Nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të të ulemi në gjunjë e të themi:
“Të përgjërohemi dhe të lumturohemi” pa masë, aq sa, na duhet të dalim në majën e malit të Korabit, të Gramozit, apo të Vetëtimës, e të thërrasim sa të kemi fuqi, për “gëzimin” e madh që ka Presidenti, politika e politikanët e vendit, që “relaksohen”, “kënaqen e ngrenë dolli”, “të shtërgojnë dorën e të përqafojnë” për “bëmat dhe sipërmarrjet” e tua politike ndaj vendit…
“Të përgjërohemi”, për të gjithë ata shqiptarë e bashkatdhetarë, të cilët do i gërryejë ndërgjegjja nga brenda dhe as në botën tjetër s’do prehen rehat, që jo vetëm të mbështetën e të votuan, të cilët kanë mohuar apo mohojnë vendin e tyre për ca Euro të “qelbura”, që ua jep “ti”, apo ndoshta ata që të vënë e të iniciojnë “ty”
Edhe sikur shpirtin e tyre të shesin, përsëri Qazim, Shaban, Shahin, Myslim do mbeten, e kurrë ndonjëherë sdo mund të bëhen Spiro, Janullatus, Kristo e Vangjel...
Ngrihem në këmbë për mediat vizive shqiptare, që edhe pse “kursyen” pak pudër e një paruke, nuk hezituan, por të dhanë mundësinë “të bilbilosh” pa tu dridhur syri, të flasësh “broçkulla” e të tregosh përralla për historinë e Shqipërisë, sic tregon gjyshja për Nastradinin... Deklaratat e intervistat e tua, të japin përshtypjen sikur flet nga Spitali Psikiatrik në Vlorë, e jo nga Himara me krenari shqiptare.
Se di, se sa “krenarë” ndjehen Papuliasi, Papandreu, qytetarët, politika dhe qeveria e tyre, që kanë vendosur zgjidhjen e “halleve” të kusuremadhes Greqi, përmes dorës dhe besës së një njeriu, të një “burreci apo dordoleci”, që për ironi te fatit se di as origjinën e tij… Jo vetëm një ekstremist Grek, por edhe një qytetar i thjeshtë, s’do i besonte të përfaqësohej në “luftën për greqizimin e Shqipërisë” nga një “grek”, me mbiemrin më mysliman se myslimani, si: Dule dhe Bollano. Nuk besoj që të kenë kaq zemër të madhe, të lënë këtë hapësirë e mundësi minoritarët e vërtetë grek në Shqipëri, sa të “besojnë” që ti, të përfaqësosh ata... Ata, i luten dhe i përgjërohen zotit njësoj si unë, që të mos ulesh e të bëhesh pjesë në “sofrën” e tyre, pasi një njeri që s’do vendin e tij, nesër mund ti shesë dhe ata, tek ndonjë “Binlanden bythëzi”… Vetë Jezu Krishti do “të të kishte zili”, pasi për shekuj me radhë, nuk mundi t’i ndërrontë emrin dhe mbiemrin kaq shpejt askujt njëherazi. “Filozofi Bollano”, sa hap e mbyll sytë, quan jo vetëm Tiranën, por rrezik Shkodrën e Kukësin Greqi.
Përse po ja “ha” shpirtin Sabri Godos, i cili luftoi me pushkë dhe penë për vendin e tij???
Përse ma “veremose” Kristo Frashërin në këtë moshë???
Përse duhet ta bësh këtë ti? Përse nuk e lë të madhin Dritëro, ta shijojë deri në fund rakinë e prodhuar nga rrushtë e tokës së tij???
Përse se lë Rexhep Qosen të merret me hallet e gjysmës së nënës sonë Shqipëri???
Pse duhet të na bëhesh barrë edhe ti???
Përse e detyron Kastriot Bezatin të luftojë natë e ditë, që dhe Himara të mos ketë fatin e Shtëpisë së Kulturës e të madhit Naim Frashëri???
Si ka mundësi që po ia “punon” kaq keq Shqipërisë, me “pordhët” që vazhdimisht lëshon??? Si ka mundësi që ligji ka kaq shumë hapësirë dhe është kaq tolerant me mostra e farsa si ti? Përse mundohesh që të na e bësh “nënën” më të mirën në botë e më të vjetrën në Ballkan, me damkë e bojë të zezë??? Këtë nuk mund ta bëjë “biri” i saj, por veç një “gjarpër i zi”.
Përse Bollano, përse nuk i lë të prehen të qetë te paret e rilindasit tanë???
