Wednesday, March 17, 2010

Deri në shekullin XIX, në Greqi flitej SHQIP

Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë.

Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe) u shqiptarizuan.

Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë e «popullsisë autoktone greke».

Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

Ku qëndron e vërteta?

Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….

“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.)

“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)

“ – Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)

“…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.)

« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)

« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. (f 538A.K.)

Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.

Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët »(pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shek XXI».

Ajo që vihet re në shkrimet e tyre është, se nuk na jepen kurrë, fakte historike që do të vërtetonin të kundërtën.

Të pohosh mbi «gjuhën mbizotëruese» të një vendi, sigurisht duhet të përcaktosh gjuhën që e flet shumica e popullit të atij vëndi. Pra të vërtetosh se në shekullin e 19, në shtetin Grek, popullsia arbërore përbënte shumicën e popullsisë.
Siç dihet, shekulli i 19, është ditëlindja e shtetit me emrin Helladë (Greqi, më1830). Përpara kësaj date, kanë ekzistuar vilajetet e Perandorisë Osmane (1453-1821), dhe para pushtimit Osman, ka sunduar për një periudhe afro njëmijë vjeçare Perandoria Bizantine (viti 395-1453). Përpara saj, Gadishulli Ballkanik ka qënë pjesë e Perandorisë së stërmadhe Romake (146 pk-395 erës sonë), dhe më parë, njihet si shtet, Mbretëria e lavdishme Maqedonase, me në krye Aleksandrin e Madh (336-323 plk) që rrugëtoi në gjurmët e stërgjyshërve të vet deri në Indi. Kjo Perandori pellazge, qe zanafilla e një bashkimi të shumë mini mbretërive të jugut ballkanik, që luftonin me njëri tjetrin apo bashkonin armët, për pushtime kolonialiste jashtë Gadishullit, që në lashtësi kishte një emër shumë të nderuar : « Pellazgji» ! Duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të sotëm të shtetit grek, studiuesi A.Kola shprehet:«Duhet të kuptojnë, se tashmë nuk kemi nevojë për çertifikata të krishtera për të provuar vazhdimin e helenizmit (vazhdimësinë e popullsisë autoktone-shënim), kemi nevojë për disa çertifikata, që vetëm arvanitasit i kanë tani për tani » (f 289A.K.) Kjo çertifikate që vetëm arvanitasit e kanë, është pikërisht « gjuha pellazgo-shqipe ». Duke qënë në udhëkryq të Europës dhe Azisë, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe të Largët, duke patur një klimë të butë dhe kushte të favorshme për jetesë, Gadishulli Ballkanik ishte një hapësirë, ku shumë popullsi të së njejtës etni apo edhe të huaj, janë ndeshur në luftra të përgjakshme. Shumë popuj të huaj kanë përshkruar Ballkanin, duke lënë gjurmë në popullsinë autoktone që gjetën në Gadishullin Ballkanik….
Por, si shpjegohet që në Greqinë e shekullit të 19, gjuha shqipe flitej nga shumica e popullsisë? Piksëpari, kjo e ka burimin tek fakti që kjo popullsi, përbënte shumicën në trevat që sot formojnë shtetin helen dhe përreth. Historiani Arif Mati, nje nder figurat e shquara te historise antike bashkohore, mbas studimit të autorëve të lashtësisë, pohon: “Është e qartë se grekët me mbëritjen e tyre ishin tejet në minoritet në një vënd të populluar nga fise të shumta pellazge, me emra të ndryshëm, por që flasin të njejtën gjuhë”(f 60A.Mati.)

Dëshmia e „ardhjes“ se grekëve dhe qënies si „një pakicë„ , megjithëse e dëshmuar nga vetë historianët e lashtësisë, anashkalohet dhe lihet në heshtje, në studimet e kohës së sotme si shqiptare, ashtu edhe ato greke dhe europiane.

Një historian tjetër i madh i antikitetit grek, A.Jarde ("Formimi i popullit grek“, Paris1923) shprehet se “ Pushtuesit (Dorianët) shumë të paktë në numër u përthithën nga vendësit. Ata morën gjuhën e vendësve. …”(f 93A.Mati.) Edhe në periudhat e mëvonshme, elementi mbizotërues, ka qënë gjithmonë iliro-vllaho-maqedonas, etni të njejta, me gjuhë pellazgo-shqipen në përdorim.

“…Perandoria Romake dhe pasardhesja e saj, Perandoria Bizantine, në të vërtetë kanë qënë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja.

Kjo gjendje shoqërore, që është trashëguar e paprekur nga antikiteti përmes periudhes bizantine e osmane, ka nisur në të vërtetë të ndryshojë vetëm me zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik në shekullin XVIII dhe kjo, vetëm për një pjesë të popullsisë se disa qyteteve të mëdha, si Kostandinopoli, Smirna, Selaniku. Pjesa tjetër e popullsive të qyteteve të tjera, si dhe popullsitë fshatare e ruajtën gjëndjen e tyre shoqërore pothuaj të paprekur deri në epokën bashkëkohëse të Luftës së Madhe të viteve1914-1918. (f271R.A.)

Po sa ishte siperfaqja tokësore që banohej prej popujve të përzier, elita e të cilëve përdorte greqishten?
Sipas historianit G.Glotz (Historia e Greqisë, Puf,1938) :“Greqia (në shk V) nuk është veçse një pjesë…tokash të bëra greke , ky është një vend shumë i vogël (rreth 400 km gjatësi dhe 300 km gjerësi) …Greqia klasike është pothuajse tërësia e zonave që gjënden në jug të një vijë që hiqet nga gjiri i Ambrakisë deri në grykderdhjen e Penesë“. Ky pohim përputhet me atë të autorëve antikë Eforit dhe Pseudo-Skilaksit (f 204A.Mati.) Edhe gjatë periudhës Bizantine, ka dëshmi se arbërorët përbënin shumicën e popullsisë.

“ Gjuha greke sundoi në Bizant si një mjet emergjence dhe shërbimi ndaj makinerisë drejtuese. Perandoria Bizantine dhe perandori bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek „ (f.182R.A.)

Ç’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e jo e grekërve mesjetarë, siç mbizotëron mendimi, sepse në Mesjetë nuk ka patur greko-helene. (f 22S.R.)

Dëshmi tjetër e shtrirjes territoriale të popullsisë shqipfolëse, janë edhe emërtimet e njëjta të vendbanimeve të ndodhura në Shqipëri dhe Greqinë e Jugut.
Admirali Pavlos Kountouriotis - Presidenti i parë i shtetit grek, arvanitas. Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president 2 herë rrjesht.

“ Lidhjen e vazhdueshme të ilirëve dhe Greqisë Jugore e dëshmojnë veç të tjerash dhe një numër qytetesh paralele, që nga lashtësia deri në ditët pararevolucionare (1821)
Do të përmend tani se kemi dhe qytete me të njëjtin emër si në Greqinë Jugore ashtu dhe në Iliri: Epidavro, Halkis, Oropo, Helopa, Avlona etj, ne vitet me te reja kemi, Avlonari, Shirxhi, Salona, Finiki, Sofade dhe Dropulli” (f155A.K.)
Në arkivat europiane gjenden dokumenta, ku përcaktohen qartë edhe administrativisht trevat shqiptare. « Konsullatat e Francës në Shqipëri zënë fill në vitin 1695. Z.Garnier, i pari nga konsujt, e kishte rezidencën në Sajadhe. Por dy të tjerët, Pelisie dhe Dybrokua, u vendosën në Artë. Në një letër të datës 3 tetor 1702, Z.Garnier thotë se Janina është po aq e madhe sa Marseja“ (f347Zh.F.) Por edhe në këtë territor të kufizuar ku jetonin krahas arbërorëve edhe popullsi të ardhura, greqishten e fliste një pjesë e vogël e popullsisë. “Popullsitë bujqësore nuk e braktisën gjuhën e tyre të nënës, për të mësuar një gjuhë me shumë rrumbullakosje, bishta, mbaresa etj. dhe sigurisht as fjalët e reja e të pakuptueshme të cilat as që iu hynin në punë, si p.sh. ato të tregëtisë, artit dhe të shkronjave. Por popullsitë që jetonin nëpër qytete mësuan greqisht dhe e përdornin atë të paktën në shkrim “(f121A.K.) Përdorimi masiv i pellazgo-shqipes si gjuhë e popullit, që nga lashtësia e deri në shekullin e 19, në Greqi, diktohej së pari nga fakti, se popullsia e huaj, që ndër shekuj ka ardhur dhe ka bashkjetuar me shqiptarofolësit, mbeti gjithmonë në minoritet. Për pasojë, ose është asimiluar tërësisht ose ka përdorur, brenda vatrës gjuhën e tyre dhe jashtë saj, gjuhën shqipe. Greqishtja u përdor si gjuhë e shkencës, administratës, shkollës dhe kulturës.

« Sipas se cilit vend, ky element,(i elitës kulturore, sunduese ose drejtuese) mësonte si gjuhë të dytë të shkollës, ose greqishten ose latinishten (f.210R.A.)… Kjo gjendje në fakt do të vijonte e paprekur në Greqi deri në mes të shekullit të kaluar, ku kudo flitej vetëm gjuha pellazge dhe shkruhej vetëm greqishtja. (f.212R.A.)

Faktori i dytë është «mosasimilimi dhe mosperzjerja» e popullsisë arbërore ndaj të huajve. Baza e popullsise «helene» (shqiptarët e lashtë) ka mbetur e njëjtë, pasi pellazgët nuk pranonin të lidheshin me të huajt, duke përthithur të ardhurit“(Ali Eltari « Republika » 7.01.2010)
Kjo traditë vijoi gjatë te gjitha koherave. «Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe muslimanë, janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e farës » (f184A.K.)
Deri edhe në shekullin e XX ,sidomos muslimanët shqipfolës në Greqi, nuk martoheshin me të huajt pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të të dy besimeve. Martesat e përziera që përmënden në dokumentat historike që parashtruam, duhet theksuar, se gjithnjë bëheshin mes shqiptarësh (Ali Pasha me Vasiliqinë)dhe jo me kombësi të huaj ”(f 292 A .K.) “ Shqiptari i krishtere bëhej vëlla i adoptuar me muslimanin e kombit te tij. Kështu krushqitë brenda fisit me fe të ndryshme vazhdonin normalisht. Kolokotroni ishte vlla me Marko Boçarin (i krishterë) dhe Laliotin Alifarmaqi “(f 293A.K.)
Të gjithë këta faktorë të lartpërmëndur, e ruajtën gjendjen mbizotëruese të gjuhës shqipe deri në prag të krijimit të shtetit grek, në vitin 1830.
Një popullsi mbizotëruese, dikton edhe elementin mbizotërues në kulturën e një vendi (duke marrë gjithmonë parasysh zhvillimin e arsimit dhe mungesën e medias për periudhën që flasim, por që sot e dobëson ndjeshëm këtë faktor).
Në Greqinë e shekullit të 19-të, heronjtë arbërorë zënë vënd qëndror, në krijimtarinë gojore popullore dhe atë të shkruar letrare. “Ai, që ishte në territoret greke heroi më i njohur dhe i dashur, ishte heroi i madh shqiptar ,Skëndërbeu, të cilin historianët grekë e mohojnë, por populli e quan të vetin dhe e dashuron. Të gjithë kapedanët arvanitas të kryengritjes (1821) që dinin dy-tre gërma, lexonin mbi fitoret dhe arritjet e Skënderbeut, të cilat qarkullonin në një numër mjaft të madh asokohe dhe gjetën gjithashtu mbështetje të madhe. Kolokotroni na thote në kujtimet e tij: E njoha jetën e Skënderbeut, koleksionoja veprat e tij…Stradiotët e mëdhenj (nga Thesprotia dhe Moreja) të shk XV dhe XVI si Mërkur Bua, Manol Bleshi etj. studionin betejat e Skënderbeut. Librat e Skënderbeut, përgjithësisht ishin leximi më i përhapur dhe më i njohur në Greqinë e pushtuar nga turku” (f 257A.K.)

Për të mbuluar faktin e përhapjes së kësaj letërsie, që dëshmon se shumica e popullsisë ishte shqiptare, e cila ishte e interesuar për njohjen e luftës së Skëndërbeut, historianët grekë përpiqen ta paraqesin Skënderbeun si grek.
Studiuesi Aristidh Kola na sjell edhe një fakt shumë domethënës, që vërehet vetëm tek shqipfolësit e shtetit helen dhe jo tek popullsitë e tjera. “Shqiptarët gjatë gjithë vazhdimit të pushtimit turk…edhe më analfabetet dinin gjithshka për Aleksandrin e Madh, Thjemistokliun, Pindarin, Epaminondën, të Urtët, perënditë e vjetra, Orakujt e lashtë…përgjithësisht gjithshka që ruhet në legjendat dhe gojedhënat “(f256A.K.)
Po kështu, mbizotëruese janë edhe vallet dhe kënget e shqiptarëve.“ Kënga popullore e Greqisë është në pjesën më të madhe arvanitogjene dmth e përkthyer nga shqipja në greqisht.
Studiuesi gjerman Milhefer i cili vizitoi Greqinë në fundet e shekullit të kaluar (shk.19), konstatoi se shumica e këngëve popullore greke janë të përkthyera nga këngët e vjetra epiko-lirike arbëreshe (f339A.K.)

“Alipashiadha” e famshme e arbëreshit musliman Haxhi Sheqreti (në poemën e tij, në vitet 1800 kishte 10 000 vargje) është shkruar në greqisht. Epopeja e çamëve dhe beqarëve dhe zhdukja e tyre nga turqit më 1779, u shkrua në greqisht. Shumica e këngeve çame dhe kangjele u shkruan në greqisht. Por janë krijime arvanitase dhe si të tilla duhet të llogariten (f339A.K.)
Vetë veshja kombëtare me të cilën sot perfaqësohet shteti grek, është veshja e shumicës së popullsisë, asaj arbërore. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse përshtatje e veshjes së shqiptarëve suliotë.
Gjenerali Theodoros Pangalos - Presidenti i dytë i shtetit grek, arvanit.

Dëshmi të vlefshme për tezën tonë, mund të sillen edhe nga numri i madh i përfaqësuesve arbërorë, që drejtuan shtetin grek në shekullin e 19-të. Ka edhe burime statistikore që mund të shfrytëzohen në këtë drejtim si p.sh.regjistrimi i popullsisë i kësaj zone, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që njihen për saktësinë e tyre.

Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në minorancë?

Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare.
Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke.

Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më pertej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f435Zh.F.)

Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.

Faktori i parë ka qenë politika shfarrosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke shfrytezuar besimin fetar.
- Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.
- Së dyti, marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë muslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e popullsisë turke të Greqisë me popullsine greke të Turqisë. Në 1922-in sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë "turq" ikën në Turqi.
Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëhere të mbizotëruar nga arvanitasit (f 351 A .K.) Shumë shqiptarë muslimanë, duke i etiketuar si "turq", para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera përreth.
- Dhe së treti, përpjekjet për mosarsimimin në gjuhën e vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj.

Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936.
« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)

Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.
Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f 522A.K.)
Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e deri në ditët e sotme.

“Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së tyre të gjinisë mashkullore” (f281N.V.)

Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970 mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P). Kohët e fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive, Andruce madje dhe Suliote) ishin vllehë! » (f480A.K.)

Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshirë faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së dokumentave të shkruara.

Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo do të ishte një pikëpamje e sigurtë, sikur qeveritarët me Maurin dhe Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të Boçarëve, që deri atëhere (1832) e ruante si një send të shenjtë Noti Gj. Boçari në Amfisë. (f 258A.K.)

Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?
Sipas Aristidh Kolës, Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922, përbënin shumicën e popullsisë greke (f397 A.K.)
Ndërkohë që sipas të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18, 773 qytetarë e quanin veten shqipfolës.

Historiani Sherif Delvina shprehet :Nuk bej gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi.

Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Atje dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitete arbërore . (« Lidhja » nr.25 v1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej 50 mijë shqiptarofolës duke harruar sigurisht regjistrimin mbi baza etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90. Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën arvanitase…” .Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të popullsisë në shtetin helen.

Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre të origjinës.Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta HISTORIKE !
Veshja kombëtare greke - Fustanela. Ajo që është interesante, është se në shqip e quajmë fustan, që nënkupton fus+ të tona, (të tëra) dhe greqisht vetëm sa i kanë shtuar prapashtesën e tyre.

BIBLIOGRAFIA
- Marc Bloch “Mjeshtria e Historianit”2003
- Arif Mati “Mikenet=Pellazget”2008
- Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i revolucionit grek”2002
- Robert d’Angely “Enigma” 1998
- Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”2002
- Zhan Klod Feveiral “Historia e Shqiperise”2004
- Skënder Rizaj,Parathënie për librin e N.Vlorës“Pellazget-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret” Prishtinë 2002


Lajmi shqip, Fatbardha Demi, Redaktoi: Stop Injorancës

Çfarë na thonë historianët e lashtë?

Herodoti (shk.e V p.k.): "Helenet mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronxit, ndërtimin e qyteteve dhe fortifikimit" (f.340 DHP) Flavius Jozefi (viti37 pas Krishtit)

"Në të vërtetë kam gjetur se nder greket gjithçka është e mëvonshme…me këtë unë nënkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga te gjitha gjerat, me e vonshmja, apo qe nder ta mungon, është meraku për te shkruar " (f.14 AM)

"Asnjë tregues, madje me i vogli, nuk ka provuar ekzistencën e grekeve para shk. VIII(f.15 AM) Vete Homeri, historiani i pare i shoqërisë njerëzore nuk i ze ne goje as greket dhe as Greqinë ne te dy veprat e tij, sepse siç pohojnë historianet e shekujve te mëvonshëm, ne atë kohe i gjithë Ballkani banohej nga fiset e shumta pellazge me emërtime te shumta.
Tani shtrohet pyetja: Kur historianet e lashte pohojnë se ne kohen e luftës se Trojës fiset ndërluftuese ishin pellazge dhe se greket muaren shume me vone prej tyre perënditë, artin, ndërtimin si dhe shkencat, perse nxënësit shqiptar duhet te mësojnë njohuri te pambështetura ne shkencën historike?

Perse nuk flitet për Dodonen e famshme pellasgjike (ne Camerine Thesprote) dhe simbolet, mitet dhe qytetërimin e saj te cilin, gërmimet arkeologjike e kane barazuar me atë te Mikenes?
(klasa 5-te e përshkruan me 7 fjale). Ne asnjë nga tekstet e historisë nuk thuhet se te vetmet popullsi te Ballkanit zanafillor me emërtime Ilire, Maqedonase, Thrake, Epirote si dhe degëzimet e shumta te tyre ishin te nje etnie THRAKOILIRE te trungut pellazgjik " me te njëjtin moral ", e qe flisnin dialekte te se njëjtës gjuhe PELLAZGE te trashëguar ne ditët e sotme me gjuhen shqipe.

Si u shpjegohet nxënësve gjuha shqipe ?
Sa per gjuhen shqipe, neper tekstet e historisë qe studiojnë nxënësit shqiptar i vetmi karakterizim qe i behet është " si një gjuhe qe nuk ka lidhje me asnjë gjuhe tjetër megjithëse hyn ne grupin e gjuhëve indoevropiane ".Se gjuha ilire nga rjedh shqipja dhe aq me pak pellazgjishtja nuk njihen dhe se gjuha etruske deri me sot nuk është deshifruar dot. Si eshte e mundur valle qe jemi kaq te ndryshëm dhe te veçante nga te gjithe ?

Mos valle jemi "aliene " ?
A thua valle se historianet tane, nuk jane ne dijeni se qe me 1961 Z.Majani dhe me 1984 N.Falaski (Vlora) i bene Etrusket te flasin dhe enigma e tyre mori fund? Qe ne vitin 1984 studiuesi i shume disiplinave shkencore, arbereshi Xhuzepe Katapano botoi librin e tij studimor " Thoti fliste shqip " ku i çuditur edhe vete nga rezultati i kërkimeve te tij ne zberthimin e hieroglifeve egjiptiane shprehet : Te dashur miq lexues e Vellezer Arbereshe, Egjipti i lashte eshte plot me fjale shqipe, duke filluar nga emri i Kreut te Shtetit: Faraon,qe do te thote "fisi jone" (fara = fare, fis, soj, prejardhje; one = e jona), pra njerezore. Faraoni emeronte Keshillin e te Dhjeteve (i ngjashem me kabinetin e Qeverise se Demokracive moderne), me dekret mbreteror, te quajtur UDJA,etimoni i se ciles eshte, pa asnje dyshim, fjala e shqipes dhe e arberishtes: UDHE-A qe do te thote pikerisht: rregull, norme, ligj, komunikim, arsye, drejtesi…(f.55 XHK)

Thot-i themeluesi i shkences se lashte, fetare sa dhe laike, krijuesi i muzikes e shkrimit, e ka ndertuar alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si çeles gjuhen shqipe" (f.16 XHK)

Por edhe ne shtypin shqiptar keto vitet e fundit kane dale shume shkrime dhe libra si ato te C.Xhunges, A.Mollaj, A.Matit, P.Zheit, R.de Angely, E.Kocaqit, A.Kola, e shume te tjereve,shqiptar e te huaj, qe deshmojne lidhjen e gjuhes shqipe me gjuhet e sotme evropiane po dhe me ato te lashta qe nuk perdoren me.

" Shqipja barbare eshte Nena e gjuhes se Homerit, Eskilit, Horodotit dhe Tuqiditit si dhe gjuhes se famshme te njohur si dialekti i Atikes ! Domethene eshte gjuha e lashte e para ardhesve tane me te lashte, pellazgeve " (f186 AK) Po te pyesni emigrantet tane qe punojne ne te gjitha shtetet e Europes do t'iu japin shembuj te shumte te fjaleve me rrenje ose qe kane kuptim ne shqip, e qe gjenden ne perdorim ne keto vende. Pra gjuha shqipe jo vetem nuk eshte indo-europiane, apo paleoindo-europiane (emertime te pa bazuara historikisht) por duke qene pasuesja e drejtperdrejte e gjuhes pellazgjike ka lidhje te shumta fjalesh e rrenjesh te perbashketa, gramatikore dhe sintaksore me te gjitha gjuhet europiane qe u formuan mbas ndryshimesh te shumta nder shekuj tek pasardhesit e popullsise pellazge. Gjurme te gjuhes pellazgo-shqipe i gjejme edhe tek popujt e tjere te mevonshem qe u vendosen ne tokat e banuara nga pellazget. Lind natyrshem pyetja se, mire nxenesit e fillores, po ata me moshe me te rritur qe i lexojne keto libra te blera neper librari, si do ta presin valle shpjegimin e mesuesve ne shkolle per gjuhen " qe s'ka lidhje " shqipe?

Si trajtohet ne tekstet e historise ndryshimi dhe ngjashmeria e tradites, gjuhes, kultures etj. te shqiptareve me popujt e tjere te Ballkanit?

" Qindra dhe mijera vjet me pare shqiptaret visheshin ne menyre te atille qe dalloheshin nga popujt e tjere " (f.61 kl.4) Cila valle te qe kjo " mode " e pellazgeve dhe kush ishin " te tjeret "? Sepse para mijera vjetesh ne Ballkan e me gjere kane jetuar vetem pellazget. Tradita, kultura dhe menyra e jeteses se shqiptareve, sipas teksteve te historise "jane te ndryshme " me popujt e tjere te Ballkanit, por nuk flitet se ku e ka bazen historike ky ndryshim dhe me cilen popullsi, dhe ku verehen ngjashmerite dhe pse. Sigurisht qe kombi shqiptar, ka nje kulture, gjuhe, tradite te tijen (specifike) qe dallon nga popujt e sotem te Ballkanit. Por po aq e vertete eshte qe po ne gjuhe, folklor, tradita ka edhe afrime, fakt qe nuk permendet ne tekstet tona. "Haberland pohon se ne Shqiperi gjenden pothuajse te gjitha kostumet qe perdoren ne Ballkan. Ai shton se ndikimi i popullsive te lashta thrako-ilire dallohet me lehtesi ne kostume, ne rite dhe zakonet e Ballkanit, Europes qendrore, Italise se jugut (nga Roma deri ne Sicili e Kalabri) te Epirit, te ishujve te Egjeut, te Thrakes, perreth Dardaneleve, nga deti Marmara deri ne Galipoli dhe nga pak kudo neper Azi te Vogel " (f.75 AM)

A thua qe studiuesit tane te historise nuk e kane vene re kete ngjashmeri dhe u mesojne femijeve shqiptare se " me te gjithe jemi te ndryshem historikisht "?

A do ta pranojne valle shkruesit e teksteve te historise te shkollave tona tezen, se kjo ngjashmëri vjen jo aq nga hua-marrjet dhe hua-dhenjet e popujve te sotem te Gadishullit, se sa nga nenshtresa pellazgjike qe u përcolli te ardhurve te mevonshem ne Ballkan, jo vetem elemente te gjuhes por edhe te zakoneve, riteve ,miteve, folklorit etj ?
Anije Pellazge

" Vallja me e bukur e Greqise se sotme eshte vallja çame dhe kangjeli" (f.343 AK) Ne fakt ajo qe i dallon shqiptaret me popujt e tjere te Ballkanit eshte fakti se ndjenja kombetare per ta, ne te gjitha kohërat historike, ka qene mbi besimet dhe ndjenjat fetare.

Duke lexuar mbi ndryshimin midis popullsise shqiptare dhe popullsive te tjera qe bashkejetojne sot ne Ballkan (te dhene me argumenta jo shkencore dhe historike), te vjen ne mend " Doktrina e perjashtimit te shqiptareve nga rajoni e mbeshtetur mbi çdo tipar te ndryshem te tyre : ne pikpamje etnike, kulturore, fetare "(f.316. SH.S) te propoganduar ne revisten greke " Nemesis " dhe te aresyetuar nga studiuesit serb. Pra historia, duhet shpjeguar e plote dhe me vertetesi, e jo e qethur me gersheret e dhenve.

A do te vazhdojne te mesojne nxenesit shqiptare nje histori qe "nuk ndryshon", ne kundershtim me ligjin e zhvillimit, dukuri e te gjitha shkencave?

Nga sa shihet per historine e lashtesise ka shume kundershti, dukuri normale per te gjitha shkencat e tjera. Ne fatkt nepermjet kundershtive dhe shtrimit te shume tezave mbi te njejtin problem, shkencat gjejne rrugen e drejte per te ecur perpara, per "tu zhvilluar".

Ky debat midis tezave te ndryshme per te njejtin problem mund te zhvillohet neper Kuvende, Konferenca, programe televizive apo faqet e shtypit. Por çuditerisht, me gjithe botimet dhe studimet e shumta qe kane sjelle mendime te ndryshme nga ato qe studiohen neper te gjitha nivelet e shkolles sone per gjuhesine dhe historine shqiptare, nuk eshte bere asnje debat ne asnje nga format e mundshme te thena me lart. Duhet pohuar se debati shkencor ne shtypin tone, deri tani eshte zevendesuar me shkrime me mallkime te tipit "sharlatan!" drejtuar historianeve serioze dhe keshilla dashamirese qe "historine e vertete te shqiptareve duhet t'ua leme ta shkruajne komshinjte, se e shkruar nga shqiptaret ajo nuk ka besueshmeri"("Gazeta shqiptare" Milosao) dt.7.10.2007)

Si mund ta shpjegojme kete mungese debati duke ditur se kemi dy Akademi te Shkencave shqiptare ?

A nuk eshte nje nga problemet thelbesore te tyre te ndjekin zhvillimet e studimeve brenda dhe jashte vendit mbi gjuhesine dhe historine tone te autoreve shqiptar dhe te huaj?

Sa nga keta studiues qe kane nxjerre librat e tyre neper librarite e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise apo vendeve te tjera mbi gjuhen dhe historine shqiptare jane ftuar ne zyrat apo sallat e ketyre Akademive per te folur e debatuar mbi studimet e tyre me koleget e tyre te Akademise apo Universiteteve?
Fatbardha Demi
AGJENCIONI FLOART-PRESS

Homo - Sapiensi dhe Homoseksualizmi

Rekapitullim – kush hynë në Evropë?

Evropa si bartëse e civilizimit dhe kulturës futet në vendet tjera. Ballkani, sot, nuk është prodhues i civilizimit, por konsumues, mirëpo homosapiensi ka vështirësi ta pranojë botën, që është në kundërshtim me bindjet e tija tradicionale, mijëvjeçare.

Sipas tij botë morale është vetëm ajo që njehë ai. Nuk pranon atë që ekziston botërisht, me shekuj, edhe pse e dinë se nuk është një paraqitje sporadike. Sipas tij homoseksuali duhet ta dashurojë një grua. Ky pretendim është i njëjtë, si, kur kërkohet nga heteroseksuali të dashurojë një burrë. Sipas tij vlerë kanë vetëm njerëzit që riprodhohen, vetëm ata që kryejnë detyrat e evolucionit, kontributi në shoqëri nuk është me rëndësi. Ai din shumë mirë, sigurisht njeh njerëz të tillë, që do të kishte qenë më mirë të mos ishin riprodhuar fare.

Natyra nuk funksionon sipas rregullave të shumicës

Sipas botëkuptimit të tij natyra prodhon vetëm përsosmëri: as nuk linden fëmijë me sëmundje, as siamez me dy koka, as bineq të ngjitur, as gra me organe gjenitale mashkullore, por me gjinj; as me dymbëdhjetë e më shumë gishta në dorë apo në këmbë, as të verbër, as të shurdhër, as me të meta fizike e psikike, as imbecil, por linden vetëm burra dhe vetëm gra!!! Sipas homofobit natyra ka parashikuar orientimin seksual kategorik. Kjo, mirëpo, nuk është e vërtetë, sepse homoseksualizmi ekziston edhe te kafshët e padjallëzuara!

Homo sapiensi me qëndrim homofob ka, mirëpo, vetëm një problem të madh perceptimi: ai kërkon nga natyra perfeksion vetëm te orientimit seksual. Teket tjera të qelizave dhe gjeneve nuk janë të rëndësishme. Sipas shkencës çdo njeri ka 100-200 defekte gjenetike, mutacione. Kjo është arsyeja pse nuk jemi të përsosur dhe pse me ligj nuk mund të penalizohet preferencat seksuale në mes të rriturve…dhe jemi ashtu si jemi me shumë gjini dhe ka ardhur koha ta pranojmë realitetin!

Homofobi është pajtuar me deformimet fizike që mund të shkaktojë natyra dhe nuk revoltohet, respektivisht nuk mund t´i ndalë, ndoshta fajëson të pafajshmin: Zotin, por në anën tjetër, në aspektin shpirtëror, mendon se preferenca seksuale e njeriut mund të mbikëqyret ose me ligj ose të ndryshohet me dhunë! Ai qysh si fëmijë ka parë dhe mësuar se dhuna nënshtron, dreson, sipas tij riedukon njeriun dhe mendon se kështu zgjidhen problemet e jetës.

Ka mijëra vjet që ky problem nuk u zgjodh as nga religjioni, as nga politika! Sepse në fakt nuk ishte problem, por shumica konsideron perversion çdo gjë që nuk është sipas shijes, normës së saj.

Ai është i bindur se njeriu me dëshirë përcakton preferencën seksuale, e nuk lindet me të ose nuk shpërthen më vonë, në moshë të pubertetit për shembull. Thua se kur ai kishte katër vjet, pesë apo gjashtë dinte se çfarë preferencë seksuale kishte!!!

Homofobi ka edhe një problemë tjetër të madh: orientimin objektiv dhe pranimin e realitetit:

ai është i bindur se njerëzit devijojnë. Me dëshirë! Ai don t´i tregojë tjetrit se si duhet të jetojë, përndryshe ai pezmatohet, revoltohet dhe bëhet i rrezikshëm! Homofobi thotë me mburrje, në vend se të skuqet nga turpi: “nuk jam i gatshëm ta toleroj jetën tënde sipas dëshirës tënde! Trupi jot është edhe imi!” Kush është këtu homoseksual, ai i vërteti apo ky që dëshiron të posedoj dhe të kontrollojë trupin e tjetrit!? E liria individuale? Në shoqëri jo moderne vlen vetëm për shumicën! Shoqëria moderne dëshmohet me trajtimin e pakicave, të çdo lloji: kombëtar, fetar apo të orientimit seksual…

Ngjasimet

Kur djali i përngjan nënës fizikisht, nuk konsiderohet perversion. As kur bija i përngjan t´atit. Edhe nëse ata marrin shijen e prindit të gjinisë së njëjtë, nuk është perversion, por nëse natyra siç nuk na pëlqen neve, shumicës, transferon preferencën seksuale të nënës te djali apo t’ atit te bija, atëherë këtë përfundon racionaliteti i homo-sapiensit! Ai pranon se natyra mund të devijojë njeriun vetëm fizikisht, por sipas tij, natyra nuk shkakton kurrë një ndryshim te preferenca seksuale! Natyra apo Zoti gabon vetëm fizikisht, por jo shpirtërisht!

Sipas tij është tragjike dhe amorale nëse dikush flenë me atë që dëshiron, të moshës madhore, kuptohet, e jo me atë që dëshiron patrioti imagjinar. Edhe sulltanët kanë pasur hareme me djem, mirëpo kjo nuk ishte homoseksualizëm, por pedofili, e cila duhet luftuar në mënyrë konsekuente. Në Arabinë Saudite martohet plaku 80 vj. me një vogëlushe 10 vjeçe se me ligjet e këtij shteti nuk parashihet mosha minimale për martesë, pra pedofilia lejohet, por edhe atje ndalohet homoseksualiteti. Shkurt e shqip, ndalohet dashuria ne mes të rriturve të së njëjtës gjini, por jo me fëmijët! E Vatikani? Një ditë do të kemi një papë homoseksual, siç është normale të ketë edhe priftërinj homoseksual…

Nëse moralisht kjo botë nuk është e çmendur, atëherë është e perverse tej për tej, prej vendi në vend, prej shteti në shtet, sepse perverse konsiderohen veprat e tjetrit, jo të vetat!

A jemi gati ne ta pranojmë homoseksualizmin?

Nëse shtrohet pyetja në këtë mënyrë, atëherë kjo tregon se ne jemi të egër!

Nuk është me rëndësi a jemi ne gati të pranojmë atë që ekziston në ilegalitet, ( ku e kemi dëbuar ne me paragjykimet ataviste) sepse në këtë rast do të flitej për primitivizmin dhe mostolerancën tonë, por pyetja kryesore është, në mjedisin tonë, ballkanik, a janë të gatshëm bashkëqytetarët tanë homoseksual ta jetojnë jetën pa komplekse dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri?

Nëse ata kanë frikë të madhe, dëshmon për agresivitetin tonë dhe tregon se ne shumë pak kemi lëvizur nga vendi!

Vendnumërimi

Ne punojmë me kompjuter, ngasim makina, fluturojmë me aeroplan, përdorim mikroskop, studiojmë teket e gjeneve dhe qelizave, por të gjykuarit duhet ta ruajmë ashtu siç e kemi mësuar nga analfabetët, kur mjet i vetëm i komunikacionit ishte gomari! Pra, homo sapiensi shfrytëzon çdo komoditet të kohës moderne, por me xhelozi ruan botëkuptime primitive, madje me këto edhe krenohet dhe e vështron si detyre patriotike! E kush e autorizoi?

Emancipimi dhe autorizimi

Kuvendet shqiptare janë të autorizuara për emancipimin e kombit. Shteti shqiptar nuk ka për detyrë t´u tregojë njerëzve se ç´ka duhet t´u pëlqejë atyre, por pakicës t´i garantojë të drejtën individuale dhe lirinë e ekzistencës.

Niveli i civilizimit sot tregohet me kushtetutë. A jemi gati ta pranojmë atë që ekziston apo të jetojmë në hipokrizi? A jemi gati të tolerojmë atë që nuk është si ne? Demokracia për shumicën dhe përjashtime i pakicës, nuk është demokraci, por diskriminim! Kombi shqiptar ka përvojë dhe din sa i keq është diskriminimi!

Hipokrizia

Ne nuk mund të bëhemi hipokrit dhe ta ndalojmë vetëm “perversionin”, por duhet t´i ndalojmë edhe ata që ishin të tillë dhe “helmojnë” rininë tonë. Si mund të kuptohet intelektuali që krenohet me homoseksualët, biseksualët e lesbiket e vdekura?

