Tuesday, June 26, 2012

Studimi - Ateistët, më të dhembshur e të ndjeshëm, se besimtarët fetarë

Besimet e ndryshme fetare predikojnë dashurinë, dhembshurinë, ndihmën për të varfërit dhe ata që kanë nevojë dhe shumë gjëra të tjera si këto. Por, kur vjen puna tek praktika, duket se besimtarët nuk i vënë në zbatim.
                                                                                                                                                            Madje, jo besimtarët, pra ateistët, agnostikët dhe njerëzit më pak fetarë, kur vjen fjala tek veprat, janë më shumë të ndjeshëm dhe human se sa besimtarët. http://blogs.voanews.com/science-world/2012/05/02/science-scanner-study-finds-non-believers-more-driven-by-compassion-than-believers/ Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar tek revista amerikane “Social Psychological and Personality Science”.  https://www.facebook.com/pages/Social-Psychological-and-Personality-Science/134688106555410
Nerëzit më pak fetarë krijojnë raporte emocionale dhe shoqërore në bazë të asaj se a mund të ndihmojnë ose jo. Njerëzit religjiozë, ndjeshmërinë e tyre e shohin më pak përmes zemërgjerësisë, e më shumë përmes faktorëve të tjerë, si doktrina, faktorët shoqërorë apo shqetësimet për reputacionin”, thotë Laura Sasloë, shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë. http://berkeley.edu/                                                                                                                         
Edhe në vitin 2004, një studim në SHBA, kishte treguar se jobesimtarët bëjnë më shumë akte bamirësie, ndihmojnë shoqërinë dhe të pastrehët, marrin pjesë në aktivitete humanitare etj.                                                                                                                                                                                 Ndoshta besimtarët do të bënin mirë që të linin mënjanë teoritë dhe të zbrisnin në terren, për të ndihmuar më shumë njerëzit në nevojë.

PËRMASAT E VËRTETA TË GJUHËS SHQIPE

Ashtu si gjithë shqiptaria, edhe gjuha shqipe po kalon kohë të vështira.
Duke qenë se gjuha është treguesi i vërtetë i ecurisë së një kombi, çdo shqiptari i del si detyrë themelore mirëmbajtja e gjuhës sonë të lashtë.

Është koha e duhur që të krenohemi me gjuhën tonë, duke luftuar për t’i dhënë asaj vendin që meriton. Përmasat e saj të vërteta janë pluhurosur sot nga gremisjet e kohëve dhe gjenden mjerisht nën këmbët e ecurisë së disa kombeve evropiane dhe gjuhëve të tyre, ku këto të fundit mbahen për gjuhë të fisme. Por shumë shpejt historia e gjuhësisë do ta shohë të vërtetën në sy e ajo e ka emrin “gjuha shqipe”.
Dega e gjuhësisë që studion prejardhjen e një fjale, etimologjia, nuk mund të bëjë dot pa shqipen. Mjaft gjuhëtarë evropianë i kanë bishtnuar këtij fakti dhe sot nevojitet të bërit revolucion në etimologji, për hir të së vërtetës. Gjithsesi, nuk kanë munguar gjuhëtarët që e kanë trajtuar rolin e shqipes në fjalëformime. Albanologë si Hahn, Vajgand, Majer, Bop, D’Anzheli, Myler, Zhak, Manjani, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, Çabej apo Demiraj kanë punuar, kush më shumë e kush më pak, në vazhdën e rilindasve shqiptarë, për të ngritur shqipen nga rrënojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon të ketë dhe, në të ardhmen, debati do të bëhet betejë. Përfundimet janë të paparashikueshme, por një gjë dihet mirë: shqipja do të flitet përjetësisht!
Qëllimi parësor i këtij shkrimi është rritja e ndërgjegjësimit ndër shqiptarë për gjuhën e madhe që kemi folur e flasim. Si objekt, do të shohim disa rrënjë shqipe në fjalë të huaja. Nuk do të përmendim këtu zëshmimin, rotacizmin a përngjashmimin, për të lehtësuar gjuhën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dëshmojmë pjesërisht se gjejmë gjurmë të shqipes në disa gjuhë të huaja. Sado i gjejmë sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin një shqipe të heshtur. Dimë nga historia se fise ilire e pellazge jetonin edhe në Italinë e sotme, përveçse në Ballkan. Njihen mesapët e japygët, por Herodoti përmend se venedikasit ishin me prejardhje ilire (Herodoti, pj.1, fq.196). Vërtet, venetët, paraardhësit e venedikasve, mbajnë në emrin e tyre të lashtë fjalën e lashtë shqipe vend, në dialekt ven.  http://www.etymonline.com/index.php?term=Venice&allowed_in_frame=0 Të jetë një rastësi? Ka shumë mundësi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se “…shumë emra italianë sot tregojnë prejardhjen e tyre nga shqiptarët dhe… ilirët e lashtë përbënin hallkën lidhëse midis helenëve dhe romakëve. (“Arvanitasit”, A. Kola, fq. 231)”. Në fakt, po të vëmë re fjalën italiane (dikur latine) gamba, do të shohim se ngjason disi me fjalën tonë këmbë, në dialekt kâm. Gjithashtu, italianët i thonë gola fytit, ndërsa ne kemi fjalën gojë, e cila duket më qartë në foljen ingoiare të italishtes, që do të thotë gëlltis, fus në gojë. Fjala mente e italishtes ngjason me fjalën mend/mendje të shqipes. Të jetë edhe kjo një rastësi? Por rastësi të tjera gjejmë edhe në shumë folje të italishtes, dikur të latinishtes. Kështu creare është e njëjta me foljen tonë krijoj. Por ndërkohë që italianët kanë fjalën testa për kokën, sikurse latinët kishin caput, ne kemi edhe fjalën tjetër krye, në dialekt kre, që duket të jetë rrënja e vërtetë e fjalës së huaj creare. Njësoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane lavare, që në shqip përputhet me foljen tonë të lashtë laj, me rrënjë la-. Kujt t’ia ketë marrë kujt? Nuk e dimë, por shohim njëherë edhe foljen italiane dare, që është jap e shqipes. Në kohën e kryer të thjeshtë folja jonë bën dha, që është e njëjta rrënjë me italianen da(-re). Edhe folja aprire e italishtes bën hap, në dialekt ap. Pyesni veten, a ka mundësi që folja tjetër e italishtes lasciare[lexo: lashare] t’i jetë dhënë shqipes lëshoj? Duhet dyshuar, se lëshoj e shqipes ka për rrënjë foljen . Po sikur të jetë e anasjellta? Edhe folja vestire që i përgjigjet shqipes vesh, mbath duket të ketë për rrënjë foljen tjetër të shqipes , në dialekt ve. Po kështu, një tjetër folje e italishtes, smarrire (humbet, vyshket në shqip) duket të ketë foljen tonë marr (prendere në italisht) në trup të saj, që i jep kuptimin humb diçka, marr nga gjendja fillestare. Këtu rastësitë rriten. Por sa rastësi gjejmë në fjalën latine veteranus që e paska prejardhjen nga veter- dhe vetus po të latinishtes, sipas fjalorit të njohur origjinë-shpjegues amerikan Merriam-Webster (botimi 1994)? Edhe ne në shqip e kemi fjalën i vjetër, porsi latinishtja veter, por vitit ne i themi vit ose vjet, çka formon edhe mbiemrin i vjetër, kurse latinët e neolatinët kanë annus për fjalën tonë vit. Të tjera “rastësi” gjejmë edhe në fjalët latine angustus (- i ngushtë), ecce (- qe, ja) e plot të tjera që nuk po i sjellim këtu.
Por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në mjaft emra krahinash apo vendesh në Italinë e sotme (se mos vetëm aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit në Itali, vendbanimi i japygëve dikur, është një fushë e tërë, dikur vetëm me… bar. Aty nuk ka asnjë pllajë. Qyteti i Brindizit ndodhet sërish në bregdetin Adriatik. Brindisi në italisht do të thotë dolli, por kemi përshtypjen që dollitë e kohëve të hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me bri, çka duket të jetë edhe rrënja e fjalës italiane për dollinë, brindisi. Nuk dimë ta shpjegojmë faktin që në Itali gjendet një qytezë me emrin Pula (në Sardenjë), por krejt njësoj e gjejmë edhe në bregdetin e Kroacisë, dikur dalmato-liburn (ilir). Për etimologjinë e qytetit të vjetër Trieste, prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor treg-është, dikur trieg-este. Dihet këtu roli tregtar që ka patur e ka ky qytet, si pikë kyçe në Adriatik. Termi Toskanë që gjendet në Itali ngjason me atë Toskëri të shqipes, ndërsa arsyetimin historik të kësaj pse-je e plotëson prof. D’Anzheli. Vullkani Etna në Siçili duket të ketë një emër të lashtë. Ky është një nga më aktivët, dhe nuk pushon edhe sot së shpërthyeri. Kur një trup është shumë i nxehtë, për të shprehemi se ka etje, është mjaft i etur (që këtej dialekti E etuna, e etna). Rrënja et e shqipes formon edhe fjalë të tjera. Moria e fjalëve dyshkronjëshe e dytingujshe të shqipes (si err, dhe, ka, pa, lë, vë, ik e dhjetëra) sjellin zbulime aspak paqësore për gjuhët e sotme evropiane. Edhe fjala terrorist, aq e lakuar dhe “e dashur” për veshët e sotëm botërorë, flet shqip! Terrorist dihet të vijë nga latinishtja terror dhe terrēre që do të thotë frikësoj. Por në shqip kemi edhe fjalën terr ose errësirë, që kanë rrënjë të përbashkët err. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin mbyll, prish, dëmtoj, nxij e gjëra frikësuese si këto, pikërisht tipike për një… terrorist. Kështu shqipja padashur flet sa në OKB, sa në gojë të Bushit e sa në të Papës.
Ndalemi këtu me italishten, për shkak nxënësie, por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në emra kafshësh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor. Latinishtja, gjithsesi, ruhet ende më mirë në gjuhën spanjolle. Fjala spanjolle treque [lexo: treke] përkthehet treg, shkëmbim, ndërkohë që fjala normale spanjolle për tregun është mercado. Spanjollët u thonë buzëve edhe bozo, ndërsa vajzës chica[çika], ashtu si një dialekt yni që i thotë vajzës çikë/-a. Ndërkohë që në spanjisht ngjyrës së bardhë i thonë blanco, pulëbardhës i thonë pardela. Nga gjuhësia shohim se bashkëtingëllorja buzore p është e njëjtë me atë b, me përjashtim të zërit. Njësoj ndodh edhe me ato dhëmbore d e dh, nga ku rrjedh se pardela (në shqip pulëbardhë) është e njëjta gjë me bardhela. Në spanjisht gjejmë edhe fjalën mas, që i përgjigjet shqipes , në dialekt ma. Kjo “rastësi” spanjolle ka të njëjtat kuptime që ka edhe fjala shqipe. Ajo përdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesëz formuese e shkallëve të mbiemrit, njësoj si në shqip. Sasia e fjalëve të spanjishtes që kanë lidhje me shqipen është krejtësisht e shpjegueshme sikur gjuhëtarët e historianët të marrin parasysh teorinë pellazgjike. Ndër të tjera, ajo thotë se ka pasur lëvizje pellazgësh nga trojet tona për në gadishullin iberik të sotëm, ku një pjesë u ngul aty dhe një tjetër vërshoi drejt Britanisë së sotme (shih Kola dhe D’Anzheli).
Për të mbërritur te gjuha angleze, kjo është e formuar nga një sasi gjuhësh(kelte, gjermanike, nordike, frënge, etj.). Duke pasur gjurmë të latinishtes, në anglisht gjejmë lehtësisht fjalë që përmbajnë rrënjë të shqipes. Po përveç këtyre, gjenden edhe fjalë të tjera larg latinizmave e krejtësisht të ngjashme me shqipen. Demit apo buallit(në dialekt búll) anglezët i thonë bull, ndërsa lopës (apo kaut) i thonë cow[kau]. Fjala vdekje haset në dialekt edhe dekë, deka, kurse në anglisht e gjejmë death [deth]. A mund të jetë një rastësi që folja cry e anglishtes është e njëjtë me qaj të shqipes? Po ta zbërthejmë, folja qaj, siç e ruan gegërishtja, bëhet klaj dhe folja angleze cry lexohet [kraj]. Njësoj gjejmë foljen know[nou] që do të thotë njoh dhe foljen see[sí] që përkthehet shoh (krahaso: shih). Kështu vijojnë edhe folje si stretch [streç] që përkthehet shtriq, shtriqem. Gati të gjitha fjalët e lartpërmendura të anglishtes nuk hasen në gjuhët neolatine. Sërish, ndalemi këtu me anglishten.
Por edhe në gjermanisht, si një nga gjuhët e trungut të ashtuquajtur indoevropian dhe që ka formuar edhe gjuhën angleze, gjejmë fjalë si Milch që është qumështi në shqip. Në fakt, ky ushqim është pikërisht ai që njeriu ua mjel kafshëve, apo, më mirë të themi, ai që milet (krahaso foljen mjel, mil me Milch). Në gjermanisht ekziston edhe folja melken, që përkthehet mjel. Gjejmë edhe folje të shumta, ku spikat folja rennen që përkthehet rend, d.m.th., vrapoj; po t’i heqësh mbaresën tipike gjermane foljes rennen, përftohet forma dialektore e shqipes rend. Kështu kemi ren në shqip dhe ren në gjermanisht, si folje të të njëjtit kuptim, duke u bërë kureshtarë se si u bërtiste Frederiku i Madh ushtarëve të tij për në luftë. Listës sonë të përciptë në këtë shkrim i shtojmë edhe foljet spotten [shpoten], drehen, kapern që përkthehen përkatësisht shpotis, dredh dhe kap. Gjykojeni vetë ngjashmërinë. Për të cituar ndonjë mbiemër të gjermanishtes, po zgjedhim leer, që përkthehet i lirë. Kështu gjendemi në të njëjtin trung me gjermanishten, në atë që njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e përmban domosdoshmërisht njohjen e gjuhësisë indoevropiane. Sipas Kolës, gjuha e pellazgëve, etruskëve, helenëve(mos i ngatërro me grekët e sotëm), ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, shqipja, nuk ka të përbashkëta me çka mund të quhet “indiane”. Ai nuk pranon lëvizje të hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perëndimor e Mesdheut të tilla që të kenë formuar trungun pellazgjik. Kurse të paktën historia dëshmon për pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, për përbërjen e së cilës i kemi do fakte. Sidoqoftë, enigmat janë të mëdha dhe dokumentet historike të pakta. Madje Kola shpjegon edhe arsyet në punimin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, botimi shqip, 2002.
Kurse përsa i takon grekëve të sotëm, ata krenohen me perënditë e tyre të Olimpit, me historitë e Trojës apo me Odisenë. Se si ka përfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, këtë e dëshmojnë disa studime albanologjike të D’Anzhelisë, Kolës, etj. Se ç’fatkeqësi qe për popullin tonë historia e Greqisë dhe greqishtes së sotme, këtë nuk mund ta tregojmë në pak rreshta, faqe apo libra. Që të vërtetosh se je grek(d.m.th., helen), më parë duhet të provosh se je arvanitas, - pohon Aristidh Kola. Kjo thënie e dyshimtë në dukje është sa e vërtetë, aq edhe rrëqethëse për vetë faktin se si është shkruar (apo duhet thënë  shkarravitur[‘b]) historia botërore. Vërtet, greqishtja ka pjesën e saj në formimin e latinishtes apo të anglishtes, por ç’është greqishtja e çfarë e ka formuar atë?
Ç’e ndan greqishten e vjetër nga atë të re?
Pse fjalori i Isiodit me fjalë homerike
(shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme? Pse D’Anzheli dhe Kola ranë në të njëjtat përfundime, pa ditur studimet e njëri-tjetrit, të tilla që të pohojnë se Shqipëria dhe Greqia e sotme duhet të ishin metafizikisht i njëjti shtet? Pse sot pjesa më e madhe e shkencëtarëve e kundërshton hipotezën pellazgjike, edhe pse mjaft cepa të Evropës flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen thëniet e Herodotit dhe shtrembërohet Homeri? Përgjigjet janë më në jug të Greqisë dhe diku më në lindje e veri të Ballkanit. Por që të kuptosh të gjitha këto vlerësime, teza e hipoteza, duhet së pari të kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe përmasat e saj.
Etimologjinë e fjalës pellazg D’Anzheli e shpjegon nga fjalët pjellë + e bardhë(“Enigma”, fq. 85). Më i ndërlikuar është versioni i Strabon-Mylerit, por më bindës. Etimologjinë e fjalës helen Kola e shpjegon në të njëjtën mënyrë që bën me fjalën ilir, nëpërmjet rrënjës i lartë në dialekt (i lia). Njësoj shpjegohet edhe emri tjetër i Trojës, Ilion (krahaso: Iliada). Termin etrusk D’Anzheli e shpjegon nëpërmjet fjalës së vjetër të shqipes dru në njërin version dhe dushk në tjetrin. Këtu mund të shtojmë edhe të famshmit druidë, që kanë lidhje etnografike me etruskët. Etimologjia e fjalës arbër shpjegohet nga e njëjta rrënjë e lashtë e fjalës pellazg. Ka variante që fjalën shqiptar e nxjerrin nga exibere e latinishtes dhe të tjera që e duan nga shpendi krenar, i lirë e i rrallë, shqipja. Vazhdon të ketë debate mbi këtë, por disa studiues mediokër nuk duan t’i studiojnë edhe kriteret e këtij populli të lashtë, krahas fjalëve shqipe apo joshqipe. Fjalori i njohur i përpunuar Merriam-Webster nuk e përmend fare Gjergj Kastriotin dhe Enver Hoxhën në fletët që ia kushton biografisë (njerëzve të shquar) botërore, ndërkohë që gjejmë aty lloj-lloj udhëheqësi filipinas apo kryetari indian. Mirë këta, po as e njohura Nëna Terezë, që po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin që, në origjinat e fjalëve që fjalori zbulon, gjejmë shumë gjuhë përveç asaj shqipe, a thua se më lart ne dhe mjaft albanologë kemi parë ëndrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa “gjuhëtarë” të sotëm ndikohen (apo duhet thënë paguhen) nga politika të tilla që pësojnë shkatërrime sikur hipoteza pellazgjike të shndërrohet në tezë. Le të rrojë sot historia botërore dhe shqipja të quhet një gjuhë rrugicash e birucash?! Vetëm një mori shkrimesh, diskutimesh, kërkimesh e studimesh mbi gjuhën shqipe do të bëjnë një ditë të mundur një përmbysje të madhe. Andaj sot duhet nxitur kërkimi mbi gjuhën shqipe, dashuria dhe respekti ynë për këtë gjuhë dhe bërja e njohur botës për këtë gjuhë.
E mbyllim me disa emra trojanësh e helenësh, pasardhës të të cilëve ishin ilirët, etërit tanë. Hektori, komandanti trojan ishte njëkohësisht një bujk i shquar. D’Anzheli gjen foljen heq, hek në emrin e tij (kupto: ai që hek barin, kositësi, heqtori). Në fakt, këta janë emra që u kanë mbetur heronjve të lashtësisë, dhe jo emra që u janë vënë në lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh më vonë si Nënë Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Këtë e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit të Madh apo Demostenit(124). Enea, trojani që shpëtoi pa u vrarë në luftë dhe që u end nëpër Thesali, Epir e Itali para se të formonte atje një qytetërim, zbërthehet nga fjala shqipe end, endem, në dialekt en. Nuk po ndalemi te zbërthimet e Nestorit, Akilit, Kasandrës, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se të gjithë flasin shqip, njëri më bukur se tjetri.
E njëjta “fatkeqësi” për pseudohistorinë e sotme e pseudogrekët e sotëm ndodh edhe me perënditë e Olimpit. Këta flasin shqip në një masë 99%! Kështu Afërdita nuk ka nevojë për koment, paçka se grekët e sotëm nuk “arrijnë” ta shpjegojnë këtë fjalën e tyre “të pakupimtë” afroditis. As fjalori Merriam-Webster “nuk e di”(fq.40)! Por do t’ua mësojmë ne shqiptarët, të fundmit e atyre që i krijuan këto perëndi. Njësoj Efesti flet shqip, teksa ishte farkëtari i të gjitha veshjeve e armëve për perënditë(krah.: Efesti – e vesh, e mbath). Zeusi, ati i perëndive, flet një shqipe të pastër, teksa duhet gjetur në emrin e tij fillestar Dias, i cili vjen nga folja di, shqyrtimin e së cilës e jep gjerësisht Kola(187-8). Kështu bën edhe Hera(nga erë), Athinaja(nga them, thënë), e me radhë.
Shqipen e hasim edhe në rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonëse në doza më të vogla. Shqipja flet shumë për ata që kanë sy e veshë. Është e plogësht mundësia që të gjitha këto gjuhë të kenë ndërtuar shqipen; është bash e kundërta. Shembujt që sollëm këtu nuk janë maja e ajsbergut, por vetëm një gjethe peme. S’kishte se si të mos fliste kaq shumë gjuha e atyre burrave që ruajtën këtë Shqipëri, që luftuan për Greqinë, pavarësisht përfundimit, që luftuan mes tyre në Trojë, që u nisën drejt Indisë nën Aleksandrin e Madh, që mbajtën një perandori të tërë romake, që mbajtën ushtrinë e Napoleonit, Garibaldit e sulltanëve, drejtuan Egjiptin, perandorinë osmane e i ranë kryq e tërthor Mesdheut!
Lënda që përmban edhe shembujt e mësipërm po radhitet për një studim gjuhësor mbi etimologjinë. Puna e Çabejt ishte vetëm fillimi. Shqipja do të shkojë aty ku e ka vendin. Neve na del detyrë ta lartngrejmë atë, që nesër të na lartngrejë ajo.

Visi Elbasani - Viti 2003

Kujdes... është verë!

Bie zilja e celularit. Ora 05:40 e mëngjesit. Dielli kishte kohë që buzëqeshte.



Ngrihem vetëtimthi nga krevati. Laj sytë (kështu është shprehja se lava të gjithë fytyrën në fakt) dhe nxitoj të vishem për të dalë për vrap. Syri më kap një gotë me qumësht të cilën e rrokullis me një frymë.
Ia nis vrapit që poshtë pallatit e ndërkohë vërej se jeta është zgjuar. Rrugët janë mbushur me hallexhinj që vërshojnë nëpër punët e tyre. Shikimet e tyre, indiferente.
Vendos kufjet dhe i ngre volumin, si për të refuzuar të ndikohem prej halleve të kalimtarëve.
Duke vrapuar, se ç'më kap një plogështi e pashpjegueshme dhe nis të mendoj pikërisht për ditën që sapo ka nisur.
Entuziazmi i mëngjesit befas fshihet mes dhjetrash mendime gri që më mbulojnë pakuptuar.
Një ditë e re ka lindur, një ditë e përbërë prej 86400 sekondash, që me shumë gjasa ashtu siç do të lindin, do të vdesin. Do të zhduken nga jeta ime, pa u ngarkuar me asnjë kujtim. Por edhe nëse ndonjë habi e madhe do të më ndodhte, po pastaj?
Përsëri fundi i tyre do të jetë i njëjtë. Ato sekonda nuk do të rikthehen më kurrë për mua.
E megjithatë, dalëngadalë rrëshqas në një analizë të freskët si bryma e barit, për sekondat e mia kamikaze. Më bie dëshira për të vazhduar vrapin dhe muzika në vesh më transformohet ngadalë në një çekan që më godet gjithmonë e më fort, gjithmonë e më bezdisshëm. Aty mbi një kodër të butë, veshur keqazi me shkurre, ulem mbi bar.
Ç'bëra dje, që do ndryshojë nga ajo që do bëj sot? Hiç gjë...
Ku do ti shpenzoj sot energjitë dhe ç'do marr në shkëmbim? Asgjë tjetër veç stresit dhe energjisë negative të të tjerëve...

Përse e mendoja veten se kur të arrija në këtë moshë do isha dikushi dhe do merreshe me çështje të mëdha dhe këto të fundit, me sukses të plotë?
Përse fshihem pas një monotonie dhe nuk guxoj të besoj tek dëshirat e mia? Përse sa më tepër ankohem, po edhe aq nuk kam vullnet të ndërmarr një hap përpara?

Pse sa më tepër humb guximin, pasurohem me tolerancë? Pse e trajtoj veten sikur jam me pushime dhe gjatë këtyre pushimeve vetëm qetësi nuk gjej? Nuk më pëlqen realiteti im brenda këtij realiteti? Pse nuk e krijoj ashtu siç më pëlqen?
Sa shumë përse dhe sa pak sepse...Po çfarë dreqin po bëj kështu? Çfarë pres? Nga kush pres të më trokasin ato ditët e bukura? Ose më duhet të shuaj ëndrrat e dëshirat, ose më duhet t'i realizoj. Ky dyzim qenka vërtetë trashanik.
Vendos të kthehem për në shtëpi, duke ndjekur një hap funebër. Buzëqeshjet e kalimtarëve që vrapojnë, më duken më të pastra se kurrë, ndërkohë që zymtësia më ka kapluar në çdo skaj.

Mbërrij në shtëpi dhe i buzëqesh forcërisht të dashurës time. Ajo nuk e vë re, por nxiton të përgatisë mëngjesin. As ky dushi nuk po më duket miqësor këtë mëngjes.
Nga banjoja dëgjoj zërin e mbytur të partneres që më pyet: "Ti e derdhe këtë gotën, se qumështi ishte i prishur"?

Aty, ndjej një pështjellim në bark, që më mbyllet me një buzëqeshje. Mbase qumështi i prishur më helmoi, apo mbase ishte ai që më zgjoi, e megjithatë morali i i thjeshtë i kësaj historie ishte: "Kujdes me ushqimet në verë"

Shkroi: Stop Injorancës !

S T I L

Stil, është një fjalë mbarëkombëtare që nënkupton një mënyrë të hijshme në të veshur, në të sjellur.
"STIL", ata që kuptojnë sadopak prej etimologjisë, e kuptojnë lehtësisht se kjo fjalë përbëhet prej 2 rrënjësh, prej foljes "është" dhe fjalës më të ndritur njerëzore"Yll".
Pra eshtë+yll, (e)st+il, duke ruajtur sigurisht edhe kuptimin logjik të fjalës.

Stil nuk është vetëm mënyra se me çfarë rrobash vishesh, por më tepër se si i vesh dhe si i heq rrobat prej trupit.
Stil është mënyra se si një njeri shtrydh pastën e dhëmbëve, mënyra se si ai tërheq derën me shpejtësi dhe e ndal me delikatesë pak para se të përplaset. Stil është mënyra si hidhesh në krevat dhe si çohesh prej tij. Si i heq çorapet, këpucët. Stil është mënyra se si ti kap një shishe uji dhe si e pi atë. Si e ndez cigaren dhe si e shuan atë. Si ushqehesh dhe si përtypesh. Stil është mënyra se si buzëqesh, mënyra si flet dhe si e intonon zërin e volumin e tij. Stil është edhe mënyra si reagon pasi nevrikosesh. Stil është mënyra si merr frymë dhe si e nxjerr atë.
Nuk janë të rrallë njerëzit, që nuk e kanë për gjë të t'a përplasin në fytyrë gjithë frymën e tyre, pavarësisht nëse aroma e gojës së tyre, është apo jo e mirëpritur...
Stil, janë të gjitha lëvizjet e pandërgjegjshme të gishtërinjve. Mënyra si pushpurit flokët, si pastron cepat e buzëve. Stil është mënyra si përshëndetesh, si ecën, si vrapon, si noton.

Stil është çdo lëvizje e mimikës së fytyrës dhe e trupit, me anë të së cilave, shprehin rrethin e gjerë të emocioneve që provojmë.

Janë pikërisht këto elementë, për të cilat nuk na flasin dhe nuk flasim thuajse kurrë, këto detaje në dukje të vogla, me anë të së cilave jo vetëm perfeksionojmë sjelljen, por bëhemi edhe më të dashur, më të pranueshëm dhe më të vyer, në shoqërinë tonë.

Shkroi: Stop Injorancës !


Tuesday, June 5, 2012

20 vjet pa Enverin, 20 vjet me Berishën.

20 vjet me pare, ashtu si ne vendet e tjera te bllokut komunist, edhe ne Shqiperi, rrezimi i komunizmit u be jo me dhune, por me forcen dhe deshiren e njerezve per liri, me deshiren per te vendosur parimet e demokracise liberale: respektimin e te drejtave te njeriut, ekonomine e tregut, shtetin ligjor dhe globalizmin.

 Por, endrra evropiane, optimizmi i tejskajshem, idealizmi per nje sistem te ri demokratik bene qe te mos mendonim per shume vite per rrezikun e se keqes se vjeter, e cila u fsheh pas perdese se ndryshimeve drastike te kohes. Nen euforine e mendimit per shkaterrimin e komunizmit mashtruam veten, duke menduar që koniunkturat komuniste mund te ndryshonin. Por, gabuam rende.Lidhjet biologjike, me diktaturen komuniste jane shume te forta. ADN-ja e komunizmit u mbart ne menyre konstante dhe sistematike tek bijte e eterve komuniste. Shqiperia ishte vendi i fundit qe 20 vjet me pare shembi regjimin komunist duke i hapur rrugen pluralizmit me themelimin e Partise Demokratike, forces se pare politike qe lindi ne vend.

Te gjithe pranojne se Shqiperia ka pesuar ndryshime te thella dhe ka realizuar nje kapercim te madh, por gjithashtu ajo mund te kishte perparuar me shpejt nese tranzicioni i saj nuk do te ishte shoqeruar me trauma qe e vonuan ne kohe. Me 20 shkurt te ketij viti u mbushen 20 vjet nga rrezimi i diktatures komuniste. Sali Berisha  ftoi te gjithe qytetaret qe te beheshin pjese e koncertit festiv, qe u  mbajt te dielen, me rastin e 20 shkurtit, diten ne te cilen 20 vjet me pare, u rrezua shtatorja e diktatorit Enver Hoxha ne Tirane. 20 vjet pas 20 shkurtit 1991 kryeministri ka thënë se Shqiperia eshte nje vend ku funksionojne institucionet.

"Sot Shqiperia eshte nje vend me nje kushtetute thellesisht demokratike. Shqiperia eshte nje vend me ligje thellesisht demokratike. Gjithçka dhe çdo gje ne kete vend eshte e mundur dhe duhet te zgjidhet ne respekt te plote te kushtetutes” ka thene pasuesi i Enver Hoxhes, Sali Berisha. Them pasuesi se ka  ca si teper ngjashmeri Enveri me Saliun.

Qe te dy thone: “Degjomeni mua, une di, ju s’dini, do behet si them une”. Opozitarin Enveri e varroste ose e burgoste, Saliu e heq nga puna. Servilet Enveri i paguante kot, po kete bene edhe Saliu, ju jep edhe pozite. Enveri kishte shume spiune, Saliu ka prape spiune me shumice. Familjaret e Enverit benin jete disi me te mire se te tjeret, familja e Saliut deklaron miliona euro luksi. Vetemburrjen Enveri e ngriti ne qiell, Saliu e çoi ne hene. Median Enveri e kishte personale, Saliu e komandon me  Fariun etj.

Ata te dy i ndane vetem sensi se”njeri ish grure, tjetri KASHTE”. Kashta kashte mbetet…Te dy menduan se po u ngjite ne maje te shtetit je burre shteti. Me i ndershmi,me i drejti,me i afti,me i kulturuari.Keto jane cilesit e nje burri shteti qe meren qe ne familje,ndersa,Enveri urente te jatin,Saliu ka sekret gjithe jeten familjare te pa ardhesve te tij.

Nëse nje shoqeri mbart krimet e se kaluares te ndrydhura ne vetvete ajo eshte shoqeri  jo e shendetshme, qe vuan pasojat e krimit te djeshem duke mos gjetur dot energji per te sotmen e per te ardhmen. Historia po i ndeshkon shqiptaret, po i ndeshkon pse nuk ndeshkuan kriminelin, pse jo vetem e lane te lire te bridhte rrugeve, por edhe e veshen me pushtet dhe me arme. Ishim edhe ne ne demostraten tragjike te 21 Janarit dhe protestuam paqesisht.
Mund te kishim marre nje plumb edhe ne. Syte na pane njerëz te pafajshem, te cilet moren Kushtetuten e te drejtave te njeriut me vete ne varr.U vrane pa gjyq. Ishin te paarmatosur. Arma me e fuqishme qe kane pasur ka qene zemerimi qe iu vlonte ne shpirt. Kryeministri i Shqiperise nuk diti as kete here te mos e çoje popullin e vet deri ne ate menyre te skajshme. Tregoi edhe një herë se nuk i dhimbset asgjë, përveç kolltukut. Sot ndihemi sikur po rijetojmë në kohën e Enver Hoxhës. Në fakt, gjendemi edhe më keq se atëherë. Enver Hoxha të vriste pa firmosur asnjë kontratë për të drejtat e njeriut me botën e qytetëruar dhe demokratike. Ndërsa sot ndodhin turpe dhe tmerre “në emër të demokracisë”, dhe kur janë nënshkruar të gjitha kartat e të drejtave të njeriut. E në vend të drejtësisë, sot na duhet të dëgjojmë fjalimet e Sali Berishës. Përditë e më shumë i ngjajnë fjalimeve të Enver Hoxhës...

Shqipëria po ndryshon me vrasje e tmerre. Por edhe më parë ka qenë kështu. Veç në dukje ishte pak më e qetë, por në brendësinë e vet ky pushtet e ka pasur të fjetur krimin, i cili zgjohet sa herë e ngacmojnë aty ku nuk i pëlqen.


Geraldo Durdaj
Shënim: Autori është gjimnazist, banor i Gërdecit.

Sunday, May 27, 2012

Injorancë përmes dhembshurisë

Kjo vajzë e vogël ka lindur me një sëmundje shumë të rrallë dhe ajo nuk mund të jetojë as edhe një sekondë, nëse i ndërpritet energjia elektrike, pajisjes që e mban atë në jetë.
Kura që ajo po e ndjek është shumë e shtrenjtë dhe prindërit e saj shumë të varfër, prandaj nëse dëshironi të ndihmoni këtë vajzë të vogël dhe të pafat, ju lutem shpërndajeni këtë foto tek të gjithë miqtë tuaj, që në llogarinë e kësaj vajze të shtohen disa "cent".

Këto shkrime përmalluese shoqërohen me foto të ndonjë fëmije të shpërfytyruar dhe miliona e miliona idiotë nëpër Facebook, shpërndajnë foton, që ti shtojnë "centët" në llogari vogëlushes...

Stop Injorancës

Boksi, sport?

Si mundet të quhet sport, goditja ndaj një organi jetik, siç është truri i njeriut?!

Foto e kapur gjatë ndeshjes mes Tony Pietrantonio dhe amerikanit Lavarn Harvell.

Kristalizimi i Princit Çarls

- Princi Çarls i Uellsit, përse zgjodhët pikërisht Universitetin **** në Shqipëri dhe jo Universitetin e Oxfordit në Angli?
Mes dhjetra e dhjetrash alternativave që ju kishit anembanë planetit, çfarë ju shtyu të përzgjidhnit për të kryer studimet, pikërisht tek ai Universitet në Tiranë, meqënëse ai sikur edhe nuk shquhet për shumë shekuj traditë mësimdhënieje?

- Cilësia e studimeve është pak a shumë e njëjtë me Oksfordin, i nderuar gazetar, por ama tek Universiteti **** në Tiranë, përfitoje një Nokia 3310-a falas dhe kjo për mua ishte shumë joshëse dhe ngazëllyese. Plus pastaj që nëse rregjistroheshe të dielën...
Ah, më falni, këtë e kam sekret!

Nga e merr emrin Vatikani?

Sipas etimologjisë zyrtare, http://www.etymonline.com/index.php?term=Vatican&allowed_in_frame=0 "Vatican Look up Vatican at Dictionary.com 1550s, from L. mons Vaticanus, Roman hill on which Papal palace stands. An Etruscan loan-word, not related to vates "sooth-sayer."
fjala Vatikan, është një fjalë e marrë hua prej gjuhës etruske. Jepen dhjetra e dhjetra shpjegime të ndryshme me kodra, apo me "anuse", por askush nuk di ta gjejë kuptimin e kësaj fjale.

Po shqipja, a mundet ta ndihmojë në këtë drejtim? (S.I)

FJALORI SHQIP-SHQIP

VATAN m. bised.

1. Atdhe. Mbrojmë vatanin. Luftuan për vatanin. E çliruan vatanin.

2. Vendi (krahina, qyteti a fshati) ku ka lindur e ku banon dikush, vendlindja. E ka marrë nusen nga vatani.

VATËR f. sh.

1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës. U ul në krye të vatrës.

2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës; e sobës etj., ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj. Vatra e furrës (e farkës).

3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte mbjellë një vatër qepë.

4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon familja a ku kanë jetuar të parët tanë brez pas brezi; familja; kryes. sh. vendi ku kemi lindur e jetojmë, vendlindja. Vatër e dashur (e shtrenjtë). Vatra atërore (prindërore). Vatra e të parëve ( e stërgjyshërve).Vëllezër të një vatre vëllezër që kanë lindur e janë rritur në një shtëpi. Mik vatre mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli për vatrën time. I ra fatkeqësia në vatër. Mbrojmë vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Armiku na shkeli (na shkatërroi) vatrat tona.

5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a pika që tërheq vëmendjen më të madhe; qendra e një veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe; djep. Vatër revolucionare (patriotike). Vatër e rëndësishme e luftës çlirimtare. Vatër shkencore (kulturore). Vatër kulture (përparimi). Vatër e edukimit revolucionar. Vatër e lëvizjes popullore. Vatra e kryengritjes (e qëndresës). Vatër agresioni (konflikti, lufte). Vatra e tërmetit (e vullkanit). Vatër epidemie (infektimi).

6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore. Vatra e nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.

7. mjek. Vendi në trupin e një njeriu ose të një kafshe të sëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes.

8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet e një tufe drite, pasi kjo të ketë përshkuar një thjerrzë ose të jetë kthyer nga një pasqyrë e përkulur. Vatër shembëllimi. Vatra e pasqyrës (e thjerrzës). Vatra e xhamit zmadhues.

9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsës etj., që ka veti të veçanta kundrejt pikave të lakores. Vatrat e elipsës. Largësia midis vatrave.

10. përd. ndajf. (në bashkëvajtje me një). Shumë, tufë. Ka një vatër fëmijë. Është me një vatër kalamaj. Erdhën një vatër mysafirë (miq). * Në krye (në qoshe) të vatrës në vendin më të nderuar, në krye të vendit. I thau vatrën shih te THAJ. Është bërë gjysh në vatër shih te GJYSH,~I. I daltë hithra në vatër! mallk. shih te HIDH/ËR,~RA. Ishte me dy krënde në vatër shih te KRËND,~I. Jam një zjarr e një vatër me dikë shih te ZJARR,~I

2. Nxjerr ujë në vatër dikush a) s'lë gjë pa trazuar e pa prishur, s'lë dy gurë bashkë, është shumë i prapë (thuhet sidomos për fëmijët); b) është shumë i zoti. Lopa në mal, përsheshi në vatër (në xham) fj.u. shih te LOP/Ë,~A. Vatër kulture institucion që merret me organizimin e drejtimin e veprimtarisë kulturore e artistike në një fshat të vogël.

VATH m. sh.

1. Stoli prej ari, prej argjendi a prej lëndësh të tjera, zakonisht në trajtë rrethi e me zbukurime të ndryshme, që i varin vajzat e gratë në bulën e veshit. Vath i florinjtë. Vathë prej argjendi. Vathë me gurë të çmuar. Një palë vathë. Vë (mban) vathë.

2. Secili nga dy zgjatimet e mishta që i varen dhisë poshtë gushës, rezhdë. Dhi me vathë. * Iu bë vath në vesh dikujt shih te VESH,~I. E vari (e vuri, e mban, e ka) vath në vesh diçka shih te VESH,~I. Vath i florinjtë në vesh të derrit shih te FLORINJTË (i,e). Lule vathi bot. shih te LUL/E,~JA.

VATHË f. sh.

1. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë; vend i rrethuar me lesa në një arë, ku mbajnë dhentë natën për ta plehëruar; tufa e dhenve a e bagëtive të gardhuara në një vend të tillë. Vatha e dhenve (e dhive, e lopëve). Lesa e vathës. I futin (i mbyllin) në vathë. E ndau (e hoqi) nga vatha. E plehëroi me vathë. http://fjalorshqip.com/
Shkroi: Stop Injorancës

100 vjet shtet pa shtet

Si pasojë e mospërcaktimit të saktë të kufijve shtetërorë: 
-peshkatarët shqiptarë të Pogradecit arrestohen prej policisë kufitare maqedonase
-peshkatarët shqiptarë të Shkodrës arrestohen prej prej policisë kufitare malazeze
-peshkatarët shqiptarë të Sarandës arrestohen prej policisë kufitare greke. 

Rrofsh o SHTET dhe gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë, prej kufinjve të tu!

Stop Injorancës