Serbia ka filluar një ekspeditë arkeologjike në kërkim të varreve me mbishkrime në gjuhën serbe në zonën e Shkodrës në një përpjekje për të shkruar një histori serbe mbi truallin shqiptar.
Një ekip i Muzeut Popullor të Uzhicës, i kryesuar nga etnologia Bosa Rosiq, ka filluar punën për realizimin e një projekti të quajtur “Varret serbe dhe mbishkrimet mbi to” në vendet fqinje, midis tyre edhe në Shqipëri. Ky fakt është pohuar nga televizioni shtetëror serb RTS, sipas të cilit midis kërkimeve të parashikuara për t’u zhvilluar në Hungari, Rumani, Shqipëri dhe Itali, ato kanë përfunduar tanimë në Rumani, ndërkohë që kërkimet paraprake në Shqipëri, të parat e këtij lloji në këtë vend, treguan se në këtë projekt duhet të përfshihen edhe specialistë të fushave të tjera, “për shkak të historisë serbe, ashtu edhe për shkak të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Shqipëri”.
Objektivi i projektit të muzeut të Uzhicës, sipas RTS-së, është “leximi i historisë serbe në objektet fetare prej guri që, në fakt, në Shqipëri kanë mbetur shumë pak pas vendimit të marrë nga qeveria shqiptare e atëhershme për shkatërrimin e objekteve të kultit”.
Autorja e projektit, Bosa Rosiq, ka deklaruar se ka mbishkrime varresh serbe, megjithëse, sipas saj “për fat të keq, kur u suprimua përdorimi i shkrimit cirilik dhe kur u mbyllën shkollat serbe në Shqipëri, të gjithë duhet të kalonin te mësimi i shkrim-këndimit në gjuhën shqipe dhe në përmendoret fetare që u ngritën më vonë, dominojnë shkrimet latine.
“Ne kemi gjetur pranë një kishe vetëm një përmendore fetare, e shkruar me germa të qarta cirilike, që tregon se atje dikur ka pasur një vendbanim serb”, ka thënë Rosiq për RTS-në. Kërkimet e ekipit të muzeut serb janë bërë në bashkëpunim me shoqatën e serbo-malazezëve të Shqipërisë “Moraça-Rozafa” me seli në Shkodër. Burime pranë kësaj shoqate kanë bërë të ditur se gjetjet e deritanishme kanë nxitur të dyja palët (Moraça-Rozafa dhe Muzeu i Uzhices) për t’u kërkuar ministrive përkatëse shqiptare dhe serbe që t’i mbështesin specialistët përkatës në përpjekjet e tyre për të shkruar historinë serbe në truallin shqiptar.
Projekti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë në bashkëpunim me shoqatën serbo-malazeze ”Moraça-Rozafa” bëhet në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga një debat të gjerë për regjistrimin e popullsisë në këtë vend ku në bazë të ligjit kërkohet të deklarohet edhe kombësia.
Kërkesë për ndërrimin e kombësisë ka bërë edhe komuniteti serbo-malazez në Shkodër, i cili pretendon se kombësia e tyre u është hequr pa gjyq gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Me nisjen e kërkesave për ndryshim kombësie në serbo-malazeze edhe Gjykata e Shkodrës, njësoj si ajo e Sarandës, e cilëson ligjin për gjendjen civile antikushtetues dhe i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizim të tij. Ndërkohë që pretendimi i serbëve për varreza në territorin e Shqipërisë bëhet pas ndërtimit në territorin shqiptar në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë të dy varrezave për eshtrat e ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës Italo-Greke në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërtimi i tyre është bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kjo marrëveshje e cila ka gjetur zbatim në Shqipëri është kundërshtuar me forcë nga një pjesë e mediave dhe e historianeve në Shqipëri. Madje disa prej tyre i kanë konsideruar këto varreza si ekuivalenti i përmendores serbe të Fushë-Kosovës që përkujton betejën e vitit 1389. Sipas historianëve dhe analistëve, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri do të instrumentalizohen nga Athina siç bën Serbia me të ashtuquajturën trashëgimi historike serbe në Kosovë.
KohaditoreS
Kërkimet kanë nisur në kuadër të projektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë – “Pozita e pakicave kombëtare serbe në vendet fqinje”, në bashkëpunim me shoqatën serbo-malazeze me qendër në Shkodër, ”Moraça-Rozafa”.
Një ekip i Muzeut Popullor të Uzhicës, i kryesuar nga etnologia Bosa Rosiq, ka filluar punën për realizimin e një projekti të quajtur “Varret serbe dhe mbishkrimet mbi to” në vendet fqinje, midis tyre edhe në Shqipëri. Ky fakt është pohuar nga televizioni shtetëror serb RTS, sipas të cilit midis kërkimeve të parashikuara për t’u zhvilluar në Hungari, Rumani, Shqipëri dhe Itali, ato kanë përfunduar tanimë në Rumani, ndërkohë që kërkimet paraprake në Shqipëri, të parat e këtij lloji në këtë vend, treguan se në këtë projekt duhet të përfshihen edhe specialistë të fushave të tjera, “për shkak të historisë serbe, ashtu edhe për shkak të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Shqipëri”.
Objektivi i projektit të muzeut të Uzhicës, sipas RTS-së, është “leximi i historisë serbe në objektet fetare prej guri që, në fakt, në Shqipëri kanë mbetur shumë pak pas vendimit të marrë nga qeveria shqiptare e atëhershme për shkatërrimin e objekteve të kultit”.
Autorja e projektit, Bosa Rosiq, ka deklaruar se ka mbishkrime varresh serbe, megjithëse, sipas saj “për fat të keq, kur u suprimua përdorimi i shkrimit cirilik dhe kur u mbyllën shkollat serbe në Shqipëri, të gjithë duhet të kalonin te mësimi i shkrim-këndimit në gjuhën shqipe dhe në përmendoret fetare që u ngritën më vonë, dominojnë shkrimet latine.
“Ne kemi gjetur pranë një kishe vetëm një përmendore fetare, e shkruar me germa të qarta cirilike, që tregon se atje dikur ka pasur një vendbanim serb”, ka thënë Rosiq për RTS-në. Kërkimet e ekipit të muzeut serb janë bërë në bashkëpunim me shoqatën e serbo-malazezëve të Shqipërisë “Moraça-Rozafa” me seli në Shkodër. Burime pranë kësaj shoqate kanë bërë të ditur se gjetjet e deritanishme kanë nxitur të dyja palët (Moraça-Rozafa dhe Muzeu i Uzhices) për t’u kërkuar ministrive përkatëse shqiptare dhe serbe që t’i mbështesin specialistët përkatës në përpjekjet e tyre për të shkruar historinë serbe në truallin shqiptar.
“Ka shenja të vullnetit të mirë për vendosjen e bashkëpunimit për këtë çështje midis institucioneve shkencore, sikurse janë të tillë universitetet në Beograd, Shkodër dhe Tiranë”, ka deklaruar lidhur me këtë problem Pavel Jakoja, kryetari i shoqatës “Moraça-Rozafa” të Shkodrës.
Projekti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë në bashkëpunim me shoqatën serbo-malazeze ”Moraça-Rozafa” bëhet në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga një debat të gjerë për regjistrimin e popullsisë në këtë vend ku në bazë të ligjit kërkohet të deklarohet edhe kombësia.
Sipas nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, deri tani në Shqipëri kanë ndërruar kombësinë nga shqiptarë në grekë me vendim gjykate rreth 4 mijë shtetas shqiptarë, ndërkohë që, sipas Spahiut, ky numër do të jetë më i madh pasi në ndërrimin e kombësisë janë përfshirë edhe zyrat e gjendjes civile.
Kërkesë për ndërrimin e kombësisë ka bërë edhe komuniteti serbo-malazez në Shkodër, i cili pretendon se kombësia e tyre u është hequr pa gjyq gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Me nisjen e kërkesave për ndryshim kombësie në serbo-malazeze edhe Gjykata e Shkodrës, njësoj si ajo e Sarandës, e cilëson ligjin për gjendjen civile antikushtetues dhe i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizim të tij. Ndërkohë që pretendimi i serbëve për varreza në territorin e Shqipërisë bëhet pas ndërtimit në territorin shqiptar në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë të dy varrezave për eshtrat e ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës Italo-Greke në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërtimi i tyre është bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kjo marrëveshje e cila ka gjetur zbatim në Shqipëri është kundërshtuar me forcë nga një pjesë e mediave dhe e historianeve në Shqipëri. Madje disa prej tyre i kanë konsideruar këto varreza si ekuivalenti i përmendores serbe të Fushë-Kosovës që përkujton betejën e vitit 1389. Sipas historianëve dhe analistëve, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri do të instrumentalizohen nga Athina siç bën Serbia me të ashtuquajturën trashëgimi historike serbe në Kosovë.
Ndërkohë që ndaj këtyre varrezave janë evidentuar edhe akte të dhunshme si dëmtime të tyre dhe djegie të kurorave të vendosura në memorialet nga përfaqësues të Qeverisë greke dhe të pakicës greke në Shqipëri.
KohaditoreS