Ai lexon dhe jep mësime e krenohet me këta homoseksualët, biseksual apo lesbike, si: Leka i Madh, Julius Gaius Cesar, Aristoteli, Sokrati, Platoni, Demosteni , Luigji i XIII Francë, Lord Byron dhe Ali Pashë Tepelena, Frederiku i Madh, Frederiku i II, Haroun Al Rashid, kalif i Bagdadit (750- 800), Khair ed-Din, vdiq në Algjeri në vitin 1546 , Omar Kajami Persi, vdiq më 1122… Elisabeta I e Anglisë, Atatyrk e shumë të tjerë…

Homofobi dëgjon muzikë kënduar nga homoseksualët, lesbiket apo biseksualët apo shikon filma të aktorëve homoseksual, biseksual apo lesbike, si psh:

David Bowie, James Dean, Marlene Dietrich, Cary Grant, Rock Hudson, Peter Çajkovski, Frédéric Chopin, Franz Schubert, Richard Wagner, Johannes Brahms, George Michael, Edith Piaf, Madona, Samantha Fox, Elton John, Greta Garbo, Jodie Foster, Gianna Nannini…e shumë të tjerë…

Homo sapiensi lexon librat, krenohet me autoritetet homoseksuale e biseksuale, citon ata dhe mburret se i ka lexuar: Ai mburret me këta homoseksual, lesbike apo biseksual, si psh.: Safo, poete greke 600 vjet para Krishtit, Madame de Stael, Françoise Sagan, Simone de Beauvoir, Johan W. von Goethe, Miguel de Cervantes, Wilhelm von Humboldt, Leonardo da Vinci, Voltaire , Frederico Garcia Lorca, Thomas Mann, Michelangelo, Botticelli, Eugène Delacroix, Honoré de Balzac ,Salvador Dali, Francis Bacon, Louis Aragon, Jules Verne, François Mauriac, Arthur Rimbaud, Bertolt Brecht, Tenessee Williams, Michel Foucault, Paul Verlaine , Gustave Flaubert, Francis Bacon, Roland Barthes, Oscar Wilde, Thomas Mann, Marcel Proust, Jean-Jacque Rousseau, Jean-Paul Sartre, Oscar Wilde, Shakespeare, James Cook, Buffalo Bill… Cornelia Scheel, bija e ish presidentit gjerman e shumë të tjerë…

Hipokrizia e homofobit nuk përfundon këtu: ai vishet edhe me rrobe, natyrisht nëse ka mundësi, të qepura nga homoseksualët, si : Wolfgang Joop, Giorgio Armani, Yves Saint-Laurent, Jean-Paul Gaultier, Dolce & Gabanna, Calvin Klein etj.etj.etj…

Homofobi, që vuan nga hipokrizia radikale, sillet si paraardhësi i homo sapiensit: si homo erectus. Pra si intelektual i kalibrit të madh çmon, respekton, adhuron, mrekullohet dhe çmendet me veprat e homoseksualëve e biseksualëve të vdekur apo me homoseksualët e biseksualët e kombeve tjera, por i urren deri në vdekje homoseksualet e gjallë në kombin e vet dhe, kjo quhet hipokrizi radikale, e pafytyrë!

Kush ka këtu probleme dhe për çfarë devijimi të homo sapiensit mund të flitet, kur ai dashuron, adhuron të vdekurit? A mund të konsiderohet kjo nekrofili?

Si të zhduken homoseksualizmi?

Homoseksualët mund të zhduken, nëse meshkujt lindin djem dhe gratë lindin vajza, pa u pas përzier kromozomet e tyre, derisa fekondimi ndodh në këtë mënyrë klasike, do të ketë edhe befasi dhe përzierje të tilla gjinore! Çdo njeri le ta “kultivojë kopshtin e vet”, ky është stacioni i civilizimit të sotëm…Ne nuk mund ta ndryshojmë Evropën, por Evropa na ndryshon neve…

Aty ku akoma mendojnë se fuqia e intelektit është në “drejtpërdorimin” e organeve gjenitale, emrat e autoriteteve të lartpërmendur flasin për diçka tjetër dhe shtrohet pyetja: pse Zoti apo natyra stolis, shpërblen me inteligjencë gjeniale pikërisht ata që nuk janë si ne shumica?

Sepse gjenet dhe qelizat nuk funksionojnë sipas dëshirës së mazhorancës!

Për personalitetet tjera homoseksuale, biseksuale dhe lesbike mund të konsultohet libri i: Michel Larivière : Dictionnaire des homosexuels et bisexuels célèbres (éditions Delétraz)

Naser Aliu, Floart Press

Tuesday, March 16, 2010

Meta kundër historianëve: Ka ekzistuar gjithnjë minoriteti serb në Shqipëri

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm Ilir Meta, deklaroi dje se ekzistenca ose jo e minoritetit serb në Shqipëri do të provohet nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, ku secili mund të shprehë besimin e tij fetar dhe përkatësinë etnike.

Megjithëse pretendimi i shfaqur nga qeveria e Serbisë, gjatë vizitës së ministrit shqiptar në Beograd, për ekzistencën e një minoriteti serb në vendin tonë, është hedhur poshtë nga historianët shqiptarë me argumente historike, se as në të kaluarën nuk ka ekzistuar një pakicë e tillë etnike, kreu i diplomacisë shqiptare artikuloi se në të shkuarën ka ekzistuar ky minoritet.

Gjatë një pronocimi për shtyp, Meta vuri në dukje se nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, do të qartësohet edhe identiteti kombëtar i minoriteteve. Sipas Metës, gjithmonë ka pasur probleme përsa i takon pakicave etnike dhe mënyrës sesi janë cilësuar ato, për shkak të ndryshimit të emërtimit të shetit serb gjatë gjithë periudhës së shndërrimit të tij, që nga një shtet shumëkombësh e deri në Serbinë e sotme. "Lidhur me çështjen e pakicave ju e dini që ka patur disa probleme përsa i takon mënyrës se si janë quajtur ato, për arsye se në të kaluarën kishim Jugosllavinë, më pas kemi pasur Serbinë dhe Malin e Zi si subjekt pasues dhe sot janë disa vende të ndara. Ne, pa marrë përsipër për t'u shprehur në emër të cilitdo jemi treguar të hapur dhe jemi të hapur për të realizuar regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë, për ti dhënë mundësinë çdo qytetari të shqiptar, që jeton në Shqipëri që të shprehë edhe përkatësinë e tij etnike",- tha dje Meta.

Pavarësisht zërave të historianëve se në vend nuk ka ekzistuar një minoritet serb, as edhe në periudhën e viteve 1944-1948 kur Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me Ish-Jugosllavinë, Meta theksoi se ka ekzistuar një minoritet i tillë, por që emërtimi i tij është transformuar me kalimin e viteve.

"Kjo është një gjë që është bërë shumë e qartë, sepse në të kaluarën kemi pasur një pakicë që është quajtur jugosllave, më pas është quajtur pakicë serbo-malazeze dhe më pas malazeze", - u shpreh ai. Megjithatë, sipas ministrit të Jashtëm askush nuk ka të drejtë të përcaktojë identitetin kombëtar të çfarëdo lloj minoriteti, ndërsa shtoi se ky përcaktim do të bëhet nëpërmjet regjistrimit të popullsisë. "Nuk është e drejta ime dhe e askujt që të përcaktojë identitetin kombëtar të çdo lloj pakice. Kjo do të bëhet përmes regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë. Ne jemi të hapur në këtë drejtim dhe nuk mendoj se ky standard që Shqipëria ka vendosur, që është detyrim i stadit në të cilin ndodhet vendi ynë, të përbëjë ndonjë problem apo ndonjë shqetësim për cilindo",- nënvizoi Meta.

Ai shtoi se, pavarësisht qëndrimit diametralisht të kundërt për çështjen e Kosovës, Shqipëria dhe Serbia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre rajonal.

Shekulli

Ç'ti mësoj nesër fëmijës tim...?!

Prindërit më edukuan të jem i urtë dhe i sjellshëm. Ky edukim ndoshta ka kërkuar edhe disa dacka të mira, për të frenuar çapkënien fëminore ndaj një bote të paeksploruar.

Madje kujtoj që edhe kur shkëmbenim vizita, isha i detyruar të luaja pjesën "Ngriva", të lojës "Ngriva-shkriva", në një cep të divanit të komshiut.
U edukova të respektoj të madhin, më të vjetrin. Kam patur përherë më të drejtë se im vëlla, pikërisht sepse kisha parë diellin pak vite më parë.
Më kujtohet një plak në shtëpinë tonë, që më pyeste rreth shëndetit, të babait, të mamasë, motrës apo vëllait, të cilët sapo i kishte pyetur personalisht pak më parë dhe unë që e kisha mësuar përmendësh ritualin, përgjigjesha vetëm duke thënë "Mirë, mirë". Pastaj më tërhoqi vëmendjen një pyetje e tij e përsëritur - "Miri", të cilës i kthehesha "Mirë". Ai - Miri?, unë - mirë. Ai - Miri?, unë - mirë. Më kishte pyetur për emrin...

Kyr hymë në klasë të parë, çuditërisht të gjithë e njihnim mrekullisht të ashtëquajturin shkrimpule, por pas disa fletëve të grisura të fletores së bukurshkrimit, të cilat të merrnin ditë të tëra për ti mbushur, duart filluan të miqësohen me stilolapsin.
Dhe kështu duke dalë tek këndi i nxënësve të dalluar, ndjeheshe i suksesshëm.

Edhe kur rriheshim, kishim apo jo faj, godisnim apo na godisnim, përherë dënoheshim nga prindërit, mësuesit, të cilët respektin ndaj të tjerëve, e konvertonin në dënime ndaj nesh.
Na mësuan të flasim më pak dhe të dëgjojmë më tepër. Na edukuan të tolerojmë, të durojmë. I duruari i fituari thuhej...
E ndërkohë fëmijët e paedukuar, të paduruar, rrjedhimisht duhej të ishin të humburit.

E sot bëj një retrospektivë duke kujtuar e peshuar.
Luani, la 8-vjeçaren në mes, e ndërpreu investimin e tij për të ardhmen... Sot jeton në Romë, është i martuar me një italiane dhe ka një vajzë të mrekullueshme me emrin Sara. Edi, kishte mbetur 2-vjet në 8-vjeçare dhe kurrë nuk mësoi të lexojë. Sot jeton në Gjermani dhe merret me shitje makinash. Gimi, me zor përfundoi 8-vjeçaren. Sot jeton në Athinë. Drejton biznesin e tij, një piceri të madhe dhe është shumë i suksesshëm. E kështu vazhdon kjo listë e gjatë emrash të njohurish, të cilëve u uroj me gjithë shpirt mirësi, dashuri dhe sukses në jetën e tyre.

Problemi qëndron diku tjetër. E gjithë kultura që morëm dhe e besuam, duket vërtetë si për një botë ideale. Në realitetin e sotëm shohim sesi shumë nga ato virtyte e vlera me të cilat u rritëm, po na kthehen kundra, në armë kundra vetes. Na bëjnë të ndjehemi inferiorë, të humbasim shance, të hedhim hapa të vegjël.

-Tolerojmë të tjerët duke u lënë të kuptojnë se po gabojnë. Dhe një njeri i mirëedukuar, duhet ta kuptojë dhe ta vlerësojë tolerancën, jo të përfitojë prej saj duke rritur dozën e të sjellurit gabim. Përkundrazi, ndaj personit që nuk toleron, shfaqet respekt dhe akoma më pak doza abuzimi.

-Njerëzit e edukuar, që kanë sedër dhe moral, kurrë nuk do tentonin të punësoheshin në një pozicion pune, ndaj së cilit nuk do kishin pregatitjen e duhur për ta ushtruar. E kundërta ndodh me njerëzit e quajtur "të paedukuar". Ata nuk ngurojnë. Tentojnë përherë dhe po aq herë dalin të fituar.

-Njerëzit e edukuar e përshëndesin policin kur ai bën kontrrollin rutinë të dokumentave. Këtu polici, roja, nënpunësi, drejtori, menaxheri a kushdoqoftë në cilëndo rrethanë, gjëja e parë që nuhasin, është fakti që kanë të bëjnë me një njeri të dobët, që nuk flet rëndë, që nuk shan, nuk ulëret, që nuk kërcënon, që nuk merr njerëz "të fortë" në telefon dhe mjafton kjo etikë, që polici, roja, nënpunësi, drejtori apo menaxheri të ofrojnë pikërisht sjelljen e atij të vrenjturit që flet rëndë, që shan e kërcënon.

E të tilla krahasime mund të bëjmë pa fund duke parë sesi njeriu i edukuar, në rrethana të ndryshme më tepër humbet sesa fiton...

A është ky realiteti, a është kjo normale për natyrën njerëzore ?

A është e drejtë që kultura qytetare të përkthehet publikisht, si dobësi ?

Nëse natyra njerëzore është e tillë, që e mira abuzohet dhe e keqja respektohet, atëherë me çfarë logjike prindërit duhet të edukojnë fëmijët e tyre ? Për ti kthyer në viktima të njerëzve të paedukuar?

Të dashur miq më ndihmoni. Si ta edukoj nesër fëmijën tim, të bëhet një dështak i kulturuar apo një rrugaç i sukseshëm ?


Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, March 15, 2010

LETËR ZOTIT

Sqarim paraprak: Unë jam protestant. Unë protestoj kundër çdo gjëje që lëvizet, sepse lëvizin shpejt dhe kundër të gjitha gjërave që nuk lëvizin, pikërisht sepse nuk lëvizin. Megjithëkëtë, unë protestoj edhe kundër gjërave që lëvizen shumë ngadalë, pikërisht se lëvizen tepër ngadalë përpara. Unë kam shumë arsye të bëhem protestant akoma më i madh.

Ka vite që përpiqem ta gjejë të vërtetën absolute, mirëpo nuk ia dola dhe kështu zbulova përrallat absolute. Madje përralla absolute të cilave nuk guxon t´u thuash se janë përralla! Njerëzit të vrasin këtu për mohimin Tënd Zot i dashur, sepse besojnë se Ti personalisht nuk ke fuqi ekzekutive…Dhe, me pushkë në dorë vrapojnë e të të ndihmojnë. Mirëpo, nuk kam frikë, Zoti ka dëshmuar se në këtë planet adhuron të fortin! Guximtarin!

Për ta gjetur atë që unë kërkoja duhej kompetencë hyjnore dhe durim. Nga nevoja dhe nga pasioni për të vërtetën i nisa këtë letër Zotit; po e quaj vazhdimisht Zot, se po t´ishte femër, pra Perëndi-a, atëherë femrat do t´ishin trajtuar më mirë në planetin tonë Tokë. Për t´i shkruar më duhej edhe adresa e Zotit dhe këtu nisi aventura ime gati e pafund.
I telefonova një murgu të Dalai Lamës dhe e pyeta për adresën e Zotit. Ai gati u mek nga të qeshurat e forta dhe më përplasi telefonin. Dreq o punë! Nisi keq, thash me vete. E mora rabinin në telefon dhe ai më kumtoi se Zoti gjendet kudo! Adresë nuk ka, tha ai. Thirra në telefon Vatikanin dhe pyeta për adresën e Zotit. Më thanë se Zoti nuk posedon adresë dhe nuk ka “www” dhe “@.com”. Edhe ata deklaruan se Zoti gjendet kudo! Në çdo vend. Atëherë thirra një kryeimam. Përgjigja ishte e njëjtë. “ Allahu Egber nuk ka adresë dhe Ai gjendet kudo, si ajri”, më tha ai.
Se Zoti mund të gjendej kudo nuk më pëlqeu fare. Madje edhe unë kisha pasur dyshime të tilla. Tani e kuptova se për ç´arsye po dëgjoja, lëvizje, zhurmë apo fëshfërima në dhomën e fjetjes. Ndonjëherë kisha përshtypjen se këto shushurima po vinin nga lartë, ndonjëherë se po vini nga poshtë. Madje shumë herë duhej curruar veshët mirë, sepse nuk mundej lehtë të lokalizohej vendi. Madje këto fëshfëritje dëgjoheshin në çast jo të këndshme! Diçka e tillë, edhe kur vjen prej Zotit, pengon dhe kurrsesi nuk kuptoja se ç´kërkonte Ai në dhomën time të fjetjes! Pse kaq shumë përgjim: “më mirë mos më krijo fare, se sa të më kontrollosh pa pra!”, thash me vete.
” Ç´është kjo punë kështu!?- thash gati me zë të lartë. Në dhomën time të fjetjes nuk bëj as kundërvajtje, e as vepra penale, as mëkate… Kështu është kjo botë! Aty bëjmë detyrat e evolucionit, që na caktove Ti. Dhe, që nga këto telefonata po ndjehem edhe më i përndjekur dhe më i mbikëqyrur. Pse ky kontroll permanent, këtë duhet ta marrë vesh një herë e për gjithmonë, thashë me vete. Mirëpo, meqenëse nuk munda ta marr adresën prej atyre që duhet ta posedonin, atëherë vendosa ta thërras informacionin.
“ Telekomi gjerman mirëdita, çka mund të bëj për ju ?”
“ Adresën e Zotit ju lutem!”-
“ Si e ka mbiemrin?”
Shikova rreth meje, gafrrova flokët me dorën e djathtë dhe thash: “Nuk e di! “
“ Në cilin qytet banon ai?- pyeti zëri.
“ Ai bano kudo”, thash unë. “ Ndoshta edhe në planet tjetër.“
“ Më vjen keq, ne nuk posedojmë adresa nga kudo, kemi vetëm të këtij planeti. Për ta gjetur këtë adrese duhet t´i pyesni të vdekurit.
Nuk mund të kuptoja se pse të vdekurit posedojnë një adresë kaq të rëndësishme, por jo të gjallët. Madje, nuk e dinte as Vatikani, as kryemami, as rabini, as murgu i Lamës, por ja që të vdekurit dinë më shumë se të gjallët. Dhe gati gati ndjehesha i cytur për të marrë lopatën në dorë dhe të vrapoja drejt e te varret! Ta nxjerr një përjashta, mendova. Ta kap për skeleti dhe t´i bërtas: adresën!
I vdekuri e din adresën e Zotit, por jo i gjalli. Shikoni çfarë diskriminimi?! Të vdekurit dinë më shumë se të gjallët, çudi mbi çudira! Dhe vetëm tani unë po kuptoj se pse fundamentalistët bëjnë vetëvrasje. Ata dëshirojnë ta mësojnë kryeadresën të parët. Dhe kjo kryeadresë, nuk mësohet dot së gjalli.
Kjo botë është çmendur, thash me vete. I dëshpëruar mbylla telefonin dhe nisa kërkimet krye në vete. Do të provoj me e-mail.
Të parën e dërgova gott@t-online.de dhe mora këtë përgjigje:” gott@t-online.de> … unknown user / Teilnehmer existiert nicht, përdoruesi nuk ekziston” .
Gjermanët nuk janë shumë fetarë. Mirë, të provoj me Vatikanin dhe me adresën vijuese: deus@vatican.org.” Pas disa minutave mora një e-mail me këtë shkrim:” utente non esiste!
Kjo nuk më gëzoi, por me dha shpresë të vazhdoj me kërkimet e mia. Dikush u përgjigj, kjo mjaftonte, për fillimin dhe shkrova tjetrën adresë: gott@hi.net.com , gott, për Zotin , hi –per himmel ( qiell ), nett ( i ndershëm gjermanisht ) ne menyre që Zoti të jete i ndershëm me mua. Dhe tak, shtypa: dërgo! Përgjigjja nuk zgjati shumë:” ” unknown user / Damon delivri massage.” O dreq i mallkuar! Demoni po kontrolluaka korrespondencën në drejtimi të qiellit. Në fund nënshkrimi dhe adresa e tij: luzifer@666.kom.hier (luzifer@666.eja.ketu )
I trishtuar dhe i hutuar u ngrita dhe dola në kopsht. Po dridhesha si thupër nga frika. U ktheva për ta çkyçur internetin, mos më futet brenda në sistem dhe më kushton një djall i mallkuar për ta nxjerrë, thash me vete dhe dola përsëri jashtë. Qielli gjerë e gjatë blu, askund dreq.
Aha, e zura Luciferin, ai bythec, mendova dhe tunda kokën i hutuar.
Pas një shëtitje të vogël më lindi ideja t´i drejtohem Nënë Terezës. Ajo është shqiptare dhe mund të ma jap adresën. Nëse nuk e din ajo, askush nuk e din, dhe shkrova këtë adresë: nënëtereza@qielli.pa “pa” për- parajsë. “Pa” për parajsën u desh ta vejë domosdoshmërish se kështu mund t´i ikja sferës kontrolluese të Luciferit. Pas dy minutave mora përgjigjen me këtë adresë: Zoti@.uni “uni” sigurisht për Universin. Unë iu falënderova Nënë Terezës për kujdesin e saj duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në parajsë dhe dërgova këtë letër me këtë përmbajtje drejt Gjithësisë.
Shumë i dashur dhe i nderuar Kryeshkëlqesi Zot,
Shume të nderuar Engjëj (nuk dimë se a e lexon Zoti personalisht korrespondencën )

Unë dua ta di te vërtetën dhe të lutem ke durim me mua, me këtë dua të them, mos vepro të lutem si njerëzit në tokë, përndryshe derisa nuk marr përgjigje të prerë unë do të mbetem protestant, dhe do të protestoj kundër të gjitha librave që mendojnë se janë të shenjta, sepse ato libra tallen me neve dhe me Ty, kryesisht ambasadorët dhe konsujt tu këtu në tokë. Madje janë shkaktarë të shumë luftërave: vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve!
Ti krijove njeriun nga balta, kështu shkruan aty. Mirëpo unë kam ardhur në përfundim se kjo nuk është e mundur, prishet sapo të rrëzohet, sepse nuk ishte pjekur si tullat. Dhe, kur të vështrohet mirë e mirë, kryesisht ndonjë burrë, nuk mund të pohohet me siguri se ai u krijua nga kjo baltë, nga kjo materie e mire, por nga një pleh, llum, lloç si e quajmë ne jashtë vendit mëmë që na e copëtuan në gjashtë copa dhe Ti nuk reagove kurrë, edhe pse ne kërcyem me plot shpresa prej feje në fe! Kot! Na copëtuan tutje edhe pse të përqafuam dhe të përqafojmë në disa versione…

E dyta: kur Ti krijove njeriun i fryve në hundë dhe kështu i dhurove të gjitha informacionet gjenetike mashkullore. Kjo ishte me mend e me vend. Deri këtu rrodhi krejt sipas planeve të Tua dhe nuk kam asnjë vërejtje. Adami t´u duk i mërzitur dhe të erdhi ideja të krijosh një grua. Ti nuk more përsëri baltë, si edhe herën e parë për të krijuar një grua, mirëpo i shkule Adamit një brinjë dhe prej kësaj brinje krijove gruan. Edhe pse në fakt kishte me shumë baltë në tokë, se sa brinjë.
Problemet tona gjenden pikërisht këtu të gardhuara dhe shpresoj se së bashku mund t´i krahishtojmë : prej Adami u klonua Eva – doktor Antinori në Itali bën edhe ai diçka të tillë duke i bërë plakat shtatzënë- pra prej brinjës u bë Eva dhe kështu Adami martoi vetveten! Super incest!
Mozomakeq! Dhe me këtë klonim u krijua këtu një kaos i gjinive. Brinja e Adamit ngërthente informacionet gjenetike të mashkullit dhe nuk ishte produkt në vete origjinal dhe kështu krijove pluralitet gjinish: Meshkuj që ndjehen femra, femra që ndjehen meshkuj. Deri para pak viteve njerëz të tillë i kemi vrarë, sepse mendonim se ata kanë devijuar…Dhe, në librat që t´i mveshin Ty, thuhet se ndalohet të ndjehesh ashtu si të ka krijuar Zoti.

E treta : Pse krijove vetëm dy veta?
Pse u solle sikur nuk ishte gjë kur i vëllai martonte motrën. Nuk kishte më baltë? Nuk kishte brinjë të tjerë? Ku ishte problemi? Këtu mëtoj një sqarim shterues! Dhe me shpjegoni se pse njerëzimi duhet të jetë një produkt i një incesti tragjik…

E katërta: Në librin Tuaj shkruan se Ti krijove Adamin( në hebraishte: dhé) dhe Evën ( në hebraishte: jetë), kjo ishte ide e mire. Mirëpo unë kam një vërejtje të madhe: pse krijove njeriun si një kafshë? Ai nuk e dinte se ISHTE njeri, madje i gjori nuk e dinte se ishte lakuriq në parajsë! I mungon mundësia e Dekartit: Cogito ergo sum! Dhe çudia në planetin tonë: këtu ndalohet të ecet lakuriq, edhe pse kjo ishte traditë në parajsë! Pse të ndalohen të ne gjërat që janë të lejuara në parajsë!?
Dhe këtu i nderuar dhe i dashur Zot, nuk përfundon dëshpërimi dhe dyshimi im. Ti i more ato dy krijesa të mjera dhe i mashtrove. I dërgove në parajsë në kopshtin Eden dhe u tha: “ Këto fruta nuk duhet t´i hani, sepse ju bëjnë të dijshëm!” Pra, Ti ndalove ngrënien e frutave, por jo lakuriqësinë. Dhe këtu konfrontohemi ne me atë që ne e duamë dhe e dashurojmë: të ndaluarën! Jo pse ne kështu dëshironim, mirëpo pse Ti na dhe këtë kod gjenetik me vete. Pra që ta duamë të ndaluarën!

Më beso zoti Zot se unë mollët nuk mund t´i shoh me sy, i urrej sepse për një mollë u ndryshua jeta dhe nuk kuptoj pse ndalove derrin e pafajshëm, por nuk ndalove dhe mallkove mollët e fajshme?

Këtë nuk kuptoj se mungon koherenca. Kur shoh mollë në treg, iki si Drakula i Transilvanisë nga hudhra…
Ambasadorët tu në tokë thonë se ju e dini ardhmërinë, nëse është kështu, pse na mashtrove atëherë dhe na dërgove te molla e ndaluar edhe pse e dije se ne do ta hamë? Pse na dërgove aty ku duhet të dënohemi?
Dhe më shpjego të lutem se pse në parajsë edhe kafshët flasin? Me çfarë truri vinin në lëvizje ato gjuhën e tyre dhe si artikuloheshin ato? Pse sot nuk munden? Pastaj erdhe ngadalë, me hapa te rëndë dhe pyete me vendosmëri dhe qortueshëm: ” Pse jeni mbuluar para?”
Kjo pyetje mua do të më kishte bërë të skuqem rënd, madje te bëhem edhe i kuqërremtë. Sepse në përkthim d.m.th.: ku janë organet gjenitale? Pse nuk shihen?
Po të kisha qenë unë Adami këtë pyetje nuk do ta kisha kuptuar dhe nuk do t´isha përgjigjur. Përveç kësaj për Adamin dhe Evën ishte tragjike qëndrimi në parajsë. Ata ishin si dy kafshë. Nuk dinin gjë! Nuk dinin të bënin dashuri, nuk dinin se ishin lakuriq, po edhe të dinin të bënin dashuri, nuk do të kishin mundur, sepse Ti ishe vazhdimisht atypari. E po të kishim pasur fëmijë atëherë parajsa do t´ishte shndërruar në vend nudistësh, sepse Ti pate ndaluar edhe gjethin para!
Këtu në tokën tonë nëse dalim lakuriq na dënojnë në mënyre simbolike ose me një gjobë, jo më shumë. Edhe pse sipas librave tu lakuriqësia duhej t´ ishte hyjnore dhe dhurate e parajsës…
E pastaj për një mollë dreqi ta hajë nuk bëhet aq potere qiellore sa të na dënosh në mënyrë kolektive me vdekje! Këtu në tokën tonë nuk dënohet kurrë një njeri aq ashpër, për kaq pak! Madje edhe kriminelet e mëdhenj që kanë të njohshëm në politikë dhe për vepra penale dënohen me kusht. Pse nuk njeh Ti një shkallëzim të tille juridik: me kusht p.sh.? Për një mollë na dëbove nga parajsa. Merre me mend Ti një herë këtë punë! Ne, shqiptarët, jemi aq bujar dhe ta kishim dhuruar një thes me molla. Futu lirisht në shtëpinë e shqiptarit se nuk të lënë duarthatë! Nuk themi kot:” shtëpia është e Zotit dhe mikut” !Mirë! Çfarë mirë, në fakt shumë keq. Na bëre të vdekshëm, për një mollë! Dhe ka vite që po përpiqemi ta rizbulojmë parajsën. Atë parajsë ku nuk ka vdekje, ku jetohet me miliarda vite…
Unë nuk dua, nuk dua të jem i pavdekshëm! Ti mendove se neve na ke bërë te vdekshëm, por ne e zbuluam një parajsë me të cilën përsëri i ikim vdekjes, sepse ne do të ringjallemi. Unë heq dorë, këtu,me këtë shkrim, publikisht nga ky parajsë. Motive mund t´i marrish me poshtë!

I dashur Zot,
Të falënderoj nga zemra për këtë jetë të rëndë, por këtu dua t´i shpreh mirënjohjen edhe gruas. Ajo ishte fantastike qe vodhi mollën. Ha, ha, unë i dua hajdutet, intriguese janë ato! Pse mendoj unë kështu? Po të mos kishte ngrënë Eva mollën, atëherë Eva dhe Adami do të kishin mbetur banorët e vetëm në këtë planet. Ose akoma më keq, meqenëse ata nuk duhej të vdisnin, sot do t´ishte mbushur bota me njerëz dhe do te kishin vdekur nga uria, nga etja, do t´kishte pasur biliarda njerëz! E pastaj, nuk ke lënë afër një planet tjetër ku mund të vazhdohet jeta, p.sh. nëse këtu harxhohen patatet kishim mundur te fluturojmë në hënë apo mars dhe kishim marrë disa thasë me vete. Nuk ka!Asgjë!

E pesta: Ne mund edhe ta harrojmë gjithë atë qe thamë deri tani, mirëpo më trego të lutem, pse bëre që ne të jemi pasardhës të kriminelit, jo vetëm të incestit, por edhe të kriminelit. Pse tolerove qe Kaini të vrasë Abelin. Këtu vërtet dua një sqarim shterrrues, përndryshe besimi im e pat!

E gjashta: Pse na duhen kaq shumë fe dhe sekte ? Pse shkruan aq shumë libra, dhe pse përsëri po i korrigjon ato, madje librat i ke shkruar pa vokale, dhe kujt dëshiron t´ia shesësh sot ato libra? Ne planetin tënd gjendja është shumë serioze, shumë delikate, shumë tragjike, shumë qesharake…

Askush nuk dyshon se ka blerë librin e gabuar. Askush nuk ka dyshime dhe askush nuk ndalet të mendojë. Dhe kur askush nuk ven gjërat në dyshim, dhe kur askush nuk mendon, por kapërdinë gjërat e gatshme, atëherë unë kam frikë! Frikë të madhe, Zot i dashur! Këtu shumë njerëz besojnë që ti shkruan libra apo poezi, unë nuk besoj se të tregova që në fillim se jam protestant kronik! Këtu të konsiderojnë shkrimtar e poet.

Madje nuk kane marre të thonë se ke ndërtuar universin për 6 dite, kurse për të shkruar libra të janë dashur vite të tëra, dekada, shekuj!

Disa madje besojnë se Ti je i dobët dhe vrasin për Ty.

Këtu besojnë se Ti ke ndërtua mikro-universin që ne po e zbulojmë me mikroskop dhe makro-universin, që ne po e vështrojmë me teleskop, por edhe pse me këtë fuqi hyjnore, edhe pse ndërton çdo gjë vet, për të shkruar një libër fetar të duhet njeriu dhe nuk e shkruan vet!? Te ne në Tokë, edhe në shkollë nëse shkruan për shokun, të dënojnë…

E din?
Ndoshta dhe ke parë, që kur po na dërgon Ti libra, ne po vritemi si kafshë të egra, dhe të gjitha tërmetet dhe cunamet së bashku nuk kanë vrarë aq shumë njerëz sa njerëzit që lexojnë librat e tua dhe luftojnë duke menduar se kanë të drejtën absolute dhe licencën për të vrarë. Dhe, me beso, qysh kur kanë ardhur këtu librat e tua, i shtypim gratë. Madje shumë besojnë se keqtrajtimi dhe nënshtrimi janë gjëra hyjnore. Për Zotin po, kështu besojnë! Dhe vetëm në këtë shekull u desh të ndërrohen dhe korrigjohen kushtetuat dhe veprojnë në kundërshtim me dispozitat Tua. Këtu ambasadoret e tu thonë se Zotit i pëlqen diskriminimi! Merre me mend këtë një herë !
Nejse, pastaj na tha se atje ne parajsë ka shumë gra të bukura dhe se mua si mashkull më presin shumë bukuroshe. Këtu, në tokë, mezi mund ta mbajë një si duhet, e ç´më duhet atje një duzinë grash! Nuk dua të ndjehem si në shtëpi publike!
Me ketë e-mail sot unë heq dorë publikisht nga parajsa dhe të pyes se a ka në qiell një vend më neutral, kështu si Zvicra te ne, jo ferr , jo parajsë, por diçka ndërmjet, ku ka argëtim tokësor. Disi si purgatori i Dantes… Shikuar mirë e drejtë grave nuk u konvenon të vdesin, por neve meshkujve, po, bile shumë! Ato nuk i pret askush në parajsë…

Në librin tënd thua se në parajsë qumështi rrjedh si lumë, po kush donë të pijë qumësht sot? Pastaj thua se ka mjaltë, e kush donë ta hajë këtë mjaltë që kushton 2 euro një kg? Kush do t´i pijë dhe kush do t´i haje ato gjëra nuk kam idenë. Për mua parajsa është diçka tjetër: konjak shqiptar, tavë Elbasani, Campari me lëng portokalli sapo të shtrydhur; birrë Peje, verë të kuqe nga Toskana, nga Burgonja, Shamapanjë, proshutë parme, franceze apo serrano spanjolle, suxhuk Prizreni për t´i mos numëruar te gjitha, madje parajsë për mua është edhe ritakimi me ish-dashnoret që kisha dikur, jo tjera.

Për ato më ka marrë malli, dhe këtu në tokë nuk guxoj as t´i shkruaj një e-mail se menjëherë ma mësojnë adresën tënde dhe unë më mirë nuk po ngutem. E keqja është se i kam larg vetëm dy klikime në facebook, por ec e merr guximin…

E shtata : Me teleskop po i përcjellim kantieret Tua në Gjithësi dhe po shoh se Ti vazhdimisht po ndërton…A nuk mendon se ka ardhur koha për reforma ne ferr, në parajsë dhe në tokë? Dhe një pyetje personale: a është e mundur që pas vdekjes të marrë unë rrugën e qumështit kurse njerëzit që nuk i dua atë të kosit? Një gjë harrova: si i ka punët Fridrih Niçe që tha se keni vdekur dhe si po kalon xhaxhi Enver?

Duke pritur përgjigjen Tuaj, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta
Me rekomandimet më të veçanta dhe respektin më miqësor
Me plot besim dhe respekt për besimin cilësor
Shumë ngrohtësisht i Juaji përgjithmonë, vertikalisht, N.Aliu


Naser Aliu

Letër Hoxhës

Hyje në odën e mbushur me tym dhe ngriheshin nga vendi së paku njëzet veta. Si zakonisht, vije i fundit; sigurisht të bënte përshtypje respekti kolektiv; ngritja e tyre e përbashkët dhe ulja jo harmonike, njëri pas tjetrit, sipas pozitës sociale. Ata më të varfëritë uleshin të fundit. Ata edhe të shtronin më shumë pyetje, nga respekti. Ti, trupmadh, me zë të trashë, flisje me një ton imponues; herë ship, herë arabisht, por kurrë shqip.

Uleshe në krye të odës dhe rrëfeje me krenari të theksuar: “ në fshatin tim asnjë vajzë nuk është bërë shkinë!” në përkthim: asnjë vogëlushe shqiptare nuk mëson shkrim-lexim.

Njerëzit të dëgjonin të trishtuar nga frika se kjo epidemi e shkollës do t´i godiste edhe ata. Ti fole dhe nuk pushove dhe deri në fillim të viteve 70 mbajte gjendjen nën kontroll. Në fshatin tënd asnjë shqiptare në shkollë! Të gjitha analfabete. Kur ktheheshin burrat në shtëpi, ktheheshin të mbushur me urrejtje ndaj grave dhe bijave. T´i përligjje keqtrajtimin, abuzimin me lirinë dhe nga gruaja pate krijuar përbindëshin: duhet mbikëqyrë se nga natyra është e pasigurt. Duhet t´orientohet, riedukohet, sepse ka flokë të gjata dhje mendje të shkurtër, dhe se ajo, në përkthim, nëna jonë, edhe e jotja, kishte mashtruar edhe dreqin.

- “E kur mashtron dreqin, sa i duhet për ta mashtruar një burrë“!? bërtisje me zë të lartë. Dikush kruante kokën, tjetri dridhte mustaqet, tjetri tundte kokën...

Ti ishe institucioni i vetëm në fshat dhe për rreth, që fliste ship. Te ti vinin njerëzit me telashet e tyre: ti shkruaje hajmali kur ishin lopët të sëmura, kur sëmureshin kuajt, kur vuanin gomarët; kur sëmureshin njerëzit, kur burrat e gratë vuanin nga steriliteti, kryesisht gratë; kur dikush vuante nga skizofrenia, tjetri nga paranoja apo i treti nga trauma e depresione dhe ndërtove shtëpinë më të madhe në fshat.

Ti nuk ishe vetëm hoxhë, por edhe veterinar, gjinekolog, psikiatër, neurolog, androlog dhe kirurg. Kirurg sepse bëje synet edhe fëmijët, domethënë shkurtoje luca. Madje nuk pushoje me përsëritjet se nënat nuk duhet të lindin në spital, se pa spital kishin lindur të gjithë, edhe profetët...

Gratë lindnin në shtëpi, aty këtu vdisnin dhe ti thoshe se Zoti e mori, se këtë fat e kemi të gjithë. Dhe, me çdo varrim, rritej edhe pasuria jote...

Gjithmonë frikësove burrat dhe gjithmonë u mundove që nëna të jetë e padijshme se kështu rriteshin edhe fëmijët. Sa më e madhe injoranca, aq më absolute vlera jote! Ti ishe ai që edukoi popullin jo me dashuri, por me konflikt brenda në familje dhe me hierarki ushtarake: sundues dhe të sunduar. Nënshtrues dhe të nënshtruar! Dhe, kurrë nuk i quaje familjen si familje, por si rob. U përpoqe me mish e shpirt të mbjellësh diskriminim brenda në familje dhe martesa si në pazar, pa fije dashurie.

“Gruaja donë kontroll ”, përsërisje madje rikujtoje knusin (gjelin) në ligjëratat tua, “shiko knusi si i komandon dhjetë pula, e ti çfarë burri je që nuk komandon një grua! Shkop donë ajo, disiplinë donë ajo. Rrahja ka dalë nga xheneti.”

Dhe, çdo ditë dëgjoheshin vajet, të grave, të nënave, të motrave dhe piskamat e fëmijëve. Dhimbja fizike si mjet edukativ, nënshtrimi dhe thyerja e personit si edukatë e drejtë propagandohej pre teje ditë e natë. Në fakt ishte dresim dhe, ti këtë ligjëroje pa pushim. Çdo javë. Çdo ditë!

Sot po e bën djali yt! Si ti! I forti, pra burri, ka të drejtë t´i rrahë gruan dhe fëmijët, djali madh kishte të drejtë t´i rrahë vëllezërit e motrat. Piskama e britma çdo ditë në lagje...Edhe sot...

Kur pa se vashat tona po shkonin në shkollë dhe ligjëratat tua po zvetënoheshin dërguat djalin në Arabi, ku u shkollua falas. Në fund të viteve të 70 para fshatarëve humbët respektin dhe autoriteti yt po vuante një rënie dramatike, atëherë u shpërngulët në qytet. Motivi: shërimin nga steriliteti nuk e bëje me hajmali, por fizikisht, me trup e shpirt dhe me pasion të madh sa ofshama u dëgjua në oborr. Fshati u gëzua kur ike. Ofshani i çliruar! Asnjë nuk u përshëndet me ty. Ike vet, ashtu edhe si kishe ardhur në fshat.

Djali mbaroi shkollën e mesme fetare dhe u kthye me titull besimtar profesional, me profesion Zotin dhe detyrat e tija. Si ti. Pune nuk kishte. Pas një viti ridërgove në fakultetin teologjik, ku përsëri studioi falas dhe u kthye me tru të shpëlarë.

Nuk e donë kombin e vet si është, por donë ta bëjë si i pëlqen atij dhe bindjeve të tija. Ka ndërmend ta ndryshojë edhe historinë, edhe gjuhën!

Edhe ky gati si ti, me një fjalor si ti, disa fjalë ship, ndonjë shqip dhe shumë arabisht e turqisht...Nejse, djali u kthye dhe duhej një vend pune, shkurt e shqip duhej ndërtuar vendi i punës: një xhami.

Ti dole përsëri në skenë, tash në qytet. Iu drejtove pleqve që kishin bijtë e bijat jashtë shtetit: i frikove, i tmerrove nga vdekja dhe mblodhe nga një njëmijë euro për shtëpi, jo për të ndërtuar një shkollë, një kabinet, një laborator, por një xhami ku do te punësohej biri yt. Dhe ashtu u bë. 250.000 € u mblodhën dhe u ndërtua vendi i punës. Shumë njerëz punuan falas...Me ato mjete kanë mundur të financohen dhjetëra studentë të mjekësisë...

Biri yt shkon çdo te premte në xhami, pas tij pesë a gjashtë pleq, që mezi mbahen në këmbë dhe fiton pesëqind euro në muaj, pa llogaritur martesa, varrimet, mevludet. Ti, si edhe djali yt, fitoni para pse i besoni Zotit!!!!Unë i besoj Zotit falas!

Populli mbijetonte nga puna në perëndim dhe ti nuk pushoje duke folur kundër perëndimit. Urreje kryqin, por kartëmonedhat zvicerane me kryq, të eksitonin e ngazëllenin!

Në ligjëratat tua gjysma e fjalëve ishin arabisht. Burrat të dëgjonin dhe tymosnin, herë të brengosur, herë të shqetësuar, herë në dilemë herë të kënaqur: “shyqyr Zotit nuk kuptuam gjë!”

Populli drejt perëndimit, ti drejt lindjes. Kurrë nuk u poqët as me ide nacionale, as me ato fetare. Kudo në Ballkan klerikët ishin të lidhur me kombin, te ne jo! Ne drejt Evropës, ti drejt Azisë. Ne drejt Tiranës, ti drejt Beogradit. Ne djathtas, ti majtas. Ne majtas, ti djathtas.

Me kombin nuk ece së bashku, si te kombet tjera në Ballkan, as paralelisht në drejtime të ndryshme, por në drejtime krejtësisht të kundërta. Dhe kjo na kushtoi shumë. Gjithmonë në konflikt me kombin, që i predikon dhe nga i cili jeton, pa kuptuar se po predikon në një komb që ka një tjetër histori, një autobiografi shumë të pasur, pranë dy civilizimeve antike, greke dhe romake dhe me një tjetër ndërtim psikologjik. Dhe, me një kanun, që ndalon martesën në fis, në gjak dhe i cili rregullonte jetën e shqiptarit...

Në çaste më dramatike për kombin dole me konkluzione të reja: “ këtë që po bën NATO sot, nuk është asgjë e re, e ka bërë Turqia para disa shekujve dhe na ka shpëtuar nga Serbia. Allahu ka dërguar NATO-n në Kosovë!”

Edhe pse në moshë të shtyrë, akoma po llapon. Edhe pse tanimë me sy të verbër, akoma po sheh prapësht...

Pse po ta shkruaj këtë letër?
Për të dhënë një këshillë para se Zoti ta shtyp tastin enter dhe të nis download-in tënd. Kërkoi ndjesë fshatit tënd për prapambetje dhe mashtrimin. Ndoshta kështu i ndalet turri djalit tënd që po shkreton nëpër disa shtete në perëndim.

Kërko ndjesë si Vatikani! Bëhu burrë! Ja motivet:

gjyshet gati qind për qind analfabete, nënat me katër vjet shkollë ( kishte nisur rënia e ndikimit tënd) dhe me nuse me shkollë të mesme ( ti ike në qytet) tregojnë për humbjen kronologjike të ndikimit... ky shkallëzim i injorancës mban vulën dhe nënshkrimin tënd, prandaj merr guxim para vdekjes dhe përballohu me rezultatin që ke prodhuar dhe kërko ndjesë popullit.

Kërkoi të falur kombit shqiptar kështu:

“ Komb i dashur, më fal se me dashje apo pa të ndihmova armiqtë e shqiptarëve. Më falni se mbolla diskriminim në shtëpi: mes burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. Vjehrrës dhe nuses. Më falni se në vend të edukatës predikova dresimin! Lavdërova paditurinë dhe mallkova mençurinë. Më fal o komb i dashur dhe lutu për mua! Më fal se nuk predikova në gjuhën që krijoi Zoti personalisht, në gjuhën shqipe, që e krijoi Zoti para se të krijonte shumë profetë !”

Dhe, ky komb, ka falur edhe shumë tragjedi tjera në histori dhe të falë edhe këtë gabim të madh, me rëndësi është djali yt të këndellet dhe nuk do ta quajë më Nënë Terezën shkinë e bijë shkine!...

Edhe një pyetje: për 500 vjet nuk nxore pesë hoxhallarë me të cilët mund të krenohet kombi shqiptar: shqiptari me fe myslimane, shqiptari me fe ortodokse, shqiptari me fe katolike, shqiptari me fe bektashiane dhe shqiptari që beson në etikë ( ateisti).

Pse nuk prodhove së paku një hoxhë për 500 vjet i cili do të renditej në Tomor, krah për krah me Skënderbeun, Gjergj Fishtën e Nënë Terezën?


Nga Naser Aliu

Letër burrave

“Laju se po të vjen era djersë!”, Sherifi pas orës njëzetedy, dekada e parë e shekullit XXI

Djali parë lindi kur Sherifi ishte anëtarë i LDK-së dhe e pagëzuam: Ibrahim
Djali i dytë lindi kur Sherifi u bë anëtarë i PDK-së dhe e pagëzuam: Hashim
Vajza e parë lindi kur fituam statusin e refugjatit në Gjermani dhe e pagëzuam: Angela
Vajza e dytë lindi kur Clinton erdhi në Kosovë dhe e pagëzuam: Hillari
I tretë lindi kur Sherifi u anëtarësua në partinë Aleanca Kosova e Re dhe e pagëzuam: Pacoll


Gati çdo ditë përplaset dera te ne. Gati çdo ditë në këmbë, herë para vjehrre, herë para kunatave, herë para kunatit, herë para shokëve të tij, herë para kushërinjve, kushërinj të kushërinjve, gjithmonë duhet të jem e buzëqeshur, mikpritëse...Dhe, askush nuk paralajmëron ardhjen, shumica janë të papunë, zyrtarisht të papunë...Si edhe burri im personal: Sherifi.
Nëse më dhemb koka duhet të shtirem se jam shëndoshë e mirë, sepse mysafirët dhembjen e kokës e shpjegojnë si qëllim i fshehtë për t´i dëbuar. Ata nuk e konsiderojnë vetëm kështu, por edhe analizojnë qëndrimin tim, dhimbjet e mia dhe gjendjen time shpirtërore. Ata shkoqisin dhe shtjellojnë tundjen e kokës, rrudhjen e buzëve apo edhe lëvizjen e duarve dhe të gishtave. Shtrirjen e këmbëve, lëvizjen e gishtave të këmbës dhe ngritjen e vetullave. As në banjo nuk duhet shkuar kur ke mysafir, thonë është marre!
Për shembull, nëse ngre vetullat, kunata thotë se po i shikoj mysafirët me dyshim, nëse i ngrys vetullat, thonë se po i shikoj me habi. Nëse shtrij këmbët e shpjegojnë si indiferencë ndaj mysafirëve. Këtë gjest mirëpo vjehrra e shpjegon ndryshe: mosrespektim ndaj saj dhe mysafirëve.
Kur lëvizi gishtat e këmbës thonë se jam nervoze. Nëse lëvizi gishtat e duarve, thonë se jam e paqejf. Çdo lëvizje imja ka interpretues dhe analizues. Madje këto shpjegime mbështeten sipas tyre edhe me fakte shkencore, sepse shume here vijat e karakterit tim ravijëzohen në filxhanin e kafes. Kunata e madhe është eksperte për interpretimin e filxhanit.
Para dy javëve më ranë gotat e çajit nga dora mu para vjehrrës, ( thënë sinqerisht gëzohem kur bëj çaj, sepse gotat e çajit nuk lexohen, për fat!). Aty brofi Sherifi, burri im personal, më qëlloi me grusht në hundë dhe unë u përplasa pranë dritares, në prehër të kunatës. Ajo u largua anash duke më vështruar me një shikim përbuzës dhe qortues. Vjehrrës i ra vetëm pak çaj në gishtat e këmbës, ( po ata gishta që kur lëvizi unë, shpjegohen si nervozizëm i theksuar) por ajo u ngrit duke kuisur, duke hekur çorapen me forcë dhe duke gjëmuar, sikur t´i kishte rënë një bombë serbe. Sherifi më qortoi me zë të ashpër për mungesë koncentrimi, se ku e di se ku i kisha pasur mendtë dhe se kisha tentuar t´ia përvëlojë nanushin. Kur pa se më rridhte gjaku nga hunda, për ta arsyetuar dënim apo për të krijuar një ekuilibër mes veprës dhe dënimit shtoi: “ Ti provove ta vrasësh nanushin!”
Atë ditë pata menstruacionet, i kam çdo muaj, por askush nuk duhet ta dijë; më dhembte koka, por njerëzit e mi kishin nevojë për shërbim; ata nuk ishin të sëmurë, mirëpo në familjen tonë gratë e sëmura quhen shtirake. Edhe serbet kur na helmonin, thoshin se po shtireshim. Mozomakeq, nuk dua të them se burri im është si serbët! Assesi!
Ka dhjetë vite që jetoj në Gjermani, që kur na dëbuan nga katundi jonë. Këtu jetohet ndryshe dhe femra trajtohet me respekt, por në shtëpinë time nuk ka ndryshuar gjë. Gati po ato orendi, po ato ushqime dhe kursejmë shumë. Kemi mundësi fantastike të vdesim të pasur, sepse jetojmë tepër varfërisht. Shumë njerëz kanë ndërtuar shtëpi në vendlindje, Sherifi ka ndërmend ta bëjë më të madhe se kushërinjtë e tij, me katër kate. Tre kate për djemtë dhe në të katërtin duhet të banojmë ne. Sherifi preferon katin e fundit për t´i mbikëqyrë hyrjet dhe daljet nga ballkoni.

