Sunday, October 10, 2010

Drujetë/Dropulli-àshtnori pellazgjik

Kronika e Argiro-KastroKy fragment historie, qe sillet per publikun e gjere, i eshte dhene ne vitin 1806, Pukevillit ish konsullit francez, prane oborrit te Ali Pashait, gati 200 vjet me pare. E dhene nga peshkopi i Druinopolit, ajo permbante 20 faqe dhe i mungonin fundi dhe fillimi. Ngjarjet e Epirit ne kete pjeses fillojne nga koha e Homerit dhe shkojne deri ne shekujt e fundit. Emri i doreshkrimi te njohur per kohen ka qene Kronika e Argiro-Kastro.

"Ky deshmon per levizjen ne koherat heroike te nje kolonie Dryopet (banoret e pare te Kythnos, ku prej tyre ishulli mori emrin DRYOPIS). Banoret e pare te Kythnos kane qene nje popullsi paleoindoeropiane: fjala Dryopis vjen nga "Dryon". Fjala "Dru" ne sanskritisht eshte "Dru" si dhe ne shqip, e ne greqisht "Lis". Ata ishin popullsi protohelene, pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetedhenes.

Pasardhësit e kesaj popullsie, kane merituar vazhdimisht ne periudha te ndryshme historike nje vemendje te madhe per meritat e tyre personale, gjenine e tyre, e cila dilte mbi interesat e ulta te njerezve te thjeshte, te njohur si paraekzistenca e asaj qe shkruhet : "mund te shesim femijte tane, por jo fisnikerine tone".(F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 356-7)" Historia fillon per ne, mbas pjeses qe mungon ne doreshkrimin origjinal : "...perendite, me kurthet e tyre, do t'i kthenin ne hi banoret e atij vendi, por ata duke ju drejtuar orakullit Apollon, moren pergjigjen prej tij, qe duhej te shmangim kete zemerim dhe te merrnim per mbrojtes Panin, i cili ishte Perendia e te gjitha gjerave. Banoret e Trikalles (ku kishte bujtur fisi i ardhur), ne Thesali, duke degjuar keto fjale, nga goja e Atlasit,(prijes i kesaj kolonie, dishendent te Atlasit te Arkadise? doreshkrimi mungon, thekson Pukevili), u rrembyen nga gezimi, dhe i shtyne ata qe komandonin, ne gosti, duke ju bere atyre demostrime mjaft miqesore.

Keta te "huaj", mbasi kapercyen Pindin(malet), me zhurmen e shfaqjes se tyre i terhoqi vemendjen Demetrius-it, princit te Epirit, i cili kerkoi te merrte vesh se cfare donte nje popull kaq te madh ne numer, dhe ai pasi i degjoi, u lejoi atyre kalimin ne tokat e veta (lejimi paqesor nga ana e princit te Eprit, nuk perjashton nje lidhje midis tyre, shenimi yne).
Pas kesaj marreveshjeje, ata moren drejtimin e tyre permes Zagorise, nen udheheqjen e udherrefyesve te ngarkuar per t'i cuar ata nga Zambre (ndoshta Zerma ne veri te Janines, ose po i conin ne Jerme te Lunxherise), ne vendet e shkreta dhe te pabanuara (duhet te kuptojme rrotull saj). Duke arritur ne keto vende te shkreta (ne Luginen e Drinos, zona e Laboves, Libohoves etj, mali Pellaku-Bureto, Dropull, shenimi yne), pa gjetur kushte te mira per te jetuar, u rregulluan me cfare te mundnin, dhe arriten te mblidhnin mjaltin e lisave(ose dushqeve, i njohur ne Europe si meli-dryon).
Ata jetuan me kete ushqim per rreth 64 vjet. Shume mjalte rridhte atehere nga druret e lisave. Zona ishte e mbuluar nga nje sasi e madhe e ketyre pemeve, ata e quajten qytetin qe do te ndertonin, Druinopolis. Nje mundesi tjeter per te kerkuar identifikimin kuptimor te zones ku mendohet se ka qene qendra e vjeter mollose, kaone, romake dhe bizantine, na ofron dhe M.Frasheri, kur thote se: "vendit ku rrinin Argjirinet sot i thone Dropull. Kundrejt fshatit qe i thone Kallanxhi ndodhen germadhat e Druinopojes. Nga autoret e vjeter Dicearku ben fjale per vendin qe i thoshin Dryopie. Plini thote qe Dryopia dhe Dryopet ndodheshin afer Selleve, Kellopeve dhe Molloseve. Ne lindje te Gjirokastres dhe ne breg te djathte te lumit Dropulli gjenden germadhat e qytetit Drys. Sipas mitologjise, themeluesja e ketij qyteti qe Dropeja, e bija e Eukalise, te cilen Apolloni e kishte rrembyer dhe e kishte shnderruar ne lis. Emri i kesaj princeshe iu dha gjithe bregut e lumit ku ishte Druinopolis. Ky qytet ndodhej ne hyrjen e grykes, prane ures, ku duken germadhat, rrenojat e nje kanali ujesjelles dhe te e nje teatri, vepra te periudhes romane. Nga ana e jugut te Gjirokastres ndodhet katundi Goranxi, ku ka nje shpelle nen dhe te mbushur me uje, ku duken shtyllat e gurta. Duhet shenuar se afer Manastirit Cepo ndodhen tri brigje varresh te vjetra qe u thone tumulus, si ato te Komanit ne Puke. (Mehdi Frasheri, Historia e Lashte e Shqiperise dhe e Shqiptareve, Phoenix, 2000, faqe 94)

Ne etimologjine historike Dryope-ja, eshte nje nimfe qe ndryshon ne lotus. Etimologjia e saj eshte : (drus) - lis dhe (ops, opos) - pamje, aspekt. (Dictionnaire Historique, L'Etymologie et la valeur de leurs noms propres, par Fr. Noel, Paris, 1806, p.74, 112)
Me sa duket dhe nga etimologjia e fjales "Drys", si emer i hershem i vendbanimit, kemi ne greqisht fjalen "lis" dhe ne shqip "dru".
Por per te njohur Dropene eshte me mire t'i drejtohemi mitologjise.
Nje histori te ngjashme me te Apolloni e kishte dhe me Dafnin, e cila u shnderrua ne dafine. Pasi kishin mbaruar se ndertuari qytetin e Druinopolis,Titus (njeri prej udheheqesve te fisit te Atlasit) u derdh ne gryken e ngushte fqinje te Shqiperise, ku kemi lumin Vjosa (emri i vjeter-Aous), duke ndertuar nje kala te forte me emrin Titopolis, dhe qe sot njihet me emrin Tepelene ose Tebelene. Emri i Titus dhe Druinopolit, ne materialin e botuar nga Pukvilli, lidhet ngushtesisht me Shen Joan Pagezorin, i cili, sipas tij, ka jetuar vertete ne Meli-Druion (Mjalti i Druionit), ose Druinopolis. Por eshte e mundshme ne lidhje me kete vend, thekson ai, qe ketu te kete nje metafore per te percaktuar frutin quercus esculenta, Lisin Jetedhenes (Chéne Nourricier), te cilen poetet e mbiquajne Glans Chaonia (frutet e Kaonise) dhe qe hahet akoma ne Shqiperine e Jugut.
Pervec kesaj, sic eshte verejtur e njejta gje dhe ne shume vende te Europes Veriore per mjaltin, qe bletet e egra depozitonin ne zgavrat e pemeve, dhe nuk mungon ngjashmeria me historine e Meli-Dryon. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 321)  Atlasi pati per keshilltar te diturin Aristobule, bashkenxenes te Aphideias (Afideia), duke mesuar ato qe ndodhnin, e dergoi drejt Aidonit me cilesine e ministrit paqesor. Princi (Atlasi), dergoi nje negociator nga ana e tij te Galirion, kryetar i Molloseve, dhe arriti te perfundonte nje traktat midis paleve, te cilet pranuan qe nuk do te keqtrajtoheshin dhe as do te benin lufte. Fisi i Atlasit, kaloi njezet e kater vjet ne paqe, me kushtet e kesaj marreveshjeje. Ata vendosen qe emrat e tyre te mos figuroheshin ne asnje monument publik. Per kete aresye historiani Talkaniotis, nuk ka guxuar te trasmetoje kujtimin e tyre ne memorien e njerezve; por ne vazhdimesi, nje dishepull i Solonit(i cili ka lindur ne vitin 638 para Krishtit) i quajtur Epicyde, qe ishte syrgjynosur ne Delf, ka permendur keta njerez heroike. Familja e Atlasit ishte e dishendente te Pediens-es, ndersa ajo e Titusit e Diacriens-es. Ne ate kohe nje burre vrau Atlasin ne hipodrom, kur aty po festoheshin lojrat. Titusi, duke pasur frike per veten e tij, angazhoi Chomelle-n te ndertonte nje fortese, te ciles ajo i dha emrin e saj(do ta identifikoja kete vend afer Humolices se sotme me Paleokasren, afer Kardhiqit dhe Zhulatit). Vendi qe ajo zgjodhi ishte i rrethuar me bime, qe shtriheshin midis lumejve Drujete (dru+jete-Druino-Drino, shenimi yne) dhe Pixote, ne menyre te tille qe druinopolitet te mos mundeshin ta shqetesonin Titopolisin. Thellesisht te pikelluar nga vdekja e Atlasit, Druinopolitet ngriten ne fron djalin e tij Straton, dhe kaluan plot shtate vjet ne paqe te thelle. Pas kesaj kohe, Velaritet (banore te Valarese se sotme afer Paleokastres, ndoshta nuk jane banoret e Vela-s ne afersi te Janines), filluan te benin rremuja ne Kaoni, Stratoni, per t'i mbajtur ata nen fre, ndertoi mbi kufirin e tyre nje vend te forte te quajtur Kaonopolis (mund te jete vendi mbi Jerme, i cili ne opinonin e sotem shkencor eshte identifikuar me Antigonene?), ku ai vendosi nje garnizon prej shtateqind burrash, po ashtu ne Delion(mund te jete Delvina), fortese e ndertuar nga Atlasi, dy lega nga Zambre (ndoshta me kete emer mund te njohim edhe Jermen ne afersi te Delvines). Me se fundi Ariste, motra e Stratonit, ngriti ne anen e Ajdhonise (kalaja e Ktismates?, ku vendi njihet si Arinishte-Aristion) nje keshtjelle e forte e quajti Aristion, dhe Stratoni themeloi nje tjeter keshtjelle ne Mollosine e Ulet, te cilen e quajti Gardion (Casdiki-Kardhiqi . Shenim i Pukevilit). Nje vit me pas keto vepra ishin perfunduar, disa molose shtuan sulmet deri ne afersi te Chomele, Zoile vendosi te ndertonte nje fortese, ne nje gryke te ngushte ne ndarjen e maleve molosiane(Molossiens) me ato te Himares(Chimere), te cilen e quajti Zoilon (Zhulati)...Dhe kur Aidoneus kishte vdekur, djali i tij Glykon, qe e pasoi, i dha motren e tij Dovile ne martese me Filimon(Philimon), djali i Atlasit, si garanci te nje paqeje te sinqerte. Dovile, qe kishte pasuri te medha, shpenzoi shuma te konsiderueshme per te ngritur prane Druinopolit nje treg me dyqane dhe artizane qe ushtronin zanatin e endjes, me ne fund ajo beri qe me ndihmen e nje ujesjellesi, te conte ujin ne qytet tek nje shatervan qe e quajti Neocoron hydor. Mbreteria e Stratonit zgjati tridhjetetre vjet. Pas vdekjes se ketij princi, djali i tij Olympius u ngjit ne fron, dhe pati ndertuar nje keshtjelle ne ane te Kaonise (kalaja e Laboves), afer lumit Socachus (Suhes) dhe urdheroi te ngriheshin statujat e Saturnit dhe te Panit, ne lartesine e malit fqinj te Vathypelon, (e ngjashme me "vathi pjell jonin-tonin") ne vendin ku tani shihet nje fshat Apanolampovon (Labova e Siperme, duhet theksuar se shenjimi i Laboves me "lampova" ku kemi "lampo-drita" dhe "va" ose "vau", e cila ne aramaisht shenjonte Kaun-demin, Veneren, pushtetin e Papes, mund te merret dhe si "Drita e Kaut"apo e Kaonise, gje e cila nenkupton ekzistencen e nje vendi te shenjte primitiv ne kete vend).
Ne shkembin siper kishes se Laboves se Kryqit gjendet nje shpelle te cilet banoret e quajne "shpella e Primos"(e te parit). Te ben pershtypje ne te nje masiv shkembor para saj ne formen e nje fallusi.Me ne fund Olimpius, pas nje mbreterimi te gjate, duke ndjere afrimin e fundit te tij, ai shkoi ne mal per te marre pjese ne nje feste qe zgjati pese dite, lejoi te tjeret te ndertonin nje statuje per te, dhe me pas duke zbritur ne Kaoni perfundoi ditet e tij. Pas Olympusit erdhi ne fron Apollonius, djali i Leucide-s. Periklete, njeri gojetar i shquar, i cili ka ardhur ne fron pas Apollonit, mbreteroi mbi druinopolitet dhe kaonet. Pas kesaj kohe shohim te ngjitet ne fron Serapus, pasardhes i familjes se Atlasit.
Ky princ i shkelqyer, ndoshta pa u menduar mire, ndermori menjehere luften kunder Moloseve, Aidoniteve dhe Epiroteve (ketu epirotet ndahen me vete, gje e cila nuk del e tille ne burime te tjera), te cilet i nenshtroi me ane te trupave ushtarake shume te disiplinuara, qe ai komandonte. Armiqte e tyre rrezuan keshtjellat dhe fortifikimet e tyre, me perjashtim te Kaonopolit (Chaonopolis-Jerma), te cilet i respektonin per faktin se banoret kishin nje traktat aleance me fiset e Atlasit. Pak kohe pas kesaj katastrofe, Kanopolitet (Chanopolitains), munden te ktheheshin ne kete fortese, pasuri e se ciles i perkiste Damiusit, i cili ishte ne paqe me te gjithe fqinjet e tij. Persa i perket Druinopolisit dhe vendeve qe vareshin prej tij, ato qendruan te pabanuara, dhe plotesisht rrenoja per gati 185 vjet, te dhena sipas historive te Kastor Kaonianit (Castor le Chaonien) dhe Maqedonas Formius (Macedonien Phormius), te cilet kane permendur Serapusin. Pas ketij numuri vitesh, Kaonet te riperterire prej fatkeqsive te tyre, duke ruajtur kujtimin e atdheut te tyre, ju drejtuan prijesave te Epiroteve, Aidoniteve, Moloseve dhe Fenikasve (Phenicien), te mbledhur ne Feniki(Phenice-Finiqi), duke ju lutur atyre tu lejonin te ringrinin Druinopolisin, dhe vendet qe vareshin prej tij. Por prijesat e ketyre vendeve ju kujtuan skandalet publike, qe ata kishin shkaktuar me hajduterite e tyre, dhe per kete rrezuan kerkesen e tyre, duke ju thene atyre tu drejtoheshin princave italiane (aux princes italiens-perandoreve romake), pergjigje e cila do te percaktonte nenshtrimin e tyre ndaj dominimit Frank(?).
Si pasoje e kesaj thirrjeje dhe e ketij apeli, mbreti i Italise (perandor romak) i kthyer nga ana e Albioupolis (Elbasani) dhe Avlone (Vlora), te gjitha kantonet fqinje deri ne Belgrad (Berat) dhe vendet ne varesine e saj, te cilet rinjohen autoritetin e tij.
I magjepsur nga vlerat e ketyre popujve ai zgjodhi ne fisin e Atlasit dhe Titusit nje burre te quajtur Saron, i cili ndertoi perballe Druinopolisit nje keshtjelle te forte te quajtur, Goranopolis, me emrin e babait te tij Goragon, ne vendin ku tani shihet fshati Goranxi (per kete kala nuk ka informacion shkencor per ekzistencen e saj). Mbreti gradoi me titullin shiliark (chiliarque), Libatonius-in nga fisi i Atlasit, i cili ngriti fortesen Libatonion (ne Libohove), ne nje vend shume te kendshem, te shendetshme dhe te bollshem me burime jetesore ujore (Pukevili mendon se ky vend ndodhet tani ne kishen e quajtur Paleo episkopi. Midis Libohoves dhe Laboves gjejme toponimin Qisha Mat, dhe rrenojat e saj.
Mbreti (mendoj se duhet te jete perandori romak Hadriani) i magjepsur nga bukuria e vendit, duke pare qytetin e tij te restauruar, beri qe te vinin nga Italia dhjetemije njerez, te cilat i vendosi aty se bashku me familjet e tyre (Druinopoli duhet te ishte nje qytet me emer te madh, perderisa kemi nje ngjarje te tille). Pasi kishte vizituar mejdiset, gjate pese vjeteve ai nenshtroi Aidonitet, Epirotet, Fenikasit dhe Himariotet, duke u kthyer ne qytetin e bukur te Fenice (Finiqit), ku u semur dhe gjate kthimit ne vendin e tij perfundoi ditet. (d.m.th. Hadriani ka vdekur ne Finiq)
Ne kete menyre Druinopolis, dhe vendet fqinje detare deri ne Avlone, qene te nenshtruar nga te huajt. Gjate kesaj kohe popullata u dyfishua nga cishte me pare; por herezitet kishin filluar manifestimet e tyre ne Perendim, duke ndryshuar besimin qe kishin marre nga Shen Pjetri dhe apostujt e tjere, kristianet qe ishin ngushtesisht te lidhur me dogmat e para qe ata kishin perqafuar, u ngriten kunder te huajve, duke formuar nje lidhje mbrojtese dhe sulmuese me Epirotet, Fenikasit dhe Konienet(Coniens-banoret e Konispolit).Gjer ne kohen e Justinianit te Madh(527-565) te gjitha keto vende, nuk ishin te neshtruara vecse indirekt fronit te Kostandinit (te Madh?). Atehere derguan perfaqesues dymbedhjete drynopolitains dhe po aq kaonas, te gjithe burra te shquar per nga prejardhja dhe maturia e tyre, dhe qe perandori qe i mrekulluar t'i shihte. Tre dite pas audiences qe i dha atyre, u dha disave prej tyre dinjitetin per tu atashuar ne oborrin e tij, dhe u besoi te tjereve dergimin ne vendin e tyre. Pastaj ai emeroi nje kryeshpatar, intendent te ketyre vendeve, te cilat ishin Aidoneja (Ajdhonia), Phenicie (Fenikia, Finiqi), Himara, Vlora dhe Berati, dhe pas shtate vjetesh vendi qe paqesuar sipas deshirave te tij. Pasi protospathari Aleksander kishte vdekur, Kostandin Druinopoliti i qytetit te Lampoves, ishte emeruar ne vendin e tij. Ky intendent i ri, i ndihmuar nga bujaria e perandorit, ndertoi nje kishe te mrekullueshme kushtuar Shen Marise. Qyteti qe atehere ishte i perbere nga nenteqindedhjete shtepi, te banuara nga race shume e bukur njerezish, qe deklaruar Stavropije, e pavarur, te gatshem ne pergjigje, kur i kerkonte perandori ne ngjarje te jashtezakonshme te shtetit. Persa i perket lagjes se siperme, e perbere nga njeqindetetedhjete shtepi, ne varesi te kishes se Shen Thanasit, mbetet nen arqipeshkevine ashtu si pjesa tjeter e dioqezes. I njejti perandor, i dha nje toke te punueshme, njezet zevgaria (njesi e vecante toke), dy mullinj per mbajtjen dhe ushqimin e dymbedhjete murgjeve te caktuar nga nje dekret (bulle) i arte perandorake; me ne fund ai shtoi dhuraten me dymbedhjete drachmes te drurit te Kryqit te Vertete dhe zbukurime te qendisura ne ar, te vleresuara me cmimin prej njemije piastrash. Justin Curopalate(565-578), i cili ndoqi perandorin Justinian, duke vene nje prijes te pafte ne krye te vendit, ai nuk mundi t'i rezistonte njezetepesemije armiqve, te dale nga Italia(ndoshta visigotet, te cilet shkaterruan me 552 Onhezmin-Saranden, mund te kene vazhduar ofensiven e tyre dhe me vone), te cilet pushtuan qytetin e famshem te Druinopolit, te cilin e shkaterruan qysh nga themelet. Megjithe kete katastrofe mbeten tre femijet e shquar te familjes Libatonios, te quajtur Argyrus, Colores dhe Chrysodalus, qe ndane me mirekuptim ne pjese te barabarta. Per pasoje, i pari ngriti nje kala mbi shpelle, te ciles i dha emrin e tij (me pas aty do te njohim Gjirokastren), dhe qe bashkohej me juridiksionin e vendeve te Gardes (Kardhiqin), Zoile (Zhulatin), Chomele (Paleokastren-Homelicen) dhe Titopolis (Tepelenen). Colores ndertoi nje keshtjelle te forte (ne Kollorcen e sotme) ne afersi te kanalit hidraulik nentokesor (Souterazzi), prane lumit Drinos (Drynus) dhe ai kishte ne periferine e tij, nga nje ane fushen qe shtrihet deri ne Aristion(fundi jugor i lugines se Drinos, ne Ktismata, e njohur me Arinishtes apo Aristion-it), dhe ne lartesi deri ne manastirin e Shen Marise se Koshovices(Cossovitza). Me ne fund Chrysodalus, ndertoi nje fortifikim ne kembet e malit Pelakos, me qellim qe te ishte prane vellezerve te tij, te cilet ne rast rreziku te ndihmonin njeri-tjetrin, dhe ndau Chaonopolis (Kaonopoli) nga Delion (Delvina), deri ne te djathte te lumit Socachus (Suhes). Pas ketyre ndertimeve dhe ndarjeve te tre vellezerit derguan perfaqesues tek perandori Tiber (572-582), ti kthenin atij homazhet dhe ta lajmeronin ne te njejten kohe per shkaterrimin e Druinopolit. Perandori u magjeps per durimin, ndjenjen e besimit dhe te meshires e tyre. Pasi kishte thirrur prane tij Argyrus, me te cilin u tregua shume bujar, e porositi te qeveriste vendin me ndjenja fetare, maturi e drejtesi; perandori i imponoi atij detyrimin per te paguar cdo vit ne thesarin perandorak 20.000 monedha ari, dhe te mbante tepricen e haracit ne rezerve, me qellim qe te plotesonte nevojat e vendit ne rast lufte. Taksat e Kaonise (Chaonie) dhe te Druinopolin, perfshire edhe Titopolis, arrinin ne 80.000 monedha ari. Argyrus ndertoi ne brendesi te qytetit te tij nje kishe, nen invokimin e Pantokratorit(e cila nuk mund te indentifikohet?), ndertimi i se ciles u bazua sipas nje dekreti(bulle) me vule ari te perandorit Tibère, ashtu si tempulli i kushtuar shume te shenjteruares, nenes se Zotit (te cilen e kishte ngritur Justiniani i Madh ne Labove).Vendi qendroi ne paqe deri ne mbreterimin e Konstantin IV Pogonati (668-685). Ky monark, duke ditur se ndodhej 12 murgj ne malin Druinus, urdheroi te ndertohej siper shkembit, nje kishe e vogel (mund te jete kisha e manastirit te Drianos), por e bukur, duke dhene si privilegj fshatin Gardes (Kardhiqi) me taksat e Zoïle (Zhulatit) dhe Chomêle (Paleokastres-Humelices). Ai hoqi panairin nga Pélakos (emri i hershem i malit Bureto, i njohur dhe me emrin Lunxhat, ne afersi te Laboves se Kryqit. Aty ndodhen akoma fragmente kollonash), i cili zgjaste nje muaj, dhe e shpernguli ne pjesen e Kaonise (Chaonie), te quajtur Pogoni, te cilit ai i dha emrin e tij.Pastaj paqja vazhdoi deri ne mbreterimin e Léon III Isaurien (715-717), qe duke qene ikonoklast, dergoi urdher te shkaterroheshin dhe te thyheshin imazhet e shenjtoreve; kristianet u revoltuan dhe vrane te derguarit e tij. Pas kesaj, Léon urdheroi te masakroheshin 40 pengje qe ia kishin derguar atij, sipas kushteve te vena qysh me dekretet e perandorit Justiniani i Madh. Pas kesaj ngjarjeje, vendet ne fjale mbeten ne revolte, deri ne ardhjen ne fuqi te Constantinit VI (780-802) dhe Irènes (797-802). Epirotet, te informuar per respektin qe keta princer (nenkupto perandore) kishin per fene, nxituan te shkonin prane tyre, me dhurata, me qellim qe t'u jepnin atyre betimin dhe besnikerine. Ata prezantuan dhuratat dhe do te vazhdonin te paguanin taksat, te cilat ishin fiksuar nga nje dekret te arte te vjeter (ancienne bulle d'or), deri ne drejtimin e perandorit Aleks Komnenin.(1081-1118)

Kur Aleksi hipi ne fron, shfuqizoi dekretet e meparshme perandorake. Per kete aresye Druinopojasit derguan tek ai kryepeshkopin Metodin i cili rridhte nga familja e Colores. Bashke me te shkuan dymbedhjete arkond : Dukas, i Argirit (Gjirokastres); Marcelli, i Garde-s (Kardhiqit); Andre i Chomele-s (Homelices); Angjelini, i Titopolis-it (Tepelenes); Costantini, i Colores (Kollorces); Pjetri, i Zoile-s (Zhulatit); Marku Dijetari i Chaonie (Kaonise); Joan Polijan (Policanit), Manueli i Délès; Leontini, i Livatovie-s (Libohoves); dhe Kiriaku i Aristionit.Perandori i priti keta te derguar me nje respekt religjioz, dhe e lejoi kryepeshkopin te merrte nentemije monedha ari per te ndertuar nje kishe "Fjetja e Shen Marise" (ka mundesi te jete kisha ne Peshkepine e Siperme), prane malit Pelakos-Bureto, ne vendin ku mbahej panairi i madh, te cilin Kostandin Pogonat e pati transferuar gjetke; ai i dha kete vend si privilegj kryepeshkopit, taksat e panairit qe ngriti, i cili ishte fiksuar per dymbedhjete dite. Perandori ju shtoi ketyre dhuratave te drejten e mbledhjes se nje te dhjeten ne te gjithe shtrirjen e dioqezes se tij, ashtu si edhe keshtjella e Pelakos, qe ishin te pavarur nga kurora; me ne fund konfirmoi keto privilegje me nje bulle perandorake te perhershme dhe te parievokueshme, drejtuar patriarkut Eustathe, i cili i dha miratimin e tij. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 319-355)"

Post scriptum

Historia e permendur me siper me shkurtime, sjell pa dyshim nje informacion me interes deri diku te zgjeruar mbi disa ngjarje te koheve te shkuara qe sot kerkojne dhe nje specifikim me te madh kohor nga ana jone. Ne kohet heroike ku del se ka ndodhur kjo shperngulje e fisit te Atlasit (i Arkadise) per ne luginen e Drinos, njiheshin kater legjenda heroike : Mundimet e Herkulit, Tregimet e Teseut, Ekspedita e Argonauteve dhe Ekspedita e Trojes. ...
Ardhja e fisit te Atlasit ne keto ane, nuk tregon se ata ishin te huaj per banoret vendas te Epirit. Ndoshta Pukevili dhe historia qe boton, me pa te drejte i cileson ata si te huaj. Po te ndjekim linjen gjenealogjike te Atllasit kuptojme me se miri pranine e popullsise se vjeter pelasgjike ne suportin e tij. Nga bashkimi i Atlasit me Pleion-in kemi Elektren, e cila duke u bashkuar me Zeusin lind Dardanus-in. Ky i fundit duke u bashkuar me Bateia-n jep Tros-in, dhe Tros-i lind Ganymede-n. e keshtu me rradhe nga Assaracus kemi Capus, dhe nga Anchises (emri me i vjeter i Sarandes) ne bashkim me Aferditen lind Enea. Nga burimet e shumta eshte miratuar qendresa e tij per nje kohe ne Butrint. Pasi kaluan disa gjenerata, nga Enea lind Numitor, dhe nga ky i fundit del Mars-i, dhe prej tij lind Romi dhe Romuli, themeluesit e Romes.(Cassell's Dictionary of Clasical Mythology, 2001, faqe 808-9) Me sa duket dhe nga emrat mitologjike dhe historik qe rrjedhin nga kjo linje gjenealogjike, kane kryer vepra te medha. Figura e Atlasit (Atlante) perfaqson ate pjese te rendesishme heroike ku deshmohet levizje te shumta. Ai figurativisht ne paraqitjet antike figurohet me globin e botes na supe, gje e cila deshmon popullin qe ka kryer levizjet e medha. Per te thuhet qe vjen nga Azia, eshte mbret i Afrikes dhe i Atlantides. Civilizimi i tij paraqitet shume i zhvilluar dhe mjaft i fuqishem, duke zoteruar njohjen e te gjithe botes se eksploruar deri atehere. Ata ishin te lidhur me Egjiptin, Teben, dhe padyshim zoteronin dhe orakujt. Pas kataklizmave, qe pasuan me zhdukjen e Atlantides (rreth viteve 1600-1500 para K.), popullsia e mbetur u vendos ne Europe. Ky popull qe jetonte me mjaltin e lisave (Glans Chanoia), deshmon ne menyre simbolike ate cka Herkuli i shtyre Euristeo kerkoi te merrte nga ata, frutet e arta. Lavdia e popullit te Atlasit eshte nje nga me te lavdishmet ne periudhen e gjigandomakise, e cila u kthye me pas ne burim te fuqishem frymezimi per njerezimin. Ndaj ne te gjitha dyert princore, ku paraqiteshin perfaqsuesit e tij gjate tregimit te "Kronikes se Argirokastres", i gjenin te hapura. Por megjithate duke ndjekur linjen gjenealogjike te tyre verejme lidhjet e ngushta me popullsine autoktone. 
 Emrat e Dardanit, Tros-it, Ganymedit, nga e cila del dhe Ilus(Ilioni), nuk jane gje tjeter, por thelbi i bashkesise iliriane. Valle ce shtyu perandorin romak Hadrian t'i vendoste emrin e tij ketij vendbanimi te famshem, po Justinianin e Madh?

Druinopoli, apo qyteti i "drurit"(lisit-drus ne greq.) do te merrte emrin ne shek.II Hadrianopoli dhe ne shek. VI Justinianopoli, i konfirmuar ky fakt edhe nga Prokopi i Cezarese. Shtrirja e qytetit te Druinopolit ne te gjithe luginen, dhe kalimi qendres se tij me vone ne Gjirokaster, na ben me dije se edhe shenjimi "Dropull"(Drope-ul, ose "Dropol", ku kemi "dro" dhe "poli", qyteti i drurit, apo i lisit) eshte i njejte me "Dropeja" dhe "Drino"(Dru-jete, e permendur me lart), duke deshmuar per te njejten popullsi protohelene te Lugines se Drinos, gje e cila e pare ne kontekstin e mesiperm ve ne dyshim prezencen e nje minoriteti grek ne kete zone.
Popullsia e ardhur ne Luginen e Drinos eshte paleoindoevropiane dhe u prit miqesisht nga banoret kaone te Epirit, te cilet ishin po te tille.

Shenim: Titulli i shkrimit eshte vendosur nga redaksia e Lunxheria

Nga Dr. Gazmend Muka

MAMA, a do të jetosh...?

Të shoh të dergjur në këtë dhomë të mykur të Sanatoriumit, ku lufta e dytë botërore duket sikur ende është  në kulmin e saj.


Vështroj sytë e tu të trishtë e të vrarë, djersën në ballë, bishtin e fshesës së shkatërruar, ku varet serumi yt, që nuk të la damar pa të djegur. Dëgjoj rënkimin tënd të ethshëm, zhurmën monotone të oksigjenit ndër hundë dhe të buzëqesh.

Unë buzëqesh nëna ime se dua që ti të shpresosh, të jesh e fortë dhe të besosh që po shërohesh. Ti akoma duke u sforcuar më pyet nëse kam ngrënë, nëse e kam veshur kanatieren, nëse shkova në punë në orar ...

E unë që jam gati të ushqehem me gjithçka, të vesh çfarëdo rrecke dhe madje edhe të fle në punë, vetëm ty të të jepja qetësi. Por nuk po mundem o nënë ta përballoj këtë dhimbje që prej javësh gjumin më ka marrë, oreksin, korrektësinë, qetësinë, arsyen për t'u zgjuar.
Ti merakosesh për mua dhe vetëm ti nuk e di që indet e tua vrrullshëm dita-ditës, shkatërrohen. Gjaku të është helmuar dhe kjo sëmundje shekullore po ti gllabëron organet, një e nga një. Dhe ne që të gjithë jemi të vrarë në shpirt, pa fjalë, të shtangur dhe që nuk përshtatemi dot me idenë e sëmundjes tënde, pranë teje shndërrohemi në komikët më të mëdhenj. Vetëm që ti të buzëqeshësh nëna ime.

Vetëm që ti të mendosh për ditët e bukura që do të vijnë, për planet që në të ardhmen kemi planifikuar.
Dyer e dritare përplasen papushim në këtë koridor ku sëmundje të ndryshme vallëzojnë bashkë. Pas dere dëgjohet zëri i tregtares që me këmbëngulje kërkon t'u shesë pacientëve kostume gjumi, duke shpresuar të na marrë edhe ato pak lekë, që biznesmenët e veshur me të bardha, na kanë lënë nëpër xhepa.

Dhe unë nuk arrij ta kuptoj se si në këtë botë të ndyrë mbushur përplot me hipokritë. mediokër, ziliqarë, kriminelë, të droguar, të alkoolizuar, duhanpirës, maniakë perversë, vrasës serialë, hajdutë të pangopur, klane, përbindësha, mashtrues, prostituta, të degjeneruar, të degraduar moralisht, sëmundja fatale të zgjodhi pikërisht TY.
Ty, që kurrë nuk ke abuzuar me shëndetin tënd. Ty që kurrë nuk i solle një njeriu dhimbje apo vuajtje. Ty, që kurrë askënd nuk bezdise. Ty, që për të ndihmuar këdo, ishe përherë e gatshme.

Dhjetra diktatorë, kriminelë janë plakur e kanë vdekur në pleqëri.
Përse ty, përse nënën time?
Përse nuk prite o sëmundje e mallkuar sa të shihte nëna djemtë e saj dhëndurë ?
Përse nuk prite sa të ngrinte njëherë "hopa" mbesat e nipçet?

Si do mundem ta përballoj këtë dhimbje? Si do mundem të jetoj këtë mungesë?

Sekondë pas sekonde ndjej të më shkëputet zemra kraharorit dhe të puth duart me gjithë dashurinë e shpirtit. Ato duar që më kanë rritur, që më kanë përkëdhelur flokët, që më kanë gatur mëngjesin, që më kanë mbuluar shpatullat çdo natë.

Dhe ti do që të jetosh mama. Ti e do jetën dhe i trembesh vdekjes, por je e fortë. Kurrë nuk ke treguar shenja dobësie para nesh dhe pse shumë herë në vetmi, të kam përgjuar tek qan.
Më thoni që kjo është një ëndërr e shëmtuar, të cilën zilja e mëngjesit do ta shkatërrojë. Nuk e di si do mundesha të humbisja jo një ngjyrë, por gjithë ylberin e jetës time.

Si mundet mama të të ngushëlloj? Të të tregoj se sa e ndyrë kjo botë është treguar me ty dhe të të pyes, nëse do ende të jetosh...!
http://www.youtube.com/watch?v=HFkY1o9sP9I&feature=related%EF%BB%BF
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Friday, October 8, 2010

Zgjodha buzët, nuk më zhgënjyen !

Shumë fjalë dua të them
për buzët e tua,
të plota, të nxehta,
të etura per mua.
Për takimin përqafues,
për hyjnoren heshtje
të buzëve të tua
për ngjyrat që shpirtin imitojnë
apo shpirti pasqyron në mua.

Ato që puthjet lindin
e plajmi që i ndjell
arma më paqësore,
kafshatë që jep oksigjen,
të urta në debat
të pamposhtura në beteja përrallore.

Buzët e tua tradhëtojnë
qoftë kur ujin pijnë
dua ti kem në zgjim
ti fsheh tek një përqafim.

Ato janë betuar për mua
shumë biseda kemi këmbyer
akoma më shumë kemi të themi
natën më zgjojnë...
që në ëndërr të vazhdojmë të jemi.

Buzët e tua janë zjarr
pas një buzeqeshjeje të ftohtë
a është vallë rastësi
që sytë mbyllen si në ëndrra
kur buzët afron TI ???

Era ndalet mbi lulet
që dielli sapo ngrohu
bota të kthehet në shok
skllevër kthehen gishtat e mi,
lëndinë shndërrohet gremina
...kur buzët afron ti.

Një përpjekje e dështuar
të përpiqesh të rezistosh
buzë mbi buzë
duke mos dashur as të triumfosh.

Buzë që përqafojnë buzë
mbi një urë,
dy trupa tani bëjnë një
pas buzësh që urdhërojne sy e veshë
buzë që si lëkurë dua të vesh..
Jam mbret mes buzëve të tua
janë kaq ftuese, I DUA !


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

“Roli Pellazgo-Ilir në Krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Evropiane”

Elena Kocaqi në librin e saj të dytë “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane” përqëndrohet, veç të tjerash, në faktet gjuhësore, për të argumentuar kontributin pellazgo-ilir në krijimin e kombeve evropiane.
Duke ndjekur lëvizjen e popujve në antikitet dhe në mesjetë, asaj i lind e drejta të konkludojë se pikërisht këta popuj, bashkë me kulturën, dërguan në vendet ku u vendosën edhe gjuhën e tyre. Ajo gjen fjalë të shqipes si tek greqishtja dhe latinishtja. “Por ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha – thotë autorja – shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre fjalëve që tregon qartë se ato janë gjuhë derivative të shqipes.

Shqipja jo vetëm ka qënë krijuar këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë.” f.14. Gjuhët e vjetra greke dhe latine autorja e librit i quan gjuhë artificiale të krijuara nga dijetarët për t’i patur si gjuhë të arsimit.
“Kjo gjuhë e stisur, – thotë autorja, u bë edhe gjuha e administratës dhe e njerëzve të kulturuar që më pas u mësua nga populli që banonte në polis, pasi populli i fshatit nuk mund ta ketë mësuar dot” f.36.

Gjuha e sotme greke thotë autorja nuk e përkthen gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike, si jonishtja, eolishtja dhe dorishtja.
Për të parë ndryshimin e gjuhës së vjetër greke dhe asaj të re, autorja sjell, në librin e saj, gjuhën Homerike dhe bën krahasimet

Shqip – Greqishtja Homerike – Greqishtja sot
 nëm – nëm– katara anda;- ënda – andha
– efkaristis arë– arura – horafi
bashkë – vask – porevume
deti – theti – thalasa dhe;
dheu – dhor,dha – ji
dru – dris – ksilo edhe;
dhe – idhe – qe

Po jap vetëm pak fjalë, pasi në libër ka një listë të tërë, për të kuptuar se realisht në përmbajtje gjuha Homerike afron me gjuhën shqipe dhe jo me greqishten e sotme.

Po çfarë i bashkon gjuhën Homerike me atë greke të sotme?
Mendimi im është se i bashkojnë vetëm gërmat, që sot quhen greke, por që në kohën kur u krijuan përbënin alfabetin e kohës, që sot quhet grek, që u përpunua për të shkruar gjuhën e kohës, që nuk ka qenë greke por pellazge, ose shqipja arkaike.

Me këtë alfabet fiset egjiptiane që zbritën në tokat pellazge shkruan më pas gjuhën e tyre, që sot quhet gjuha greke.
Është për këtë arsye se përse Faik Konica ngulte këmbë që gjuha shqipe të shkruhej edhe me germat e alfabetit grek sepse, thoshte ai, nuk ka përse grekët të përvetësojnë këtë alfabet që është krijuar për të shkruar gjuhën me të cilën ka folur Pirro i Epirit.

Po përse ky alfabet është i tillë nga kush është shkruar, a ka ngjashmëri me alfabetin e Thotit që shkruhej në formë hieroglifesh. Kur thuhet që Aleksandri i madh drejtoi shkrimin e veprave të Homerit në Egjipt, a mund të thuhet se ky alfabet, që sot njihet si grek, është shkruar në Egjipt? A mund të themi se edhe Egjipti i kohës shkruante me këtë alfabet? Atëherë përse ky quhet grek? A ishte popullsia e Egjiptit greke?
Kur u quajt ai si alfabet grek. Këto janë pyetje që më lindin mua nga libri i autores. Sepse autorja thotë që kjo gjuhë ishte artificiale dhe ishte gjuhë e administratës dhe më pas e mësoi edhe populli, por jo populli i fshatit. Pra a mund ta quajmë këtë si një gjuhë të huaj për këtë popull, që autorja e quan pellazg, apo si një gjuhë letrare e shkruar, që gjithsesi ka vështirësi për popullin e thjeshtë, apo dhe vetë fshatin, sikurse mund të ketë sot gjuha letrare shqipe për gegët p.sh., por që është shqip dhe jo gjuhë e huaj. Nëse do të pranojmë që kjo gjuhë artificiale nuk ishte e huaj ajo ishte shqipja e kohës, pasi populli rezulton që ishte i tëri pellazg. Gjithsesi mua më lind mendimi se alfabeti grek (apo pellazg) që është disi si hieroglife ka një lidhje me alfabetin e Thotit, të popullsisë së bardhë që jetonte në Egjipt. Po e jap të plotë përshkrimin që i bën autorja këtij problemi.

“Zhyzepe Katapano një filolog i shquar italian, në librin e tij “Tot parlava Albanese”, jep disa të dhëna shumë të rëndësishme për zonën e Afrikës së Veriut.
Ai ashtu si dhe të dhënat e shkrimeve të mësipërme tregon se dinastitë e vjetra të Egjiptit, ishin me origjinë nga raca pellazgo-ilire. Katapano, thotë se shqipja është folur rreth 1200 vjet më parë. Thoti, perëndia egjiptiane e zbulimit të Heroglifeve, mësimit, shkathtësisë, matës i kohës dhe zbulues i numrave, përshkruhej si një qënie me trup njeriu dhe kokë shqipeje. Katapano, thotë se Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër Egjiptian mbi bazën e gjuhës shqipe të cilën ai e fliste, nga i cili u formuan më pas të gjitha alfabetet e botës. Emri thot sipas tij, është shqip dhe tregon po të njëjtin kuptim që ka fjala thot, pra që tregon dhe mëson që ishte edhe virtyti kryesor i Thotit.Atlantidën, ai e përkthen me fjalën shqip At-lasht, pasi ata ishin banorët e parë dhe të lashtë të atij vendi. Në shkrimet e vjetra egjiptiane, ajo njihej me emrin shqip Borea, pra e bardhë.
Po paraqesim disa nga gërmat e alfabetit të lashtë të Thotit që ka nxjerrë Katapano.
A është shkronja e parë dhe aty ka një shqipe me një fjalë Ain. Kjo tregon vet Thotin ai, pra i pari pasi ndryshe ai quhej edhe shqiponjë.
B jepet me një heroglif ku paraqet një këmbë dhe fjalën brof, pra brofa u ngrita në këmbë.
D u shoqërua me punë dore që e mbante në dorë pra nga fjala dorë.
G paraqiste me një gardh pra pengesë, ndalesë.
F quajti nepërkën që edhe sot në gegërisht quhet fjerë.
H jepet një heroglif që paraqet gërshet dhe kjo nga fjala hjet që përdorin dhe sot arbëreshët për gërshetin.
K paraqet me simbolin e kovës dhe u quajt Kuf nga fjala kov e shqipes.
Gj quajti një heroglif që paraqeste gjirin N e paraqet me ujin nga n’uj si thuhet në gegrisht.
U quajti hieroglifen me një figurë si të njeriut dhe që u quajt unë.
P quajti një copë dheu si tull nga fjala plis.
Q quajti një copë baltë që në shqip është qull para pa form.
S përdori dy hiroglife që i quajti stol stoli që edhe sot në shqip përdoren si stoli për t’u ulur.
Z paraqitet nga një zvarranik dhe që ai e quajti zvarranik.
Sh quajti një heroglife që paraqiste liqen pra ujin e shiut. Kjo shkronjë në hebraisht dhe arabisht quhet shin. Ai dhe fjalën me të cilën quhen hebrenjët e përkthen me shqipen Jehve nga je-veç.

Zotin amon ai e lidh me fjalën shqip am pra nëna. Po të krahasosh me Etruskishten atje perëndia primare quhej UN si në shqip, unë që tregon vetën e parë njëjës, një person. Mendoj se fjala am-un, do të thotë am-un pra zoti ndryshe. Dhe vet në bibël Zoti kur flet për veten thotë se Unë jam ai që jam. Kjo fjalë amon amin përdoret edhe sot pasi lutesh dhe e ka prejardhjen nga amoni i Egjiptit.

Perëndia osiris cilësinë e saj personale, kishte faktin se shikonte çdo gjë të njeriut. Ajo ka për bazë fjalën si apo sy që tregon organin që shikon. pra o-siris, është-siri apo syri.
Ra e egjiptit është diell, nga raza apo reze që tregon rrezet e diellit.
Faraonë është quajtur mbreti në Egjipt, që shumë studiues e shpjegojnë nga shqipja me fjalët fara-on apo jon.

Pra të dhënat tregojnë se ka pasur një prezencë të popullsisë pellazgo-ilire në territoret e Afrikës së Veriut, e cila ka pasur pushtetin atje. Kjo nuk është për t’u çuditur pasi fiset e vjetra shqiptare ashtu si dhe shqiptarët në kohën e sotme e kanë pasur për shekuj nën sundimin e tyre Egjiptin.” f.79-81.

A e ka alfabeti grek prejardhjen nga Thoti? A ishte kjo gjuhë që shkruhej dhe në Egjipt?
Nëse gjuha që shkruhej në Egjipt ishte si ajo greke, në Egjipt ishte një popullsi jogreke por e racës pellazge. Përse u shkruan veprat e Homerit në Aleksandri dhe jo në Athinë, madje dhe Dhiata e re u shkrua në Aleksandri me këtë alfabet grek. Meqë u shkruan në Egjipt pse nuk u shkruan me gjuhën e vendit?  
Atëherë përse ky u quajt alfabet grek? Kur u përdor ky term? A duhet të mendojmë se historia e kohëve moderne ka shkruar historinë e antikitetit?
Atëherë, kur u krijua shteti grek 1821, filloi të shkruhej historia e lashtësisë dhe çdo gjë u quajt greke dhe paragreke sikurse dhe alfabeti grek. Sepse realisht ka një fakt domethënës që gjuha e sotme greke vetëm gërmat ka të ngjashme me atë të lashtën dhe as që e spjegon dot atë.

“Le të përkthejë – thotë autorja – ndonjë studies gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike. Pse nuk e ka bërë kush deri më sot?

Janë përpjekur dhe asnjë rezultat nuk kanë dhënë. Deri sa nuk e kanë bërë, të pushojnë së gënjyeri për etnicitetin real të grekëve të vjetër dhe të rishkruajnë historinë ashtu siç është realisht Të marrin njëherë shqipen e sotme dhe ta provojnë, se nuk i dihet se çfarë surprize mund të marrin. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe do vazhdojnë t’i trajtojnë dialektet antike pellazge jashtë gjuhës pellazge dhe shqipe, asnjëherë nuk kanë për të marrë vesh ndonjë gjë.” f.36

F.R. Adrados thotë se “Jonishtja që Herodoti përhapi në të gjithë botën Greke nuk ishte gjuhë greke dhe as dialekti i greqishtes ashtu siç trillohet, por ishte një gjuhë e panjohur edhe jo greke që do të thotë se gjatë viteve 500-400 p.k. nuk flitej greqisht në Athinë”.
Autorja vë në dukje se që nga shekulli VI deri në shekullin XI-XII, për Greqinë, ashtu dhe për të gjithë Ballkanin, nuk dihet asnjë gjë. Faktet tregojnë se në shekullin e XII ai territor, kur del nga kronikat historike, nuk flet greqisht, por deri në shekullin e XIX flitet vetëm shqip.
Kur flitet në mesjetë dhe në kohët tona shqip, si është e mundur që është folur greqisht në antikitet, thotë autorja. Kjo tregon qartë se ata në antikitet kanë folur shqip dhe kanë qënë të gjithë pellazgë.

Nëse ka patur realisht grekë në antikitet ku shkuan ata?
Evropianët e shekullit të XIX preokupoheshin se ku kishin shkuar grekët dhe ngritën teorira se ata janë asimiluar nga sllavët apo dhe kanë ikur. Për këtë arësye për të përjetësuar kulturën e Greqisë së Lashtë, Anglia ndihmoi në krijimin e shtetit grek, pas revolucionit grek, që realisht edhe atë e bënë shqiptarët.
Dhe kështu ata ndihmuan popullin e gabuar për të trashëguar këtë kulturë dhe këtë emër. Fiset e ardhura nga Egjipti, që mbetën të tilla të papërziera me fiset e bardha shqiptare, pasi shqiptarët janë konservatorë në racën e tyre, mbetën të tillë edhe në Greqi dhe sot ato kanë të drejtë të trashëgojnë kulturën e racës së bardhë pellazgo-ilire, duke ua mohuar këtë të drejtë atyre që realisht u takonte, popullit shqiptar.
Në qoftë se jugun e Shqipërisë, autorja e quan popullsi pellazge, veriun ajo e quan popullsi Ilire. Ndonëse në antikitet ato janë përzier ndërmjet tyre. Fakt domethënës është lëvizja e popullsisë pas luftës së Trojës. Këtë e dëshmon edhe Herodoti kur thotë për popullsinë e Atikës, me prejardhje pellazge, që harroi të folurën e saj duke u kthyer në helene, që edhe ata ishin pellazgë. Autorja gjen kontradiktë në trajtimin që i bën Herodoti, duke i quajtur të dy popullsitë pellazge, dhe Atikasit që harruan gjuhën e tyre dhe morën atë Helene. Unë do të kisha tjetër mendim. Herodoti nuk është kontradiktor. Ai vetëm përdor termin e gabuar. Në vend që të thoshte ndërruan gjuhën, duhet të thoshte ndërruan dialektin. Pasi realisht kur flitet për helenët dhe atikasit bëhet fjalë për fise të të njëjtit etnicitet, por që flisnin dialekte të ndryshme.
Nga historia kemi mësuar se helenët janë populli dardan i ardhur në Epir, që e morën emrin nga Heleni djali i Priamit, prijësit të Trojës, që u suall rrob në Epir nga Pirro (djali i Akilit) së bashku me Andromakën (të venë e Hektorit, heroit trojan). Pas vdekjes së Pirros ata trashëguan fronin dhe gjithë Epirin, i cili u sundua nga pasardhësit e tyre. Pra ata nuk ishin grek, por pellazg dhe që flisnin dialektin geg. Duke trajtuar historinë sipas variantit të trajtuar nga grekët, që i quajnë helenët grekë, duket sikur Herodoti është kontradiktor kur i quan ata pellazgë. Pra realisht helenët e antikitetit nuk ishin grekët e sotëm, ato ishin pjesë e popullsisë pellazgo-ilire të kohës, që flisnin dialekt të ndryshëm të së njëjtës gjuhë. Ata u shkrinë me popullsinë vendase të Epirit, dhe ishin ndër fiset që u shquan në histori, pasardhësit e tyre morën emrin molos nga djali i tyre, Molosi, dhe që jetonin në trojet e arvanitasve të sotëm.
Po këta dardanë u shpërngulën në Lat. Atje ata bashkë me qytetërimin çuan edhe gjuhën e tyre.

Çfarë lidhje shikon autorja midis latinishten dhe shqipes?

“Një nga faktet më të forta që latinët kanë trashëguar nga ilirët, është gjuha. Gjuha e tyre ka ngjashmëri të madhe me shqipen. Shumë fjalë të saj përdoren edhe në shqip, por ajo që është me interesantja, është fakti se shqipja shpjegon kuptimin e mijra fjalëve të latinishtes që flitet sot.” f.105

“Prania e latinishtes në shqip është paraqitur nga gjuhëtarët si një huazim që ka bërë shqipja. Kjo nuk është e vërtetë, shqipja mund të ketë huazuar, por siç do e shohim më poshtë shumë fjalë, kuptimin e kanë në shqip. Kjo tregon se nuk është se latinishtja ka huazuar nga shqipja por se latinishtja ka pasur bazë shqipen.
Këto fjalë janë në latinisht nga substrakti ilir dhe shqipja ka çelësin e kuptimit pasi është gjuhë që është më afër ilirishtes, se ajo arriti ta ruajë atë dhe së bashku me të edhe kuptimin e vërtetë të gjuhës që flasin popujt me rrënjë ilire.” f.105-106
Po sjell disa fjalë që autorja ka sjellë në librin e saj.
Shkruhet – Lexohet – Përkthehet
aletta – a-leto – penda
Quhet e let pasi dhe një nga vetitë e pendës është fakti se ajo është e let apo lehtë dhe këtë emërtim për të treguar po këtë kuptim sot e ka shqipja, por jo italishtja apo gjuhët e tjera.

allargare – a-largare – zgjeruar dhe larguar
Fjala larg në kuptimin e saj ndodhet në shqip po me fjalën larg që tregon largësinë si në spanjisht. Nga ana tjetër ajo ka edhe kuptimin e gjërë dhe sërish ky kuptim jepet qartë nga fjala larg, pra që është i gjërë apo i madh.

allentare – a-lentare – e liruar
Kjo fjalë shpjegohet me shqipen a-len, pra është lën është liruar, i cili është edhe kuptimi i fjalës. Diçka lirohet duke e lën pra të lirë të iki. Madje fjala merr edhe formën e shqipes e lënë në kohën e shkuar e cila përdoret për dikë që është dhe në këtë formë ndodhet aktualisht në shqip.

amico amiko mik
Fjala mik sigurisht që është në shqip dhe përdoret kështu në të gjitha dialektet. Kjo fjalë kaq e rëndësishme për shqiptarin, ku mikpritjen e ka pasur dhe e ka një nga traditat më të mira, nuk mund të jetë e huazuar. Mund të huazohet një fjalë, për të cilën nuk ka një përkthim, por jo gjithçka. Sot edhe mund të huazohet se ka media, por në atë kohë në mes malesh të izoluar ku kanë jetuar pjesa më e madhe e shqip-folësve nuk mund të kenë patur mundësi për të huazuar.

angustia – a-ngustia – ngushtësia
Rrjedh nga fjala shqip ngusht që është rrënja dhe kuptimi i kësaj fjale. Shqipja sot e ruan fjalën ngusht në gjuhën e përditshme për të treguar ngushtësinë fizike, por edhe atë shpirtërore.

apparente – a-parente – i dukshëm Një fjalë që shpjegohet nga shqipja me foljen shikoj, që në kohën e shkuar bën parë. Pra dhe kuptimi i dukjes është ndryshe pamja apo ajo që kamë parë. Folja shikoj që në të shkuarën bën, parë, nuk ndodhet në asnjë gjuhë sot përveç shqipes pasi latnishtja nuk ka folje parë dhe që të tregojë pamjen apo dukjen. Këtu tregohet qartë që ajo ka pasur bazë shqipen dhe ka marrë një nga foljet që shqipja e përdor sot dhe që është në kohën e shkuar për të treguar dukjen.
Këtë metodë analizuese ka përdorur autorja. Fjalët e thjeshta kam, jam, kap etj., i gjen të përdorura në fjalët e bashkuara apo të prejardhura. Madje shumë fjalë të latinishtes autorja i gjen si fjalë që kanë ruajtur më mirë kuptimin e tyre dhe se vetë shqipja e sotme. P.sh. tek fjala

confesso – rrëfehet, autorja gjen fjalët shqip kan (kon në gegërisht) fe. Fjala fe në këtë rast tregon besimin. Sigurisht, që tek ai që rrëfehet ke besim apo fe se ndryshe nuk mund t’ia tregosh sekretet e tua pasi ato i merr vesh bota, nëse personit nuk i ke fe. Pra i rrëfehesh dikujt se kam fe tek ai dhe ka dalë fjala kan-fe.
Një mori fjalësh autorja i zbërthen në këtë mënyrë duke treguar realisht se gjuha latine është gjuha letrare e kohës që kuptohej fare mirë edhe nga ilirët, që e kishin gjuhën që shkruanin dhe lexonin. Prandaj ne fare mirë mund të themi se shqipja në atë kohë shkruhej me gjuhën latine. Natyrshëm që edhe shqipja pati zhvillimin dhe ndryshimet e saj që sot janë të materializuara në gjuhën letrare shqipe dhe që shkruhen me alfabetin latin të vendosur sipas Kongresit të Manastirit.
Ajo që konkludohet në këtë libër është se gjuha shqipe është mëma e gjuhëve latine. Unë do të shtoja se shqipja e sotme është mëma dhe deridiku dhe simotra e tyre, pasi vetë shqipja pati evolucionin e saj dhe është shumë larg shqipes arkaike me të cilën flisnin edhe vetë ilirët apo sivëllezërit e tyre që emigruan në Perëndim.
Albert Dymont, shkruan për shqiptarët se: “… nuk ka në Evropë racë më të lashtë se e shqiptarëve. Asnjë dëshmi klasike nuk flet për ardhjen e tyre në Ballkan… Populli që ka qënë i panjohur, i ruan imazhin më të plotë të asaj se çfarë kanë qënë të parët e racës greke e latine dhe ata do të meritojnë gjithmonë vëmendjen e historianit, ata do të mbeten si dëshmitari i gjallë i një të kaluare për të cilën besohet se është zhdukur”
Pra me një fjalë të gjitha gjuhët etnike evropiane, janë nga substrakti i përbashkët pellazgo-ilir apo dhe jafetik sipas biblës. Padyshim që shqiptarët sot ruajnë pjesën më të madhe të gjuhës që ka folur Jafeti i biri i Nohut dhe që mbahet si babai i racës së bardhë.”

Shënim: Dy fjalë për autoren.
Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar librin “Albanët me famë në mijëvjeçar” që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri “Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane” është libri i dytë i autores. Ai flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne.

abcshqip.com

"Dhe ne që iu mësojmë fëmijëve tanë frëngjisht..."

Personalisht ndihem shumë i fyer që pikërisht Franca është kundër liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Lexova editorialin tuaj dhe jam plotësisht dakord. Por, do t'i shtoja edhe diçka: Pikërisht kur fliste sekretari francez për votën kundër Shqipërisë, unë isha duke ndihmuar djalin tim 9-vjeçar me mësimet. Dhe një nga librat, mbi të cilin po djersinim ishte...frëngjishtja. Ai është në klasë të tretë dhe këtë vit kanë marrë gjuhë të huaj frëngjishten.

Ne iu mësojmë fëmijëve tanë frëngjisht, kurse Franca nuk na do në dyert e saj?
Kjo nuk është fort e hijshme. Është përçmuese për ne. Unë prapë nuk fajësoj Francën, por burrat dhe gratë që kemi zgjedhur të marrin vendimet për ne.


Ata i thonë vetes politikanë, por për mua janë hajvanë dhe hajdutë të rëndomtë. Haram t'i kenë paratë e vjedhura dhe të mos shesin shumë mend me vizat. Është njësoj si të mburresh se ke dalë i treti në një garë me tre vetë.  rustemaj33@yahoo.com, G. Shekulli


Nëse shqiptarët do të mbijetojnë deri në mijëvjeçarin e dytë, ata do ta shndërrojnë botën, ashtu siç dijnë ata - Michel De Notredame


Thursday, October 7, 2010

ZANAFILLA E GREQISË MODERNE ËSHTË SHQIPTARE

Substanca jo’greke e grekëve dhe Greqisë

Obsesioni i sëmurë i Greqisë për të përvetësuar jo vetëm të tashmen por edhe të kaluarën e moçme është qesëndisur nga gazeta si New York Times (1994) e cila i referohej pozicionit të Greqisë si ‘histeri mbi historinë’. Kurse një diplomat i panjohur perëndimor i cituar në New York Times (1995) e përshkruante pozicionin e Greqisë si “tërësisht iracional”.

Klithjet histerike të togës së marincave grek që përçarteshin se “grek lindesh, grek nuk bëhesh” jo që janë qesharake por edhe janë tregues se ideologjia e sotme greke s’e ka haberin e domethënësisë së termit “grek” në lashtësi dhe sot, që për hir të së vërtetës nuk duhen ngatërruar në asnjë mënyrë. Mantra e ligjërimit etnonacional në Greqi ka të bëjë me sajimin e mitit modern të së ashtuquajturës “vazhdimësi e pakëputur” historike e kulturore nga ku grekët e sotëm s’janë gjë tjetër pos pasardhës vijëdrejtë të Perikliut, Platonit e Solonit. Derisa sot në Greqinë bizantine kanibalizohet e heretizohet verbalisht me të qenurin shqiptar, para një shekulli nuk ishte kështu.

Harta e Shqipërisë ku askund nuk figuron emri Greqi!
‘The Atlantic Monthly’ shkruante: “Tani nuk ka emra më të fismë e më të nderuar në Athinë, nuk ka familje më me ndikim në qarqet politike, sesa ato të prijësve shqiptarë në luftën e 1821, Tombazisi, Miauli dhe Kundurioti” (1882:31). Në të vërtetë zanafilla e Greqisë moderne është kryekëput shqiptare. Çdo shkrimtar, kronikan apo historian i shekullit të nëntëmbëdhjetë rregullisht ravijëzon fytyrën shqiptare të asaj që sot quhet Greqi. C. M. Woodhouse shprehet: ‘Të habit fakti që prijësit e mbrojtjes së lirisë greke në atë kohë ishin shumica jo-grek’.

Sipas antropologut Roger Just, shumica e ‘grekëve’ të shekullit të nëntëmbëdhjetë, jo vetëm që nuk e quanin vetën helenë (këtë etiketim e mësuan më vonë prej intelektualëve nacionalist); madje ata s’flisnin me qejf as greqishten, por më shumë dialektet shqiptare, sllave apo vllahe. Misha Glenny, një studiues i mbrehtë amerikan për Ballkanin vë në pah se filohelenët e Amerikës, Britanisë dhe Europës perëndimore thirreshin për një shtet të lirë grek, përpjekje kjo pasionante romantike për të sjellë në jetë kulturën helene të së kaluarës. Pak prej tyre ishin në dijeni të ndryshimeve të skajshme që kishin zënë vend në tokën e qytet-shteteve të dikurshme greke. Shumica e tyre qenë zhgënjyer keqazi nga mungesa e ngjashmërisë fizike me helenët e parafytyrimit të tyre klasik.

Ilirikumi shtrihet edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha!

David Holden, autor i librit ‘Greece without Columns: the making of the modern Greeks’ pohon: ‘Për mua, filohelenizmi është një çështje dashurie me një ëndërr që e parafytyron ‘Greqinë’ dhe ‘Grekët’ jo si një vend aktual ose popull i vërtetë por si simbole të një përkryerje të imagjinuar’ (1972:12). Më tej Holden vazhdon: ‘Shteti-komb grek ishte sajesë e ndërhyrjes politike perëndimore - ‘ideja fatale’ siç e quante dikur Arnold Toynbee, ekskluzivisht një nacionalizëm perëndimor që godiste mbi traditat multi-nacionale të botës lindore. Duke u rritur, prandaj, në njëfarë shkalle teorike, ishte një fëmijë i Rilindjes dhe racionalizmit perëndimor’.


Por cila është kjo shumicë jo-greke që vazhdimisht pikaset nga po këta perëndimor që e bënë Greqinë shtet?

George Finlay, një nga historianët më të flaktë filohelenik që morri pjesë me armë në dorë në luftën kryengritëse të vitit 1821-31 jep një pasqyrë të shqiptarësisë së asaj që më vonë u quajt Greqi: ‘Maratona, Platsea, Leuktra, Salamisi, Mantinea, Ira dhe Olimpia, tani popullohen nga shqiptarët dhe jo grekët. Bile edhe në rrugët e Athinës, që ndonëse për më shumë se çerek shekulli kryqytet i Mbretërisë greke, gjuha shqipe dëgjohet ende midis fëmijëve që luajnë në rrugët në afërsi të tempullit të Tezeut’ (Historia e Revolucionit Grek: 1861).
Autorë të tjerë vënë në spikamë ngjyrën shqiptare të shumicës së popullatës nëpër qytetet më të mëdha të Greqisë së asaj kohe. Edmond About me 1855 shkruan: ‘Athina, njëzet e pesë vjet më parë, ishte veçse një fshat shqiptar. Shqiptarët përbënin, dhe ende përbëjnë, thuajse tërë popullsinë e Atikës; dhe brenda tri kategorive të kryqytetit, gjenden fshatra ku greqishtja mezi kuptohet’. Edhe francezi Pukëvill pajtohet me ngjyrat shqiptare të shumicës së popullsisë së Atikës. Edhe ‘Elefisi, gati në mes të rrugës midis Megarës dhe Athinës…është një fshat i mjeruar i banuar nga shqiptarët’ - shkruan Henry A. Dearborn me 1819. Me një fjalë, duke u mbështetur në përshkrimet e G. Finlay dhe F. Martin shqiptarët popullonin tërë Atikën dhe Meseninë, pjesën më të madhe të Beotisë, krejt Salamisin, Korinthin, Argolisin dhe treva të tjera të brendshme të Moresë (Peleponezit).

Shqiptarët luftuan, ndërsa Greqinë e krijuan Fuqitë e Mëdha!

John Hobhouse (1809), bashkohanik i Bajronit, duke folur për përmasat e shtrirjes tokësore të zotërimeve të Pashallëkut të Ali Pashë Janinës thotë se në jug përfshinin një pjesë të Tebës, tërë Negroponten (Eubenë), trevën e Livadisë, Atikën, viset rreth Gjirit të Lepantos (Korinthit) dhe së fundmi edhe Morenë (Peleponezin), e cila i takonte njërit prej djemve të tij. Sami Frashëri në enciklopedinë e tij shumëvëllimëshe ‘Kamus Al-alam’ ku sipërfaq elemente biografikë të shqiptarëve me nam, përmend në zërat përkatës se djemtë e Ali Pashë Tepelenës, përkatësisht Muhtar Pasha dhe Veli Pasha ishin në detyrat e mytesarrifëve të Athinës (Muhtari) dhe të Moresë (Veliu). Kjo do të thotë se dhjetë vite para se të formohej Mbretëria rioshe e Greqisë, ajo quhej Shqipëri jo vetëm nga aspekti politik por veçanarisht nga ai etno-linguistik. Në mbështetje të këtij përfundimi vijnë një shumësi e panumërt dokumentimesh etnografike të kohës, të cilat vënë në dukje karakterin shqiptar të hapësirave në fjalë. Jakob Philipp Fallmerayer i cili udhëtoi mespërmes Greqisë hasi në Atikë, Beoti, dhe në pjesën më të madhe të Peleponezit një numër të madh shqiptarësh të vendosur, të cilat nganjëherë nuk kuptonin madje as greqisht. Nëse dikush e quan këtë vend Shqipëri e Re, shkruan i njejti autor, jep emrin e saj të vërtetë. Për të, këto provinca të Mbretërisë Greke janë të lidhura me helenizmin aq sa janë malësitë skoceze me trevat afgane të Kandaharit dhe Kabulit. ‘Megjithëse teoria e Fallmerayerit si tërësi është përjashtuar, edhe në ditët tona është e vërtetë se një numër i madh, shumë nga ishujt e Arçipelagut dhe thuajse e tërë Atika gjer në Athinë janë shqiptare’ shkruan A. Vasiliev, autor i volumeve të tëra për Perandorinë Bizantine. Pikërisht, kjo popullsi luftarake shqiptare (për të cilën flasin me admirim të gjithë europianët e kohës) do të jetë avangardja e kryengritjes së ardhshme e cila do të kurorizojë një Greqi të mëvetësishme. ‘Kunduriotët - shkruan Misha Glenny familja më e fuqishme lundërtare e ishullit të Hidrës, që i priu një grupi domethënës gjatë luftës për pavarësi, ishin me prejardhje shqiptare’. Woodhouse veçon edhe prijësin e qëndresës në veri të Gjirit të Korinthit i cili ishte ‘sulioti Marko Boçari, pasuesit e të cilit ishin shumica shqiptarë’. Edhe Lord Bajroni kur kërkonte ca fakte bashkohore për të dëftuar se shpirti i madh helenik nuk ishte zhdukur, u drejtua pikërisht tek shqiptarët suliotë. Bile në përceptimin e asokohshëm europian, heleniku i vjetër që iluminoi me qytetërim Europën, shikohej tek shqiptari i asokohe. David Roessel thotë: ‘Kur Disraeli (kryeministri britanik - S.M) e bëri grek heroin shqiptar Skënderbeun në novelën e tij Ngritja e Iskanderit (1831), ai nuk përpiqej të rishkruante historinë ose të shlyente identitetin shqiptar. Ai thjesht nuk i shikonte grekun dhe shqiptarin si terma përjashtues njëri me tjetrin’. Së këndejmi, është për t’u shënuar pohimi i sinqertë dhe i përligjur i profesorit grek Niko Dimous në një intervistë për New York Times: ‘Ne flisnin shqip dhe e quanim vetën rumë, por pastaj Winkelmani, Gëtja, Viktor Hugoja, Delakroiksi, na thanë neve, ‘Jo, ju jeni Helenë, pasardhës të drejtë të Platonit dhe Soktratit,’ dhe këtë e bënë’ (23 qershor, 2009).
Mbreti Otto I me fustanellë shqiptare

Përveç të lartëpërmendurve, në kronikat e luftës për pavarësi të Greqisë, heronjtë, kapetanët dhe ushtarët ishin shqiptar. Në të mirë të këtij përfundimi flet fakti që menjëherë pas pavarësimit, në kohën e mbretit bavarez Otoni I, veshja emblematike shqiptare - Fustanella - u adaptua si veshje zyrtare e Greqisë, e cila përdoret edhe nga Garda e ushtrisë së sotme greke. Prandaj, flamujt e mburrjes së grekëve të sotëm me ‘Ellinikotita’ (grek i vërtetë) janë veçse një tregues i falsitetit të pretendimit të tyre.

Thelbi jo'grek i emrit ‘Grek’ Vetë zanafilla e termit ‘Greqi’ dhe ‘Grek’ është ilire. Shumica e historianëve bashkohorë pohojnë se termi ‘grek’ lidhet padyshim me emrin ‘Graikhos’ (Γραικός) për të cilin i pari kumton Aristoteli (‘Meteorologica’ I. xiv), ndërkaq interepretimi modern kumton se ky emër është përdorur nga ilirët për t’i shënjuar dorët në Epir (për të cilët pranohet në mjedisin historigrafik botëror të kenë pasur pjesërisht karakter ilirik) nga Graii, emër autokton për një popull të Epirit. Irad Malkin (1998), historian në Universitetin e Tel-Avivit thotë se termi ‘Graikoi’ u shpërnda në Italinë jugore nga ilirët dhe mesapët. Henry Welsford (1845) thotë se ishin Pellazgët ata që e sollën emrin ‘Graikoi’ (Γραικοὶ) në Itali ndërkaq Wilhelm Ihne (1871) mendon se këtë e bënë Epirotët. Në këtë rast, njejtësia etnike pellazgo-iliro-epirote bëhet e pamohueshme pikërisht falë faktit të konfondimit të vazhdueshëm të Pellazgëve, Ilirëve dhe Epirotëve nga ana e studiuesve. George Grote në Historia e Greqisë, thotë se ‘Graikoi’ ishin një popull ilir, emri i të cilëve nënkuptonte ‘malësorë’.
Karikatura që satirizon Fuqitë e Mëdha (policët) dhe shteti i ri grek (fëmiju shqiptar me fustanellë)


Osborne William Tancock (1874) thotë së Graeci ishin një fis i vogël i vendosur në bregdetin ilir. Më vonë romakët do t’i quajnë tërë helenët e vjetër me emrin e përgjithshëm grek ose ‘Graeci’ më konkretisht.
Leonard Robert Palmer (1988) është i prerë në atë se emri ‘Graeci’ është emër ilir kurse Eric Partridge (1977) e quan emër me ‘origjinë pellazge’. Malte Brun (1829) gjatë elaborimeve të tij për të dëshmuar ‘strukturën helenike’ të shqipes thotë se ‘Graia’ (Γραία) shpjegohet përmes fjalës shqipe ‘Grua’. Edhe profesori i letërsisë greke në Universitetin e Palermos, Xhyzepe Krispi (1831) mbështet zbërthimin e propozuar nga Malte Brun: ‘Dhe pikërisht Γραία do të thotë grua plakë, madje mund të merret fare mirë për zonjë shtëpie, në kuptimin e gruas me përvojë. Sido që të jetë, grua është një fjalë shumë e vjetër’. Nicholas C. Eliopoulos (2002) pohon se në perceptimin romak përmes ‘Graeci’ identifikohej identiteti matriarkal i tyre. Kjo përforcohet edhe nga dëshmitë e bollëkta të autorëve greko-romak ku në botën iliro-epirote kishte një nderim të madh për gjininë femërore, veçanarisht për gruan.

William Ridgeway, historian britanik thotë se Aristoteli duhet të ketë pasur në mendje Ilirët kur thotë se popujt luftarak dhe ushtarak, me përjashtim të keltëve, kanë qenë nën kontrollin e grave. Ilirët kanë qenë nën gineokraci (sundimi i grave) në shekullin e tretë p.l.k ndaj nuk duhet parë si befasi fakti që monarku më i rëndësishëm ilir ishte femër. Kjo ishte Teuta, mbretëreshë ilire e cila me 228 p.e.s. vrau të dërguarit e Romës. Edhe në ‘Encyclopaedia Britannica’ (1911) pohohet e njejta: ‘Duket që gratë në Iliri kanë pasur një pozitë të lartë në shoqëri dhe madje të kenë ushtruar fuqi politike’. Dëshmia e Pseudo-Skylaksit në ‘Periplus’ (21) se liburnët i nënshtrohen pushtetit të grave interpretohet nga një sërë studiuesish bashkohor si një lloj matriarkati. Kurse, Stipçeviq (1974) beson se kemi të bëjmë me ‘mbeturinat e një institucioni të stërlashtë, rrënjët e të cilit duhet kërkuar në periudhën paranindoevropiane’. Straboni në kumtin e tij (7.7.12) bën fjalë për kastën priftërore të Dodonës pellazgjike në të cilën profetizonin tri gra
(ὕστερον δ' ἀπεδείχθησαν τρεῖς γραῖαι, ἐπειδὴ καὶ σύνναος τῷ ∆ιὶ προσαπεδείχθη καὶ ἡ ∆ιώνη.)

Edhe brenda kuadrit të legjendave lashtësore pellazgjike, veçmas në legjenden e Perseut përmenden tri hyjneshat e quajtura GRAIAI të cilat në përfytyrimin mitologjik paraqiteshin si plaka të vjetra, madje edhe të lindura të plakura. Për t’i dhënë përligjje shkencore etimologjisë së mësipërme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ në shqip, na shërben mjaftueshëm kumtimi i Strabonit (VII, 2) se në gjuhën e molosëve dhe thesprotëve plakat quheshin ‘γραίας πελίας’ (graias pelias). Me fjalë të tjera, zbërthimi përfundimtar i emrit Grek - ‘Graikoi’ lidhet me fjalën iliro-shqipe ‘gra plaka’ si referencë e drejtëpërdrejtë ndaj kultit të nënës dhe gruas në botën e lashtë pellazgo-ilire. Në llojshmërinë dialektore të shqipes gjejmë përkatëse për γραίας si p.sh gra (në shumës), graria, granimi, etj. Edhe më vonë, etnonimi ‘grek’ ose ‘graeci’ ka nënkuptuar substancialisht shqiptarin.

Vendbanimi ‘Piana del Greci’ në trevën e Palermos në Sicili është banuar vijimësisht prej shqiptarëve të ritit ortodoks. Më vonë gjatë viteve të 30’ta të shekullit të kaluar emërtimi i vendbanimit ndryshon në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet).


Prishtinë, më 11 Gusht 2010, Shkruan: Salih Mehmeti

"Ambasada Pink", streha e homoseksualëve shqiptarë

E kanë quajtur "Ambasada Pink".
Sipas ideatorëve, mes të cilëve spikat ambasadori danez në Tiranë, ky do të jetë një vend ku komuniteti LGBT në Shqipëri "do të gjejë siguri dhe mbrojtje". Streha e homoseksualëve shqiptarë u prezantua dje nga Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, Hendrik Van Den Dool.

"Para 20 vitesh shqiptarët hynë në ambasada për të siguruar lirinë e tyre, tashmë na vjen keq që duhet të hapim një ambasadë tjetër për të mbrojtur këtë komunitet nga diskriminimi", - theksoi z. Van Den Dool.





Ndërkohë, Kristi Pinderi, drejtor i "LGBT PRO Shqipëri" tha se
"ambasada pink" do të merret me situatën e këtij komuniteti në Shqipëri, duke lobuar pranë institucioneve dhe duke u bërë zëri publik i LGBT-së. "Duam që vetë komuniteti të formulojë kërkesat dhe shqetësimet e tij dhe t'i adresojë ato pranë organizmave përkatëse", - tha Pinderi. Shekulli

Wednesday, October 6, 2010

Anës Europës "të paparë", pranë Europës "të panxënë"

Pas disa muajsh avionët që zbresin pasagjerët e ardhur nga Shqipëria, atje tej në Europën e rëndë nuk do të sjellin më heqjen në zemër të kontrollorëve, policëve, punonjësve të sigurisë, etj.: “Ah erdhën”. Pas disa muajsh nuk do të na plasin në cepin më të largët të aeroportit, duke na vonuar pa fund me qëllim “përgatitjen” e terrenit. Do të jemi vërtet si ai zogu i cliruar nga kafazi dhe ditën-natë e aviona pa fund për të na larguar bojën, duke i bërë naftën këtij vendi.

Pavarësisht se vetëm për 90 ditë.

Të dalim një herë matanë, pa le të bëhet c’të bëhet, trendy. Aman ore se na u plas buza dhe na u dogj xhani për pak Europë. Dhe ajo rri atje larg. Rri rëndë ashtu sic është mësuar të rrijë. Kushedi c’i pjellë mendja. Boll pjellore e ka patur me ne shqiptarët ndër vite, sa na katandisi 8 milionë pjesëtim për 4, (shtete d.m.th.), Se di se ç’farë, po mendoj të presim. E pra ne do të jemi të fundit që hymë në Europë pa viza. Po ëmbëlsira në fund lihet besa, anipse boll e pritëm dhe e lutëm të vijë kjo ditë.

Kush përfiton?
Më mirë për pensionistët, që do t’u hipin atyre avionëve me bastunin tak-tak nëpër shkallë për të takuar nipërit, fëmijët, pasardhësit, anipse ata do ti thonë: “benvenuto nonno”.
Jeta do t’u shtohet, madje atyre që bënë sevap për këta të vuajtur nëpër fabrika, ara, kantiere, zoti u dhëntë ymër. Më shumë për të parë fëmijët dhe të gëzohen me ta, qoftë edhe për 90 ditë, mendoj se nuk janë pak për ta dhe bijtë e tyre. Shumë ndoshta për nuset apo dhëndurët, namuzët thuaj, atje tej në Europë.
Por edhe për ata që vuajnë nga padituria se nga çfarë sëmundje vuajnë, dhe nuk u dha dum në këtë vendin tonë me shëndetësi bërnut, sa s’ka më keq. Stresi nga ankthi, është armiku më i madh që vjen nga paaftësia e mjekëve ta paspecializuar, veçanërisht në rrethe apo në fshat andej nga ku vjen pjesa dërrmuese e të sëmurëve. Pa le nga këto spitalet e lodhura private që janë të specializuar këto kohët e fundit më shumë në marrjet e jetëve të njerëzve. Kjo po që do të ishte pjesa shumë e rëndësishme dhe pikante e këtij procesi. Të shpëtosh jetën me një pasaportë pa vizë në xhep.
Një kategori tjetër që do të përfitojë mendoj se janë edhe studentët.
Boll radhë nëpër ambasada dhe sidomos shqetësime, kaluan këto vite bashkë me paditurinë e tyre se ku është Milano, Pavia, Sorbona, Berlini, Varshava, Praga, etj. Tashmë do të kenë mundësinë e rikonjiconit të terrenit më parë dhe nënat e tyre do të flenë më të qeta nga ankthi. Punësimet sezonale janë një tjetër kategori që do të përfitojnë veçanërisht për faktin që dihet se sa punëtorë dhe të zotë jemi ne shqiptarët në disa fusha si ndërtimi, bujqësia apo ndonjë tjetër. Kjo vjen edhe me pozicionimin e mirë dhe me korrektësi që shumë shqiptarë madje prej vitesh, kanë gjetur në Europë. Biznesi po kështu do të jetë më afër ofertës ekonomike më të mirë, natyrisht edhe kualitetit më të mirë. Pjesën më të lodhshme me miratimin në kohë apo jo të vizës, do ta zëvendësojë studimi i tregut dhe dërgimi i mallrave në kohë në vend sipas kërkesës dhe interesit të klientëve. Dhe pjesa e fundit mbeten turistët shqiptarë që shkojnë në vendet e BE-së për pushime. Ata vërtet mund të jenë pak, por janë ata të cilët privohen qoftë edhe për të harxhuar para në ato vende ku aplikojnë për vizë. Pak gazmore por edhe jo pa shkak.

A jemi ne shqiptarët të përgatitur për këtë proces të liberalizimit të vizave?
Pak a shumë do të mendoni, që s’ka gjë që ka të bëjë me Europën dhe nuk na u imponua dhe nuk u mësua. Mendoj se në çdo pikë kufitare, policia e shtetit duhet të informojë qytetarët për atë se ç’ka i pret, nëse nuk respektojnë ditët e qëndrimit në vendet e BE-së. Kaq për këtë pjesë dhe mendoj se do të kalohet pa problem. Nuk jemi aq hajvanë sa të mos i mendojmë detyrimet që dalin nga ky proces, në favorin tonë.

Por a kemi ne staf të mjaftueshëm në ambasadat tona që na përfaqësojnë në vendet e BE-së?
Shumë pak do të thosha, madje në ndonjë vend shumë qesharak kur ambasadori është edhe shofer edhe sekretar i vetvetes. Pra atij hallexhiut që bie fjala i humbet pasaporta, do të jetë e rëndë të mos i shkojë askush për ndihmë nga shteti i vet. Apo në ndonjë aksident qoftë larg, apo në rrethana të tjera pasi shqiptarë do të këtë pa fund duke lëvizur, pasi jo më kot quhet liberalizim. E pra, shteti duhet të marrë masa duke shtuar numrin e personelit, qoftë edhe me studentë part-time që studiojnë në këto vende, si dhe më shumë numra telefoni, dhe të përgjigjet dikush dreqi e morri se nuk është fundi i botës t’i përgjigjesh qytetarëve të tu, taksa-paguesve më shkoqur.
Një tjetër element negativ është mos-zgjidhja e problemit të monedhës vendase Lek, që dreqi e di përse nuk ndodhi ta zëvendësonim me kohë e me vakte me Euro-n. Kjo mund të kishte ndodhur që atëherë që na u dha mundësia kur Euro u hodh në treg dhe kur dërgesat e emigrantëve zinin një përqindje të madhe të GDP-së. Më e lehtë kjo për kosovarët, të cilët e kanë hedhur pas shpine këtë handikap. Një kërkesë për blerje në sasi të madhe në Euro, nisur kjo edhe nga lëvizja e lirë e shqiptarëve për në vendet e BE-së, do të sillte zhvlerësim të menjëhershëm të Lek-ut. Rënia e interesit për përdorimin e tij, pra vetëm në tregun e brendshëm mund të sjellë edhe destabilitet të politikës monetare në vendin tonë. Po kështu mund të përmendim edhe regjimet doganore, për të cilat nuk jam ende i sigurt nëse janë ato në nivelet e duhura. Lëvizja e lirë e tregtarëve të vegjël dhe të mesëm, deri tani të privuar nga vizat dhe si rrjedhojë nga lëvizja në Europë, do të jetë më e madhe, dhe gama e artikujve të importit do të jetë më e gjerë.

