Po po, në majë të hundës më ka ardhur, tek
shoh sesi një grup njerëzish e trjaton si KURVE shtetin tim, shtetin
tonë… Më ka ardhur në majë të hundës, Salë Berisha, shpura e tij e
horrave dhe fryma me të cilën ata ushqejnë këtë sistem të ndyrë
materialisto-vulgar, fryma me të cilën ata qeverisin vendin tim, vendin
tonë… Koka avull më nxjerr nga xhindosja, kur perceptoj
masakrën që i bëhet për çdo ditë vlerës, demokracisë, shtetit të së
drejtës… Masakrën që i bëhet prej mendësisë së bajgave, antivlerës e
antishtetit që ai dhe regjimi i tij përfaqëson… Më ka ardhur në majë të
hundës zvarraniku Sali, që brënda natës ndryshon ngjyrë dhe nga
servilo-hoxhist, na u shndërruaka në flamur të demokracisë e lirisë… Po
ç’ne ti more?! Ç’demokraci leshi na tregon ti more?! Ç’lidhje ke ti me
demokracinë, lirinë, vlerën?! Ti, që u ngjize në mitrën e zezë të dreqit
të kuq hoxhist! Ti, që ishe ndër kurvat e preferuara të këtij dreqi!
Ti, që për çdo ditë manifeston mishërimin e hipokrizisë njerëzore,
mishërimin e antivlerës, e vetë dreqit… Ti, që duke shfrytëzuar forcat e
errëta të këtij vendi, ke kapur prej fyti këtë shtet e sillesh sikur të
jesh në sarajet e tua ku mund të bësh ç’të duash, kur ta duash e si ta
duash… Ti, që me metodat e tua prej merimange, ke arritur të injektosh
frikë në vatrat e gjithësecilit prej nesh, duke i lëshuar fijet e tua
gjithandej, për të pritur më pas, veshëngritur dridhjen më të vogël… Ti,
që gjithë energjinë e qënies tënde, e ke vënë në shkatërrim të
demokracisë, vlerës, të këtij vendi, vendit tim, vendit tonë… Ti, që ke
20 vjet që e përdhunon papushim këtë vend e nuk di të ndalesh… Po
ç’kërkon më xhanëm?! Nuk u ngope?! Ia ke shqyer tashmë çdo cipë këtij
shteti dhe demokracisë së tij, të cilën e kurvërove ende pa
zhvirgjëruar… Më thuaj, ç’kërkon të bësh më?! Misioni yt u krye, është
kryer me kohë… E vodhe, e sakatove, e vrave, e MASAKROVE, këtë popull,
në 97’, në gërdec, në 21 janar, për çdo ditë, saç deshe, siç deshe, kur
deshe… Ç’kërkon t’i bësh më ?! Ç’ka ngelur më për t’i bërë?! Më thuaj,
pra?! Ç’ka ngelur më për t’i bërë?! A nuk është e qartë?! Misioni yt u
krye Sali, është kryer me kohë…!
Ndoshta, shumëkush nga ju që po më lexoni në këto momente, gjëja e parë që do t’u shkojë ndër mend, është se në këtë shkrim s’po ndjek arsyen, gjykimin e ftohtë, etikën, se po tregohem emocional, plot mllef. E unë do t’ju them që po, ka një të vërtetë këtu. E vërteta është, që më KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS, me plotë gojën. E vërteta është, që nuk mundem më të duroj mbi krye një shtet, një regjim, i cili nuk më përfaqëson, të cilit nuk i bëhet fare vonë se jam gjallë apo kam vdekur, se marr frymë apo jo… Një shtet, i cili kontribuon çdo ditë në mjerimin shpirtëror e material të këtij populli, në funksion të ënjtjes materiale e varfërimit shpirtëor të gupit kriminal që e ka kapur… Një shtet, që vret çdo ditë shpresën tek mijëra të rinj, që tredh çdo ditë mijëra të rinjë me farsën e madhe që e quan shkollë… Një shtet që ka humbur çdo lloj legjitimiteti moral apo juridik, për të vazhduar të qeverisë… Ky shtet, i cili si detyrim parësor kushtetues e moral, ka mbrojtjen tonë, të jetës, shëndetit, pronës, të drejtave e lirive tona, jo vetëm që nuk e bën këtë, por edhe kur ne ngrihemi të protestojmë, të realizojmë të drejtën tonë kushtetuese, ai na VRET… Ky shtet, frerët e të cilit ndodhen në duart e zvarranikut blu(sot) dhe të besuarve të tij pa ngjyrë, pa din e pa iman…
Prandaj, pra, i shkruaj këto shkronja me ndërgjegje të plotë, sepse e di që jam plotësisht i legjitimuar moralisht. Sepse, kam kohë që duroj mbi kurriz, peshën e rëndë të këtij regjimi të ndyrë… Sepse o njerëz, megjithëse shpesh mund të harroni, jetojmë në një vend, që të paktën juridikisht është ende i lirë… Sepse o njerëz, iu takon juve dhe vetëm juve, e drejta për të vendosur mbi veten tuaj, askujt tjetër, aq më pak një grupi kriminelësh që sillen si shtetarë…

No comments:
Post a Comment