Monday, February 4, 2013

Kuptimi i jetës


Yjet e detit

Një plak dilte çdo ditë në mëngjes dhe shëtiste përgjatë bregdetit. Ditëve të fundit kishte vënë re një djalë, i cili përkulej dy a tri herë, merrte diçka në dorë, e hidhte drejt detit dhe ikte në shtëpi.
Të nesërmen plaku kureshtar u ndal dhe thërriti: “ O çun, ç'po bën ashtu?”
Djaloshi u ngrit, vështroi plakun dhe shtoi: “ Po i hedh yjet në det. Pati një baticë të madhe dhe dielli po përvëlon. Nëse nuk e bëj unë, atëherë ato ngordhin.”
- “Po plazhi është dhjetëra kilometra i gjatë", tha plaku. "Atje janë mijëra yje të detit. Ajo që po bën ti, nuk ka fare kuptim.” Djaloshi u ngrit, pa plakun me një buzëqeshje dhe pa i bërë përshtypje dekurajimi i tij, u përkul përsëri, mori edhe një yll dhe duke e hedhur në det i tha plakut me zë të lartë: “ Për këtë që po e hedh tani, ka kuptim!” -dhe vrapoi drejt shtëpisë së tij.
Nga gjermanishtja / Aus dem Deutschen ins Albanische übersetzt von
Lis Bukuroca


Gozhdët

Një çun kishte një karakter shumë të keq. Një ditë i ati i dha një thes me gozhda dhe i tha të birit se ai duhet ta ngulë një gozhdë në shtyllë të gardhit, sa herë që humbiste durimin apo sa herë që zihej me dikë.
Ditën e parë i nguli çuni 37 gozhdë. Javët që pasuan mësoi ta kontrollojë veten dhe numri i gozhdëve që duhej t´i gozhdonte, ulej çdo ditë. Ai mësoi se ishte më lehtë ta kontrollonte veten, se sa të ngulë gozhdë vazhdimisht në gardh.
Pastaj erdhi dita, në të cilën djaloshit nuk iu desh ta ngulte asnjë gozhdë. Shkoi tek i ati dhe i tha atij se sot nuk kishte përdorë fare çekanin dhe nuk kishte ngulur asnjë gozhdë.
Kur pa këtë babai, atëherë i tha se tani duhet të shkulë një gozhdë nga gardhi, sa herë që mund ta përmbajë veten nga zemërimi dhe sa herë që tregon durim.
Shumë ditë kaluan, një ditë erdhi ajo ditë ku djali i tha babait se ai i kishte shkulur tashmë të gjitha gozhdët.
I ati e mori çunin për dore dhe shkuan te gardhi: » Biri im, këtë e ke bërë shumë mirë, mirëpo shiko sa shumë vrima ke lënë pas. Gardhi nuk do të bëhet kurrë siç ishte dikur. Kur ti zihesh me dikë dhe e ofendon me fjalë të rënda, atëherë do t´i lësh atij plagë mu si këto vrima.
Ti mund ta lëndosh një njeri me një thikë, ti heq thikën përsëri, mirëpo pas do të lësh një plagë. Është krejt e parëndësishme se sa herë ti kërkon ndjesë, plaga mbetet aty. Një plagë e shkaktuar me fjalë të rënda, dhembë gati po aq shumë sa edhe një lëndim trupor.
Shokët janë margaritarë të rrallë; ata të bëjnë të qeshësh dhe të mbështesin. Ata janë gjithmonë të gatshëm të të dëgjojnë kur ke nevojë. Ata janë gjithmonë pranë teje dhe janë të sinqertë. Tregoju shokëve tu se sa shumë i do.
Ps: Thomas Glass nga Univesiteti i Harvardit pas një ankete që bëri me 2700 veta të moshës mbi 65 vjeçare erdhi në përfundim se shokët i zgjasin jetën njëri tjetrit deri në një të tretën. Glas konstatoi i habitur: » Ne e dinim tashmë se kontaktet sociale zgjasnin jetën, mirëpo për ne ishte e panjohur se kishte kaq shumë ndikim! « Vetëm partnerja apo partneri i jetës nuk mjafton për lumturi. Dashuria mund të vijë dhe të shkojë, shokët mbeten po ata.


