Monday, February 4, 2013

Parkimet dhe pronarët e trotuarëve

E që thonë ju o të dashur bashkëkombas, na ka gjetur belaja keq me këta pleqtë që duke punuar si roje objektesh, vetëpunësohen si pronarë trualli tek trotuarët përbri rrugëve.

Sapo shoh që del një makinë prej parkimit diku në një trotuar, ku nuk kishte asnjë tabelë që të ndalonte parkimin dhe me bisht syri shoh një xhaje që më rrinte pa lëvizur në krahun e djathtë të makinës. Mbylla makinën dhe u nisa indiferent të shkoj në punën time, kur nga pas dëgjoj një zë:
"O çuni, si kalove"?
Kthehem e shikoj përsëri xhajen.

- Mirë, po ti ç'problem kishe?
- Eshtë parking me pagesë ky - më thotë mua gjithë prepotencë.
- Punonjës i Bashkisë je?- ia kthej.
- Unë përgjigjem e i kam dalë Zot kësaj pune.
- E sa kushton more xhaxha?
- 200 lekë.
- Po për 20 minuta?
- Prapë 200 lekë.
- Shiko, paskam vetëm 110 lekë të shkoqura.
- S'ka gjë se ti thyen xhaxhi edhe të trasha.
- Ore po sikur nuk ka lezet 200 lekë për 20 minuta.
- Hiqe makinën po s'të pëlqeu. Eshtë e shtunë sot. E jap vendin e parkingut edhe 500 lekë po qe nevoja.
- Xhaxha, po natë është, të rinjtë e sotëm janë të papjekur, pijnë alkool, drogë dhe mund të të këpusin ndonjë dajak të mirë këtu. Ti, s'ke fare frikë?! Janë pak të çmendur këta të rinjtë sot, apo jo?
- Ore më të çmendur se unë s'ka këtu, po hidh ato lekët mos thërras çunat unë.

Po që kishte të drejtë plaku. Mosha e tyre janë shumë më të çmendur se ne...

Shkroi: Stop Injorancës !

No comments: