Sunday, October 7, 2012

1 milion të shara e mallkime

Sipas një bestytnie të lashtë, në rast se një numër i madh të sharash e mallkimet nisen drejt jush, me shumë gjasa ajo energji negative do të japë padyshim rezultat, duke sjellë fatkeqësi nga më të ndryshmet në jetën tuaj.

Nëse doni të llogarisni me përafërsi numrin e sharjeve dhe mallkimeve që janë adresuar drejt jush, llogarisni sa herë i keni rënë borisë në rrugë dhe kësaj shifre shtojini:
sa herë keni hedhur plehrat vend e pavend,
sa herë keni pështyrë në ashensor apo në trungje pemësh,
sa herë keni ngritur zërin tuaj apo të muzikës në kupë të qiellit,
sa herë keni teshtirë pa mbajtur dorën para,
sa herë keni bërë hipokritin duke komplimentuar për t'iu bërë qejfin kot të tjerëve,
sa herë keni qeshur pas shpine,
sa herë keni telefonuar me thirrje anonime,
sa herë keni nxjerrë një sekret të shokut/shoqes tuaj,
etj, etj...

Nëse shuma e përfituar arrin aty tek 1 milion të shara e mallkime, mbase asnjë profetësi nuk do përmbushet realisht dhe asnjë fatkeqësi nuk do t'iu ndodhë, por dijeni se fatkeqësia, jeni ju vetë.
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments: