Javët
e fundit Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Wollfarth, Ambasadori
amerikan në Tiranë, Arvizu, Ambasadorja gjermane, Carola Mueller
Holtkemper, Parlamenti Evropian, Ambasadori i BE në vendin tonë, Etore
Sequi, etj, në sinkron me njëri-tjetrin të gjithë kanë folur, këshilluar
e tërhequr vëmendjen rreth nacionalizmit shqiptar, si një rrezik
potencialisht i madh për të gjithë rajonin dhe të ardhmen e tij.
Së pari duhet të sqarojmë që nacionalizmi është dashuria ekstreme për vendin tënd, e cila kalon përmes urrejtjes së gjithçkaje të huaj.
Nacionalizmi është një tipar dallues i kombeve solide, ku zakonisht çdo qytetar ka ndjenja të mirëfillta atdhedashurie, të ngjizura këto prej mirëqenies, historisë, krenarisë, qytetarisë.
Duke hedhur një vështrim tek shqiptarët sot, ata jo vetëm që nuk janë nacionalistë, por mes tyre mungon tmerrshëm edhe ndjenja e frytshme dhe e shëndetshme, e atdhedashurisë. Dashuria për tënden, dashuria për veten, bashkëkombasin, kulturën e traditat e veta.
Një mungesë atdhedashurie që shprehet në të gjitha format e saj dhe akoma më pështirshëm në rastet kur në mes hyn "i huaji".
Shqiptarët, si popull që më tepër se gjysmën e tij e ka jashtë trojeve të veta, të emigruar, jo vetëm që nuk përbëjnë ndonjë rrezikshmëri, por janë vetë nën rrezikun ekzistencial të identitetit të tyre.
Asnjë rast ekstrem i shfaqjes së nacionalizmit nuk njihet kur shqiptarët të kenë sulmuar ndonjë kombas të huaj, vetëm për faktin pse është i huaj. Nga ana tjetër, shqiptarët sot të ndarë në 5 shtete dhe të emigruar kudo në Europë, diskriminohen, shtypen, përbuzen, publikisht në rrugë, zyrtarisht nëpër zyra, apo qoftë edhe nëpërmjet retorikash e aktesh shtetërore.
Asnjëherë ata krerët më sipër nuk e kanë ngritur zërin në kor kundra albanafobisë shqiptare, në Serbi, Greqi, Maqedoni, Itali, e gjetkë. Madje as vetë shteti shqiptar nuk iu ka dalë në krah. Dhe kështu jetimë, në tymnajë e në vorbull, janë pikërisht shqiptarët që marrin shuplakat, diskriminimin, racizmin, fyerjen, por jo rrallë herë dhe vdekjen, atë shpirtërore e fizike.
Ajo pjesë e shoqërisë tonë e cila mjerisht merr emrin "intelektuale", në vend që të ngre zërin rreth këtij përdhunimi në çdo hapësirë që i bëhet këtij populli, mbushin studiot televizive, nxijnë gazetat duke mbështetur thirrjet e huaja për të patur kujdes me retorikat nacionaliste.
Dhe kjo klasë intelektualësh ashtu si Kristo Papas me gjak shqiptari si vetë Napoelon Zerva, ashtu si vetë Millosheviçi apo si vetë Ataturku, e çdo antishqiptar tjetër i përbetuar, kthehet edhe më antishqiptare se antishqiptarët e huaj, ashtu si në çdo kohë janë kthyer më katolikë se Papa, më osmanë se turqit, më arabë se arabët, më amerikanë se amerikanët dhe më europianë se europianët, por asnjëherë shqiptarë, si ai shqiptari që e do veten e vet, e gjithçka i lanë trashëgimi të parët.
Shqiptar, askush nuk ka për të të vlerësuar më tepër sa e vlerëson ti veten, kudo dhe sido që ndodhesh. Mjaft u ktheve në një vegël që punon kundra vetes!
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment