Dje u betua Presidenti i 6 i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.
Ai u zotua se do të qëndronte mbi palët dhe do të ishte Presidenti i të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Duke lënë mënjanë zgjedhjen e njëanshme si President, apo delirimin e 'qëndrimit të tij mbi palët', ajo që më bëri përshtypje gjatë ceremonisë së djeshme ishte fakti se në momentin kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja i dorëzon kushtetutën Presidentit të Republikës Z. Nishani, e mbylli fjalimin me fjalinë "Zoti të ndihmoftë"!
Kur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i lexoi formulën gjatë Betimit me dorë mbi Kushtetutë para kuvendit, e mbylli fjalën e saj me fjalinë: "Zoti të ndihmoftë".
Kur vetë Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë mori fjalën pas Betimit, e mbylli atë me fjalinë "Zoti më ndihmoftë".
Tani rishtaz të lindin e të grishin disa pyetje:
- A nuk ju ngjason sadopak shprehja "Zoti ju ndihmoftë", me shprehjen migjeniane "Zoti të dhashtë"?
- Kaq në pikë të hallit dhe i pashpresë paska mbetur ky vend saqë duhet të kthejmë sytë për zgjidhje nga Perëndia?
- Nëse ia lemë vërtetë Perëndisë në dorë të zgjidhë problemet tona, ç'rëndësi ka më kush zgjidhet President i vendit?
- A jemi shtet laik, apo jemi kthyer në shtet fetar?
Apo vallë nuk i rezistojmë dot tundimit për t'u bërë gjithmonë më katolikë se Papa, më islamikë se arabët, më stalinistë se rusët, dhe më amerikanë sesa amerikanët që betohen mbi Bibël?
Jo për ndonjë arsye tjetër, por sepse edhe Presidenti Obama nuk u betua më mbi bibël...
Ta shkrijmë sistemin zgjedhor dhe në vend të kutive të votimit të shkojmë e të falemi nëpër vendet e shenjta?
Epo, Zoti na ndihmoftë atëherë!
Shkroi: Stop Injorancës

No comments:
Post a Comment