Kanë lënë gjithçka pas në vendin e huaj për të rindërtuar të ardhmen në Shqipërinë, që nuk është gati t'i pranojë. Të gënjyer nga premtimet për lehtësira në biznes dhe të dyzuar mes ikjes përfundimtare, apo qëndrimit në vendlindjen që nuk i do.
Emigrantёt shqiptarё janё mёsuar tё pёrballen me situata tё lehta dhe tё vёshtira. Janё mёsuar tё kthejnё pёrgjigje kur u thёrrasin Jorgo ose Pipino. Janё mёsuar tё mos lёndohen kur i ofendojnё ashtu pa e kuptuar fare arsyen, nёse ajo ekziston. Janё mёsuar t'i durojnё tё gjitha kёto probleme vetёm e vetёm sepse jetojnё nё vend tё huaj, ku fjala e tyre nuk merret shumё pёr bazё! Mirёpo emigrantёt shqiptarё nuk ishin mёsuar tё ndihen tё huaj edhe kur marrin vendimin e kthimit nё vendlindjen e tyre.
Nuk e prisnin se shteti shqiptar do tё ishte kaq indiferent. Nuk e prisnin se do tё vinin nё Shqipёri dhe do t'i zinte gjumi nga pёrrallat e ёmbla tё politikanёve. Nuk e kishin kaluar ndonjёherё ndёr mend se edhe nё Shqipёri do vazhdonin t'i thёrrisnin me pseudonimet Jorgo ose Pipino. Nuk e kishin imagjinuar se nё jetёn e pёrditshme do tё pёrballeshin me njerёz tё cilёt do t'i ofendonin mё ashpёr se grekёt e huaj. Pёrmendёm grekёt sepse shumica e shqiptarёve qё kanё vendosur tё kthehen pёrgjithmonё nё Shqipёri vijnё nga shteti fqinj.
Njёri prej tyre ёshtё edhe Edvis Rina, ndryshe Spiro. Nё vitin 1991 Edvisi ka kaluar kufirin grek pёr herё tё parё. Ai tregon se fillimisht marrёdhёniet me vendasit kanё qenё shumё tё mira. "Tre vitet e para greku na mbante nё pёllёmb tё dorёs. Nuk kishim probleme as me policinё dhe as me ushtarёt. Por mё vonё filluan vrasjet, vjedhjet dhe mashtrimet e shqiptarёve ndaj grekёve si dhe midis tyre. Atёherё lindi mosbesimi, racismi, shikimet e ndryshme dhe keqkuptimet midis dy palёve". Sipas Edvisit, "ky ndryshim nё qёndrimin e emigrantёve shqiptarё qё jetonin nё Greqi mund tё arsyetohet nёse merret parasysh se deri nё njё farё periudhe ne kemi qenё tё izoluar nё njё "situatё mjerimi" dhe çdo gjё e re na dukej shumёngjyrёshe. Pёr mё tepёr, filloi tё krijohej njё zili materialiste midis shqiptarёve tё stilit: pse merr ai mё shumё dhe unё mё pak. Ky qёndrim mosmirёnjohёs i shqiptarёve i bёri grekёt tё ndiheshin akoma mё shumё atdhetarë dhe t'i shikonin shqiptarёt me njё sy tjetёr. Konkretisht, dyert dhe dritaret qё i shikoje dikur tё hapura tashmё ishin zёvendёsuar nga hekurat rrethues".
Pёrse po kthehen emigrantёt shqiptarё?
"Personalisht, nuk i kam ndjerё shumё thellё problemet qё pёrmenda pak mё lart dhe as ndjenjёn e racizmit", shton Edvisi. "Gjithsesi vendosa tё kthehesha sepse jam atdhetar. Prisja qё tё pёrballesha tё paktёn me atё Shqipёri ose mё mirё me atё Tiranё qё lashë nё vitet '90. Nuk kёrkoja tё kishte qёndruar e njёjtë edhe nё vitet 2000 apo 2010 por tё paktёn tё kishte ndryshuar pёr mirё dhe jo pёr keq. Ndoshta nuk jam optimist aq sa duhet dhe nё vend qё ta shoh gotёn gjysmё tё mbushur unё e shoh gjysmё bosh. Megjithatё, kryeqytetin tonё, qytetin ku jam lindur dhe rritur e prisja tё kishte njё mentalitet dhe njё kulturё mё tё pёrparuar se mё parё. Por kjo nuk ndodh. Mё vjen shumё keq pёr fёmijёt tanё qe do tё rriten dhe integrohen nё këtë shoqёri".
