Populli pellazgo-ilir ka qënë populli më i rëndësishëm i antikitetit dhe nga ai rrjedhin qytetërimet, kombet, gjuha dhe kultura e lashtë europiane si edhe ajo moderne. Këto dëshmohen nga të dhënat historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike.
1- Qytetërimet e vjetra europiane si ai i Kretës, Mikenës, Trojës dhe Etruskë kanë qënë vepër e popullit pellazgo-ilirë edhe nga të dhënat historike që tregojnë se kjo etni ka ngritur këto qytetërime. Edhe të dhënat antropologjike dëshmojnë se popullësia e vjetër e këtyre qytetërimeve ka qënë Brachycephala ashtu siç janë Shqiptarët sot pasaadhësit e popullësisë pellazgo-iliro-trako-trojano-skithe e më gjërë. Pra qytetërimi i hekurit dhe i bronxit i Evropës është një qytetërim pellazgo-ilir. Nëse do t’u referohemi të dhënave të tjera nga kjo etni duket se janë themeluar edhe shtetet e vjetra si ai Egjiptian dhe shtetet e Mesopotamisë duke filluar me qytetërimin Sumer.Kjo dëshmohet nga të dhënat historike që dëshmojnë një presencë të kësaj rrace në këto territore që në kohë të herëshme. Kështu të dhënat antropologjike dëshmojnë se në deltën e Nilit dhe tek Sumerët tre mij vjet para Krishtit, ka banuar një popullësi e bardhë. Të dhënat e mëpasme historike tregojnë se kjo popullësi ka qënë me origjinë pellazgo-ilire. Madje edhe dyndjet e popujve të detit janë dyndjet e kësaj popullësie drejt këtyre territoreve në shekullin e XIII para Krishtit, pasi aty dalin dardanët, lidët etj, që ishin fise pellazgo-ilire.
2- Grekët antikë nuk janë një etni, ata thjesht janë fiset pellazgo-ilire që kishin një nivel kulturor më të lartë se fiset e tjera të këtij trungu, dhe kjo falë pozitës gjeografike dhe kushteve natyrore. Ai që quhet qytetërim antik grek është qytetërim pellazg, pasi të tre popujt që kanë banuar në Heladën antike ishin me origjinë pellazge. Kështu jonët ishin me origjinë pellazg, dorët ishin ilir dhe eolët pellazg. Atëherë ku janë grekët?
Nuk ka egzistuar kurrë një komb grek. Gjuha e vjetër greke është një gjuhë e stisur për tu përdorur nga të diturit e kohës.
Si mund të dalim në këtë konkluzion? Është e lehtë, ajo gjuhë e vjetër greke nuk përkthen asnjë fjalë të jonishtes, dorishtes dhe eolishtes. Shkrimet e tyre edhe sot janë në gur dhe nuk flasin, askush nuk e di se çfarë gjuhe kanë përdorur, por një gjë është e sigurtë se ajo është një gjuhë e ndryshme nga gjuha greke e vjetër dhe e re. Përse greqishtja nuk përkthen këtò gjuhë? Ajo nuk ka se si ti përkthej kur popullësia ishte e gjithë pellazgo ilire dhe fliste këtë gjuhë që sot gjendet tek shqiptarët. Mirë do bëjnë studiuesit që të marrin shqipen e sotme dhe sidomos gegërishten dhe ti futen punës që të përkthejnë shkrimet antike. Fakti që në kohët moderne në Greqi nuk kishte popull grek por shqiptar tregon se asnjëherë nuk ka patur grek. Kombi modern grek është një komb artificial i përbërë nga disa etni ku pjesën më të madhe e zënë shqiptarët, kanë një gjuhë artificiale që nuk është gjuha e tyre por gjuha që kisha dhe shteti vendosën që të kishte. Kjo gjuhë u pastrua, u rregullua dhe iu imponua popullit duke ja vendosur si gjuhë të detyrueshme, dhe kështu u krijua një etni artificiale ashtu siç është edhe sot.
Edhe qytetërimi antik romak ishte pellazgo-ilir pasi Italinë në antikitet e kanë banuar këto fise nga jugu në veri. Vetë Romakët e mbanin veten si pasardhës të dardanëve të Trojës, por këta dardanë janë ata të Ilirisë që ende sot jetojnë në territorin e tyre dhe quhen shqiptar. Qytetërimi Romak rrodhi nga ai Etrusk apo tusk që ishte gjithashtu një qytetërim pellazg. Disa studiues kanë arritur që me anën e shqipes së sotme të përkthejnë shumë shkrime etruske.
3- Europa e kohës së bronxit ka patur një popullësi të njëjtë nga ana teknike që ka folur të njëjtën gjuhë apo dialektet e saj. Të dhënat tregojnë se pellazgët, ilirët, trakët, dakët, skithët, sarmantët, trojanët deri në Atlantik kanë qënë popuj të një etnie. Sipas të dhënave ata kanë folur një gjuhë të përbashkët e cila ka qënë shqipja arkaike. Ka qënë kjo gjuhë sepse ajo gjendet në të gjitha gjuhët antike dhe moderne europiane dhe iu jep kuptimin fjalëve të këtyre gjuhëve. Shumë fjalë të gjuhës së vjetër latine dhe fjalë që kanë përdorur pellazgët e quajtur si helen janë shqip, madje shqipja i përdor edhe sot. Këto fjalë nuk janë të huazuara pasi në shqip ato kanë kuptimin e asaj që duan të shprehin. Megjithëse gjuha latine dhe ajo greke e vjetër duket se janë të krijuara, ato sërisht kanë shumë fjalë shqipe brenda tyre. Populli që është quajtur me emrin romak apo helen, ka qënë një popullësi ilire që ka folur këtë gjuhë, pasi të dy gjuhët si latinishtja dhe greqishtja nuk përkthejnë gjuhën që ka shkruar dhe folur populli i tyre. Shumë nga fjalët që kanë mbërritur nga kjo gjuhë që kanë folur pellazgët helenë dhe romak janë sot tek shqipja dhe marrin kuptim nga ajo. Nga ana tjetër shqipja përkthen edhe gjuhën e dakëve dhe është e vetmja gjuhë që iu jep kuptim fjalëve të tyre pasi ajo i ka edhe sot këto fjalë në fondin e saj të gjuhës së përditëshme.
Straboni dëshmon se dakët kanë pasur të njëjtën gjuhë me trakët, skithët. Kjo do të thotë se këto fise kanë folur një gjuhë shqipe, për aq kohë sa shqipja është e vetmja që përkthen gjuhën dake. Trojanët kanë folur një gjuhë shqipe pasi shumë nga fiset trojan janë me origjinë nga Traka dhe Iliria ashtu si dardanët përbëjnë sot një pjesë të konsiderueshme të popullit shqiptar.
4- Në shekujt V-VI kur fuqia e Romës ra, të shtyrë nga dyndjet e popullësive me origjinë Aziatike, një pjesë e popullësisë etnike europiane u detyrua të emigrojë në territoret e Ilirisë dhe Detit të Zi në drejtim të perëndimit që njihen edhe si dyndje gjermanike. Të dhënat mesjetare tregojnë se këto fise ishin me origjinë Ilire. Ato ndikuan shumë në krijimin e kombeve moderne gjermane, angleze, franceze etj. Faktet antropologjike, historike dhe ato arkeologjike dëshmojnë një gjë të tillë.
Kopertina e librit
5- Teoria e gjuhëve indo-europiane është një teori që duhet rishikuar pasi ajo është ngritur pa studiuar gjuhën shqipe e cila është gjuha që kanë folur edhe popujt e vjetër Europian dhe shumë e quajnë gjuhën e rracës së bardhë asaj Japetike. Nuk mund të nxiren teorira të tilla pa studiuar gjuhën sustrakt të Europës, atë shqipe me gjithë dialektet e saj të pasura. E them këtë pasi vërej se fondi i fjalëve të përbashkëta midis gjuhëve europiane dhe sanskritishtes gjendet i gjithë tek shqipja. Madje shqipja këto fjalë i ka edhe sot në gjuhën e saj të përditëshme dhe këto fjalë marrin shpjegimin vetëm nga kjo gjuhë. Gjuhëtar i mirë është ai që është së pari një historian i mirë, pasi nuk mund të përcaktosh një gjuhë në disa kategori pa parë se si kanë qënë kushtet historikë që kanë çuar në këtë përfundim.
Fjalët që sot gjenden tek gjuha indiane dhe iraniane nuk janë fjalë që gjenden nga gjuhët europiane me këto gjuhë, por gjenden midis shqipes dhe këtyre gjuhëve. Ky është çelësi që tregon gabimin e bërë deri më sot nga gjuhëtarët të cilët kanë nxjerrë konkluzione pa studiuar shqipen dhe historinë. Historia dëshmon se në periudhën e bronxit këto territore janë pushtuar dhe sunduar nga një rracë e bardhë. Kështu sumerët janë një popullësi jo-semite.
Shqiptarët sot janë një komb prehistorik që jeton në trojet e tij në Ballkan prej mijëra vjetësh. Paraardhësit e shqiptarëve i kanë dhënë Europës qytetërimin etnik Europian si atë prehistorik dhe atë antik që u bë baza e qytetërimit modern. Ata kanë luajtur një rol të madh në formimin e kombeve moderne të Europës dhe gjuhëve të tyre.
Marrë nga libri Roli pellazgo – ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane i autores Elena Kocaqi