Thursday, August 26, 2010

"Letër nga një polic..."

Përshëndetje nga një punonjës policie.
Policët, bij nënash shqiptare, vihen përballë turmave që kundërshtojnë zbatimin e një vendimi pronësie, apo prishje objekti. Dihet që këta protestues nuk janë keqbërës, nuk dolën rrugëve të thyenin dyqanet apo institucionet e shtetit, të cilat policia është e detyruar t'i mbrojë. Ata kundërshtojnë një vendim që cenon drejtpërdrejtë interesat e tyre jetike, Interesa që janë ushqyer nga përfaqësues të po këtij shteti me fjalimë elektorale.

Pra, ata kundërshtojnë një institucion të caktuar shtetëror i cili edhe para marrjes së vendimit, por dhe më pas është i detyruar të provojë që në këtë rast veprohet plotësisht në përputhje me ligjin dhe njëkohësisht dhe me interesat e komunitetit. Nëse nga njëra anë i drejtohesh me dhunë komunitetit dhe nga ana tjetër i bën me "shenjë" ca Fazlliçëve të bëjnë gati telat të rrethojnë territoret e pastruara, kjo irriton jo vetëm viktimat e këtyre veprimeve, por dhe ne si qytetar të paanshëm.
Policia nuk është thjesht vegël e shtetit që mund të përdoret apo aq më pak të keqpërdoret. Ajo është jo vetëm përfaqësuese direkte e shtetit, por dhe një institucion me atribute të posaçme ashtu siç i kanë dhe institucionet e tjera të shtetit. Dhe këto atribute i ka që nga polici i thjesht e deri te kuadri më i lartë i policisë. Pra, në qoftë se një polic i caktuar goditet me shkop në Hamallaj, apo nën breshërin e gurëve ikën me vrap si në Orikum apo gjetkë, kjo do të thotë se është goditur po ashtu me shkop dhe Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe po ashtu është "larguar me vrap" nga vendi i shërbimit bashkë me policin edhe ky drejtor i lartë.
Ose, në qoftë se policia në aktivitet arreston në kundravajtje ligjore qytetarë, dhe pak më pas, nën presionin e turmës, detyrohet t'i lirojë ata, atëherë këtu nuk bëhet fjalë për dështim të repartit përkatës të policisë, por për dështim të hierarkisë policore deri tek drejtuesi me i lartë. Nuk po vë në të njëjtin pozicion këtu Ministrin e Brendshëm i cili veprimin e vetëm profesional që ka mësuar nga puna në këtë institucion është të mbajë dhe të komunikojë me radio në majë të ndonjë tarrace.

Pra, lind pyetja ku është profesionalizmi këtu?

Imazhi i policit të tmerruar që iken me vrap nga vendi ku i thonë të veprojë është i turpshëm, por në këtë rast nuk është turp i individit që ishte veshur me uniformën e policit. Ishte turp i drejtuesve të tij, i "strategëve" që projektojnë operacione të tilla, ishte deshtim i profesionalizmit në hierarkinë ushtarake policore që pranon t'u hyj aventurave politike dhe të bëhet lodër në duart e abuzuesve me pushtetin, e grabitesve dhe uzurpatorëve të pronës.
Kjo mënyrë të vepruari e hierarkisë ushtarake policore nën presionin e politikëse, nuk ka sjellë vetëm situata turpërimi moral, por dhe pasoja tragjike, edhe vrasje të policëve të pafajshëm për të cilat nuk kemi dëgjuar që frymezuesit apo dikush nga hartuesit dhe drejtuesit e operacioneve të dështuara të mbajë përgjëgjësi.
Si kofini pasi të vjelin ndodh ngjarja tragjike shfaqen me maska hipokrizie ata që duhet të mbajnë përgjëgjësi dhe hedhin parrulla dhe lotë krokodili. Veprime të policisë me pasoja të tilla sjellin dy të këqija të medha:
  1. E para, kultivojnë urrejtjen e policit të thjeshtë ndaj njerëzve të popullit, jo ndaj keqbërësve të vërtetë. E kjo është fatkeqesi e institucionit i cili kthehet në një lodër në duart e pushtetarëve abuzues, të paafte të veprojnë në bazë të ligjit.
  2. E dyta, shtojnë mosbesimin e njerëzve tek institucioni i policisë, bjerrin mendimin se kjo polici mund ta kryej ndonjëherë misionin e saj në sherbim të qetësisë, sigurisë e garancisë së jetës e pronës së njerëzve.

Letër e nënshkruar H.Y. / Shqipëri e Mesme

Familja shqiptare në krizë - 6000 divorce në vit!

Të jetosh si i martuar në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
6mijë divorce janë regjistruar ne gjykatë vitin e kaluar, ku gjysma e tyre i takon kryeqytetit.

Por numri i atyre që i japin fund lidhjes martesore po shtohet me shpejtësi. Vetëm në 6 muajt e parë të 2010-ës, në Tiranë kanë kërkuar shkurorëzim 530 persona.

Bie në sy se në dosjet e shqyrtuara nuk ka asnjë rast pajtimi.

Për studiuesit, shifrat e mësipërme tregojnë se familja shqiptare është në krizë.

"Nuk janë shkaqet ekonomike, më shumë janë shkaqet seksuale dhe xhelozitë",shprehen sociologët.

Por shpesh herë lidhjet martesore midis partnerëve bëhen të pastudiuara dhe vetë ata nuk janë të vetëdijshëm për institucionin e martesës dhe përgjegjësitë qe ajo mbart.
Por a janë të lumtur partneret që kanë pësuar dy ose më shumë ndarje?

Sipas studiuesve, faktet kanë treguar se në të shumtën e rasteve ka ndodhur e kundërta. Studimet tregojnë se partnerët e divorcuar janë depresivë.

Numri më i larte i divorceve shënohet në radhët emigrantëve, lidhjet martesore të të cilëve dëmtohen në shumë raste për shkak te qëndrimit larg njëri-tjetrit, të bashkëshorteve. 


Vizion PLus

"Demokracia" shqiptare e Katovicës.

Nderkohe qe afronte fundi i regjimeve komuniste diktatoriale, Sekretari i Pergjithshem i Partise Komuniste te Bashkimit Sovietik Mikael Gorbacov pergatiste ne Kremlin testamentin e fundit te ketij sistemi.
Gorbaçov, Berisha, Alia
Nje mbremje gushti te vitit 1989 Ramiz Alia dergoi nje delegacion ne Moske për të marrë ISNTRUKSIONE se si duhet të ORGANIZOJNË lëvizjen demokratike. Atje u piketuan se si do quheshin partitë demokratike, kush do ishin liderët e tyre, si do merrnin pjesë në LIDERSHIP njerezit etj.Keto instruksione qe mori delegacioni i Alise ishin pothuajse te njejta per cdo vend komunist te Evropes lindore, por me vecori specifike per cdo vend.

Pasi delegacioni erdhi ne Shqiperi sebashku me instruksionet e Gorbacovit, iu transmetua Alise i cili pak kohe me vone u komunikoi vartesve te tij keto: Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalist,ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji , u tha Ramiz Alia te pranishmeve.
Kjo strategji do te synoje ne dy drejtime:
  1. Ne respektimin e te drejtave te njeriut.
  2. Ne krijimin e pluralizimit politik.

Te drejtat e njeriut jane dicka brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do te behet se s'ben. Do te nxisim te krijohen parti sa te duan te majta, te djathta, te qendres, por gjithsesi keto parti duhen te kontrollohen e te drejtohen nga ne,programet e themelimit te ketyre partive do i formulojme ne.Ne krye te tyre duhet te nxirren njerez qe te perkrahin strategjine tone. .Partia qe do te marre pushtetin do te shaje komunizmin ne themel e ne cati, ne kete menyre do te fitojme simpatine e perendimit dhe te desidences antikomuniste. Ata qe jane ne burg, te denuarit dhe te persekutuarit politike do te thone per ne “Dhe keta e urrejne komunizmin’ do te afrohen e do te na perkrahin.
Ne na intereson karta morale e tyre, do ti afrojme e do ti japim pune te parendesishme , por kurre nuk do ti leme te marrin pushtetin sepse ata sapo te marrin fuqine fillojne dhe hakmerren ,ne te behemi yzmeqaret e tyre. Ne zbatimin e te drejtave te njeriut duhet qe tu japim dhe kompensim ne para, te burgosurve do i kompletojme me komoditetet e banimit. Te sekuestruarve dhe te cpronesusarve do tu japim nga nje leter ne dore qe ju njihet prona.Por asnjehere nuk do ju a japim,ne forma te ndryshme do ti ngaterrojme njeri me tjetrin te kalojne ne Gjykata ku do te zbatohet rrotacioni.
Nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten dhe per difekte teknike kthim per gjykim ne shkallen e pare.Keta jane te moshuar dhe fuqi nuk kane. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre.Por keta duke ju dhene nje pasaporte dhe me pak presion i largojme jashte.Ata qe do te pretendojne dhe do te kembengulin do te lendohen.Pasuria e tera na perket ne ,se ne e beme. Materialin qe me dergoi Gorbacovi ,kam dy vjet qe e studjoj dhe ata kane ecur shume perpara.Per kete jeni ne dijeni.
Europa Lindore
Neve kemi kuadro sa per shtate komitete qendrore dhe te mos kemi frike. Ne kemi studimin dhe platformen gati per zbatim, do te kete shume intelektuale qe do te kundershtojne.,:ketyre nuk do tu japim pune. Nje shqetesim mund te krijojne intelektualet pensionieste.Ketyre do tu afrojme krijimin e shoqates se veteraneve te luftes dhe te punes.
Do u japim nje minipension dhe do ju mbajme iso, Kosova eshte ne pragun e shpalljes se kushtetutes. Le te bejne si te duan , neve kemi platformen tone. Cdo gje e kemi programuar,strategjine e keni te gjithe te qarte dhe kemi caktuar rruget per qellimin e misionit tone. Nen nje propogande ekstreme kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla te nomenklatures se larte komuniste, ne komunistet reformatore do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, qe kapitalistet dhe pronaret e ardheshem ne nje vend socialist te jemi ne, njerezit tane.

Me kete strategji brenda dy-tre legjislaturave do te kemi ish klasen komuniste ne klase kapitaliste .

Burimi: VOAL

Për një shoqëri civile ndryshe.

Dy milion euro të dhëna nga komuniteti Evropian për restaurimin e monumenteve të kulturës shpenzohen për të shkatërruar monumente të kulturës. Shatërvani më i vjetër në kryeqytet, sipas disa njohësve të historisë së monumenteve më i vjetri në të gjithë vendin, i ndërtuar në vitin 1923, në kuadër të ndërtimit të Lulishtes Popullore, pësoi dhunën e ruspës së pushtetit në emër të një projekti të ri që ka pasur aprovimin si të pushtetit lokal të opozitës ashtu edhe të atij qendror të maxhorancës. Filozofia gjithshka fillon e mbaron me mua që kam pushtetin, gjithshka për të futur ndonjë lek në xhep, vazhdon të bëjë kërdinë e të mbjellë shëmtinë në vendin tonë. Tashmë kronika e këtij lajmi ka qarkulluar në të gjitha mediat dhe është harruar sëbashku me protestën e disa intelektualëve midis të cilëve dhe autori i këtyre rradhëve. Lajme të tjera të ububushme mbushën me të shpejtë mediat: thuajse një duzinë të ashtuquajturish biznesmenë që kapen me drogë, një ministër i maxhorancës që pasurohet me 1.8 milion euro brenda vitit dhe që, pa i bërë syri tërr, i kthehet kryetarit të opozitës dhe i thotë se është një i droguar që ka 200 apartamente të fituara me rryshfet; Prokuroria që rri e vështron yjet; vrasje, shumë vrajse; aksidente shumë asidente që i atribuohen nga policia emigrantëve të kthyer, çka tregon se s’kemi shpresë që njerëzit tanë të kthehen disi më të qytetëruar nga Perëndimi; ambasadori amerikan që ikën mandatmbaruar i qarë nga opozita dhe i përqeshur nga maxhoranca; presidenti Topi që sulmohet nga maxhoranca nuk dihet saktë se pse. E ke të vështirë të ulesh e t’i komentosh të gjitha. Por edhe sikur të ulesh e të shkruash, e çfarë pastaj? Kush e çan kokën? Ja kjo është çështja e çështjeve për të cilën duhet shkruar dhe menduar: si të bëjmë që “këta” të çajnë kokën. Kush janë këta? Të pushtetshmit, ata që vendosin për shkatërrimin e shatërvanëve e me rradhë. Po çfarë ka ndodhur që këta s’çajnë kokën, që u duket vetja të paprekshëm. Pse s’kanë frikë? Po nga kush duhet të kenë frikë?
Logo e Lëvizjes ZGJOHU! Maqedoni.
Sigurisht jo nga gjykatësit e prokurorët se ata i kanë zgjedhur vetë? Po atëhere nga kush? Ndoshta nga shoqëria, nga opinioni. Dhe ja ku erdha tek tema që e kam për zemër: shoqëria civile si kundërpeshë e pushtetit nga e cila duhet të ketë frikë pushteti më shumë se nga çdo gjë edhe pasi ajo nuk zgjidhet nga “ata” apo “këta”. Mirëpo kur ne bëmë protestën e shatërvanit Drejtori i Institutit të Monumenteve tha: këta janë të krahut tjetër, ku ishin këta kur Rama prishi lulishten prapa Skenderbeut? Disa të tjerë ngulmuan se na kishte nxjerrë Sali Berisha kundër Edi Ramës. Të tjerë u ngritën e thanë: këta po protestojnë sepse atje, te shatërvani, nuk janë interesat e ndonjë të forti që ndërton se, përndryshe, nuk do të kishin bërë zë. Reagime që tregojnë për nivelin e mosbesimit ndaj shoqërisë civile që i bashkohet mosbesimit ndaj institucioneve të tjera; dhe s’ke se si të mos mendohesh kur ke parasysh se çfarë ka ndodhur. Ka kaluar një e treta e kohës (60 vjet) që parashikonte Ralf Darhedorfi për ndërtimin e shoqërisë civile në vendet ish komuniste (“Letër një miku çekosllovak” (1989)). Ku është shoqëria civile sot në Shqipëri? A kanë mbijetuar dot ndoca nga fidanet që u mbollën në vitet 90 nga perëndimorët, a kanë lëshuar ndonjë degë të tyren, a ka filluar të lindë ndonjë gjë nga vetë trualli shqiptar? Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve, sipas mendimit tim, është “jo”. Pas njëzet vjetësh ne meritojmë të flitet për shkretëtirën e shoqërisë civile ku dallohen ca oaze OJQ-sh të sponsorizuara nga të huajt që janë si ato ekonomitë e mbyllura brenda familjes, që prodhojnë sa për të ngrënë vetë. Nëse do të bënim pak historik do të na duhet të themi se shoqëria civile tentoi të ndërtohet në Shqipëri në vitet 92 – 97 si kunderpeshë e pushtetit, si kontrollues i tij, kryesisht me ndihma perëndimore apo, më saktë, ekskluzivisht. Roli i saj ishte goxha emancipues në ato vite, por fatkeqësisht ajo u njesua shumë me opozitën e asaj kohe në luftë me autoritarizmin e pushtetit të Berishës, çka bëri që të mos dallohej saktë se ku mbaronte njëra dhe ku fillonte tjetra.
Themelimi i RROSH
Pas ardhjes së socialistëve në pushtet kjo lidhje ndikoi që pushtatërët e rinj ta trajtojnë shoqërinë civile si partnere të tyre e, nga ana tjetër, për shak të interesave, një pjesë e mirë e njerëzve të shoqërisë civile u lidhën më lehtë kësisoj me pushtetin. Krahas kësaj ndodhi edhe një fenomen tjetër, si faqja tjetër e medaljes. Shumë intelektualë, gazetarë e njerëz publikë që mbijetonin me paratë e donatorëve, çka do të thotë se edhe mund të bënin kundërpeshën ndaj pushtetit, sepse ishin të pavarur ekonomikisht prej tij, pas vitit 1997, me lulëzimin e oligarëve që filluan të hapin gazeta e televizione private nisën të punësohen atje dhe, gjithnjë e më pak punonin për të bërë kundërpeshën e pushtetit/eve, për të implementuar institucionet demokratike, për të futur ide të reja, e gjithnjë e më shumë për interesat e këtyre pronarëve të rinj që, nga ana tjetër, kishin lidhje të ngushta me politikën, për të mos thënë që shumë shpejt e kapën atë. Shumë ish pjestarë të shoqërisë civile të asaj kohe, pra, i pamë të fillojnë punë o në politikë o në këto media. Ndërkaq edhe shumë fondacione të tilla si Soros ndërruan projekt: filluan të mos investojnë më për të inkurajuar shoqërinë civile si watch dog apo si kundërpeshë e pushtetit, por për të forcuar administratën e pushtetarëve socialistë mes tjerash edhe nëpërmjet të ashtuquajturit brain gain (kthim i trurit) në Shqipëri. Për mua – e kam thënë që në atë kohë dhe e përsëris edhe tani – ky ka qenë korruptim i shoqërisë civile të posalindur pasojat e rënda të të cilit sot duken qartazi. Sikur politikanët ta kishin respektuar shoqërinë civile në rolin e saj të viteve 92- 97 dhe donatorët të kishin vazhduar të investonin në këtë vizion të saj dhe, çka është më kryesorja, sikur pjestarët e shoqërisë civile të kishin ngulmuar në vazhdimin e rolit të tyre si kundërpeshë e pushtetit besoj se shumë gjëra do të kishin rrjedhur ndryshe përsa i përket demokracisë e sot nuk do të ishim në këtë derehxhe. Dikush do të më kujtojë se donatorët provuan edhe në një moment të dytë, në fillimvitet 2000, për të inkurajuar shoqërisë civile si kundërpeshë e pushtetit me lëvizjen Mjaft. Sipas meje asnjëherë nuk u morr vesh qartë nëse ishte kështu apo lindja e Mjaftit u përdor në kuadrin e një lobingu që u bë për të përkrahur pushtetarin e ri Edi Rama që, ashtu si gjeorgjiani Shakazhvili, iu shit perëndimorëve si shpresa e vendit për një politikë ndryshe nga ajo e politikanëve të vjetër. Mënyra se si bëri kundërpeshë Velia me shokë, duke akuzuar vetëm Berishën dhe Nanon pa thënë asnjë herë ndonjë fjalë për pushtetarin me moshë më të re, por me mendësi po aq të vjetër Rama (për këtë mjafton të shohësh se si e trajton edhe sot e kësaj dite median ky: i ul gazetarët në të njëtën tryezë që drejton vetë sikur t’i ketë pjesëtarë të kabinetit të tij; duke i mikluar kështu me idenë se po ndan pushtetin me ta) pastaj transformimi i Mjaftit në G99 e pastaj shkrirja e tij me PS provoi këtë të dytën. Sot është shumë e vështirë të gjesh një shoqëri civile që të ngrerë çëshje parimore mbi të cilën të mos bjerë akuza apo mosbesimi i thellë se ajo po instrumentalizohet nga njëri krah ose nga krahu tjetër çka, tek e fundit, është njëlloj sikur ta asgjësosh shoqërinë civile sepse, po qe se ajo konsiderohet si levë e partisë/ve atëhere njerëzit më mirë dëgjojnë direkt dorën e partisë/ve. Rasti i reagimeve që përmenda në krye të shkrimit ndaj protestës së shatërvanit tregoi tërë këtë mosbesim. Por, nga ana tjetër, konstatova se ajo protestë ngjalli edhe shpresë sepse, tek një pjesë, u duk se u bë diçka që nuk po dinin ta vendosnin në shërbim të njërit apo tjetrit pushtet, pra ngjalli shpresën se në këtë vend mund të ndodhë edhe ndonjë diçka që bëhet për interesin e të gjithëve dhe jo për pushtetin dhe paranë e njërës apo tjetrës palë.
Logo e Lëvizjes MJAFT! Shqipëri
Nga komentet pozitive që dëgjova m’u përforcua bindja se një numër jo i vogël njerëzish me mend kanë arritur në përfundimin se cikli i kësaj klase politike e i kësaj kategorie intelektualësh e gazetarësh, që kanë mbizotëruar skenën publike këto njëzet vjetë, është mbyllur dhe se duhet filluar një diçka e re? E kam vështirë të them një propozim që të mos duket idealist apo jorealist për një fillim të ri në Shqipëri. Por do të thoja se, nëse bëhet fjalë për fillim, ky nuk do të ishte “pushteti ndryshe”, por shoqëria civile ndryshe. Çka do të thotë një shoqëri civile që heq dorë nga partneriteti me pushtetin e maxhorancës apo opozitës dhe bën kundërpeshën dhe kontrollorin e tyre, një shoqëri civile që pushtetet nuk mund ta akuzojnë se po bën lojën e kundërshtarit duke e diskredituar dhe njëherësh duke u mbrojtur kështu nga sulmet e saj që mund të jenë të drejta. Një shoqëri civile të tillë, ndryshe nga kjo që kemi pra, jam i bindur se pushteti do të fillonte ta kishte frikë dhe kjo do të lindte herët ose vonë edhe një pushtet ndryshe.
Fatos Lubonja

Marta Ouli: Kam tradhtuar. Dua të rrëfehem

                    
Në shqipe romani "Zonja Marta Ouli" nga Sigrid Undset. Nobelistja norvegjeze e vitit 1928 me një rrëfim për femrën para zgjimit. Një vepër që tejkalon parashikimet e një letërsie feministe, pararojë edhe për qëndrimin ndaj erotikës

Në një provincë pranë Oslos, një zonjë mban ditar ndërsa i shoqi tregtar ngrys ditët në sanatorium.
Duke i parë ditët e tij të numëruara ajo mban letërkëmbim me të shoqin dhe një rrëfim vetëm me vete, ku ia nis: Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim.

Me këtë fjali aspak shpresëdhënëse se do të jetë një roman për gratë dhe të drejtat e tyre, Sigrid Undset nis një rrëfim që hyn në të shkuarën. Qëllimi nuk është të rrëfehet tradhtia, por të ndërtohet me përpikmëri jeta, për të parë se nga cila e çarë e trupit, mendjes dhe shpirtit njeriu prodhon pakënaqësinë, boshësinë dhe ndjenjat që provokojnë rënien. "Zonja Marta Ouli", për herë të parë në shqipe, dhe e vetmja vepër që kemi deri më sot prej nobelistja norvegjeze e vitit 1928, është një diskutim i shkëlqyer i një gruaje që jo vetëm refuzon të jetë e njëanshme me gjininë e saj, por të bëhet kritike duke kaluar nga një shkallë refleksioni në tjetrën, dhe në secilën, zbulimi i të rejave për veten shkon paralel me njohjen e ndërsjellë të mashkullit, mëmësisë po edhe rëndësisë së fesë. Marta ka tradhtuar të shoqin Oto, me mikun e tij më të ngushtë. Otua është burrë që punon shumë, çdo qindarkë e çon në shtëpi. Po është dhe nga ata Otua që mendon se ai apo ajo që shkelin besnikërinë bashkëshortore, duhet të vriten, të futen në një thes dhe të hidhen në lumë. Është megjithatë nga ata që mendon të plaket me gruan që është martuar të cilën e thërret "mikja ime e dashur".

Marta është mësuese, punon për ndërgjegjësimin e grave dhe edukimin e njerëzve. Me burrin që kryen tradhtinë nuk ka lidhje aq erotika apo dashuria. Pa marrë poza, Undset-i e zhvesh personazhin e saj dhe e shtyn të tregojë psenë: "Unë doja të sundoja... brenda meje u zgjua një instinkt i ashpër dhe i babëzitur, dhe unë, "zonja e respektuar" e tregtarit me shumicë, nikoqirja e bukur dhe e shtruar, u shndërrova në një kafshë vërtetë të egër dhe të rrezikshme. Ishte diçka më e thellë, ndoshta shprehje e një shpirti në zbrazëti ose se zbrazëtisë së shpirtit. Kisha filluar ta mendoj veten si qendrën e botës."

Personazhi ka pasur një sedër në rininë e saj. Tek çdo grua e gjallë dija dhe kultura kultivon një lloj sedre si të Martës, sedër që e bën të fyhet teksa lexon nëpër libra se gruaja është e lumtur vetëm kur të shkrihet me një tjetër njeri: "Ndieja nevojë për të dashuruar dikë dhe për t'u dashuruar prej dikujt, por kurrsesi nuk kërkoja një burrë që të më "kuptonte". Kisha patur të drejtë atëherë kur i përgjigjesha me përbuzje thirrjes primitive të grave për "mirëkuptim", pasi shumica prej tyre duan që burri të jetë si orëndreqës: gjithnjë të vërë në lëvizje trurin e tyre të vogël dhe të gjithë kohën ta harxhojë për të kënaqur sqimën e tyre. Ah ne, gratë të pamarrëvesh, që natyrisht mund të shkatërronim një regjiment të gjithë, por vetëm kur zemra fillon të na ftohet dhe kur ne vetë nuk kuptojmë më, fillojmë të kërkojmë mirëkuptim.

" Kritika vëren se tek Undset-i dashuria shkatërron gratë, asnjëherë burrat. "Pothuajse e mbushur me urrejtje për seksin e saj" pohon një biograf i saj, "ka parë aq shumë sa edhe aluzioni më i hollë do ta tërbonte; ndoshta ka provuar aq dhimbje nga jeta sa nuk do të guxonte të shpresonte. Dikush do thoshte se ajo është njëlloj si Norvegjia vetë, shpirti i saj gjysmë Viking, gjysmë i krishterë - e ndarë mes aventurës së paturpshme, guximtare dhe vetëmohimit.

" Siç vë re me të drejtë në pasthënien e botimit shqip, Janke Klok profesore e letërsisë Skandinave në Universitetin e Groningenit, Holandë, karakteri kryesor femër tek "Zonja Marta Ouli" endet mes rolit tradicional të gruas dhe qëndrimit më vete, midis pritshmërive romantike të jetës dhe ideve moderne dhe jetës së pavarur. Në këtë kuptim ky roman tejkalon parashikimet e një letërsie feministe. Është një vepër pararojë edhe në një aspekt tjetër që ka të bëjë me erotikën dhe seksualitetin. Marta Ouli, pas vdekjes së të shoqit vendos të jetojë pa partner. Një gjë e tillë për një grua intelektuale të shekullit të njëzetë do të jetë gati tabu.

Siç shihet, Undset-i nuk e ka fjalën për një gjendje të gruas kur del edhe ajo nga shtëpia njëlloj si burri, kur bëhet edhe ajo pavarur e gjahtare, njëlloj si ai. Marta Ouli është një personazh modern sepse i zhvendos problemet e vjetra të gruas që nuk janë thjesht të sajat, por të njeriut universal, jo tek të tjerët, por tek vetja, jo në një kohë të shkuar por në një kohë të ardhme. Ka libra që shkruhen nga një pasion fëminor, nga një gjendje e pastër që thuhet se e gëzojnë vetëm fëmijët, por ka romane cerebrale si ky ku kthjelltësia vjen nga nevoja për të shpëtuar. Një rrugë është rrëfimi, thënë ndryshe, e vërteta. Ai moment kur njeriu vihet përballë Zotit jo për t'u afruar për tek Ai, po për te vetja që është humbur, vetja që do duhej të kthehej si djali plangprishës tek i ati.

Natyrshëm zbret Undset-i tek diskutimi mbi fenë, tek mungesa e besimit, dhe roli i Krishtërimit në jetën praktike të njeriut. Skeptike ajo vë në gojë të personazhit të saj këto: "Njeriu duhet të heqë dorë nga arsyeja e shëndoshë për të besuar në një Zot, që qëndron pas gjithçkaje dhe, nga ndjenja më e thjeshtë e virtytshmërisë, për të pranuar pendimin shpëtimtar... Parë nga brenda Krishtërimi ka një harmoni dhe ndërlidhje të mjaftueshme, si të qëndrosh brenda një katedraleje të lartë me xhama të ngjyrosur, në një kohë që ti e di se e gjithë bota reale dhe drita e diellit është jashtë." Romani mbahet mbi strukturën narrative të flashback-ut. Arsyeja? "Sepse nuk është e vërtetë që e shkuara është vetëm ajo që ka ndodhur. Të paktën për mua nuk është kështu", thotë personazhi. Falë kësaj narrative, që e zhvendos rrëfimin pas në kohë prej momentit kur mësojmë se kjo grua nuk i ka qenë besnike të shoqit, përvoja e personazhit merr peshën e një traume të cilës, nëse nuk i rikthehet, nuk mund të çlirohet prej saj. Prandaj "Zonja Marta Ouli" është edhe një roman psikologjik. Kthimi pas në situata, përvoja, ngjarje të hershme, janë një vizitë në "tokën" ku është mbjellë gabimi i gruas. Kjo është një betejë, sepse tenton të futet në kështjellën ku fshihet origjina e gabimit. Këtë teknikë Undset-it e përdor me zotësi dhe na kujton pena të mëvonshme që me të njëjtën teknikë trajtojnë situata të gruas (intelektuale ose jo) siç bën Natalia Ginsburg te "Dashuria ime fatale" (romani fillon me fjalinë "Ia numërova në lule të ballit"), apo Simone de Beauvoir me romanin "Një vdekje shumë e ëmbël".

Sigurisht titulli "Zonja Marta Ouli", përkthyer nga origjinali norvegjisht nga Myrteza Shini, të kujton "Mrs. Dalloway" të Virginia Woolf-it (të dy të botuar në shqip nga "Skanderbeg Books"). Undset-i u mbyll në shtëpi të shkruante librin "Fru Marta Oulie" më 1905 dhe e botoi dy vjet me pas, më 1907, vit që në Norvegji përkon me miratimin e të drejtës së votës për gruan e klasës së mesme. Ndërsa romani i Woolf-it doli më 1925.

Pak fjalë
Sigrid Undset-it iu akordua çmimi Nobel për Letërsinë më 1928 (e treta autore norvegjeze deri më sot që e ka fituar këtë çmim, krahas shkrimtarëve Knut Hamsun dhe Björnstjerne Björnson.) Megjithatë vepra e saj deri vonë ka qenë pak e njohur edhe në gjuhë të mëdha si anglishtja. Trilogjia e saj mesjetare "Kristin Lavransdattar" pati mjaft lexues në Amerikë në vitet '20. Dy dekada më vonë ajo bëri një tur leximesh në SHBA. Deri kur vdiq më 1949 amerikanët pak kishin dëgjuar për të. "Jenny" (1911) ishte i vetmi titull që e nxori këtë autore nga boshllëku total në gjuhën angleze. Ishte 11 vjeç kur i vdes i ati, arkeolog. Në moshën 16-vjeçare, pas studimeve në një kolegj tregtar ajo nisi të punojë në një zyrë të mërzitshme për të ndihmuar familjen, nënën e burrëruar dhe dy motrat, punë që zgjati për dhjetë vjet. I kapërceu të njëzetat dhe jeta e saj ishte e disiplinuar. E vetmja kënaqësi ishin leximet. Pastaj papritur gjithçka ndryshoi tërësisht. Më 1907, Undset-i botoi romanin "Fru Marta Oulie" (Zonja Marta Ouli), dhe mjafton fjalia e parë për të marrë me mend skandalin që mund të shkaktonte në një Norvegji puritane. Romanet në vazhdim, i krijojnë mundësinë të jetojë me shkrimtari dhe më 1909 ajo vendoset në Romë. Takon atje shumë artistë skandinavë, ndër ta piktorin norvegjez Anders Svarstad, i cili ndahet nga gruaja dhe martohet me Undset-in. Kjo është një periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, për formimin, lirinë që fiton, kohë kur ngjizet romani "Jenny", i cili botohet më 1911. Pas martesës kthehet në Norvegji. I shoqi pikturonte, ajo mbante shtëpinë dhe pesë fëmijët dhe shkroi "Kristin Lavransdattar", ku kombinon në kërkim të ndjeshëm të zemrës njerëzore me një trajtim imagjinar të historisë së Norvegjisë. Në Norvegji romani u bë menjëherë një klasik; në vendet anglishtfolëse nuk pati sukses për shkak të përkthimit shumë të dobët. Vetëm së fundi romani është ripërkthyer mjaft mirë duke rizbuluar kështu një nobeliste. Në vitin 1924, ajo shkon prapë në Romë, kësaj herë për të festuar fundin e martesës së saj. Gjë e rrallë në Skandinavi. Qysh herët, ajo ka qenë e vetëdijshme për artin e saj dhe për filozofinë e saj seksuale. Në moshën 19-vjeçare, ajo kritikon feministet e kohës e saj, duke e vënë theksin tek natyra e pandryshueshme e dallimeve seksuale dhe duke kujtuar me nostalgji "ditët e lavdishme të lëvizjes së grave" - në shekullin e 19-të. Paçka se ky është shekulli, siç shkruan de Beauvoir, kur "diskutimi feminist bëhet përsëri një diskutim mbrojtësish; një nga pasojat e revolucionit industrial ishte pjesëmarrja e gruas në punë prodhuese: në këtë moment kërkesat feministe dalin nga fusha teorike, ato gjejnë baza ekonomike; kundërshtarët e tyre bëhen edhe më agresivë."

Virginia Woolf:
"Të gjitha marrëdhëniet midis grave, thashë me vete duke sjellë në mend galerinë e mrekullueshme të personazheve gra në letërsi, janë tepër të thjeshtëzuara. Sa shumë është lënë pa thënë, sa pak përpjekje janë bërë... Ishte mjaft e çuditshme se deri para se të dilte Jane Austen, të gjitha personazhet e mëdha gra jo vetëm përshkruheshin nga gjinia tjetër, por dhe vetëm në marrëdhënie me gjininë tjetër. Dhe të mendosh se kjo përbën vetëm një pjesë të vogël të jetës së grave." "Një dhomë më vete", 1929

Simone de Beauvoir:
"Ne jemi përpjekur vazhdimisht për të provuar nëse gruaja është superiore, inferiore apo e barabartë me burrin: e krijuar pas Adamit, kuptohet qartë se ajo është një qenie e dorës së dytë, kanë thënë disa; përkundrazi, kanë thënë të tjerët, Adami nuk ishte veçse një skicë dhe Zoti arriti ta përkryejë qenien njerëzore kur krijoi Evën; truri i saj është më i vogël: por relativisht është më i madh; Krishti u bë burrë ndoshta nga përulësia. Çdo argument lind menjëherë kundërargumentin dhe shpesh të dy çojnë në gabim. nëse synojmë të shohim qartë, duhet të ndjekim një rrugë të re: duhen hedhur tej nocionet e turbullta të superioritetit, inferioritetit, barazisë që i kanë çoroditur të gjitha diskutimet dhe t'ia nisim përsëri nga e para." "Seksi i dytë. Faktet dhe mitet", 1949

Shekulli

Konspiracion, projekti misterioz i NASA-s për të krijuar “Zotin”

Projekti "Blue Beam" i NASA-s është një strategji për të imponuar fenë New Age me "Antikrishtin" e sajuar shkencërisht Serge Monast dhe një tjetër gazetar ishin duke studiuar me rrënjë projektin "Blue Beam", por mbetën të vdekur  nga ataku në zemër njëri pas tjetrit, edhe pse nuk kishin asnjë histori shqetësimi më parë.
Serge ishte në Kanada, ndërsa gazetari tjetër kanadez ishte për vizitë në Irlandë. Përpara vdekjes së tij, qeveria kanadeze rrëmbeu vajzën e Serge në një përpjekje për t'i kthyer mendjen atij nga hulumtimet e projektit "Blue Beam" dhe botimeve të shkrimeve të tij të demaskuese. Vajza e tij nuk u kthye kurrë më dhe vetëm pak kohë më pas gazetari ndërroi jetë.

Projekti "Blue Beam" i NASA-s është një strategji për të imponuar fenë New Age me "Antikrishtin" e sajuar shkencërisht. Pas këtij formulimi religjioz fshihet një plan shkencor, duke vënë në zbatim teknologjinë e lartë hapësinore. Religjioni i vetëm në botë do të ishte baza e Rendit të Ri.
Një "teokraci" për një Rend të Ri Botëror duhet të ketë një fe dhe një shpëtimtar për të imponuar një kult të vetëm, përndryshe një kontroll botëror nuk është i realizueshëm.
Projekti teknologjik "Blue Beam" ka për qëllim të mashtrojë njerëzit në mënyrë të avancuar, duke drejtuar dhe krijuar një mashtrim të madh spektakolar në shkallë botërore. Në planin shkencor, kjo teori e konspiracionit është e bazuar në disa elemente. Për tridhjetë vjet, sovjetikët dhe amerikanët kanë konstruktuar baza të mëdha të dhënash specifike si fiziologjike, psikologjike, me përbëje anatomike dhe elektromekanike të trupit të njeriut, por edhe studimet elektromagnetike, kimike dhe biologjike të trurit. Këto baza të dhënash përfshijnë gjithashtu edhe gjuhët dhe dialektet e të gjitha kulturave në mbarë botën. Programe fetare të tipit mesianik dhe të tjera gjithashtu përfshihen në bazat e të dhënave. Megjithatë, të gjitha këto të dhëna mund të barten me anë të satelitit. Nëse ne e vendosim këtë shfaqje hapësinore, paralelisht me programin e "Star Wars", ne konstatojmë se kombinimi i rrezatimit elektromagnetik me hipnozë ka qenë subjekt i kërkimeve intensive.
Në librin e tij "Trupi elektrik" laureati për "Nobel", Robert Baker, përshkruan një seri eksperimentesh duke treguar se ne mund të dëgjojmë dhe kuptojmë mesazhet të dërguara në një kabinë izolimit, nga një audiogram me pulse mikrovalë të ngjashme me një dridhjen e një fjale të dërguar në tru.
Baker thekson se një sistem i tillë ka kërkesa të qarta për të mbuluar operacionet që nxisin çmenduri dhe që ka si objektiv njeriun me ndihmën e zërave të panjohur, ose për të dhënë urdhra të pakapshëm për një vrasës të programuar. James C. Lynn në librin e botuar më 1978 (Efekti dhe zbatimi i mikrovalëve auditivë), gjithashtu përshkruan se si mund të dëgjohen zëra dhe se si mund të transmetohen direkt në tru këto mikrovalë mund gjithashtu të përdoren për të djegur lëkurën, të rrisin ndikimin e drogës apo të ndikojnë në funksionimin e trurit. Këto efekte të gjitha kanë qenë të njohura zyrtarisht nga ana e CIA-s, më 21 shtator 1977, gjatë një dëshmie përpara Komitetit të Shëndetit dhe Kërkimit.
Dr. Sidney Gottlieb, i cili drejtoi programin MK-Ultra, në atë kohë u detyrua të pranonte se CIA hulumtonte për të zbuluar teknikat të cilat ndikojnë në trupin e njeriut duke përdorur mjete elektronike.

Strategjia e projektit "Blue Beam" ka katër faza

Hapi i parë në projektin "Blue Beam NASA" ka të bëjë me rivlerësimin e të gjitha njohurive arkeologjike. Ai merret me shkaktimin e tërmeteve artificiale të krijuar në vende të caktuara të sakta të planetit, e gjoja zbulimet e reja të cilat do të shpjegojnë më në fund për të gjithë njerëzit gabimin e të gjitha doktrinave themelore fetare. Falsifikim i këtij informacioni do të përdoret për të gjitha vendet që besojnë se doktrinat e tyre fetare kanë qenë keqkuptuar për shekuj dhe keqinterpretuar. Përgatitjet psikologjike për personat në hapin e parë tashmë janë zbatuar me filmat "2001: A Space Odyssey", seriali "StarTrek" dhe "Dita e Pavarësisë", të cilët kanë të bëjnë me dyndjet nga hapësira dhe grumbullimin së bashku të gjithë kombeve të sprapsin pushtuesit. Filmat e fundit "Jurassic Park" merret me teoritë e evolucionit dhe pretendojnë se fjalët e Perëndisë janë gënjeshtra.

Hapi i dytë në projektin "Blue Beam NASA" përfshin një gjigand në 'hapësirë' me holograme tredimensionale me atë optik dhe atë të tingujve, projektimin laser me imazhe të shumta holografike në pjesë të ndryshme të botës, ku secili percepton një imazh të ndryshëm sipas predominimeve rajonale dhe besimeve fetare kombëtare . Ky zë i ri i "Perëndisë" do të flasë në të gjitha gjuhët dhe kulturat e çdo vendi.

Hapi i tretë në projektin "Blue Beam NASA" do të jetë komunikimi elektronik- telepatik.
Me anë të saj mendohen ndërhyrjet artificiale në fushën multigjenike me satelit, kontrollin e mendjes së të gjithë planetit. Si shembuj primarë merren në konsideratë se si televizioni, reklamat, arsimi modern dhe llojet e ndryshme të presionit shoqëror janë përdorur për të manipuluar ata kufij.

Hapi i katërt ka të bëjë me manifestim universal mbinatyror me mjete elektronike. Ai përmban tri orientime të ndryshme. Njëra është për të bërë njerëzit të besojnë se një pushtim i huaj (jashtë botës) është gati të ndodhë në çdo qytet të madh në tokë, në mënyrë që të provokojnë çdo komb të madh për të përdorur armët e tij bërthamore. Në këtë mënyrë, Gjykata e Kombeve të Bashkuara do të kërkojë që të gjitha ato kombe të nisin nisma çarmatosjeje të armëve bërthamore dhe jo pushtimesh gjë që janë treguar se janë të rreme.
- E dyta është të bëjë besimtarët të besojnë se ngazëllimi do të ndodhë me ndërhyrjen hyjnore supozuar të një qytetërimi të huaj (jashtë botës) që vijnë për të shpëtuar njerëzit nga një demon i egër dhe i pamëshirshëm. Qëllimi i tij do të jetë për shkatërrimin e të gjithë opozitës së rëndësishme për zbatimin e rendit të ri botëror me një goditje të madhe, në të vërtetë brenda pak orëve që nga fillimi! Orientimi i tretë në hapin e katërt është një përzierje e forcave elektronike dhe mbinatyrore. Valët e përdorura do të lejojnë "forcat e mbinatyrshme" për të udhëtuar përmes fibrave optike, në boshtet e përbashkëta kabllore (TV) elektrike dhe linjave telefonike, në mënyrë që të depërtojnë në të gjithë në të njëjtën kohë me pajisje të mëdha.

Qëllimi i këtij është që të krijojë fantazma globale satanike të projektuara në të gjithë botën, në mënyrë që të shtyjnë të gjithë popullsinë në buzët e një histerie dhe çmendurie, deri drejt një vale masive për vetëvrasje, vrasje dhe çrregullime psikologjike të përhershme.

Pas natës së mijëra yjeve në mbarë botën popullsia do të jetë gati për Mesihun e ri të konspiracionit për të rivendosur rendin dhe paqen me çdo kusht, edhe me koston e abdikimit të lirisë.


Lorena Kollobani, G. Standart

Dhjetë historitë më misterioze në botë

Histori të panumërta misterioze që përshkojnë anë e mbanë botën. Fenomene të veçantë dhe ngjarje të habitshme. Këto mistere kanë shumë vite që ekzistojnë dhe ende mbeten të pazgjidhura.
E fillojmë nga misteri i Stonehenge-it. Stonehenge është ndërtuar në tre seksione mbi 6.400 vjet nga banorët neolit të Salisbury Plain në jug të Anglisë, Stonehenge ka mahnitur vizitorët për mijëra vjet. Kjo sipërfaqe përmban 30 gurë të drejtë me peshë 26 tonë dhe 30 gurë horizontal të lartë. Çdo gur peshon 6 ton dhe është gdhendur nga "bluestone" nga një vend disa kilometra larg. Ndërtuesit neolit ishin në gjendje për të krijuar një monument që ka hutuar njerëzimit për mijëra vjet duke përdorur mjete vetëm të përbëra nga guri. Edhe pas gjithë këtyre viteve, askush nuk e di arsyen e vërtetë të ndërtimit të Stonehenge-it. Misteri tjetër që ka kjo vepër gjigante është dhe konstrukti i saj dhe ajo ç'ka bie më në sy janë gurët blu të përdorur, të cilët janë me përmasa gjigante.

Misteri tjetër është edhe misteri që e gjithë bota gjithnjë i kushton vëmendje. E kemi fjalën për vrasjen e John F.Kennedy. Ky i fundit u qëllua një herë në shpinë dhe një herë në kokë teksa udhëtonte me gruan e tij Jacqueline në karvanin presidencial nëpër rrugët e Dallas, Texas më 22 nëntor, 1963. Lee Harvey Osëald u arrestua 45 minuta më pas të shtënave kundrejt Kenned-it. Pas disa orësh të marrjes në pyetje pa ndjekur shumë procedura ai u akuzua për vrasje. Më pas u vra nga Jack Ruby në garazhin e ndërtesës së policisë më 24 nëntor para qindra gazetarëve. Më 29 nëntor, Presidenti Lyndon B. Johnson krijoi një komision të quajtur "Warren" për të hetuar rreth vrasjes. Komisionin e drejtonte Earl Warren, Shefi i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, dhe gjeti se Osëald ishte vrasësi i vetëm dhe se ai e bëri vrasjen nga kati i gjashtë i një ndërtese që shërbente si depozituese librash shkollor. Arma të cilën kishte përdorur ishte një pushkë italiane Mannlicher-Carcano.

Një tjetër mister i madh është varri i Vlad Draculës. Konti Drakula, "Drakula i vërtetë" ishte në fakt një princ i Ëallachia (tani pjesë e Rumanisë). Një mbrojtës i mirë kundër turqve, ai është portretizuar si një hero, patriot dhe një horr i pamëshirshëm. Vlad Drakula ishte një sundimtar i egër i cili ka torturuar në mes 40.000 dhe 100.000 të armiqve të tij, të dy turqit dhe bashkatdhetarët e tjerë që përbënin një kërcënim për pushtetin e tij. Ai u vra në betejën kundër turqve pranë Bukureshtit në 1476. Turqit pas e vranë ja prenë kokën dhe ja dërguan sulltanit të Perandorisë Osmane, Mehmetit II. Pjesa tjetër e trupit të tij ende nuk dihet se ku.

Një tjetër mister i takon mbretit Artur. A ekziston me të vërtetë një nga mbretërit më të famshëm apo është vetëm një legjendë në mënyrë që të frymëzohen trupat anglez? Për herë të parë është përmendur nga një klerik i Ëellsit i quajtur Nennius në shekullin e nëntë. Megjithatë, kontributi më i plotë i është njohur historisë së mbretërve të Britanisë, e cila daton në shekullin e dymbëdhjetë. Aty pohohej se mbreti Artur ishte i patejkalueshëm në pushtet dhe në diplomaci, një mbret i madh luftëtar i cili drejtoi Uellsin, Skocin, Irlandën, Norvegjin, Danimarkën, Gjermanin, Anglinë dhe Galin. Përflitet që historia e tij të jetë e rreme por kjo nuk shmang dashurinë që njerëzit kanë për legjendën e mbretit Artur.

10. Misteri i Stonehenge-it
 Stonehenge është ndërtuar në tre seksione mbi 6.400 vjet nga banorët neolit të Salisbury Plain në jug të Anglisë, Stonehenge ka mahnitur vizitorët për mijëra vjet. Kjo sipërfaqe përmban 30 gurë të drejtë me peshë 26 tonë dhe 30 gurë horizontal të lartë. Çdo gur peshon 6 ton dhe është gdhendur nga "bluestone" nga një vend disa kilometra larg. Ndërtuesit neolit ishin në gjendje për të krijuar një monument që ka hutuar njerëzimit për mijëra vjet duke përdorur mjete vetëm të përbëra nga guri. Edhe pas gjithë këtyre viteve, askush nuk e di arsyen e vërtetë të ndërtimit të Stonehenge-it. Misteri tjetër që ka kjo vepër gjigante është dhe konstrukti i saj dhe ajo ç'ka bie më në sy janë gurët blu të përdorur, të cilët janë me përmasa gjigante.
9. Vrasja e John F.Kennedy
 John F.Kennedy u qëllua një herë në shpinë dhe një herë në kokë teksa udhëtonte me gruan e tij Jacqueline në karvanin presidencial nëpër rrugët e Dallas, Texas më 22 nëntor, 1963. Lee Harvey Osëald u arrestua 45 minuta më pas të shtënave kundrejt Kenned-it. Pas disa orësh të marrjes në pyetje pa ndjekur shumë procedura ai u akuzua për vrasje. Më pas u vra nga Jack Ruby në garazhin e ndërtesës së policisë më 24 nëntor para qindra gazetarëve. Më 29 nëntor, Presidenti Lyndon B. Johnson krijoi një komision të quajtur "Ëarren" për të hetuar rreth vrasjes. Komisionin e drejtonte Earl Ëarren, Shefi i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, dhe gjeti se Osëald ishte vrasësi i vetëm dhe se ai e bëri vrasjen nga kati i gjashtë i një ndërtese që shërbente si depozituese librash shkollor. Arma të cilën kishte përdorur ishte një pushkë italiane Mannlicher-Carcano.
8. Kafka e kristaltë
Misteri i kafkës së kristaltë përkon shumë vite mbrapa. Në 1881, dy mercenarë amerikanë kanë gjetur dy kafkat e para të kristalta. Trembëdhjetë kafka kristali, janë gjetur gjithsej në të gjithë Evropën Qendrore dhe Jugore. Ndoshta kafka më e famshme e gjetur ndonjëherë është kafka "Mitchel-Hedges",e gjetur nga një shtatëmbëdhjetë vjeçare Anna Mitchel Hedges teksa shoqëronte babain e saj Albert Frederick Mitchel Hedges në një ekspeditë. Më pas u zbulua se Mitchel Hedges e kishte blerë kafkën në një ankand në Sotheby të Londrës në vitin 1943. Një tjetër kafkë e famshme është dhe ajo e Muzeut Britanik e blerë në Meksikë.
7. Varri i Vlad Draculës
 Konti Drakula, "Drakula i vërtetë" ishte në fakt një princ i Ëallachia (tani pjesë e Rumanisë). Një mbrojtës i mirë kundër turqve, ai është portretizuar si një hero, patriot dhe një horr i pamëshirshëm. Vlad Drakula ishte një sundimtar i egër i cili ka torturuar në mes 40.000 dhe 100.000 të armiqve të tij, të dy turqit dhe bashkatdhetarët e tjerë që përbënin një kërcënim për pushtetin e tij. Ai u vra në betejën kundër turqve pranë Bukureshtit në 1476. Turqit pas e vranë ja prenë kokën dhe ja dërguan sulltanit të Perandorisë Osmane, Mehmetit II. Pjesa tjetër e trupit të tij ende nuk dihet se ku është.
6. Dhoma e qelibartë
Kjo dhomë mahnitëse është ndërtuar në 1701 nga mbreti i parë i Prusisë, por u zhvendos shpejt në Rusi si një dhuratë për Pjetrin e Madh. Dhoma është më shumë se 55 metra katrorë dhe për ta ndërtuar u deshën 10 vjet dhe gjashtë ton qelibar balltik. Kur ushtria e Hitlerit shkeli në Bashkimin Sovjetik, kuratorët u përpoqën të lëvizin dhomën edhe një herë, por qelibari ishte bërë i brishtë, kështu që ata e fshehën atë prapa një sfondi të thjeshtë. Megjithatë, nazistët e dinin se ku mund të shikonin për punën e famshme të artit dhe ushtarët e shkatërruan dhomën në mënyrë që ta çonin atë në Konigsberg. Kalaja e Konigsbergut u bombardua rëndë nga Mbretëria e forcave ajrore gjatë një lufte. Sipas disa raporteve dhoma e qelibatrë arriti ti mbijetojë luftës por nuk është parë më kurrë që nga ajo kohë.
5. Gjëagjëza e njeriut të pakuptueshëm
 Kur mendon për "Sfinks-in", të gjithë menjëherë mendojnë për Sfinks-in e Madh në Giza, por Sfinks ishte një simbol i fuqishëm në Greqi dhe Siri. Në fakt origjina e gjëagjëzës së Sfinks-it vjen nga legjendat e vjetra greke. Sipas grekëve të lashtë, në qoftë se një njeri kalon në rrugën e Sfinks-it do të pyesin: "Cila është krijesa që ecën me katër këmbë në mëngjes, dy këmbë në pasdite dhe tre në mbrëmje?" Në qoftë se ata nuk mund të përgjigjen, Sfinks do ti hajë ata, megjithatë, në qoftë se ato japin përgjigje të saktë, Sfinks do të shkatërrojë veten. I vetmi person që i ka mbijetuar kësaj procedure thuhet se është heroi grek Oudipus, i cili i është përgjigjur "njeriu". Por thuhet se Sfinks vazhdoi me pyetje të tjera.
4. Rrjepësi Jack
Një nga rastet e vrasjeve të pazgjidhura në botë, është Jack Ripper, i cili ka futur frikë në zemër të Viktorias në Londër dhe endet në imagjinatën tonë edhe sot. Midis muajve gusht dhe nëntor të vitit 1888, pesë prostituta u vranë në Ëhitechapel, një zonë në lindje të Londrës. Ndonëse viktoria në Londër ishte një vend i pasur, pjesa e Lindjes ishte një zonë shumë e varfër e qytetit. Shumica e shtëpive ishin refugjatë hebrej nga Rusia, Polonia dhe Rumania. Ëhitechapel gjithashtu kishte shkallën më të lartë të krimit në qytet. Çdo gjë në lidhje me vrasjet duket të jetë një mister, nga identiteti i vrasësit e deri në letrat që u dërguan në polici. Edhe numri i viktimave është ende një mister. Përgjithësisht është pranuar se numri i viktimave të Jack Ripper ishte pesë. Disa të tjerë thonë se ishin katër, por në fakt e gjitha kjo mbetet një mister. Por në fakt historia e Jack Ripper-it kishte një efekt të vërtetë, jo vetëm në pjesën tjetër të Londrës, por edhe në të gjithë Perandorinë Britanike.
3. Arka e marrëveshjes
 Arka e marrëveshjes ka mahnitur njerëzit që kur u përmend më parë në Bibël në Eksodin 25. Perëndia udhëzoi që të ndërtohej një faltore ku të gjithë Izraelitët mund të adhuronin Perëndinë, dhe brenda saj do të jetë një dhomë e veçantë e quajtur "i shenjti i të shentëve" dhe pikërisht aty do të vendosej arka. Dhoma ishte e bërë nga druri i akacies e mbuluar në ar. Ajo përmban tri objekte të çmueshme, dy pllaka prej guri të cilat përmbajnë "Dhjetë Urdhërimet",një shufër të Aaron-it dhe një tenxhere të artë. Është përfolur gjithashtu se vet perëndia ka banuar midis krahëve të këtij vendi. Arka nuk ishte vetëm në qendër të besimit të Izraelit, por ajo gjithashtu kishte kompetenca mbinatyrore dhe ishte në gjendje të mundte armiqtë e tyre.
2. Mbreti Artur
A ekziston me të vërtetë një nga mbretërit më të famshëm apo është vetëm një legjendë në mënyrë që të frymëzohen trupat anglez? Për herë të parë është përmendur nga një klerik i Wellsit i quajtur Nennius në shekullin e nëntë. Megjithatë, kontributi më i plotë i është njohur historisë së mbretërve të Britanisë, e cila daton në shekullin e dymbëdhjetë. Aty pohohej se mbreti Artur ishte i patejkalueshëm në pushtet dhe në diplomaci, një mbret i madh luftëtar i cili drejtoi Uellsin, Skocin, Irlandën, Norvegjin, Danimarkën, Gjermanin, Anglinë dhe Galin. Përflitet që historia e tij të jetë e rreme por kjo nuk shmang dashurinë që njerëzit kanë për legjendën e mbretit Artur.
1. Ishulli i humbur i Atlantit
Një nga misteret më të vjetër në botë, legjenda e Atlantit ka hutuar njerëzimin që nga kohët e lashta. Sipas filozofit grek Platonit, Atlanti ishte një ishull i madh diku në perëndim të Gjibraltarit dhe në shtëpinë e një qytetërimi tepër të avancuar të njohur si Atlanteans. Platoni e përshkroi Atlantin si një vend me bukuri të mëdha, me një kompleks pallati në qendër të tri kanaleve me unazë. Ai tha se çdo mbret që trashëgonte pallatin do të shtonte në të një kat, duke u përpjekur të kapërcejë paraardhësin e tij dhe duke bërë kështu atë një pallat që ka të ndërthurura bukurinë dhe pasurinë. Vendasit ishin bekuar me pasuri, por në të njëjtën kohë ata ishin tepër ambicioz, vazhdimisht duke kërkuar pushtet. Atlantis është thënë se ka takuar fundin e saj kur u godit nga një tërmet gjigant dhe ka përfunduar në thellësi të detit.