Në mëngjes bëj gati fëmijët për shkollë. Pak para orës tetë nisen. Janë shumë të zellshëm dhe i dua shumë. Në orën tetë shkoj unë në punë. Sherifi flenë. Në orën katërmbëdhjetë e gjysmë e mbaroj dhe nxitoj në shtëpi për të gatuar drekën. Sherifi në kompjuter. Fëmijët kthehen pak para meje. Dy orë pasdite i kaloj me fëmijët duke i bërë detyrat. Sherifi në divan apo duke telefonuar ose duke ndërruar kanalet televizive të planetit tonë. Sapo t´i mbarojmë detyrat, nis të përgatis darkën dhe dëgjohet Sherifi: “Ku mbeti ajo dreq darkë?
Darkojmë. Unë laj pjatat, pastroj tryezën. Sherifi tash lexon gazetën dhe hedh faqet një pas një në dysheme. I përcjell fëmijët në shtrat. Grumbulloj faqet e gazetës që kanë dëshpëruar Sherifin. Sherifi shikon lajmet; televizionin gjerman, nëse nuk kemi mysafirë. Unë nis me hekurosje, Sherifi shikon lajme RTK, edhe nëse kemi mysafirë. Unë pastroj shtëpinë, Sherifi shikon lajmet në Alsat.
Kërkon një gotë ujë edhe pse ka shishen me gotë para vete. Sherifi telefonon me shokët dhe flasin për lirinë dhe robërinë, për kombet e shtypur në botë.... Pas orës dhjetë Sherifi shkon në krevat dhe bërtet: “ Eja moj loçkomane t´i bëjmë detyrat e shtëpisë...Laju se po të vjen era djersë!” Herë pas here thotë se nuk i bëri detyrat mirë dhe se duhet korrigjuar!

Sherifi nuk më ndihmon në punët e shtëpisë. As fëmijët. Djemtë nuk i lejon , sepse sipas tij kjo është punë grash. Vajzat janë të vogla. Ai thotë se kur djemtë ndihmojnë nënën, atëherë feminizohen dhe ka rrezik për orientimin e tyre të mëvonshëm dhe mund devijojnë... Ata duhet të mbeten burra me karakter mashkullor edhe atë si burri im personal, Sherifi.
Më pret ulur mbi krevat, cullak, si zakonisht. I pëlqen të ekspozohet, thotë se ka trup atleti. Ofshan nja dy a tri herë, kthehet në anën tjetër dhe flenë i kënaqur duke gërhitur. Unë shikoj drejt tavanit me sy të zgurdulluar. Aty nga ora një pas mesnate më vjen gjumi dhe zgjohem në orën pesë e dyzetepesë. Në orën gjashtë e gjysmë bëj mëngjesin gati. Zgjoj fëmijët, hanë mëngjes dhe në orën shtatë e gjysmë ikin në shkollë. Në një pjatë lë mëngjesin gati për Sherifin kur të zgjohet, edhe kafen. Pesëmbëdhjetë minuta pas fëmijëve, vrapoj edhe unë shkallëve te poshtë për në punë.
Sherifi është i kënaqur me mua, mirëpo ai ka edhe një cen: sa herë nervozohet, shqetësohet apo dëshpërohet, ai dëshiron seks. Të shtunën Sherifi kalon ditën duke luajtur shah në klubin shqiptar, duke pirë çaj dhe duke analizuar politikën e shqiptarëve të Kosovës, politikën e Shqipërisë dhe atë ndërkombëtare. Këtë javë ndjehet shumë i preokupuar për Rripin e Gazës. Të dielën Sherifi luan top me shokë. Një herë në javë shkon në palestër.
Unë në fund të javës zakonisht rregulloj shtëpinë dhe shërbej nanushin që vjen me tri bijat te ne. Mirëpo, në klubin shqiptar më merr edhe mua rregullisht: çdo 28 nëntor dhe tani edhe për 17 shkurtin. Çdo 9 mars më blen një lule, pasi të ketë marrë vesh se dje kishte qenë tetë marsi.

Kështu shtatë ditë në javë, kështu çdo muaj, kështu me vite. Nëse refuzoj bëhet potere e madhe dhe kërcënime duke m´u kanosur, se do të shkojë në shtëpi publike. Ndjehem një shportë hedhurinash ku zbrazet për ta fituar ekuilibrin e vet. Unë jam një qoshe e rrugicës ku ndalet qeni për të bërë shurrën. Seksin nuk e dua. Ai është për mua dhunim dhe nënshtrim, nënshtrim deri në asgjësim, Sherifi është i kënaqur me mua, edhe rrethi familjar, po!
Një gjë harrova: që kur Sherifi është bërë anëtarë i Aleanca Kosova e Re, keqtrajton
Ibrahimin dhe Hashimin...

Epilog
Në shoqëri me struktura fisnore statusi superior fitohet jo në bazë të aftësive, por në bazë të
organeve gjenitale...


Naser Aliu

Letër grave...

Zoti që kur krijoi njeriun parashikoi rregulla të përkufizuara mirë. Nuk i krijova unë, por Zoti. Detyra jonë është t´i praktikojmë ato. Gruaja ime është e imja, siç janë të miat: makina, banesa dhe veshmbathjet e mia. Nëse më gërvisht dikush makinën, unë acarohem dhe denoncoj, nëse dikush prek edhe pa dashje gruan time, e dërgoj në spital, sepse ka prekur pronën time private.

Asaj i kam falur mbiemrin tim. Duke i dhënë mbiemrin kam treguar pushtetin dhe rregullat e lojës për këtë jetë. Nëse nuk donë, mund të detyrohet, nëse jo me fjalë, atëherë dhuna e riedukon. Për të mirën e saj, nesër më falënderohet. Së paku një herë në ditë ajo duhet ta ndjejë peshën e dominimit tim, qoftë fizik, qoftë verbal, varet se ç´kërkon situata...

Mbiemrin ia kam huazuar për përdorim, derisa t´i nënshtrohet rregullave morale të mia. Në familjen tonë në dyqind vitet e fundit ( ndoshta edhe më shumë) nuk ka pasur shkurorëzime dhe, nuk mund të ketë. Edhe nëse ndodhë, atëherë fëmijët mbeten tek unë. Ajo mund ta marrë një trastë në dorë dhe përjashta...Shkurorëzim mund të bëhet nëse vdes ajo, jo nëse vdes unë, sepse edhe pas vdekjes sime, në supet e saja rëndon mbiemri im: mbiemri disiplinues, rikujtues dhe qortues. Pas vdekjes sime, ajo duhet të kujdeset për fëmijët dhe nuk guxon të martohet. Të ecë kokulur dhe e mërzitur. Pas vdekjes së saj unë duhet të martohem sa më shpejt që është e mundur, brenda jave, sepse fëmijët kanë nevojë për përkujdesje dhe unë duhet ta vazhdojë jetën time. Të mos bëhem rezil, sepse martesa e burrit pas vdekjes së gruas, është vepër preventive...

Pse duhet trajtuar gruaja si një gurë i çmueshëm? Zoti e ka pllakosur me bukuri të jashtëzakonshme, bukuri që e bën tunduese për rrethin dhe për ta mbrojtur këtë është detyrë e imja.

Nëse shikoni gruan nga prapa është e bukur dhe ngashënjyese. I shikoni flokët e saja, të mrekullojnë. E ktheni pak anash dhe shikoni vithet, t´i merr mendtë. E rrotulloni në anën tjetër, po ato përshtypje marramendëse. E shihni nga para shquhen sytë e saj të mëdhenj, faqet e bukura engjëllore, buzët e kuqe, qafa e gjatë, gjoksin e fryrë e të mrekullueshëm, belin e ngushtë dhe këmbët e gjata që duket se nuk mbarojnë kurrë.

Çdo gjymtyrë e saj është e përkryer dhe marramendëse: ajo rrezaton një mori dëshirash, provokon edhe kur qan, edhe kur qesh. Ajo rrezaton dalldi dhe shkakton turbullim të brendshëm!

Është një koncert dëshirash dhe instrument qetësues. Ajo është një diamant dhe po e la në liri, ta vjedhin. Ta vjedhin sepse ajo është cak i gjuetarit. Si nuk lejohet lopa të shkojë vet në treg, edhe gruaja nuk mund ta posedoj këtë liri. Bukuria e saj duhet fshehur, se ngacmon rrethin, dalldis ambientin... Prandaj jashtë shtëpisë një bisht pas, një pasanik...Koka saj, nën këmbën time, si e gjarprit!

Mashkulli që në kohën e gurit ishte gjuetar dhe i lejohet, por një burrë i vërtetë nuk toleron që gruaja e tij të dalë e bukur në qytet. E bukur dhe pushtuese vetëm në shtratin tim. Kurrë jashtë. Unë si Sherif kam frikë nga konkurrenca dhe shumë herë besoj se të tjerët janë më të mirë se unë, prandaj burri i vërtetë dominon për ta evituar konkurrencën! Burri me brinjë, sjellë konkurrencën në shtëpi!

Burri edhe nëse bëhet i përdalë, është mashkull i vërtetë, por nëse bëhet zonja e shtëpisë, atëherë ajo bëhet kurvë dhe fëmijët bëhen bijë të kurvës.

Detyra e Sherifit është t´i parashikojë situatat, t´i analizojë mirë dhe t´vlerësojë drejtë e burrërisht. Edhe pse Sherifi jeton në Gjermani, nuk është gjerman. Ai ka ardhur me software të instaluar këtu dhe nuk ka birë nëne që mund ta ndryshojë. Edukatën time të pastër dhe burrërore e përfitova nga babushi, dhe ky nga gjyshi im, sa i përket grave, mësimet e nanushit janë të pazëvendësueshme!

Kur futem në shtëpi bashkëshortja duhet të ngrihet, të më përshëndesë dhe pyes: a jam i lodhur, a kam uri, a dua kafe dhe të mos ulet kurrë para se të ulem unë. Pa marrë parasysh a vij nga puna apo nga argëtimi. Duhet të më marrë pallton apo të ma japë kur dal jashtë. Të m´i pastroj këpucët dhe të më përcjell deri te dera.

Këto janë rregullat elementare që duhet´i respektojë një grua e mirë, grua me moral. Për të qenë e dashur dhe e respektuar: ajo duhet të jetë: nënë, edukatore, grua trasgresive, dashnore, kuzhiniere e mirë, kameriere e përkryer dhe e gatshme për dëshirat e mia. Në çdo çast! Nëse mungon diçka nga ato, atëherë, ajo grua nuk meriton burrë të vërtetë dhe nuk shkon në parajsë.

Ajo nuk mund të ketë dëshira, sepse dëshirat dhe planet e mia janë ligj. Këtë nuk po e zbuloj unë, por kështu është kodifikuar. Detyra e saj nuk është të mendojë, por të veprojë, të menduarit është obligim mashkullor. Pa lejen time ajo nuk futet as në parajsë.

Para nanushit ajo duhet të rrijë gatitu, se e ka për detyrë, edhe para mysafirëve, përndryshe lëndon dhe dëmton virilitetin tim. Nanushi i ka falur asaj djalin dhe ajo duhet ta falënderoj çdo ditë! Kur kemi miq, ajo duhet të jetë shërbëtore e përkryer, të flasë me zë të ulët, të mos përzihet në bisedë (ashtu ashtu nuk din gjë dhe mund të gabojë diçka, prandaj detyrë imja është t´ia ndalojë dhe shpëtoj nderin), të duket si viktimë e vërtetë, sepse sa më shumë që len përshtypje te mysafirët, aq më shumë më rritet mua vlera, para nanushit dhe para miqve. Para nanushit dhe motrave të mia është me rëndësi të jashtëzakonshme...

Këto rregulla ia kam treguar ditën e parë të martesës. Ajo që atë ditë pat provuar ta marrë timonin në dorë dhe e zura: nanushi më pat tërhequr vërejtjen se gratë që tentojnë ta sundojnë burrin, hedhin rrobet mbi ato të burrit mu natën e parë. Pikërisht atë natë. Dhe, e zura me presh në dorë, e kapa për flokë si burrë i vërtetë dhe pastaj ajo futi vullnetarisht të vetat ndër të miat, sikur kishte bërë nanushi në kohën e vetë, mirëpo pa qenë e detyruar. Si nanushi, nuk ka grua në botë!

Barazi në bashkëshortësi nuk ka. Nëse jap asaj më shumë të drejta, zvogëlohen të mia dhe humbi pushtetin dhe kjo nuk është mashkullore; këtë e bëjnë burrat që nuk kanë bole! Ai që ka forcën, i cakton rregullat jetësore. Dispozitat jetësore nuk përcaktohen nga bukuria, por nga fuqia reale...

Sherifi, d.v. , Gjermani

Naser Aliu