Thursday, April 4, 2013

Të nderuara zonja! Tani mund ta zmadhoni pikën G për 1000 euro


Të nderuara zonja! 30 minuta, një injeksion dhe rreth 1 mijë euro dhe hopla, pika juaj G në vaginë bëhet sa një monedhë dy euroshe, duke e çuar kënaqësinë tuaj seksuale në qiell.
Një gjë të tillë premton një klinikë në Britani e mjekes Lucy Glancey. Injeksionet quhen “G-Shots” dhe mjekja pretendon se ka bërë të lumtura plot 150 gra.
Prej kohësh ka pasur një diskutim nëse ka apo jo një pikë G në vaginën e femrës, që stimulon kënaqësinë seksuale.
Disa shkencëtarë thonë se e kanë gjetur pikën G, që ndodhet rreth katër centimetër nga hyrja e vaginës.
Por mjekët që kujdesen për bukurinë e femrave, thonë se ajo ekziston dhe mund të zmadhohet.
Në Gjermani janë 3 mijë femra çdo vit që e zmadhojnë atë.
  Tema

DESHMIA/ Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën


Gazeta Dita vijon të botojë dëshmi interesante për ngjarjet e rënda të viteve të shkuara.
Kësaj here atë kanë publikuar një intervistë me Marjan Grykën, ish- truprojën e Azem Hajdarit.
Sipas tij, Haklajt kishin ardhur në Tiranë për të vrarë Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin.
“Unë jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku jonë vetëm u përdor. Desha të kujtoj këtu se në ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, më erdhi dikush në spital që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: “Çohu burrë se s’ke kurrgjë”. Unë me buzëqeshja e pyeta se kush ishte. Të gjithë të pranishmit aty më thanë “Mario, ky është Azem Hajdari”.
Kështu e nis rrëfimin e tij Gryka.
Më pas me ftesë të Hajdarit ai vjen në Tiranë ku fillon punë si efektiv i Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit ku është dekoruar edhe si “Pishtar i Demokracisë” nga Berisha.
“Hajdari u vra për liri, por kurrë s’e gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se rrëzuam komunizmin, por ai përkundrazi pas viteve ’90 na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se kurrë”, tregon Marjan Gryka për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës”.
Për sa iu përket prapaskenave, ai tregon se: “Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste që Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e ashpër. Dua t’ju tregoj një fakt. Sapo u çova në mëngjes nga gjumi (unë jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij, po pinim kafe e më tha: “Mario, sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ja bëjmë?”. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk do lejohej në  mbledhjen e kryesisë së PD-së. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë, ne do të hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për t’i rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë. Byroja politike ende nuk kishte mbërritur në sallë. Pasi hymë, gjetëm ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë dhe po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin”, tregon Gryka, teksa shton se shënuan edhe emrin që Azemi të merrte fjalën i treti, pas dy kryetarëve të byrosë dhe ai mban këtë fjalim: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam biri i tij. Por në vitet ’90 unë rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni t’i keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.
Gryka rrëfen se para se të vinin ngjarjet e ’97-ës, kishin një  vit e gjysmë pa folur me Berishën, dhe nga vitet ’95-’96 Hajdarit i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja.
“Unë u shkarkova nga oficer i gardës. Morëm zyra me qira pranë ish- kafe “Çaplin” në qendër të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të plotë filloi  organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar qeverinë Meksi. Shteti na ndiqte për të na arrestuar. Pra, jeta e liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha –Hajdari. SHIK-u i Gazidedes asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK- më i fëlliqur i të gjitha kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të  paarmatosur dhe i thamë Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe  tradhtia e kombit se shtëpia e Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim”, tregon Gryka.
Marjani tregon se ishin në “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishës e mori në telefon Azemin dhe i kërkoi ndihmë sepse Garda e Republikës po ikte dhe po e linte Presidentin ne baltë.
“Në këtë moment Berisha kërkoi që Azemi ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e Republikës. Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si president, përveç Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë. Nisëm të shkonim nëpër takime me presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë. Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e tyre janë mirditorë, por Sali Berisha i ka harruar si  shumë të tjerë”.
Ai nënvizon se natën që është varë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie, pavarësisht se në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe”.
Gryka thekson se “në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pasë dorë në vrasjen e Azem  Hajdarit. Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë, aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë, janë munduar të eliminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin”.
Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.
“Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë. “Mos e lini Azemin të lëvizë”. Sepse kishte diçka që dihej, po kërkohej eliminimi i Azemit dhe kjo po diskutohej kudo. Sepse kishte një fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo më pas Sali Berishës”, sjell në vëmendje Gryka.
Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budallai këtu”.
“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë. Ata i kërkuan që të largohej duke i thënë: Ç’do ky budalla këtu? Në krye të tyre ishte oficeri i Berishës, Izet Haxhia. Pra, këtu ndodhi fatkeqësia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy- tre persona politikë nga e majta”.
Gryka sqaron se Azemi u sqarua me Haklajt pasi bëri një bisedë  me plakun e tyre dhe e incizoi dhe i tha: “Bacë, merre këtë dhe çoja djemve të tu çfarë biseduam. Sepse ata hilenë e kanë tjetër kund dhe jo tek Azem Hajdari”, teksa shton se sipas tij fjala ishte për Sali Berishën.
Gryka akuzon se truproja i Azemit, sot në azil politik, i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes.
“Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër Mbrojtje Arben Imamin, gjenerali i bandave të ’97-ës. Të gjithë  organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukë politikë”, teksa nënvizon se Sai Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në Gjykatë për akuzat e bëra.
Gryka deklaron se pseudonimi i Sali Berishën në Sigurimin e Shtetit ka qenë “Penicilina” dhe se në Shqipëri deri më tani nuk ka pasur asnjë ditë demokraci.

Gazeta Dita

A ju ka ndodhur ndonjëherë...?

A ju ka ndodhur ndonjëherë t'iu kapë flokët, bishti i çadrës?
A ju ka bërë masë elektrike krahu me ndokënd prej miqve tuaj?
A ju ka ndodhur të godisni brrylin diku dhe gjithë krahu t'iu ketë bërë miza?

A ju ka dalë ndonjëherë këmba huq duke ngjitur shkallët pa e kuptuar se ato kishin mbaruar?!
A ju ka ndodhur të shkëmbeheni me dikënd nëpër shkallë dhe për respekt të dy ti hapni krahun njëri-tjetrit e të përfundoni pothuajse të përqafuar?
A keni folur njëkohësisht e rastësisht me një shok të njëjtën fjalë dhe po ashtu njësoj bashkarisht keni qeshur?
A ju ka ndodhur të kërkoni pa lënë vend pa gërrmuar syzet tuaja dhe ato ti kenë patur vënë?
A ju ka ndodhur ndonjëherë të hutoheni duke menduar diçka të bukur të qeshni me veten, kur fare padashur sytë ia keni drejtuar dikujt tjetri që të sheh çuditshëm?
A keni shkuar ndonjëherë para kohe diku pa e kuptuar që ora kishte ndryshuar?
A keni qeshur ndonjëherë me veten, pasi gënjeshtra juaj e bardhë është zbuluar?
A ju ka rënë ndonjëherë disa pika urine ndër brekë dhe keni pritur në banjo derisa jeni siguruar që ajo në pantallonat tuaja nuk ka depërtuar?
A keni parë ndonjë film aq të fiksuar pas tij, sa në një moment të caktuar keni lëvizur kokën majtas a djathtas për të zgjeruar fushëpamjen vizive që ju jepte kuadrati i televizorit tuaj?
A keni ecur ndonjëherë në errësirë duke fërshëllyer vetëm për ti treguar vetes se nuk keni frikë?
A keni diskutuar ndonjëherë me dikënd, të cilit fjalët nuk ja keni kuptuar, por i jeni përgjigjur pas mimikës së fytyrës të tij me fjalë të përgjithshme?
A ju ka ndodhur ti zgjasni dorën një shokut tuaj dhe ai t'ua ketë lënë ngritur si flamur?
A keni parë ndonjëherë ëndërr sikur nuk vraponi dot edhe pse një dashakeqas ju ndiqte furishëm nga pas dhe nuk ju ka shkuar mendja të largonit prej këmbëve jorganin tuaj "të mallkuar" që ju pengonte?
A ju ka ndodhur të dëgjoni ndonjë zhurmë të çuditshme natën kur jeni në krevat dhe ti thoni vetes "Ku e dëgjove ti, ti ishe në gjumë..."?!
A keni pjerdhur ndonjëherë mes shokësh dhe të keni qenë ju i pari ai që është hedhur përpjetë për "të denoncuar" përhapjen e erës edhe pse vetëm ju ajo aromë nuk do ju kishte shqetësuar?
A keni kërkuar ngulmas me sy në publik një vend sa më privat për të përfituar nga rasti të krruani prapanicën tuaj?
A ju ka ndodhur të takoheni me dikënd për herë të parë dhe t'iu ketë ardhur zor ti tregonit për qyrren që poshtë hundës, i rrinte varur?
A ju ka ndodhur të teshtini ndonjëherë furishëm e papritur, sa më gëlbaqen tuaj jeshile të patinuar diku tej, jeni habitur?
A ju ka ndodhur që pikërisht në një moment varrimi, t'iu ketë shpërthyer edhe nga veshët e qeshura?
A keni qeshur ndonjëherë fshehurazi me gafat tuaja pa guxuar kurrëkujt për t'ia treguar?

Janë pikërisht këto copëza të vogla jete që tregojnë që ju, jo veçse bukur, por keni jetuar!

Shkroi: Stop Injorancës !

Nata

Gostia shtrohet në mbrëmje fshati.

Natë më saktë
Natë dehjesh
Natë me yje manaferrash
Natë me naze
Natë ku djersa lëpin sahanin


Natë që fsheh pickime karnavalesh
Natë ku kafshët në haur na mbajnë në gojë
Dhe fshatares shtatpelë i zbulohet nuska.

Vocërrakët luajnë me shkopa cingli dhe kaladibrançe: Natës i ngrohet shpirti!

Natë qyfyresh të stërthëna veç e veç
Natë faqekuqësh kryemënjanë që qërojnë mollë me biçak brezi.

Shenjtëria e moçme dredh taraboshin;
pështyn dy-tri herë copëzat e mbetura në majë gjuhës.
Në enët e natës pluskojnë të padukshmet e natës së mëparshme.

Natës i ka humbur unaza e fejesës...

Arti Lushi

Pikëpyetje rreth pedofilisë

Një pjesë e mirë meshkujsh gjatë fazave të para të pubertetit të tyre shohin ëndrra epshndjellëse dhe zhvillojnë në fshehtësi pasione të zjarrta për gra të moshave të mesme.

A mund të akuzohen këta adoleshentë për nxitje pedofilie?

Shkroi: Stop Injorancës !

Historia e trishte e nje gjenerali te humbur

.Ballaban Bardhi ( i njohur edhe si Ballaban Pasha).. Ishte nje nder gjeneralet me te famshem te ushtrise osmane, ne periudhen e lufterave kunder Skenderbeut..

U lind ne Baterr ne Matit.. Qe ne moshe te vogel, u rrembye prej turqve, se bashku me vellane e tij.. dhe u dergua ne Adrinopoje.. Aty i nderrojne fene, nga katolik ne musliman dhe e fusin ne shkollen e jenicereve.. Shkelqeu si ushtar kurajoz dhe filloi te ngjise shkallet e karrieres shpejte.. Njihet me Skenderbeun, gjate kohes qe ky i fundit sherbente ne oborrin osman, por megjithe perpjekjet e tij per t’u afruar me Skenderbeun, ai mbante distance prej tij.. Sipas historianeve, Skenderbeu e trajtonte ftohte, jo vetem prej faktit qe ishte bir princi, jo vetem se ishte me lart si grade ushtarake, por edhe sepse ai e shihte qe Ballabani ishte teper i perkushtuar ndaj Perandorise Osmane, ne te njejten kohe kur Skenderbeu mbante lidhje te fshehta me Vatikanin, Venedikun dhe Hungarine..

.. Pas dezertimit te Skenderbeut ne 1443, Ballabani pati nje karriere edhe me te shkelqyer.. Dhjete vjete me vone, ne 1453, gjate rrethimit perfundimtar te Konstandinopojes, Ballabani ishte luftetari i pare qe u ngjit ne muret e qytetit dhe u fut brenda duke luftuar trimerisht.. Ai udhehiqte nje kompani, e cila ishte pjese e garnizonit shqiptar qe udhehiqej nga gjenerali shqiptar Iljaz Koja Korcari.. Per kete trimeri te madhe, sulltan Mehmeti II e ngre Ballabanin me graden gjeneral dhe i cakton nje ushtri me te madhe..

.. Rreth 10 vjete me vone, ai caktohet si sanxhakbej i Sanxhakut te Ohrit.. Duke qene me afer trojeve te pavarura shqiptare, ai merr persiper lufterat kunder Skenderbeut.. Inati, smira, kokefortesia, ndjenja e hakmarrjes, kryenecesia dhe admirimi i fshehte qe ai kishte ndaj Skenderbeut, e bene Ballabanin kundershtarin me te forte te Skenderbeut, aq sa i solli edhe rrezik per jeten ne beteje.. Ne te gjithe historine e lufterave midis Lidhjes se Lezhes dhe Perandorise Osmane, kapitulli i lufterave me Ballabanin ishte kapitulli me i pergjakshem dhe mizor, nga te dyja palet..

.. Ne 1465, te dy gjeneralet perplasen afer Ohrit.. Beteja mbyllet me fitoren e Skenderbeut, por ne terheqje e siper, Ballabani rrethon dhe kap te gjalle nje pjese te elites ushtarake te Skenderbeut, duke perfshire edhe Moisi Golemin, zevendesin e Skenderbeut.. Kjo toge elitare, ishte nisur per te kapur Ballabanin rob, por bien ne kurthin e tij.. Megjithe lutjet e medha te Skenderbeut, dhuratat dhe shperblimet qe ai i dergoi Ballabanit per lirimin e tyre.. Ballabani i dergon ata ne Gjirokaster, e me vone ne Stamboll, ku ata do jene edhe viktimat e hakmarrjes se tmerrshme te Sulltan Mehmetit II, ne ate qe u quajt “Masakra e Konstandinopojes”.. Qe nga ky moment, nuk kishte me meshire midis te dy paleve.. dhe ligjet e luftes u shemben.. Shqiptaret u betuan te mos mbanin me rober turq..

.. Ballabani dhe Skenderbeu vazhduan me perplasje te pergjakshme.. Me 1466, Ballabani themelon qytetin e Elbasanit, mbi rrenojat e vjetra dhe e ben kryeqytet te Sanxhakut te Elbasanit..
.. Nje vit me vone vjen edhe perplasja e tyre perfundimtare..

.. Gjate Rrethimit te Dyte te Krujes, Ballabani filloi nje fushate e pergjakshme, me masakra te shumta ndaj civileve.. Ai kishte vendosur edhe vellane e tij si komandant forcash osmane.. Mes disa betejave te pameshirme nga te dyja anet, Skenderbeu kapi te gjalle vellane e Ballabanit, se bashku me nipin e tij.. Pas lutjeve dhe dhuratave te shumta qe Ballabani i dergoi Skenderbeut per jeten e tyre, pas dy ditesh, Skenderbeu i dergon Ballabanit si dhurate dy kosha, ku brenda te cileve ndodheshin kokat e tyre.. Ballabani, ne terbim e siper mobilizon ushtrine dhe niset per hakmarrje.. Skenderbeu, i cili, duke ditur temperamentin gjaknxehte te Ballabanit, pas provokimit me kokat e prera, per ta bere te humbte gjakftohtesine.. ishte pergatitur per reagimin e Ballabanit dhe kishte ngritur kurth.. Nje betejen qe pasoi, u krye edhe nje nga masakrat me te medha mbi ushtaret turq.. Vete Ballabani u godit ne qafe me mushqete, prej mushqetarit shqiptar Gjergj Aleksi.. Ai u terhoq prej besnikeve te tij, por nuk i rezistoi dot plages vdekjeprurese dhe vdiq me vone ne cadren e tij.. Turqit ia varrosen trupin ne keshtjellen e Petreles, afer Tiranes..

Ky ishte edhe fundi i ketij luftetari.. I cili nga skllav shqiptar, u shnderrua ne nje gjeneral te fuqishem dhe hero te Perandorise Osmane, duke luftuar kunder vete gjakut te tij.. Emri i tij, ka hyre ne histori si emri i nje heroi te turpshem.. qe u mund nga vete gjeniu te cilin adhuronte.. Dhe vdiq duke mbledhur rreth vetes urrejtjen e vete popullit te gjakut te tij dhe harresen e popullit te huaj, te cilit i sherbeu..
Shkroi: Aurel Metaj



Monstra jam unë

Sa trokas në derë, ti ashtu si ai qingji që blegërin e merr dhenë, lëshon lodrat e tua në tokë e nisesh krahëhapur drejt meje. Dhe pasi të marr hopa e të shkis me të puthura, ti që nuk di akoma si të shprehësh emocionet e tua, më tregon dritën edhe pse ajo është e shuar, më tregon kopsën e zinxhirin e xhupit, hundën a veshin tim dhe çdo fjalë tjetër që ke mësuar.
Pastaj më kërkon të dëgjosh lalixhan-ët, romale-të, jakenge-të, kumake-të e tua të preferuara dhe më fton bashkë të kërcejmë.

E ndërsa hidhemi e kërcejmë të dy hopthi dhe ti imiton aq bukur lëvizjet e mia, unë humbas në shkëlqimin e syve të ty plot dritë, që i japin aq kuptim fytyrës tënde ëngjëllore, kur gëzon.

Humbas e dehem në pafajsinë e botës tënde plot ngjyra, plot dritë. E në ato çaste lodrimi jam edhe unë një fëmijë që ka harruar gjithçka ia kishte ngrysur ditën. Asnjë prej arsyeve që kishin frymëzuar psherëtimat e mia të trishta nuk ekziston më. Dhe ti vazhdon e qesh dhe unë vazhdoj të zhytem edhe më në thellësi të asaj bote paqeje ku kapur përdore, më dërgon ti.
Ti nuk lodhesh kurrë së lodruari, madje e njëjta lojë të duket gjithmonë e bukur dhe unë të shoh me zili, po aq sa ti mua me habi. Ti nuk e kupton pse ne duhet të ndahemi. Nuk e kupton pse duhet të shkojmë në punë gjithë ditën dhe ty të të dërgojmë në atë çerdhen ku ulërasin ato tetat "duargjata". Por këtë as unë nuk e kuptoj, ku përmes të qarave të tua gjithë dënesë më duhet të të kthej shpinën duke të lënë në duart e tetave që veshin çdo mëngjes buzëqeshje 500 lekshe.
E madje të të them të drejtën nuk e di as se ku dua të dal përmes këtyre rrjeshtave që po shkruaj
. Mbase pa e kuptuar në pamundësi të të flas ty e ti të më kuptosh mua, po dua të depërtoj përmes mjegullës që lëshon kjo brengë, për të kuptuar veten.
Ti e di fare mirë sa e bezdisshme është të flasësh, të kërkosh, të shprehësh dëshirat e tua dhe askush mos të të kuptojë. E kam vënë re shpesh kur me atë gjuhën tënde të ëmbël dy-rrokshe më kërkon diçka që nuk e kuptoj dhe pas disa tentativash të dështuara shfryn me një mëri, që gjithsesi mbetet e magjishme.
Ti po rritesh e po hedh shtat çdo ditë. Bluzat e tua të preferuara me macen pa gojë Kiti po të shkojnë tek bërrylat. Ti zbukurohesh e rritesh bashkë me ato kërkesat e tua që gjithmonë e më me vështirësi ti plotësojmë. E kështu dalëngadalë po del nga ajo strofkulla e sigurt, e dashur prindërore për të eksploruar vetë këtë botë të madhe që të rrethon.

E pikërisht këtu nis e merr jetë kjo brenga ime e madhe.
Kjo bota që na rrethon, e cila po bëhet gjithmonë e më e vogël, më grabitqare, më e pabesë. Kjo botë që krijesat e pafajshme i trajton si viktima dhe buzëqeshjet e tua i vështron me përçmim.
Kam vërtetë frikë se si do sillet kjo botë me dritën e syve të mi. Kam frikë se sa i aftë do jem ta mbroj ëngjëllim tim prej perversiteteve të kësaj bote. Nuk e di sa mundësi do kem të jem gjithmonë aty pranë teje kur ti të kesh nevojë bebushja ime dhe janë pikërisht këto mendime që ma trondisin në themele qënien time.

O Botë, të lutem trajtoje me dashuri e respekt krijesën time sepse në rast të kundërt, monstra do të jem unë vetë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Sekreti i suksesit? Mos flisni shqip

Sepse kudo të emigrosh sa më mirë të flasësh një gjuhë tjetër aq më të mëdha janë mundësitë e tua.
Por jo vetëm në emigrim. Edhe në Shqipëri askush nuk të kërkon të njohësh shqipen, madje sa më tepër gjuhë të huaja të njohësh, aq më të mëdhaja bëhen shancet e tua për tu punësuar. E nuk po flasim këtu vetëm për dhjetra e dhjetra Qendra Telefonike italiane ku janë punësuar me mijëra të rinj shqiptarë, vetëm pse flasin italisht.

Sa më larg shqipes, aq më pranë suksesit tuaj!

Nëse akoma nuk jeni të bindur se çelsi i suksesit është të mos flasësh shqip, shikoni njerëzit e sukesshëm shqiptarë sa pak shqip flasin në atë ligjëratë të tyre ku gjithmonë e më tepër gjejnë vend fjalët e huaja.

Shkroi: Stop Injorancës !

Persekutimi i një të riu shqiptar prej shtetit zvicerian


Në këtë intervistë të zgjeruar, Ismajl Qerimi nga Vushtria e Kosovës flet për dramën e shumëfishtë që po përjeton që prej afro një dekade, ku pas një aksidenti në punë, u operua në mënyrë joprofesionale dhe për më tepër pa praninë e specialistit anestezist. Kjo ndërhyrje kirurgjikale rezultoi e pafalshme sipas specialistëve që e vizituan më vonë. Kushdo që e ka lexuar romanin “Rrethi i kujtesës” do t’i dukej më komode eksperimentimi me medikamente që bëhej në një klinikë naziste ndaj një partizaneje shqiptareje në vitet e Luftës së Dytë Botërore në raport me kalvarin e vuajtjeve dhe privimeve që ka hequr dhe vazhdon të vuajë Ismajli në vitet ‘2000. Sepse zhgënjimi i tij më i madh do të vinte më pas si pasojë e diskriminimit, antihumanizmit dhe presioneve që ka përjetuar dhe po përjeton ende për të mbyllur gojën  dhe për të mos ta publikuar këtë skandal. 

Historia e tij e dhimbshme është e vështirë të përshkruhet nëpërmjet një interviste, sado voluminoz që të jetë sepse bëhet fjalë për afro një dekadë që ai vuan familjarisht pasojat e papërgjegjshmërisë së bluzave të bardha, të përfshirjes së tyre indirekte në presione dhe më pas të burracakërisë së një makine të tërë shtetërore në kurriz të shëndetit dhe sigurisë së tij dhe të familjes. Me një gjëndje shëndetësore tashmë të cunguar përgjithmonë, ai tregon madje edhe për atentatet e organizuara për ta eliminuar fizikisht.
Duke pasur në dispozicion nga ana e tij mjaft dokumente të skanuara të cilat provojnë vërtetësinë e thënieve të tij, arrita që të bindesha plotësisht se këtu kemi të bëjmë me një skandal të shumfishtë.
Dhe, si për ironi të fatit,  Ismajl Qerimi nuk jeton as në Ruanda dhe as në ndonjë republikë të humbur bananesh por në zemër të Europës. Në një shtet që po i afrohet 800-vjetorit të formimit të tij dhe konsiderohet si model në  funksionimin e tij. Pikërisht në Zvicër. 
Në kushtet e një dëshpërimi dhe ankthi të tejskajshëm që ai ndien cdo ditë, ku sic shprehet edhe vetë, jo aq për vete se sa për pasigurinë e  familjes së tij, Qerimi i është  drejtuar tashmë  Gjykatës Europiane të  Strasbourgut. Ai falenderon për ndërhyrjen pranë Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë të Ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj në lidhje me problemin e tij, ndonëse ajo ra në vesh të shurdhër të autoriteteve zvicerane. Dhe, në mbyllje të këtij prononcimi, duke konsideruar si më efikase dhe më me peshë në arenën ndërkombëtare institucionet e shtetit shqiptar në raport me ato të Kosovës, ai i bën thirrje për ndërhyrje edhe Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

Fillimisht dicka per veten tuaj. Kush është Ismajl Qerimi, kur erdhët  ne Zvicer, per c’arsye dhe si u integruat…?
Në radhë të parë ju falenderoj për mundësinë që po më jepni për të komunikuar me publikun nëpërmjet kësaj interviste. Quhem Ismail Qerimaj dhe jam nga Dumnica e Vushtrisë  në  Kosovë ku edhe kam lindur më 1975. Lashë Kosovën në vitin 1992 për arsye politike si pasojë  e shNë radhë të parë ju falenderoj për mundësinë që po më jepni për të komunikuar me publikun nëpërmjet kësaj interviste. Quhem Ismail Qerimaj dhe jam nga Dumnica e Vushtrisë  në  Kosovë ku edhe kam lindur më 1975. Lashë Kosovën në vitin 1992 për arsye politike si pasojë  e shtypjes dhe e represionit të  atëhershë m dhe në vitin 1993 kam ardhur në Zvicër ku më priste vëllai im i cili kishte emigruar më parë. Pas një viti fitova statusin e refugjatit politik dhe u vendosa në kantonin e Vaudit. Gjatë këtij viti mund të them se u integrova mjaft mirë profesionalisht dhe vendosa që  ku edhe kërkova azil dhe u vendosa këtu përfundimisht. Në vitin 1997 u njoha më Isabela Pereira, një vajzë e mrekullueshme me nënshtetësi franceze dhe origjinë portugeze, me të cilën edhe u martova në vitin 2000 dhe kemi një djalë 7-vjecar Adrin. Unë fillova punë në postën zvicerane ndërsa bashkëshortja ime ka punuar menaxhere biznesi në lavanderi.
Tani le te ndalemi ne aksidentin që ju ndodhi në punë. Si ndodhi?
Aksidenti ndodhi më 26 nëntor të vitit 2003 kur një pako me peshë afro 30 kilogram më ra në dorën e majtë nga një lartësi prej 4-5 metra. Shefi me dërgoi urgjentisht në Poliklinikën Vidymed në Lozanë. Dy mjekë më kanë kontrolluar, Dr. Moeri dhe Dr. Stuzenegger, të cilët, me anë të radiografisë, gjetën lëndim të damarit të syrit dhe të një kisti palmaire radiale (një lloj palme muskulore). Nga kjo ditë kam ndërprerë punën duke marrë ilace kundër dhembjeve. Në mes kohës, gjatë përcjelljeve mjeksore, më është dhënë një injeksion për të m’i ndaluar dhimbjet në dorën e majtë, gjë që më ka mundësuar që ta rifilloj punën në 19 shkurt të vitit 2004. Kështu, pas disa muajve, Dr. Moeri dhe Dr. Stuzeneger, më sugjeruan që t’i shtrohem njè ndërhyrjeje kirurgjiale, i cila mu bë më 22 shtator 2004 në klinikën La Source. 3 ditë para operimit më komunikuan pushimin nga puna
Gjatë bisedës theksuat disa herë se ky operacion rezultoi fatal për juve. A mund të na shpjegoni në mënyrë më të kuptueshme për lexuesin se çfarë ndodhi me ju?

Në çdo operacion pacientit i mundësohet prania një mjeku anestezist por kjo nuk ndodhi me mua. Unë jam vendosur direkt në sallën e operacionit dhe një infermiere erdhi për të luajtur rolin e anestezistes. Këtë e vërteton edhe deklarata e firmosur nga mjeku  i amnestezisë Dr. Pierre Ledermann, i cili, në dijeni profesionale të kësaj ndërhyrjeje të papërgjegjëshme kirurgjike ndaj meje, pohon se nuk ka qenë i pranishëm në operacionin tim, cka dhe është e vërtetë. Prandaj edhe vendosja e emrit të Dr. Ledermann si i pranishëm në protokollin e hartuar nga ana e Stuzenegger dhe mosvendosja e emrit të infermieres Sabine Noel e cila në të vërtetë e zëvendësoi atë, ka qenë një tentativë e pastër për të fallsifikuar dokumentet. Kjo për arsye se Stuzenegger ka qenë i ndërgjegjshëm se zëvendësimi i një mjeku anestezist me një infermiere në sallën e operacionit përbën një shkelje të rëndë ligjore. Ju keni në dispozision edhe dokumentin e këtij protokolli që vërteton këto që sapo ju thashë. Vetë mjeku anestezist Pierre Ledermann duke mohuar me anë të një deklarate të firmosur pjesmarrjen e tij në operacion, i le  në dorë dopjogjashtën Dr. Stuzenneger pasi ai nuk kishte përse të mbante përgjegjësinë e paaftësisë së tij, për më tepër që dihet se si u përkeqësua gjëndja ime shëndetësore pas operacionit. Ndërkohë mjeku kirurg Dr. Michael Stuzenegger filloi menjëherë operacionin dhe aplikoi anestezinë lokale nën sqetull. Kam ndjerë një dhimbje të padurueshme, dora më ishte mpirë fare. Ishtë një torturë e vërtetë dhe e mbaj mend mirë se kam ulëritur nga dhimbja. Kirurgu ishte në panik dhe i bërtiste infermieres në një kohë që në vend të saj duhej të ishte anestezisti. Ai vazhdoi operacionin në dorën time dhe kjo shënoi fillimin e një makthi të gjatë për mua. Pas operacionit jo vetëm ndjeja dhimbje të konsiderueshme dhe reduktim të ndjeshëm të forcës në parakrahun e majtë.
Që  nga ky operacion shëndeti dhe jeta ime pësuan një traumë fizike dhe psiqike.
Nga dhimbjet  u detyrova menjëherë pas operimit që të kërkoj ndihmë mjeksore në urgjencë, ku për të dytën herë më kanë aplikuar morfinë kundër dhimbjeve dhe aty mjekët më thanë se duhet të konsultoj kirurgun tim sepse këto dhembje nuk janë normale. Pas konsultimeve me Dr. Sturzenegger shkova te Dr. Huggenbuhler, i cili më bëri ekzamimin EMG dhe më konstaton se nuk ka përmirësim. Kirurgu im, kësaj here, më propozon një rioperim, duke dyshuar se operimi i nervit carpien ishte gabim, por duke u arsyetuar se duhet konsultuar sigurimin e aksidenteve, SUVA (Sigurimi Aksidental Profesional ne Zvicer), për ta përcjellur gjendjen shëndetsore, gjegjësisht të dorës sime. SUVA më propozoi një klinikë speciale për riadaptim në Sion… Në këtë klinikë iu kam nënshtruar seancave fizioterapive dhe ergoterapi dhe të papërshtatshme të cilat më kanë dëmtuar duke ma paralizuar grushtin të cilin nuk kam mundur ta hap. Duke u përpjekur që të ma hapin grushtin, ata kanë praktikuar shumë infiltrime ingjekcionesh në muskuj (Calcitonine, Botoxe e Redia), që nuk kanë pasur asnjë sukses. Mjekët e SUVA-s nuk e kanë marrë seriozisht gjendjën time shëndetësore, madje edhe duke më quajtur si stimulues (!!!). Për injorimin e shërimit tim nga ana e mjekëve, i kam njoftuar edhe anëtarët e familjës sime. Unë kam këmbëngulur se përse më mbajnë, të mbyllur si një jetim, duke më keqtrajtuar me sjelljet e tyre vulgare e agresive…Pas insistimit tim për kontrolle më profesionale, ata më në fund praktikuan prova të cilat, sipas tyre,  rezultuan  me diagnozën “algoneurodystrophie”.  Mjekët e SUVA-s më thanë se përmirësimi i gjendjes shëdetësore do të bëhët me kalimin e kohës. Gjithnjë, gjatë qëndrimit tim në klinikën e Sionit, dhembjet e mia nuk kishin pushim, për çka edhe u kërkoja ndihmë infermiereve dhe mjekve për të më marrë parasysh dhimbjet e padurueshme, por ata në vend që të kujdeseshin sipas profesionit të tyre human, më provokonin duke më nxituar që me fajin tim, të lëshoja klinikën dhe të mbetesha në mëshirën e dhimbjeve. Dhe më në fund, ata më lëshuan nga klinika pa më dhënë kurrfarë përmirësimi të gjendjës sime shëndetësore. Pas 4 ditësh nga dalja nga klinika, në banesën time më vazhduan dhimbjet e padurueshme duke u rritur me kriza edhe më të madha, duke u përhapur në krahun e majtë dhe në shpatullë, nën sqetull, në anën e majtë të fytyrës si dhe në anën e majtë të boshtit kurrizor duke shkuar deri në tru. Pastaj mu keqësua edhe frymëmarrja. Mu skuq veshi i majtë, qafa në anën e majtë, si dhe të gjitha pjesët e trupit nga ana e majtë gjithashtu. Familja ime, e shqetësuar nga kjo gjendje shumë delikate e shëndetit tim, thirri ndihmën e shpejtë, e cila erdhi në kohë dhe më dërgoi në SUVA. Aty, duke më parë të tillë, më dhanë ushqim artificial-infuzion dhe pastaj Morphine. Neurologu deklaroi se është i panjohtuar për këto simptome dhe kërkon ndihmë e shefit neurologjik për sëmundjën algoneurodystrophie. Pas shumë orvë pritje, më në fund arriti neurologu, i cili pas ekzaminimit, konsaton se gjendja ime ishtë tejet e komplikuar dhe nuk ka mundësi të më ndihmojë. Ai më sygjeroi që të shkoj në banesë duke më premtuar se, në konsultim me kolegët e vet, do të bëj të mundshme një egzaminim më të përsosur. Por kjo nuk ndodhi deri më sot. Pse-në ata e dinë ??!!…
Po ju vetë e dini arsyen pas kaq kohësh?

