në rreth 29 mijë abonentë, një vit më pas arrihet në 352 mijë abonentë. Në vitin 2007 ky numër arrin në 2.3 milionë, ndërsa rritjen më të lartë të abonentëve telefonia celulare do ta njihte në vitin 2009 me plot 4.16 milionë përdorues.

Sipas të dhënave që pasqyrohen në raportin vjetor të AKEP-it, pjesa dërrmuese e abonentëve të telefonisë së levizshme, rreth 94 për qind e tyre janë janë përdorues të paketave tarifore me parapagim, ndërkohë vetëm 6 për qind janë përdorues të numrave me kontratë. Për shkak të ofertave të ndryshme që kanë bërë kompanitë gjatë vitit të shkuar, vërehet një rritje e ndjeshme e thirrjeve brenda rrjetit. Kështu, rritja e numrit të përdoruesve të celularëve ka shtuar konsumin për abonent. Nëse gjatë vitit 2008 mesatarisht çdo abonent ka konsumuar në muaj rreth 30 minuta bisedë, gjatë 2009 kjo shifër është dyfishuar.

Shqipëria ka nivele penetrimi të telefonisë celulare më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Sipas AKEP gjatë vitit 2009 numri i përdoruesve për 100 banorë arriti në 129 për qind krahasuar me 119 për qind të është mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Ky tregues pasqyron faktin se një përdorues mund të jetë njëkohësisht abonent i dy apo të tre kompanive që operojnë sot në tregun shqiptar. "Numri i përdoruesve celularë i referohet kartave SIM ndërkohë që normat e larta të përdoruesve për 100 banorë shpjegohen nga mbajtja prej një individi e më shumë se një karte të tillë", - shpjegon AKEP.
Telefonatat ndërkombëtare, më lirë se brenda vendit...

Rritjen e numrit të përdoruesve të telefonisë së levizshme si dhe të minutave të bisedës për çdo abonent AKEP e lidh me hapjen e tregut dhe rritjen e konkurrencës midis kompanive.

Ndërkaq, ndryshe nga ajo celulare, telefonia e levizshme ka një shtrirje shumë më të ulët. Gjatë vitit 2009 numri i abonentëve fiks arriti në 363 mijë duke pësuar një rritje me rreth 40 mijë krahasuar me një vit me parë.

Në Shqipëri ofrojnë shërbimin e telefonisë fiks rreth 74 operatorë, ndërsa 18 të tjerë ofrojnë shërbimin e thirrjeve me kartë të parapaguar. Edhe pse ka një numër të madh operatorësh të telefonisë fikse sipërfaqja e që mbulohet me shërbim nuk e kalon 12 për qindshin.

Emirjon Senja, Shekulli

Bashkojuni protestës së 17 Prillit, për të fikur për 8 orë telefonin celular, kundra çmimeve abuzive të kompanive celulare në Shqipëri. Mediat e shkruara apo vizive nuk e ngrenë dot zërin kundra kuçedrave AMC, VODAFON dhe EAGLE MOBILE, sepse me reklamat e tyre mbajnë gjallë bizneset e tyre. Gjithashtu edhe vetë shteti dhe politika shqiptare është komplet e pafuqishme, ose në rastin më të keq, e blerë. Eshtë detyra jonë si qytetarë të protestojmë, të mblidhemi kundra kësaj vjedhjeje që i bëhet popullit shqiptar. Populli më i varfër - Tarifa më të shtrenjta.
Stop Injorancës- Ndal Paditurisë

Shqiptarja 23-vjeç, zëdhënëse e partisë Lega Nord, në Itali

I ati mbërriti në Itali si klandestin, u dëbua e më pas u kthye sërish me dokumente të rregullta dhe leje qëndrimi. Ajo, Edlira Mamutaj, 23 vjec, e diplomuar për gazetari është tashmë zëdhënësja e Lega Nord në Toskana, partia e ekstremit të djathtë, që shpesh herë sulmon emigrantët.

Por, ajo rrëfen se do të jetë zë për emigrantët, të cilët sigurisht në favor të tyre nuk duhet të jenë klandestinë, por të rregullt në mënyrë që të integrohen.

"Im atë? Ai kur u kap për herë të parë nga policia mori mandat dëbimi dhe u kthye në Shqipëri. Më pas u kthye me leje qëndrimi dhe pune, falë disa të afërmve që kishim këtu. Në vitin 2000 më mori me vete, mua, vëllanë dhe mamin"- tregon ajo.

Atëherë Edlira ishte vetëm 14-vjeç. Studioi, u regjistrua në universitet dhe sot bashkëpunon me gazetën e partisë "La Padania" dhe punon në zyrën e shtypit. "Lega Nord nuk është raciste dhe i vë veshin atyre që janë si puna jonë"- thotë vajza, duke shtuar se ata që kjo parti dëshiron të kthehen ata që nuk punojnë dhe bëjnë krime.
"Eshtë ky motivi që unë u regjistrova me legistët"- thotë më tej ajo.

Ajo flet një italishte perfekte me dialekt fiorentin. "Dua t'u jap zë atyre njerëzve që vijnë në Itali për t'u integruar, në interes të emigrantëve dhe të vetë italianëve.

Edlira Mamutaj, Shekulli

Tuesday, March 9, 2010

Raporti: 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen

Raporti më i fundit për dhunën në familje, dhe kryesisht për dhunën ndaj grave, tregon qartazi se dhuna është prezente në forma nga më të ndryshmet në familjet shqiptare. Sipas këtij raporti, një në katër gra në Shqipëri dhunohen.

Kryetarja e shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare", Sevim Arbana, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" ka treguar histori rrëqethëse të vajzave dhe grave të cilat dhunohen dhe janë ende të detyruara të jetojnë me burrat e tyre për shkak të mungesës eko-nomike, mungesës së një shtëpie apo pune. Por, ajo tregon se dhuna nuk është në nivelet e para 10 viteve, kjo pasi edhe shteti nuk është aq pasiv sa më parë. "Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare për vendin tonë, 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen, raporti i 2005-2007. Por, dhuna nuk është në nivelet e para 10 viteve, pasi dhe shteti nuk është më aq pasiv", - ka deklaruar Arbana. Ajo ngulmon se shteti duhet të marrë më tepër masa që të rrisë shërbimet sociale që ofrohen falas për gratë e kësaj kategorie. Rastet e dhunës në vendin tonë janë të shumta, dhe këtë gjë e dëshmon më së miri edhe numri i lartë i telefonatave që vijnë në 'Telefonin Grua: 2247502' pranë kësaj shoqate, ku çdo ditë telefonojnë më shumë se 5 apo 6 gra të dhunuara.

Zonja Arbana, duke u bazuar në rastet e denoncuar në shoqatën tuaj, ku mendoni se e ka zanafillën dhuna në familje?
Dhuna është një trashëgimi në mentalitetin shqiptar, duke qenë shoqëri patriarkale që dalëngadalë u zhvillua. Në kohën e diktaturës u ndryshuar me forcë mentaliteti, bëri disa ligje që e propagandoi gruan shumë të barabartë, ndërkohë që nuk ishte fare e barabartë, por dhuna deri diku u zhduk se ishte një sistem diktatorial. Por, në vitin 1990 me lirinë e mendimit, me lirinë e veprimit, me anarshinë e çdo gjëje që shoqëroi zhvillimin shqiptar, duke pasur një të kaluar shumë primitive dhe patriarkale, u duk haptazi që dhuna ishte prezente në shoqërinë shqiptare. Dhuna ndodh në ato familje ku gratë kanë minuse në edukim, kanë minuse në avantazhet e tjera, si të dalin nga shtëpia. Një grua që është e punësuar, e cila ka një ekonomi të sajën, është shumë më pak e mundshme ta dhunosh. Nuk themi që është e pamundur se ka dhe raste të tilla, por përqindja është shumë e pakët. Nëse ne do të arsimojmë gratë, do t'i nxjerrim nga dyert e shtëpive dhe të punojnë, atëherë ato kanë shumë më pak mundësi të jenë të dhunuara. Por, dhe të jetuarit në familje shumë të mëdha, ikja e burrave në emigracion, kthimi i tyre 1 herë në vit, xhelozitë, i shtojnë rastet e dhunës. Ka raste dhune ndaj grave që janë për t'u bërë filma dhe një histori e tillë është rasti i gruas në një fshat të Elbasanit që e vret bashkëshorti, pasi ai ishte kthyer për Vitin e Ri. E shoqja kishte parë filma porno, dhe bën seks në një formë tjetër, ai i thotë ku i ke mësuar këto dhe e vret. Megjithatë, duke e krahasuar me fillimet e shoqatës tonë, ne na u deshën 10 vjet të bënin gratë që të mos heshtnin kur dhunoheshin, dhe ato filluan të flasin. Denoncimi i dhunës është një akt pozitiv.

Sa raste ka përditë që femrat denoncojnë dhunën që ushtrohet ndaj tyre?
Në telefonin tonë ka përditë 5-6 raste, denoncojnë dhunën dhe kanë probleme të ndryshme. Çdo ditë psikologia jonë asiston psikologjikisht dy gra. Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare për vendin tonë, 1 në 4 gra në Shqipëri dhunohen, raporti i 2005-2007. Dhuna ekziston, është shumë e egër, ka të bëjë me mentalitetin, por fakti që janë bërë ligje, kjo është pozitive. E rëndësishme tani është që këto ligje të zbatohen dhe të mos mbesin vetëm në letër. Siç thashë në rastin e strehëzave më sipër, përse asnjë dhunues nuk kapet dhe të largohet nga shtëpia? Duhet të punojnë të gjitha institucionet; shoqata ime është një levë e parëndësishme ndërkohë që levat e tjera nuk punojnë.

Po probleme të tilla, që gruaja ka denoncuar dhunën dhe e ka kërcënuar i shoqi?
Po ka plot raste të tilla, vijnë, ndjekim seancat dhe tërhiqen, pasi kanë disa rrethana që dhe ato tremben dhe nuk kanë faj, se bashkëshorti i kërcënon se do t'i marrë fëmijën apo kërcënime për pjesëtarët e tjerë të familjes së saj. Por, një problem tjetër është se nëse vjen një grua që kërkon asistencë juridike, kërkon të divorcohet, ne japim vetëm asistencë psikologjike dhe sociale dhe i dërgojnë në një shoqatë tjetër, "Qendra Avokatore e Grave", për të marrë asistencën juridike. Ajo shoqatë i bën falas të gjitha. Këtë e bëjmë në Tiranë, por në zonat e tjera nuk kemi mundësi, prandaj institucionet duhet të kenë shërbime falas për këto target-grupe, sepse nuk kanë mundësi të paguajnë. Një divorc shkon deri në 500 mijë lekë të vjetra, ku do t'i gjejë kjo grua këto para?

Gratë që dhunohen, divorcohen në shumicën e rasteve?
Jo, në përgjithësi jo, rikthehen prapë tek burrat. Por, ka dhe raste që divorcohen. Që ato të divorcohen duhet të kenë përkrahje të familjes, të ambientit ku jetojnë, të kenë një ekonomi. Çështja ekonomike është dhe kryesorja, se nuk e mbështet ekonomikisht as familja e saj. Shteti duhet të jetë më prezent për të drejtën e grave në pronë, në shëndetin e saj. Duhet nisur që në bankat e shkollës, ku të mësohet se femrat dhe meshkujt janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të drejta. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare jeton në fshat, rreth 60 për qind është shoqëri fshatare, edhe pse ato kanë lëvizur në qytete, komportohen me mentalitet rural, mentalitet i cili mund të ndryshojë me ligje, me edukim dhe punësim.
"Edhe pse shumë hapa janë ndërmarrë me qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave, ende mbetet shumë për të bërë nga të gjithë aktorët shoqërorë, politikëbërës e vendimmarrës e nga vetë komuniteti i gjerë, të ndjeshëm ndaj çështjes së grave".

Ermelinda Hoxhaj, G. Shqiptare

Eshtë e vërtetë që gratë në Shqipëri e meritojnë një ditë feste, kur partnerët e tyre të rikujtohen për kontributin e tyre të pamohueshëm në familjen, në bërthamën e shoqërisë, por statistikat e këtij raporti janë të tmerrshme, 1/4 gra dhunohen dhe kjo është kafshërore për një shoqëri europiane të mijëvjeçarit të III-të. Pikërisht kjo është arsyeja pse gratë e Shqipërisë duhet të protestojnë edhe për ato gra të mjera që dhunohen çdo ditë dhe ndaj këtyre dhunuesve nuk merret asnjë masë.
Familja është bërthama e shoqërisë dhe një familje ku ushtrohet dhunë, kurrsesi nuk mund të premtojë një shoqëri të nesërme të begatë. Ndal Paditurisë

Natë e nxehtë në Tiranë. Këtë herë zhveshin gratë

Atmosferë e pazakontë dje në mbrëmje në një lokal të njohur nate pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Një fluks i madh femrash në hyrje të lokalit, ta shtinte përnjëherë në mend se po ndodhte diçka fare e pazakontë.

Femrat ishin të të gjitha moshave, fare të reja dhe deri edhe 60 vjeçare. Disa prej tyre, shoqëroheshin madje deri në hyrje të lokalit nga të dashurit e tyre, shkëmbenin një puthje dhe aty ndaheshin.. Burrat nuk lejoheshin brenda.
Çfarë po ndodhte?

"Sekreti" ishte i vështirë të mbahej. Vetëm pak pas orës 20.30 kur nisën të mbylleshin portat e lokalit, u mor vesh që brenda ofrohej vetëm për femra, striptizë meshkujsh. Ishin së paky tri lokale mbrëmë në tiranë që ofruan këtë lloj party.

Në brendësi të lokalit, veç muzikës me DJ dhe lojës së zakonshme të dritave, binin në sy uniformat e 4 vajzave të veshura si police sexy dhe kamarierëve që ishin të gjithë me kapele "metalixato" në kokë. Një femër me flokë të shkurtra të zeza, e veshur si infermiere sexy, me çorape rrjetë, të orientonte në gjetjen e tavolinës. Shumica e ambjentit ishte e prenotuar.
Publiku ishte tërësisht femëror, madje "pak më tepër" se kaq. Në lokal, dalloheshin qartë edhe çifte femrash, që nuk të linin të dyshoje fare se ishin diçka më shumë se shoqe të ardhura bashkë në një "funny party"

Atmosfera u ndez pas dy-tre gotave të para. Edhe nëse nuk ndodheshe në tavolinat para skenës, nga të ulëriturat e femrave në atë pjesë të sallës, u mor vesh menjëherë dalja e striptistit të parë. Shumica e vajzave dhe grave në sallë filmonin dhe fotografonin. Por kishte dhe disa vajza më të guximshme se kaq. Katër prej tyre njëra pas tjetrës hipën në skenë për tju bashkuar lëvizjeve të djalit që kërcente duke u zhveshur. Njëra prej tyre (në foto) i "hyri në sy" me sa duket edhe kërcimtarit, pasi u mor gjatë me të.. E ndihmoi të zhvishte bluzën, kurse heqja e rripit të pantallonave mbeti në tentativë :)

Ne të SH2 u shkëputëm në këtë moment, për tju sjellë pak atmosferë nga kjo festë e pazakontë e 8 marsit në kryeqytet, por festa ishte parashikuar të vijonte deri në orët e paar të mëngjesit. Ca gota të tjera dhe efekti i muzikës, ndoshta e kanë bërë të vetën.
Do pyesim ndonjë që qëndroi deri në fund, për të marrë vesh nëse historia e rripit vazhdoi...

Shekulli