Sunday, December 18, 2011

KOT CHANNEL

Në televizionet shqiptare ka shumë programe televizive që janë të dështuara që në ideim, apo dhe të tjerë që dështojnë rrugës. Po ashtu nuk mungojnë as programet ku vetë qëllimi i tyre është antiqytetar, antihuman, apo ku drejtuesit e këtyre programeve nuk kanë pikë takimi me etikën qytetare, apo me njohuritë minimale për të shqipëruar publikisht gjuhën shqipe.

E gjithsesi, programi për të cilin donim të diskutonim sot, ia kalon të gjitha kategorive, madje nuk ka as kategori. Eshtë origjinal në unicitetin e tij. Ai në thelb, përpiqet të bëjë humor, i cili nuk është as humor i zi, as i kuq dhe as rozë. As humor anglez, por as shqiptar. Pa kripë, pa sheqer, pa limontos. As satirë, as sarkazëm, as cinizëm...
Nga kanali televiziv i dorës së parë, në të cilin shfaqet ky program, me siguri tërheq shumë shikues dhe përshtypja e parë që le, është një kuriozitet i madh për ta ndjekur deri në fund, paçka se nis në një orë të vonë të së shtunës.

Por pa kaluar as edhe 7-8 minuta nga programi dhe ti nuk ke përjetuar as edhe një lloj emocioni, pozitiv apo negativ qoftë dhe nuk të ka lëvizur asnjë milimetër mimika e fytyrës, nga brenda stomakut të mblidhet një si lëmsh, që përpiqet të të ngrihet me vrull lart në drejtim vertikal, për të shpërthyer me gjithë forcën e tij, nga aparati i gojës, në drejtim të televizorit.
E fill pas kësaj ndjesie të zë një trishtim i madh, një mllef i papërmbajtshëm, që vjen nga vlerësimi që ti ke për humorin dhe artin në përgjithësi.
Kur sheh që programe dhe ide kaq bajate e të pajeta shohin dritën e realizmit, e kupton më së miri batutën e pisët të një Profesori të Historisë, që në nerva e sipër thoshte: "Shitësit e bananeve janë artistët që duhej të ndiqnin shkollat e larta dhe ju studentët e sotëm, në pjesën më të madhe, duhet të shkoni të gjeni një cep, ku të shisni banane".


Në rangun e gjatë të programeve mediokre e vjellëndjellëse, me siguri i ashtëquajturi Pop Channel, zë vendin e parë, i distancuar kështu larg edhe prej ndjekësit të vendit të II-të, humorit të TV Tiranës, i cili ka mbajtur vendin e parë, për gjithë këto vite tranzicioni rrjesht.

Eshtë e vërtetë që ky program nuk abuzon me përqëndrimin e vëmendjes tek seksi, siç ndodh rëndomtë, (duke e shfrytëzuar si temë që shkakton humor nga tabuja që kemi ngritur rreth tij), por padyshim, për çdo artist e artdashës shqiptar, ky program është një realizim po aq banal, sa edhe vetë fjalori i rrugës.


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 

Friday, December 16, 2011

Shqiptari ndërton Helikopterin e parë në Ballkan - `Made in Presheva`


Pranvera do të qel në Preshevë me Helikopterin e parë në Ballkan "Made in Presheva"

Nuk po flasim as për Italinë, as për Pakistanin, Amerikë apo Rusinë, por fjala është thjesht për një qytetarë, të riun nga Presheva (Kosova Lindore) të cilit më në fund duket se ëndrra e tij do t’i dal „zhgjëndërr“ dhe do t’i bëhet realitet, duke ia arritur qëllimit të tij, që të jetë njeriu i parë në Ballkan i cili (si individ) e ndërton një helikopter me duar të veta, me një çekiç dhe një palë dane, siç thotë ai, nga "A" deri në "ZH"...Ky është Qani Lutfiu nga Karadaku i Preshevës (Gare). Z. Lutfiu nuk është me profesion fizikanët, as instruktor e as pilot, por siç thotë ai, jam kuadër i „Skenderbeut“, meqë ai ka të mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe ka dalë nga dyert e asaj shkolle, nga gjimnazit me emrin „Skenderbeu“.

Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterin „Made in Presheva“ autori i këtij projekti madhështor në Ballkan z.Qani Lutfiu për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shpjegon se „Helikopteri për momentin është i paraparë vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person i vetëm. Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime çka i bie 30 rrotullime në sekondë. Deri në ditën kurrë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg, kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti madhështor

Helikopteri "Made in Presheva" ndërtuar nga Qani Lutfiu për 1 person të vetëm pa ndihmën e askujt do të kushtojë disa dhjetëra mijë euro. Ketë punë bëjë nga vullneti dhe dëshirë duke vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut. Sikur të kisha lek ndoshta ma herët e kisha bërë...por kështu dal ngadalë me forcat e mia po ecën puna mbarë. Një traktor po e ndreqi, pak po dalin për familje pak për ndonjë pjesë të helikopterit dhe kështu gradualisht edhe ju kemi ofruar fundit..“
Do shtuar se ky i ri plotë vullnet dhe punëtor nuk e ka as zanatin e mekanikut por ja, siç thotë populli, çka ja shef syri ja punon dora... i cili me një vullnet dhe pasion të madh ka nisur për të realizuar projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan. Se kur do ta kemi helikopterin „Made in Presheva“ në qiell Qani Lutfiu për agjencinë informative „Prtesheva Jonë“ thotë se „pa vullnet nuk bëhet asgjë. Deri më tani i kemi kryer gati punët kryesore dhe tash na kanë mbetur edhe ca të imta për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin tonë me të cilin jam duke u marrë tash e 2 vjet ...Kur po them tash e dy vjet, në fakt dy vjet s’kam bërë punë intensive, por aty kam punuar herë pas herë. Këtë projekt apo ëndërr e kam filluar para dy vjetësh dhe kësmet, me emër të Zotit si të jemi shendosh e rehat e kam me e qit në dritë së shpejti edhe atë kah Pranvera do ta presim shirit.“  http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2011/12/shqiptari-nderton-helikopterin-e-pare.html

Prova gjenetike, shqiptarët e kosovarët autentikë në Ballkan

I pari fakt gjenetik që vë në dukje autenticitetin e popullit shqiptar, përtej kufijve politikë në të cilët ai gjendet i ndarë.
E më mirë se flasin gjenet, zor se dëshmon historia apo studime të tjera social-kulturore të cilat, pavarësisht vërtetësive, kanë një marzh jo të vogël gabimi
. Gjithashtu në të tilla rrafshe mund të ketë deformime shpesh të qëllimshme. Në kurriz të Shqipërisë kjo ka ndodhur jo rrallë. Prova e re gjenetike konfirmon autenticitetin në trojet aktuale, që në kohët shumë të lashta hedh poshtë përfundimisht tezat spekulative që kanë hedhur hipotezën e një migrimi të vonshëm historik të popullsisë shqiptare nga krahinat verilindore të Ballkanit apo dhe më larg, në trojet aktuale. Specialistët e imunologjisë japin të dhëna shkencore.
Studimi i gjeneve
Studimi i kryer me metodat e fundit të biologjisë molekulare, për herë të parë krijon një imazh të qartë të hartës gjenetike të Ballkanit. Gazeta ka publikuar pjesë të këtij studimi javë më parë, dhe jep tashmë të plotë Pemën filogjenetike të popujve të Ballkanit dhe të Europës Juglindore, e hartuar duke u bazuar në distancat gjenetike midis tyre. “Për sa i përket popullatës së shëndoshë shqiptare, në këtë studim u përfshinë 160 individë shqiptarë të shëndoshë dhe pa lidhje gjaku midis tyre, të zgjedhur në mënyrë të rastësishme ndërmjet studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, si dhe ndër dhurues gjaku në Njësinë e Dhurimit të Gjakut të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës”, thotë Genc Sulçebe, shefi i shërbimit të imunologjisë në QSUT, i cili bashkë me stafin e tij kanë kryer studimin. Sipas tij, ishin me origjinë nga të gjitha krahinat e vendit dhe u përzgjodhën pasi u deklaruan si shqiptarë etnikë prej të paktën 3 brezash nga të dy prindërit. Për popullatën kosovare u përzgjodhën 120 individë të shëndoshë dhe pa lidhje gjaku ndërmjet dhuruesve të gjakut nga të gjitha rajonet e Kosovës, duke ndjekur të njëjtët kritere si individët nga Shqipëria. Për popullatat e tjera, të dhënat gjenetike u morën nga literatura.
Shqipëria e Kosova
Genc Sulçebe, shefi i shërbimit të imunologjisë në QSUT
Nga gjetjet rezulton se distancat gjenetike midis popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë janë më të afërta me popullatat greke, maqedonase dhe bullgare sesa me popullatën serbe, kroate apo boshnjake. Popullata rumune dhe ajo turke ndodhen më larg të distancuara. Popullata italiane është e afërt me atë rumune dhe njëlloj me këtë të fundit për sa i përket distancës nga popullatat shqiptare. “Me sa duket, ekziston një fond i përbashkët gjenetik midis gjithë popullatave që jetojnë në Gadishullin Ballkanik, por popullatat shqiptare, greke, maqedonase dhe bullgare janë gjenetikisht më shumë të afërta me njëra-tjetrën, pavarësisht nga dallimet e njohura gjuhësore, kulturore ose fetare. Ky fond i përbashkët gjenetik duket se u ka rezistuar migracioneve të njëpasnjëshme dhe valëve pushtuese në këtë rajon”, thotë Sulçebe.
Distancat gjenetike
Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u nisur nga llogaritja e distancave gjenetike. Pasojnë po nga këndvështrimi i distancave gjenetike popullatat maqedonase, greke, bullgare, kroate, boshnjake, serbe, italiane, rumune dhe turke, të renditura këto sipas rritjes së këtyre distancave. Popullatat e tjera europiane radhiten në distanca më të largëta gjenetike, të cilat në përgjithësi janë në përpjesëtim të drejtë me distancat gjeografike. “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ka sqaruar Genc Sulçebe. Sipas tij, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.
10 popullata
të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike janë përfshirë në studimin e kryer nga laboratori i imunologjisë në Spitalin “Nënë Tereza”.
2 grupe
popullatash përvijohen në rajonin e Ballkanit. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare. Në tjetrin ato kroate, boshnjake dhe serbe
Studimi krahasues 
Rezultatet e studimit krahasues të profilit genotipik HLA të dy popullatave shqiptare me popullatat e tjera të rajonit ballkanik dhe ato të tjera europiane bënë të mundur hartimin e hartës aktuale gjenetike HLA të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik duke paraqitur me anë të “provës së ADN” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon.
Pema filogjenetike e popujve të Ballkanit dhe të Europës Juglindore, e hartuar duke u bazuar në distancat gjenetike midis tyre
Distancat gjenetike të popujve te Ballkanit
Studimi nga laboratort Genetik 
Në një tjetër studim të kryer nga laboratori i genetikës pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë “ disa vjet më parë ka nxjerrë gjithashtu të dhëna mjaft interesante. Sipas tij rezultoi gjenetikisht e ngjashme me popullatën e vendeve të Evropës Veriore është ripërsëritur. Në më shumë se 80 % të rasteve është vërejtur se kemi të njëjtat defekte gjenetike (mutacione) si vendet e Evropës Veriore.
Metodologjia
Genotipizimi HLA (Kompleksi madhor i Pajtueshmërisë Indore) (u krye duke përdorur metodat e biologjisë molekulare në ADN-në e ekstraktuar nga gjaku periferik i pacientëve apo individëve te shëndoshë të studiuar. Distancat gjenetike ndërmjet dy popullatave shqiptare të studiuara dhë popullatave të tjera u llogaritën me anë të programit “Phylip”, nëpërmjet llogaritjes së distancës gjenetike sipas Nei duke përdorur të dhënat e frekuencave të aleleve HLA.
(Panorama)
ZIRINA LLAMBRO

Thursday, December 15, 2011

Ateistët bëjnë jetë seksuale më të kënaqshme sesa ndjekësit e besimeve fetare



Hulumtuesit kanë zbuluar se ateistët bëjnë jetë seksuale më të mirë sesa ndjekësit e besimeve fetare, të cilët ndjehen të rrënuar nën faj gjatë raportit seksual, por edhe disa javë më pas.

Një studim i sapokryer zbuloi se jobesimtarët janë më të lirshëm për të diskutuar mes tyre fantazitë e ndryshme seksuale dhe mbeten gjithmonë më të kënaqur me përvojat e tyre.

Të dyja grupet në studim (ateistët e besimtarët) pranuan që kanë kryer të njëjtat aktivitete si :masturbimin, shikimin e videove pornografike, seksin oral e të tjera, por besimtarët fetarë nuk i kanë shijuar po njësoj këto eksperienca, si pasojë e turpit e ndrydhjes së tyre, të krijuara nga sistemi i tyre i besimit. Studimi zbuloi që kjo ndjesi turpi dhe faji i le atyre ndjesinë e keqardhjes, pasi ata kanë arritur kulmin.

Zbulim u shfaq tek "Seksi dhe sekularizmi" dhe është një anketim i kryer me rreth 14500 njerëz. U realizua prej psikologëve Darrej Rei dhe Amanda Braun, të ardhur nga Universiteti i Kansas.

Për të lexuar studimin e plotë, ndiqni lidhjen tek dailymail.co.uk:http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-1388827/Atheists-better-sex-religious-followers-plagued-guilt.html

Përktheu: Stop Injorancës

Wednesday, December 14, 2011

Fisi më i përhapur në botë

Ende enigmë prejardhja e fisit më të përhapur në botë.

Sipas disa studimeve të fundit, të nxjerra prej statistikave zyrtare të rrjeteve sociale si facebook e twiter, është hasur një fis shumë i madh me përhapje në të gjithë botën, ku sigurisht nuk kishte përse mungonte territori shqiptar.

Ajo që e bën këtë lajm disa fish më të çuditshëm është fakti se të gjitha pjestaret e këtij fisi me shtrirje mbarëkombtare, jo vetëm trashëgojnë mbiemrin vajzëror, por edhe janë të gjithë të gjinisë femërore.

Studiuesit janë ende në konfuzion të madh për të shpjeguar shkaqet e këtij fenomeni dhe mbizotërimi global të fisit me mbiemër "Sweet", që sapo ka kaluar në shpërndarje gjeografike edhe fisin "Sexy", apo "Hot".

Shkroi: Stop Injorancës

Tuesday, December 13, 2011

Hap gjigand në teknologji.




Një kompani sekrete pajisjesh elektronike të inteligjencës, e cila ka ekskluzivitetin e saj ridizejnimin e "Makinën e të vërtetës" ka prodhuar së fundmi një aparaturë mikroskopike mjaft inteligjente, e cila mund të montohet me lehtësi nëpër telekamerat e çdo lloji.




Përmes valëve ultra-violet, ajo mund të masë impulset nervore që godasin trurin e njeriut, pikërisht në çastet kur ai gënjen më tepër dhe kur këto impulse arrijnë një pikë kritike, telekamerat reagojnë duke ushtruar si kundrapërgjigje një presion të fuqishëm në qarkullimin e gjakut, në trupin e njeriut që filmohet.

Pajisja moderne, do ti shërbejë shoqërisë njerëzore për të luftuar hipokrizinë dhe demagogjinë publike, në rang mbarëkombëtar.

Pas një testimi të suksesshëm që shkencëtarët realizuan dje, pikërisht në një shtet bananesh, ku pritet të mbillen arrorë dhe ullishte, së shpejti pajisja inteligjente do të dalë në treg nëpër të gjitha qendrat e mëdha të shitjes së pajisjeve elektronike, me një çmim shumë të arsyeshëm.

Shkroi: Stop Injorancës

Wednesday, December 7, 2011

"Don't Tag Me Please..."

Toke, si folje quhet përplasja në ajër e duarve të 2 shokëve, një shenjë që simbolizon një bashkim, një gëzim, një fitore.Me fjalën tok si emër, nënkuptojmë edhe mbledhjen e njerëzve së bashku "mblidhemi tok". Gjithashtu me fjalën Tokë nënkuptojmë emrin e planetin tonë, Tokës.

Lidhja që ekziston mes këtyre fjalëve shqip, është nënkuptimi i bashkimit, të së plotës, pasi edhe vetë toka, është produkt i një bashkimi materialesh të ndryshme, duke filluar nga grimcat më të vogla të pluhurit.

Kaq mjafton që ne të kuptojmë se fjala tokë është një fjalë e lashtë shqipe që fsheh brenda vetes një kuptim pastërtisht filozofik.

Por sa fjalë të tjera mund të ketë krijuar shqipja përmes fjalës "tok" e cila nënkupton bashkimin, vetëm duke ndryshuar një zanore apo një bashtingëllore?

Vetë fjala "takim", formohet prej "tak" dhe prapashtesës "im". Takimi është gjithashtu proçes bashkimi i dy apo më shumë njerëzve dhe ruan kuptimin logjik të fjalës.

Po përse vallë fjala "tok" duhet të ketë marrë kuptimin e bashkimit?
Pikërisht sepse njerëzit e parë emëronin sendet e fenomenet, pikërisht sipas tingujve që dëgjonin në natyrë. (Bubullimë, shkreptimë, ciu-ciu etj)

Si është tingulli që bën qukapiku kur godet pemën? Tog-tog.
Si është tingulli që bën kur i bini derës? Tak-tak
Si ëshë tingulli që bëjnë akrepat kur ndërveprojnë me zemrekun e orës? Tik-tak

Pra fjala "tok, tog, tag, tak" janë e njëjta fjalë që ruan të njëjtin kuptim.

Le të shohim tani se si kjo fjalë natyrale ka derivuar e marrë kuptime të ndryshme në gjuhë të tjera, por duke ruajtur në thelbin e saj.

Në turqisht me "tok" nënkupton të plotën. Por si formohet e plota? Sigurisht nëpërmjet bashkimit.
Në gjermanisht me "tok" nënkuptohet kërcitja, që sigurisht formohet përmes përplasjes së 2 trupave.
Në rusisht me tingullin "tok" nënkuptohet sot thirrja me zë të lartë.
Në frengjisht me "tok" nënkuptohet ngopja, në anglisht "e plota" që së bashku ruajnë kuptimin logjik të bashkimit, takimit, mbushjes.

Toga si kuptim ushtarak, ruan gjithashtu kuptimin e bashkimit të disa ushtrëve, të cilët formojnë kështu togën dhe ai që i drejton quhet "toger".

Nëse studiuesit e huaj do të njihnin e nuk do të injoronin qëllimisht shqipen, nuk do bënin gabimin trashanik që fjalën angleze "together" që përkthehet bashkim, ta ndanin në "to + gædere", por do ta ndanin në "tog+ether".

Edhe fjala "tag" që sot rëndomtë nënkuptojmë etiketimin në një material në facebook, një material rreth së cilit bashkohemi, nënkupton një bashkim të vogël, duke ruajtur kështu kuptimin fillestar të konceptit.


Gjuha baske që merret si një gjuhë shumë e lashtë për prekjen mes 2 trupash përdor "ukitu". provojeni ta lexoni së prapthi.
Gjuha çeke "dotek"
Iralndezja "tadhaill"
Spanishtja "contacto"
Sllovakja "dotyk"
Sllovenia "dotik"
Latinishtja "tactus"
Ukrahinsja "дотик"
Portugezçja "toque"
Turqishtja "dokunma"
Jo më kot në italisht "toccare" nënkupton prekjen, pra bashkimin mes dy trupave, e cila në anglisht shkon e bën "touch" në frengjisht "tactile" e në gjermanisht "Kontakt", pra kon+tak't - kanë tak (prekur, takuar).
Kemi edhe fjalën "atack' ku natyrshëm ruhet i njëjti kuptim, i përplasjes mes 2 apo më shumë trupave dhe shumë rastësi, përbëjnë një provë.


Prandaj të dashur bashkëatdhetarë, të duam, ta njohim gjuhën tonë shqipe, jo thjeshtë sepse është gjuha jonë me të cilën kemi folur fjalët e para që na ka mësuar nëna, por sepse mbi të gjitha është një thesar i madh njerëzor, thesar me anë të cilit jo vetëm do të mësoni më lehtësisht gjuhët e huaja, por edhe do ti kuptoni më qartësisht ato.

Kur të arrini deri këtu, do të bindeni padyshim për madhështinë, perfeksionin e shqipes, sepse është një gjuhë natyrale, e pjekur ndër mijëvjeçarë të tërë të përsiatjes njerëzore për tu zhvilluar.
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Shkroi: Stop Injorancës!

Wednesday, November 30, 2011

Zakoni i skllavërisë



Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet ¬më në funt një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.
Këto që thomi s'janë theori të thata. Kemi fakte historike që i provojnë. Dini të gjithë se që më 1861 e gjer më 1865, u-bë n'Amerikë një luftë civile e madhe në mes të Shteteve të Veriut e të Shteteve të Jugës.



Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithë skllevët të lirë. Juga nuk pëlqeu këtë veprim. Juga deshi t'a mbajë skllavërinë si një institutë legale, dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar një republikë më vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di çdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua përsëri, dhe skllaveria u-çduk për gjithënjë. Lincoln-i u-vra në mbarim të luftës. Davis-i rojti gjer më 1889, si njeri prevat, -dhe bukuria është se çngjau kur vdiq ky njeri që kish derdhur aqë gjak për të mprojtur skllaverinë: ngjau kjo gjë e çuditshme, që dymij ish-skllev vazhduan duke qarë qivurin e Davis-it!
Shikoni forcën e zakonit: skllavi i çliruar kish zemrën dhe dashurinë të lidhur me armikun e çlirimit. Kur qenka ashtu natyra e njeriut, a është çudi që një shumicë Shqipëtarësh të kenë në shpirt të tyre adhurimin e zgjedhës?
Bij, nipër, stërnipër skllevësh, skllev vetë, fjala liri nuk është për ta veç se një gjë misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lëftuar ose pritur me të ftohtë.

Të lirë nga krahët, truri i tyre është i lidhur me zinxhirë.

FAIK KONICA (Botuar më 1923)

Kurrë nuk e kam kuptuar tifozerinë....

Të jesh tifoz i Barcelonës së ditëve të sotme, është dembelizëm i madh. Stop Injorancës

Padija është shumicë, është pushtet

Çdokush prej nesh është i lirë të besojë çfarëdo që të dojë, por në pikëpamjet e mia, shpjegimi më i thjeshtë i mundshëm është: NUK KA ZOT.

Askush nuk e krijoi Gjithësinë dhe askush nuk drejton fatet tona. Rrjedhimisht, nuk ka as Parajsë dhe as pasjetë gjithashtu.
Ne kemi vetëm këtë jetë, për të vlerësuar madhështinë e Universit dhe për këtë... ndjehem tmerrësisht mirënjohës dhe i gëzuar.
(Stefën Houking)

Ishte pikërisht ky përkufizim, që nxiti miliarda besimtarë nga e gjithë bota, që shkencëtarin më inteligjent të kohrave moderne, ta trajtonin si një Idiot. Stop Injorancës