Po. Fillova që të dyshoj derisa u binda plotësisht se të gjitha këto injorime dhe keqtrajtime medicinale kanë qenë të ndikuara nga mjekët e Sigurimit Shëndetësor, SUVA. Mjekët e dinin mirë shkakun e gabimit profesional mjekësor dhe detyrimisht edhe dëmin moral dhe material që më detyrohen ligjërisht. Por bashkëpunimi i tyre jo në favor të shëndetit tim, por të rrënimit të mëtejshëm të tij tregon se asnjëri prej tyre nuk dëshironte të merrte një hap të duhur për një kujdes më human. Madje ata janë të interesuar që të më paraqesin edhe si të sëmurë psiqikisht, mjaft që të mbulojnë fajin e tyre duke e pasur nesër më të lehtë para gjykatës pasi fjalët e një të sëmuri psiqik nuk merren në konsideratë. Por unë posedoj dokumente të hartuara nga mjekë të tjerë të cilët vërtetojnë pretendimin tim, pra atë se ndaj meje është bërë një ndërhyrje e pafalshme kirurgjikale e cila më ka lënë pasoja të pariparueshme.
Mjekja Dresse Pappas, në konsultimet e saja me vëllezërit e mi, ka konstatuar se gjendja e keqësuar e imja vjen nga një operim plotësisht i gabuar nga mjeku i lartëpërmendur. Por më lëjoni që të vijoj kalvarin e vuajtjeve të mia nga bluzat e bardha zvicerane. Pas brengave të arsyeshme të familjarëve të mi dhe të miqve si dhe të shqetsimeve të mia personale, vendosa të që të shkoj në HUG (Spitali Universitar i Gjenevës) në Gjenevë. Kjo u bë me këmbënguljën time duke i bërë SUVA-s një kërkesë për kontrollim në këtë spital. Kisha një shpresë se në Gjenevë, meqë aty kanë selinë shumë institucioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, por shpresat m'u shuajtën qysh në ditën e parë. Aty pashë dhe përjetova keqtrajtime fiziko-psiqike të paimagjinuara nga një njeri i thjeshtë. Në ditën e dytë, pas paralizimit tim fizik, gjë që më ndodh nganjëherë në krizat e mia shëndetësore, shefi i repartit neurologjik, në prezencën e vëllait tim, Agimit dhe të gruas sime, Isabelës, ma kapi këmbën duka ma tërhequr herë djathtas herë majtas, duke më provokuar një dhembje të hatashme nga e cila më vinin edhe britma e ulërima të paimagjinuara…Kjo sjellje ç'njerëzore për mendimin tim dhe të Agimit, u bë për të na hequr nga trajtimet e mëtejshme mjekësore me qëllim për të mos shpenzuar para për mua nga ana e sigurimit shëndetsor, SUVA. Ai po ashtu e provokoj rëndë edhe vëllain tim Agimin duke pritur një ngatërresë, me atë rast sikur, po të largohasha unë nga spitali, të na linte neve fajtor duke më quajtur stimulant. Nga të gjitha këto, si dhe keqtrajtime të tjera të cekura më lart, qëllimi i tyre ishte që të më hiqnin qafe me çdo mënyrë, e në fund të fundit edhe të më shpallnin si të çmendur për të më dërguar në ndonjë çmendurinë… As vetë nuk e di se si ia kam arritur t’i shpëtoj këtyre kurtheve të kurdisura nga këta mjekë të pashpirt që kanë bërë Betimin e Hipokratit.
Pas një kërkese për sqarime, bërë nga familjarët të mi, për keqtrajtimet që m'u bënë në spitalin Universitar të Gjenevës, na u përgjigjën me një falje formale.  Zhgënjimet dhe humbja e besimit te këta mjekë vetëm sa m’u shtuan…
A jeni vizituar jashtë  Zvicrës?

Duke mos humbur shpresat për një trajtim human e mjekësor dhe duke hulumtuar edhe nëpërmes internetit, vendosa që të shkoj për një kontrollim rutinor në një poliklinikë e specializuar për duar – d.m.th. te një specialist i njohur në Belgjikë, konkretisht te Dr. Huard në  klinikën “Parc service electromyographie”. Kjo u realizua më 26 gusht  2005. Pasi kontaktova, me anë të telefonit, mjeku belg më caktoj një takimin të shpejtë, për çka edhe i jam shumë mirënjohës. Ai më dëgjonte me shumë vëmendje për të gjitha peripecitë e mia dhe pas shikimit të dokumenteve mjeksore që ia tregova si dhe pas kontrollimit shumë të kujdesshëm më tha:
“-Kush është ai mjek që të ka thënë se duhej t’i nënshtroheshe një operacionit të tillë?!!
Dhe pasi më sqaroj se “ky hap i mjekëve zviceran ishte shumë i gabuar, dhe si pasoj e krejt kësaj, sëmundja jote nuk vjen vetëm nga “algoneurodystrophie”, por nga ky operim i gabuar duke të dhënë se gabimisht anestazionin post-opératoire, dhe diagnoza e saktë quhet “plexus brachial”..
Nga nevoja për një shërim adekuat kam shkuar te shumë specialistë, si në Kosovë, Austri e Gjermani gjithe ashtu në Francë, ku më kanë thënë se diagnoztifikimi i mjekut nga Belgjika ishtë i saktë, kuptohet pas një ekzaminimit të tyre. Me fjalë të tjera janë tèrè nervat e mia të lënduara ne territorin plexus brachial dhe gjithashtu një infektim toksik. Askush nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë për këtë gabim të pafalshëm mjekësor, i cili e ka shkatërruar ardhmërinë e jetës sime. Pas kthimit nga Belgjika, iu drejtova CHUV-it për t’më ndihmuar me medikamente në bazë të diagnozës së saktë që më dha mjeku belg. Një mjek zviceran më udhëzoi që të shkoja te shërbimet kundër dhimbjeve. Aty më kanë dhënë disa ingjekcione shumë të forta në qafë, të quajtura “blocs sténillaires” por pa sukses. Një trajtim tjetër, me anë të barnave, në vend të Neurotin të zëvendësohën me barin Lyrica, i cili, nga shuma e dozës, reagoj negativisht duke m’i rritur dhimbjet tej mase, për çka gruaja ime u detyrua , në mesnatë, të më dërgoj në Urgjencë të CHUV (Qendra Spitalore Universitare e kantonit te Vaudit) . Aty prita afërsisht 4 orë derisa erdhi mjekja kujdestare. Ajo, sigurisht nga një paragjykim subjektiv ngaqë  kishte parë dosjën time, më priti me një arrogancë, që në çdo rast nuk mund të imagjinohet të ketë sjellje të një profesioni human, sepse në moment përpiqej të ma hap grushtin duke më bërë dhimbje të papërballueshme. Gruaja ime duke parë këtë gjendje u mundua që t’iu sqaroj mjekës se nëse vazhdohet të trajtohet kështu mund të vjen deri te paraliza dhe do të keqësohet gjendja ime deri në një paralizim tè cilin e kisha nè raste tè tilla. Ajo iu kèrcènua shoqès sime duke i thènè dil jashtè. Gruaja ime duke parè keqtretimet qè mè bèheshin, i kèrkoj qè tè mè lironte se do tè ishte mè mirè se sa tè paralizohesha terèsisht edhe njè herè nga trupi. Ajo e nxitur nga egoja e vet, pèr t`u arsyetuar pèr sjelljet e veta thirri punonjësit e sigurimit të spitalit pèr ndërhyrje, gjoja pèr ndihmè. Ata na keqtrajtuan fizikisht e psiqikisht duke na larguar me dhunë nga spitali. Pèr pasojat fizike qè i pèrjetuam  kemi dèshmitè faktike sepse ishim fotografuar me njè aparat kur erdhèm nè shtëpi. Disa orè mè vonè, unè dhe gruaja ime, shkuam nè shèrbimet kundèr dhimbjeve, ku u trajtuam nga mjeku Dr Grange,tè cilin e informova pèr incidentin e rëndë te mjekja kujdestare e CHUV. Dr. Grange, pas vizitës që mè bèri ishte shumè i trazuar dhe mbeti pa fjalë për sjelljen e mjekes ndaj meje dhe gruas sime sepse ishte i vetmi që më kuptonte dhe përpiqej që të më ndihmonte sinqerisht dhe me profesionalizëm në shërimin tim…
Këtë gabim të pafalshëm gjatë operimit tim si dhe kushtet në të cilat unë u operova pa specialist anestezist e ka konstatuar dhe dokumentuar edhe Dr. Ann-Marie Bendahan në Strasbourg e cila është në të njëjtën kohë edhe Sekretare e Shoqatës Kombëtare të Mjekëve të Këshillit të Rekursit në Francë. Zonja u tregua shumë  humane në  rastin tim. Ajo u prek dhe në të njëjtën kohë u revoltua shumë kur pas vizitë s që më bëri mësoi gafat e pafalshme profesionale të  Dr. Stuzenegger pasi, të  cilat i konsideroi si “sharlatane”. Ju mund të  shihni edhe deklaratat që  Dr. Ann-Marie Bendahan ka lëshuar për rastin tim dhe që  i keni në  dispozicion. Në  të  njëjtën kohë kjo zonjë e nderuar më është shprehur e gatshme që  të dëshmojë profesionalisht para çdo gjykate, si në  Zvicër ashtu edhe në Gjykatën Europiane në Strasbourg për çështjet që  kam hapur kundër klinikës “La Source” dhe Dr. Stuzenneger që më shkatërruan jetën. Po kështu edhe mjaft mjekë të tjerë belgë, austriakë, kosovarë dhe zviceranë, pasi më kanë vizituar janë në të njëjtën linjë profesionale.
Nga të gjitha këto që u thanë më lart, jeta ime është ç'orientuar. Kjo vjen nga injorimi, mungesa e humanizmit dhe e vullnetit të mirë nga ana e disa mjekëve në Zvicër si Dr. Stuzengger dhe ekipi i tij. Edhe më  pas ky i fundit u tregua mjaft arrogant. Unë  habitem se si monstra të  tilla kanë  pranuar  betimin e Hipokratit. Ata preferojnë që të mbeten solidarë në gënjeshtrat e tyre  në vend që të tregojnë të vertetën e të më shërojnë. Përballë këtij moskuptimi dhe në këtë padrejtësi, unë gjendem në tridhjetë vitet e mia, i dënuar të mbetem handikap përjetë. Eshtë kjo arsyeja për të cilën ngjarja ime më ka detyruaruar që t’ju lutem juve për ta publikuar në mënyrë që kjo padrejtësi mos të përseritet më kurrë dhe duke shpresuar se mund të më ndihmoni.
Gjatë bisedës jeni shprehur për presionet, incidentet e deri në atentatet fizike që janë kryer ndaj jush dhe pjestarëve të familjes suaj  me qëllim që t’ju detyrojnë që të heshtni për këtë skandal. Lutem të ndaleni konkretisht në rastet që ka qenë më të rëndë dhe flagrant.

Një atentat i rëndë më ka ndodhur në korrik të vitit 2006 kur isha në Kosovë. Po pija një kafe më një mik timin në një lokal të Prishtinës dhe shoh të na afrohet një person që fliste frëngjisht dhe që  po tentonte të më fotografonte. I thashë që të largohej se nuk doja të fotografohesha nga një i panjohur, por ai vijonte të më shikonte dhe kjo më bëri të dyshoj. Pas pak minutash hipëm në makinë dhe duke u kthyer jashtë Prishtinës, në afërsi të një tuneli që fillonte pas një ure, një person na kishte dalë përpara në anën e majtë para hyrjes së tunelit. Ai shkrepi një pistoletë në drejtimin tim. Shpëtova për mrekulli sepse kisha ngadalësuar instiktivisht paksa shpejtësinë kur pashë këtë skenë dhe pashë flakërimën e plumbit pak metra para automjetit. Qysh atë ditë e kuptova përfundimisht se duan të më eleminojnë në pamundësi për të më mbyllur gojën për të drejtat e mia legjitime të përdhunuara në mënyrë flagrante nga shteti zviceran. Miku im ishte prezent dhe mund të dëshmojë për këtë atentat që për pak më kushtoi jetën. Gruaja u trondit shumë dhe gjatë një kontrolli të imët që i bëri automjetit tonë për siguri, gjeti një aparat të vogël përgjues. Vëllai e ruajti këtë për të bërë denoncimin dhe për momentin më largoi larg nga shtëpia për arsye sigurie.
Jam sulmuar edhe pranë banesës sime natën e 22 shkurtit 2009 nga 5 persona të maskuar dhe të armatosur. Dhe ky atentat erdhi gjatë  periudhës kur unë  komunikoja me gazetën “Lausanne Cites” në  lidhje operacionin e gabuar gjatë operimit tim në  klinikën “Source”. Me fjalë të tjera unë kam qenë  dhe vijoj të jem i survejuar në  lëvizjet e mia sepse ata e dinë  se çfarë  më  kanë  punuar. Po kthehesha në  shtëpi dhe pashë  5 persona në  2 automjete. Ata kishin parkuar njërën makinë në vendparkimin tim dhe tjetrën në anë të rrugës. Kur e pashë këtë skenë nga makina ime kam tentuar që të kthehem me shpejtësi nga rruga kryesore, bërtita dhe i telefonova vëllait tim që banon aty pranë. Gruaja ime që ndodhej në shtëpi dëgjoi thirrjet e mia dhe doli të dera. Ata u larguan menjëherë sepse më panë kur telefonova nga makina. Njëri prej tyre deshi të më qëllonte, por në atë moment kaloi një makinë dhe dritat e drejtuara nga ne e frikësuan agresorin duke kujtuar se mbase ishte policia. Kjo rastësi më shpëtoi. Ndërkohë unë arrita që të bllokoja njërin prej tyre me ndihmën edhe të vëllait që mbëriti menjëherë. E mbërthyem në  flagrancë  dhe i morëm kartën e identitetit për ta denoncuar në polici, së bashku me një foto që ia bëmë po aty me celular. Ishte nga Lituania. Në stacionin e policisë në Renens na pyetën se nga kush dyshonim se më vjen ky agresion. Ia bëmë të qartë se qysh nga dita e operimit tim fatal, shumë incidente kanë ndodhur me mua dhe për këtë bëj fajtor punonjësit e paguar të SUVA dhe klinikën “La Source”. Policët u treguan indiferentë duke më thënë se kjo akuzë nuk ka se si provohet… Kur u ktheva në shtëpi përjetova një tronditje akoma edhe më të madhe. Gruaja ishte zverdhur dhe shokuar nga incidenti pasi kishte parë cdo gjë në momentin kur doli nga shtëpia. Në këto kushte depresive ajo humbi fëmijën tim të dytë sepse ishte shtatzënë…
Vetëm pas pak kohësh mësova nga burime të mirëinformuara se lituanezi që kapëm dhe denoncuam kishte dy të afërm nga rrethi i tij familjar që punonin në klinikën La Source. Pra dyshimet dhe akuza që bëra bashkë me vëllain qenë të bazuara dhe të sakta sepse unë nuk kisha të bëja me atë njeri. Në këto kushte e denoncova edhe këtë fakt por përgjigja ishte mëse qesharake; Sipas policisë lituanezi që bënte pjesë në grupin që më sulmuan para shtëpisë nuk jetonte më në Zvicër (!!!). Në fakt kam informacione të sakta se ai jeton edhe sot në Zvicër. U demoralizova edhe më tepër pasi mësova se tashmë aleatë me bluzat e bardha të klinikës Source dhe SUVA-s ishte bërë edhe policia. Përfundimisht gjykata vendosi pushimin e cështjes për mungesë  provash (!!!) megjithë se ne  e denoncuam në  flagrancë  agresorin në  fjalë  pasi e detyruam që  të na jepte identitetin. Edhe këto jua vë në dispozicion të dokumentuara.
Përpara takimeve të  planifikuara me mjekë, avokatë  apo aktivistë  të  të  drejtave të  njeriut kam vuajtur me dhjetra presione dhe incidente nga më të ndryshmet, si tentativa për të më aksidentuar me makinë, prishje të qëllimshme të automjetit tim dhe të  vëllait, gjoba të paarsyetuara nga policia etj. Segmente të rëndësishëm të shtetit zviceran janë të përfshirë në gjithë këto që j'ua thashë sepse të gjithë këshilltarët e shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë janë të mirëinformuar me dosjen dhe vuajtjet e mia. Por ata preferojnë që të qëndrojnë në hije dhe në heshtje. Ju përmenda vetëm 2 nga sulmet dhe atentatet më  të  rënda që kanë organizuar kundër meje por ka edhe shumë  të tjerë gjatë këtyre 10 viteve. Ndërkohë  mund t’ju them se pas publikimit që  “Lausanne Cites” i bëri shkurtimisht  operimit tim të gabuar në artikullin “Gabime mjekësore”, autori i kë tij shkrimi, gazetari Fabio Bonavita u largua nga ajo gazetë sepse redaksisë i ishte bërë presion nga ata që nuk ishin dhe nuk janë të interesuar që e vërteta e dramës sime të dalë  në  dritë. Këto janë sjellje antihumane dhe kriminale e një makinerie të tërë shtetërore që kam hequr dhe po vazhdoj të vuaj këtu në Zvicër.
Në këto kushte flagrante diskriminimi dhe represioni ju iu drejtuat gjykatës dhe prokurosisë. Cfarë  padish dhe kundër kujt i keni ngritur konkretisht?
Po dhe kam hapur gjyq kundër SUVA-s, kirurgut Stuzengger, klinikes “La Source” dhe kundër infermieres Sabine Noel e cila u fut në mënyrë joligjore në sallën e operacionit duke zëvendësuar mjekun anestezist., si shkaktarë të përkeqësimit të mëtejshëm të gjëndjes sime shëndetësore. Për mua ka një cështje sociale për pensionin prej 9 vjetësh, një procedurë penale që prej 3 vjetësh dhe një procedurë civile. Në të trija rastet ka vetëm zvarritje të qëllimshme për të mos ardhur në vendimin i cili dukshëm që është në favorin tim. Vetëm para pak kohësh më kanë zhdukur një pjesë të rëndësishme të dosjes sime civile në Gjykatën e Kantonit të Vaudit duke arritur të më thonë me pafytyrësinë më të madhe se dosja ime nuk ka ekzistuar kurrë. Por unë posedoj të gjithë dokumentet origjinale duke qenë i vetëdijshëm më përpara për këto manovra të ulëta nga ana e tyre.
Po qëndrimi i avokateve tuaj cili ka qenë dhe është aktualisht?
Avokat Guigax nuk ishte në gjëndje që të përballonte presionin psikologjik të sistemit të Kantonit të Vaudit dhe e braktisi cështjen time. Avokat Poggia më ka dhënë vetëm premtime por deri tai asgjë edhe pas pagesave që ka marrë nuk po shoh ndonjë inisiativë të tij në celjen e gjyqit. I pyetur për cështjen time ai ka deklaruar se nuk do të mbronte viktimën në një cështje të  kundër një klinike private apo shtetërore (!!).Por atë nuk e detyroi askush që ta merrte rastin tim. Ndërkohë me avokatin e tretë fillova procedurën pensla dhe civile por edhe ky u tërhoq pas presioneve që i erdhën nga funksionarë të kantonit të Vaudit pasi kishte përfituar edhe ky mjaft pagesa për shërbimin e tij të pakryer ndaj meje. Por atë nuk e detyroi askush që ta merrte rastin tim.
Duke iu rikthyer pyetjes suaj mund të them se, në rastin më të mirë avokatët zviceranë i shoh të pafuqishëm për cështjen time. Ky është  realiteti në  Zvicër.
Në Zvicër ka më shume se 100 mijë shqiptarë të Kosovës si residentë të rregullt që prej disa dekadash. A keni kërkuar ndihmën e organizatave dhe bashkësisë të shumta të shqiptarëve që operojnë atje prej shumë kohësh?
Kam tentuar por për hir të  së  vërtetës ndihma e tyre nuk ka shkuar përtej këshillimeve konfidenciale sepse që  të  reagosh direkt ndaj padrejtësive shtetërore këtu në  Zvicër është  shumë problematike sepse hakmarrja të vjen në  më nyra të  ndryshme. Pra ndikimi i tyre është  krejtësisht i papërfillshëm.
Përtej fakteve të qarta dhe të frikshme që dëshmuat që janë ndërmarrë ndaj jush, a shihni ndonjë arsye tjetër të kësaj sjellje kriminale që ka ushtruar dhe po ushtrojnë ende ndaj jush nga segmente te rëndësishme të shtetit helvetik?
Mëgjithëse u mbushen 5 vjet qyshkur Kosova u shpall shtet i pavarur, mund t’ju them se gjëndja e shqiptarëve të Kosovës por edhe e shqiptarëve në përgjithësi në Zvicër nuk ka shënuar kurrfarë përmirësimi përsa i takon përmbushjes së të drejtave të tyre.
A keni ende shpresë te drejtësia për shkeljet që ju janë  bërë ? Si do të operoni konkretisht për ta çuar deri në  fund këto padrejtësi që  jua kanë  bërë  dhe që  po i vuani edhe në  vazhdim? 

Unë shpresoj gjithmonë se drejtësia do të fitojë por jo në Zvicër. Tani cështja ime ndodhet në Gjykatën Europiane të Strasburgut dhe do ta vazhdoj luftën time deri në fund në bazë të dosjes së plotë të provave të pakontestueshme që i kam paraqitur atje. Sidoqoftë unë bëj apel Federatës së Zvicrës ose thënë ndryshe pushtetit qendror, që të reagojë ligjërisht ndaj këtyre presioneve dhe krimeve që po vijojnë të më bëhen mua dhe familjes sime, vetëm e vetëm se po ngre zërin për të drejtat e mia të mohuara. I kam shkruar gjerë sisht  një  letër prej mëse 20 faqesh edhe Këshilltares Federale Znj. Calmy Rey por asnjë  përgjigje apo reagim nuk kam marrë nga ana e saj. Po kështu ka ndërhyrë  me një  letër pranë Ambasadës së  Zvicrës në Prishtinë për problemin tim edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj. Këtë letër e kam dorëzuar unë së bashku me Këshilltarin e z. Hoxhaj. Përsëri heshtje.
Në rast se cështja ime do të vazhdojë të zvarritet atëherë unë do të dal publikisht së bashku me familjen në një grevë të pakthyeshme urie përpara një prej institucioneve kryesore të shtetit zviceran. Le të shërbejë vetësakrifikimi im me qëllim që kjo fatkeqësi që më ndodhi mua të mos u ndodhë emigrantëve të tjerë në Zvicër. Durimi im ka marrë fund dhe kjo që ju thashë do të ndodhë shumë shpejt nëse autoritetet përgjegjëse në këtë vend do të bëjnë të paditurin. Në një shtet demokratik është detyrë parësore mbrojtja e jetës së shtetasve të tij.
Në mbyllje a keni ndonjë mesazh për të dhënë?
I lutem publikisht Kryeministrit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë që ta ngrenë zërin më shumë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në mërgim. Në vecanti lutja ime personale shkon për Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Sali Berisha që të ushtrojë autoritetin e tij politik për këto që po heq prej 10 vjetësh në Zvicër dhe që  drejtësia të  vihet në  vend. Kjo sepse zëri i shtetit shqiptar ka më shumë peshë në arenën ndërkombëtare sepse Shqipëria sapo mbushi 100-vjet shtetformim dhe është  vend anëtar i NATO-s. Për më tepër që zoti Berisha është  vetë  mjek dhe  e ka ushtruar këtë  profesion të  nderuar për shumë  kohë  dhe e kupton akoma më  mirë  se c’farë do të  thotë që të abuzohet në  këtë  mënyrë  ndaj një  pacienti si në  rastin tim të  faktuar. Historikisht sytë e shqiptarëve të  Kosovës si dhe të shqiptarëve të tjerë jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë kanë qenë drejtuar kurdoherë nga shteti amë. Familja ime, djali im 7-vjecar kanë plotësisht të drejtë që të jetojnë në paqe dhe në harmoni si dhe me dinjitet pas afro 10 vitesh frikë, ankthi dhe pasigurie për të nesërmen.

INTERVISTOI  ARBEN  LAGRETA http://gazetaditore.com/2013/03/15/i-denuar-per-te-heshtur/Koha Ditore

Pedofili në Devoll, nëna e 12-vjeçarit: Im bir humbi veshkën, autori u lirua e na kërcënon


Monstrat të dënohen me vdekje. Gjyqtarët të kenë turp që i lënë të lirë pedofilët për të kapur sërish ‘gjahun e radhës’.
Djali im, viktimë e abuzimit seksual, nuk mund të bëhet kurrë më njeri normal dhe nuk mund të jetë kurrë më si shokët e tij. Drejtësia e liroi njërin prej autorëve që abuzoi me tim bir, edhe pse fillimisht u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg. Kjo është drejtësia shqiptare. Personi që më la ‘çyryk’ djalin më kërcënon haptas se do të bëjë të njëjtën gjë dhe me tre fëmijët e tjerë. Kam frikë t’i dërgoj në shkollë”. Kështu u shpreh dje në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” nëna e 12-vjeçarit XH.P., i cili në korrik të vitit 2011 u abuzua seksualisht në mënyrë të përsëritur nga dy bashkëfshatarët e tij. Nëna e të miturit, Adriana Pajo shprehet e indinjuar për vendimet e gjykatave, ndërsa i bën apel shtetit të ashpërsojë dënimet për këtë kategori personash. Ngjarja e rëndë u shënua më 7 korrik të vitit 2011 në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit. Sipas policisë, Romario Mulla 17 vjeç dhe Eduard Bufi 21 vjeç mashtruan të miturin Pajo dhe abuzuan seksualisht me të për orë të tëra në periferi të fshatit. Policia arrestoi autorët e krimit, ndërsa u zbulua se dy të rinjtë kishin abuzuar edhe herë të tjera me të miturin dhe e kishin kërcënuar që të mos tregonte.
Si e keni përjetuar ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, në një kohë që ju si familje jeni prekur më herët nga abuzimi seksual?
Më rrënqethet mishi ende nga ajo natë, kur dëgjuam dhe pamë në televizor historinë e abuzimit seksual me dy të miturit në Tiranë. Mjerë ajo nënë dhe ai baba. Unë i kuptoj mirë. Djali im u abuzua seksualisht nga dy bashkëfshatarët tanë, jo njëherë por më shumë se tri herë, deri sa e bënë ‘çyryk’. Ai nuk është më si të tjerët. Krahas dëmtimeve të shumta në trup dhe gjendjes së rënduar psikologjike, im bir sot është edhe pa një veshkë. Është e tmerrshme të përjetosh në familje një abuzim seksual. Nuk ka krim më të shëmtuar se ky, por kur nuk ka shtet, gjithçka ndodh. Fëmija im nuk gjendet më pranë nënës se nuk është si të tjerët. Për shkak të abuzimit çnjerëzor seksual me të, djali aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi. (Përlotet)
Si ndiheni tani, kur ka kaluar gati 1 vit e gjysmë nga ngjarja e rëndë?
Jam vrarë për herë të dytë. Pavarësisht kohës, ajo dhimbje nuk mund të më hiqet kurrë. Për më tepër kur njëri prej autorëve është lënë i lirë nga Gjykata e Korçës, edhe pse ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg. Kjo është akoma edhe më e rëndë. Teksa dal në fshat unë shoh atë që abuzoi seksualisht me djalin tim, ma shndërroi në një gjysmë njeri, m’i shkatërroi jetën. Shoh atë të qeshë, ndërsa djali im qan ende nga plagët. Im bir nuk është më dhe nuk ka për të qenë kurrë si më parë. Më dhëmb shpirti teksa ai vuan për diçka që nuk e ka merituar.
Ju thoni që njëri prej autorëve është lënë i lirë?
Po, u lirua pak muaj më parë Romario Mulla. Asnjë nuk e di arsyen e këtij lirimi, por sigurisht që nuk është diçka e pazakontë për drejtësinë tonë. Ai është i lirë dhe më kërcënon sërish se do të marrë hak tek fëmijët e tjerë. Kjo më frikëson më tepër. Kam frikë nga ndonjë abuzim i radhës, më besoni...(qan))
Pra, ju jeni të kërcënuar aktualisht?
Sigurisht që po. Kam tre fëmijë të tjerë dhe Romario flet në fshat se pasi të qetësohet gjendja, do të merret me fëmijët e tjerë të mi, pasi nuk mund të na e falë atë pak burg që ka bërë.
Familja ime është e varfër dhe nuk di ç’të bëj. Për këtë rast kam vënë në djeni dhe kryeplakun e fshatit, pasi unë si nënë nuk mund të fal më. Janë fëmijët e mi dhe do t’i mbroj me jetë. Mjaft më me këto skandale të drejtësisë, që tallet haptazi me ne! Unë tani rri me gjak të ngrirë deri sa fëmijët më vijnë nga shkolla dhe nuk i lejoj të luajnë jashtë. Kam frikë në çdo moment. Ai që abuzoi seksualisht me djalin tim, mund ta bëjë paturpësisht sërish me fëmijët e tjerë, pasi pavarësisht dënimit, drejtësia e la të lirë.
Si reaguat pas kërcënimeve që keni marrë nga i riu Romario Mulla?
Me familjen Mulla kemi lidhje krushqie. Pas kërcënimeve, unë takova xhaxhain e tij, të cilit i kërkova që nipi i tij të mos e lëndojë më familjen time. Ai më dha fjalën se gjithçka do të jetë nën kontrollin e tij dhe se ne duhet të rrimë të qetë. Pavarësisht kësaj, unë kam frikë dhe fëmijët nuk i lë të luajnë me shokët në fshat.
A e takoni djalin tuaj dhe cila është ëndrra e tij sot?
E takoj njëherë në muaj se është larg, në Tiranë. Mundësitë ekonomike nuk më favorizojnë shumë. Im bir më thotë shpesh se dëshiron të jetë ai që ka qenë më parë. Kjo është dëshira e tij.
Apeli juaj si nënë?
Dënim me vdekje për këta “monstra”. Shteti të veprojë sa më parë dhe të ndryshojë dënimet, pasi shumë familje si unë po shkatërrohen. Gjykata liron dhe i hedh sërish në rrugë këta persona për të kapur “gjahun e radhës”. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme për këtë shtet. I lutem shtetit të dënojë abuzuesit me dënime maksimale që fëmijë të tjerë të mos kenë fatin e fëmijës tim.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)