Thursday, April 4, 2013

Faji i shqiptarëve apo deformim i historisë?



Është vënë re, në harkun e viteve të fundit, se mbi bazën e metodës “moderne” të shtjellimit të Historisë dhe në emër të “së vërtetës historike”, në fakt lexojmë shpalosjen e tezave anti-shqiptare të dy shekujve të fundit (19-20) mbi historinë e popullit, figurat e shquara dhe Shtetin Shqiptar. Boshti rreth së cilës shtjellohen këto shkrime është: Shqiptarët janë fajtorë për copëtimin e trevave të tyre, për urrejtjen, shovinizmin dhe genocidin e ushtruar nga fqinjët e tyre, se Shteti shqiptar po bën një luftë të fshehtë ndaj komunitetit fetar ortodoks, dhe “politika bizantine shqiptare … ka reminishencat raciste, osmane në kuptimin e drejtimit të vendit dhe të marrëdhënieve me jashtë”. Përse duhet t’iu kushtojmë vëmendje shkrimeve që haptas janë sajesa dhe s’kanë asnjë mbështetje të fakteve historike ?

Siç shprehej studiuesi i metodës historike Marc Bloch, edhe në shkrimet ku shtrembërohet historia, studiuesi mund të gjejë fakte që plotësojnë pasqyrimin e realitetit të kohës. Në këtë kënd-vështrim, dobia e trajtimit të këtyre shkrimeve, është se këto ide, vërehen edhe në disa shkrime, debate televizive dhe median elektronike të autorëve të tjerë shqiptarë dhe të huaj. Pra është një realitet i sotëm i medias dhe ideve që qarkullojnë në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë. Një nga tezat qendrore është ajo e “fajësisë” së shqiptarëve si bashkëpunëtorë të forcave pushtuese. Kjo tezë nuk është e panjohur për popullin tonë. Letra e “rrezikut shqiptar” është luajtur gjithmonë në tavolinat ndërkombëtare prej shteteve fqinje, për t’iu paraprirë kërkesave për pushtim. Kështu “viktima” greke, ju kërkonte Fuqive të Mëdha ta lejonin ta shtynte kufirin e saj deri “në malet Akrokeraune, në vijën që kalonte në distriktin e Himarës dhe që vazhdonte në lindje deri në Liqenin e Ohrit...dhe një shkëmbim të popullsive “greke dhe shqiptare në kushte humane dhe të barabarta”. Si variant më të mirë, sugjeronte krijimin e shtetit federativ greko-shqiptar, si “minimumin e pranueshëm” nga “epirotët” për ruajtjen e paqes në Ballkan”. Miti i “fajësisë” së shqiptarëve, ushqehej jo vetëm nga letërkëmbimi i diplomacisë serbe apo greke, por edhe nga institucionet arsimore dhe kulturore të këtyre shteteve. “Më 29 qershor 1945 Akademia e Shkencave greke deklaronte: Populli grek nuk mund të rrijë indiferent kur grekët e Vorio-Epirit vazhdojnë të masakrohen, të asgjësohen nga një popull që është ende në fazën parahistorike të zhvillimit, pa as një literaturë dhe pa asnjë shkencë, që ka vetëm një alfabet që e ka marrë hua... “. Siç vërehet, “fajësia” nuk qëndron vetëm tek “masakrat” ( asnjëherë të dokumentuara) të kryera nga shqiptarët, por edhe sepse janë “ një popull i prapambetur...”. Po kështu risjellja e “fajësisë” së shqiptarëve të kohës osmane, bëhet për të krijuar lidhjen historike të veprimeve “kriminale” të popullit tonë, me ditët e sotme. Në mungesë të dokumentacioneve, shfrytëzohen “romane horror” që shkruhen edhe nga personalitete europiane, siç ka qenë:
Transplantimi i organeve të robërve serbë, krimet e shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës
(1998-1999) dhe sidomos “Gozhda e ndryshkur e Nastradinit”- diskriminimi i minoritetit grek në jug të Shqipërisë”. Mbi bazën e kësaj letërsie të llojit racist në vitin 2002 nëpër rrugët e Selanikut shoqatat “Vorioepirote” shpërndanin fletushka kundër Shqipërisë dhe kërkonin ndërhyrjen e NATO-s për të “shpëtuar” rreth 80 mijë minoritarë grekë që jetojnë nëpër disa fshatra të Sarandës, Gjirokastrës nga gjoja “terrori” që ushtrojnë shqiptarët kundër tyre. Për të trija këto akuza, megjithë gjyqet, komisionet dhe verifikimet e ndërkombëtarëve, nuk është dëshmuar asnjë fakt. Qytetarët europianë e më gjerë, konsumues të masmedias dhe deklaratave të papërgjegjshme të disa politikanëve apo funksionarëve , ndikohen nga “fjalët” dhe askush nuk ju dëshmon të kundërtën.
Shteti ynë mjaftohet me rolin e mikpritësit të komisioneve hetimore dhe jo të përfaqësuesit të një populli të damkosur, që kërkon përgjegjësinë e prishjes së imazhit në arenën europiane dhe botërore.
Për rrjedhojë, viktima (me cytjen e BE-së) ulet e çnderuar përballë kriminelit të papenduar e të pandërgjegjësuar dhe këndohen hymne fetaro-shtetërore, të “bashkëjetesës në kohën moderne”. Kongresmeni Joseph J. DioGuardi më 25 Korrik 2008 në Kongresin e SHBA pohon se:
Është ironike që plani i Ahtisaarit u jep serbëve në Kosovë të drejtat më të mira të minoriteteve si askujt tjetër në Evropë, teksa ende kemi shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi që jetojnë nën kushte të aparteidit edhe sot”. Europianët që e kanë kaluar këtë përvojë në kurrizin e tyre, nuk e kanë të vështirë të pranojnë, se zgjidhja më reale për Ballkanin është pikërisht vendosja e popullsisë shqiptare në kushte të barabarta me popujt e tjerë ballkanikë dhe europianë.
Fatbardha Demi/Publiciste

Shqiptarët vs Komunizmi


Tani, si përfundim:
"Komunizmi shkatërroi popullin shqiptar, apo populli shqiptar komunizmin?"

Shkroi: Stop Injorancës !

Humor me anglishten

Nuk i kuptoj dot fare këta anglishfolësit...

Takojnë një mik fëmijërie, eksitohen.
Korrin një sukses, eksitohen.
Dëgjojnë një lajm të mirë, eksitohen.


Lindin një fëmijë, eksitohen.
Shkojnë të shohin një film në kinema, eksitohen.

Ore, po ka ndonjë gjë që nuk i eksiton këta?
Shkroi: Stop Injorancës !

- If we are the human race, then who is winning?

- Lindsey told Jessica that she had cancer.
Who had cancer?


Kur një dialekt kthehet në një gjuhë?
Kur përdoruesit e tij formojnë një ushtri e një flotë detare...

Zotat dhe njerëzit

Duke nisur që nga fillesat e racës humane, njeriu në pamundësi për të shpjeguar fenomene të ndryshme natyrore, zhvilloi mistikën, të mbinatyrshmen, irealen dhe subjektiven.
Ai i vendosi çdo fenomeni natyror një emër Perëndie, të cilit i falej dhe e falenderonte për çdo të mirë që i dhuronte, duke bërë edhe flijime në emër të tyre. Kështu pra lindi kulti.
Toka që të jepte prodhim apo që deti të ishte i qetë, njerëzit duhej ti faleshin Perëndive të tyre.
Padyshim mbi të gjitha Perënditë qëndronte Perëndia e Diellit, e dritës, e ngrohtësisë. Perëndia që siguronte vazhdimësinë e jetës në tokë. Ky Perëndi në kultura e në kohë të ndryshme ka patur emra të ndryshëm.