Përgatiti Esmeralda Cenollari, T. Observer

10 piratët më të famshëm të kompjuterave!

                                                                                                                                                             
1. Kevin Mitnick
Ndoshta pirati më i famshëm i brezit të tij, Mitnick është përshkruar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si “krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”. I vetë-emwruar ‘hacker poster boy’ piratoi në sistemet kompjuterike të disa prej kompanive teknologjike dhe të telekomunikacionit më kryesore të botës përfshirë Nokia, Fujitsu dhe Motorola. Pas një ndjekje të shumëpërfolur nga FBI, Mitnick u arrestua në 1995 dhe pas rrëfimit të shumë akuzave si pjesë e një marrëveshjeje lehtësimi, ai vuajti pesë vjet burg. Ai u lirua me kusht në 2000 dhe sot drejton një konsulencë sigurie kompjuteri. Ai nuk u referohet aktiviteteve të tija pirate si ‘pirateri’ dhe i quan ato ‘inxhinieri shoqërore’.

2. Kevin Poulson
Poulon si fillim bëri emër duke piratuar linjat telefonike të stacionit radiofonik KIIS-FM të Los Anxhelosit, duke siguruar se ai do të ishte telefonuesi i 102-të dhe kështu fituesi i një konkursi që po luhej në radio, çmimi i të cilit ishte një Porche. Nën pseudonimin pirat Dark Dante, ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjetër të eskortës Të Fletëve të Verdha për një njohje dhe më pas drejtoi një agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi një bazë të dhënash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq në televizionet amerikane në Mistere të Pazgjidhura si një i arratisur – edhe pse linjat telefonike 1-800 të programit dolën mistershëm jashtë loje. Që prej lirimit nga burgu, Poulson e ka ri shpikur veten e tij si një gazetar.

3. Adrian Lamo
Adrian Lamo ishte quajtur ‘the homeless hacker’ për prirjen e tij për të përdorur kafenetë, bibliotekat dhe internet kafetë si bazat e tija për pirateri. Shumica e aktiviteteve të tij të paligjshme përfshinin thyerjen në rrjetet kompjuterike dhe më pas raportimi i pikave të tyre të dobëta kompanive që i zotëronin ato. Pretendimi më i madh i Lamo për famë erdhi kur ai theu rrjetin e brendshëm të New York Times dhe shtoi emrin e tij në bazën e tyre të të dhënave të ekspertëve. Ai gjithashtu përdori llogarinë e gazetës LexisNexis për të fituar leje hyrjeje në detajet sekrete të subjekteve me profil të lartë. Lamo aktualisht punon si gazetar.

4. Stephen Wozniak
I famshëm duke qenë bashkëthemeluesi i Apple, Stephen “Woz” Wozniak filloi karrierën e tij të piraterisë ‘kapela-e bardhë’ me ‘truket telefonike’ – term i përdorur për anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndërsa studionte në Universitetin e Kalifornisë ai prodhoi pajisje për miqtë e tij, të quajtura ‘kutitë blu’, që i lejonin ata të bënin telefonata të largëta falas. Wozniak pretendoi ta quante një pajisje të tillë Papa. Më vonë ai e la universitetin dhe filloi të punonte mbi idenë e një kompjuteri. Ai themeloi Apple Computer me shokun e tij Steve Jobs.

5. Loyd Blankenship
I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte një anëtar i disa grupeve elitë piratësh në 1980, sidomos Legion Of Doom, i cili luftonte për epërsi “në linjë” kundra Masters Of Deception.Sidoqoftë, pretendimi më i madh i tij për famë është ai i të qenit autor i Hacker Manifesto (Ndërgjegjja e një Pirati Kompjuterik), të cilin e shkroi dhe më pas u arrestua në 1986. Manifesto deklaron se krimi i vetëm i një pirati është kureshtja dhe nuk shikohet vetëm si një udhëheqje morale nga piratët sot, por gjithashtu si një gur themeli në filozofinë e piratëve kompjuterikë. Ai u ribotua nga revista Phrack dhe ia doli të bëhej film në 1995, Hackers, në të cilin luajti Angelina Jolie.

6. Michael Calce
Calce fitoi famë kur ishte vetëm 15 vjeç duke piratuar disa nga faqet komerciale më të mëdha në botë. Në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2000, duke përdorur nofkën e piratit MafiaBoy, Calce lëshoi një seri sulmesh refuzim-të-shërbimeve (denial-of-service) nëpërmjet 75 kompjuterëve në 52 rrjete, të cilat ndikuan në faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit të tij në dhomat e bisedës “në linjë”. Ai mori një dënim prej tetë muajsh në një kamp trajnues, një vit lirim me kusht, përdorim i kufizuar i internetit, dhe një gjobë të vogël.

7. Robert Tappan Morris
Në nëntor 1988 një virus kompjuteri, i cili më vonë u gjurmua në Universitetin Cornell, infektoi rreth 6,000 makina të mëdha Unix, duke i ngadalësuar ato deri në pikën e të qenit të papërdorshme dhe duke shkaktuar miliona dollarë në dëme. Nëse ky virus ishte i pari në llojin e tij është e diskutueshme. Ajo që dihet publikisht, sidoqoftë, është se krijuesi i tij, Robert Tappan Morris, u bë personi i parë që u dënua nën Aktin e Mashtrimit dhe Abuzimit Kompjuterik. Morris tha se virusi i tij “krimb” nuk kishte si qëllim të dëmtonte ndonjë gjë dhe ishte lëshuar me qëllimin për të njehsuar madhësinë e internetit. Ky pohim nuk e ndihmoi atë, prapëseprapë, ai u dënua me tre vjet liri me kusht, 4000 orë shërbimi në komunitet dhe një gjobë të majme. Disku kompjuterik që mban kodin burim të Krimbit Morris qëndron në vitrinat e Muzeut të Shkencës së Bostonit sot e kësaj dite.

8. The Masters Of Deception (Mjeshtërit e Mashtrimit)
Mjeshtërit e Mashtrimit (MeM) ishin një grup piratësh elitarë me qendër në Nju Jork të cilët shënjestruan sistemet telefonike amerikane nga mesi deri në fundin e viteve ’80. Një ashkël grupi nga Legion Of Doom (Legjioni i Kiametit), ata u bënë objektivi për autoritetet pasi thyen sistemin kompjuterik të AT&T. Grupi u soll para drejtësisë në 1992 me shumë nga anëtarët e tij të dënuar me burg ose me dënime të pezulluara.

9. David L. Smith Smith
është autori i virusit krimb famëkeq Melissa, i cili ishte virusi i parë i suksesshëm i përhapur nëpërmjet postës elektronike në grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dërgua nëpërmjet postës elektronike. Smith u arrestua dhe më vonë u dënua me burgim për shkaktimin e më shumë se 80 milionë dollarë në dëme.

10. Sven Jaschan Jaschan
u gjet fajtor për shkrimin e viruseve Netsky dhe Sasser në 2004, ndërsa ishte ende adoleshent. Viruset u gjetën përgjegjëse për 70 përqind të gjithë programeve të dëmshme që u përhapën nëpër internet në atë kohë. Jaschan mori një dënim të pezulluar dhe tre vjet liri me kusht për krimet e tija. Ai gjithashtu u punësua nga një kompani sigurie.

BalkanWeb

Gjaku shqiptar i Himarës

                                                                                                                                                               

Pra ç'jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshët dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip?

Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun.

Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë. Megjithëse u ndanë në dy fe nuk e humbën kurrë lidhjet e gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t'u mbrojtur, siç bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve.

Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijët. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës në Gjirit.

Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhërmijasit flasin si korfjanët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. tregtinë e bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputen lidhjet me Labërinë, me Dukatin.
                                                                                                                                                        
Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksë, janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u thellua në kohën e Ali pashë Tepelenës, i cili dërgoi një delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej.

Paria e Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë kapedanë. Delegatët e Ali pashë Tepelenës u thanë mendimin dhe qëllimin e vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve: - E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i thoni pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s'ka ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s'na dhanë ujë. Në na dhëntë Muhamedi ujë, menjëherë bëhemi myslimanë.
Kështu i thoni pashait. Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me zemërim dhe tha:

- Eh kaurët e dreqit, do të ma paguajnë!

-Pastaj, duke qeshur : - Pizevengët, janë të zgjuar, s'ke ç'thua, janë rrufjanë të mëdhenj! Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqisë. Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje.

Dhe paratë e mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankat greke për shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për propagandën greke. Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues i himarjotëve pranë Carit, në Petërsburg. Mësuesit dhe shpenzimet për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit.

Gjikë Bixhili ndërtoi dhe një shkollë, që është sot e kësaj dite. Ne kur ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të varur në klasë. Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke, ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, që merrej me çlirimin e Vorio Epirit, domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte një...

Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë ( Megali Idheja: që Greqia të behej e madhe duke përfshirë në kufijtë e saj jugun e Shqipërisë dhe vendet ballkanike ku janë ortodoksë). Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin si bij të një "krahine heroike greke" me histori trimërie e burrërie. Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan.

Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufijtë të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptarë, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thellë kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia.

Krerët himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë. Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria.

Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse Labëria u bë turke? E pse te mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi dhe ne armiq të betuar të turkut. Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishte tetë priftërinj.

Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për himarjotët, sillogu vorioepiriot ndikuan shumë për t'i bërë himarjotët t'i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta.

Nuk shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë. Ata pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera; në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi, Kanada e gjetkë. Kështu ne dinim më mirë ku binte Buenos Airesi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin.

Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ja kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.

Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqet që deshën Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë Musa Juka, duke na armiqësuar vëlla me vëlla.

Familja jonë bënte pjesë në partinë e pendëkuqeve dhe mbanim në ballkon kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea Deshën që ne të linim shtëpinë e të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me pensione Athina.

Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im Jani, i sikterisnin duke u thënë: "Andrea Markoja u vra për Himarën dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron".

Petro Marko

Pjesë e shkëputur nga libri i "Intervistë me vetveten"

Nirvana

I.                                                
I cliruar nga roberia e kujteses,
Korba, sorra, hardhicka dhe qyqe
Dhembecojne shtigje stinashte jetes,
Per te torturuar Fakirin ne gjyqe,
U avulluan, duk’ me shkarkuar
Si bari prej veses se renduar,
Kur e ngroh dielli i agimit te ri,
Behem mik i beses,
Ikin si dallandyshe: endrrat me shpresen,
Ne eter te Nirvanes gjej prehje e qetesi,

Vullnet, vendim, vendim me fuqi.

II.
Cliruar angushise qe bie vdekja,
Endet ne hapesire Perkatesi i Kohes S’ardhshme,
pa gjetur identitetin e tij,
I vdekuri nuk ka vdekur,
Se vdekja e Zotit te mistikeve
Eshte vetem mungese e perkohshme.
Vetem ketu gjeti kuptim Perpjekja.

III.
Ne naten e pakohe,universale,
Kundershtohen feneret e se shkuares,
Dritat e vogla perpiqen te ndricojne Udhet qe erdhen,
udhet nga do shkojne,
Drejtime te rinj si nje parandjenje e frikshme
Per nje agim te panjohur te tmerrshem.
Besa i thote shpirtit: pse je i kujdesshem?
Ti je i pavdekshem.

IV.
Erresira q’eshte gjithnje kureshtare,
Nga frika se po i afrohet agimi,
Fshihet ne intuitat e hidhura
Te Shopenhaurit, Sartrit, Heidegerit,
Q’afrohen e largohen ne kerkesa qorre,
Ulerijne: bota eshte nje aktivitet
Absurd i mendjes pa kuptim,
Enderr e etit te deshires se paperkufizuar,
Nje boshesi pa themel,
Hyn atje tek nuk del,
Pingul nje tunel,
Pa qellim, pa ligje, pa dimensione,
Si qenia dhe te qenet n’ekzistence te qorruar,
Nuk e kupton, kush nuk e ka provuar
Absurditetin e saj te denuar.

V.
Idete qe jane te pavdekshme,
Rrjedhin burimesh mendonjesish te panjohur,
Si ajri qe nga dielli nuk merr te ngrohur,
Po nuk ia ktheu nxehtesine planeti.
Idete, po nuk gjeten balle te pranueshem,
Rrjedhin kot, burimet qe lumi i shpie detit,
Pa nderlidhje ne mes te tyre,
Si nxehtesia irreversibile,
Si uji, magneti,
Elektriku dhe deti
Vazhdojne udhetimin jashte hapesires dhe kohes,
Pertej drites, pertej erresires,
Duke shpresuar nje dite te shkelqejne,
Atje ku s’pritet as pandehet,
Pertej se liges, pertej se mires.

Fatalisht nje dite,
Papandehur, paprite,
Shkeputet egersisht zinxhiri i tyre,
Kjo boshesi behet mungese
E nje kuptimi te sigurte,
Qe te shnderrohet magneti ne drite.
Kjo eshte tortura e te gjithe dramit,
E interpretoi Karvanxhiu i shkretise
Ne udhen qe i la Martiri i Kalvarit.

VI.
Jane te pakte e te rralle Enderronjesit,
Sa humbasin gjate udhetimit,
Prandaj kurre s’i kuptoi njerezimi,
I mungon BUSULLA per te gjetur drejtimet,
Ata qe s’mesojne, s’i gezojne dot kujtimet,
Qe jane lule te thjeshta Te jetes mes gazit dhe lotit,
Te syrit te zjarrte qe sheh pertej kohes,
Ku fshihet misteriozisht e drejta,
Kuriozin e etuar e sulmojne dyshimet.
Eshte aq e tmerrshme sa e hidhur E VERTETA.

VII.
Ndoshta nje dite shume te larget
Bota do ta kuptoje veten,
Nga nisja ne perfundimet,
Nga eksperienca e ashper,
Nga agimet ne perendimet,
Do munde ta shpetoje veten,
Magneti misterioz do te zmadhohet,
Ne drite te kuptueshme
Do t’i zbertheje ekuacionet e qiellit,
Do t’i hape panxhat e dyerve te Misterit.
Duke gerrmuar, duke zbuluar,
duke gjetur Driten e fillimit,
shkakun e mbarimit,
Njerezimi do gjeje udhen e vertete.
Ndoshta ai do te jete Rigjallerimi
Qe thane shenjtore e profete
T’imagjinates mistike.
Do te pagezohen, do te kuptohen,
Do te perqafohen
Shtegtaret e yjeve.

Fatkeqesisht per keta do te jete shume vone.

S’eshte me koh’e tyre, s’eshte me koha jone.
Ashtu lind, jeton, vuan dhe vdes
Ideja martire.

I.Luzaj