Të dhënat historike tregojne se per tre shekuj ne fshatrat e Himares kishte shkolla shqipe. Keto shkolla qene te njekoheshme me ato, qe u hapen ne Shqiperine Veriore nga Bogdani dhe Budi dhe misionare te tjere katolike. Që pas vdekjes se Skenderbeut dy kane qene qendrat koncentrike, ku mesohej gjuha shqipe ne formen e nje institucioni arsimor: Veriu i Shqiperise dhe Himara, shume shekuj me pare se sa te celej shkolla shqipe ne Korce.
Nil Katalani (Nilo Catalano)ka qene dijetar italian. Ka lindur me 1637 ne fshatin e Sicilise, te quajtur Terra Di Massa. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrates afer Romes. Ne kete manastir ne shekuj meshonin arbereshe. Me vone Katalani u derguar ne manastirin bazilian te fshatit Munxifci, ku jetonin arbereshe si lektor dhe mesues i rishtarise, por dhe vikar i abatit. Ketu ky italian i Sicilise u natyralizua mrekullisht me gjuhen shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe te Bardhit, krijuan nje magji te pashtershme mbi personalitetin e tij.
Ne moshen 48 vjec Katalani u rikthye perseri ne manastirin e rinise. Ai nisi te shkruaje gjuhen shqipe me alfabetin tone te vjeter te Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillezuar qe nga Gjon Buzuku me 1555. Para vitit 1677 ai dergohet nga Propoganda Fide ne brigjet e Shqiperise dhe konkretisht ne Himare. Aftesite e tij te medha gjuhesore, karakteri i tij erudit e bene Katalanin drejtuesin e misionit bazilian ne Himare. Ai i dashuroi si askush shqiptaret dhe gjuhen shqipe. Qe vetë Papa i Romes, që mori vendimin për ta çuar Katalanin në Shqipëri dhe madje e emëroi si Kryepeshkop të Durrësit më 4 janar 1693 në Kolegjin e Propagandës në Romë.
Kishte me vehte nje shqiptar, te quajtur Filothe Zasi, 16 vjet me te ri se veten. U nisen me anije nga Lece ne Himare. Katalani u vendos ne Dhermi "vend i shendetshem dhe plot ujera" sic shkruhet ne relacion. Pervec Zasit shqiptar ate e shoqeronte dhe nje italian nga Friuli afer Venedikut, i quajtur Lorenc Mariotti. Qe te tre nisen te predikonin ne fshatrat e bregdetit, pastaj ne Dukat, ne Shen Vasil, ne Nivice, ne Terbac, ne Kuc, ne Zhulat, qe benin pjese ne krahinen e quajtur te Himares, e cila ne kete lak kohor permblidhte tere Laberine, me gjithsej 40 qendra te banuara, sic del ne dokumentet e shkruara te shekujve XI - XVII. Predikimi i ketij misioni te cuditshem behej ne gjuhen shqipe. Ai shkroi libra dhe manuale ne shqip. Ai sa zbriti ne Dhermi krijoi shkollen e te rinjve dhe te femijeve duke i mesuar te gjitheve ne shqip Doktrinen e Krishtere, e cila deri atëherë ishte bërë në greqisht, pasi shqipja ishte e ndaluar nga Patriarkana e Stambollit,si gjuhë e vdekur qe nuk ekzistonte, ndërkohë që popullata shqiptare vazhdonte ta fliste.
Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxenes, gje shume e madhe per kohen. Shkolla e Dhermiut kish nxenes nga Dukati dhe Terbaci, madje kishin ardhur nxenes per te mesuar shqipen edhe nga Vithkuqi, prane Korces, 5 dite udhe larg.Pervec shkrimeve biblike, nxenesit mesonin edhe arithmetiken dhe disa shkenca te tjera. Shkolle u ngrit ne Himare, drejtuar nga shqiptari Filothe Zasi, por turqit e demtuan egersisht ne nentor 1694.Himara ne ate kohe kishte 1430 fryme. Katalani predikoi shqip edhe ne fshatin e Pilurit me 500 banore dhe ne fshatin Vuno me 600 banore.
Ne Vuno Katalani u semur per vdekje. Nil Katalanin e semure vendosen ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq. Më 3 qershor 1694, ai u preh ne kishen e Shen Thanasit. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte botuar per te paren here nga Nil Borgia.
Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj.
Por shkollat shqipe jane perndjekur egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra brenda ne kishe te Dhermiut".
Shkroi: Moikom Zeqo.

Paria shqiptare e Himares e mbronte Katalanin nga sulmet e peshkopeve greke te Janines. Kjo pari kish interes te ruante miqesine me italianet e viseve te Pulias pertej detit dhe donte ta kishte mire me Vatikanin. Eshte per tu habitur por edhe shqiptaret myslimane te kesaj krahine ishin te afruar ngushte rreth misionareve të krishterë.
Ne Vuno Katalani u semur per vdekje. Nil Katalanin e semure vendosen ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq. Më 3 qershor 1694, ai u preh ne kishen e Shen Thanasit. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte botuar per te paren here nga Nil Borgia.
Nil Katalani eshte nje figure e madhe e kultures. Ai ka lene vepra gjuhesore te nje rendesie te vecante. Me 1831 ish-Kryeministri arbëresh i Italisë, Krispi shkruan se ne Biblioteken e Seminarit Shqiptar te Palermos gjenden ne doreshkrim, Fjalori shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe nje sprove gramatikore me autor Nil Katalanin. Këto dorëshkrime, nuk jnë bërë kurrë publike, por egzistojnë citime si ky i Krispit që vërtetojnë ekzistencën e tyre. Ne doreshkrimet e Katalanit, Zef Skiroi me 1918 permend edhe doreshkrimin e dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe doreshkrimin e kenges popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Sipas tij, Katalani eshte i pari nga folkloristet, qe ka mbledhur kengen e Pal Golemit, nga me te famshmet ne folklorin shqiptar.
Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj.
Por shkollat shqipe jane perndjekur egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra brenda ne kishe te Dhermiut".
Shkroi: Moikom Zeqo.
No comments:
Post a Comment