Thursday, October 18, 2012

Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes

“Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”, thotë në përfundim të ligjëratës që gjuhëtari austriak Joachim Matzinger mbajti në një nga sallat kryesore të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë, më 9 tetor. Këtu ku është pohuar në më shumë se gjysmë shekulli “teza ilire”.




Ndërsa Matzinger analizoi para studentëve dhe profesorëve të historisë (mungonin gjuhëtarët) që shqipja e sotme është pasardhëse e një gjuhe të vjetër ballkanike, vetjake, që ai e quan proto-shqipe ose parashqipja e lashtë, “një gjuhë që ekzistonte pranë ilirishtes edhe pranë trakishtes, por nuk ka një lidhje me to”. Sepse raportet me këto dy gjuhë janë në bazë të dy hipotezave mbizotëruese për origjinën e shqipes së sotme.
Përfaqësuesit e gjuhësisë shqiptare, dhe Matzinger sjell ndër mend vetëm veprat e Çabejt dhe kontributin e tij “Ilirishtja dhe shqipja”, i botuar në vëllimin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, por edhe kolegë të huaj, kanë pranuar hipotezën e prejardhjes ilire të shqipes, e lidhur ngushte me autoktoninë e shqiptarëve. Ndërsa në fillim të shek.XX, u zhvillua hipoteza e imigrimit të shqiptarëve në vendin e tyre, hipotezë e lidhur me idenë e romanistit gjerman Gustav Weigand sipas së cilës, shqiptarët janë pasardhësit e trakëve. Matzinger përmend edhe të tjerë si Norbet Jokl që propozuan se “gjuha shqipe përfaqësonte një përzierje ilire dhe trake”.
Nuk ekzistojnë dëshmi të shkruara të gjuhës ilire, disiplina si arkeologjia janë burime memece për këtë çështje, por është gjuhësia historike ajo që mund të ofrojë argumente për raportet e shqipes me gjuhët e përmendura. Joachim Matzinger kujton se në fushën e onomastikës janë dokumentuar mjaft emra ilirë njerëzish dhe vendesh të cilët ndihmojnë për të njohur më mirë historinë e pashkruar të gjuhës shqipe dhe nëse shqiptarët janë ose jo pasaardhës të ilirëve. Gjuhëtari mendon se në zonën e territorit antik ilir që kufizohet sot nga Shqipërinë Qendrore, Shqipëria Veriore dhe Mali i Zi, gjendet një sistem tipik onomastik dhe i pavarur nga onomastika e vendeve fqinje. “Zhvillimi fonetik i emrave antikë në Shqipëri ndodhi sipas ligjeve fonetike shqipe”, argumenton Matzinger. Ai merr për shembuj analize emra qytetesh dhe lumenjsh si Durrës, Shkumbin. Me shembullin e emrit të Shkodrës provon se ky toponim “nuk ka qenë i njohur në mënyrë të pandërprerë, gjatë gjithë kohës ndër shqiptarët dhe as është trashëguar prej kohësh të vjetra. Gjithashtu ky emër vendi nuk të lejon asnjë lloj lidhjeje me ndonjë emër të përgjithshëm të gjuhës shqipe”. 
Përfundimi i gjuhëtarit është: mund të supozohet që Evropa Juglindore në parahistori dhe në antikitet ishte një territor ku fliteshin shumë gjuhë të rëndësishme, jo vetëm greqishtja, ilirishtja dhe trakishtja por edhe një gjuhë paraprake nga e cila zhvillohet hap pas hapi gjuha shqipe e që si gjuhë paraprake, mund ta përkufizojmë si protoshqipja. “Si një gjuhë indo-evropiane natyrisht protoshqipja ishte e afërt me gjuhët e tjera të Ballkanit me ilirishten dhe me trakishten, por shqipja nuk është bija as e ilirishtes as e trakishtes.” 
Kështu Matzinger kundërshton tezën e Çabejt: “Natyrisht që Çabej kishte tjetër mendim, por sipas hulumtimeve të mia, argumentimi im themelor është se sistemi fonologjik i proto-shqipes dhe i sistemi i ilirishtes janë dy sisteme të ndryshme që nuk pajtohen njëri me tjetrin. Kemi një ndryshim, një diferencë, janë periudha gjuhësore, të cilat duhen interpretuar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo është baza ime themelore.”
Sa është e lashtë është kjo parashqipe?
“Mendoj se historia e gjuhës shqipe, e protoshqipes është e vështirë ta themi saktësisht, është mëse 3 mijë vjeçare. Mund të konstatojmë se ka ekzistuar si një gjuhë vetjake e vendit pranë greqishtes. Nga kontakti me romakët kjo gjuhë nuk u romanizua dhe nga kontakti me sllavët nuk u sllavizua. Pavarësisht nga ndikimi i tyre i fortë, gjuha shqipe ka ruajtur pavarësinë e saj gjuhësore dhe tiparet e saj karakteristike. Nga ana e gjuhësisë s’kemi nevojë për ilirët. Gjuha shqipe ka historinë e vet mijëvjeçare dhe shumë interesante dhe vetëm kjo ka rëndësi.”  
Idenë e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, Matzinger e përmendi që në krye të ligjëratës si një çështje të politizuar në kohë. Fillimisht në shek. shek.19 ndër arbëreshë. “Vendi i sotëm i shqiptarëve ishte një territor ilir një vend i banuar prej shumë fiseve ilire, por historia ilire, të paktën historia politike ilire përfundoi në vitin 167 p.e.s kur romakët mundën mbretin e fundit ilir Gentius. Ideja e një prejardhjeje ilire, së fundi e një autoktonie të pandërprerë të popullit shqiptar nga antikiteti deri në ditët tona, u pranua shpejt nga shqiptarët sepse dukej si një shpjegim i natyrshëm. Ishte një argument i rëndësishëm në kohë të stuhishme në shek.19 dhe të 20 kur u formua kombi shqiptar me të drejta të barabarta.”
Çështja e politizimit të shkencave historike e studimeve në gjuhësi, etnografi, letërsi ishte një kryefjalë e takimit të së martës. Subjektivizmi dhe folklorizmi si tipare që e shmangin nga fokusi i kërkimit shkencor objektin e studimit, kanë krijuar një traditë e farkuar nën sistemin e kaluar. Këtë pohuan autorët e pranishëm, Nathalie Clayer, Stephanie Schwandner-Sievers, Oliver Jens Schmitt dhe moderatori i takimit publicisti Fatos Lubonja. Shkas u bë prezantimi në Fakultetin e Historisë e Filologjisë i librit “Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit” (Botimet Përpjekja, 2012). Në këtë botim janë përfshirë ligjërata e Joachim Matzinger “Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike” dhe një tjetër nga kolegu i tij i Universitetit të Vjenës, Stefan Schumacher, me titull “Marrëdhëniet e huazimeve mes protoshqipes dhe latinishtes apo rumanishtes ballkanike”.
Të gjithë autorët në këtë libër janë të huaj, albanologë, historianë, gjuhëtarë e studiues të letërsisë dhe kjo është bërë qëllimisht për të prezantuar një qëndrim kritik në debatin shkencor. Siç tha në takim Oliver Jens Schmitt, përgatitës i librit, ideja e këtij botimi ishte për të zhvilluar “një dialog të strukturuar midis albanologëve, pa i ndarë në shqiptarë dhe të huaj”.
Ndërsa Valentina Duka, zv/dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh se ky zë i rëndësishëm i albanologëve të huaj që përfaqësohet në botimin “Historia e Shqiptarëve” ka për të qenë “pjesë e kurrikulës zyrtare”, së paku për Departamentin e Historisë.
Joachim Matzinger
Joachim Matzinger ndoqi studimet indo-evropiane pranë Universitetit të Vjenës. Prej vitit 1997 kryen kërkime gjuhësore pranë Institutit të Studimeve Indo-evropiane në Universitetin “Friedrich Schiller” të Jenës. Bashkë me kolegun, Dr. Stefan Schumacher (Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti i Vjenës), Matzinger është marrë me studimin e teksteve të vjetra shqipe, shek.16-18, nga Buzuku, Bogdani dhe po përgatisin një leksikon të sistemit foljor të shqipes së vjetër. Matzinger ka kryer një studim filologjik të “Mbsuame e krështerë (Dottrina cristiana)” e Lekë Matrëngës 1592.
Elsa Demo - Shekulli
Stop Injorancës Gjumë të ëmbël bashkëkombas.

Tani nuk kemi kundër vetëm shkencat e huaja, por gjithashtu klikën "intelektuale" shqiptare.
Në të gjithë propagandën antishqiptare, tani citohen me krenari prej fqinjëve tanë, dijetarët tanë të shqyer

http://www.youtube.com/watch?v=0lhMX6E6pNA

Sunday, October 7, 2012

Meshkujt shqiptarë të 10-ët në botë për gjatësinë e penisit, arritje e politikës shqiptare?

Sipas studimit të kryer prej Universitetit Ulster në Belfast, me udhëheqës profesor Richard Lynn dhe me temë "Top-100 shtetet botërore, me organin më të madh seksual", rekordin e mbajnë meshkujt e Kongos, penisi i tyre arrin mesatarisht 18 cm.
Më pas vijojnë meshkujt e Ekuadorit dhe Gana, ndërsa, nivelin më të ulët e kanë koreanët, me penisin mesatarisht 9.7 cm.

Po meshkujt shqiptarë në çfarë vendi ndodhen?

Ata janë në 10 vendet e para me gjatësinë e penisit 14.73 cm, duke ia kaluar meshkujve gjermanëve 14.5 cm, anglezëve, kanadezëve, rusëve dhe spanjollëve të cilët e kanë organin gjenital mesatarisht 14 cm.

Kurse francezët e amerikanët janë edhe më poshtë, respektivisht 13.5 cm dhe 13 cm. Ndër të tjera spikat fakti që italianët janë të gjashtë në botë dhe të dytët në Evropë, me 15.7 centimetra, pas Islandës me 16.5. Bie në sy fakti që orientalët janë më pak “të pajisurit”, me dimensione nga 9.7 të Koresë në 10.9 të kinezëve.

Disa zëra që shtohet e fuqizohen po këmbëngulin fort se ngritja në dhjetëshen e parë botërore të meshkujve shqiptarë, është pastërtisht kontribut i politikës shqiptare.

Në studim mund të jenë marrë politikanë shqiptarë, të cilët e kanë ngritur ndjeshëm mesataren prej studimit të kaluar, duke qenë penisë, kokë e këmbë.
Shkroi: Stop Injorancës !

1 milion të shara e mallkime

Sipas një bestytnie të lashtë, në rast se një numër i madh të sharash e mallkimet nisen drejt jush, me shumë gjasa ajo energji negative do të japë padyshim rezultat, duke sjellë fatkeqësi nga më të ndryshmet në jetën tuaj.

Nëse doni të llogarisni me përafërsi numrin e sharjeve dhe mallkimeve që janë adresuar drejt jush, llogarisni sa herë i keni rënë borisë në rrugë dhe kësaj shifre shtojini:
sa herë keni hedhur plehrat vend e pavend,
sa herë keni pështyrë në ashensor apo në trungje pemësh,
sa herë keni ngritur zërin tuaj apo të muzikës në kupë të qiellit,
sa herë keni teshtirë pa mbajtur dorën para,
sa herë keni bërë hipokritin duke komplimentuar për t'iu bërë qejfin kot të tjerëve,
sa herë keni qeshur pas shpine,
sa herë keni telefonuar me thirrje anonime,
sa herë keni nxjerrë një sekret të shokut/shoqes tuaj,
etj, etj...

Nëse shuma e përfituar arrin aty tek 1 milion të shara e mallkime, mbase asnjë profetësi nuk do përmbushet realisht dhe asnjë fatkeqësi nuk do t'iu ndodhë, por dijeni se fatkeqësia, jeni ju vetë.
Shkroi: Stop Injorancës !

Siria dhe bota e qytetëruar

16 mijë të vrarë është balanci i viktimave gjatë 16 muajve të fundit nga lufta civile në Siri.

Turqia nxjerr dhëmbët,
Gjermania gëlltitet,
Kina mbyll sytë,
Kosova dërgon ndihma,
Amerika ngre supet,
Rusia ngërdheshet,
fëmijët masakrohen...


Shkroi: Stop Injorancës !

Nuk kam asnjë konkurente!


Këngëtarja shqiptare që jeton në Zvicër, Shkëndije Mujaj, ka deklaruar se nuk sheh asnjë femër tjetër shqiptare si konkurente, padyshim në hiret e saj femërore dhe jo në muzikë.

Ajo nuk ka harruar as të falenderojë Zotin për trupin që i ka dhuruar.

Po ata njerëz që lindin me defekte trupore, kë duhet të mallkojnë vallë?

Stop Injorancës !
Një lajm i kobshëm si rrufeja në qiell të hapur është shpërndarë sot në të gjithë mjedisin Ballkanik.

Vajzat, gratë e plakat të mbledhin veten, të bëhen të forta dhe ta bëjnë zemrën gur. Disa meshkuj gjithashtu. Më e paimagjinueshmja ndodhi, tragjedia trokiti në derë. Sipas disa të përditshmeve ballkanike EZEL doli DYLBER.

Bëhet fjalë për personazhin turk të telenovelës së famshme Ezel, e cila mbërtheu edhe teleshikuesit shqiptar pranë TV Klanit.
Kenan Imirzalioglu ka pranuar se është homoseksual.
Nuk mund ta fshehë më orientimin seksual dhe të aktrojë se i dashuron femrat.
Nuk mund të jetoj më me gënjeshtra.”- citohet të ketë thënë aktori.

I bëjmë me dije Kristi Pinderit dhe Ambasadës Rozë  të mos emocionohen aq shumë, derisa lajmi të konfirmohet plotësisht.

Shkroi: Stop Injorancës !
Burimi: http://www.balkanweb.com/metropol/2693/aktori-turk-ezel-pranon-se-eshte-homoseksual-104854.html

Ismail Kadare vs Vuk Jeremiç

Deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç se Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së, vetëm kur të kalojë mbi kufomën e tij, Gjeniu i letrave shqip iu përgjigj plot elegancë gjatë një interviste të bërë me Ettore Sequin, diplomatin dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian.

Si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri!


Përgatiti: Stop Injorancës !

Burimi: http://www.gazetatema.net/web/2012/10/03/bashkebisedimi-kadare-evropa-gjendja-e-natyrshme-e-shqiperise-e-vetmja/

Nën 18-vjeç

Kemi ndaluar nën moshën 18-vjeçare të drejtën e qytetarëve për të votuar, nisur nga parimi për të mbrojtur shëndetin e tij si edhe nga fakti që deri në këtë moshë njeriu është ende i paformuar intelektualisht, për të zgjedhur e vendosur drejt, me mendjen e tij.

Kemi ndaluar gjithashtu nën moshën 18-vjeçare marrëdhëniet seksuale, përdorimin e alkoolit, duhanit, Patentën e drejtimit të Mjetit, apo materialet e ndryshme me përmbajtje erotike.

Jemi bashkarisht dakord që këto masa janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve si dhe për të lejuar një rritje të tyre sa më optimale.

Por mbi ç'të drejtë iu japim fëmijëve sot në vitin 2012-të një përkatësi fetare, duke i pagëzuar, apo duke i bërë synet, etj, etj?

Përse nuk ia lemë fëmijës t'a zgjedhë me vullnetin e tij në moshë madhore nëse do ti përkasë apo jo një feje të caktuar, por ia imponojmë që në vegjëli fenë si diçka e trashëgueshme, nëpërmjet një indoktrinimi sistematik?
S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht, me ton tejet solemn. — Artur Shopenauer

Shkroi: Stop Injorancës

Çfarë lejohet në islam?

Po të bësh një kërkim në motorrin "Google" me fjalët "A lejohet në islam"? të dalin qindra pyetje të besimtarëve të çoroditur, që duan të mësojnë se çfarë është e ndaluar apo jo në islam.

Ja psh pyetjet e para që shfaqen në kërkimin e "Google-s":

1. A lejohet klonimi ne Islam?
www.youtube.com/watch?v=OVr9tSl9aa4
2. A lejohet ne islam martesa e gruas me kater burra?
http://www.islami-puke.org/t925-a-lejohet-ne-islam-martesa-e-gruas-me-kater-burra
3. A lejohet masturbimi në Islam ?
http://forumi.kurandhesunet.net/pyetje-pergjigje%2833%29/a-lejohet-masturbimi-ne-islam%2816304%29.html
4. A është e lejuar muzika në Islam?
http://www.ahmadiyya-islam.org/al/islami/virtytet-e-muslimanit/a-lejohet-muzika-ne-islam/
5. A lejohet Mbajtja e qenit ne shtepi?
http://davetiislam.com/di/index.php?option=com_content&view=article&id=2445%3Aa-lejohet-mbajtja-e-qenit-ne-shtepi&catid=61%3Apyetje-a-pergjigje&Itemid=176
6. A lejohet Masturbimi(vetknaqja) te ata qe nuk jan te martuar ?
http://www.elbuhari.at/html1/oben-pergjigjet/42-a-esht-e-haram-apo-hallal/356-a-lejohet-masturbimivetknaqja-te-ata-qe-nuk-jan-te-martuar-
7. Martesa e plakut me foshnja lejohet ne Islam?
http://www.topix.com/forum/world/albania/TTGTVJQA65UF1GFI2
8. Twitter / forumiislam: A lejohet te luah shah ne islam?
twitter.com/forumiislam/statuses/175227923056443394
9. Ahmed Kalaja - A lejohet shkurtimi i mjekres ne islam?
www.youtube.com/watch?v=KeOuTzNGuz4
10.A Lejohet Seksi Ne Islam?
menshealthhub.com/tag/a-lejohet-seksi-ne-islam
11.A lejohet boksi në Islam?
http://www.omerbajrami.com/index.php?option=com_content&view=article&id=433%3Aa-lejohet-boksi-ne-islam&catid=43%3Apergjigje&Itemid=74

A nuk do ishte më e thjeshtë dhe praktike të tregohej se çfarë lejohet në islam dhe gjithë të tjerat do nënkuptoheshin që nuk lejohen? (Shkroi: Stop Injorancës !)

Telenovela korçare

Mbyllet me fund tragjik telenovela në fshatin Podgorie të Korçës, në aktin e saj të fundit, me vdekjen e 3 prej personazheve më kryesorë.

Elsa ishte e martuar dhe kishte 2 fëmijë.
Kishte burrin e saj në shtëpi dhe 2 dashnorë të tjerë në fshat, Viktor Rozanin, 57 vjeç, dhe Feridon Bollgurin, 40 vjeç.
Të dy dashnorët e saj ishin burra të martuar.

Ela i çon Viktorit një mesazh ku e lajmëron se sipër stanit ishte me Feridonin, një mashkull më seksi dhe më i ri. Viktori, pasi tërbohet se dashnorja e tij kishte një dashnor tjetër, merr armën dhe i vret të dy në vendin ku ata kishin planifikuar të bënin marrëdhënie seksuale.

Më pas telefonon policinë dhe qëllon mbi veten.

Por mësohet se bashkëshorti i Elsa Çoçkës nuk ka pranuar të marrë trupin e saj nga morgu. Ai s'ka ditur kurrë gjë madje edhe ngjarjen e mëson të nesërmen. Pasi merr vesh ngjarjen zotohet të vrasë fëmijët e Viktorit.

Nuk ka qenë vetëm tradhtia që e ka bërë atë të mos e marrë trupin e saj, por edhe fakti se Elsa e rrihte atë vazhdimisht.

Në fund triumfoi krimi mbi dashurinë!