Nga gjermanishtja
Lis Bukuroca

Manolis Glezos: Greqia përbëhet nga dy popuj, grekët dhe arvanitët


Ka shokuar dhe befasuar gjithkënd fjalimi i një prej pionierëve të demokracisë moderne dhe revolucionarëve të luftës nazifashiste në Greqi, deputetit të partisë së SYRIZA-s, Manolis Glezos.

Manolis Glezos mbajti këto ditë një fjalim në parlamentin grek. Në fakt ishte replikë ndaj deputetit të partisë ekstremiste të neonazistëve grekë të “Agimit të Artë”, Panagioti Iliopoulou, i cili e konsideroi deputetin e partisë së PASOK-ut, Ahmed Chatziosman “agjent të turqve”.
Glezos pohoi këto fjalë, duke iu referuar dhe ministrit të arsimit K. Arvanitopoulos: “Ftoj ministrin e Arsimit të deklarojë, nëse është apo jo grek, sepse mbiemri i tij tregon se është arvanit. Po shikoja me vëmendje të madhe listën e emrave të deputetëve. Nga 38 deputetë, dy kanë emra turq dhe nga 36 të tjerët, 13 prej tyre kanë emra që nuk janë grekë, por janë të gjitha emra të huaj. Nuk kanë kuptuar ende se jemi dy popuj që jetojnë njëri pranë tjetrit.
Kështu, popullin fqinj nuk mund ta dëbosh. Fëmijën tënd mund ta përzësh nga shtëpia. Nga shtëpia e babait mund të largohesh. Bashkëshorten mund ta ndash, por popullin fqinj nuk mund ta ndash. Duhet të kemi mirëkuptim, paqe dhe solidaritet midis nesh që të bashkëjetojmë”. Shekulli 

Ndiqni këtu videon e deklaratës në parlamentin grek
:
http://youtu.be/XiRV5dCf5yM

Bëri seks me 13- vjeçaren, por s’dënohet se ishte… mysliman


Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dhënë një vendim që ka ngjallur shumë debat.
Ajo ka vendosur të mos dënojë një mysliman, që përdhunoi një 13- vjeçare, duke argumentuar se ai kishte edukim islamik.
Adil Rashid, 18 vjeç, pretendoi se ai nuk e dinte se ishte ilegale që të bësh seks me një vajzë minorene, pasi ishte injorant nga ligjet britanike.
Ai tha përpara gjykatës se ishte edukuar në një shkollë islamike, ndaj ishte naiv për këto çështje.
Krime të tilla zakonisht dënohen nga katër deri në shtatë vjet burg.
Rashid, nga Birmingemi, tha se ishte tunduar nga vajza, të cilën e njohu në Facebook.
Të dy shkuan në një hotel, ku qëndruan për dy orë. Rashid bëri seks me vajzën dhe u kthye në shtëpi. Prej andej shkoi menjëherë në xhami të lutej.
Vajza u rrëfye tek një shok i shkollës, që informoi mësuesit.
Pas arrestimit, ai tha se mësoi se ishte e paligjshme të bëje seks me një 13- vjeçare vetëm nga një anëtar i familjes.
Ai tha se ishte edukuar në një shkollë ku e kishin mësuar se gratë kanë vlerë sa një lëpirëse e rënë përtokë.
Gjykatësi i dha një vendim të pezulluar me dy vite, duke thënë se ai kishte njëfare grade të naivitetit seksual.(Tema)

CFARE TJETER ?!

Cfare tjeter,cfare tjeter ke frike ,me thuaj dhe do behem ,edhe sikur te kem shume gjera te bukura per te humbur ,dhe asnje cast mos pyet se cfare do behet me mua ,sepse me pelqen te mos e mbaj gojen mbyllur dhe ty te te tmerroj ..Cfare tjeter ke frike,dikur te pashe ne kalimin e nje nyje te perjetshme ,ne kohen e terrorit dhe frikes groteske ,te mblidhesh ,te frikesohesh,te shqetesohesh dhe para se ditet te ngjyrosen ,gojen e mbylle .Perseri e njejta gje ,te njejtat rruge ,te njejtet rrathe ,njerezit lehin ,qente tremben ,vajtojne nenat dhe si te pushosh kur ne kujtesen tende kur ne mendjen tende ,distancat zgjaten .Keshtu e xhirojne te sotshmen sundimtare jokritike .Te gjithe provokatore ,qe kapen nga frika jote dhe krijojne histori dhe kunder mosbesuesve ngrejne kryqezata nga te ngopur me te njejtin karakter dhe te njejtin shtat ,qe shkaterrojne gjithcka qe sju pelqen.Keshtu dhe une ,meqe trembesh perseri te peshtyj ,dhe kthehem ne ate qe ti ke frike .Behem varr kryengrites ne Irak dhe ne Palestine kenge vaji ,i verber ne Bosnje-Hercegovine ,dhe vendas i uritur ne Meksike ,njemije shpjegime ka per friken tende .Behem murg ne Tibet ,xham i djegur nga fashistet ne itali ,mjek vullnetar nga Havana dhe femije nga nene e pamartuar ne Teheran .Mesues i vdekur e i pavarrosur ne Somali ,nje brazilian me tete plumba ne Angli .Behem i plagosuri i 97' ,punetor ne minierat e Bulqizes dhe nje fanelle e pergjakshme ne Gerdec.Cfare tjter ke frike me thuaj dhe une do transformohem .Une qe bej endrra dhe kam shume gjera per te humbur ,bej edhe fillimin ,nuk dua te pushoj.Asnje moment por asnje moment aman mos pyet se cfare do me ndodhe ,me mjafton qe jam ktu ,nuk pushoj ,cdo sekonde dhe me shume trurin tend torturoj .Do behem i droguar qe lufton per shpetim ,callme e mbeshtjelle ne koke krenare ,femer e vrare nga i dashuri i saj ,femije i mbytur ne rezervuar.Cfare tjeter ke frike me thuaj dhe do behem...grua e perdhunuar dhe e copetuar ne nje kazan plehrash ,djalosh i masakruar jashte nje stacion autobusi .Behem po te duash akoma dhe studente e humbur ne nje gremine ne Himare dhe gjithmone mos harro behem mankthi jot para se te gdhije dita .Me thuaj ,cfare tjeter ke frike dhe unee po behem....

Mikele Kaciqi

Parkimet dhe pronarët e trotuarëve

E që thonë ju o të dashur bashkëkombas, na ka gjetur belaja keq me këta pleqtë që duke punuar si roje objektesh, vetëpunësohen si pronarë trualli tek trotuarët përbri rrugëve.

Sapo shoh që del një makinë prej parkimit diku në një trotuar, ku nuk kishte asnjë tabelë që të ndalonte parkimin dhe me bisht syri shoh një xhaje që më rrinte pa lëvizur në krahun e djathtë të makinës. Mbylla makinën dhe u nisa indiferent të shkoj në punën time, kur nga pas dëgjoj një zë:
"O çuni, si kalove"?
Kthehem e shikoj përsëri xhajen.

- Mirë, po ti ç'problem kishe?
- Eshtë parking me pagesë ky - më thotë mua gjithë prepotencë.
- Punonjës i Bashkisë je?- ia kthej.
- Unë përgjigjem e i kam dalë Zot kësaj pune.
- E sa kushton more xhaxha?
- 200 lekë.
- Po për 20 minuta?
- Prapë 200 lekë.
- Shiko, paskam vetëm 110 lekë të shkoqura.
- S'ka gjë se ti thyen xhaxhi edhe të trasha.
- Ore po sikur nuk ka lezet 200 lekë për 20 minuta.
- Hiqe makinën po s'të pëlqeu. Eshtë e shtunë sot. E jap vendin e parkingut edhe 500 lekë po qe nevoja.
- Xhaxha, po natë është, të rinjtë e sotëm janë të papjekur, pijnë alkool, drogë dhe mund të të këpusin ndonjë dajak të mirë këtu. Ti, s'ke fare frikë?! Janë pak të çmendur këta të rinjtë sot, apo jo?
- Ore më të çmendur se unë s'ka këtu, po hidh ato lekët mos thërras çunat unë.

