Fati i njeriut është te emri, thonë. Kur emri Kreshnik takon mbiemrin Spahiu, një lloj kredoje e shqiptarit përzihet me një nuancë kavalereske të një titulli ushtarak osman.
Një kreshnik spahi ose një spahi kreshnik, ngado t’i kthesh, të shërbejnë nuanca të botës së vjetër kalorësiake; njëfarë paradhome e eposit.
Ndër personazhet shqiptare, krenar me emrin dhe kalorësinë e misionit do të qe Kreshnik Spahiu. Ai do të ishte gjykatësi shqiptar i cili do ndalonte që një thes me emra pa identitet të kalonte kufirin shqiptaro-grek. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për herë të parë para pak ditësh, i ka shpëtuar peizazhit monoton, kur i vetëm, ose me Presidentin e Republikës, ulej në krye tryezash në salla konferencash populluar nga juristë të qendrës a rretheve dhe shpërndante fjalët e një teksti që s’thoshte asgjë. Madje, duke qenë një prej titullarëve të lartë të një sistemi drejtësie që shihet gjerë, gjatë e kryekreje si i korruptuar, as vetë nuk u shpëtonte ngjyrimeve negative. Ky paralelizëm nuk është i llojit të fiction-it socrealist, ku një personazh -me gjasë negativ- përmirësohej e bëhej pozitiv.
Pozitive në gjithë këtë është ajo se z. Spahiu, si pjesë e burokracisë, e ka lënë zyrën e shtetit për t’i shërbyer Republikës në një çast kur rrezikohet ngrehina e saj. Ai ka dalë hapur kundër një mekanizmi që funksionon në heshtje sa në Tiranë e sa në rrethe, e pjesë e të cilit janë bërë edhe gjykatat: manipulimit me ndërrimin e kombësisë. Spahiu ka vizituar fillimisht Korçën e më pas Gjirokastrën, dy rrethe kufitare me Greqinë, ku është evidentuar edhe numri më i lartë i këtij fenomeni. Nënkryetari i KLD-së i është përgjigjur edhe mediatikisht një fushate deri më tani të nëndheshme, por të kreshpëruar pak ditë më parë nga konsulli grek në Korçë, i cili ka provokuar me thirrje panhelene, rrethi i të cilave ka kapur edhe pakicën arumune në Shqipëri. Në një prej daljeve të tij televizive, z. Spahiu ka argumentuar edhe atë që ai e ka quajtur parimin europian të kombësisë, përkundër atij grek.
Meqë parimi europian na intereson, pasi shqiptarët me Europën duan të përqasen, në fund të fundit, z. Spahiu i ka mëshuar idesë se shumë vende të kontinentit e kanë njëjtësuar shtetësinë dhe kombësinë te citizenship. Term që për ironi në shqip vjen si qytetari.
Alfred Lela, G. Mapo

Jemi në shekullin e 21-të, shumë vonë, do të mendonin ca, për t’u frymëzuar nga asosacione të tilla. Por jeta ia kalon fantazisë, thonë. Edhe asaj të Kadaresë, muza e të cilit cytur nga fakte historike, na dha romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, shkruar shekullin e shkruar, për të ilustruar dukuri të shekullit të shkuar, si për shembull një prift e një gjeneral në kërkim të eshtrave të ushtarëve italianë vrarë e mbetur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëse gjërat do të merrnin një tërthore hollivudiane e shkrimtari ynë do të ulej të shkruante një sequel të Gjeneralit, pra një Gjeneral i ushtrisë së vdekur 2, duheshin futur aty një prift e një gjeneral, grekë kësaj radhe, shtoji këtyre edhe një konsull.
Ndër personazhet shqiptare, krenar me emrin dhe kalorësinë e misionit do të qe Kreshnik Spahiu. Ai do të ishte gjykatësi shqiptar i cili do ndalonte që një thes me emra pa identitet të kalonte kufirin shqiptaro-grek. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për herë të parë para pak ditësh, i ka shpëtuar peizazhit monoton, kur i vetëm, ose me Presidentin e Republikës, ulej në krye tryezash në salla konferencash populluar nga juristë të qendrës a rretheve dhe shpërndante fjalët e një teksti që s’thoshte asgjë. Madje, duke qenë një prej titullarëve të lartë të një sistemi drejtësie që shihet gjerë, gjatë e kryekreje si i korruptuar, as vetë nuk u shpëtonte ngjyrimeve negative. Ky paralelizëm nuk është i llojit të fiction-it socrealist, ku një personazh -me gjasë negativ- përmirësohej e bëhej pozitiv.
Pozitive në gjithë këtë është ajo se z. Spahiu, si pjesë e burokracisë, e ka lënë zyrën e shtetit për t’i shërbyer Republikës në një çast kur rrezikohet ngrehina e saj. Ai ka dalë hapur kundër një mekanizmi që funksionon në heshtje sa në Tiranë e sa në rrethe, e pjesë e të cilit janë bërë edhe gjykatat: manipulimit me ndërrimin e kombësisë. Spahiu ka vizituar fillimisht Korçën e më pas Gjirokastrën, dy rrethe kufitare me Greqinë, ku është evidentuar edhe numri më i lartë i këtij fenomeni. Nënkryetari i KLD-së i është përgjigjur edhe mediatikisht një fushate deri më tani të nëndheshme, por të kreshpëruar pak ditë më parë nga konsulli grek në Korçë, i cili ka provokuar me thirrje panhelene, rrethi i të cilave ka kapur edhe pakicën arumune në Shqipëri. Në një prej daljeve të tij televizive, z. Spahiu ka argumentuar edhe atë që ai e ka quajtur parimin europian të kombësisë, përkundër atij grek.
Meqë parimi europian na intereson, pasi shqiptarët me Europën duan të përqasen, në fund të fundit, z. Spahiu i ka mëshuar idesë se shumë vende të kontinentit e kanë njëjtësuar shtetësinë dhe kombësinë te citizenship. Term që për ironi në shqip vjen si qytetari.
Në thelb, këtë është duke kërkuar edhe z. Spahiu nga ata që ndajnë fatin e përbashkët, të mirë a të keq, të shtetësisë shqiptare: qytetarinë e të mos shkuarit kundër interesave të shtëpisë së përbashkët. Të paktën, jo për 200 evro!
Alfred Lela, G. Mapo
No comments:
Post a Comment