"Më së fundi!", thashë me vete, kur lexova në Internet artikullin e Z. Kastriot Myftaraj "
Partia e Sigurimit dhe partia e Denoncuesit",
botuar në gazetën Sot. Vlera e vërtetë e atij artikulli për mua nuk
qëndronte në epitetet e merituar adresuar PS dhe PD, dy nofullave të
morsës së kuqe që ka mbërthyer në fyt Shqipërinë e po i merr frymën,
por tek denoncimi i dorës së fshehtë që vajis e shtrëngon gradualisht
atë morsë diplomacia anglo-amerikane.
Sikur PS dhe PD të mos
punonin për interesat e të huajve por tiu shërbenin vërtet
shqiptarëve, dy kryesitë e tyre sot do të ishin doemos në burg pas
ngjarjeve tragjike të vitit 1997, të papranueshme edhe për vendin më të
prapambetur të Afrikës. Por SHBA dhe Evropa, jo vetëm që nuk
iu thanë plaç! me gojë atyre, por u rrahën edhe krahët e i lanë përsëri
në pushtet, për të vepruar sipas urdhrave që do tiu jepeshin. Sa më e
zhytur të jetë në krim e korrupsion një qeveri kukull, aq më e bindur
do të jetë ndaj urdhërdhënësve të saj.
Për të zbardhur të vërtetën e firmave piramidale, shembja e të
cilave u përdor si shkak për ti zhytur shqiptarët në një luftë
vëllavrasëse të verbër, e fitoi « tenderin » një firmë financiare
angleze (kush e ka harruar, të shfletojë shtypin e kohës). Pas dy
muajsh, kjo firmë kërkoi asistencën teknike të një simotre amerikane
(Inteligjencë-Servisi fton gjithmonë CIA- n për të hermetizuar kapakun e
problemeve irrituese).
Pasi morën shpërblimin e premtuar prej 3
milionë dollarësh nga qeveria shqiptare për shërbimin e kryer, dy
firmat e lartpërmendura u larguan qetësisht, duke e varrosur njëherë e
përgjithmonë të vërtetën makabre të firmave piramidale. Ku shkuan 7
miliardë dollarët e përfolur nga shtypi shqiptar që disponoheshin prej
këtyre firmave?
Ndoshta kanë shkuar për të kërkuar dosjen e floririt të grabitur që
sipas raportit të paraqitur prej ish ministrit të kontrollit të
shtetit, Blerim Çela, në vjeshtë të vitit 1993 në parlamentin shqiptar,
bëhej fjalë për 279 ton ar të zhdukur pa adresë dhe një vakum
dokumentacioni prej 12 vjetësh, pikërisht në periudhën kur diktatura ka
sekuestruar me dhunë floririn e tregtarëve e të familjeve të pasura.
Për më tepër, gazeta RD denoncoi më 1991një grabitje rishtas të arit
shqiptar me urdhër të R. Alisë. Madje u dhanë edhe hollësi lidhur me
përmasat e arkave ku ishin vendosur lingotat e floririt që fluturoi me
avion dhe emri i sipërmarrësit të mallit zvicerani Xhon Megou. Ku
përfundoi gjithë ky flori i grabitur prej atij vendi pa zot me emrin
Shqipëri? Me siguri atje ku përfundojnë përshpirtjet e një populli të
tradhtuar, tek kolonizatori i maskuar si mik.
Pikërisht për këtë arsye më impresionoi artikulli pasardhës i Z. Myftaraj "Letër e çifutit Marks drejtuar çifutit lavash".
"Sa shumë mu desh të prisja nëntë vjet! para se të dëgjoja këtë zë të ardhur nga shkretëtira shqiptare", mendova.
Ishte dita e Ujit të Bekuar 6 janari 2000, kur së bashku me gruan e
dy fëmijët e mitur u largova me dokumente false nga Shqipëria. Një
person i besuar kishte shtypur në Itali 1000 kopje të librit tim me
ngjarje të jetuara e personazhe realë, Odiseja e një detektivi. Mbi
kopertinë ishte shkruar roman, për të shmangur rrezikun momental të
personave që do ti shpërndanin kopjet e librit midis studentëve të
gjithë fakulteteve të universitetit të Tiranës. Megjithëse i shtypur me
gabime nga shtypshkronja italiane, mesazhi i librit ishte i qartë:
kolonizimi i fshehtë i Shqipërisë nga Anglia nëpërmjet rekrutimit
agjenturor të Enver Hoxhës prej misionarëve anglezë kuadro me përvojë
të Inteligjencë-Servisit-, që vepronin pranë Shtabit të Përgjithshëm
partizan gjatë viteve të luftës.
Ngjarjet e librit, të jetuara në kampin e punës së rëndë të detyruar
të të burgosurve politikë në Qafë-Bari, Pukë, i përkasin periudhës
shtator 1983 korrik 1984. Me sugjerim të protagonistit të ngjarjeve,
ish agjent sekret i nivelit të lartë botëror, (larg qoftë i tipit Asim
Aliko!), duhej respektuar parimi i ruajtjes së sekretit me rëndësi të
veçantë për një afat 15 vjeçar. Pra, dorëshkrimi nuk duhej publikuar
para korrikut 1999.
