Banka Islamike do të financojë ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve dhe në veçanti ato ekonomike.
Më parë Banka Botërore nuk kishte marrë përsipër financimin e projektit, pasi qeveria nuk ka përfunduar 15 projektet e para për të cilat dhe ka paguar.
AMA News
Sipas mediave të huaja, Banka Islamike ka pranuar të hedh 350 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës dhe ky aprovim vjen fill pas vizitave misterioze të shefit të kabinetit të presidentit iranian, Ahmedinexhad në Tiranë gjatë dy javëve të para të muajit janar të këtij viti. Burimi zyrtar i lajmit është “ANSAmed”, e cila njofton se Banka Islamike do të japë këtë financim me një hua 20 vjeçare dhe me një interes prej 5 për qind, që nga specialistët e ekonomisë cilësohet as i ulët dhe as i lartë.
Më parë Banka Botërore nuk kishte marrë përsipër financimin e projektit, pasi qeveria nuk ka përfunduar 15 projektet e para për të cilat dhe ka paguar.
Banka do financojë ndërtimin e 31,7 km të aksit Tiranë-Elbasan, ku përfshihet edhe një gjatësi tuneli 4,2 km.
AMA News
No comments:
Post a Comment