Me
rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, sekretarja
amerikane e shtetit, Hilari Klinton, do të vizitojë Algjerinë,
Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Shqiptarët (pavarësisht se për interesa të tjera, trajtohen si popull musliman) janë ndër popujt më proamerikanë në botë, duke konkuruar rrezikshëm edhe vetë amerikanët, për dashurinë ndaj atdheut të t

yre.
E megjithatë kjo dashuri jonë, si e të verbrit ndaj dritës, përsëri nuk ka mjaftuar për të lehtësuar sadopak masat e sigurisë që do të ndërmerren për këtë vizitë disa orëshe në kryeqytetin shqiptar.
Madje duke marrë parasysh spastrimet e automjeteve të parkuara, që po bëhen me karrotrecat tanë të uritur, tek 2 hyrjet kryesore perëndimore të Tiranës si dhe bllokimi total i tyre për qytetarët shqiptarë, nga ora 10 e mëngjesit e deri në orën 5 të pasdites, të krijohet ideja se Hilari po vjen në Shqipëri vetëm për të takuar Berishën, Nishanin e Ramën, (të cilët fare mirë mund ti takonte kudo e kurdoherë) dhe do të jetë kështu një portë e mbyllur hermetikisht për qytetarët shqiptarë.
Pavarësisht se janë pikërisht këta të fundit ata që e përcjellin dhe e mbajnë lart frymën properëndimore edhe pse të ndrydhur forcërisht me qeverisje të njëpasnjëshme antiperëndimore, antidemokratike, antiqytetare.
Qeveria shqiptare për ti ofruar mirëseardhjen Znj. Klinton ka shpenzuar plot para për 50 mijë flamuj amerikanë. Në Tiranë gjithashtu po ngrihet (brenda natës së sotme) busti i Uillsonit.
E megjithatë, ka zëra jo fort të besueshëm por edhe jo fort absurdë, që thonë se Zonja Hilari Klinton do realizojë një ndalesë të rastësishme në Bathore, pa orë dore.
Deklarata e Ministrit të ekonomisë:
http://www.gazetatema.net/web/2012/11/01/haxhinasto-marredheniet-me-greqine-nuk-duhet-te-ndikohen-nga-pickime-ekstremiste/
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment