Monday, February 25, 2013

Rrëfehet marinsi që vrau Osama Bin Laden: Ia pashë trutë duke iu derdhur


Pjesëtari i ekipit Navy Seal, që pretendon se ka vrarë Osama Bin Laden, ka folur për herë të parë për momentin kur qëlloi njeriun më të kërkuar në botë, tre herë në kokë dhe e pa ndërsa ai jepte shpirt.

Në një intervistë për revistën Esquire, që do të dalë në mars, ai përshkruan momentet e atyre dy minutave me rëndësi historike.

Anëtarit të Team Six i referohet vetëm si “The Shooter” duke ruajtur identitetin e tij për shkak të sigurisë së familjes.

Pasi ata morën misionin, agjentja e CIA-s që e kishte gjurmuar Osama Bin Laden, tha se janë të sigurt se ai ndodhet në katin e tretë të shtëpisë së tij dy katëshe.

Kur ai i nguli sytë shënjestrës së tij, mbeti i habitur pasi ai ishte më i gjatë nga sa priste, ishte i gjatë dhe i dobët si Snoop Dogy Dog, me mjekër të shkurtër si Eminem dhe kokë të rruar si Dr. Dre.

Ai po mbante gruan e tij Amal përpara si mburojë, kurse marinsi mund të shihte çdo lëvizje të tij përmes syzeve për errësirën. Vetë Osama nuk shihte gjë fare, por vetëm dëgjonte.

“Më kujtohet që eci përpara. Nuk e di nëse gruaja kishte një jelek apo nëse e kishte gjoks natyral, por ai po e shtynte përpara që të martirizoheshin. Duhet të qëlloja atë në kokë, kështu që të mos kishte shans që të hidhte veten në erë, siç ka ndodhur tek një film aksion që kam parë para shumë kohësh.

Në atë sekondë e qëllova dy herë në kokë. Bap, bap. Herën e dytë u shemb në dysheme, përpara krevatit të tij dhe unë e qëllova sërish. Bap. Sërish në të njëjtin vend.
Ai tentoi të ikte me vrap dhe unë bap, bap, bap e gjuajta tek gishti tregues i dorës, një tjetër plumb e zuri tek llapa e veshit dhe tjetri e gërvishti tek pulpa e këmbës. Aty pastaj vdiq. Nuk lëvizte, gjuha i kishte dalë jashtë dhe më kishte shkelur syrin e majtë. E pashë se si mori frymë për herë të fundit.

Dhe mbaj mend se ndërsa e shihja duke marrë frymë për herë të fundit, po mendoja: a është kjo gjëja më e mirë që kam bërë, apo gjëja më e keqe që kam bërë. Kjo është reale dhe është pikërisht ai. Dreq o punë.

Balli i tij ishte hapur në formën e një V-je si tek filmi V for Vendeta. Mund të shihja trurin e tij duke u hapur mbi fytyrë, madje aty lexova edhe disa mendime të tijat perverse. Publiku nuk mendoj se do të dijë se si ishte pamja”.

Më pas, ai tregon se si gruaja e tij, Amal, ishte hedhur mbi Osaman dhe po qante. Të vranë o Osama të vranë, qëllove si kalama ore mik - m'u kthye mua.

Pasi e lidha atë në krevat, kuptova se djali më i vogël i Bin Laden, që ishte tre ose katër ose 15-vjeç, po shihte gjithçka.

“Ai ishte në anën tjetër të krevatit. Nuk doja ta lëndoja sepse nuk jam një bishë. Kishte shumë ulërima, ai po qante, ishte i shokuar.

Nuk më pëlqeu që ishte i frikësuar. E kapa dhe e vendosa pranë mamasë së tij” dhe e pyeta pse ke frikë?
Ai ma ktheu: "Mbaje mend kur të rritem ç'kam për të të bërë". Për më tepër, ndiqni Osama Bin Laden II-shin që do dal në treg kur të rritem unë.

I futa një të qeshur, pastaj me çunat morëm Bin Ladenin, e ngritëm në bythë, i vumë telekomandën e televizorit në dorë dhe i bëmë foto.

Redaktoi me dhimbje: Stop Injorancës !

Burimi: http://www.rawstory.com/rs/2013/02/11/esquire-reporter-man-who-killed-bin-laden-faced-life-like-a-mafia-snitch-after-leaving-navy/

No comments: