Mqs
sot është 5-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mendojmë se
vlen të sjellim deklaratën bombastike të para 3 ditëve të kryeministrit
H. Thaçi ndaj Brukselit.
“Ju e dini se në kohën e Jugosllavisë, shqiptarët i kanë trajtuar si qytetarë të kategorisë së dytë.
Për fat të keq ka ende burokratë në Bruksel, që i trajtojnë shqiptarët me nostalgjinë e Jugosllavisë apo të Titos apo të Serbisë.
Kjo është e vërtetë dhe e them me përgjegjësi të plotë si kryeministër i Republikës së Kosovës, diçka që po e bëj publike dhe që e kam bërë edhe në takime të mbyllura me zyrtarët e Brukselit edhe në Prishtinë edhe në Bruksel ku disa prej jush jeni edhe dëshmitarë.
Prandaj e them se justifikimet e Brukselit janë të pa qëndrueshme dhe të pajustifikueshme për procesin e liberalizmit për Kosovën”.
Problemi i liberalizimit të vizave nuk qëndron në Prishtinë, por tek qëndrimi i padrejtë politik dhe mos uniteti i vendeve të BE-së për sa i përket statusit të Kosovës.
Tash kritere mund të sillen shtesë e shtesë për të justifikuar mosgatishmërinë e tyre për vendim, por edhe këto kritere do të plotësohen në afat rekord.
Në qoftë se vazhdon Brukseli me një politikë të padrejtë ndaj Kosovës, alternativa e vetme e shqiptarëve, është si një shtet i vetëm në Bashkim Evropian.
“Dëshiroj të theksoj se shqiptarët në rajon kanë fituar liberalizimin përmes shteteve të ndryshme dhe kjo e padrejtë, nuk janë 15 muaj, por është një shekull i tërë i padrejtësive, jo me fajin tonë, ju e dini shumë mirë.
Por në anën tjetër gjithashtu duhet të mendohet se nëse vonohet dhe vazhdon të sillet kështu Brukseli, atëherë shqiptarëve nuk ju mbetet tjetër alternativë veç të akomodohen në Bashkimin Evropian më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm.
Edhe Brukseli më në fund duhet të sillet edhe në atë se çka bëjmë, por nuk duhet të sillet në se kush jemi” Hashim Thaçi

No comments:
Post a Comment