Organizatat
për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve në Shqipëri kanë shprehur
shqetësim në lidhje me tekstet mësimore të Universitetit të Tiranës.
“Studentët e fakultetit të drejtësisë dhe ata të mjekësisë mësojnë nga tekstet akademike të miratuara se homoseksualiteti është një perversitet

seksual,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të Pink Embassy dhe LGBT Pro.
“Një përcaktim i tillë është i gabuar, diskriminues dhe joshkencor, për shkak se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe komuniteti shkencor e ka eliminuar homoseksualitetin nga lista e patalogjive dhe perversiteteve seksuale dekada më parë”.
Sipas Balkan Insight, aktivistët tonë se janë tmerruar kur kanë parë se një tekst mësimor i shkencave kriminale e barazon homoseksualitetin me pedofilinë.
“Kjo është fyerja më e madhe ndaj një komuniteti që është i angazhuar po aq sa anëtarët e tjerë të shoqërisë në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve,” thuhet në deklaratë.
Parlamenti shqiptar e ka dekriminalizuar homoseksualitetin në vitin 1995, por më shumë se një dekadë e gjysëm më pas ata janë sërish shumë të stigmatizuar. (G. Tema)

No comments:
Post a Comment