Pas largimit tim nga Shqipëria, bashkëpunëtorët e mi shpërndanë, më
20 janar 2000, 850 kopje të librit nëpër fakultetet e universitetit të
Tiranës dhe 50 kopje në Durrës e Vlorë. Më vonë, 100 kopjet e fundit u
janë dhënë në dorë intelektualëve të veçantë në SHBA, Kosovë e
Maqedoni. Vetëkuptohet, kuadrot neokomunistë janë mbushur me frymë të
lehtësuar duke mësuar nëpër faqet e librit se "militaristët e Londrës",
siç i quante diktatori padronët e tij, dhe "imperialistët e
Ëashingtonit" ishin dadot, miqtë dhe përkrahësit e zjarrtë të "heronjve
të internacionalizmit proletar". Të tjerët, të humburit (dhe këtu hyn
shumica dërrmuese e shqiptarëve), kanë ndjerë shijen e hidhur të
zhgënjimit.
Muajt e vitet kalonin dhe mungesa e plotë e reagimit në ndonjë farë
forme të pjesës së painfektuar të inteligjencies shqiptare më habiste.
Mendoja: "Si është e mundur të mos reagohet ndaj denoncimit publik të
një problemi madhor kombëtar, i cili i ka lënë e po i lë pa të ardhme
Shqipërinë e Kosovën? Edhe lopët reagojnë ndaj gjakut tek vendi ku
theret ndonjëra prej tyre. Pajtimi me skllavërinë ka çmim shumë më të
shtrenjtë se përpjekja për tu çliruar prej saj. Aq më tepër kur bëhet
fjalë për një përpjekje të qytetëruar, pa dhunë, pa arrogancë, por me
një mjet shumë të denjë për kohën tonë, me një mjet kulture, me libër".
Nuk ma donte kurrsesi zemra të pranoja se në vendin tim kishte
hedhur rrënjë dukuria fatale shoqërore e përshkruar prej një
antropologu:
"Si pasojë e degjenerimit të tij, populli është i prirë ti përshtatet në një mënyrë organike gjendjes së tij të degraduar".
Personazhet realë të atij libri, pjesa më e madhe e të cilëve mbajnë
emrat origjinalë edhe në botimin shqip, kanë vëllezër, motra,
kushërinj, miq e shokë në Tiranë e gjetkë. Emrat e tyre figurojnë në
zyrat e gjendjes civile të Tiranës. Kushdo mund ta provojë një gjë të
tillë, mjafton që ta dojë të vërtetën dhe ti interesojë ajo. Gazetarët e
moralshëm rrezikojnë jetën në vende të huaja, për të ndriçuar ngjarjet
në zonat e nxehta të globit, të cilat ndikojnë fare pak apo aspak në
të ardhmen e vendeve të tyre. Mesatarisht, 60 gazetarë në vit humbasin
jetën në krye të detyrës nëpër botë. Edhe ata e duan jetën njësoj si
gazetarët shqiptarë, veç profesionin dhe të vërtetën i duan më shumë se
kolegët e tyre shqiptarë.
Për arsye të atij libri, mua më është njohur e drejta e azilit
politik të posaçëm në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, ku Shqipëria
shpreson të hyjë një ditë. Do të kisha dëshirë që qeveria shqiptare në
bashkëpunim me urdhërdhënësit e saj ambasadorin amerikan e atë anglez
në Tiranë të më padisin në gjyq, se iu kam njollosur "aleancën
historike". Motivacioni me të cilin më është njohur e drejta e azilit
politik në Bruksel është një shuplakë morale për ata dhe paraardhësit e
tyre. Ose, të paktën, të ndërhyjnë pranë autoriteteve belge të më
mohohet e drejta e azilit, se për këtë gjë i kam ndihmuar pak edhe unë:
i kam deklaruar me shkrim qeverisë së Belgjikës se jam gati të kthehem
(si person) vullnetarisht në vendin tim 6 muaj mbasi ajo të ketë
botuar në Shqipëri (nëpërmjet konsullatës së saj) dy vëllimet e librit
tim mollë sherri (në të vërtetë, ai ka dy vëllime). Këtë deklaratë e
kam depozituar gjithashtu pranë Oborrit Mbretëror belg, Komisariatit të
Lartë të Refugjatëve në Gjenevë, Gjykatës së Strasburgut për të
Drejtat e Njeriut, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gjenevë
dhe redaksisë së gazetës Le Monde në Paris (së bashku me disa dokumente
për ti mbajtur në ruajtje kjo e fundit).
Shoqëria e çoroditur shqiptare është sot viktimë e një manipulimi
antishqiptar të studiuar e të investuar fuqishëm nga jashtë e nga
brenda. Varfëria e skajshme, ngujimet e gjakmarrjes, korrupsioni i
shfrenuar qeveritar, krimi mafioz i organizuar e i kontrolluar nga
pushtetarët, shkatërrimi ekologjik i vendit, degradimi total i arsimit,
atrofizimi kulturor e shpirtëror i shoqërisë, nxitja e shthurjes
morale galopante të brezit të ri e fenomene të tjerë nega
G. Sot
Këtu mund të lexoni librin:
Odiseja e një dedektivi 1 - Lexo librin (pdf) - kliko
http://www.gazetakritika.net/literatur/agim/hamiti.pdf
Odiseja e një dedektivi 2 - Lexo librin (pdf) - kliko
http://www.gazetakritika.net/literatur/agim/hamiti_2.pdf
Gjithashtu, këtu mund të lexoni
Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Agim Hamiti/Proletari.com
E Merkure, 04/05/2011
P.S.
Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e
librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në
artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në
e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.