Sunday, October 7, 2012

Një lajm i kobshëm si rrufeja në qiell të hapur është shpërndarë sot në të gjithë mjedisin Ballkanik.

Vajzat, gratë e plakat të mbledhin veten, të bëhen të forta dhe ta bëjnë zemrën gur. Disa meshkuj gjithashtu. Më e paimagjinueshmja ndodhi, tragjedia trokiti në derë. Sipas disa të përditshmeve ballkanike EZEL doli DYLBER.

Bëhet fjalë për personazhin turk të telenovelës së famshme Ezel, e cila mbërtheu edhe teleshikuesit shqiptar pranë TV Klanit.
Kenan Imirzalioglu ka pranuar se është homoseksual.
Nuk mund ta fshehë më orientimin seksual dhe të aktrojë se i dashuron femrat.
Nuk mund të jetoj më me gënjeshtra.”- citohet të ketë thënë aktori.

I bëjmë me dije Kristi Pinderit dhe Ambasadës Rozë  të mos emocionohen aq shumë, derisa lajmi të konfirmohet plotësisht.

Shkroi: Stop Injorancës !
Burimi: http://www.balkanweb.com/metropol/2693/aktori-turk-ezel-pranon-se-eshte-homoseksual-104854.html

Ismail Kadare vs Vuk Jeremiç

Deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç se Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së, vetëm kur të kalojë mbi kufomën e tij, Gjeniu i letrave shqip iu përgjigj plot elegancë gjatë një interviste të bërë me Ettore Sequin, diplomatin dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian.

Si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri!


Përgatiti: Stop Injorancës !

Burimi: http://www.gazetatema.net/web/2012/10/03/bashkebisedimi-kadare-evropa-gjendja-e-natyrshme-e-shqiperise-e-vetmja/

Nën 18-vjeç

Kemi ndaluar nën moshën 18-vjeçare të drejtën e qytetarëve për të votuar, nisur nga parimi për të mbrojtur shëndetin e tij si edhe nga fakti që deri në këtë moshë njeriu është ende i paformuar intelektualisht, për të zgjedhur e vendosur drejt, me mendjen e tij.

Kemi ndaluar gjithashtu nën moshën 18-vjeçare marrëdhëniet seksuale, përdorimin e alkoolit, duhanit, Patentën e drejtimit të Mjetit, apo materialet e ndryshme me përmbajtje erotike.

Jemi bashkarisht dakord që këto masa janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve si dhe për të lejuar një rritje të tyre sa më optimale.

Por mbi ç'të drejtë iu japim fëmijëve sot në vitin 2012-të një përkatësi fetare, duke i pagëzuar, apo duke i bërë synet, etj, etj?

Përse nuk ia lemë fëmijës t'a zgjedhë me vullnetin e tij në moshë madhore nëse do ti përkasë apo jo një feje të caktuar, por ia imponojmë që në vegjëli fenë si diçka e trashëgueshme, nëpërmjet një indoktrinimi sistematik?
S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht, me ton tejet solemn. — Artur Shopenauer

Shkroi: Stop Injorancës

Çfarë lejohet në islam?

Po të bësh një kërkim në motorrin "Google" me fjalët "A lejohet në islam"? të dalin qindra pyetje të besimtarëve të çoroditur, që duan të mësojnë se çfarë është e ndaluar apo jo në islam.

Ja psh pyetjet e para që shfaqen në kërkimin e "Google-s":

1. A lejohet klonimi ne Islam?
www.youtube.com/watch?v=OVr9tSl9aa4
2. A lejohet ne islam martesa e gruas me kater burra?
http://www.islami-puke.org/t925-a-lejohet-ne-islam-martesa-e-gruas-me-kater-burra
3. A lejohet masturbimi në Islam ?
http://forumi.kurandhesunet.net/pyetje-pergjigje%2833%29/a-lejohet-masturbimi-ne-islam%2816304%29.html
4. A është e lejuar muzika në Islam?
http://www.ahmadiyya-islam.org/al/islami/virtytet-e-muslimanit/a-lejohet-muzika-ne-islam/
5. A lejohet Mbajtja e qenit ne shtepi?
http://davetiislam.com/di/index.php?option=com_content&view=article&id=2445%3Aa-lejohet-mbajtja-e-qenit-ne-shtepi&catid=61%3Apyetje-a-pergjigje&Itemid=176
6. A lejohet Masturbimi(vetknaqja) te ata qe nuk jan te martuar ?
http://www.elbuhari.at/html1/oben-pergjigjet/42-a-esht-e-haram-apo-hallal/356-a-lejohet-masturbimivetknaqja-te-ata-qe-nuk-jan-te-martuar-
7. Martesa e plakut me foshnja lejohet ne Islam?
http://www.topix.com/forum/world/albania/TTGTVJQA65UF1GFI2
8. Twitter / forumiislam: A lejohet te luah shah ne islam?
twitter.com/forumiislam/statuses/175227923056443394
9. Ahmed Kalaja - A lejohet shkurtimi i mjekres ne islam?
www.youtube.com/watch?v=KeOuTzNGuz4
10.A Lejohet Seksi Ne Islam?
menshealthhub.com/tag/a-lejohet-seksi-ne-islam
11.A lejohet boksi në Islam?
http://www.omerbajrami.com/index.php?option=com_content&view=article&id=433%3Aa-lejohet-boksi-ne-islam&catid=43%3Apergjigje&Itemid=74

A nuk do ishte më e thjeshtë dhe praktike të tregohej se çfarë lejohet në islam dhe gjithë të tjerat do nënkuptoheshin që nuk lejohen? (Shkroi: Stop Injorancës !)

Telenovela korçare

Mbyllet me fund tragjik telenovela në fshatin Podgorie të Korçës, në aktin e saj të fundit, me vdekjen e 3 prej personazheve më kryesorë.

Elsa ishte e martuar dhe kishte 2 fëmijë.
Kishte burrin e saj në shtëpi dhe 2 dashnorë të tjerë në fshat, Viktor Rozanin, 57 vjeç, dhe Feridon Bollgurin, 40 vjeç.
Të dy dashnorët e saj ishin burra të martuar.

Ela i çon Viktorit një mesazh ku e lajmëron se sipër stanit ishte me Feridonin, një mashkull më seksi dhe më i ri. Viktori, pasi tërbohet se dashnorja e tij kishte një dashnor tjetër, merr armën dhe i vret të dy në vendin ku ata kishin planifikuar të bënin marrëdhënie seksuale.

Më pas telefonon policinë dhe qëllon mbi veten.

Por mësohet se bashkëshorti i Elsa Çoçkës nuk ka pranuar të marrë trupin e saj nga morgu. Ai s'ka ditur kurrë gjë madje edhe ngjarjen e mëson të nesërmen. Pasi merr vesh ngjarjen zotohet të vrasë fëmijët e Viktorit.

Nuk ka qenë vetëm tradhtia që e ka bërë atë të mos e marrë trupin e saj, por edhe fakti se Elsa e rrihte atë vazhdimisht.

Në fund triumfoi krimi mbi dashurinë!

A nuk janë veshjet tona tradicionale, europiane?

Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi në jahtin e Dukës së Orleanit, duke çarë bllokadën greke për të mbërritur në Konferencën e Londrës.

I. Qemali: Is, po pse je veshur në veshje tradicionale o burrë i dheut. Po shkojmë në zemër të Europës, a nuk mund të visheshe pak si ata burrat e qytetëruar të Europës?
I. Boletini: Ismail Bej, as ata burrat e Europës kur vizitojnë Shqipërinë, nuk vishen me veshjet tona.

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës !

Kjo është e frikshme


Në një rrëfim tronditës për numrin e sapodalë të revistës Java, Fatos Klosi ‘rrëfehet’ që pas sulmit ndaj Kryeministrisë më 1998 dhe pas varrosjes së A. Hajdarit, me një urdhër gjykate është përgjuar për disa ditë telefoni i zyrës së Sali Berishës dhe transkriptet gjenden të dokumentuara në dosjen përkatëse. Ish-kreu i Shish pohon: “Po, e kemi përgjuar Berishën! Pak ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe revoltës së armatosur në Tiranë, një shqiptaro-malazez e urdhëron nga Teksasi që ta ‘mbyllë atë muhabet’. Dhe e mbylli”. Biseda ka ndodhur 3-4 ditë pas 14 shtatorit, dhe zhvillohej në anglisht, por verifikimet e analizat e shërbimit sekret arritën në konkluzionin se ‘urdhëruesi’ duhej të ishte një shqiptaro-malazez (në atë kohë Mali i Zi ishte ende pjesë e federatës me Serbinë). Klosi sjell faktin se nga ai telefon është biseduar dhe “për të gjetur 300-400 burra të armatosur kundër qeverisë së komunistave të Tiranës”.
Në lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar që spiunojnë për llogari të shteteve të huaja, Klosi pohon i sigurt: “Po, ka! Por çfarë rëndësie ka kjo? Situata është shumë herë më e rëndë se kaq! Klasa politike i ka hequr brekët me kohë. Tani madje nuk konsiderohet më turp, përkundrazi është nder që të konsiderohet se njëri apo tjetri është konfident më këtë apo atë fuqi të huaj”.
Dhe ‘spiunlliku’ ynë nuk bëhet si nëpër filma. “Bëhet fjalë për anëtarë qeverie të cilët, varësisht pasioneve e afërsive të tyre personale, bëhen zëdhënës të interesave të huaja në vend. Për shembull, të interesave ekonomike…” thotë Klosi. Ai kujton fjalët e një përfaqësuesi të një shërbimi mik: “të gjithë ministrat janë të afërt me Ambasadat, vijnë vetë këtu e komentojnë gjithça ndodh”.
Ky është rregull, për të tërë krahët politikë, siç thotë Klosi.
Dhe kjo është e frikshme.Burimi:http://respublica.al/artikuj/2012/10/06/fatos-klosi-nje-shqiptaro-malazez-urdheroi-ne-telefon-berishen-pas-shtatorit-1998

Parulla kundër shqiptarëve në Itali: Hidhini në zjarr


“Rumeni Albanesi a rogo”, “Rumunët e shqiptarët në zjarr” e shkruar me një italishte të çalë, e shoqëruar nga një kryq celtik, simbol fashist intolerance, në një mur pranë qendrës tregtare në zonën Cittadella të Grossetos, ka shtyrë sekretarin e shoqatës “Hëna”, Durim Mema, të ngrejë zërin në emër të shqiptarëve dhe t’u drejtohet gazetave për t’i kërkuar administratës publike që ato fjalë të fshihen sa më parë.

Atë parullë nuk e meritojnë as shqiptarët as rumunët. Po të na e lejojnë e fshijmë vetë”- thotë ai i revoltuar dhe shpjegon se shoqata e tij me karakter fetar e kulturor ka 400 anëtarë, shqiptarë jo vetëm nga Shqipëria.

“E shkruara është në një vend të rrahur nga shumë kalimtarë e klientë të qendrës tregtare, në një qytet si Grosseto ku komuniteti i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia dhe ai i rumunëve janë të mëdhenj. Ka dy muaj që e shoh e duket se Komuna as e vë ujin në zjarr që ta fshijë. Provokon ndjenjat e shqiptarëve të ndershëm.” – shpjegon Mema për Shqiptari i Italisë , i cili thekson se “kemi fëmijë që kur lexojnë gjëra të tilla mund të ndihen fajtorë përpara shokëve të tyre italianë, kur nuk kanë asnjë faj”.

Një të shkruar të ngjashme Mema thotë të ketë parë para ca kohësh edhe në një mur të qytezës së studentëve. Këtë frymë racizmi që ndihet në atmosferë e shpjegon me krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin: “Në këtë situatë që po kalon Italia, edhe ne Grosseto sa vjen dhe shtohet racizmi. Kështu nëse një vend pune i jepet një të huaji e jo një vendasi, edhe ky fakt kthehet në motiv diskutimesh e debati. Por kjo nuk është tjetër veçse një luftë mes fukarenjve”.

(er.nu/BalkanWeb)

Akademikët djegin gradat shkencore: Sot janë më të rëndësishme teserat e PD-së


Lista e akademikëve, profesorëve dhe profesionistëve që në shenjë revolte dogjën gradat e tyre, të indinjuar nga militantizmi që pushtetit i shtetasit Sali Berisha ka mbushur administratën publike:

Prof. Haktor Veshi,
Prof.Dr. Fadil Daci,
Prof.Dr. Ago Nezho,
Prof.Dr. Beg Musta,
Dr. Ali Coku,
Dr. Polo Cakalli,
Dr. Adriatik Leka,
Master Drini Nezha,
Master Irfan Gjeci.

Ministria e Bujqësisë, kjo kështjellë e korrupsionit, strategjinë për të shkatërruar këtë sektor e nisi nuk shkatërruar tokat, vreshtat, plantacionet, serat, sistemet kulluese dhe vaditëse duke djegur mushkëritë e mjedisit, pyjet.
Këta pushtetarë të korruptuar kanë shkatërruar dijen duke deformuar dhe shpërbërë institucionet kërkimore shkencore dhe duke nëpërkëmbur shkencëtarët.
Ministria e Bujqësisë di të bëjë gjithçka, por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin, i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet, ku kriter për punësimin nuk është më diploma, por tesera e partisë demokratike”, deklaroi Ago Nezha.

Më tej Nezha u shpreh më tej se “kjo ministri qëndron në këmbë mbi katër shtylla të fuqishme: Militantizmi, nepotizmi, klientelizmi dhe krahinarizmi.

Kur të vijë dita, që nuk është e largët, këto katër themele do të jenë objektiv i shkatërrimit nga politikat zhvilluese bujqësore të ekspertëve, doktorantëve, profesorëve dhe profesionistëve të sektorit bujqësor që të shumtë janë mbledhur rreth Aleancës KuqeZi.

Sunday, September 30, 2012

Në Lushnjë shpërthen protesta "DUM BABEN"

Ithtarët e Kryeministrit Sali Berisha, ia kthyen protestën me vezë dhe gurë Kreshnik Spahiut.

Disa anëtarë të PD-së, të irrituar sot nga mbrojta që AK u bëri njerëzve të hequr nga puna për interesa politike në qytetin e Lushnjës, kanë vendosur disa banderola kundër Kreshnik Spahiut dhe i kanë qëlluar ato me vezë dhe gurë.

Shfaqja, e cila i ngjante një skene të botës arabe, është përgjigjja e parë e dhunshme që Berisha po i bën Aleancës KuqeZi, pas protestës turpëruese që ajo i bëri në Romë para takimit me pesë kryeministra evropianë.