Edvisi ёshtё person qё kёrkon shumё mё tepёr nga vetvetja, nuk mund tё mjaftohet nё ato qё ka. "Midis të tjerash, vendosa të kthehesha nё Shqipёri sepse nuk doja tё isha i dyti i qytetit, por i pari i fshatit. Mirëpo pёrsёri gjёrat nuk erdhёn ashtu si i kisha menduar unё. Nё Shqipёri ndihem mё shumё refugjat se në Greqi. Vёshtirёsohem të komunikoj me njerёzit sepse janё mёsuar me njё tjetёr mёnyrë jetese, kanё tё tjera mendime dhe madje shakatë e mia mund tё keqkuptohen. Pas kaq vitesh nё Greqi mundohem qё tё pёrshtas thёniet e gjuhёs greke me atё shqipe, mirёpo diçka e tillё mund tё lindë edhe keqkuptime. Gjithashtu, qёndrimi i qytetarёve ndaj meje, edhe pse jam vendas, nuk ka qenё mё i miri. Njerёzit duke patur nё mendje se unё jam kthyer nga Greqia mё shikonin me njё sy tё dyshimtё. Pёr shembull, kur kam punuar nё njё kompani telekomunikacioni, edhe shoferi, me tё cilin merrja pothuajse rrogё tё barabartё, mё kishte zili. Nuk mund ta shpjegoj kёtё gjё, ёshtё turp i Zotit".
Çfarё u bёn pёrshtypje emigrantёve shqiptarё qё kthehen nga jashtё?
Diçka ka ditur plaku i moçёm kur ka thёnё: "ndoshta nuk do tё ndryshojmё por do mёsohemi nё kёtё kulturё". "Ajo çfarё mё ka bёrё mё shumë pёrshtypje nga momenti qё vendosa tё qёndroj nё Shqipёri ka qene trafiku rrugor",-pohon Edvisi.
"Edhe sot e kёsaj dite nuk e pёrballoj dot kёtё fenomen. Duke dёgjuar boritë e makinave tё tё tjerёve unё nevrikosesha, ndёrsa tani jam nga tё parёt qё i bie borisë, ndoshta mё shumё, dhe nuk respektoj shoferёt e tjerё.
Avash avash, duam apo nuk duam, emigrantёt shqiptarё qё kemi jetuar jashtё shtetit po sillemi dhe do tё sillemi ashtu siç kemi kritikuar tё tjerёt kur kemi ardhur nё fillim. Fatkeqёsisht, ky ёshtё njё dёshtim pёr vetveten".
A do tё emigronin pёrsёri ata shqiptarё qё u kthyen nё Shqipёri pas shumё vitesh?"
Nëse do të emigroja përsëri jashtë Atdheut do ta mendoja mirё, sepse tashmë kam krijuar familjen time këtu në Tiranë"-përgjigjet Edvisi. Ai shton se: "Do tё ishte tepёr e vёshtirё pёr gruan time, nёse jo pёr mua, tё integrohej nё njё vend qё nuk njeh gjuhёn dhe askёnd tjetёr. Pёr mё tepёr, koha po ecёn nё tё kundёrt pёr sa i pёrket Greqisё qoftё nё fushёn e ekonomisё qoftё nё aspekte tё tjera tё jetёs. Cilido emigrant arriti tё sistemohej u sistemua, nuk ёshtё e lehtё tё fillosh pёrsёri nga fillimi. Situata qё mbizotёron nё vend ёshtё aq e ndёrlikuar dhe negative saqё dhe rinia greke e parashikon tё ardhmen e saj jashtё vendlindjes, pasi prespektivat pёr punё sa vijnё dhe kufizohen. Pozitёn e vështirё qё ndodhet Greqia e vёrtetojnё dita ditёs edhe numri i emigrantёve qё po e braktisin atё. Greqia nuk po pёrballohet vetёm me krizёn ekonomike por edhe me faktin se ajo prej vitesh ka ndaluar tё jetё njё vend prodhues. Dikush aty ka thёnё se ku shikon oxhaqe qё nxjerrin tym aty ka dhe zhvillim, mirёpo si nё Shqipёri si nё Greqi nuk shikon tym askund. Vetёm tymin e mbeturinave qё digjen".
Si e parashikon Edvisi të ardhmen e emigrantёve shqiptarё nё Shqipёri?
"Personalisht tё ardhmen time nё Shqipёri e krahasoj me rrёnjët e njё ulliri tё sapo mbjellё, i cili do vite tё japë kokrra dhe akoma mё shumё vite qё tё prodhojë me shumicё. Unё mund tё mendoja pёr njё tё ardhme tё mirё dhe tё shpejtё nё Shqipёri nёse kisha mbёshtetjen e shtetit, mirёpo "ai" ёshtё i padukshёm nё çdo iniciativё qё kam marrё deri tani. Konkretisht, jam pronari i njё biznesi tё vogёl, tё cilin e kam hapur para disa vitesh duke patur nё mendje premtimet e qeveritarëve tanё. Vendosa ta bёj kёtё hap me shpresёn se do tё kem lehtёsime ekonomike, pasi flitej se emigrantёt shqiptarё qё do tё ktheheshin nga jashtё dhe do tё investonin nё vendlindjen e tyre nuk do tё paguanin taksa tatimore. Por premtimet mbeten nё fjalё. Ishte njё pёrrallё politike qё na pëlqeu dhe na vuri nё gjumё. Pёr fat tё mirё nuk u bazova vetёm nё fjalёt e politikanёve, pёrkundrazi vazhdoj ta menaxhoj biznesin me forcat e mia, ashtu si dhe shumё biznesmenё tё tjerё tё cilёt nuk mund tё mbështeten tek "miqtё"-thotë biznesmeni i ri.
Besmir Haloçi, 25 vjeç, nga Gjirokastra, duket e pёrjeton ndryshe nga Edvisi kthimin e tij nё Shqipёri. Pas 12 vjet qёndrimi nё Greqi sё bashku me familjen e tij, ai ka vendosur tё kthehet nё vendlindje pёr tё vazhduar studimet nё vitin 2007. "Gjatё muajve tё parё e kisha shumё tё vёshtirё qё tё ambientohesha me mёnyrёn e jetesёs kёtu dhe tё pёrshtatesha, madje kishte raste qё u thosha prindёrve qe do tё kthehem pёrsёri nё Greqi", tregon Besmiri. "Mirёpo kjo situatё nuk zgjati mё shumё se tre muaj. Mё vonë isha unё ai qё refuzoja tё shkoja nё Greqi".
"Megjithёse kur kam mbёrritur nё Tiranё pas kaq vitesh nuk mё pёlqente asgjё, shumё shpejt e ndjeva veten pjesё tё kёsaj shoqёrie. Edhe pse disa gjёra qё unё shikoja apo dёgjoja rreth e rrotull ishin jashtё normave kulturore tё mia unё u mundova tё pёrshtatesha dhe ia arrita qёllimit. Tashmё atё mёnyrё jetese qё unë kundёrshtoja tё pranoja e kam bёrё pjesё tё rutinёs sime. Edhe pse isha lodhur duke filluar gjithmonё nga e para, sepse kur shkon nё njё vend tjetër medoemos duhet tё integrohesh aty, nuk u mposhta.
Sipas mendimit tim, njeriu ёshtё lindur qё tё mёsohet me ambientin ku rri dhe t'u pёrshtatet kushteve qё pёrballet. Kёshtu ndodhi dhe me mua". Pёrgjigjet qё jep Besmiri tregojnё se ai me tё vёrtet ёshtё bёrё pjesё e shoqёrisё shqiptare, me tё mirat dhe tё kёqijat qё ajo mbart. "Edhe pse ekzistojnё shumё gjёra tё cilat do dёshiroja tё ishin ndryshe, tashmё jam ambientuar dhe nuk mё bёjnё pёrshtypje. Natyrisht qё problemet kryesore si ujёsjellësi, dritat, rrugёt dhe shumё e shumё tё tjera mё shqetёsojne dhe e ngarkojnё jetёn time tё pёrditshme por nuk mund tё bёj ndryshe.Sigurisht qё unё pretendoj pёr mё mirё nga vetvetja dhe bashkёqytetarёt e mi, por vetёm pёr vetёm nuk mund tё arrijmё diçka reale.
Sigurisht qё secili prej nesh do tё dёshironte tё ndryshonte ato qё nuk i pёlqejnё, por kemi nevojё pёr mbёshtetjen dhe pёrkrahjen e shtetit. Ne mund tё kemi shumё ide për tё thёnё dhe njёkohёsisht vullnetin pёr t'i realizuar kёto iniciativa mirëpo kur nuk kemi ku tё bazohemi gjithçka shkon dёm"!
Nёse do tё kthehej pёrsёri nё Greqi, studenti i Juridikut pёrgjigjet: "Si Besmir nuk e kam ndjerё "racizmin" nё Greqi dhe ndoshta ky qëndrim mё ka bёrё qё tё kem ende lidhje me Greqinё. Aty kam shokёt e fёmijёrisё dhe mё kryesorja prindёrit e mi tё cilёt vazhdojnё tё punojnё nё qytetin e Larisёs. Gjithsesi, vёshtirё do tё ishte pёr mua tё kthehesha pёrsёri nё Greqi edhe pse ekzistojnё mundёsitё. Nёse vendos tё iki pёrsёri jashtё Shqipёrisё ky do tё jetё njё vendim pёr punё dhe pёrgjithmonё. Normale nuk pres qё tё ushtroj profesionin tim. Por, unё jam kthyer nё Atdhe me qёllim qё tё mbaroj studimet universitare dhe tё ndёrtoj jetёn time kёtu".
Premtimi në Athinë, shtator 2006
Berisha emigrantëve: Hajdeni dhe investoni në Shqipëri, nuk do t'ju harrojmë
Para largimit të tij nga Athina, më 13 shtator 2006, pasi mbaroi një vizitë zyrtare në shtetin Helen, kryeministri Berisha u kishte premtuar publikisht, qytetarëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në Greqi se do të kishin mbështetjen e qeverisë së tij nëse vendosnin në ktheheshin në atdhe për të punuar dhe investuar. "Unë jam shumë i vendosur të bëj çdo përpjekje për të sjellë sa më shumë investime të huaja në Shqipëri, ndaj dhe ju keni një rol të jashtëzakonshëm, të pazëvendësueshëm, të vini vetë të investoni në Shqipëri, të sillni miqtë tuaj grekë të investojnë në Shqipëri. Shqipëria ka avantazhe të mëdha, por më të shkëlqyerin ka tregun e punës , krahun e punës, të ri, dinamik, të shkolluar të përgatitur për të punuar. Investitorët grekë duartrokitën mbrëmë, kur iu thashë se askush më mirë se ju nuk e njeh punëtorin shqiptar, ndaj dhe ju ftoj që kursimet të vini t'i investoni në Shqipëri dhe atje të punësoni familjarët tuaj, bashkëqytetarët tuaj, të punoni së bashku me ta, të sillni kolegët tuaj. Unë i kam kërkuar dhe i kërkoj Ministrisë së Jashtëme të thjeshtojnë në maksimum të gjitha shërbimet ndaj jush, sikundër mirëpres me kënaqësi të gjitha sugjerime dhe propozimet tuaja.
Siguroj me kënaqësi se në asnjë moment, nuk jeni dhe nuk do të jeni të harruar, përkundrazi ne do të bëjmë çdo përpjekje që fjala juaj, zëri juaj, vota juaj, kontributi juaj të jetë i pranishëm në Shqipëri dhe për shqiptarët"-kishte thënë Berisha në takimin me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Brunilda Llana, G. Shekulli