Monday, September 13, 2010

FEMRAT...

Kur u përkthye së pari "Femrat" i Bukowskit, shumë vetë rrudhën buzët. E quajtën libër shovinist. Në fakt, ajo që shkruante ai burri në libër ishte një përshkrim i thatë deri në brutalitet i marrëdhënieve të femrave me të.
Por, Bukowski është shumë "vitet 70"...A thua?

A thua femra shqiptare, që nuk pati mundësinë të kalojë procesin e revolucionit seksual të viteve '60-të, të feminizmit të '70-ës e konsumizmit të '80-ës të ketë thyer kodet e Bukowskit?


Duke qenë të vetëdijshëm për maskilizmin e theksuar të shoqërisë shqiptare ku akoma ka zona ku lindja e një femre konsiderohet ters; për pabarazinë gjinore në familje, në arsimim, në punësim; për abuzimin verbal e deri fizik në qendrat e punës apo të shkollës e deri në rrugë; ka një pikë përtej së cilës nuk ka justifikime për cilësinë e kontributit që femrat shqiptare sjellin në civilizimin e shoqërisë sonë. Ka një pikë, përtej së cilës lind pyetja, mirë të tjerat, po këto gra, vetë, çfarë po bëjnë? Çfarë po japin për ta bërë më të paqtë, të jetueshëm, e normal këtë vend?

Femrat kanë në dorë edukimin e fëmijëve të tyre, djem e vajza, prej nga do të dalin shovinistët ose xhentëlmenët, nënat ose prostitutat e së ardhmes. Femrat kanë në dorë dhe shkollimin e fëmijëve, përderisa pjesa më e madhe e mësueseve në fillore e deri në gjimnaz janë gra.
 Në një vend të ngarkuar me tension seksual, ku për pak seks kemi parë që burrat janë gati t'i vënë ferrën vetë shtetit, femrat kanë në dorë shumë. Kanë në dorë, burrat!Në kohët e vjetra, meshkujt bënin atë që donin të bënin. Në kohët moderne, meshkujt bëjnë atë që femrat u lejojnë atyre të bëjnë.Nëse femrat shqiptare do të josheshin nga meshkujt trupbukur, tërë burrat do të rendnin në palestër. Nëse kërkojnë meshkuj të pasur, të tërë me vrap të bëjnë para. Nëse femrat duan një burrë me makinë të shtrenjtë, secili do të përpiqet ta sajojë një, qoftë dhe të vjedhur, qoftë dhe borxh. Nëse do të donin meshkuj inteligjentë, s'do të kishte më lavazhe, por biblioteka.

KOPRRACIA
 Ajo që vërej, është se ato kërkojnë shumë pak: Një burrë, që të paguajë për to. Nuk kam takuar akoma një femër shqiptare që të mos i pëlqejë ta qerasin. Madje, edhe ato që fitojnë më shumë se burrat, me të cilët ulen për kafe.Pa folur për modën e takimeve pas njohjes në Facebook. Në takimin e parë (në kafene, sigurisht, mos kujtuat në Ekspozitë pikture?), djali porosit kafe, ajo - Mohito. Në 11 të paradites!Statusi vendoset që në fillim: "unë, kushtoj shtrenjtë!"Problemi i këtij statusi qëndron te fakti që djemtë e rinj, me humor e inteligjentë, nuk e kanë kuletën e fryrë. Ndërsa, burrat me kuletën e fryrë, shpesh, i ka kapur dikush tjetër më herët. Shpesh, kanë fëmijë dhe grua. Por vajzat e "Bllokut" e pranojnë kompromisin, me një kusht të panegociueshëm: Nëm! Nëm!! NËM!!!

MENDJEMADHËSIA
Femrat në timon më krijojnë ndjesi pozitive. Një makinë duket gjë e vogël, por është në fakt, gjë e madhe. Është simbol i pavarësisë së individit.Shpesh, shoh dhe femra në timone makinash luksoze, të cilat, gjasat janë që nuk i kanë blerë vetë. Makina që tregojnë standardin e të pasurit, e herë të garipit dhe të fortit. Ato femra, në ato lloj makinash, edhe në rrugë ngasin si të fortë. Xhirojnë gomat në kthesë. Futen me arrogancë me të kuqe. Sepse, këto femra i japin makinës si ai që ua ka mësuar. Gjëja më e trishtueshme në asfalt janë femrat lace.

ZEMËRIMI
Duket sikur moralin e përcaktojnë burrat. Në fakt, moralin e përkufizojnë gratë. Fjalën "Kurvë" e përdorin më me urrejtje e përçmim femrat për femrat e tjera, sesa meshkujt. Madje, meshkujt e përdorin dhe me njëfarë respekti.Femrat, i përcaktojnë normat e moralit në bazë të asaj që nuk guxojnë t'i bëjnë apo arrijnë dot vetë. Të ngecura në një jetë që mund të mos iu japë shumë, përpiqen të krijojnë status për veten e tyre, duke vendosur gardhin e "normës" për femrat e tjera.Vendosja e statusit është agresive dhe e dhunshme, mes vetë femrave. Më ka rënë rasti të dëgjoj një studente që i klasifikonte "zhulse" vajzat që vinin në shkollë të veshura thjesht e me atlete. Për vete, vinte në shkollë me takën 10 pond e me minifundin më të shkurtër se të Gishtëzës. E kështu diskriminimi mes femrave vazhdon pa pushim, pa sens e pa masë.
EPSHI
Problemi më i dukshëm i femrave shqiptare shfaqet te kodet e deformuara të veshjes. Shohim përditë vajza që shkojnë në punë e në shkollë të veshura sikur po shkojnë në pub, madje edhe me xixa me yje në fytyrë; femra që punojnë menaxhere lokalesh dhe ngjajnë sikur janë në vitrinat e rrugës së kuqe të Amsterdamit; gra me deformime trupore që veshin gjëra të papërshtatshme të ngushta. Këto nuk tregojnë që femrat shqiptare janë me komplekse. Tregojnë të kundërtën. Tregojnë një mentalitet banal e të thjeshtë. Meqë seksi është motori kryesor i shoqërisë, meqë është e vetmja gjë që i bën burrat të ngrihen nga kafja a divani, atëherë, duhet të jemi seksuale në çdo orë. Jo sensuale. Seksuale! Sepse, seksi, është arma kryesore.
Sigurisht, seksi ka qenë në të tëra kohërat një armë shumë e fortë. Por, ka qenë NJËRA nga armët. Joshja femërore ka brenda inteligjencë, sharm, feminilitet e sensualitet, humor e buzëqeshje, finesë e indiferencë.Sot, has femra që nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të jenë interesante, të zgjuara apo sharmante në tavolinë. E manifestojnë hapur, vend e pa vend, që të gjithë ua kanë nevojën, sepse ato kanë "çelësin". Ato besojnë se të kesh "çelësin" e një kumbaraje bosh mjafton për të pasur status të privilegjuar kudo, qoftë dhe në një tavolinë të thjeshtë kafeneje.Tentojnë të shiten shtrenjtë pa pasur asgjë tjetër për të ofruar, veç seksit.Dhe ke parë që, shiten! Bursa e seksit është gjithmonë lart! Ato kanë vendosur një standard.

PLOGËSHTIA
Njohja, flirtimi, krijimi i lidhjeve seksuale, kanë qenë motivi pse lindi jeta e natës. Një vend ku njerëzit e lodhur nga puna të mund të takohen me qenie të tjera e të flirtojnë, të ndërlidhen.Në jetën e natës së Tiranës rrotullohen disa qindra-mijëra femra që s'dinë ç'kërkojnë.Rrinë 2 ose 3 vajza ulur në stol, pa folur, për orë me radhë, me një pije përpara. Pastaj ikin në shtëpi, të kënaqura që bënë jetë nate. Kështu prej vitesh.Pse dalin atëherë në këto institucione flirtimi, nëse nuk kanë në plan të flirtojnë?Që të duken! Më shumë se të argëtohesh, ka rëndësi të dukesh që je aty ku të gjithë thonë që bëhet qejf. Kaq është. Të kenë mundësinë të hënën të mburren: "unë isha aty". Kaq u mjafton. Edhe pse "aty" ato vetëm vegjetojnë.
Por, modeli më interesant, janë ato që paguhen për të qenë "aty", pranë banakut, si karrem për klientët.Pije falas, për ekspozim falas. Narcizismi i tyre e pranon me kënaqësi marrëveshjen. Ato janë femra joshëse që kanë qejf të tregohen.Por, shumica, s'ka kuptuar një gjë: Jeta e natës ka natë, por edhe jetë. Këto femra kanë vetëm natën. Nuk bëjnë jetë.
Duket sikur jeta e natës së Tiranës, në mënyrë absurde, është plot femra që kanë dalë të kërkojnë burrë për t'u martuar.

LLUPËSIA
Burri, do të thotë kompromis. Tarta e kompromiseve në martesë, do të ishte e gjatë e me seri.Jemi të rrethuar nga njerëz dhe histori që dëshmojnë se martesa është kthyer në një institucion kompromisi të frikshëm për shumë çifte.Për sa kohë gruaja ka para për të prishur, burri ka leje të mbajë dashnore. Ditën bëj ç'të duash! Në darkë kthehu në shtëpi! Mjafton që unë të mos e di!

ZILIA
Për të kuptuar dualizimin dhe çoroditjen e standardeve të sjelljes shoqërore te femrat shqiptare, mjafton të shohësh fotot e tyre në Facebook. Vajza, të cilat kanë frikë të flasin për seksin edhe me shoqet e ngushta, të rritura mes tabush të frikshme, dalin në FB në poza seksuale nga më të çuditshmet, e madje edhe të sikletshme për atë që i sheh. Një transformim total në një botë virtuale. Një lëshim nga zinxhirët, që si çdo çlirim i këtij llojit ka tendencën t'i çojë përtej kufirit të kundërt. Gjithmonë në web. Në jetën reale, kthehen në statusin origjinal.
Ndrydhja, bën që ato vajzat e mbledhura e konform normave të mesatares së "moralit" shoqëror, sa dalin jashtë kufijve të shtetit për konferenca, shkollë a çfarëdo tjetër, jetojnë fenomenin e çlirimit nga zinxhirët. Kjo i ka shndërruar gardhet e moralit në një farsë shoqërore si puna e tezgjahut të Penelopës: të gjithë e thurim ditën dhe e shthurim natën. Ose, e thurim në Atdhe, e shthurim në Perëndim.
E njëjta gjë ndodh me vajzat nga rrethet kur vijnë në Tiranë. Vajzat e urta të 2 muajve të parë të shkollës, kthehen në përbindësha të dëfrimit të pafre. Nevoja për të përballuar një jetë të shfrenuar që kursimet e babait në rrethin e largët e të varfër nuk ia mundësojnë, i shndërron këto vajza në një pre të lehtë. Dikush duhet të paguajë për to, në mos, ato vetë. Jo më kot, rekrutuesit e prostitutave on call, xhiron parë të "shopping-ut" e bëjnë nga "Qyteti Studenti".

DIO DELLE CITTÀ, E DELL'IMMENSITÀ
Vediamo se si può/imparare queste donne/e cambiare un po' per loro/e cambiare un po' per noi...Femrat, mbeten gjysma jonë më e mirë. Kuptohet, që përjashtimet nga 7 kategoritë më sipër janë të shumta. Ka gra, të cilat durojnë shumë dhe sakrifikojnë jetën e tyre, për të rritur fëmijët. Ka vajza, që qorrohen mbi libra, për të arritur një profesion a vend pune që të tjerat e kapin duke vajtur në intervista me kurrizin përjashta. Ka dhe vajza të tjera, që mbahen mbyllur, për t'i "ruajtur" nga "degjenerimi" i "Bllokut". Ka dhe fshatra, ku fejohen, pa u pyetur që të mitura, ose arratisen nga mjerimi me të parin mustaqelli që kalon.
Gratë, duhet të përpiqen fort që të bëhen gjysma jonë akoma më e mirë. Në një botë ku meshkujt yshtin luftën, ato mund të impononin paqen. Aty ku burrat urrejnë, ato mund të dhurojnë dhembshurinë. Seksi, do të duhej të ishte gëzim, jo pengmarrje sociale.
Përtej komplekseve personale e përtej pabarazisë gjinore, femra shqiptare duhet të rishpikë vetveten.

Koloreto Cukali:shekulli

Agresivë

Nga të katër cepat e hapësirës territoriale, shpirtërore dhe psiqike shqiptare ndeshesh me njerëz agresivë. Në vorbullën me re të dendura që kanë prejardhje historike, kur në shekullin e 21-të pretendohet për një funksionim normal, të vjen keq që teje shikon qenie të etura për të jetuar në neutralitet. Fatkeqësia më e madhe është se askush nuk merr guximin të japë shembullin për të qetësuar metafizikën tonë të stërmunduar. Një realitet që e shijon vërtet kur bie me këmbë në tokë dhe e kupton sa milje larg je asaj që të mungon. Si për t’iu përngjitur mirazhit fizik që përçon varfëria dhe perandoria e saj, ndeshesh me po këta njerëz që nën kthetrat e mjerimit ndihen të fyer, të dëmtuar personalisht dhe në grup.

Në rrugë shikon kaq shumë njerëz të flasin me vete, ose i dëgjon në biseda të tjera të atypëratyshme të marrin flakë menjëherë. E kupton rrjedhimisht se kjo gjendje nuk është e rastësishme ose e lindur, por e injektuar dhe e imponuar. Gjendja e agresivitetit tonë shfaqet në formën më të keqe të mundshme përmes prirjes për të sulmuar ose për tu bërë dëm njerëzve të tjerë fizikisht ose me fjalë. Kjo lidhet ngushtësisht me të kaluarën, duke qenë se pak e kemi jetuar dhe siç duhet lirinë.

Të ndodhur nën frustracion të vazhdueshëm, kjo sjellje është bërë çështje gjenetike dhe po trashëgohet brez pas brezi. Por nuk ka qenë vetëm pushtuesi i huaj që na ka lënë këto pasoja. Siç e vërtetojnë edhe sot të dhënat më të reja shkencore, sjellja agresive e shoqëron të përditshmen pa ndërprerje. Studiuesja Margaret Mid ndodhej në fisin Arapesh, tek të cilët dominon qëndrimi i butë dhe miqësor që nga vegjëlia. Në këtë kontekst, vlen të japim një shembull të freskët nga një zonë jugore e vendit tonë. Dy fëmijë nga e njëjta familje, të cilët ende nuk kishin mbushur tre vjeç, po ziheshin keqaz me njëri-tjetrin. Ata ishin që të dy agresivë, por njëri u tregua më i shkathët dhe e hodhi përtokë tjetrin. Ky i fundit nisi të qante, ndërsa e ëma e tyre në vend të qetësonte situatën dhe të ndëshkonte më agresorin, përkundrazi e lavdëroi atë. Ajo shkoi të fëmija i saj më i dëmtuar nga kjo zënkë dhe i tha që duhet të jesh edhe ti si vëllai. Sigurisht, kjo është një histori e rëndomtë që nuk ndodh kudo, por një ilustrim i qartë i faktit që reagimet e njerëzve me sjellje agresive mësohen qysh në fëmijërinë e hershme. Për të vazhduar idenë e mësipërme se agresioni fitohet gjatë jetës, ky fakt kërkon analizë të thelluar, sepse problematikat e jetës sonë politike, ekonomike, social-kulturore kanë rrënjë të thella të kësaj natyre.

Sjellja e dhunshme dhe zgjidhja e problemeve me forcë është një qëllim paraprak dhe i mbarsur që po kthehet në “modus vivendi”. Njësoj si në shoqëritë primitive, kur i forti “kafshonte” të dobëtin, sot pronari ose më saktë skllavopronari po sillet agresivisht me punëmarrësin ose “skllavin” e tij. Nuk e kam fjalën thjesht për pronarin e një ndërmarrjeje, por për atë që ka pushtet të sundojë dhe të ketë në dorë fatin jetik të të tjerëve. Në këtë aspekt, ne kemi mbetur ende në mentalitetin e tribuve gjë që reflektohet edhe në kulturën tonë të të konceptuarit ose të të parit të të tjerëve. Zakonisht ne shqiptarët reagojmë me sjellje agresive jo vetëm ndaj shkeljeve të të drejtave dhe lirive tona njerëzore, duke mos tentuar që me butësi t'i zgjidhim konfliktet e ndryshme, sepse edhe këtë veprim antisocial e kemi njohur si zgjidhje. Ky hap ekstrem merret me arsyen, sepse shpërfillemi kur e kemi “thikën në kockë” dhe e gjithë kjo vjen si rezultat sepse nuk funksionojnë normat, por kultura e fshatarizmit të fetishizuar.

Veç kësaj, ne shqiptarët jetojmë në një trafik të dendur psikologjik dhe stresues edhe nga faktorë të tjerë të jashtëm që krijojnë zhurmë në psiqikën tonë, duke i'u kthyer me të njëjtën monedhë, e kjo, për fat të keq, merr me vete shumë të këqija siç janë vrasjet, krimet brenda familjes, e shumë probleme tjera serioze.Arsyeja më pragmatiste pse jemi kaq shumë agresivë është sepse shoqëria jonë manipulohet dhe kontrollohet sistematik. Nga kush dhe për çfarë bëhet ky manipulim e kontroll? Nga disa biznese, politika, lobe dhe qëllimi i tyre kryesor është ta pajtojë individin me mënyrën e jetesës të cilën ia imponon fitimi i tyre. Për shkak të shkallës së lartë të shtypjes që përmban ky pajtim, kuptohet që është e nevojshme të arrihet një marrëveshje e fshehtë midis tyre që individi duhet të blejë shërbimet e tyre dhe t’i konsumojë ato pandërprerë. Me fjalë të tjera, kjo ka sjellë edhe agresivitetin tonë instinktual që tashmë është standardizuar. Janë këto kushte pse individi shqiptar nuk është ende i shëndetshëm dhe normal, është një individ i pajisur me të gjitha cilësitë që e aftësojnë të shkojë keq me të tjerët në shoqëri, dhe pikërisht këto cilësi dëshmojnë represionin, dëshmojnë një qenie të gjymtuar që bashkëpunon me shtypjen e vet. Kjo situatë nuk mund të zgjidhet me metoda thjesht psikologjike apo mbushamendëse. Beteja zhvillohet vetëm në nivel politik: në betejën pro çlirimit të një shoqërie të mbyllur në kuti shkrepëseje.


t.observer

Dëshmia, Myftiu i Lushnjës: Nuk kam lidhje me 50 mijë $ nga Arabia

TIRANË - Myftiu i Lushnjës mohon çdo lloj lidhjeje të tij me sasinë e parave prej 50 mijë dollarësh që i faturohen prej studentit Fadil Bardhoshi. Gjatë qëndrimit për rreth 4 orë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Myftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, nuk ka pranuar se sasia e parave ishte për të apo e porositur prej tij dhe as që do të përdorej për rikonstruksionin e xhamisë në Lushnjë, ashtu siç ishte pretenduar nga studenti Bardhoshi në deklaratat e tij përpara agjentëve të antiterrorist.

I paraqitur dje në drejtorinë e policisë së Tiranës, myftiu Tomorr Boriçi është marrë në pyetje si deklarues pas ndalimit të studentit shqiptar që studion në një nga universitetet fetare të Medinës në Arabinë Saudite.


Dëshmia e myfitut të Lushnjës vjen pak ditë pas dëshmisë së Fadil Bardhoshit, i cili deklaroi për oficerët e zyrës së Antiterrorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë se shuma financiare që ai mbante me vete ishte për Boriçin. Ky i fundit, gjatë qëndrimit të tij për 4 orë është pyetur për pozicionin, rolin dhe njohjet me studentin shqiptar që studionte në Arabi dhe motivin e parave. Problem përbën fakti se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi një transfertë parash në vlerën e rreth 110 mijë rialëve, shumë afërsisht e barabartë me 50 mijë dollarë amerikanë.

Gjatë marrjes në pyetje të Bardhoshit nga hetues të Antiterrorit në Medinë, ai kishte deklaruar se paratë duheshin për rikonstruksionin e një xhamie në Lushnjë, prej ku doli edhe emri i Myftiut të Lushnjës, Fadil Boriçi. Fadil Bardhoshi është shoqëruar në muajin qershor të këtij vitit nga policia saudite, ndërsa ishte kapur në aeroport me shumën e konsiderueshme të parave të cilat ishin të padeklaruara. Kjo shumë, sipas burimeve, ishte disa herë më e lartë nga shuma maksimale që lejohet nga autoritetet saudite të mos deklarohet në pikat e kalimit të saj në kufi.

Komuniteti Mysliman pezullon Myftiun e Lushnjës
Burime zyrtare të Komunitetit Mysliman pohuan për gazetën "Shekulli" se Myftiu i Lushnjës ka pasur një takim dje me anëtarë të këtij Komuniteti, të cilët kanë zhvilluar një mbedhje të jashtëzakonshme. Ky takim është zhvilluar përpara se myftiu të paraqitej pranë zyrës së Antiterrorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Kryesia e Përgjithshme e Komunitetit Mysliman lidhur me pyetjen se çfarë masash konkrete janë marrë për Myftiun e Lushnjës, është shprehur se ka vendosur pezullimin e tij nga posti që mban. Do të jetë takimi i zhvilluar ditën e sotme rreth orës 9:30 ku do të vendoset se çfarë masash të tjera, përveç asaj të pezullimit, do t'i ngarkohen Tomorr Boriçit. Anëtarë të Komunitetit Mysliman të pyetur nga gazeta "Shekulli" se a ka pasur raste të tjera të ngjashme, janë shprehur se nuk ka pasur asnjë rast zyrtar.
Këto lloj veprimesh quhen shkelje të rënda dhe dënohen nga Komuniteti Mysliman, të cilët nuk kanë pasur asnjë lloj dijenie lidhur me këtë transfertë parash që do të bëhej në emër të myftiut të Lushnjës, Tomorr Boriçi.


Sshekulli

Zot

Ndalu pak, të lutem,i kam dy fjalë me Ty
dhe, tri pyetje të pakëndshme,
që të zënë ngushtë,
nëse je ashtu si besohet 

Pse përmbyte Pakistanin e lodhur?
Dhe, Pse nuk kurseve xhamitë e reja krenare?
Pse mu ata që të përkulen shumë
Ata që edhe bombën atomike,
vrastare pagëzuan "Islamic Bomb"?

Zemërimi jot la pa frymë edhe fëmijët,
edhe foshnjat
Kufomat e vockla notuan mbi ujin e turbullt,
që dërgove Ti

Pse te drejtohem Ty ?
Kur dërgove dallgët për ta mbytur New Orelans-in e mjerë
Një koleg arab vikati i ngazëllyer:"Allahu po dënon Amerikën!"

Të lutem, vëre gishtin pak në kokë
Dhe mos u mburr me vrasje dhe shkatërrime:
Me ujë të pistë apo pa të
Me dridhje toke apo pa to
Me bomba apo pa to
Me avion apo pa ta
Ne do të vijmë Atje
Ne pyetje janë vetëm disa mikrosekonda hyjnor
Dhe, disa vite tokësor
Jo me shumë!
Prandaj, pak durim të lutem,
dhe, na lerë rehat,
se mjaft vrave!

Naser Aliu

Ç'do të thotë patriot?

Ç'do të thotë patriot

sot për sot në Shqipëri?

Një tuf' ah e një tuf lotë,

një njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bën ball'

do buçit si val' mbi zall,

Sa më zi edhe më zi

sido qoftë pun' e tij,

copë-cop' i bënet buza

po aspak s'i falet shpuza.


Sikurse një gur stërrall,

në gji zjarrin e ka ngjall,

qoft në lum' e qoft' në det

zjarr' i tija nuk humbet!




Ali Asllani, ( 28 nëntor, 1882 - 20 dhjetor, 1966), ishte poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar.


10 arsye pse Aleksandri i Madh ishte i madh

Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë së lashtë, nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe sipas historianëve, ishte një sy të zi si nata dhe një tjetër blu si qielli.

1. Është stërvitur në filozofi nga Aristoteli.
Sa prej liderëve të historisë pohojnë se kanë pasur tutor një prej filozofëve më të mëdhenj?
Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Aristotelit, i cili kishte qenë student i Platonit, iu ofrua një shumë e mirë për të lëvizur në qytetin e Miezas, thellë në Maqedoni. Në tempullin e Nimfit ai mësoi gjeografi, zoologji, politikë dhe mjekësi.

2. I vuri emrin kalit Bucefalus.
Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus për 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikë dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me të atin se do të hipte mbi kalin e rrezikshëm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, në mënyrë që hija t'i binte prapa dhe u ngjit mbi të. Atëherë babai i tha: "Biri im, duhet të gjesh një mbretëri po aq të madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia është e vogël për ty". Kali i mbeti besnik deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm.

3. E mori fronin e babait pa mëshirë.
Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevër 30 mijë banorë.

4. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën.
I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm.
5. Kaloi ngushticën Hellespont.
Pasi solidifikoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit.

6. Zgjidhi nyjën Gordion.
Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin thënë nga orakulli të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Aleksandrit nuk e la t'i shpëtonte një mundësi e tillë, por në pamundësi ta zgjidhte, e preu me shpatë nga inati. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale.

7. Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive.
Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi Aleksandrin si faraon, duke nxitur një shkëmbim kulturor mes Greqisë dhe Egjiptit që zgjati 3 qind vjet. Në tempullin e Zeusit në Egjipt, priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.

8. Themeloi Aleksandrinë.
Përveç ngritjes së qyteteve, Aleksandri themeloi 20 të reja, duke i vënë emrin e tij. Më jetëgjata është Aleksandria në bregun e deltës së Nilit.

9. Mposhti persianët.
Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij.
10. E zgjeroi perandorinë në Indi.
Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejt e kuptoi se Azia ishte më e madhe nga ç'e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç'humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.





T. Observer

Sunday, September 5, 2010

Inferioriteti, si frymë e shenjtë shtetërore

Inferioriteti nuk është asgjë tjetër veçse një ndjesi që krijohet nga pasiguria, nga mosbesimi tek vetvetja, paragjykimi që i bëjmë të tjerëve duke u marrë me formën dhe jo me përmbajtjen.

Ai është drejtëpërdrejtë i lidhur me konceptit ksenocentrisë, me vlerësimin e kulturave të huaja në raport me kulturën personale. Në Shqipëri apo edhe tek shqiptarët kudo që ata ndodhen, padrejtësisht është hequr një paralele e padukshme në sy të parë mes të qenit shqiptar dhe të qenit inferior. Eshtë krijuar ideja e keqe që ne shqiptarët kemi gjithçka të keqe dhe bota gjithçka të mirë. Në Shqipëri gjithçka është e gabuar dhe kudo tjetër gjithçka shkon në vendin e saj. Kjo dukuri ka zaptuar të gjitha hapësirat e mundshme dhe mund ta vëmë re shumë lehtë edhe në detajet më të thjeshta të jetës tonë të përditshme.
Duke nisur që nga shkërbërja që i bëhet shqipes, ku po ata shqiptarë që janë injorantë në zotërimin dhe njohjen e saj, zgjedhin të flasin e të shkruajnë në gjuhë të huaj, duke e trajtuar shqipen si një gjuhë të varfër. Në të vërtetë varfëria e vetme ndodhet në njohjen e tyre ndaj shqipes.
Po ashtu tek emrat e përveçëm të njerëzve, që sot duket e dalë jashtë mode të vendosësh një emër shqiptar dhe duket kaq bashkëkohore të vendosësh një emër të huaj (zakonisht emra qesharakë), si për njerëzit edhe për bizneset.

Ky inferioritet ushqehet shumë, por jo vetëm prej paditurisë dhe mosnjohjes së vlerave tona, jo vetëm sepse ne edukohemi të shohim veten si të tillë duke mësuar një histori sikur shqiptarët të jenë populli më i humbur i sistemit diellor, kur e vërteta është 180% e ndryshme, jo vetëm na propaganda e fuqishme e fqinjve tanë për të na paraqitur si njerëz të pakulturuar dhe të paaftë për të krijuar shtet, por gjithashtu këtë inferioritet e mbjell me përkujdesje të veçantë edhe vetë shteti shqiptar me anë të gjithë instancave të tij.

Marrim si shembull, mes qindra mijëra shembujsh të ndryshëm të mundshëm, vetëm vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, për ndryshimin e paraqitjes së targave të automjeteve shqiptare me emblemën e BE-së, ku flamuri ynë paraqitet me një fushë blu dhe jo të kuqe, ashtu si ç'do shqiptar njehson flamurin e tij.

Ja se si thuhet në komunikatën për shtyp:

"Targat e makinave te Shqiperise tashme do te kene te afishura dhe simbolin e Bashkimit Evropian. Vendimi i marre nga qeveria jep ndryshimet ne Kodin Rrugor sanksionon vendosjen sfondit te flamurit te Bashkimit Evropian. “Stema zyrtare (emblema), te cilen duhet te mbajne ne te majte targat e cdo tipi, paraqet sfondin me ngjyren e flamurit te BE, blu, mbi te cilen vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyre te bardhe. Ne te djathte te targes, opsionale, sfondi me ngjyren e flamurit te BE, blu, mbi te cilen vendoset viti i pare i regjistrimit ne Republiken e Shqiperise (brenda nje rrethi te bardhe) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyre te bardhe.”, thuhet ne nenin 250 te Kodit Rrugor i cili eshte ndryshuar nga Keshilli i Ministrave. Nderkohe qe sipas vendimit te qeverise targat nuk do te kete me kater shifra, por tre shifra dy dhe pese shkronja. “Targa e mjeteve rrugore vetelevizese, (e perparme dhe e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, tre karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike”, thuhet ne vendimin e qeverise. Nderkohe qe vendimi do te ndryshoje te gjitha llojet e targave".


Si shpjegohet ky inferiotet, i shpalosur edhe në instancat më të larta shtetërore?

Kaq të vështirë e kishte qeveria shqiptare të vepronte si Polonia?
Si Austria?
http://it.wikipedia.org/wiki/File:Austrian_license_plate.svg
Si Sllovakia etj?
http://it.wikipedia.org/wiki/File:Slovak_license_plate.svg
Nëse hyjmë të studiojmë historinë e të parëve tanë, enigmat dhe të fshehtat që fshesh shqipja, thesari ynë më i madh, do të arrijmë të kuptojmë se jo vetëm nuk kemi asnjë arsye për të shfaqur inferioritet, por i kemi të gjitha arsyet e mundshme të krenohemi që jemi shqiptarë, të krenohemi që dimë shqip.

Shqipëria ndodhet sot në këtë situatë, si pasojë e shumë faktorëve gjeopolotikë. Vetëm duke mësuar mbi të shkuarën tonë, do të kuptojmë shumë nga arsyet që na kanë çuar në pikën kundodhemi dhe që aty do të dimë si të veprojmë në të ardhmen, duke kundërshtuar fort çdo tentativë për të hedhur baltë e vrer mbi gjithçka mban vulën shqiptare.  
Shqipëria është shteti i vetëm në Ballkan ku nuk ka nacionalistë, rryma ekstreme, diskriminim etnik, pavarësisht se jemi ndër rastet e rralla, ku ky nacionalizëm ekstrem do të ishte disi i justifikuar të ekzistonte.

Na kanë shplarë nga atdhedashuria, na kanë shplarë nga dashuria për njëri-tjetrin dhe na kanë edukuar ti shërbejmë pikërisht interesave të huaja.

Boll me inferioritet !  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Ka ardhur koha të kuptojmë se është po ky inferioritet, që na mban peng prej shekujsh.

Ngacmon vajzën që njohu në ‘Facebook’, pranga shqiptarit

Përveçse rrezikon riatdhesimin në Shqipëri, i riu shqiptar duhet të përballet edhe me akuzat e “cenimit të privatësisë” dhe “ngacmimeve seksuale”. Ngjarja ka ndodhur në Firence të shtetit fqinj dhe ka pasur për protagonistë dy shqiptarë: një vajzë 22 vjeç dhe një djalë 25 vjeç. I riu shqiptar është arrestuar nga karabinierët teksa po tentonte të prekte pa dëshirën e saj 22-vjeçaren në një autobus me të cilën ajo po kthehej në shtëpi nga vendi i saj i punës.


Lajmi u bë i ditur nga agjencitë e lajmeve të vendit fqinj. Sipas burimeve autoritetet policore italiane kishin arrestuar një të ri shqiptar. Arrestimi i të riut kishte ardhur pas një denoncimi të bërë nga “viktima” e tij, një 22-vjeçare, e cila prej disa ditësh merrte vetëm telefonata dhe ndiqej këmba këmbës nga bashkëkombësi i saj.

Referuar burimeve bëhet e ditur se gjithçka ka nisur me një ftesë për miqësi në rrjetin social në internet “facebook”. Të dy të rinjtë ishin shqiptarë dhe të dy jetonin në Firence. Veçse, 22- vjeçarja gëzonte leje qëndrimi të rregullt, ndërsa i riu ishte ilegal në Itali. Pasi janë bërë miq në “facebook” kanë parë foto të njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer numra telefoni. Ka qenë ky momenti kur për vajzën ka nisur “ferri”.

Siç bëjnë të ditur agjencitë italiane të lajmeve 25- vjeçari ka vijuar ta telefonojë pambarim vajzën si edhe duke e ndjekur atë nëpër rrugë. Por kur gjithë situata është bërë e papërballueshme për të renë ajo i është drejtuar policisë.

Në vijim ajo ka përdorur veten e saj si “karrem” për shqiptarin bezdisës. Dy ditë më parë, teksa shqiptarja po kthehej në shtëpi me anë të një autobusi 25- vjeçari i është afruar dhe e ka përqafuar me forcë.

Në këto momente kanë ndërhyrë karabinierët, të cilët ishin kamufluar si udhëtarë civilë në autobus. Ata kanë arrestuar shqiptarin mbi të cilin tashmë rëndon akuza për “cenim të privatësisë” dhe “ngacmime seksuale”. Behet e ditur se të shtunën e shkuar, i riu kishte tentuar të puthte me forcë pa dëshirën e saj 22- vjeçaren, në parkingun e një qendre tregtare ku ishin takuar. Gjatë kontrollit të karabinierëve, i riu ishte hequr sikur ishte i fejuari i vajzës.                           



G.Panorama

Një vend mbytet në plehra

Ky ishte titulli i referatit të motrës Maria-Kristina Färber në kongresin "Me përgjegjësinë për Krijimin. Sfida ekologjike në Europën Qendrore dhe Lindore" që po zhvillohet këto ditë në Freising të Gjermanisë.
Ai organizohet nga Renovabis, qendra e ndihmës dhe bashkëpunimit të kishës katolike gjermane për Europën Qendrore dhe Lindore. Vendi që po mbytet në plehra është Shqipëria, referati në fjalë është i pari në sallën e madhe të kongresit, pasi janë dëgjuar fjalët përshëndetëse të organizatorëve, kryetarit të bashkisë së Freisingut, arqipeshkvit Schick.
Ka ikur koha kur na digjnin veshët tek dëgjonim vlerësime të tilla për atdheun në forume të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk ndihemi më përgjegjës për këtë vend dhe e dimë që nuk mund të ndryshojmë gjë, as dhe në mendjen e të pranishmëve, sidomos kur ato që dëgjon janë të vërteta.
Heqja e përgjegjësisë (virtuale) nga vetja ka ardhur paralelisht me heqjen e shpresës për të dhënë ndonjë kontribut individual kundër së keqes, ajo nuk përbën ndonjë lehtësim, është thjesht dorëzim i armëve dhe mbyllje e njeriut edhe më shumë në guaskën e tij.
Sidoqoftë, pak u gëlltita kur motra Maria-Kristina e çeli bisedën e saj me pohimin që, sikurse e dinë të pranishmit "Shqipëria është rreth 100 vjet prapa pjesës tjetër të Europës".
Në qoftë se ti nga njëra anë s'e ndjen më veten përgjegjës për gjendjen e vendit tënd, nga ana tjetër je përsëri pjesëtar i tij dhe, kushedi, në mendjen e kolegëve ose interlokutorëve në forume të tilla automatikisht edhe përfaqësuesit nga ky vend duhet të jenë në mënyrë proporcionale 100, 50, 30 vjet prapa tyre.
Është ndoshta mendim absurd, por i vërtetë, si pasojë automatike e identifikimit tënd me kombin. Duke harruar proceset psikologjike (virtuale) që t'i vë në lëvizje një kongres i tillë, ndoqa me shumë vëmendje ato që po tregonte murgesha.
Ajo punon në Shkodër për urdhrin "Udhërrëfyes shpirtërorë" me organizimin e ndihmës për të varfrit, fëmijët, të sëmurët prej vitit 1991. Është bërë shumë e njohur këtu "Varka e Noes", një qendër edukimi e arsimimi për fëmijë.
Tregimi filloi me përshkrimin e plazhit të Velipojës në qershor të vitit 2010, ku kishin shkuar së bashku me motra të tjera për t'u larë.

Ishte e pamundur të gjeje një vend të pastër. Kudo mbeturina, qese dhe shishe plastike, vaj makinash, pampers të përdorur etj.
Pranë derdhjes së Bunës plehrat shumoheshin edhe për shkak të prurjeve të mëdha të lumit në ato ditë. Në një kanal aty pranë, lopë që ushqeheshin me plehra, qen të ngordhur të mbytur me sa dukej nga qese, një erë e padurueshme kërme kudo rrotull. Njerëzit hedhin në plazh gjithçka, copa xhami, mbeturina plastike etj. Të ikim që këtej një orë e më parë.

Velipoja, thotë motra, edhe para 10 vjetësh ka qenë një nga plazhet më të pastra e më natyrore të Shqipërisë. E pakuptueshme ajo që ndodhi në një kohë të shkurtër. E pakuptueshme ajo që ndodh me plehrat në Shkodër e rrethina.
Aty ku banojmë shpesh nuk e mbajmë dot dritaren hapur prej tymit të plehrave që digjen nën qiell të hapur. Varrezat myslimane janë kthyer në një vendgrumbullim plehrash, po kështu varrezat e dëshmorëve. (Kjo është edhe politike, mendova me vete, si i djathtë që është qyteti).
E pabesueshme është gjendja edhe në spitalin e qytetit, ku infermieret hedhin pa asnjë vështirësi nga dritarja age e shiringa të përdorura, fasha e lloj-lloj mbeturinash të tjera spitalore. Oborri i pasmë i spitalit është kthyer në një depozitë plehrash. Tabloja vjen e plotësohet me detaje të tjera.
Një shoqe e saj murgeshë shpëtoi për fije të perit nga një aksident automobilistik kur iu përplas pas xhamit të parmë të makinës një kuti e shqyer kartoni që bridhte mbi asfalt. Kurse ajo vetë kishte gjetur një ditë në një supermarket të Shkodrës një kavanoz me reçel kajsie gjerman.
Tepër e gëzuar për këtë mall nga shtëpia që i mungonte prej kaq kohësh, e kishte hapur dhe kishte lyer bukën me të - për të kafshuar një gjësend me shije të tmerrshme. Kishte parë pastaj mbi kavanoz datën e skadimit të mallit, 9 vjet më parë.

Po përse njerëzit e lënë veten të mbyten në plehra?
Edhe njeriu që po mbytet bërtet për ndihmë, vëren Marie-Kristina.
Ata nuk i njohin mirë pasojat e të jetuarit me plehrat, ata nuk e dinë ç'do të thotë të thithësh përditë dioksinën që vjen nga djegia e tyre, ata nuk e dinë më se si është e bukura, një peizazh ose një qytet pa plehra, ata janë të mësuar me të keqen. Ose e kuptojnë dhe janë depresivë, letargjikë.
Një djalë 25-vjeçar më thotë: kot mundohesh. Ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë, ne nuk kemi kulturë. Ose marrin një qëndrim fatalist: dikur do të ndryshojë, d.m.th., e nënkuptuar dikush do vijë dhe do ta ndryshojë, por jo ne.
Ndërsa dëgjon problemet ekologjike që kanë vende të tjera të Lindjes: Hungaria, Rumania, Ukraina, Bjellorusia, vëren se një pjesë janë të ngjashme me ato që ka Shqipëria.
Pas një shfrytëzimi optimist dhe të paskrupullt të rezervave natyrore në frymën e ideologjisë komuniste që thotë se njeriu është zot i natyrës, ka zbritur një kapitalizëm liberal po aq optimist për përfituesit, me moton e rritjes ekonomike dhe GDP-së, por me pasoja tepër të rrezikshme për mjedisin dhe ruajtjen e bazave të jetës. E veçanta e Shqipërisë nuk është thjesht që vendi po mbytet në plehra, jo, kjo është tek e fundit një pasojë e jashtme e një qëndrimi të brendshëm.
Plehrat një ditë do të zhduken dhe nga rrugët, brigjet, plazhet rreth Shkodrës, sikurse po zhduken nga rrugët e Tiranës. E veçanta e Shqipërisë, ajo më e rënda mendoj, është mungesa e mendimit dhe veprimit në bashkësi te shqiptarët.
Në rrethinat e Tiranës, ku banoj, plehrat ka disa kohë që po hiqen.
Por, ndërkaq, me shpejtësi të frikshme grabitja e peizazhit, që dikur përbënte kurorën e gjelbër të Tiranës. Janë shtuar vara-vingot e kamionëve të rëndë që bartin dhe hedhin ku të mundin dheun e gërmuar të kodrave, në radhë të parë rreth e përqark liqenit Artificial.
Ekskavatorët po u ngjiten ullishtave të fundit te zona e njohur si e lapidarit dhe po i shkulin rrënjët shekullore nganjëherë me dhjetëra në ditë. Përmes rrugës kryesore të Saukut vrapon një përrua me ujëra të zeza, prej muajsh, banorët anash mesa duket janë të mësuar me të. Kohët e fundit ka ardhur këtu një grup punëtorësh të ujësjellësit të Tiranës, sepse disa banorë kishin hapur tubacionin kryesor dhe duke e këputur për veten e tyre kishin lënë gjysmën e fshatit pa ujë.
Nga këto pak të dhëna kupton se banorët tanë janë të pambrojtur jo vetëm nga pushteti qendror, që nuk është në gjendje të zbatojë asnjë nga masterplanet e tij apo vendimet e KRTSH (për mbrojtjen e kurorës së gjelbër ka vendime të qarta), por as nga vetja. Banorë të pambrojtur nga vetja do të thotë banorë që nuk jetojnë në bashkësi.
Shqiptarët kanë një kundërshtim gati natyror ndaj bashkësisë. Ata përgjithësisht duan familjen, farefisin, por jo fqinjin. Këtu sundon mosbesimi, dyshimi se fqinji po ia hedh dhe po përfiton në kurriz të tij, çka edhe ndodh shpesh, me sa duket ngaqë pritet medoemos.
Te ne banorët vërtet kanë zgjedhur një kryetar dhe një kryesi komune, kryetari, urbanisti, kryeplaku dhe të tjerët e kuptojnë veten veç si shushunja që pinë gjakun e komunës, si shitblerës lejesh ndërtimi, me një fjalë ingranazhe të atij sistemi që po na merr frymën dhe që ka të vetmin parim: tokës mund t'i marrësh gjithçka dhe nuk duhet t'i kthesh asgjë, përveç jashtëqitjeve.

Mungesa e mendimit bashkësinor dhe komunal bashkë me veprimin në bazë të tij, është sot e keqja më e madhe e Shqipërisë.
Ne tregojmë nga politikanët si e keqja jonë më e madhe, por këtë e bëjmë vetëm për të qetësuar ndërgjegjen e keqe që nuk bëjmë asgjë me njëri-tjetrin, nuk mbrojmë dot as rrugën ose hyrjen ku banojmë.
Shembulli më i parë dhe klasik janë ata që bërtasin më fort, analistët tanë bie fjala, sepse dhe ata janë krejt të paaftë të krijojnë me njëri-tjetrin ndonjë shoqëri civile. Kjo, natyrisht, u krijon kushte qeveritarëve dhe gjithë njerëzve të tjerë me pushtet të bëjnë qejf me pasuritë e Shqipërisë, t'i tregtojnë e koncesionojnë ato si t'u dojë e bardha zemër.
Ja këto mendime më ngjalli referati i motrës Marie-Kristina për vendin që po mbytet në plehra, në vazhdim të përshkrimit që i bëri ajo letargjisë dhe fatalizmit të banorëve. Në mbyllje, murgesha zvicerane tregoi se si e kishte arritur një organizimin e vogël të heqjes së plehrave nga shkolla Varka e Noes që drejton.
Më së pari i ka bërë të vetëdijshëm fëmijët për domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit. Ata jo vetëm te kjo shkollë po as në vende të tjera nuk munden më të hedhin plehra në rrugë.
Më tej ka organizuar heqjen e plehrave me një karrocë dhe një kalë, pas një fondi që i erdhi nga Gjermani për këtë punë. Karrocierin e parë e pushuan nga puna se gjetën që i zbrazte plehrat në breg të Liqenit të Shkodrës, por tjetri qëlloi punëtor i ndershëm dhe kështu të paktën ai mjedis i vogël në mes të qytetit sot është i pastër.

Por, pyetja mbetet, nëse duhet ta importojmë edhe mendimin dhe nëse ka rrugë të tjera për të ndrequr sadopak kokat në bashkësitë e vogla dhe të mëdha ku jetojmë.





Ardian Klosi, Shekulli, Freising, shtator 2010

Saturday, September 4, 2010

Fenomeni Niko Stillo mbi etruskët, arvanitasit e çamët



Profesor Niko Stillo është çam ortodoks që jeton në Gjermani. Ka lindur në një fshat të Prevezës (Greqi). Është larguar në moshën 20 vjeçare nga Greqia dhe ka shkuar në Itali, ku ka kryer studimet për statistikë. Më pas ka jetuar në Gjermani ku ka kryer studimet për Petagogji dhe Ekonomi. Ka "mbetur" në Gjermani ku është marrë me gjuhën e vjetër shqipe, me shkrimet e vjetra në shqip dhe me Etruskologjinë. Në këtë intervistë për gazetarin Mentor Nazarko (Emisioni "Antinomi"), profesor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë , professor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë çamë.

Ndiqni një intervistë të Niko Stillos, mbajtur në Prishtinë : http://www.youtube.com/watch?v=vfVzYYphTEg


Profesor, cila është teza juaj kryesore në këto studime që keni bërë?

Teza ime është se gjuha shqipe është nga të parat në mesdhe. Kjo ishte një nga gjuhët e para dhe të gjitha mbishkrimet e gjetura etruske ishin të shkruar në gjuhën shqipe.

Pra ju mendoni se gjuha shqipe vjen nga gjuha etruske?
Jo unë mendoj se etruskët ishin një pjesë e gjuhës shqipe. Po ta shohim sot një copë nga ai vend thonë Toskanë që janë etruskët. Toskë kemi dhe në shqipëri. Toskanë do të thotë anë e toskëve.





Sot ka shumë studiues shqiptar si brenda ashtu edhe jashtë vendit që i japin shqipes një vend të rëndësishëm në Ballkan. A janë të mbështetura shkencërisht këto përfundime apo janë thjesht dëshira?
Janë të mbështetura. Më lër të të them si e kam nisur unë. Unë jam lindur dhe rritur në Greqi. Ne protestonim për mungesën e shkollave në gjuhën shqipe dhe grekët na përgjigjeshin duke na thënë se :- "Çfarë shkollash doni, se ju nuk keni as shkrim, as këndim. Në moshën 23 vjeçare kam marrë për herë të parë në dorë një libër të arvanitasve shkruar në gjuhën shqipe me alfabet grek. Nga njëra anë ishte ajo propaganda greke dhe nga ana tjetër ishin studimet. Pastaj rashë në kontakt me librin e Thomopullit ,ai fliste për pellazgët dhe Pellazgologjinë. Këtu në Shqipëri nuk e di se si është përkthyer. Ajo ishte e shkruar në gjuhën greke dhe Thomopulli si shqiptar. Etruskollogët dhe pellazgollogët e sotëm mbështeten tek ky libër si referencë kryesore.

Po ku mbështetet teza juaj? A ka konfirmime me natyrë shkencore tek autorë serioz që mbahen si pikë referimi për këtë fushë? Përfundimi juaj se shqipja është një nga gjuhët e para në Ballkan...

Unë kam bërë një libër historia e Shën Arvanitasve të cilin e ka nxjerrë para disa viteve ministria e kulturës së Kosovës në Universitetin e Prishtinë. Ky libër ka një tekst nga një mumje që është sot në Zagreb e cila kishte brenda saj një tekst me 12 faqe i cili ishte i shkruar i gjithi në gjuhën shqipe. Kush kupton çamërisht e kupton perfekt pasi është gjuhë çame.

Këtë drejtim të studimeve tuaja, për origjinën e shqipes e ka lëvruar dhe një figurë e rëndësishme arvanitase, Aristidh Kolia.
Unë me Aristidh Kolian ishim miq. Ne ishim nga ai brez që mendonim se gjuha shqipe kishte ekzistuar dhe më parë. Ai ishte një shkrimtar me talent.

Por nuk ishte studiues.
Unë nuk mund të them se nuk ishte studiues, por nuk ishte glosollog.

A i keni botuar studimet tuaja në ndonjë gjuhë tjetër, p.sh në greqisht?
Kam botuar dhe në greqisht.

Cili ka qenë reagimi i studiuesve grek për librat tuaj?
Në fjalorin e Marko Boçarit që kam nxjerrë shumë fjalë i gjen në çamërisht , shumë fjalë në fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe dhe shumë fjalë të tjera nga fjalorë të tjerë. Për këtë botim më ka shkruajtur dhe rektori i Universitetit të Athinës i cili më thoshte se "keni bërë shumë punë, por pa mend".Ky citim i tij më ka ardhur nëpërmjet një kartoline që më dërgonte. Këto lloj shprehjesh, thonë grekët për ato gjëra që nuk iu pëlqejnë. Pasi teza ime ishte kundër propagandës greke. P.sh. po t`iu themi se ne shqiptarët jemi më të vjetër se sa grekët nuk mund të kesh më diskutim me ta se nuk e pranojnë. Pra ky libër nuk mund të pranohej nga grekët

Në dijeninë tuaj, a është e gjallë ndjenja ose identiteti shqiptar?
Po është i gjallë, tek çamët.

Po çfarë janë çamët, shqiptarë, grekë apo turq?
Çamëria është një koncept gjeografik. Atje përveç banorëve të Epirit kishte grek, vlleh, hebrej por më të shumtë ishin banorët shqiptar. Shqiptarët çamë që ishin kristian nuk kishin probleme ndërsa ata që ishin musliman janë sot krejt të kthyer në Shqipëri.


Pra ju thoni që ata që mbeten në greqi ishin çamët kristian, por ato nuk thonë se jemi shqiptarë apo jo?

Nuk duan ta thonë një gjë të tillë.
Ka shumë prej tyre që e thonë. Ndahen në dy lloj, në ata që janë të dhënë pas fesë kristiane dhe thonë atë që thotë prifti, të cilët nuk e thonë se jemi shqiptarë dhe pjesa tjetër që janë ateistë të cilët vënë në punë arsyen dhe e thonë pa ndrojtje se jemi shqiptarë.

Sa veta mund të bëhen këta, sa frymë?
Janë dy prefektura, ajo e Thesprotisë dhe ajo e Prevezës. Çamëria është më e madhe. Në Thesproti janë 35 mijë shqiptarë kristianë dhe muslimanë. Preveza ka 30 mijë shqiptarë. Në total përafërsisht 70 mijë shqiptar të Çamërisë.

Po pse këta nuk duan ta thonë se janë shqiptar? A u bën presion shteti që të shprehin identitetin e tyre? Apo ju vjen turp që të thonë se janë shqiptarë?

Disave ju vjen turp ta thonë, disa që punojnë në adiminstratën shtetërore kanë frikë.

Po sikur t`u thonë atyre se duam t`iu hapim shkolla. A do ta pranonin ata hapjen e shkollave në shqip. A do t`i ndiqnin apo nuk ka kuriozitet?

Për shkollat është një problem që nuk di t`iu them se si do të silleshin. Por unë kam thënë shumë herë që të futet gjuha shqipe në program mësimor ashtu siç hyn gjuha e huaj. Domosdoshmërisht në ato vende ku ka shqiptarë.

Këtë gjë e thoni ju, por a ka njerëz të tjerë që mendojnë dhe shprehen si ju atje?
Po ka shumë njerëz të tjerë që mendojnë si puna ime dhe që e shprehin.

Po këta a kanë organizata , komitete?

Jo nuk kanë.

Po pse a kanë frikë të kenë organizata ?

Mund të jetë frikë ,por mund të jetë interesi i tyre. Ka dhe disa që nuk e duan.

Vijmë te pjesa e përzënies së çamëve të tjerë që ishin mysliman. Përse u përzunë këta, për fenë apo se ishin më të pasurit që t`iu merrnin tokat?

Para dy muajsh isha në Prishtinë me temën e Çamërisë. Ne që jetojmë në Greqi i themi Eladha. Aty jetojnë grek, vlleh, shqiptarë , serbo-maqedonasit. Këtë Eladhën e vunë kristianët. Kush ishte krisitian ishte grek, kush nuk ishte kristian quhej turk. Dhe çamët i kanë quajtur turk alvani.

Kjo është se çfarë i kanë quajtur. Por përse i përzunë ata?
Që nga koha e Metaksasë ekzistonte parulla: -"Greqia, për grekët ortodoksë. Erdhi koha u bë lufta, erdhën gjermanët dhe pse ishin mysliman u përzunë.


A kanë bashkëpunuar çamët me gjermanët?
Po ka pasur disa që kanë bashkëpunuar. Po për grekët që kanë bashkëpunuar si të themi? Babai ka qenë spiun dhe ai le të dënohet për atë gjë dhe jo fëmijët,ata le të jetojnë normalisht.


A po ndryshon ndopak mentaliteti në Greqi për këtë çështje. A po pranohet se ishte një gabim përzënia e tyre?

Ka shumë njerëz që pranojnë se ishte gabim, por nga ana tjetër ka dhe shumë të tjerë që thonë ajo ishte një gjë e mirë që u bë dhe nuk kemi probleme të tilla.

Po tek çamët ortodoks , a ka ndonjë ndjenjë faj që bashkëvëllezërit e tyre mysliman u përzunë?
Unë kam folur me shumë çamë që kanë vajtur nga Shqipëria në Çamëri dhe kanë gjetur shumë njerëz që ishin mikpritës dhe shumë njerëz që kanë qarë. Kurse nga banorët e ardhur të atyre viseve nuk e kanë gjetur atë ndjenjën e miqësisë.
Në fund të fundit përzënia e tyre erdhi edhe si pasojë e përçarjes që u fut mes çamëve mysliman dhe atyre ortodoksë...
E vërtetë është kjo që përzënia e tyre erdhi dhe si pasojë e përçarjes.

Edhe vetë Zerva ishte çam ortodoks apo jo?
Unë nuk e di Zervën për çam, për ortodoks po .
Nuk e di ku mbështetet një tezë e tillë.

Çfarë mund të na thoni për presidentin e Papulias? A është edhe ai çam ortodoks apo jo?
Papuliasi nuk është çam, por ishte nga Epiri dhe paraardhësit e tij ishin nga Shqipëria. Vjen nga pjesa e minoritetit grek këtu, ku mund të ketë dhe gjak shqiptar.


Ai nuk e ka përmendur ndonjëherë këtë gjë.
Nuk e ka përmendur dhe për mua nuk përbën ndonjë gjë të veçantë nëse është shqiptar apo jo.











Si mendoni, cila është zgjidhja për problemin e shqiptarëve të shpërngulur nga Greqia?Ju e dini se ka pasur edhe shqiptarë të tjerë mysliman që janë shpërngulur nga zona e Selanikut të cilët janë vendosur në Korçë dhe Kolonjë. Po flas për një grup më të vogël që janë shpërngulur gjatë konfliktit civil 45`-48`.
Ata ishin pak dhe më të shumtët nuk janë përzënë se ishin pjesë e ndonjë minoriteti por se ishin komunistë. Ata të cilët ishin komunistë ikën nga Greqia .

Çamët vazhdojnë akoma të kërkojnë të kthehen. Cila mendoni ju do të ishte zgjidhja më e mire?

Propaganda nga të dyja anët na ka bërë një mur, një kanal të madh dhe ka vënë dhe ujë brenda dhe kanë futur edhe krokodilin që mos ta kalojmë. Ne duhet të prishim këtë mur dhe të vijmë më afër kjo vlen për të dyja anët. Të vijmë më afër dhe të gjejmë gjuhën e komunikimit.

Po nga pikëpamja shtetërore?
Po të dojë shteti grek nuk do ta kishte problem t`u jepte çamëve të shpërngulur pasaportën greke.

Po a është problem i pronave që e vështirëson një fakt të tillë, pasi çamët kanë qenë edhe të pasur apo jo?

Jo të gjithë, por kanë qenë të pasur. Shteti grek mund t`i kompensojë.

Por ama po të hapet problemi i kompensimit të çamëve, do të hapet dhe ai i maqedonasve dhe sllavëve, kjo është një gjë e komplikuar!
Problemi i kompensimit të pronave është një problem që shtrihet më gjerë në të gjithë Evropën. Evropa e demokracisë nuk ndjen nga njëri vesh për problem të tilla.



Faleminderit profesor!
Intervistoi: Mentor Nazarko


Shekulli