Kur
ishim të vegjël ishim të gjithë pothuajse një moshë, pothuajse kishim
një gjatësi. Mbanim të njëjtat rrecka veshur. Vishnim të njëjtin
botëkuptim, qëndisnim të njëjtat dëshira, ngazëlleheshim prej të njëjtit
gëzim. Jetonim të njëjtat ëndrra.
E tek takohesh pas dekadash me shokë e shoqe fëmijërie, sheh me habi se si disa prej tyre janë trashur, disa janë shkurtuar, disa janë plakur, disa janë

shëmtuar, më pak të tjerë rinuar e zbukuruar.
Disa kanë rritur një tufë fëmijësh, disa janë të pa martuar ende.
Disa kanë ecur aq para në jetë saqë as nuk iu bie mendja të kujtojnë shokët e fëmijërisë, disa të tjerë momentet e fëmijërisë kujtojnë si më të bukurat.
Disa, aq fatalisht kanë ikur nga kjo jetë për të mos u kthyer më kurrë.
Disa jeta i ka përplasur në kontinente të ndryshme dhe ju ende ruani kontakte, disa të tjerë rastësisht i ke përsëri aq pranë pallatit tënd të ri, por për ty janë të huaj, më shumë se gjithë të tjerët.
Dikush është bërë eprori yt dhe këmba e tij është më e rënda, dikush të telefon e të bezdis sa herë ia ka ënda.
Dikë e respekton aq pastërtisht si fëmijë edhe pse nuk i kujton dot më emrin, dikë, emri i së cilit nuk të shkulet prej mendje, i devijon rrugën.
Dikush që ti e ke marrë me shpulla në fëmijëri dhe që qante sa herë shikonte gjakun, sot lëviz me truproja. Dikush që ti nuk i ke kushtuar asnjëherë vëmendje, sot sfilon si top modele.
Ai djali i turpshëm me syze që ulej në bangën e dytë u bë Show Man dhe nxënësja më e dalluar e klasës përfundoi e droguar.
Dhe ty, bashkë me të gjithë, jeta ju ka trajtuar, ju ka shndërruar me lecka të ndryshme, mbi botëkuptime të kithta, drejt dëshirash të kundërta, mbushur me gëzime të pabarabarta, mes ëndrrash të bukura dhe mes netësh të ankthshme.
Jeta ju ka ndarë për të mos qenë kurrë më, aq të bashkuar!
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment