Wednesday, March 9, 2011

Gjermani, kosovari nga Mitrovica vret 2 ushtarë amerikanë

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për medie rreth rastit tragjik të ndodhur të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë, është shprehur jashtëzakonisht e prekur dhe ka dënuar ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave”, thuhet në reagim.
Ky rast makabër, sipas Qeverisë së Kosovës, është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, “që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës”.
***
Një kosovar 21 vjeçar ka sulmuar një autobus ushtarak amerikan në Frankfurt të Gjermanisë duke lënë dy persona të vdekur.
Mediat kanë cituar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi të thotë se kosovari quhej Arif Uka dhe ishte nga Mitrovica. Ndërkohë dy nga personat e sulmuar janë të plagosur në gjendje të rëndë. Mediat gjermane raportojnë se djaloshi ka hyrë në autobus duke bërtitur parulla islamike dhe ka hapur zjarr. Nga plumbat e tij ka gjetur vdekjen shoferi i autobusit dhe një ushtar.  
Kosovari ka dalë nga autobusi, por është arrestuar disa minuta më vonë nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.20 minuta. Mediat gjermane thonë se deri më tani mendohet se ai ka vepruar i vetëm.

G. Tema

Shqiptari padit Facebook, kërkon 500 mijë dollarë

Nju Jork- Shqiptari hedh ne gjyq rrjetin social më të frekuentuar nga e gjithë popullsia e botës, Facebook. Mustafa Fteja, prej 17 vitesh jeton ne Nju Jork te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, se bashku me familjen.
Sot eshte 30 vjec dhe i eshte drejtuar gjykates vendore me nje padi civile ku kerkon 500 mije dollare nga Facebook. Arsyeja, sepse i kane mbyllur llogarine e hapur ne kete rrjet social.

Madje shkon dhe më tej duke pretenduar dhe diskriminimin për shkak të përkatësisë fetare, Mustafai është mysliman, ndërsa citon se rrjeti nuk i ka kthyer përgjigje, edhe pse ka dërguar disa ankesa e kërkesa.
Mustafai shkruan ne padine e tij, se ka pasur 340 miq ne adresen e hapur ne rrjetin social Facebook, ndersa cuditerisht pak muaj me pare i eshte mbyllur faqja ne internet pa iu dhene asnje shpjegim.
"Kerkoj demshperblim 500 mije dollare, pasi nuk me eshte kthyer pergjigje per mbylljen e faqes ne internet nga rrjeti edhe pse u kam shkruar disa here", i ka thene medieve amerikane 30-vjecari.
"E kisha Facebook per nje qellim, per te mbajtur kontakte me familjen time", vijon Fteja, qe ka shkuar ne SHBA kur ka qene vetem 13 vjec. Lajmin se faqja i ishte mbyllur e ka mesuar ne muajin shtator, kur nuk ka hyre dot me aty per arsye qe ende nuk i di. "Di vetem nje gje, nuk kam bere asgje. Nuk kam dhunuar asnje rregull apo ligj dhe nuk e di arsyen e caktivizimit te llogarise", argumenton shqiptari.

Padia eshte depozituar ne Gjykaten Supreme te Manhatanit, rajoni "State Island". "U kam shkruar disa here, po s'me kane kthyer pergjigje",-thote ai. Fteja, mysliman, gjithashtu akuzon kompanine per diskriminim fetar. "Facebook nuk i eshte pergjigjur kerkesave te mediave amerikane per nje koment", shkruajne agjencite e lajmeve.
Kurse demshperblimi qe duhet te paguaje Facebook nese gjykata vendos, do te jete 500 mije dollare. Fteja tha se kishte hapur faqen prej 3 vitesh, ndersa fliste me miqte dhe familjen ne Shqiperi, Mal te Zi, Austri dhe Gjermani.

Koha Jonë

Wednesday, March 2, 2011

Hakersat shqiptarë sulmojnë Facebook, vjedhin fjalëkalimet

Hakersat shqiptarë sulmojnë faqen e rrjetit më të madh social në botë, Facebook.
Lajmi është përhapur menjëherë nëpërmjet një njoftimi nga mediat e ndryshme, ndërsa drejtuesit e rrjetit janë vënë në lëvizje për të marrë masat urgjente për parandalimin e shkatërrimit të faqes nga piratët kompjuterik dhe krimi kibernetik. “Kemi marrë informacione dhe kapur përpjekje ku hakersa që dyshohet se janë shqiptarë, po sulmojnë Facebook”, shkruhet ndër të tjera në “Release-News”.
Ditën e sotme klientët e rrjetit kanë raportuar sulme të hakersave, ku në faqen e tyre kanë gjetur fjalë si “LIKE this page, because tomorrow,http://www.facebook.com/rks.kosova. Ndër të tjera thuhej se ky nuk është postim i një klienti të rrjetit social të Facebook, por një sulm i hakersave nga Kosova. Madje teknikët dhe inxhinierët janë duke punuar për të
parandaluar tentativa të tjera të hakersave dhe siguruar anëtarët e tyre.

“Anëtarët e Facebook po bëhen të preferuarit e hakersave, një prej kompanive më të mira të themeluara nga Mark Zuckerberg dhe viktimë e sulmit është bërë gjithashtu dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy”, thuhet në njoftim. Aktualisht mijëra, për të mos thënë miliona anëtarë të rrjetit, mund të jenë sulmuar nga hakersat. Hakersat sqarohet se kanë gjetur kode duke dërguar mesazhe infektive dhe të çrregullta duke u hequr si “miq”. Por si funksionon infektimi i krimit kibernetik të Facebook. Një prej miqve tuaj ju nis një video, ose mesazh, apo foto dhe ju e hapni nëpërmjet klikimit.

Kaq mjafton që kompjuteri juaj t’ju njoftojë se duhet ta bëni sërish logimin, për të parë këtë video, apo foto. Por pikërisht në këtë moment, ju bini viktimë e hakersave, të cilët në logimin tuaj ju marrin informacionin, emrin apo pasuordin dhe në këtë mënyrë ju shkatërrohet faqja personale. Një nga format e njohura të këtij krimi kibernetik njihet dhe si “phishing”, e njohur ndryshe në shqipërim si “peshkimi”. Të paktën 1,5 milionë adresa janë identifikuar me probleme të ndryshme, apo që janë nxjerrë në shitje në uebsite të ndryshme.
Çmimi për një të tillë është 45 dollarë dhe ju mund ta përdorni lirshëm me tjetër pasuord dhe të shihni materialet e anëtarit të vërtetë të cilit i është sulmuar faqja nga hakersat. Në këtë çmim përfshihen adresa me të paktën 10 miq në faqe acounti dhe pazari vjen në rritje. Për të zgjidhur problemin në kohë të shpejtë duhet vënë në dijeni Facebook, për të siguruar një pasuord tjetër, sa pa e bllokuar hakersat përfundimisht. Madje ka dhe mesazhe interesante nëpër faqe apo të anëtarëve që njoftojnë se “Facebok-u im pas 2 vitesh aktivizim u mbyll, u fshi sot”.  
Për më tepër që kjo çështje ka mbërritur deri tek autoritetet e Byrosë Federale të Investigimit, FBI, policitë dhe të tjerë autoritete, që ende nuk e kanë gjetur një përgjigje. Më tej dhe një këshillë për përdoruesit; Jini të kujdesshëm kur klikoni në Facebook, faqja juaj mund të jetë e një tjetri.

AMA News

PRAVDA: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës

Gazeta ruse analizon situatën e fundit politike në Maqedoni
Gazeta ruse “Pravda” në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

Shkrimi

Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz. “Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet.
Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin. Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.
Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

Konfliktet
Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas. “Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase.
Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.
Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare. Politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë. Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare.
Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”. (INA)

T. Observer

“Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi”

Kam bërë një gabim, që nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizisë, Ben Alinë, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun.
E ndiej se, duke bërë këtë krahasim, u kam hyrë në hak edhe kryetarit tunizian, edhe kryetarit egjiptian.

Them kështu, sepse, si i pari, Ben Alia, ashtu edhe i dyti, Hosni Mubaraku, doli se ishin shtetarë me përgjegjshmëri politike dhe shtetërore të cilën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka dëshmuar ndonjëherë.
Kur e vërejtën se sundimi i tyre nuk i përgjigjet më njëmendësisë së vendeve të tyre, kur e kuptuan se popujt e tyre nuk i donin më, si kryetari i Tunizisë, Ben Alia, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, edhe pse në zgjedhje kishin fituar me shumë më tepër vota se kryeministri shqiptar, u tërhoqën prej pushtetit. Dhe, pikërisht për këtë arsye, për arsye se u tërhoqën prej pushtetit pa pritur zhvillime tragjike siç i priti kryeministri shqiptar në vitin 1997 dhe siç tregoi se ishte i gatshëm të priste pas 21 janarit, krahasimi i tij me ata është cenimi i dinjitetit politik dhe shtetar të Ben Alisë dhe të Hosni Mubarakut. Shumë më tepër se këtyre dy shtetarëve arabë, kryeministri i Shqipërisë, me mendësinë politike dhe, në përgjithësi, me natyrën e tij, i shëmbëllen një sundimtari tjetër arab: i shëmbëllen kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf. Dhe, këtë shëmbëllesë e shfaqi qartë, vetë, edhe këto ditë.
Kjo shëmbëllesë e natyrës politike dhe e asaj pushtetore e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me diktatorin e Libisë, Moamer el - Gadafi, duhet ta shqetësojë shumë Shqipërinë.
Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me të njëjtën gjuhë politike me të cilën flet edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, për popullin që proteston.

E dëgjuat fjalimin e Moamer el-Gadafit të mërkurën, më 23 shkurt 2011?
E dhanë disa televizione të huaja. U dha edhe në ndonjë televizion të Tiranës. Nuk u dha në tërësi - se Moamer el-Gadafi flet gjatë, sado tani, i janë shkurtuar fjalët: ia shkurtoi populli i Libisë.
E keni dëgjuar edhe fjalimin e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, menjëherë pas protestave të 21 janarit 2011?
Keni pasur rastin ta dëgjoni shumë e shumë herë. E kanë dhënë të gjitha televizionet. Në mënyrë të veçantë e kanë përsëritur shumë herë televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh, sa më shpesh, kryeministrin, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit, mori pjesë në garat kombëtare të notit krol në Detin Adriatik, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, mori pjesë në garat e ngjitjes në Murin kinez, në të cilat merrnin pjesë kryetarët dhe kryeministrat e shumë shteteve!
Ç'është e vërteta, tani, as televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, qoftë edhe në garat e notit në Adriatik, qoftë edhe në garat e ngjitjes në Murin kinez, nuk po e japin më fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas protestës së 21 janarit.
Disa ditë kam menduar: nuk po e japin sepse kryeministri i Shqipërisë mban shumë fjalime, nga disa fjalime në ditë, prandaj po të jepej edhe ai i 21 janarit prapë e prapë nuk do të dihej se cili është i sotmi, më i fundit! Dhe më i rëndësishmi! Por, sot, kur e dëgjova fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, sikur e kuptova pse televizionet tona, sidomos ato që kanë qejf dhe detyrë, detyrë demokratike, ta kallëzojnë aq shpesh kryeministrin e Shqipërisë, nuk po e japin më fjalimin e tij të 21 janarit.

E pse nuk po e japin më atë fjalim historik e revolucionar?
Nuk po e japin më sepse është shumë i ngjashëm, diku-diku plotësisht i njëjtë, me fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, dhe frikësohen mos ky fjalim do t'i frymëzojë shikuesit e tyre të mendojnë e të thonë: diktatorët, tiranët, despotët kanë një gjuhë - gjuhën e kërcënimeve, të frikësimeve, të dhunës, të vrasjeve.
E televizionet tona, sidomos televizionet tona që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë kryeministrin e Shqipërisë jo vetëm si noton dhe si ngjitet në Murin kinez, madje, edhe në Malin e Dajtit, por edhe si flet dhe çka flet, ndoshta nuk janë të lumtura pse ai, domethënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Libisë flasin gjuhë shumë të ngjashme politike, diku-diku gjuhë plotësisht të njëjtë politike. Revolucionare! Të pakohtë! Parake!

Por, në qoftë se televizionet, që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, nuk kanë qejf të dëgjohet më fjalimi i tij i 21 janarit, domethënë nuk kanë qejf ta bëjnë popullin të vetëdijshëm se kryeministri i tyre flet me gjuhë politike shumë të ngjashme, diku-diku plotësisht të njëjtë me gjuhën politike të kryetarit të Libisë, populli e ka shënuar në kujtesë atë fjalim dhe nuk e harron lehtë.  
Ata që e kanë kujtesën e jashtëzakonshme si Gjergj Fishta, si Fan Noli, si Faik Konica, si ish kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, si ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa, si unë e si një numër tjetër i mjekëve, i fizikanëve, i shkrimtarëve të Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës, nuk do ta harrojnë kurrë, kurrën e kurrës, atë fjalim. Dhe, nuk do ta harrojnë kurrë, sepse ishte fjalim antologjik revolucionar, si edhe fjalimi i kryetarit të Libisë i mbajtur më 23 shkurt.
Ç'është e vërteta numri më i madh i qytetarëve të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë intelektualët e sipërpërmendur, e dinë fare mirë se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, gjatë shumë e shumë vjetëve të tij në pushtet, qoftë si kryetar i Shqipërisë, qoftë si kryeministër i Shqipërisë, qoftë si kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qoftë, më herët, si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë ndonjëherë ishin edhe më revolucionare se fjalimi i 21 janarit apo se fjalimi i Moamer el-Gadafit i 23 shkurtit.
Krahasojini fjalimet e kryeministrit tonë, që ka mbajtur si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në mbledhjet e kësaj organizate në Universitetin Shtetëror të Tiranës; fjalimet që ka mbajtur si kryetar i Shqipërisë, mbasi u shpërbë organizata themelore e Partisë së Punës në të cilën ishte sekretar; fjalimet që ka mbajtur si kryeministër i Shqipërisë; fjalimet që ka mbajtur, oh sa shumë fjalime, si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qe njëzet e sa vjet - krahasojini të gjitha këto fjalime të tij me fjalimet e kryetarit të Libisë dhe do të shihni, do të shihni e do të bindeni, se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, në vazhdimësi ishin fjalime revolucionare sa fjalimet e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi i plotë i fjalimeve të fundit të këtyre dy shtetarëve, u bë më i dukshëm se i fjalimeve të tyre të mëparshme, sepse ishin fjalime kur edhe njëri edhe tjetri e ndien veten pisk, u gjetën në, si e quan filozofi Karl Jaspers, situatë skajore, të rrezikuar në fronin në të cilin ishin venduar. Fjalime më të mira gjithmonë mbahen kur gojëtari është i tronditur. Ishin ato dy fjalime antologjike revolucionare të dy politikanëve të tronditur shumë emblematikë të popujve të tyre, që jetojnë në dy kontinente: njëri në kontinentin afrikan, kurse tjetri në kontinentin evropian, që jetojnë larg njëri-tjetrit, por që shumë i përngjasojnë njëri - tjetrit pikë së pari sepse e duan pushtetin si t'i kishte bërë një nënë! Dy fjalime shëmbëllyese. Revolucionare historike!
Çka i bënë të ngjashme, jo, më falni, çka në thelb i bënë identike këto dy fjalime të të dy shtetarëve prej të cilëve njëri sundon dyzet vjet, kurse tjetri njëzet vjet? Ngjashmërinë, kur e kur njëjtësinë e këtyre dy fjalimeve të parët e kanë vërejtur dhe paraqitur matur, kujdesshëm, më mirë se unë, në tv, Filip Çakuli, Saimiri dhe Doktori - tre artistët, që për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, për shëndetin e tyre politik e moral, për demokracinë, po bëjnë më shumë se shumë institucione dhe se shumë intelektualë bashkarisht. Unë, ndërkaq, po merrem edhe me shkaqet që i bëjnë të ngjashme këto dy fjalime.
Përmbajtja e shëmbëllesës
-Të dy fjalimet i drejtohen popullit, në tërësi. Natyrisht. Tiranët, despotët dhe diktatorët kanë qejf t'u drejtohen të gjithëve, por të qërojnë hesape me të veçantit.
-Në të dy fjalimet bëhet dallimi midis atyre nënshtetasve që rrinë urtë, qetë, që janë besnikë, ndaj sundimtarit të tyre dhe atyre që janë ngritur në protestë kundër atij sundimtari.
-Në të dy fjalimet thuhet, shumë vendosmërisht, se pavarësisht prej numrit të protestuesve, as kryeministri, as kryetari, nuk do të tërhiqen. Jo! Kurrën e kurrës. Pavarësisht sa do të zgjasin aty protestat.
-Në të dy fjalimet ftohen anëtarët e partisë së kryeministrit Sali Berisha dhe besnikët e kryetarit Moamer el-Gadaf që të jenë në gatishmëri kur t'u thuhet të dalin në protestë, të cilën i pari e quan miting, kurse i dyti e quan popull, për të treguar përkrahjen ndaj sundimtarit.
-Në të dy fjalimet, protestuesit, herë të gjithë e herë disa grupe të tyre, quhen kriminelë, jo, më falni, banditë.
-Në të dy fjalimet, protestuesit zhvlerësohen si përdorues të drogës dhe të alkoolit, që i bëjnë të sillen pakontrollueshëm e të ushtrojnë dhunë kundër forcave të rendit!
-Në të dy fjalimet, protestuesit quhen të paguar, më së shumti prej armikut të brendshëm - opozitës, por nuk përjashtohen as paratë e armikut të jashtëm, të vjetër a të ri.
-Në të dy fjalimet arsyetohen vrasjet e protestuesve me "argumentet" e gjithmonshme të tiranëve, despotëve e diktatorëve - janë vrarë duke u përpjekur të pushtojnë institucionet dhe të marrin pushtetin!
Në të dy fjalimet akuzohen protestuesit se kanë plagosur e kanë vrarë njëri-tjetrin me qëllim që për vrasjen e plagosjen e tyre të akuzohen forcat e rendit, domethënë mbrojtësit e kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë.
Në të dy fjalimet, të dy sundimtarët, ky i Shqipërisë gojavetë dhe me gojën e ministrit të ushtrisë, kurse ai i Libisë, me gojën e të birit, i përkujtojnë protestuesit se, po e deshi puna, protestuesit do t'i paqesojë ushtria!
-Në të dy fjalimet autorët e tyre tregojnë se e duan shumë krahasimin si figurë të shprehjes politiko-poetike: edhe kryeministri shqiptar, edhe kryetari i Libisë, i krahasojnë organizuesit e protestës, domethënë armiqtë politikë, me miun që lyp vrimën për t'u fshehur kur hidhërohen ata!
-Në të dy fjalimet, siç shihet, mbizotërojnë dy trajta të ligjërimit: akuza dhe kërcënimi.
Pikat e takimit, në të vërtetë pikat e njëjtësimit të fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë më të shumta, por edhe këto të theksuarat janë të mjafta për të dëshmuar se koncepti pushtetor i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, është në mos plotësisht i njëjtë, së paku tepër i ngjashëm.
Si të mos jetë, o Zot!

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, e njëjtësojnë qeverisjen me sundimin, kontratën shoqërore midis popullit dhe përfaqësuesit të zgjedhur me sundimin e pakufizuar.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë, e dëshirojnë sundimin e tyre si sundim të pafund, derisa të jenë gjallë. Për arsye pse e dëshirojnë dhe e kuptojnë kështu sundimin, kryeministri shqiptar u drejtohet qytetarëve të Shqipërisë kështu: do të jem në politikë, e kjo për të do të thotë në pushtet, edhe tridhjetë vjet, derisa të bëhet 110 vjeç, kurse kryetari i Libisë i drejtohet popullit kështu: nuk do të largohem prej vendit. Kurrë!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë nuk e fshehin fare se janë të gatshëm të vdesin për të mbetur aty ku janë: në pushtet.
Për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë, u drejtohet protestuesve, opozitës, të gjithë atyre që shprehin dëshirën që të largohet prej pushtetit: ata që do të provojnë edhe një herë t'i afrohen ndërtesës së kryeministrisë do të marrin përgjigjen që nuk e kanë imagjinuar kurrë!
Për këtë arsye kryetarit i Libisë i drejtohet popullit: do të vdes si martir. Natyrisht: në fron.


Të përsëris: Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me gjuhën politike me të cilën flet edhe diktatori i Libisë, Moamer el-Gadafi. Dhe, duhet të jetë shumë e shqetësuar Shqipëria sepse gjuha politike e të parit si edhe gjuha politike e të dytit burojnë prej mendësisë pushtetore në thelb të njëjtë, që është mendësi e kërcënimit, e frikësimit, e shtypjesh, e vrasjes.
Në qoftë se do që të jetë shtet i qytetëruar, me rend politik-shoqëror demokratik, në të cilin demokracia do të jetë marrëdhënie midis njerëzve, shtet i së drejtës, shtet me qëndrueshmëri, me shëndet moral, me nderim e autoritet në botë dhe, më në fund, shtet i pranuar në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të lirohet prej konceptit pushtetor berishian - gadafian. Kur të lirohet prej këtij koncepti të tejskajshëm për pushtetin, Shqipëria do të lirohet edhe prej asaj gjuhe revolucionare, shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, që e dëgjon nga goja e kryeministrit dhe e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë a - më saktë e thënë - nga goja e kryetares së Kuvendit të tij. E vë peng veprën dhe etikën time mendore dhe them: Shqipëria do të lirohet prej atij koncepti vrastar pushtetor dhe, më në fund, prej asaj gjuhe shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, gadafiane, vetëm në qoftë se lirohet prej kryeministrit të sotëm të saj, Sali Berisha.
Nga Rexhep Qosja, G. Shqiptare,
Për të gjithë ju që ndoshta e keni harruar fjalimin e kryeministrit Berisha më 21 janar, pak orë pas përfundimit të demostratës,ku deklaronte se viktimat ishim goditur me plumb pistolete nga afër dhe nga vetë protestuesit, iu risjellim videon me deklarimet e tij, në një kohë që e gjithë bota sytë i kishte kthyer nga Shqipëria
http://www.youtube.com/watch?v=6xIekov-aLY

Stop Injorancës - Ndal Paditurisë

Rrëfej vrasjen shtazarake të Emit, nga biznesmeni

Babai i këngëtares Emmy është i brengosur, po aq sa i revoltuar. Në këtë intervistë për MAPO-n Ali Hidesha e konsideron vdekjen e së bijës një vrasje shtazarake, ndërsa njeriun që është në pranga, një person të kamur dhe të fuqishëm, aq sa për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve.
Babai i këngëtares mohon versionin e biznesmenit kosovar, duke shtuar se e bija i kishte rrëfyer 10 ditë më parë se Aziz Kelmendi i bënte presion, për t’i imponuar një lidhje intime.

Ai hedh dyshime se dëshmitarët okularë janë manipuluar dhe ngulmon se do të kryejë të gjitha verifikimet, për t’i shkuar të vërtetës deri në fund.

Zoti Hidersha, vdekja e vajzës suaj ka shokuar një pjesë të madhe të opinionit publik, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta. Ju, çfarë të dhënash keni deri tani, çfarë ka ndodhur natën e së shtunës?
Të dhënat e mia janë se bëhet fjalë për një vrasje me paramendim të plotë dhe shtazarake. Unë kam qenë edhe në komisariat dhe kam dhënë deklarimet e mia lidhur me këtë çështje. Janë botuar disa artikuj, që i janë referuar kryesisht deklarimeve të autorit, i cili ka pretenduar një lidhje prej një viti e gjysmë me vajzën time dhe që paska shprehur se e ka aksidentuar pa dashje, ndërsa vajza i është avitur në makinë. Këto janë të gjitha të pavërteta. Vajza është gjetur rreth 60 metra në distancë nga klubi, ku ishte me shoqen e vet. Është e pamundur që ai ta ketë tërhequr zvarrë për gjithë atë distancë. Unë nuk kam qenë vetë aty dhe kërkoj që organet kompetente ta zbardhin plotësisht këtë ngjarje. Por kam dyshime të forta, pasi ai është një njeri shumë i kamur dhe druaj se do i vërë në dispozicionin e tij njerëzit që hetojnë.

Pse dyshoni se mund të ndikojë mbi hetimet i dyshuari?
Sepse deri më tani, unë kam dijeni se dy dëshmitarët kryesorë janë pikërisht dy personat që ia ka servirur ai policisë. Është një vajzë, që unë nuk e njoh se kush është dhe ai e ka paraqitur si dëshmitare si dhe një djalë nga Shkodra. Unë vetë, kur isha në polici, kam patur një debat të ashpër me policët që ishin aty dhe që morën deklarimin tim. U revoltova shumë kur më thanë se e kishte vrarë në mënyrë aksidentale dhe se vajza është përpjekur t’i hipte në makinë.  
Si mund ta thonin ata këtë gjë, ende pa bërë asnjë ekspertim kriminalistik mbi makinën apo mbi vajzën? Ata anonin dukshëm nga versioni që ka dhënë autori. Ai ka pretenduar se e ka aksidentuar pa dashje, ka ikur në fillim, është larguar për nja pesë minuta dhe më pas ka njoftuar policinë për një aksident. Kur është rikthyer, policët e kanë prangosur dhe e kanë akuzuar për vrasje. Unë nga ana ime kam dhënë deklaratën time në polici. U kam bërë të qartë atyre edhe një element të rëndësishëm. Mua vajza para 10 ditësh më është ankuar në lidhje me këtë njeri. Ne e njihnim atë që më përpara edhe unë e kam njohur personalisht. Ai, duke qenë i angazhuar në biznesin e muzikës, ka bashkëpunuar dhe ndihmuar vajzën në disa evente muzikore. Para 10 ditësh, vajza më thotë se e kishte kërcënuar dhe i bënte shumë presion për t’u lidhur me të. Vajza më tha se kishte debatuar ashpër me të. Më tha se i kishte bërë të ditur se njihte bashkëshorten dhe fëmijët e tij dhe se ai kishte moshën e babait të saj dhe ishte e paskrupullt që i bënte presion për t’u lidhur. Unë nga ana ime kam dashur që ta takoj këto ditë, por nuk kam mundur. Kam dashur ta takoj dhe t’i thoja që të mos i binte më qafë vajzës. Ndihem keq se duhej të kisha këmbëngulur më shumë për ta gjetur dhe për t’i folur.
Ai ka pretenduar një lidhje me vajzën tuaj në deklaratat e dhëna në polici…
Ai e njihte Elsinën dhe e ka ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar në lidhje me biznesin dhe karrierën e saj muzikore. Në momentin kur ai nisi të bënte presion mbi vajzën për t’i imponuar një lidhje, lindën dhe debatet. Pretendimet e tij se vajza ime i ka bërë skena xhelozie, kur e pa të shoqëruar me dikë tjetër, janë tërësisht të pavërteta, pasi që 10 ditë më parë, vajza ma ka thënë me shumë shqetësim se ai po i bënte shumë presion, madje ma ka kërcënuar vajzën dhe i ka thënë do të të zhduk nga faqja e dheut, do të të vras nëse nuk bën si të them. Këto m’i ka thënë vetë vajza mua. Ai është njeri i kamur dhe i fuqishëm ekonomikisht dhe këtë madje ia ka përmendur vajzës edhe gjatë presioneve që i ka bërë më parë. Të gjitha këto m’i ka shprehur vetë Elsina.

Keni kontaktuar ju me shoqen e saj, që ishte me Elsinën në lokal atë natë?
Po, ne kemi kontaktuar me të. Ajo është këngëtare dhe mike e vajzës, quhet Valza Bajrami. Gjatë kohës kur ka ndodhur vrasja, ajo ka qenë brenda klubit dhe ka shkuar pasi vajza është gjendur e shtrirë në tokë dhe nga ky këndvështrim, ajo nuk është dëshmitare okulare e momentit vdekjeprurës. Asaj i ka rënë të fikët madje, kur ka parë gjakun në mes të rrugës.
Ju vetë keni kontaktuar dëshmitarë okularë, që kanë parë me sytë e tyre atë çka ndodhi atë natë?
Unë ende nuk kam kontaktuar. Por sigurisht që do i gjej dhe do bëj të gjitha përpjekjet, pasi aty ka patur shumë njerëz atë natë. Së pari, kanë qenë rojet, ka disa roje aty pranë, pasi janë disa aktivitete private anës asaj rruge. Por ka patur dhe dëshmitarë të tjerë, që janë kalimtarë me makina që kanë parë atë se çfarë ka ndodhur. Pra, dëshmitarë ka patur dhe unë e di mirë këtë gjë. Në dijeninë time, policia nuk i ka thirrur këta njerëz. Madje, kur i kam thënë policisë se si kishte mundësi që bazohej në mënyrë të njëanshme vetëm në deklaratat e autorit, më kanë thënë që t’i gjeja vetë dëshmitarët e tjerë dhe t’ua sillja.

Në lidhje me dy dëshmitarët që ka sjellë vetë autori, a kanë qenë prezentë atë natë me të në makinë?
Ata janë një vajzë dhe një djalë nga Shkodra. Këtë vajzën e kam parë rreth një orë e gjysmë pas ngjarjes, që ka ardhur për t’u marrë në pyetje e shoqëruar nga një polic. Ka qenë me rroba gjumi dhe me shapka shtëpie. Për këtë vajzë dyshoj shumë, nëse ka qenë vërtet prezente në vendin e ngjarjes me të vërtetë apo thjesht ka ardhur t’i bëjë alibinë autorit.

E njihte vajza juaj këtë dëshmitare që ka sjellë autori?
Një mikeshë e vajzës sime që gjendej atë natë në polici më tha se vajza njihej me të, pasi i kishte parë të përshëndeteshin dhe të bisedonin për disa minuta me njëra -tjetrën disa ditë më parë. Me këtë dëshmitare dua të flas edhe vetë dhe ta pyes.

Nga të dhënat e deritanishme, mendohet se autori i dyshuar ka dhënë si alibi takimin e rastësishëm në klubin “Venue”. Në dijeninë tuaj, a ka patur më përpara kontakte telefonike vajza me të dyshuarin, kontakte telefonike?
Së pari, dua të bëj të ditur se çanta e vajzës dhe telefoni i saj nuk janë gjetur, janë zhdukur. Vajza ka dalë me çantën dhe me telefonin e saj nga klubi, por ato nuk janë gjetur. I kam kërkuar policisë që të gjente çantën dhe telefonin e vajzës, po më kanë thënë se nuk kanë mundur ta gjejnë.  
Megjithatë, mjafton të dihet numri për të identifikuar thirrjet dhe zbardhur tabulatet. Kërkoj që policia dhe prokuroria të hetojnë rrënjësisht çdo detaj të kësaj çështjeje, pasi unë nuk e fal vrasjen shtazarake të vajzës. Për mua ajo ka qenë një vrasje tërësisht gjakftohtë, madje me një skenar të qëndisur mirë, për ta paraqitur si aksident. I kërkoj hetuesve dhe e ripërsëris që të hetojnë dhe të gjejnë menjëherë të vërtetën.

Intervistoi: Habjon Hasani, R. mapo

Indiferentët

I urrej indiferentët e besoj, si Friedrich Hebbel, që « të jetosh, do të thotë të jesh partizan» e që njerëzit e ndarë nga qytetërimi nuk mund të ekzistojnë.
Kush jeton me të vërtetë nuk mundet të mos ketë qytetari dhe as të veçohet. Indiferenca është plogështi, parazitizëm e mungesë burrërie. Indiferenca nuk është jetë e për këtë unë i përbuz indiferentët.

Indiferenca është pesha e vdekur e Historisë, është goditje plumbi për novatorin, është materia inerte që fundos shpesh entuziazmet më të ndritura në moçalet e kufomave të qytetërimit të vjetër, të cilin e ruan më mirë se sa muret e fortesave, më mirë se sa gjoksi i luftëtarëve të saj, mbasi ajo gëlltit trimat në thellësitë e tokës së etur, i dekurajon dhe ndonjeherë i bën edhe të tërhiqen nga ndërmarrja e tyre heroike. Indiferenca vepron fuqishëm në Histori.
Ajo vepron në mënyre pasive, por ajo vepron. Ajo është fataliteti. Ajo është e tillë që të lë pa mbështetje. Ajo është e tillë, që të ç' organizon programet, t'i përmbys planet e ndërtuara më së miri; është materia e papërpunuar që rebelohet me inteligjencën dhe e ndrydh atë.
E keqja më e madhe që buron prej saj është se në vënd që të ketë përfitim nga një akt me vlera të mëdha për njerëzimin, ka humbje, për shkak të indiferencës së një grupi qe vepron me mospjesëmarrjen e tij, me mungesën e tij numerike ...
Ajo çfarë ndodh, nuk ndodh për shkak të një numri njerëzish që shpreson që kjo të ndodhë, por për shkak të kësaj mase që ligështohet e heq dorë nga vullneti, që veçohet e i lë gjërat në dorë të fatit, që tërhiqet dhe lejon të lidhen të tilla nyje, që vetëm shpata mund ti shbëjë, që lejon shpalljen e ligjeve që mund t'i shfuqizojë vetëm rebelimi, që lejon të mbrrijnë në pushtet të tillë njerëz që vetëm një kryengritje mund t'i përmbysë.
Fataliteti që duket sikur dominon Historinë, nuk është asgjë tjetër vetëm se pamja e gënjeshtërt e kësaj indiference, e kësaj mungese.
Shumë prapaskena gatuhen në hije. Një numër i vogël njerëzish mund të veprojë jashtë normave të kontrollit, duke ndryshuar strukturën e jetës së komunitetit, në nje kohë që masa tjetër e injoron këtë veprim dhe as që e vret mëndjen të lodhet për një gjë të tillë.
Fatet e një brezi mund të manipulohen për shkak të vizioneve dhe koncepteve të kufizuara, qëllimeve të çastit apo ambicieve dhe pasioneve vetiake të një grupi të vogël njerëzish, në një kohë që masa tjetër i injoron ato e as do t'ja dijë për pasojat.
Por e keqja është se faktet dalin në skenë pasi janë pjekur dhe vetëm atëhere, kur pëlhura e endur në hije është përfunduar... e pastaj duket sikur është fataliteti ai që shkatërron gjithçka dhe të gjithë, duket sikur Historia nuk është gjë tjetër përveç se një fenomen i jashtëzakonshëm natyror brënda të cilit ne jemi të gjithë viktima, dashje pa dashje, me ose pa dëshirën tonë, me ose pa dijeninë tonë, edhe nëse kemi vepruar apo kemi qënë indiferentë.
Dhe së fundi, kjo masë njerëzish inatoset, dëshëron të shpëtojë nga pasojat, duke kërkuar se kush është fajtori e duke i larguar përgjegjësitë nga vetvetja.
Disa madje ankohen me devocion, të tjerë mallkojnë në mënyrë të turpshme, por asnjëri prej tyre nuk i bën pyetjen vetes: nëqoftëse do ta kisha kryer edhe unë detyrën time apo nëqoftëse do të kisha provuar ta pohoja dëshirën time, këshillën time, a do të kishte ndodhur vallë kjo që ndodhi ?
Por askush ose pak njerëz mund të fajësojnë veten se kjo ndodhi për shkak të indiferencës së tyre, skepticizmit të tyre, apo pse ata nuk ja dhanë ndihmën në kohën e duhur atij grupi me ndjenjë të lartë qytetarie që, me të drejtë, për të eviruar të keqen propozoi të luftonte për të fituar drejtësia.
Pjesa më e madhe e tyre, përkundrazi, preferojnë të flasin për dështimin e idealeve, të programeve të shkatrruara përgjithmonë e banaliteteve të tjera të ngjashme me to. Ata rifillojnë kështu, t'i shmangen plotësisht përgjegjësisë. Dhe kjo nuk ndodh vetëm se ata nuk i shohin qartë gjërat ose nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje për problemet më urgjente.

Problemi është se këto zgjidhje mbesin gjithnjë shterpe dhe se kontributi i tyre në jetën e komunitetit nuk animohet nga asnjë ndjenjë morale ; ai është produkt i kuriozitetit intelektual dhe aspak një ndjenjë e fortë përgjegjësije historike, e cila duhet të na përfshijë të gjithëve e që nuk pranon as agnosticizëm e as indiferencë, e cilitdo lloji qoftë.
Unë i përbuz indiferentët edhe për arsyen se ankesat qaramane të këtyre « inocentëve të përjetshëm » më bezdisin.
I kërkoj llogari sejcilit prej tyre për mënyrën se si e ka kryer detyrën ndaj jetës për atë që ajo i ka falur e i fal çdo ditë, për atë që kanë bërë e për atë që nuk kanë bërë. Dhe e ndjej për detyrë të mos kem mëshirë për ta e të mos i ndaj lotët e mija me të tyret.
Unë jam partizan ; jetoj e ndihem burrëror në ndërgjegjen time, mbasi luftoj për lumturinë e së ardhmes, të cilën e ndërton e gjithë qënia ime.
Dhe brënda saj, zinxhiri social nuk bazohet në një numër të vogël elementesh; brënda saj, asgjë që ndodh nuk është rastësi apo fatalitetit, por është vepra inteligjente e një qytetari.
Ndergjegja ime nuk mund të pranojë asnjë njeri që qëndron në dritare e bën sehir gjatë kohës që një numër i vogël njerëzish sakrifikohen e derdhin gjakun në këtë sakrificë.
Atë që mbetet në dritare vetëm për të parë, që e ka mbushur jetën vetëm me atë pak gjë që mund t'i ketë ofruar aktiviteti i tij personal dhe që e zbraz zhgënjimin e tij duke poshtëruar të sakrifikuarin, atë që është përgjakur, vetëm pse sakrifica e tjetrit nuk ja ka përmbushur synimet e tij, - atë nuk mund ta pranoj. Unë jetoj. Unë jam një partizan, një mbështetës. Për këtë arsye, i përbuz të gjithë ata që nuk marrin pjesë.
Pra, i urrej indiferentët.

*Këto fjalë të Antonio Gramshit, filozofit të shquar italian me origjinë shqiptare u lexuan në Festivalin e Sanremos.

Përktheu: Edlira Dedja Shekulli

Dragostunja, fshati mes dy llojeve të islamit

Një fshat me rreth 2 mijë banorë, me rreth 50 hoxhallarë dhe dy xhami që predikojnë dy lloje të ndryshme islami, u vendos në qendër të vëmendjes së “Shqipëria Tjetër”, reportazhi i transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 19:30.
Fenomeni është unik për nga lloji i tij në vendin tonë. Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Dragostunja përballet me një mjerim të tejskajshëm, të cilin njerëzit përpiqen t’a kalojnë, vetëm falë ushqimit të shpirtit.

Nga rruga nacionale, Dragostunja dallohet me vështirësi për shkak të pozicionit thuajse të fshehur, përgjatë një lugine mes maleve të Librazhdit. Në qendër të fshatit duket minarja e xhamisë së vjetër. Këtu nisi konflikti, nga njëri krah, besimtarët ndjekës të rrymës tradicionale të njohur nga komuniteti musliman shqiptar e nga krahu tjetër, një grup të rinjsh të rikthyer në fshat pas studimeve të financuara nga shoqata private në vendet e Gjirit Persik e Afrikë.

Ndasia dallohet edhe me sy të lirë, pasi radikalet mbajnë mjekër të gjatë, ndërsa tradicionalet jo, ashtu si gratë, ku disa janë të mbuluara me ferexhe e perçe, ndryshe nga pjesa tjeter. 

Hoxha i xhamisë së vjetër, Faik Gurra, tregon pa ndrojtje ndryshimin e madh mes dy grupeve të besimtarëve.

Këta të rinjtë përshëndeten duke thënë Selam Alekum dhe janë shumë agresivë në çdo pikë”, thotë Gurra.

http://www.top-channel.tv/video.php?id=23149

Çarjes që ka hyrë në çdo shtëpi të fshatit nuk i ka shpëtuar as vetë hoxha Faik Gurra, vëllai i të cilit zgjodhi të ndiqte rrymën fetare të të rinjve. Zydi Gurra jeton vetëm pak metra nga xhamia që drejtohet nga vëllai i tij, me të cilin nuk flet që prej kohës kur zgjodhi të shkonte në xhaminë tjetër.Zydiu nuk pranon të na takojë e aq më pak të flasë, ashtu si pjesa dërrmuese e besimtarëve të xhamisë së re. Vetëm njëri prej tyre nuk heziton të thotë pak fjalë.

Përsa i përket ndarjeve, më shumë i zmadhojnë njerëzit, se sa ekzistojnë me të vërtetë”, thotë Shpëtim Bajrami, i cili është një ndjekës i rrymës së xhamisë së re.

Në xhaminë e re të ngritur në një rrëpirë mes pyjeve të dushkut, nuk gjejmë askënd. Shumica e besimtarëve janë larguar pasi kanë mësuar për mbërritjen tonë. Kjo godinë është ndërtuar këtu në mënyrë të shpejtë dhe pa asnjë leje, qoftë ndërtimore, qoftë nga komuniteti musliman. Më e çuditshme, nuk dihet as burimi financiar me të cilin ajo është ngritur.

Banorë, shumica nën zë, tregojnë se besimtarët e xhamisë së re, në kohën e rekrutimit, i përkisnin familjeve më të varfëra të fshatit, ndaj u bënë pre e lehtë për shoqatat e ndryshme e të panjohura islamike.Këto shoqata nuk dihet se nga erdhen, por ato më pas i tërhoqën të rinjtë për kurse dhe shkollime tërësisht private, në vende si Arabia Saudite, Siria, Sudani, Jordania, Katari e Kuvajti.


Gjithçka është kryer pa miratimin dhe duke tejkaluar Komunitetin Musliman Shqiptar. ”Këta na thonë se duhet të përshtatemi me këto të rejat, se besimi ynë është vjetëruar, por ne ndihemi më mirë nga të vjetrat”, thotë një banor i Dragostunjës. Siç na thonë në fshat, islamikët radikalë ndjekin tradita të tjera, jo vetëm përsa i përket lutjeve në xhami, por edhe në jetesën e përditshme.

Ata nuk marrin pjesë në dasma dhe morte jashtë grupit të tyre.

Rryma që ndjekin nuk lejon muzikën, orkestrën apo këngën në dasma e festa. Si në hidhërime dhe në gezime, gratë e burrat qëndrojne veç e veç, gratë duhet të jenë të mbuluara me perçe dhe ferexhe.
Besimtarët më ekstreme thonë se femrën islame nuk duhet t’a preke e t’a shohë as drita e diellit. Lejohen martesat brenda të njejtit trung, edhe me kushërirën e parë, në shumë raste në shtepi nuk lejohet as televizori.
Tradita këto shumë të largëta për muslimanet tradicionale shqiptarë.  Stop Injorances!

Para pak muajve gjykata e Durrësit  vendosi masën e gjykimit për shtetasin Artan Kristo. Ai u dënua me 5 vjet burg pasi akuzohej për nxitje të urrejtjes ne thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Edhe pse përpiqemi të kontaktojme me hoxhën e xhamisë së re është e kotë. Dy herë që e kërkojmë në shtëpi, nëna e tij ngre supet për vendodhjen, të paktën kështu na thotë.Askush nuk di të thotë përse fondacionet misterioze përzgjodhën të rinjtë e Dragostunjës. Dikush e lidh me traditën e hershme e të lidhur fort me islamin në këtë zonë që i ka bërë banorët të agjërojne fshehurazi edhe në kohën e diktaturës.

Të tjerë e justifikojnë me etjen e këtyre të rinjve për dije. Të tjerë thonë se ata thjesht tërhoqën njeri-tjetrin. Gjithçka mbetet në trajtën e fjalëve, sepse vetë besimtarët e xhamisë së re, nuk pranojnë të flasin për këtë gjë as në biseda private. Dragostunja është vetëm një fshat i vogël që jeton mes dy xhamive, por që paralajmëron për atë që mund të ndodhë nëse Shqipëria do të vazhdojë të jetë një han me dy porta, ku do te hyjnë e do të dalin shoqata e fondacione private fetare, ilegale a gjysëm ilegale, të cilat shfrytëzojne varfërinë dhe mungesën e informacionit të banorëve, për t’u imponuar një mënyre tjetër jetese, shpesh herë edhe të rrezikshme. 
Kjo është Dragostunja, e cila jeton mes realitetit tolerant shqiptar dhe një realiteti tjetër, të largët e kaq të panjohur.