Po që kishte të drejtë plaku. Mosha e tyre janë shumë më të çmendur se ne...

Shkroi: Stop Injorancës !

Meditim me ID!

Depresioni eshte mungesa e nje imazhi te qarte te vetes tende, mungesa e nje identiteti personal te vertete, qe nuk eshte karta plastike qe mbajme ne cante, as profili ne facebook, as pasqyra e banjes se nje klubi nate, qe na percmon, na sfidon e na perqesh. Identitetin e vertete e kemi humbur qe kur kemi filluar te bejme gjerat qe duhet, dhe jo ato qe duam. Te gjitha identitet e rreme na serviren per te na ngushelluar me elegance, per te legjitimuar "duhet"-in qe na ben ingranazh ne nje mekanizem qe per mua eshte nje perbindesh i semure rende e i inatosur qe po jep shpirt. ky perbindesh eshte i pameshirshem si ai qe po mbytet e qe mund te mbyse kedo tjeter qe i shkon ne ndihme.
Dhe shoqeria behet cdo dite edhe me depresive, te rinjte dehen, shkerdhehen, zbehen, obezohen, skeletohen, ngjyrosen, perdhosen rrugeve te kokes se perbindeshit. Prinderit e tyre vuajne nga semundje te pasherueshme, nga pleqeria e parakoheshme, nga varferia, nga pagjumesia, nga frika. Gjysherit e tyre ne mos prehen ne varre si sardele ngjitur e ngjitur, rrojne me arome lulesh pranverore ne mes te dimrit sepse e dine qe pranvera do jete e bukur, por eshte teper teper larg.
Cdo njeri ka mundesi per ta kuptuar kete. Dikujt mund ti duhet pak, e dikujt shume kohe, por cdo njeri mund te ndale e te mendoje, e te shohe, e te qartesohet se nuk eshte kjo. Kjo eshte gabim.

Cdo kush e ka mundesine te doje ta gjeje vetveten e humbur!

Elona Bejo

Thursday, January 24, 2013

Shqiptarët, serbët e lapidarët


Shqiptarët gjithmonë i kanë trajtuar me respekt të kapurit rob në luftë, të rënët duke i varrosur dhe të varrosurit duke mos ia përçudnuar varrin.

Nga ana tjetër njihen mizoritë serbe ndaj robërve shqiptarë, përdhunimet e bajonetat tek gratë shtatëzëna, dëmtimi i varrezave jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të varrezave të tyre (skenari i vitit 1981) për të manipuluar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndezur gjakrat mes popujve. Pa harruar këtu ç'ka pamë para disa ditësh, heqjen e përmendores së heronjve shqiptarë në Preshevë.

Në foto: 5 heronjtë e Vigut tek sheshi i plehrave në Shkodër.

Shkroi: Stop Injorancës !

Takim sekret "Hashim HAXHI Thaçi - Rexhep TAHIP Erdogani"


Me shumë gjasa, nisur nga gjendja e tensionuar e krijuar në Preshevë, Kryeministri i Kosovës Z. H. Thaçi ka kryer një vizitë zyrtare një ditore në Ankara, ku është pritur nga Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep TAHIP Erdogan dhe takimi ka zgjatur rreth dy orë duke u mbyllur pa deklarata për gazetarët.

Nuk e di pse kur pashë foton e takimit, më erdhi ndërmend vetvetiu poezia "Shqipëtar" e Andon Zako Çajupit... (S.I)

Shqipërin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s'të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhe.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja te vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz' e dashur,
mëmëdhe,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptaret s'kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
mëmëdhe,
vish armët e trimërisë
se ke ne!

Ku shkuan 1 milion eurot e dhëna për muzeun?


TIRANE - Mozaiku më i madh në Shqipëri, realizuar në fasadën e Muzeut Kombëtar, vepër unikale e artistëve shqiptarë, filloi të rrëzohet dy ditë më parë. Shiu i dendur zbuloi papritmas faktin që ky mozaik ishte lënë në mëshirë të fatit edhe pse gjendej në mesin e Tiranës. I mbani mend skelat me banderolën e fytyrës së qeshur të kryeministrit tonë? E pra, poshtë banderolës që mbulonte fasadën për muaj me radhë, skelat ishin ngritur për të restauruar mozaikun.

Ca fonde donatorësh ishin lëvruar, por me sa duket askush nuk vuri dorë në këtë mozaik. Një tjetër vepër e trashëgimisë së shqiptarëve po dëmtohet rëndë. Kësaj radhe nuk ishin hajdutët që hynë për ta prishur. Mozaiku kishte edhe rojë, po kishte edhe drejtor që paguhet për ta mbrojtur. Mozaiku po prishet nga indiferenca dhe kusaria e pushtetit tonë, i cili nuk po lë gjë pa vjedhur. E mbani mend Ministrin, i cili do të flasë vetëm në datën 23 qershor? Ministri na tha se kisha në Shpat ishte në një vend të humbur.                                                   Po tani z.Ministër, çfarë mund të thoni? Z.Ministër, a mund të na thoni se ku shkuan paratë e restaurimit të mozaikut? Po fondi prej 1 milion eurosh që ka dhënë UNDP për këtë muze? UNDP-ja, sigurisht që duhet të flasë publikisht se ku shkuan paratë e qeverisë spanjolle për Muzeun Kombëtar, pasi nuk është normale që, paratë e donatorëve shkojnë për rrush e kumbulla dhe askush të mos mbajë përgjegjësi.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

“Me Shqipërinë jemi në luftë, kur të vijmë në pushtet do të çlirojmë Epirin e Veriut”


Kjo është deklarata që ka bërë deputeti i partisë ultra-nacionalist të Agimit të Artë, Chris Pappas.
Deputeti grek ka bërë një deklaratë të tillë gjatë intervistës së dhënë për Artur Zhejin.
Mediet greke , të cilat raportojnë një lajm të tillë, theksojnë se intervista do të transmetohet së shpejti në televizionin “News24” dhe do të publikohet në “Gazetën Shqiptare”. Këto mediet konsiderohet si “anti-greke”.
Mediet greke pretendojnë se në fakt Pappas nuk ka thënë fjalë për fjalë këtë gjë por fjalët e tij janë deformuar me qëllim keqinformimin e opinionit në Shqipëri.
Shqiptarët do t’i përzëmë nga Greqia”
Njihe armikun tënd. Në një intervistë për “Shekulli-n”, Kristo Papas, i shërben më së miri këtij qëllimi. Kjo nuk është forcë e re politike, as idetë e saj shoviniste dhe raciste. Etërit e tyre bënë Megalidhenë vranë priftërinjtë që bënin meshat shqip. Pasuesit monarkofashistët zbatuan planin dhe masakruan e përzunë çamët nga trojet e tyre, sulmuan Shqipërinë më 1949.
Të bijtë e tyre vranë ushtarakët tanë më 1994 në incidentin e Peshkëpisë. Rreziku qëndron te fakti që neonazistët janë parti parlamentare dhe ndikojnë sistematikisht në politikat e qeverisë, nxisin tensionimin e raporteve mes dy vendeve. Ekzistenca e këtyre nacionalistëve dhe e tezave shoviniste që cenojnë sovranitetin dhe dinjitetin tonë, do t’i japë ushqim edhe nacionalizmit shqiptar si një reagim i natyrshëm.
Kush është Papas, njeriu i shpallur nongrata nga shteti ynë, ç’ka bërë kundër Shqipërisë, çfarë kërkon partia e tij neonaziste në Shqipëri? Fillimisht, po ju themi se në dejet e tij rrjedh gjak shqiptar. Të parët e tyre ishin heronjtë e revolucionit grek dhe morën si dhuratë pabesinë. Nipërit e tyre kanë humbur identitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. Ndiqni intervistën, për të kuptuar neonazizmin që po rritet te fqinji ynë jugor.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=13529&kat=100Shekulli Online/Përgatiti: F.S