Agim Poshka thotë se muzikantët shqiptarë
duhet të ndjehen të turpëruar që huazojnë elemente nga muzika rome, duke
pasur një folklor aq të pasur shqiptar.
Këto komente këngëtari nga Struga e Maqedonisë i ka bërë gjatë një interviste të dhënë për një të përditëshme, ku ka premtuar edhe se viti 2013 “do të jetë një vit dinamik”, për faktin se shënon 15-vjetorin e debutimit të tij në muzikë.
“Një popull me gjithë këtë folk të pasur, me gjithë ato variacione motivesh, që ndryshojnë nga jugu deri në veri, nuk ka nevoje fare për huazime. Pashko Vasa ka thënë ‘muzika shqiptare kaloi 3000 vite në robëri të ndryshme, por përsëri ruajti identitetin e saj’. Sot një pjesë e këtyre pseudo-muzikantëve e kanë më në zemër muzikën rome, se muzikën shqipe”.
“Për mua muzika rome është mjaft e bukur por njoh muzikën time shqipe në identitet. Muzikanti shqiptar nuk ka si bëhet modern dhe interesant me muzikën e një populli tjetër”.
“Muzika rome për hir të së vërtetës ka një muzikë dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, por identiteti muzikor shqiptar duhet të pretendoje vlerat perëndimore siç bëjnë të gjitha fushat e tjera artistike si teatri, piktura, baleti dhe jo të pretendojë lindjen ose orientin”, ka thënë Poshka gjatë intervistës.
Këngëtari ka premtuar se këtë vit do të sjellë një koncert gala dhe një album të ri, por edhe një libër me poezi. (Balkanweb)

No comments:
Post a Comment