A ka staf të mjaftueshëm në dogana dhe a ka kontrollorë të cilësisë së mallrave që priten të vijnë, sidomos ato ushqimore?
Si pasojë e krizës në vendet e BE-së, raportet tregojnë se ka një rritje të stokut dhe gjendjes së mallrave në magazina nga grosistët e mëdhenj dhe prodhuesit. Nuk është çudi që etja e tregtarëve tanë, deri tani të pamësuar me këtë lloj tregtie, të na sjellë ushqime të skaduara kur dihet që ende nuk kemi qoftë edhe një laborator, i cili provon cilësinë e vërtetë të ushqimit që konsumojmë të gjithë ne. Zoti na ndihmoftë edhe për këtë?!
Ministria e Trasporteve ende nuk ka zgjidhur problemin e përdorimit të patentave, pasi vetëm shteti italian i njeh ato, edhe pse tashmë këto janë sipas standardeve europiane. Mos do të na duhet të shkojmë sërish me patenta sa një fletë A4 në Europë, dhe jo me dinjitetin e një patentë që e paguajmë jo po për këto standarde.
Këtu mund të shtohen edhe elementë të tjerë akoma jo të plotësuara por që mendova se këto ishin më themeloret. Analizë ekonomike mbi elementë plotësues të këtij procesi. Nga ato që do të preken më shumë nga liberalizimi i vizave, mund të përmendim investimet në spitalet private kur dihet që shqiptarët të zhgënjyer nga shërbimi i tyre spitalor, do të përpiqen të udhëtojnë jashtë për t’u kuruar. Kjo vjen sidomos nga diletantizmi që po shoqëron disa prej këtyre strukturave spitalore private të sapo ngritura, çmimet mjaft të kripura si dhe klientelizmi i fëlliqur i cili po merr edhe jetët e njerëzve në këto spitale.

Një tjetër pikë kyçe e procesit është edhe ajo universitare, pra arsimi i lartë.
Familjet të cilat nga mos-njohja nga mos-pasja e një vize, besoi në universitetet jo-publike pra private në vendin tonë, tashmë do të ndërrojnë kurs duke i dërguar fëmijët në vendet e BE-së. Këtu duhet përmendur fakti, që vetëm dy-tre prej tyre janë sipas standardeve dhe të profilizuar, për atë pjesë të shoqërisë sonë që nuk aspiron vetëm për një fletë diplome. Kjo e fundit më e dhimbshmja që po ndodh kohët e fundit. Nga ana tjetër një bum të ardhurash do të shënonte industria e udhëtimit ose ndryshe agjensitë të cilat do të kenë mundësi të shtojnë linja fluturimesh nga kërkesa për bileta udhëtimi. Pra thënë më shkoqur, hapja e një biznesi të tillë në këto momente do të ishte mjaft fitimprurëse. Rreth kësaj vishen dhe adoptohen edhe një seri shërbimesh të tjera si ato taksi, agjencitë e shpërndarjes të letrave apo zarfeve, si dhe pikat e këmbimit monetar, ex-change.  
Këto mund të ishin disa nga elementët sadopak iluminues apo informues të gjithë këtij procesi, me qëllimin për të mos e parë dhe kuptuar me ngjyrat e ylberit qiellin blu me 27 yje të Europës, pa viza.

Eno Cacaj, T. Observer

11 ministrat “mëkatarë” të qeverisë “Berisha”

Nga 3 shtatori 2005 e deri në shtator 2010, arsyet pse janë sulmuar nga opozita.
Ndoshta është numri më i madh i ministrave të akuzuar ndonjëherë në një qeveri. Arsyet janë të ndryshme, duke u nisur nga më e përditshmja për korrupsion, abuzim me detyrën e deri tek ngacmimet seksuale.
Qeveria “Berisha” ka plot 11 ministra të cilët janë vënë përballë sulmeve të opozitës që nga mandati i parë i qeverisjes në 2005 e deri tani. Ndërkohë që misioni opozitar ende nuk ka përfunduar, pasi janë paralajmëruar të tjera sulme kundrejt qeverisjes aktuale.  

Mandati I
Pas krijimit të qeverisë në vitin 2005, e kryesuar nga Partia Demokratike, i pari që u bë “kokë turku” ishte ish-ministri i Transporteve, dhe ministri i Brendshëm aktual, Lulzim Basha. Basha akuzohej për shpërdorim të fondeve që u akorduan për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Më tej Basha është akuzuar edhe për lidhjet e kunatit të tij me biznesmenin serb, Damir Fazlliç. Pas tij, ishte radha e ish-ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmajli, i cili u akuzua se vëllai i tij tentoi të përfitonte tender në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet drejtorit të Burgjeve. Më tej, pakica e bëri ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, përgjegjësin kryesor për tragjedinë e Gërdecit më 15 mars të 2008-ës. Për këtë tragjedi është akuzuar edhe ish-ministri i Drejtësisë në atë kohë, Aldo Bumçi, i cili, i ka dërguar një faks djalit të kryeministrit për fabrikën e demontimit. Ndërkohë, hetimi për këtë tragjedi ende nuk ka përfunduar.  Ish- ministri i Kulturës Ylli Pango ka qenë i fundit që ka mbyllur kapitullin akuzat për mandatin e parë të qeverisjes “Berisha”. Pango është akuzuar për shpërdorim detyre dhe ngacmime seksuale.

Mandati II
Në mandatin e dytë të qeverisjes, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, pas prishjes së tunelit në Kalimash, është akuzuar për ndërtimin jo cilësor të kësaj rruge. Pas tij, opozita ndërmori një sulm të përditshëm kundrejt ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Priftit, i cili për një vit si ministër e kishte shtuar pasurinë me 1.8 milion euro. Prifti u akuzua për përfitim koncesionesh. Pas Priftit, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli është akuzuar se ka bërë korrupsion në mënyrën e privatizimit të trojeve ku sot ndodhet ish-ekspozita “Shqipëria Sot”.  Një tjetër ministër që është detyruar t’i japë shpjegime socialistëve është ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili akuzohet se po abuzon me çmimin e kasave fiskale. Po ashtu, ministri i Ekonomisë, Ilir Meta është akuzuar nga aleati i tij Dritan Prifti se ka fshehur pasuri, në Skrapar, vila luksoze në bregdet, etj. E fundit në listën e të akuzuarve është ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Sipas PS-së, motra dhe kunati Bregut kanë lidhje biznesi me mafiozin e arrestuar pak ditë më parë në Vlorë. 

Lulzim Basha, Ministër i Brendshëm 
Partia Socialiste ka akuzuar Lulzim Bashën se ka vjedhur miliona euro nga rruga Durrës-Kukës në kohën kur ka qenë ministër i Transporteve. PS ka paditur këtë të fundit në Prokurori, dhe Parlamenti i ka hequr imunitetin duke i lënë rrugë të lirë hetimeve. Basha është akuzuar gjithashtu edhe për lidhjet e kunatit të tij, Erjon Isufi,  me biznesmenin serb Damir Fazlliç. Sipas fakteve të publikuara nga PS, Isufi ishte ishte pronar i ambienteve ku kishin zyrat e Fazlliçit.

Ilir Rusmajli, Ish-Ministër Drejtësie 
 Telefonatat e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë me drejtorin e Burgjeve për përfitimin e një tenderi, e vunë Ilir Rusmajlin përballë akuzave të herëpashershme të opozitës. I ndjerë në faj për shkak të veprimeve të të vëllait, Rusmajli dha dorëheqjen e parevokueshme nga Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë që opozita vazhdoi për një kohë të gjatë akuzat deri sa kjo çështje u harrua.

Fatmir Mediu, Ministër Mjedisi 
Akuza më e rëndë krahasuar me ministrat e tjerë, ka qenë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai u akuzua nga pakica si shkaktari kryesor për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, ku vdiqën 26 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Pas tragjedisë, opozita ka deklaruar se Mediu ka qenë në dijeni se ekzistonte një fabrikë për demontimin e armëve dhe nuk ka vepruar. Mediut iu hoq imuniteti dhe u hetua nga Prokuroria, por ai vetë deklaroi se nuk kishte dijeni për asgjë.

Aldo Bumçi, ish-Ministër Drejtësie 
Opozita ka publikuar një faks që implikonte ish-ministrin e Drejtësisë në lidhje të drejtpërdrejtë me tragjedinë e Gërdecit. Përmbajtja e faksit i adresohej djalit të kryeministrit Berisha  ku i kërkohej të koordinonte punën për hartimin e vendimit të Këshillit të Ministrave “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”. Pakica deklaroi se vula për këtë fabrikë është vendosur nga ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi. 

Ylli Pango, ish-Ministër i Kulturës
 Mbërtheckat kanë futur në kurth ish- ministrin e Kulturës, Ylli Pango. Ndryshe nga të gjithë ministrat e tjerë që janë akuzuar për korrupsion dhe abuzime me detyrën, Pango është akuzuar se ka shfrytëzuar postin për ngacmime seksuale. Ish-ministrit iu publikua një video, ku tregohej një bisedë me një kandidate për punë, por që nuk zhvillohej në një zyrë, por në shtëpinë e këtij të fundit. Në lidhje më këtë histori, Pango ka dalë i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.

Sokol Olldashi, Ministër Transportesh
 Shembja e tunelit të Kalimashit ka qenë një tjetër arsye që ka ndezur akuzat e PS-së. Po këtë radhë, sulmet e socialistëve nuk janë drejtuar ndaj ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, por ndaj ministrit aktual Sokol Olldashi. PS ka deklaruar se janë harxhuar miliarda lekë për ndërtimin e rrugës së kombit dhe sipas tyre, për shkak të korrupsionit dhe cilësisë së dobët të punimeve, tuneli është shembur. Sipas PS, rikonstruksioni do t’i kushtojë sërish buxhetit të shtetit.

Dritan Prifti, ish-Ministër Ekonomie 
Një deklaratë pasurie ku thuhej se ish-ministri i Ekonomisë kishte shtuar gjatë një viti një shumë prej 1.8 milion eurosh, ka qenë shkëndija që socialistët të mos i ndalnin asnjë ditë të vetme sulmet ndaj Dritan Priftit. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë korrupsion, por opozita ditë pas dite ka zbuluar dokumente të cilat përfshinin ish-ministrin. Prifti u shkarkua nga kjo detyrë nga Kryesia e LSI-së.

Genc Ruli, Ministër Bujqësie
Ministri i Bujqësisë është përballur me akuzat e Partia Socialiste, e cila ka faktuar se në kohën kur Ruli ishte ministër Ekonomie ka shitur me një çmim qesharak truallin ku sot ndodhet ish-ekspozita “Shqipëria Sot”. Deputetët e PS kanë kërkuar llogari nga Ruli se për çfarë arsye kjo pronë është shitur tre herë më lirë se vlera e tokës pak metra më tutje. Ndërsa ministri ka sqaruar se prona u është kthyer pronarëve. 

Ilir Meta, ministër Ekonomie
Kur Ilir Meta vendosi të largojë nga qeveria ministrin e Ekonomisë, Dritan Priftin, për të zënë vendin e tij,  reagimi i këtij të fundit nuk ishte aspak miqësor. Ai akuzoi Metën si të korruptuar dhe se do të vendoste për të ardhmen e tij. Prifti deklaroi se do të publikonte të gjitha pasuritë e fshehura të Ilir Metës duke filluar nga guroret në Skrapar, pallatet në  Tiranë, galeritë luksoze në bllok apo tokat e vilat në bregdet.  

Ridvan Bode, Ministër Financash 
Çmimi i lartë i kasave fiskale të cilat janë bërë të detyrueshme për bizneset shqiptare e kanë vënë ministrin e Financave, Ridvan Bode përballë akuzave të njëpasnjëshme të opozitës. Socialistët shprehen se janë vetëm dy kompani që kanë të drejtë të shesin kasat dhe ato janë përzgjedhur në mënyrë abuzive. Ndërkohë, Bode ka sqaruar se procesi i pajisjes së biznese me kasa është tërësisht transparent dhe se tregtarët që i kanë blerë, do të rimbursohen.

Majlinda Bregu, Ministre Integrimi
Pakica ka kërkuar largimin e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, nga ky post për shkak të lidhjeve të familjarëve të saj me mafiozin e arrestuar pak ditë më parë në Vlorë, Albino Prudentino. PS ka nxjerrë fakte se motra e Bregut ka marrëdhënie biznesi me mafiozin në fjalë. Ndërsa vetë ministrja Bregu ka deklaruar dy ditë më parë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e familjarëve të saj.

Elisabeta Dosku, T. Observer