Top Channel

Dita e parë e lirisë

Në një karikaturë anarkiste që gërmova diku në web paraqitej një tufë delesh. Delet mendojnë se janë të lira, meqë secila prej tyre është e lirë të votojë për bariun që do. Ajo çfarë delet nuk kuptojnë, është se në mënyrë djallëzore u kanë hequr të drejtën për të votuar një dele tjetër.
Sistemi ynë politik, me shumë pak ndryshime është i ngjashëm me këtë karikaturë. Ne jemi delet që votojmë prej 70 vjetësh të njëjtit barinj. 1..., 2..., 3..., 4 barinj në total, në 70 vjet.
4-5 barinj, dhe një tufë qensh ndihmës.
Asnjë dele nuk ngjitet dot falë aftësive të veta në këtë piramidë.

Edhe kur disa të rinj ngjiten në hierarkinë e sistemit, ndodh: ose se kanë parë bariun duke shtypur me makinë një dele, ose se janë gati marrin përsipër të urdhërojnë vrasjen e deleve për llogari të bariut, ose se e kanë ndihmuar bariun për tu bërë i pasur familjarisht. Një pjesë e mirë e të rinjve në politikë sot, janë të bijtë e dikujt, që i ka shërbyer njërit bari apo tjetrit këto 70 vjet. Mjafton të gjurmoni kush është i ati ose e ëma e "gjakut të ri" të politikës.

Por, kjo nuk del kurrë në lajme, as në TV.
Këtë, nuk ka nevojë t'ua them unë. Ata që rropaten përditë për të bërë përpara me ndershmëri ose me aftësitë e veta në këtë sistem, e dinë sa e vështirë është kur je një nga delet.

Pyetja që më intrigon, është, si ia arrijnë ta bëjnë këtë?
Si arrijnë të na bëjnë të besojmë këtë?
Barinjtë, kanë ndërtuar një sistem që na përpunon të djeshmen, të sotmen e të nesërmen, sipas nevojës së tyre. Ata, na bëjnë ne të besojmë atë që duam nëpërmjet 2 mjeteve më të mëdha nga na vjen informacioni e që janë dhe dy kudhrat më të mëdha moderne të shtypjes: shkolla dhe televizioni.


DELET SHKOJNË NË SHKOLLË
Në karikaturën që ju thashë, delet besojnë se janë të lira. Besojnë se janë të lira, sepse, ashtu ua kanë mësuar në shkollë.
Unë vij nga shkollat e Enverit, ku më mësuan se isha i lirë. Më është dashur shumë mund përgjatë viteve të pastrohem disi. Por, mbeturina informacionesh që më kanë mbrujtur me një histori të gënjeshtërt të Shqipërisë, e madje të krejt njerëzimit, janë akoma brenda meje.
Historia, në një farë mënyre është një iluzion, sepse ne nuk kemi jetuar vetë për ta ditur ç'ka ndodhur. Ne besojmë "faktet" që na i servirin librat e shkollës ose studiuesit. Prandaj e shkuara ndryshon vazhdimisht. Njerëz që nuk kemi si i verifikojmë mund të fusin "pak" duart e të ndryshojnë ndonjë detaj mbi të shkuarën. Është si një Party, ku vetëm delet nuk janë të ftuara.
Në "partyn" e përmbysjes së diktaturës, mungonin kryesisht ata që vërtet e përmbysën diktaturën. Por, edhe ata po sfumohen. Pas shumë vitesh, do kujtojmë se diktaturën e ka përmbysur Henri Çili.

Pas shumë vitesh, do besojmë se Gërdeci, ishte një fabrikë këpucësh, ku disa punëtorë të pakujdeshëm dogjën fabrikën duke bërë kafe turke me gazaqe.
Iluzioni ynë mbi historinë ndryshohet vazhdimisht, prej falangave të kompetentëve që shkruajnë librat e historisë ose dalin në TV.
Psh., librin e Shmidit mbi Skënderbeun e kundërshtuan me egërsi sidomos ata që as e kishin lexuar atë ose ata që nuk janë kompetentë të fushës. Historinë e shkruajnë barinjtë, ata që kanë në dorë një kërrabë, jo një libër.
Ndërsa ne tjerrim fjalë, sistemi arsimor, po përpunon breza të rinjsh si një fabrikë parafabrikatesh. Mjafton të lexosh Historinë e Popullit Shqiptar të klasës së 12 (miratuar nga Ministria e Arsimit) që akoma shkruhet me frymë marksiste dhe ku lavdërohet lideri i madh që na solli lirinë e demokracinë, Sali Berisha.
"... më 2001, vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur... Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë..."

Njeriu është qenie politike. Perceptimi ynë politik është i lidhur me historinë. Historia, është ajo që na mësojnë në shkollë. Sistemin arsimor e kanë në dorë barinjtë.
Atëherë të mos shkojmë në shkollë? Apo të marrim 10-a në Matematikë e 4-a në Histori?
Sistemi i ka marrë masat dhe për këtë. Ne mund ët mos shkojmë në shkollë, por, ne kalojmë orë të tëra para TV.


DELET, SHOHIN TV

Kam dëgjuar njerëz që besojnë se video Prifti-Meta ishte e montuar. Dhe jo njerëz të thjeshtë, por deri dhe artistë.
Ky është shembulli sesi një e vërtetë e dukshme dhe e parë drejtpërdrejt me zë e figurë, mund të deformohet nga sistemi mediatik në shërbim të bariut.
Ne nuk kemi akses të menjëhershëm në ngjarjet që ndodhin, përveçse mes mediave, ku pjesën e luanit në informim e zë TV.


Delet shohin TV? Atëherë, do shohin në TV atë të vërtetë që duam ne.
E vërteta është që publiku manipulohet përmes medias në favor të klasës sunduese. Noam Chomsky thotë se klasa sunduese këtë e realizon përmes interpretimeve mashtruese, përmes përzgjedhjes së lajmeve, duke dhënë vetëm lajme që ilustrojnë qëllimin e tyre e duke heshtur për të tjerat, ose dhe thjesht përmes gënjeshtrës së pastër.
Sepse, delet shohin shumë TV. Dhe e kanë më kollaj të besojnë çirakët e Bariut që gënjejnë duke thënë që me 28 Janar kishte 6 mijë vetë në shesh, sesa syve të tyre, që të tregonin pafundësinë e zezë në bulevardin e vakisë.
Armiku më i madh i yni, është arma e tyre më e fortë. TV. Dhe, televizioni nuk është si depot e 97-s, ku të gjithë mund të shkojmë e të marrim nga një kallash. TV, është i tyri, dhe arma e vërtetë nuk janë antenat, por njerëzit e shitur që u shërbejnë barinjve. Delet, që kujtojnë se nuk janë dele.
Dhe nuk është vetëm TV. Është një sistem i tërë mediatik, që na shoqëron që të vegjël, derisa arrijmë moshën për votim, derisa bëjhemi prindër, e derisa i edukojmë fëmijët ashtu siç sistemi na ka përpunuar.


THE TRUMAN SHOW
Herë pas here, qëllon që rrugët janë të boshatisura, sepse njerëzit janë brenda duke parë një program TV. Programi mund të jetë shumë i dyshimtë në cilësi, por, qëllon që është një show që i tërheq të gjithë.

Kjo, më tremb.
Fakti që një show ka fuqinë ti ulë njerëzit si me "komandë" para TV dhe të lenë çdo punë tjetër tregon që nuk jemi ne që komandojmë telekomandën. Është TV që na komandon përmes telekomandës që ne mbajmë në dorë. Dhe kur them TV, e kam fjalën për ata që financojnë dhe drejtojnë TV, dhe përmes saj, mënyrën sesi ne informohemi.

Ka njerëz, që kalojnë tërë kohën e lirë para TV.
Ka njerëz, që besojnë çdo gjë që thuhet në TV.
Ka njerëz, që nuk dalin të blejnë ushqimet, sepse nuk duan të humbin një program në TV.
Ka njerëz, që bëhen të famshëm vetëm se kruajnë hundën 3 muaj rresht në TV.
Ka njerëz, që luftën që ndodh jashtë dritares së tyre, preferojnë ta shohin më mirë në TV.

Korruptimi nga pushteti, është i pashmangshëm, sidomos në shoqëritë parademokratike si e jona. Sa më absolut pushteti, aq më i madh korruptimi. Falanga e shtetarëve të këtyre 20 viteve e ka treguar qartë këtë.

Për të mbrojtur pushtetin e korruptuar, historia duhet ndryshuar, njeriu, duhen mbajtur i hutuar me të tëra mjetet.
I duhen nxjerrë njerëz me gishtin në hundë, që ta mbajnë para ekranit 24 orë. I duhen nxjerrë balerina. I duhen nxjerrë gazetarë e analistë me rroba firmato. I duhet përsëritur gënjeshtra non stop, nga sa më shumë të deleguar të bariut.
Në kohët e sotme, ne pretendojmë që skllavëria është zhdukur, por ajo është bërë thjesht më e sofistikuar. Dhe, në pamje të parë, më "argëtuese".
Ajo që ndodh vërtet, është që në kohët moderne historia manipulohet përmes TV. Historia, e djeshmja, e tashmja dhe e nesërmja.
"Zinxhirë të praruar ty kanë për të ofruar".

FUNDI I LIRISË

Na kanë bërë të besojmë se jetojmë të lirë. Se Sali Berisha na solli vizat. Se Edi Rama ndryshoi Tiranën.
Se jemi të lirë, se për hatër të mbrojtjes së Demokracisë e Lirisë sonë u vranë 4 vetë në bulevard, se policia është aty për të na mbrojtur, se ekonomia po lulëzon, se pa këta barinj, ne nuk mund të ekzistojmë.
Më e keqja, ata na bëjnë të besojmë se cilat janë ngjarjet e rëndësishme, dhe çfarë "mendojmë" ne për to, permes edicioneve të manipuluara e analistëve të shitur.
Dhe ndodh ajo që thotë Chomsky, që ata manipulojnë marrjen e miratimit tonë për çdo gjë që bëjnë, që nga plumbat kundër protestuesve e deri te buxheti i shtetit.
Televizori, është një mjet komunikimi me një krah. Vetëm vjen informacion, por nuk shkon. Vetëm na thonë atë që duan, por nuk na dëgjojnë kurrë.
Dita ime e parë e Lirisë, do jetë dita kur do të hedh televizorin tim nga ballkoni i katit të 3-të.

Koloreto Cukali

Gaddafi, dhëndër shqiptar?

Një histori e rrallë vjen ekskluzivisht nga portali Shqipmedia, një lajm që nuk e keni ditur, e ajo është se diktatori libian sundimtari i Libisë që këto ditë është top temë e mediave botërore, është dhëndër shqiptarë respektivisht Gadafi është i martuar me një vajzë shqiptare.

Kush është Safija, gruaja e Gadafit, nga e ka prejardhjen, si ishte fëmijërija e saj, si u njoftua me Gadafin, stafi i portalit, dje qëndroi në fshatin Poroj të Tetovës për tu njohur me këtë histori interesante.
Bashkëbiseduesi ynë ishte Abdylselam Emini ish-arsimtar i shkollës së fshatit i cili na rëfeu të gjithë këtë storie interesante. Njëherit Abdylselam Emini është miku i afërt Jonuzit babait të gruas së Gadafit, gruaja e Abdylselamit njëkohësisht është edhe vajza e axhës se Safijes.
Siç rrëfeu bashkëbiseduesi ynë, kjo histori është pak e ndërlikuar, por është 100% e vërtetë dhe aty nuk ka dyshim. Sipas tij, Safija është vajza e Jonuz Baftjarit ( Jonuzit ) i lindur në fshatin Poroj të Tetovës i cili si pjesmarës në luftën e dytë botërore pas saj është shpërngulur në Beograd dhe ka banuar në lagjen Rakovica. Në këtë lagje hap edhe një gjelltore dhe si një ish partizan dhe tregtar Jonuzi ka gëzuar një autoritet të madh në lagjen Rakovic. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë, Ismetin dhe Safijen e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë Moamar Gadafit. Por çka ndodh më tutje ?
Sipas, Eminit kur Safija ka patur vetëm 6 vjet babi i saj Jonuzi burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej 6.5 vite. Ndërkohë duke qenë në burg vdes gruaja nëna e Safijes dhe mbikqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një komshije e afërt me familjen e Jonuzit. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një grua serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga serbja: Të harrojë fëmijët Ismetin dhe Safijen të cilën me zemër të thyer e pranon dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër të ja falë komshijes e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.
Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me ate hap të ndërmarë nga babai i tyre e sidomos Safija qe nuk ka dashur të takohet me të por jo edhe vëllau i saj Ismeti i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babain e tij , fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës të cilët kanë punuar në Beograd. Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjherë ka rastis të takojë mixhën e saj ( vëllaun e Januzit ) i cili poashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht për shkak të komunikimit të vështirë të Safijes në gjuhën shqiptare dhe ky i fundit ka qeras atë më molla dhe sheqerka ndonjëhere edhe me para.
Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në menzën për studentë të huaj në Beograd pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gadafin i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Menza e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllaun e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.
Pas një kohe të gjatë ( flasim për vitet e 80-ta ) bashkëbiseduesi yne AbdylSelam Emini dhe disa bashkëfshatar tjerët kanë marrë ndërrmarë iniciativë për të udhëtuar në Libi dhe të takojnë Safijen dhe Ismetin mirëpo duke marrë parasysh rregjimin e Gadafit i cili ka patur raporte shumë të mira me ish-Jugosllavinë pasi kjo e fundit nuk ka dashur asnjëhere të dihet botërisht se Gadafi është martuar me një shqiptare dhe kështu nuk kanë dashur të rrezikojnë jetën e tyre dhe aty ka përfunduar gjithçka.
Gjithashtu Abdylselam Emini rrëfen edhe një detaj interesant nga bashkëbiseda që ka patur ai me Jonuzin babin e Safijes i cili ka treguar se disa herë ka tentuar që të marrë çertifikatat e fëmijëve të vet në qarkun e Policisë në Beograd dhe për të njëjtat është refuzuar disa herë kurse pas insistimit të madhë që ka patur Jonuzi ai herën e fundit thirret në bisedë informative në Polici dhe aty merr kërcënime se do ti merren të gjitha benefecionet që ka gëzuar si partizan dhe do të dëbohet nga Jugosllavia e atëhershme nëse edhe një herë kërkon çertifikatat e lindjes së Safijes dhe Ismetit, përfundon këtu rrefimin bashkëbiseduesi ynë Emini.
Banorët e Porojit të ndarë në kundërshtarë dhe përkrahës të Gadafit pasi sipas këtyre të fundit miku duhet të përkrahet në kohët e vështira, shpresojnë të paktën Safija dhe Ismeti të vizitojnë vendlindjen e babit të tyre që nuk është në mesin e të gjallëve dhe të njihen me prejardhjen e tyre njëkohësisht familjen e tyre në Poroj pasi tek fëmijët e Safijes rrjedh edhe gjak shqiptari.
Sipas banorëve të fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gadafit është botuar viteve 80-të në gazetën e atëhershme të Kosovës "Zani i rinisë". Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gadafit me të cilin ka disa fëmijë.

Bota Sot