Shoqeria shqiptare eshte e pamaturuar mire,
eshte si ajo bima e brishte qe kerkon seren per tu rritur, ate seren
filtruese qe lejon ngrohtesine e diellit te hyje brenda por qe ndalon
stuhite dhe rrebeshet, minjte dhe insektet qe mund ti marrin jeten. Kjo
sere eshte familja, shteti, shkollimi, qyteti, ligji, dashuria. Por kjo
mbulese ne shqiperi eshte plot me vrima, diku diku eshte
e shqyer dhe personaliteti i individit perballet me veshtiresi
dramatike mbijetese. Nje nga deformimet qe ndodh ne kete rast, nje nga
te shumtet, eshte edhe menyra e perballjes me problemin. Truri ka sistem
mbrojtes ndaj problemeve. Ai i injoron ato. Ndodh harresa, qe eshte nje
amnezi e dobishme per te, por qe e limiton jeten brenda nje qarku te
shkurter. Ky rreth mikroskopik vicioz le jashte historine, dashurine,
vazhdimesine, progresin, rritjen dhe prodhon individe te vegjel qe
perpeliten ne mbijetese.
Po marr si shembull krimin e fundit te ndodhur brenda familjes. Babai vret te birin dhe nusen e tij. Kjo ngjarje eshte nje vrime, jo me ne mbulesen e seres, por nje vrime ne ozon, qe ka per na perveluar te gjitheve si nje ndeshkim per pordhen helmuese kolektive qe bimesia e vogel perpelitese leshon ne mjedis. Disa nga ju e injorojne kete ndodhi, disa te tjere leshojne vrer dhe urrejtje, disa e vuajne ne heshtje, nje profesor i nderuar (Artan Fuga) propozon nje zgjidhje ‘’absurde’’. Ai thote: Le ta falim te lajthiturin! Te gjitha personalitetet e deformuara reagojne fort. Ata besojne akoma te sera e holle e plasmasit plot e perplot me vrima. Shume te tjere ndalen dhe mendojne per fjalet e mencura te profesorit. Nese kete perbindesh te vogel te plakur e burgosim ai do i kaloje i cliruar vitet e fundit te jetes brenda hekurave dhe do lere jashte gjithe helmin e asaj qe beri. Atje brenda ai do ndihet se eshte denuar mjaftueshem per krimin, madje do ndihet i ngushelluar nga te ngjashmit e tij qe gelojne te mbrojtur nga hekurat dhe ushqehen parazitare ne kurriz te shoqerise. Ja ku e mori ndeshkimin e ligjit dhe perbuzjen dhe urrejtjen e shoqerise. Kaq mjafton per te. Po per ne te tjeret? Po me ne te tjetret cfare ndodh? Cfare ndodh me mbulesen, me vrimen ne ozon, cfare ndodh me dashurine, me familjen, cfare ndodh me gjumin tim te shqetesuar, me ankthin qe po perjetoj sot?
Patem fat qe u zgjuam me shi. Ai nuk na lejoi te cmendeshim. Na ngushelloi natyra, ajo eshte gjithmone aty, si nje nene e madhe e mencur qe na do te gjitheve dhe qe na jep mesime shume te vyera. Ajo thote: rrituni ne gjirin tim, c’e keqe ju gjen nga shiu? Hiqeni mbulesen me vrima te plasmasit qe u jep iluzionin se po mbroheni kur ne fakt ju nuk keni pse te mbroheni . Une jam nena juaj dhe ju dua shume.
Elona Bejo

No comments:
Post a Comment