Të kam zili, që di “ta shesësh” kaq shtrenjtë “lëkurën tënde të qelbur e të paskrupullt”, ndërsa Shqipërinë e shet kaq lirë… “E fale” Progonatin, Labërinë, Bregun, Himarën, ballin e krenarinë e Shqipërisë, sikur të ishte “motra më kurvë e shtëpisë”...
Për ty përgjërohemi, për ty do të lutemi Bollano... Vërtetë duhet “të të përgjërohemi”, por jo vetëm ty... Duhet të “përgjërohemi” edhe për qeverinë tonë që të bën sehir dhe të lë që “të livadhisësh, të bredhësh, të lëpish kocka”, duke vazhduar gëlltitjen e çorbës që mund të ketë ngrënë ndonjëherë, gjatë gjithë historisë, ndonjë shqiptar politik i fëlliqur, i sojit dhe llojeve të tilla...
“Të përgjërohemi dhe të lumturohemi” pa masë, aq sa, na duhet të dalim në majën e malit të Korabit, të Gramozit, apo të Vetëtimës, e të thërrasim sa të kemi fuqi, për “gëzimin” e madh që ka Presidenti, politika e politikanët e vendit, që “relaksohen”, “kënaqen e ngrenë dolli”, “të shtërgojnë dorën e të përqafojnë” për “bëmat dhe sipërmarrjet” e tua politike ndaj vendit…
Nuk mund të ketë “forcë” në botë, që të mund të na ndalë “gëzimin”, të na “pushojë harenë”, për partitë politike shqiptare që të përkrahin, mbështesin, apo të propozojnë për të qenë pjesë e qeverisjes dhe e përfaqësimit…
“Të përgjërohemi”, për të gjithë ata shqiptarë e bashkatdhetarë, të cilët do i gërryejë ndërgjegjja nga brenda dhe as në botën tjetër s’do prehen rehat, që jo vetëm të mbështetën e të votuan, të cilët kanë mohuar apo mohojnë vendin e tyre për ca Euro të “qelbura”, që ua jep “ti”, apo ndoshta ata që të vënë e të iniciojnë “ty”
… Ata, që mohuan nënë e babë, motër e vëlla, sot po mohojnë edhe veten e tyre...
Edhe sikur shpirtin e tyre të shesin, përsëri Qazim, Shaban, Shahin, Myslim do mbeten, e kurrë ndonjëherë sdo mund të bëhen Spiro, Janullatus, Kristo e Vangjel...
“Të krenohem e të mburrem” për prokurorinë, policinë, për të famshmen “drejtësi” në Shqipëri, të cilët “rrinë e tulaten” si pula të lagura në shi, përpara “bëmave dhe veprave të tua”, që “qëndrojnë dhe mbeten” më lart se sa ligji… E si të mos “përgjërohemi” ne për ty… Nga të katër anët e globit, askush nuk e ka marrë dot iniciativën apo ta ketë çuar ndërmend, të ketë guxuar apo të ketë shansin e mundësinë, që ta quajë vendin e vet “zaptues, pushtues”, ashtu siç e quan vetëm ti…“Të përgjërohem” edhe për një fakt të madh, se nuk kam as edhe një cikë forcë më shumë, se këto rreshta të shkruajtura në këtë gazetë të vërtetë shqiptare. Me padurim po pres “të të falënderoj”, për “bombat dhe dasmat e mëdha”, që kërkon të bësh e të arrish për Shqipërinë...
Ngrihem në këmbë për mediat vizive shqiptare, që edhe pse “kursyen” pak pudër e një paruke, nuk hezituan, por të dhanë mundësinë “të bilbilosh” pa tu dridhur syri, të flasësh “broçkulla” e të tregosh përralla për historinë e Shqipërisë, sic tregon gjyshja për Nastradinin... Deklaratat e intervistat e tua, të japin përshtypjen sikur flet nga Spitali Psikiatrik në Vlorë, e jo nga Himara me krenari shqiptare.
Zjarr e flakë më merr zëmra, për profesorët e nderuar të historisë, për miqtë e mi historian, që më kanë mësuar historinë e vërtetë, e në këto momente heshtin kur të dëgjojnë, kur ti me “fakte dhe argumente” ke filluar jo vetëm t’ua tregosh historinë, por realisht “t’ua mësosh”, jo ashtu siç e di ti, por siç e “duan” apostujt e tu…
Se di, se sa “krenarë” ndjehen Papuliasi, Papandreu, qytetarët, politika dhe qeveria e tyre, që kanë vendosur zgjidhjen e “halleve” të kusuremadhes Greqi, përmes dorës dhe besës së një njeriu, të një “burreci apo dordoleci”, që për ironi te fatit se di as origjinën e tij… Jo vetëm një ekstremist Grek, por edhe një qytetar i thjeshtë, s’do i besonte të përfaqësohej në “luftën për greqizimin e Shqipërisë” nga një “grek”, me mbiemrin më mysliman se myslimani, si: Dule dhe Bollano. Nuk besoj që të kenë kaq zemër të madhe, të lënë këtë hapësirë e mundësi minoritarët e vërtetë grek në Shqipëri, sa të “besojnë” që ti, të përfaqësosh ata... Ata, i luten dhe i përgjërohen zotit njësoj si unë, që të mos ulesh e të bëhesh pjesë në “sofrën” e tyre, pasi një njeri që s’do vendin e tij, nesër mund ti shesë dhe ata, tek ndonjë “Binlanden bythëzi”… Vetë Jezu Krishti do “të të kishte zili”, pasi për shekuj me radhë, nuk mundi t’i ndërrontë emrin dhe mbiemrin kaq shpejt askujt njëherazi. “Filozofi Bollano”, sa hap e mbyll sytë, quan jo vetëm Tiranën, por rrezik Shkodrën e Kukësin Greqi.
Eh, mallkuar qoftë kudo në botë, kjo “farë e farsë” si kjo që je ti…Nuk e di se si unë vazhdoj të besoj e respektoj organizata dhe organizma ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që aderojnë në Shqipëri, kur ato heshtin e dëgjojnë, nga një njëri kaq i “vogël”, që nxjerr nga goja e tij “sa një çorape” budallallëqe e turpe. Si nuk i vjen “turp” ndonjë përfaqësuesi apo diplomati të huaj në Shqipëri, që ka kurajon e i jep dorën një “krimbi të zi”, që ndoshta për pesë aspra, do t’ia nxirrte edhe vendin e tij në “treg të zi”… Jam i sigurt se nesër, as Janullatosi nuk do të të mbështesë e të jetë në krahun tënd, kur sheh se si merr kurajon për të “poshtëruar e tjetërsuar” Progonatin, Himarën, Bregun, Labërinë, Vatanin dhe gjithë Shqipërinë.E ndërsa shqiptarët nuk gjejnë dot hapësirë në shpirtin e zemrën e tyre që të përtypin “vrerin dhe helmin” që vjell e nxjerr Nikolla Geixh, nuk arrijnë të suportojnë “nismat dhe lëvizjet” e Janullatosit, papritur e pa kuptuar del një shqiptar “kopil” si ti, që i kundërvihet vendit të tij.
Ndoshta, je i vetmi ti në rruzullin tokësor, ai që thua “këto që thua”, kur akoma nuk ke hequr nga këmbët opingat tela-tinga, te cilat të kanë bërë kallo në “kokë” dhe jo në këmbë…
Përse po ja “ha” shpirtin Sabri Godos, i cili luftoi me pushkë dhe penë për vendin e tij???
Përse ma “veremose” Kristo Frashërin në këtë moshë???
Përse duhet ta bësh këtë ti? Përse nuk e lë të madhin Dritëro, ta shijojë deri në fund rakinë e prodhuar nga rrushtë e tokës së tij???
Përse se lë Rexhep Qosen të merret me hallet e gjysmës së nënës sonë Shqipëri???
Pse duhet të na bëhesh barrë edhe ti???
Përse e detyron Kastriot Bezatin të luftojë natë e ditë, që dhe Himara të mos ketë fatin e Shtëpisë së Kulturës e të madhit Naim Frashëri???
Mbase ndonjë politikan, shtetar, qytetar, Berisha, Rama, Dulja e Janullatosi, mund të të kenë ndonjë “borxh”, por jam i sigurt se Shqipëria s’të ka kurrë borxhe e as do të të ketë…
Si ka mundësi që po ia “punon” kaq keq Shqipërisë, me “pordhët” që vazhdimisht lëshon??? Si ka mundësi që ligji ka kaq shumë hapësirë dhe është kaq tolerant me mostra e farsa si ti? Përse mundohesh që të na e bësh “nënën” më të mirën në botë e më të vjetrën në Ballkan, me damkë e bojë të zezë??? Këtë nuk mund ta bëjë “biri” i saj, por veç një “gjarpër i zi”.
Përse Bollano, përse nuk i lë të prehen të qetë te paret e rilindasit tanë???
Të kam zili, që di “ta shesësh” kaq shtrenjtë “lëkurën tënde të qelbur e të paskrupullt”, ndërsa Shqipërinë e shet kaq lirë… “E fale” Progonatin, Labërinë, Bregun, Himarën, ballin e krenarinë e Shqipërisë, sikur të ishte “motra më kurvë e shtëpisë”...
T. Observer, Fejzo Subashi
No comments:
Post a Comment