Abstrakt
Natyrisht, në anën tjetër, nëse dikush do që të kuptoj se cilët zotërojnë këtë ‘pushtet monetar’ apo ‘pasuri aktive’, këtë gjë mund t’a kuptojnë qartë dhe dukshëm te të gjithë ata që mblidhen çdo vit në ‘Forumin Ekonomik Global’, në Davos të Zvicrës, të cilët janë pak më shumë se 2500 pronarë ndërmarrjesh shumë-kombëshe dhe 35 leader shtetesh, që ruhen nga më shumë se 4 mijë policë, në varësi të situatave revolucionare, dhe që këtë vit u zhvillua në fund të muajit janar, 2011. Kështu, sipas shumë raporteve të atyre që janë punësuar nga ‘superelita’ dhe ‘elita kombëtare’, (kjo e fundit i nënshtrohet superelitës)―ekonomistë dhe jo, vëmë ré, se superelita nuk ka asnjë propozim konkret për zgjidhjen e krizave ekonomike dhe sistemike, të cilat i kanë shkaktuar vet ata, me politikat e tyre të marketingut dhe ato monetare, politika të cilat e kemi cituar dhe analizuar në tekstet e kaluar.[i] Kështu, në këtë tekst, do të analizojmë politikën e jashtme amerikane dhe britanike, dhe disa individë që dominojnë ‘konsesusin neoliberal’. Do të ofrojmë edhe disa ide se si mund t’i shmangemi këtij kurthi gjeopolitikë i cili ka për nxitës dështimin ekonomikë të atyre vendeve që e promovojnë paturpësisht dhe deri në të vjellë, duke u ndjekur nga lakéj të nën-shteteve post-medern!
1. Para-Orkestrimi i “Revolucioneve” Global: Rezultat i Kaosit të “Korpokracisë”!
Të para-fabrikosh disidentë dhe revolucione nuk është e vështirë: pushtetet despotikë e kanë bër këtë gjë gjatë gjithë kohës së tyre. Një lloj bën sot ‘pushteti neoliberal’: ai parafabrikon disidentë, të cilët në mënyrë mediokre, ua atribuojnë krizat e sotme vendore dhe globale ‘individëve’ dhe jo ‘sistemit’, një sistem i cili i ka rrënjët e tij thellë në histori dhe që është produkt direkt i politikës së ‘imponuar’ monetare. Ai fillon me mbretin Kroesus, mbret i cili spekuloi për herë të parë në historinë humane me ‘politikën monetare’, dhe që u përcoll te mbrétërit e tjerë mesjetarë dhe deri te themelimi i parë i këtij sistemi, në vitin 1694, në Angli, ku u themelua edhe ‘banka e parë fraksionale’. Pra ishte themelimi i bankave që sollën format e para shtetërore dhe jo e kundërta. Kështu, duke u ekspansionuar politika monetare, një lloj u ekspansionua edhe shteti. Ai u konceptua universal, sipas konceptit Platonian, vetëm se ky i fundit, nën-kuptonte një qytet, jo një shtet konvencional! Këtë keqinterpretim e bëri në menyrë mediokre Monteskie, babai i demokracisë Amerikane. Në të njëjtën periudhë, lindën edhe ideologjitë universale, me atë që spikati më fortë: komunizmin! Autor i kësaj ideologjie, ishte vet Karkl Marksi.
Por sidoqoftë, sot jetojmë jashtë dëshmisë së Marksit: ekonomisë shtetërore. Sot jetojmë ‘ekonominë globale’, që sikurse e kam cituar në vend tjetër[ii], ajo është një marrëzi totale. Dhe sot ekonomia nuk mbeshtetet thjesht në tre instrumente bazë, sikurse Marksi ishte i detyruar të analizonte, pra në bronx-flori dhe ‘pará dekrete’, por në shumë të tjerë: bonde qeverish dhe ndërrmarrjesh private dhe shtetërore; derivativë; swap-e ose tramba; aksione; stoqe bursash; CDR-ët ose bondet e FMN-së; kontrata CDS për bonde, eurobonde, etj si këto janë brenda sistemit kapilasit. Pra jetojmë një kaos të vërtet ekonomikë që për forcë ka manipulimin popullor! Në këtë mënyrë, me shpërthimin e dogmës neoliberale, pas vitit 1970-, e cila favorizon korporatat shumë-kombëshe, shteti u kredh ngadalë nga faqja e dheut, psh: në vitin 2007, sipas një studimi, PPB-ja globale ishte $47 trillionë. Në të njëjtin vit, 250 korporatat globale kishin prodhuar më shumë se $14.87 trilionë, sasi kjo e barabartë me pothuajse një të tretën e PBB-së globale dhe një sasi që tejkalonte PBB-në e SHBA-së ose atë të Unionit Europian ($13.20 trilionë dhe $13.74 trilionë respektivisht). Vetëm maja i 100 korporatave globale realizoi eksporte të shumës prej $9.72 trilionë, dhe eksporti i kombinuar i pesë korporatave më të mëdha globale ―(Wal-Mart, ExxonMobile, Royal Duch Shell, BP, dhe General Motors) ishte pothuajse $1.5 trilionë―më shumë se PBB-ja e më shumë se shtatë vendeve “sovrane”.[iii] Nuk është çuditshme atëherë, që sot të shohim një zgjatje të pushtetit, nga ai kombëtar në atë supranacional, respektivisht, B.E., me gjithë institucionet e tjerë globalë, FMN etj; ku tashmë ky pushtet konsiderohet ‘centrifugal’ dhe jo ‘centripetal’.[iv] Centrifugal, sepse pushteti ekonomik dhe politik nuk bazohet më te vendimet demokratike, por te vendimet e kësaj ‘kaste globale’, ku interesat e tyre, dominojnë ato kombëtare. Kjo është arsyeja, që shumë vende, sikurse është Britania e Madhe, ndonëse e udhëhequr nga të ashtu-quajtur “konservatorë”, ka ndezur motorrët për të privatizuar gjithçka, nën justifikimin dhe propagandën e “Big Society”. Në fakt, kryeministri David Cameron, e justifikon propagandën e fundit të tij rreth “Shoqërisë së Madhe”, sipas zhvillimit të më poshtëm:
Zhvillimin e pushtetit nga niveli më i ulët me qëllim që lokalitetet të marrin nën kontroll fatin e tyre; duke hapur shërbimet tona publike, duke ngarkuar me besim profesionistët dhe me pushtet duart e njerëzve që ata u shërbejnë; duke nxitur vullnetarët dhe veprimet sociale me qëllim që njerëzit të kontribuojnë më shumë në komunitetin e tyre.[v] (theksi u shtua)
Ai n’a jep edhe disa shembuj se si do të pushtetojë nivelet e ulëta popullore, dhe ai citon: nëse fqinjët duan të marrin në dorë një Postë, park apo kënd lojrash, ne do t’i ndihmojmë ata. Nëse një institucion bamirësie ose një grup besimtarësh do të organizojë një shkollë të re dhe të madhe në sektorin shtetëror, ne do t’i lëmë ata. Dhe nëse dikush do që të ndihmojë fëmijë, ne do të fshijmë proceverbalet kriminale, shëndetësore dhe ligjet e sigurisë që i ndalon ata...ne jemi në procesin e hapjes së biliona stërlinash që kanë vlerën e kontratave qeveritare me qëllim që insitucionet bamirëse dhe ndërrmarrjet sociale mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën![vi] (theksi u shtua)
Ndërkohë, Nick Clegg, zëvendëskryeministër, luan rolin e “fraksionistit” konservator, duke cituar: ju nuk duhet të besoni asnjë qeveri, në të vërtet, as edhe këtë. Ju nuk duhet të besoni qeveri ― dhe pikë. Prirja natyrale është të mbledhësh pushtet dhe informacion.[vii] Pa u çuditur, një studim i rradhës zbulon se partia në pushtet u sponsorizua nga finacierë Londinez, vitin e kalur, në më shumë se 50%, të gjithë kapitalit të saj, duke nxitur pretendimet se kjo qeveri është ‘skllave’ e bankave![viii] Dhe pas avokatimit të tij politikë për pushtetimin e popullit, Cameron, harron të shfuqizojë ‘ligjin e konkurrencës’, i cili, pikërisht, përpjekjet lokale i sfidon duke i nxjerrë në tender, dhe kompanitë globale, ku ligji komercial dominon, vendosin për të ardhmen e një komuniteti! Sa mundësi ka atëherë, pushteti lokal, që të pushtetojë popullin, në kuadrin financiar që Anglia dhe vende të tjerë gjënden? Kuadri financiar, sikurse u tha më lart, tashmë dihet: ai është global dhe ai që dominon quhet ‘globalist’! E thënë në fjalë të tjera: tregu lokal nuk ka mundësi të vetë-menaxhohet, për të vetmen arsye, se ai gjëndet nën konkurrencën e spekulimeve globale dhe në dritën e tenderave ku shteti konvencional e ka legjitimuar këtë të drejtë përmes “demokracisë” parlamentare dhe jo vendimeve popullore! Pra tregu i sotshëm është monopol. Ai ka akses në të gjithë vendet e botës dhe ajo që kërkon me ngulm është privatizimi i burimeve natyrale globale, me qëllim që të avancojë ideologjinë e tij pushtuese dhe natyrisht uzurpuese. Në terma praktikë kjo dtth se çfarëdo lloj ndërrmerrjeje që dikush do të ndërmerrte në nivel lokal, kolektiv apo individual, kjo përpjekje do të dështonte shumë shpejt. Dhe do të dështonte, sepse, tregjet janë të hapur; kapitali dhe të mirat materiale qarkullojnë lirshëm; punëtorët gjithashtu; dhe shërbimet financiare janë universale[ix] dhe përpara se kapitali të shkojë në shërbim të komunitetit ai filtrohet më parë nga instrumentët e shumë-kombsheve. Ato duhet të jenë kështu sepse vetëm në një situatë të tillë favorizohet shfrytëzimi maksimal i dinamikës punëtore. Dhe jo vetëm: ato i shërbejnë absolutisht hegjemonizmit amerikanë. Për fat të keq, ky hegjemonizëm, ka marrë forma shumë më negative në terren në krahasim me të kaluarën dhe tashmë globi gjëndet me të vërtet përpara degradimit total, si rezultat i politikave kaotike dhe sistemike!
2. “Kaosi” Global: Rruga e vetme për të mbijetuar ‘Hegjemonizmi Amerikanë’!
Perandoritë, që nga lashtësia, përveç rrugëve të shtypjes së popujve dhe ekspansionit të tyre territorial, kanë përdorur mjaft mirë dogma të cilat kanë për qëllim ‘ndarjen pushteteve’ në forma më të vogla, që në histori është përcjellë, si maksimë, dhe kjo është: ‘Përça dhe Sundo’, skalitur nga latinët, të cilët, këtë maksimë e quanin ‘Divide ud Regnes’, praktikuar për herë të parë historikisht nga Izraeliti Gabinius, dhe më vonë nga Jul Çezari. Ky është një princip kryesisht ushtarak, por edhe politikë dhe ekonomikë, që ka për qëllim të fitojë pushtet duke ndarë pushtete të tjerë, në pushtete më të vegjël, me qëllim që të mos fuqizohen. Ndërkohë sot, në nivelin ekonomikë, kjo dogmë është arritur përmes promovimit të individualizmit brenda kapitalizmit; ky i fundit është produkt i bankave dhe i kompanive të para kapitaliste duke u ndihmuar këto të fundit nga teoritë universale, përpunuar nga autorë të ndryshëm, sidomos ato pozitivistë me arkitekt Auguste Compte. Kjo dogmë është përdorur edhe nga Rusët, në revolucionin e Tetorit kundër lëvizjes së Bardhë, me qëllim që të themelonin një Parti Komuniste.[x] Sot kjo dogmë, praktikohet mjaft thekur nga Britanikët, duke u ndjekur nga Amerikanët. Pikërisht, ky është roli i institucioneve globale: të ruajnë një regjim ku ndarja e pushteteve të rezultojë në efiçencë të pushtetit më të madh. Dhe natyrisht, ia kanë arritur mjaft mirë qëllimit! Kështu, pas krizës së tanishme, e cila është një krizë që shfaqet pothuajse çdo tre dekada, në një sistem të tillë universal, autoritativ, monetar dhe ekspansionist, dhe që shpërtheu në fillim të vitit 2008-të, solli një reformë të re për hegjemonizmin amerikanë: ‘reformën e krijimit të kaosit global’, më qëllim ruajtjen e dominancës globale.
Kaosi krijohet pikërisht nga këto institucione globale, të cilat, herë-pas-here, pohojnë se nuk mundën të parashikonin dukuri ‘fluskash’ dhe krizash ekonomike, sidomos ajo e FMN-së, e cila ka marrë një pjesë të rolit të promotorit të kësaj dogme![xi] Por krijimi i institucioneve të tilla ka çuar në luftë ekspansioniste globale midis protagonistëve; një luftë që karakterizohet nga një përpjekje për të penetruar dhe uzurpuar të mirat materiale globale, qoftë edhe përmes kaosit, e cila, natyrisht, udhëhiqet nga amerika. Në fakt, Zbigniew Brzezinski, një polako-amerikan gjeopolitikan, këshilltar i Presidentit Jimmy Carter (1977-1981), për marrë-dhëniet me jashtë, është frymëzuesi i kaosit të tanishëm global, përmes një kombinimi “teknetronik”, i cili, përshkruhet si teknikë superelitare, e cila duhet të ketë për synim mbajtjen nën mbikqyrje dhe nën kontroll sjelljen e masës, dhe që i takon asaj t’a ushtrojë këtë teknikë duke qënë e pajisur teknologjikisht, e cila, gjoja di se si zgjidhen proplemet konkrete me metodologji shkencore dhe që në esencë, ky kontroll duhet t’i ushtrohet kaosit, me qëllim që të mbajë hegjemoninë amerikane në përjetësi! ‘Divide ut regnes’ nuk është e mjaftueshme për të; kështu SHBA duhet të krijojë kaos me qëllim që të mbajë nën kontroll ‘zgjimin’ e tanishëm global ose e thënë në fjalët e tij: e vetmja alternativë për një rol Amerikanë konstruktivë është kaosi global![xii] Ngaqë situata ku ne jetojmë konsiderohet si ‘zgjim global’ i forcave punëtore, kundrejtë elitave, Brzezinski propozon, se presidenti amerikanë duhet të ri-fitojë legjitimitetin global duke drejtuar një përpjekje kolektive për më shumë sistem gjithëpërfshirës të drejtimit global. Pa u çuditur, ky interpretim, nga proponent të elitës universitare vendore[xiii], paraqitet në mënyrë mediokre, skajshmërisht i rrezikshëm, sepse arkitekti i mësipërm konsiderohet si realist, profet dhe proponent i vlerave demokratike!
Kështu, me qëllim që të ri-fitojë këtë legjitimitet SHBA duhet të aplikojë, sipas Brzezinski, katër hapa ose faza strategjike: bashkim, shtrirje, angazhim dhe paqe. Bashkimi lidhet me përpjekjen e ri-themelimit të një sensi qëllimplotë të ndarë midis Amerikës dhe Europës... . E vetmja zgjidhje praktike është të kultivosh një dialog të matur midis SHBA-së dhe tre vëndeve Europiane, që kanë një orjentim global: Britani, Franca dhe Gjermania. Të shtrish, ka lidhje me një përpjekje të matur për të ushqyer një koalicion më të gjerë të lidhur me principet e ndërvarjes dhe përgatitje për të luajtur një rol duke promovuar një drejtim më efektivë global. Në këtë mënyrë, disa formula për këshillime të shpeshta me qëllim rradhitjen e një kompozicioni nga G-14 në G-16 duhet të ndahet për të sjellë bashkë vendet me influencë gjeopolitike por edhe me peshë ekonomike. Të angazhosh dtth kultivimin e zyrtarëve të lartë përmes bisedave jozyrtare midis pushteteve kyç, sidomos SHBA., triada Europiane, Kina, Japonia, Rusia dhe mundësisht India. Dhe, të paqësosh kërkon një përpjekje të matur nga SHBA për t’iu shmangur moçalimit në hapësirën midis Suezit dhe Indisë. Me këto politika të ravijëzuara, Brzezinki përfundon se Obama me dhuntitë e tij intelektuale dhe retorike mund të promovojë hegjemonizmin Amerikanë![xiv] Por si mund të flasësh për paqe, kur në thelb është lufta për hegjemoninë amerikane, e cila kultivohet dhe ruhet me kaosin global, që Brzezinki propozon, duke ‘kooptuar’ elitat vendore, lëvizjet popullore dhe organizata të ndryshme?! A s’duket ky një këndvështrim pezhorativ? Si mund të krijosh paqe kur krijon kaos?! A s’është kaosi luftë? Natyrisht, ky arkitekt i elitave, zëvendëson fjalën ‘luftë’ me ‘paqe’! Psh, ‘Lëvizja e të Drejtave Civile’, themeluar në vitin 1950, nga zezakët e Amerakës, nën regjimin e mafies Hoover, me udhëheqës Martin Luther King, i vrarë ky i fundit nga elita amerikane, në 4 prill të vitit 1968, një vrasje e cila iu atribua ‘viktimës shlyese’, James Earl Ray-it, (por që në fakt ‘cjap i shushavës’ ishte vet Hoover), i cili vdiq në burg, dhe që në vitin 1999 kjo vrasje u ri-gjykua, duke dhënë verdiktin e mëposhtëm:
Loyd Jowers, pronar i Grill-it të Jim-it, kishte marrë-pjesë në një konspiracion për të vrarë King-un, një konspiracion që përfshinte J. Edgar Hoover dhe FBI-në, Richard Helms dhe CIA-n, ushtrinë, Departamentin Policor Memphis (DPM), dhe krimin e organizuar. Ky verdik shfajësoi James Earl Ray i cili kishte vdekur në burg![xv]
Kështu, pas vdekjes së King, kjo lëvizje gradualisht u kooptua nga konsesusi që parashtrojmë më poshtë. Kooptim s’do të thotë asgjë tjetër sesa sponsorizim elitar mbi këto lëvizje me qëllim që të justifikohen dhe mos të kundërshtohen veprimet e elitave; ose të kundërshtohen aq sa elita të mos pësojë asgjë. Në fakt, Brzezinski u integrua në Këshillin Amerikanë të Marrdhënieve me Jashtë, nga David Rockfeller, pas publikimit të librit të tij, në vitin 1965, ku të dy prezantuan idenë e takimit të grupit tripalësh (SHBA, Europë, dhe Japoni) në takimet vjetore të Bilderbergut. Kështu, në Korrik të vitit 1972, shtatëmbëdhjetë burra të fuqishëm u takuan në pronën e David Rockfeller, në Nju Jork, për të planifikuar krijimin e një komisioni tripalësh, komision i cili përfundimisht u krijua në vitin 1973. Ky komision më vonë u dominua nga konkluzionet e Samuel Huntington, i cili në librin e tij aludonte se bota ka nevojë më shumë për autoritet sesa për demokraci![xvi] Ky është principi ideologjikë pas kuintave politike, ekonomike dhe institucioneve shoqërore dhe aparatit pushtet: të kontrollojë popullin dhe të ruaj ekspansionin e autoritetit qëndror. Demokraci dtth në këtë kuptim thjesht një ruajtje e një ‘imazhi’ demokracie, për legjislativin, gjyqësorin, dhe ekzekutivin, dhe natyrisht votimet! Nga ana tjetër, ky kaos global dhe autoritativë i parafabrikuar, krijon kushtet për luftë dhe revolucione; kjo është arsyeja, që sot shohim revolta popullore anë e mban globit, revolta të cilat do të shtohen më shumë.
3. Kaosi global kërkon shpenzime marramendëse për t’u ruajtur!
Në fakt, vetë ekonomia kapitaliste është kaotike. Kjo ekonomi, është praktikuar në këtë mënyrë, jo sepse ishte ‘gjenealogjike’ dhe e natyralizuar mbi qënien humane, por sepse ishte produkt i imponuar nga politika monetare, e cila ka qënë pronë e mbretërve, denbabadén. Sot kjo politikë, ka përfshirë edhe grupe të tjerë pushtetar: politikanët vendor dhe gjithë fraksionet e tyre subjektive; pronarët e shumë-kombsheve me gjithë konceptet e tyre eugjenike, dmth, domonimi dhe përkryerja e një specieje super-elitare e cila të nënshtrojë dhe kontrollojë ato specie që s’janë të denja për t’u vet-kontrolluar; elitat fetare me gjithë konceptet e tyre qyl-synuese etj., ku mbreti luan një rol dytësor dhe jo esencial. Të gjithë këto pushtete mbështeten te spekulimet monetare, cituar më lart. Por, akumulimi i pushtetit ekonomik, ka çuar superelitën në shpenzime marramendëse, shpenzime të cilat janë në sektorë të ndryshëm të shoqërisë civile:
Vazhdon...
Literatura:
1. Shih psh, Ylli Përmeti, Shqipëria: Në “Revolucion të Përjetshëm.
2. Po aty
3. Shih, Ylli Përmeti, “Beyond an Autonomic Democracy: Economics vs. Phronesis”, nën titullin, “The end of the state; corpocracy leads the world!, f, 58.
4. Po aty, The Lingering of Power: From Centripetal to Centrifugal: Towards a Transnational Elite, f, 39.
5. Have no doubt, the big society is on its way, By David Cameron, The Observer, Sat 12 Feb 11.
6. Po aty.
7. David Cameron to rescue ‘big society’ with extra cash, By Toby Helm, The Guardian, Sat 12 Feb 11.
8. Revealed: 50% of Tory funds come from City, By Nicholas Watt and Jill Treanor, The Guardian, Tue 8 Feb 11.
9. Shih, Ylli Përmeti, “Katër Liritë” e FMN-së: Një Kurs Drejt “Rragamit”
10. Shih psh, “Divide and Rule”, në Wikipedia.
11. Shih, Ylli Përmeti, Economics: IMF: The Instrument of a Global Government through a Global Currency! ff, 83-87.
12. The global political awakening, By Zbigniew Brzezinski, December 16, 2008, New York Times.
13. ZBIGNIEV BRZEZINSKI, RIZGJIMI POLITIK GLOBAL, Shqip, 2011-02-26, nga Moikom Zeqo.
14. Shih, Ylli Përmeti, Economics: The implosion of economic disaster in America: off shore corporations collecting world‘s resources! ff, 50-53.
15. Maria Gilardin, Who Killed Martin Luther King? Dissident Voice: April 4, 2008 ose “The American Oligarchy, Civil Rights and the Murder of Martin Luther King, The ‘Foundations’ of Social Control”, By Andrew Gavin Marshall.
16. Po aty.
17. Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και για μια Αυτοδύναμη Οικονομία, Nga Taki Fotopoulos, f, 211.
18. “SUPERCLASS”, Nga David Rothkopf, f, 272.
Ylli Përmeti
Ndërsa revoltat popullore kanë filluar anë e mban globit dhe tensioni’ tyre për ditë shtohet, sidomos në ato vende ku ka shkelur “putra” e FMN-së, bota po ndeshet ― (për herë të parë në historinë e saj), me dinamikën e ‘kapitalizmit financiar global’; një kapitalizëm që karakterizohet nga forca monetare të cilat për herë e më shumë përqëndrojnë kapitalin ― (kapital i cili është në formë kartë-monedhe, aktive dhe resurse natyrale), në pak duar globale!

- superelita sponsorizon dhe promovon studimet që asaj i shkojnë për shtat; disa prej tyre, janë të gjithë ato studime që dikush ndesh në pjesën më të madhe të universiteteve, sidomos ata që konsiderohen super-elitar. Disa prej tyre janë Harvard; Yale; Cambridge etj., ku studiojnë bij dhe bija, të superelitës. Këto studime karakterizohen më shumë nga njëjtësimi e metodologjive shkencore, sesa nga respektimi i metodologjive gjenealogjike, dmth, ato synojnë të zhdukin gradualisht metodologjitë ‘etnologjike’, (përtej atyre që citojnë në preambulatë e tyre) të cilat kanë për qëllim të unifikojnë shkencën teknike në një të tërë, në shërbim dhe interes të plotë të shumë-kombsheve. Në vija të përgjithshme, këto studime justifikojnë eksplorimin e tyre nën arsyen se bota ka nevojë të shmang problemet e saj përmes një mobilizimi dhe vendimi global. Më konkretisht, dtth se diçka e tillë kërkon një ‘qeveri globale’, e cila do të jetë pronë e atyre që menaxhojnë burimet natyrale të mëmës tokë, cituar më lart. Ky zhvillim gjeneron kuadro dhe punëtorë ri-ciklues të cilët natyrisht janë pronë e korporatve dhe hierarkisë globale. Gjithashtu, këta universitete elitarë, tentojnë të uzurpojnë njohurinë dhe autonominë e universiteteve kombëtar. Një shembull konkret është Deklarata e Bollonjës, e cila, kishte për qëllim unifikimin e kualifikimit universitar, me qëllim që të siguronte konkurrencën ndërkombëtare të ekonomisë europiane kundrejtë ekonomive konkurrente të bllokut Perndimoro-atlantik (NAFTA) dhe të ekonomive Aziatike. Natyrisht që ky zhvillim ishte si rezultat i ekonomisë së marketingut dhe fleksibilizimit të tregut të punës që ekonomia globale e marketingut imponon, dmth, të ofrojë unifikim esencial të tregut të punës për sa i përket deregullimit të tregut—por jo lëvizjen e tij i cili pengohet me çdo lloj mënyre, sidomos nga Jugu drejt Veriut, me qëllim që i pari të ofrojë avantazhet krahasuese ku ofrohen te shumë-kombshet e të dytëve. Në fjalë të tjera, unifikimi i sistemeve kualifikuese përbën homogjenizimin e tregut të punës që imponon ndërkombtarizimi i ekonomisë së tregut.[xvii]
- superelita me qëllim që të sigurojë ‘mbledhje’ të qeta dhe pa dëme fizike nga anti-globalistët, ndonëse këta të fundit kooptohen lehtë, duhet të paguaj shuma të mëdha për të ruajtur këtë rend. Psh, Forumi Ekonomik Global është një organizatë e dominuar dhe e paguar nga korporatat e mëdha: më shumë se tridhjetë sponzorizues paguajnë çdo vit $300,000, si pagesë e rregullt, ndërsa një grup i përbërë nga pothuajse njëqind persona paguajnë mesatarisht $150,000, dhe më shumë se dyqind anëtarë të tjerë paguajnë më shumë se $30,000 në vit për pjesë-marrjen.[xviii] Pra flasim për një shumë prej $25 milionë dollarë të cilat shërbejnë për të siguruar mbledhjet e superelitës. Natyrisht që në këtë shumë futen 4000 mijë policët, cituar më lart, dhe gjithashtu, kamerat dhe televizionet me amplitudë globale. Por ajo që është e rëndësishme të citojmë, është se të gjitha këto mbledhje superelitare nuk ofrojnë asnjë zgjidhje konkrete në terren, por vetëm varfërim, izolim dhe degradim të mëtejshëm të kombeve dhe të klasës punëtore globale!
- nëse dje, pra në antikitet, mbretërit kishin nevojë për ushtarë, me qëllim që të ruanin sigurinë e mbretërisë së tyre, sot, ngaqë mbretëria është globale, përveç ushtrisë, që në rastin konkret është NATO, e cial luan rolin e kësaj ushtrie, superelita ka adoptuar një sërë masash të tjera për të siguruar hegjemoninë korporative: telekamera brenda qyteteve me qëllim që të ruhet rendi dhe paqja brenda mbretërive të tyre. Në këtë rast, telekamera luan rolin e syrit ndëshkimor, meqënse, syri magjikë jashtë-tokësor po venitet, kundrejtë atyre, që nuk mbushin dot barkun me bukë; pasaporta biometrike, ku informacioni është nën pronësinë e po të njëjtës kastë, pra private; në rastin e Shqipërisë, informacioni i qytetarëve të saj ka shkuar në Bruksel me vendim të Parlamentit Europian dhe nën justifikimin e direktivave europiane të sigurisë!
- por kontrollet kanë marrë edhe forma të tjera, si psh, lindshëmria të kotrollohet përmes sterilizimit të organeve riprodhuese ku medikamenteve u injektohen substanca qe shkaktojnë sterilizim, të cilat janë pronë e monopoleve të po të njëjtës elitë, dhe që shkojnë tek ata popuj që konsiderohen se kërcënojnë ekuilibrin e ekosistemit, ose janë të papërshtatshëm dhe të padëshirueshëm për të jetuar, me qëllim që të bier numri i popullsisë, ose duke emetuar në hapësirë, sëmundje gripale, të cilat dëmtojnë ato masa njerëzish që kanë një sistem imunitar të dobësuar; zakonisht janë ata njerëz që vuajnë për bukën e gojës, vuajtje që shkaktohet nga monopoli i drethërave superelitar; etj.