"Më së fundi!", thashë me vete, kur lexova në Internet artikullin e Z. Kastriot Myftaraj "Partia e Sigurimit dhe partia e Denoncuesit", botuar në gazetën Sot. Vlera e vërtetë e atij artikulli për mua nuk qëndronte në epitetet e merituar adresuar PS dhe PD, dy nofullave të morsës së kuqe që ka mbërthyer në fyt Shqipërinë e po i merr frymën, por tek denoncimi i dorës së fshehtë që vajis e shtrëngon gradualisht atë morsë diplomacia anglo-amerikane. Sikur PS dhe PD të mos punonin për interesat e të huajve por tiu shërbenin vërtet shqiptarëve, dy kryesitë e tyre sot do të ishin doemos në burg pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, të papranueshme edhe për vendin më të prapambetur të Afrikës. Por SHBA dhe Evropa, jo vetëm që nuk iu thanë plaç! me gojë atyre, por u rrahën edhe krahët e i lanë përsëri në pushtet, për të vepruar sipas urdhrave që do tiu jepeshin. Sa më e zhytur të jetë në krim e korrupsion një qeveri kukull, aq më e bindur do të jetë ndaj urdhërdhënësve të saj.
Për të zbardhur të vërtetën e firmave piramidale, shembja e të cilave u përdor si shkak për ti zhytur shqiptarët në një luftë vëllavrasëse të verbër, e fitoi « tenderin » një firmë financiare angleze (kush e ka harruar, të shfletojë shtypin e kohës). Pas dy muajsh, kjo firmë kërkoi asistencën teknike të një simotre amerikane (Inteligjencë-Servisi fton gjithmonë CIA- n për të hermetizuar kapakun e problemeve irrituese). Pasi morën shpërblimin e premtuar prej 3 milionë dollarësh nga qeveria shqiptare për shërbimin e kryer, dy firmat e lartpërmendura u larguan qetësisht, duke e varrosur njëherë e përgjithmonë të vërtetën makabre të firmave piramidale. Ku shkuan 7 miliardë dollarët e përfolur nga shtypi shqiptar që disponoheshin prej këtyre firmave?
Ndoshta kanë shkuar për të kërkuar dosjen e floririt të grabitur që sipas raportit të paraqitur prej ish ministrit të kontrollit të shtetit, Blerim Çela, në vjeshtë të vitit 1993 në parlamentin shqiptar, bëhej fjalë për 279 ton ar të zhdukur pa adresë dhe një vakum dokumentacioni prej 12 vjetësh, pikërisht në periudhën kur diktatura ka sekuestruar me dhunë floririn e tregtarëve e të familjeve të pasura. Për më tepër, gazeta RD denoncoi më 1991një grabitje rishtas të arit shqiptar me urdhër të R. Alisë. Madje u dhanë edhe hollësi lidhur me përmasat e arkave ku ishin vendosur lingotat e floririt që fluturoi me avion dhe emri i sipërmarrësit të mallit zvicerani Xhon Megou. Ku përfundoi gjithë ky flori i grabitur prej atij vendi pa zot me emrin Shqipëri? Me siguri atje ku përfundojnë përshpirtjet e një populli të tradhtuar, tek kolonizatori i maskuar si mik.
Pikërisht për këtë arsye më impresionoi artikulli pasardhës i Z. Myftaraj "Letër e çifutit Marks drejtuar çifutit lavash".
"Sa shumë mu desh të prisja nëntë vjet! para se të dëgjoja këtë zë të ardhur nga shkretëtira shqiptare", mendova.
Ishte dita e Ujit të Bekuar 6 janari 2000, kur së bashku me gruan e dy fëmijët e mitur u largova me dokumente false nga Shqipëria. Një person i besuar kishte shtypur në Itali 1000 kopje të librit tim me ngjarje të jetuara e personazhe realë, Odiseja e një detektivi. Mbi kopertinë ishte shkruar roman, për të shmangur rrezikun momental të personave që do ti shpërndanin kopjet e librit midis studentëve të gjithë fakulteteve të universitetit të Tiranës. Megjithëse i shtypur me gabime nga shtypshkronja italiane, mesazhi i librit ishte i qartë: kolonizimi i fshehtë i Shqipërisë nga Anglia nëpërmjet rekrutimit agjenturor të Enver Hoxhës prej misionarëve anglezë kuadro me përvojë të Inteligjencë-Servisit-, që vepronin pranë Shtabit të Përgjithshëm partizan gjatë viteve të luftës.
Ngjarjet e librit, të jetuara në kampin e punës së rëndë të detyruar të të burgosurve politikë në Qafë-Bari, Pukë, i përkasin periudhës shtator 1983 korrik 1984. Me sugjerim të protagonistit të ngjarjeve, ish agjent sekret i nivelit të lartë botëror, (larg qoftë i tipit Asim Aliko!), duhej respektuar parimi i ruajtjes së sekretit me rëndësi të veçantë për një afat 15 vjeçar. Pra, dorëshkrimi nuk duhej publikuar para korrikut 1999.
