Tuesday, August 14, 2012

Viktimat shqiptare në Siri


Reformatori Ibrahim Pasha
 
Nga shqiptarët më të njohur të Sirisë është Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali Pashës së Egjiptit. Ai kishte nën administrim gati të gjithë Sirinë dhe një pjesë të Palestinës dhe mbahet mend si reformator që projektoi krijimin e një shteti arab të pavarur.Ishte i pari politikan që zgjoi vetëdijen kombëtare arabe, duke iu kundërvënë urdhrave të Portës së Lartë Ndërmori reforma për lirinë e fesë duke proklamuar se të krishterët do të ishin të barabartë me myslimanët. Dhe nuk ishin vetëm fjalë. Ibrahim Pasha futi në administratë një nga krishterët më të njohur të vendit, Hana Behkri. Ky i fundit jo vetëm u emërua kreu i financave publike, por mori edhe titullin bej. Ibrahim Pasha themeloi shtypshkronja në mbarë Sirinë dhe nxiti reforma në arsim. Periudha e sundimit të tij (pas 1830-s) ishte periudha kur numri i shqiptarëve që u vendosën në Siri u rrit shumë. Vetëm në ushtrinë e Ibrahim Pashës bënin pjesë rreth 15 mijë shqiptarë. Me një vëzhgim të thjeshtë të dokumentacionit historik kuptohet që gjatë kësaj kohe në Siri luftuan “shqiptarët me shqiptarët” për vetë faktin se një pjesë e ushtarakëve ishin me Ibrahim Pashën ndërsa të tjerët ishin pjesë e ushtrisë së Sulltanit. Por 12 mijë shqiptarë të ushtrisë perandorake morën anën e Ibrahim Pashës, pasi ky i fundit i shpërbleu me toka, prona të cilat me hartën e sotme korrespondojnë në Siri, Palestinë dhe Liban. Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve ngelën aty. Futi në administrate një nga krishterët më të njohur të vendit.
Viktimat shqiptare të Sirisë
Nga bombardimet e forcave qeveritare siriane në Damask është raportuar se kanë rënë edhe viktimat e para të “arnautëve”, banorë vendës me origjinë shqiptare. Burime të afërta me arnautët e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bënë me dije këtë javë se prej operacionit disaditësh të “pastrimit të qytetit prej terroristëve”, ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet “Lagjja e Arnautëve”. Ka dhjetra të vrarë e të plagosur, sipas raportimeve, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti (me origjinë nga Podujeva) dhe Behlul Arnauti. Historia e komunitetit sh qiptar në Damask: rrënjët e një raporti që nis në ish-Perandorinë Osmane. Numri i saktë i viktimave mund të dihet vetëm pas tërheqjes së ushtrisë siriane prej kësajpjese të Damaskut, - raportoi media e Kosovës, duke cituar burime të komunitetit shqiptar në Siri.
Po si është historia e këtij komuniteti?
Pasardhës të kujt janë këta shqiptarë që sot i ka përfshirë vala e gjendjes së jashtëzakonshme që ka përfshirë prej muajsh Sirinë? Më poshtë mund të lexoni një vështrim historik mbi këtëargument.
Fillesat rreth vitit 1521
Nga viti 1521, (pasi Sulltan Sulejmani i Madh nënshtroi përfundimisht prijësit mamlukë), shqiptarët dhe sirianët i kanë lidhur me njëri-tjetrin rrethanat e Perandorisë Osmane. Pashallarë shqiptaro-osmanë dhe ushtarakë të tjerë shqiptarë kanë sunduar ose jetuar në
Siri deri rreth vitit 1916. Pas rënies së Perandorisë Osmane, pasardhës të tyre mbetën në ato vise dhe janë ende aty. Por të parët shqiptarë që shkelën në Siri ishin udhëheqës ushtarakë. Sipas burimeve historike, prijësi i parë ushtarak shqiptar në këto vise ka qenë Mehmet Pashë Dukagjini, i cili më pas u emërua vali i Halepit në vitin 1550. Një Lala Mustafa Pasha dhe një tjetër Mehmet Pasha ishin valinj të Damaskut nga mesi dhe fundi i shek. XVI. Në vitin 1590 këta u pasuan nga shqiptarë të tjerë.
Nasuh Pasha i Halepit
Rreth vitit 1600, shqiptari Nasuh Pasha merr nën dorëzimin drejtimin e vilajetit të Halepit. Ai shquhej për rreptësi. Në historinë e Sirisë, ky prijës ka ngelur i njohur si personi që arriti të nënshtronte jeniçerët që shkaktonin dëme tek popullsia e thjeshtë. Më pas, në 1608 në krye të Damaskut ishte prapë një shqiptar, Kuçuk Sinan Pasha nga Prizreni. Ky u pasua nga i famshmi Mehmet Pashë Qypryliu me origjinë nga Roshniku i Beratit, i cili më pas u emërua Vezir i Madh në Stamboll. Vendin e tij në Damask e mori i biri, Ahmet Pasha. Pasi shpëtoi qytetin nga uria dhe anarkia edhe ky si i ati u emërua Vezir i Madh. Por në Siri nuk kishte vetëm shqiptarë valinj. Gjatë shek. XVII-XVIII kishte shumë shqiptarë ushtarakë që erdhën në Siri.

Disa fakte mbi shqiptarwt e Sirisë
1. Shqiptarët kanë shkuar në Siri kryesisht si ushtarë. Në vitin 1844, shqiptarët me pozita qeverisëse dhe interesa të lidhura me pushtetin ishin të shumtë. Ishin aq shumë sa një kryengritje që ndodhi kundër mobilizimit të përgjithshëm ushtarak, njihet në historinë siriane si “kryengritja e arnautëve” pra e shqiptarëve.
2. Në gjysmën e dytë të shek. XIX, Pashko Vasa merr në dorë qeverisjen e Halepit si guvernator. Në 1980 në Damask dhe Bejrut emërohet vali, Ismail Qemali, i cili më vonë do të firmoste shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë kohës që qëndroi në Siri, ashtu sikundër Ibrahim Pasha, edhe Ismail Qemali punoi për krijimin e një shteti arab.
3. Me kalimin e dekadave, shqiptarët u bënë një komunitet i fortë në Damask, madje ata kishin themeluar edhe lagjen e tyre. Familja Mardam Bek që jetonte aty, në fillimet e shek. XX ishte një nga familjet shqiptare më të njohura dhe më të pasura të parisë siriane. Kjo familje e kishte origjinën nga Lala Mustafa Pasha.
4. Shumë shqiptarë të tjerë erdhën në Siri gjatë luftërave ballkanike të viteve 1876-1878 dhe 1912-1914. Janë lehtësisht të identifikueshëm edhe sot, sepse shumica e këtyre shqiptarëve mbajnë mbiemrin “Arnauti”. Nga ky komunitet kanë dalë figura okale të njohura të politikës, artit dhe teologjisë.

Z. Rexhepi, a ka komunitet me origjine shqiptare në Siri?
Në Siri, si edhe në venet tjera arabe, ka shqiptarë, por dua të them që në Siri ka një komunitet të madh muhaxhirësh me origjinë shqiptare. Ata janë të njohur me mbiemrin Arnauti. Nga komuniteti shqiptar në Siri kanë dalë emra të njohur të fushave të ndryshme të fesë, shkencës, arteve.
Sa është numri i sotëm i shqiptarëve të Sirisë sipas informacioneve tuaja?
Me siguri se numri i tyre është mbi 10.000 veta. Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në Damask, pastaj ka edhe në Halep e gjetiu.
Keni informacione, si ka ndikuar konflikti në Siri tek ata? 
Për aq sa jemi të njoftuar, edhe komuniteti shqiptar atje i është nënshtruar një terrori të madh. Atje tash në Damask ku janë më shumë të përqendruar arnautët mbretëron një gjendje kaotike, kështu që edhe komuniteti shqiptar është në atë gjendje. Jam në dijeni që Ambasada e Kosovës në Ankara është munduar që të vejë kontakte me ta, por tani edhe kontaktet me ta janë thuajse të pamundura.


Ilir Sinanaj - Shekulli

No comments: