Kemi ndaluar nën moshën 18-vjeçare të drejtën e qytetarëve për të
votuar, nisur nga parimi për të mbrojtur shëndetin e tij si edhe nga
fakti që deri në këtë moshë njeriu është ende i paformuar
intelektualisht, për të zgjedhur e vendosur drejt, me mendjen e tij.
Kemi ndaluar gjithashtu nën moshën 18-vjeçare marrëdhëniet seksuale, përdorimin e alkoolit, duhanit, Patentën e drejtimit të Mjetit, apo materialet e ndryshme me përmbajtje erotike.
Jemi bashkarisht dakord që këto masa janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve si dhe për të lejuar një rritje të tyre sa më optimale.
Por mbi ç'të drejtë iu japim fëmijëve sot në vitin 2012-të një përkatësi fetare, duke i pagëzuar, apo duke i bërë synet, etj, etj?
Përse nuk ia lemë fëmijës t'a zgjedhë me vullnetin e tij në moshë madhore nëse do ti përkasë apo jo një feje të caktuar, por ia imponojmë që në vegjëli fenë si diçka e trashëgueshme, nëpërmjet një indoktrinimi sistematik?
S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht, me ton tejet solemn. — Artur Shopenauer
Shkroi: Stop Injorancës

No comments:
Post a Comment