Pas largimit tim nga Shqipëria, bashkëpunëtorët e mi shpërndanë, më 20 janar 2000, 850 kopje të librit nëpër fakultetet e universitetit të Tiranës dhe 50 kopje në Durrës e Vlorë. Më vonë, 100 kopjet e fundit u janë dhënë në dorë intelektualëve të veçantë në SHBA, Kosovë e Maqedoni. Vetëkuptohet, kuadrot neokomunistë janë mbushur me frymë të lehtësuar duke mësuar nëpër faqet e librit se "militaristët e Londrës", siç i quante diktatori padronët e tij, dhe "imperialistët e Ëashingtonit" ishin dadot, miqtë dhe përkrahësit e zjarrtë të "heronjve të internacionalizmit proletar". Të tjerët, të humburit (dhe këtu hyn shumica dërrmuese e shqiptarëve), kanë ndjerë shijen e hidhur të zhgënjimit.
Muajt e vitet kalonin dhe mungesa e plotë e reagimit në ndonjë farë forme të pjesës së painfektuar të inteligjencies shqiptare më habiste. Mendoja: "Si është e mundur të mos reagohet ndaj denoncimit publik të një problemi madhor kombëtar, i cili i ka lënë e po i lë pa të ardhme Shqipërinë e Kosovën? Edhe lopët reagojnë ndaj gjakut tek vendi ku theret ndonjëra prej tyre. Pajtimi me skllavërinë ka çmim shumë më të shtrenjtë se përpjekja për tu çliruar prej saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një përpjekje të qytetëruar, pa dhunë, pa arrogancë, por me një mjet shumë të denjë për kohën tonë, me një mjet kulture, me libër".
Nuk ma donte kurrsesi zemra të pranoja se në vendin tim kishte hedhur rrënjë dukuria fatale shoqërore e përshkruar prej një antropologu:
"Si pasojë e degjenerimit të tij, populli është i prirë ti përshtatet në një mënyrë organike gjendjes së tij të degraduar".
Personazhet realë të atij libri, pjesa më e madhe e të cilëve mbajnë emrat origjinalë edhe në botimin shqip, kanë vëllezër, motra, kushërinj, miq e shokë në Tiranë e gjetkë. Emrat e tyre figurojnë në zyrat e gjendjes civile të Tiranës. Kushdo mund ta provojë një gjë të tillë, mjafton që ta dojë të vërtetën dhe ti interesojë ajo. Gazetarët e moralshëm rrezikojnë jetën në vende të huaja, për të ndriçuar ngjarjet në zonat e nxehta të globit, të cilat ndikojnë fare pak apo aspak në të ardhmen e vendeve të tyre. Mesatarisht, 60 gazetarë në vit humbasin jetën në krye të detyrës nëpër botë. Edhe ata e duan jetën njësoj si gazetarët shqiptarë, veç profesionin dhe të vërtetën i duan më shumë se kolegët e tyre shqiptarë.
Për arsye të atij libri, mua më është njohur e drejta e azilit politik të posaçëm në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, ku Shqipëria shpreson të hyjë një ditë. Do të kisha dëshirë që qeveria shqiptare në bashkëpunim me urdhërdhënësit e saj ambasadorin amerikan e atë anglez në Tiranë të më padisin në gjyq, se iu kam njollosur "aleancën historike". Motivacioni me të cilin më është njohur e drejta e azilit politik në Bruksel është një shuplakë morale për ata dhe paraardhësit e tyre. Ose, të paktën, të ndërhyjnë pranë autoriteteve belge të më mohohet e drejta e azilit, se për këtë gjë i kam ndihmuar pak edhe unë: i kam deklaruar me shkrim qeverisë së Belgjikës se jam gati të kthehem (si person) vullnetarisht në vendin tim 6 muaj mbasi ajo të ketë botuar në Shqipëri (nëpërmjet konsullatës së saj) dy vëllimet e librit tim mollë sherri (në të vërtetë, ai ka dy vëllime). Këtë deklaratë e kam depozituar gjithashtu pranë Oborrit Mbretëror belg, Komisariatit të Lartë të Refugjatëve në Gjenevë, Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gjenevë dhe redaksisë së gazetës Le Monde në Paris (së bashku me disa dokumente për ti mbajtur në ruajtje kjo e fundit).
Shoqëria e çoroditur shqiptare është sot viktimë e një manipulimi antishqiptar të studiuar e të investuar fuqishëm nga jashtë e nga brenda. Varfëria e skajshme, ngujimet e gjakmarrjes, korrupsioni i shfrenuar qeveritar, krimi mafioz i organizuar e i kontrolluar nga pushtetarët, shkatërrimi ekologjik i vendit, degradimi total i arsimit, atrofizimi kulturor e shpirtëror i shoqërisë, nxitja e shthurjes morale galopante të brezit të ri e fenomene të tjerë nega
G. Sot
Këtu mund të lexoni librin:
Odiseja e një dedektivi 1 - Lexo librin (pdf) - kliko
http://www.gazetakritika.net/literatur/agim/hamiti.pdf
Odiseja e një dedektivi 2 - Lexo librin (pdf) - kliko
http://www.gazetakritika.net/literatur/agim/hamiti_2.pdf
Gjithashtu, këtu mund të lexoni Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Agim Hamiti/Proletari.com
E Merkure, 04/05/2011
P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.
11 comments:
Jemi populli me kot ne bote, me shpirt skllavi brez pas brezi, nderkohe qe inteligjencia shqiptare eshte plotesisht e deshtuar: nje turp i vertete evropian.
Fjalimet e Bepe Grillos ne Itali krijuan nje ciklon politik qe po i trembet gjithe Evropa dhe me gjere. Kastat e vjetra politike te vendeve demokratike zoterojne prej dekadash skenen politike dhe u tronditet monopoli politik kur ballafaqohen me pikepamje rinovuese ne politike. Per kete arsye reagimet ndaj levizjes se Grillos nuk jane aspak dashamirese nga kastat e larta politike, mirepo ndodh e kunderta me popujt qe po perballojne nje krize te tejzgjatur, se ciles nuk i duket fundi. Levizjen novatore te Bepe Grillos e mbeshteten hapur dy figura te shquara te elites italiane: shkrimtari nobelist Dario Fo dhe Adriano Celentano i mirenjohur per idete e tij disidente ndaj klases politike tradicionale italiane.
Po ne Shqiperi çfare po ndodh?
Prej 22 vjetesh, bijte shpirterore te Enverit, te ndare ne dy ekipe blu e roze, kane instaluar neokomunizmin ne emer te “tranzicionit politik”. Ata tashme kane uzurpuar pushtetin dhe kane pervetesuar pasurine kombetare te mbeshtetur nga mafia ballkanike ne sherbim te synimeve greko-serbe ne Shqiperi e ne Kosove. Për çudi, te gjitha keto veprime antishqiptare mbeshteten edhe nga “Miqte” tane amerikane! Zgjedhjet e 23 qershorit do jene nje tjeter prove e sigurt se Amerikanet nuk deshirojne vendosjen e demokracise as ne Shqiperi, as ne Kosove. Pse?
Kjo “leter e hapur” dhe libri dy-vellimesh i po ketij autori denoncojne veprimtarine antishqiptare te CIAs, duke sjelle fakte te pakundershtueshme: emra protagonistesh, adrese, numer telefoni, heronj te varrosur te cileve fare thjeshte mund t’iu behet ekspertiza mjeko-ligjore e skeleteve per te vertetuar menyren e vrasjes siç pershkruhet, dosjet e tyre mund te verifikohen kollaj, Ilir Hoxha mund te intervistohet, ashtu siç mund te intervistohet edhe autori Hamiti nga media shqiptare. Nje mender-Institut i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit me drejtor Agron Tufen funksionon (formalisht) prej dy vjetesh, sipas legjislecionit gjerman (siç deklaron Tufa), qe do te thote se ky Institut ka te drejte te hape çdo lloj dosjesh dhe arkivash. Madjé pikerisht kjo eshte detyra e tyre shteterore per te cilen paguhen: zbardhja e enigmave te diktatures komuniste. Atehere, pse nuk hidhet drite mbi te vertetat tronditese qe cek kjo leter dhe qe trajtohen hollesisht ne liber ?Pse heshtet me tedenciozitet? Ky Institut disponon gjithe tagrat ligjore te verifikoje dosjet e agjenteve sekrete te DSJ qe jepen me emra, datelindje, vitet e aktivitetit ne radhet e sherbimit sekret, bile edhe adrese e numer telefoni. Pse nuk e ben detyren ky merhum-Institut? Kush e pengon dhe pse e pengon? Pse nuk e merr ne pyetje Ilir Hoxhën? Pse nuk verifikon ne Bruksel arsyen pse e ka fituar te drejten e azilit politik Agim Hamiti atje? Pse-të jane te shumta, por askush nuk guxon t’iu pergjigjet, sikur shteti shqiptar nuk ekziston, sikur detyra e inteligjencies shqiptare eshte te lepije kepucet e pushtetareve dhe te fshehe te vertetat tronditese, ne vend qe te beje çmos per zbardhjen e tyre. Le te presim te na i rregullojne punet te Huajt, siç na i kane rregulluar per 70 vjet me radhe dhe siç do na i rregullojne edhe ne zgjedhjet e 23 qershorit qe do sjellin pasoja teper te renda ne shume aspekte: mbajeni mend mire kete, O SHQIPTARË !!!
Ju autori i letrës Agim Hamiti,kur Enveri vdiq ishit në burg,mos harroni jeni një nga ata që firmosët telegramin që do i dërgohej nënës Nexhmije,që ta ngushllonit për vdekjen e Komandantit.Ti Agim ke firmosur telegramin pra i tille je dhe së shpejti do botohet dhe telegrami ku ju do shikoni emrin dhe firmen tuaj.Shumë të burgosur e refuzuan prer dhe nuk e pranuan ta firmosnin.
Shikojeni kete link http://www.proletari.com/26-spiune-te-sigurimit-punonjes-te-ambasades-amerikane/html
Në qofte se ka firmosur telegramin autori Agim Hamiti në kohën e vdekjes të Enverit, që kërkohej nga komanda ti dërgohej Nexhmijes, çfar të keqe ka dhe për mendimin tim nuk i ulë aspak vlerat e këtij autori.
Komenti juaj pret aprovimin nga stafi jone.
Agim Hamiti është mitoman i pafytyr vetëm shpif trillon mashtron, fshati i tij Dukat e ka përzën i kanë prishur shtëpin i kanë hedhur naftë të gjitha pemve që ka patur në tokën e tij.
E kanë shëmbyr shtëpin nuk flet me gjakun e tij as me nipat as me mbesat askushi nuk e do mbas 1990 filloj me ballin kombëtar, iku hapte llafe duan të më vrasin duan të më marin peg lloj lloj prrallash.
Thotë unë di çdo gjë në botë MITOMAN i kalibrit të lartë
Lexoni të dini Agim e vertet.
http://www.genchoti.com/si-armiqesohet-populli-brenda-vehtes/
Lexoni librin POKERISTET te autorit Cen Tabaku per CIA Amerikane.
Nuk e njoh fare Autorin Agim Hamiti.Por kisha degjuar per kte Liber.Dhe isha Shum kureshtare ta lexoja.Me ne fund e gjeta,dhe ja nisa pa fryme ta lexoj.Ne fidhim me terhoqi,ishte Interesant.Megjithse pershkruante gjera qe tashme i kemi degjuar edhe prej Shum te Burgosurve te atij Rregjimi Gjakatar.Por disa gjera te tjera,me duken Perralla.Psh,Autori pershkruan Realisht jeten e nje te Burgosuri.Si Torturoheshin,ne cfare kushtesh punonin,per cfare ishin denuar,dhe cfare denimesh Drastike kishin marre etj.Por nuk e kuptova se kush paskesh qene Hamit Meli???Mos valle dinte Ai Sekretet e gjith Botes????Ai ishte i denuar per Tentative Arratisje.Ok paskesh qene nje Yll i Sherbimit Shqipetare.Por asgje me shume.Ok dhe te kete tentuar Sherbimi Shqipetare ta aktivizoje perseri.Por ti shkoje ne Qafe te Barit gjith Kupola e Sigurimit,dhe vete Ilir Hoxha,e ta lusi qe te Aktivizohet???Kjo me duket e pa besueshme.Dhe ti shkruaj Nexhmija leter,ti siguroje te gjitha,me familje,ecfare te donte,dhe ska pranuar???eshte per mendimin tim nje Fantazi e Admirueshme per te shkruar Romane per Femije.Ata ste kann pyetur,te kann vene ne Litar me gjith Fis.Dhe ky Hamiti i paskesh thene JO???Kure.Mendoni nje cike,cfare beri Diktatori me shoket e tija,Kadri Hazbiut i shkulen gjith Thojte,dhe Dhembet,dhe e Pushkatuan si nje Lecke.Kush ishte Kadri Hazbiu.24 vjet Minister i Brendeshem.Vrau pa ju dridhur qerpiku Beqir Ballukun,Petrit Dumen,Hito Cakon,3 Gjeneralet me te medhej e me te miret qe kishte ne ate kohe.Dhe ti lutet nje te Burgosuri,kjo s me besohet.Dhe tjetra te vine te gjithe Shefat e Sherbimeve Sekrete te Anglise dhe Amerikes 100 here ne Qafe te Barit,per ta takuar???Ta marri Amerika ne mbrojtje me te gjithe Familjen,edhe Shoket e tija???Po kush ishte ky???Amerika pse se nxirrte nga burgu??a po se Harrova,nuk donte ky te dilte.Hajde Perralla me Mbret.Lexova vetem vellimin e pare,te dytin nuk dua ta lexoj,se u be Perralle per Kalamaj.
http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Post a Comment