I nderuar Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Gudar Beqiraj,
Për dijeni Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha
Unë që po ju shkruaj nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, quhem Gani Vila. Jam Drejtor i Televizionit te Shqiptareve të Amerikës.
Arsyet përse shqiptarët në kohëra dhe rrethana të ndryshme janë larguar nga vendlindja tashmë dihen, por të rrallë janë ata shqiptarë në emigracion qe e kane harruar vendlindjen. Ne kete kuadër, si bir i fshatit Panarit te Korçës, mora iniciativën për t’ju drejtuar këtë leter nëpërmjet së cilës ju kërkoj që e ashtuquajtura “Masakra e Panaritit”, por qe ne fakt ka përmasat e genocidit te vërtetë, qe është kryer ne kete krahine dhe ne zonat e tjera përreth nga shovinistet greke ne vitit 1914-te te zere vendin e duhur si pjese e historisë sonë kombëtare.
Qeveria greke e Venizellosit ne kuadër te realizimit te ëndrrës te Vorio-Epirit, krahas vrasjeve te popullsisë shqiptare ne krahinën e Kolonjës, Përmetit, Korces etj, nëpërmjet ushtrisë se saj dhe te andarteve greke te liruar nga burgu i Kretës, nga data 2 deri ne 10 korrik te vitit 1914, theri si bagëtia, me thika, sëpata e hanxharë 375 gra, burra, pleq dhe fëmijë, dogjën 150 shtëpi si dhe shkaktoi dëme te tjera. Mizoria e këtij genocidi tërhoqi edhe vëmendjen e fuqive te mëdha, saqë Lordi Lamington, me 28 korrik 1914, i bën thirrje qeverise se Anglisë që të reagojë kundra masakrave greke, qe po kryen ne Shqipërinë e Jugut. Po kete dite gazeta prestigjioze “Times” me artikullin e saj “Vendasit e fshatrave te Shqipërisë se Jugut po shuhen nga greket" dënon rende aktin barbar mesjetar te tyre. Ndërsa deklarimet e andartit grek V.K. qe ka qene pjesëmarrës ne Masakrën e Panaritit, jane te llahtarshme kur ai nder te tjera tregon ”nje nënë mbante në dorë një fëmijë me kokë të prerë dhe vazhdonte të kërkonte kokën e djalit. Grave shtatzëna u çahej barku dhe ua nxirrnin foshnjat të gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokën me dysh dhe ju nxirrnim trutë, disa gra u përdhunuan dhe pastaj i vranë”.
Edit Durham kur shkruan për Masakrën e Panaritit, ndër të tjera, ajo thotë: ”Grekët edhe sikur te bejne nje shekull pendese s’kanë si t’i lajnë krimet e urryera te atyre javëve.”
Per Masakren e Panaritit ne atë kohe eshte folur e shkruar shume, ka dokumentacione, fakte dhe deshmi nga njerëz te pranishëm. Por eshte i pakuptueshëm qendrimi indiferent i te gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve te kohës që nga viti 1914 deri ne vitin 2012, kur nuk kane përmendur, nuk e kane studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrën e Panaritit, përkundrazi, kane mbjelle dhe stimuluar ndaj saj farën e harresës duke rënë kokë e këmbë preh e lojërave te shovinisteve grekë. Te masakruarit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite te jene pa varre, te injoruar, përdhosur e çuditërisht te fajësuar e harruar. Heshtja ndaj ketij genocidi te papare ngarkon me përgjegjësi veçanërisht qeveritë e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial te Enver Hoxhes për qëndrimin injorues, antinjerëzor dhe antikombëtar qe kane mbajtur ndaj fatit te 375 shtetasve shqiptare te masakruar ne vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizellosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetëm qe nuk ka bere asgjë për Masakrën e Panaritit, por u ka lënë fushë veprimi agjenturave greke ne Shqipëri.
I nderuar Kryetar i Akademisë se Shkencave të Shqipërisë
Çdo shqiptar, kur te mësojë se ne Fshatin Panarit te Korçës në korrik te vitit 1914 ushtria greke ka kryer këtë genocide duke masakruar, ne shtëpitë e tyre 375 njerëz të pafajshëm, do t’ju dhembe zemra, do te çuditën e do te pyesin se perse nuk është folur me pare për këtë krim te shëmtuar, perse te masakruarit nuk janë respektuar, perse kjo masakër është mbajtur “sekret” ne opinionin shqiptar dhe trajtohet përciptas ne tekstet e historisë se Shqipërisë, perse është minimizuar dhimbja dhe rëndësia e saj ne jetën politike e shoqërore shqiptare.
Përse e masakroi këtë popull të pafajshëm ushtria greke?
Te gjitha këto shqetësime, dhimbje e pyetje kërkojnë përgjigje nga Akademia e Shkencave te Shqipërisë, nga historianet dhe shteti shqiptar.
Unë vlerësoj shume punën tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por ne ribotimin e Historise se Popullit Shqiptar kapitulli 3-te,kur flitet per masakrat dhe genocidin qe greket kane kryer ne vitin 1914,akademiket tuaj,nuk kane hequr apo shtuar asnje presje te tekstit te Historisë se Vjetër te regjimit komunist, kur shkruhet per Masakrën e Panaritit. Ndaj ky veprim me indinjon pa mase dhe kërkoj qe historia e Masakrës se Panaritit t’i behet e ditur me intimitet gjithë popullit, pasi eshte masakra me e madhe ne tere kohërat e historise se shqiptareve dhe ne kuadër të 100-Vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë, Masakres se Panaritit t’i jepet vendi qe meriton ne Historine e Popullit Shqiptar.
Ne këtë mënyrë, historiografia dhe shteti shqiptar do te korrigjojnë një gabim te madh historik e shoqëror dhe ne pasardhësit e tyre do te kemi mundësi te përulemi me respekt dhe te vendosim lule ne vendin ku do te caktohet memoriali ne kujtim te të masakruarve, me synim qe ne 100-vjetorin e Genocidit (Masakrës se Panaritit), ne Korrik te vitit 1914, përkujtimi te behet nga Shteti shqiptar.
Skenari (sekret) i përgatitur nga shovinistet greke ne Athine, Genocid për Pastrim Etnik, me legjendën:
”Ne masakrojmë, faturën e krimit ta paguajnë shqiptarët” u realizua dhe u maskua nga dinakëria greke për një shekull me sukses.
Ka ardhur koha qe shtetit e popullit grek, shteti shqiptar t’ia u thotë publikisht se paraardhësit e tyre, te inkuadruar ne formacionet e ushtrisë se Jorgji Zografti (ish-Ministër i Punëve te Jashtme te Greqisë), kane kryer masakrën e Panarit te cilët, megjithëse kane kaluar 98 vjet, nuk kane kërkuar akoma te paktën falje. Ndaj duhet te demaskohen ne organizmat ndërkombëtare dhe te paditen para drejtësisë ne gjykatën e Hagës për Gjenocid.
I nderuar Kryetar i Akademisë te Shkencave te Shqipërisë
Por me gjithë këto kontribute e merita qe ka dhënë populli i Panaritit është lënë ne harrese. Është e pabesueshme qe edhe sot e kësaj dite shteti shqiptar nuk ka çuar rrugën automobilistike dhe nuk ka bere asnje lloj investimi per te përmirësuar sado pak jeten e ketyre banoreve.
I nderuar Kryetar,
Eshte ne nderin tuaj, te institucionit qe ju drejtoni si dhe te Qeverise Shqiptare qe te merrni ne konsiderate kete kërkesë, se “Masakrën e Panaritit “do ta vendosni ne vendin qe i takon ne Historinë e Popullit Shqiptar që përfundimisht 375 te masakruarit te kenë më së fundi një memorial dhe një ditë përkujtimore.
Me respekt dhe konsideratë të lartë
Gani Vila
Drejtor i Televizionit te Shqiptareve te Amerikës.
USA Miçigan, 3 shtator 2012
Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=28317
No comments:
Post a Comment