Më pas, besimi monoteist i bazuar në një Zot absulot i feve orientale të shkretëtirave, duke parë se ai i shërbente më së miri pushtetit, u kthye prej Perandorit Kostandin (ilir) të Romës si feja e Perandorisë Romake dhe filloi të përhapej me shpatë e propagandë për të zëvendësuar paganizmin popullor.
Duke qenë se paganizmi i kishte rrënjët shumë të thella në traditat popullore, atëherë u gjet me vend vjedhja e riteve, traditave dhe festave pagane. Të tilla janë krishtlindjet, pashkët, etj...
Të njëjtën gjë bëri më pas edhe islami dhe kështu bota dalëngadalë hyri në pushtetin e plotë monoteist të këtyre feve orientale.
Por njëkohësisht me besimin tek e mbinatyrshmja në çdo etapë të zhvillimit human ka ekzistuar edhe mendimi racional, mendimi kritik që shpeshherë e ka vënë në lojë dhe e ka demaskuar këtë besim të mbinatyrshëm, shpeshherë madje duke e paguar edhe me jetën e vet.

Le të mundohemi ti ndajmë njerëzit sipas kategori më të mëdha përballë konceptit të Zotit/Zotrave

1.) Besimtarë

a.) Të moderuar
Tek besimtarët e moderuar hyn ajo pjesë popullsie që besimin fetar e sheh si një pasuri kulturore të trashëguar. Ky besimtar nuk e ka për gjë të qeshë me hoxhën, priftin apo çdo klerik tjetër fetar.
Besimtari i moderuar është besimtar zakonisht me raste festash dhe librin e tij të shenjtë me shumë gjasa as që e ka lexon ndonjëherë. Nuk e ka aspak problem nëse dikush i takon këtij apo atij besimi. Besimi fetar tek ta është thuajse çështja e fundit që mund ti interesojë. Besimtari i moderuar as nuk mundohet ta kuptojë fenë e tij apo të vërë në dyshim vërtetësinë e saj. Mban një besim fetar të caktuar, me logjikën e ftohtë se çdokujt i duhet një. Këta njerëz janë përgjithsisht indiferent ndaj skandaleve fetare dhe ndodh se në rast provokimi, rrezikojnë që gradualisht të radikalizohen.

b.) Radikalë
Këtu hyn ajo pjesë popullsie e cila e hap, shfleton e lexon përmendësh librin e shenjtë të fesë së saj. Kjo është njëkohësisht edhe arsyeja që shpjegon radikalizimin e tyre, pasi librat e sotëm të shenjtë kanë shprehje të mëdha barbarizmash, që tregon qartë edhe për kohën dhe mendësinë kur ata janë shkruar. Bibla e Kurani ashtu siç edhe është bërë, kanë ende nevojë për tu ndryshuar dhe për tu kthyer të adaptueshëm për nivelin kulturor të sotëm.
Tek besimtarët radikalë hyn ajo pjesë e popullsisë e cila indoktrinohet që në moshë minore, pa zhvilluar ende aftësitë e tij intelektuale për të kuptuar botën e gjithë konceptet bazë të saj.
Gjithashtu tek kjo kategori hyjnë njerëzit që në momente kritike të jetës së tyre dhe në mungesë të një mjeku specialist psikiatër apo psikolog, zgjedhin vetë apo të imponuar, të indoktrinohen dhunshëm duke u rehabilituar tek një fe për të kuruar një problem kalimtar, përmes një sëmundje të përhershme.
Një tjetër kategori që lehtësisht bëhet pjesë e kësaj kategorie është shtresa e paarsimuar e shoqërisë. Të gjithë këta njerëz gradualisht humbasin aftësitë e tyre artikuluese dhe kthehen në një kontigjent realisht të rrezikshëm për shoqërinë. Për të mbrojtur, sipas tyre, fenë apo Profetët e tyre, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, deri tek aktet më ekstreme. Dallohen për mungesë tolerance dhe një gjuhë urrejtjeje të shprehur me të gjitha format e saj.
Nuk janë të pakta rastet kur ka patur vetëvrasje masive mes anëtarëve të një kulti të caktuar, që kanë besuar se kështu do të arrijnë parajsën e tyre.

Këto ngjarje, realisht tregojnë masën dhe forcën e indoktrinimit fetar, për të shplarë trutë e një njeriu.

2. Agnostikët
Këtu hyjnë njerëzit që mendojnë se ekzistenca apo mosekzistenca e një qenieje supreme është e panjohur dhe e pamundur të kuptohet.

3.) Ateistët

a.) Pasivë
Ata që nuk besojnë në ekzistencën e një qenie supreme apo gjithçka tjetër propogandojnë dogmat fetare, por as nuk i bëhet vonë nëse njerëzit e tjerë besojnë të tilla budallëqe sipas tij.

b.) Aktivë
Janë ateistët të cilët nuk mund të qëndrojnë indiferentë kur shohin se si në emër të një pushteti fetar manipulohen çdo ditë mendjet e njerëzve, në emrin e një Zoti imagjinar, i cili ashtu siç paraqitet përmes dogmës fetare jo vetëm nuk ka sens e logjikë, por për më tepër duket edhe barbar e i padrejtë.

Shkroi: Stop Injorancës !


Alket Rizai: Në burgjet greke shqiptarët torturohen barbarisht


Alket Rizai ,shqiptari që ka bërë tre super arratisje nga burgjet greke  ka folur sot në një lidhje direkte nga burgu i Malandrinos.
“Mua me akuzojnë për katër vrasje ,nuk kam bërë asnjërën. Në këtë shtet nuk gjen drejtësi jo vetëm unë, por gjithë shqiptarët.”- nënvizon Alketi.
Ai është shprehur se prokurorët dhe gjykatësit  e kanë nxjerrë  të pafajshëm, ndonëse në procesin kundër tij kanë marrë pjesë  72 dëshmitarë dhe asnjëri nga ata nuk  nuk ka vënë dorën  mbi të, por janë detyruar të dëshmojnë kundër tij.“Gjendja ime tani është shumë e mirë, ndodhi ajo që patë, mora peng 7 policë. E bëra për të dhënë një mesazh, na dënojnë kot se jemi shqiptar. Mua më akuzojnë kot. Më akuzojnë për 4 vrasje. Në këtë shtet nuk e gjen dot të drejtën, jo unë por të gjithë shqiptarët."
Ai ka apeluar për ambasadën shqiptare që të shkojnë të shohin ,pasi pas arratisjes nga  Trikala është ushtruar  dhunë  mbi të burgosurit shqipatarë  duke u thyer duart dhe brinjët  70 prej tyre.
I pyetur se cfarë rruge do ndjekë ai për të qënë i lirë, Rizai shton, “Kush është ai qorr që nuk do sy. Nuk e di surprizën e radhës, por do riarratisem. Që nesër do doja të kthehesha në Shqipëri për gjykim, jam 100% i pafajshëm nuk po them se nuk jam ëngjëll, as djall por këta më kanë kapur për ngjarje që si kam bërë. Nuk kam lidhje fare me vrasjet. Fundja fundja e kam pranuar që kam grabitur bankat greke. Deri në pikën e fundit të gjakut tim do luftoj jo vetëm për vete por për mijëra shqiptar të dënuar padrejtësisht”, tha ai më tej.

AVOKATI: ARRATISJET E RIZAIT, JO PËR SHOW, POR SHENJA ANKIMI
Për News 24 është prononcuar edhe avokati i Alket Rizait. Sipas tij “Në Greqi ekziston një racizëm ekstrem 50% e të burgosurve janë të huaj atje, pjesa më e madhe janë turq dhe shqiptarë”, sqaron avokati.

Ai thekson se, Greqia është vendi i 4 në botë për racizëm në vendimet që jep për të burgosurit e huaj.
“90% e dënimeve jepen vetëm sepse janë shqiptarë”, tha ai më tej.

Ndërsa arratisjet e klientit të tij i cilësoi si shenja ankimi për këto vendime dhe jo shou. (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

A ishte ndërhyrja ajrore e NATO's në Kosovë një dështim?

Misioni I -Ndalimi i spastrimit etnik (I dështuar)

Misioni II - Shkatërrimi i ushtrisë serbe (I dështuar)

Misioni III - Bombardimi pa shkaktuar gjak të pafajshëm civil (I dështuar)


Pas 78 ditë bombardimesh ku në 11 mijë fluturime u hodhën mbi 20 mijë bomba nuk u vranë më tepër se 1000 ushtarë serbë, shifër kjo që i dedikohet pikërisht UÇK-së, e cila me anë të sulmeve të saj, i detyroi forcat serbe të ktheheshin në shënjes tra të lehta për t'u goditur.

Pasojat: Bombat e mbetura të pashpërthyera morën jetë të tjera njerëzish civilë të pafajshëm në Kosovë dhe Serbi.
Gjatë sulmeve ajrore në Beograd u dëmtuan gabimisht ambasadat e Kinës, Pakistanit, Indisë, Spanjës, Zvicrës, Suedisë, Izraelit, Hungarisë etj.

Përfundim: Ndërhyrja ajrore nuk mund të na sjellë një fitore më të shpejtë në luftë.
Së dyti, sulmet ajrore nuk mund të përdoret në luftra ku rrezikohen jetë civilësh të pafajshëm.

Koreanët, vietnamezët dhe serbët nuk u dorëzuan si pasojë e goditjeve ajrore dhe asnjë shtet tjerë nuk do ta bënte ndonjëherë...
Për më tepër:

Përgatitur nga Qendra për Informacionin e Mbrojtjes, USA!

Rebelohuni!

Zgjohu sot – o popull zgjohu,
Në beteja rebelohu,
Zgjohu vetë e ngri furtunë,
Pa liderët në tribunë!

Pa liderët në tribunë,
Tribun do t’u bëhem unë,
Ti je zot në këto vende,
Dil kërko të drejtën tënde!

Se të hodhën në greminë,
Ta përmbysën drejtësinë,
Se të vranë e të pështynë,
Dil të shembësh tiraninë!

Dil në sheshe dhe bashkohu,
Rebelohu – rebelohu,
Po ndenje kështu në gjumë,
Do të shtypin dhe më shumë!

Se të ropën – se të vodhën,
Vellon e turpit ta hodhën,
Rebelohu porsi deti,
Ti je Zoti – je pushteti!

Bisha do zinxhir e hekur,
Të kafshon dhe duke vdekur,
Zgjohu-zgjohu edhe çohu,
Rebelohu-rebelohu!

E sotmja në ethe dridhet,
Dhe e ardhmja po të vidhet,
Zgjohu që të zgjohet shpresa,
Edhe lidhur besa-besa!

Një çast mos e shty sahatin,
Merr në dorën tënde fatin,
Mbi të keqen sot bashkohu,
Rebelohu – rebelohu!

Hej kur ngrihet vegjëlia,
Drithërohet tirania,
Ndaj gjëmoj përsëri: “Çohu!”
Rebelohu – rebelohu!

Ti je rendi – drejtësia,
Vetëm ti dhe Perëndia,
Zgjohu, zgjohu edhe çohu,
Rebelohu – rebelohu!

Kjo mynxyrë që të ka gjetur,
Nuk përmbyset duke fjetur,
Ndaj gjëmoj përsëri: “Çohu!”
Rebelohu – rebelohu!

Nga ky zjarr e vetëtimë,
Tiranët mos gjejnë vrimë,
Ti ata i mbyt me frymë,
Zgjohu mor për Perëndinë!

Mos më thuaj “Ku do vemi?!”
Në gjurmët nga shkon zgalemi,
Zgjohu, zgjohu edhe çohu,
Rebelohu – rebelohu!

Rebelohu sot o burrë,
Për Atdhe e për flamurë,
Ka ngordhur çdo diktaturë,
Popujt rrojnë e s’vdesin kurrë!

Në rrugë të Avni Rustemit,
Grusht mbi malin e Migjenit,
Zgjohu zgjohu edhe çohu,
Rebelohu – rebelohu!

Ndizi zjarr pushtet mizorit,
Mos prit ditën e qershorit:
“Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini!

Nga Arben Duka

Lotaria Kombëtare

Më në fund fati trokiti në duart e qytetarëve në nevojë. Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, tashmë qytetarëve shqiptarë përveç kazinove, lotove sportive, bingove e telebingove, bankave dhe fajdexhinjve ju jepet një mundësi e re për t'u bërë milionerë.

Loja është e thjeshtë; paratë ua marrin lojtarëve shqiptarë dhe më pak se 10% të shumës ua shpërndajmë pak njerëzve, ndërsa gjithë pjesën tjetër e merr kompania austriake që fitoi tenderin për "dy lekë". (S.I)

Shoqëria “Austrian Lotteries” është pjesë e grupit “Casinos Austria/Austrian Lotteries Group”. Në vitin 2011 ky grup kishte 5.403 punonjës në 20 vende në të gjitha kontinentet, me të ardhura gjithsej nga xhiroja afariste prej 3.471 miliard euro.
http://www.lotaria.al/index.php/sq

Shkroi: Stop Injorancës !

Ç'rëndësi ka nëse nëntori është i ftohtë?! Lali të ka xhan...

Ç'rëndësi ka nëse Shqipëria e merr apo jo statusin e vendit Kandidat për në BE?!
Ç'rëndësi ka nëse Shqipëria bashkohet apo jo me Kosovën?
Ç'rëndësi ka nëse kombëtarja shqiptare kualifikohet për në Botërorin e 2014-ës?
Ç'rëndësi ka se kush i
fiton zgjedhjet e 23 qershorit?

Një këngë si "Të ka Lali xhan" arrin 12 milionë klikime, ndërsa Jericho me "Nëntorin e ftohtë" nuk arrin dot as 100 mijë klikime!

Kjo është një pasqyrë e ftohtë që tregon qartësisht dramën shpirtërore të këtij populli! (S.I)

Jericho - Nëntori i ftohtë
A ka një kujtim të më ngrohë në këtë ditë për mua?
A ka ndonjë udhë e si burrë ta kthejë kokën t'shikoj?
A ka një kujtim, të na jep një kuptim, a s'më thua?
A më tregoni, ku ta gjej forcën sot të këndojë?

Akoma të freskët e kam at' shikim të përbuzjes
Akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht
Akoma të freskta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës
Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pashë.

Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Jehon në mot.

Kaluam një shekull në ecje por prapë u rrëzuam
Kaluam një shekull por prapë s'mund të qëndrojmë në këmbë
Kaluam një shekull mësim, e si asgjë s'mësuam?
O i paditur, syri i pangopur një popull e shemb.

Sa gjatë do të shkojë derisa do ta duam vetvehten
Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vetë ta ndryshojmë
Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t'ja çmojmë jetën
A më tregoni, ku ta gjejmë forcën sot të këndojmë?

Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Nëntor ...
----------------------------------------­----------------------------------------­-
Më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë
Më zhveshën e veshën, as vehten s'e njoh më kush jam.

Vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbaj
Vallës që ja kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbaj.

Shkroi: Stop Injorancës !

22 marsi i vitit 1992

Kjo foto është shkrepur më 22 mars të vitit 1992 që përkon me datën e demokracisë, me ditën e zgjedhjeve të lira.


Po të shikoni me vëmendje, në qendër të fotografisë duket një foshnjë jo më shumë se 2 vjeç që e kanë ngritur hopa gjatë këtij mitingu ku në emër të Partisë Demokratike, fliste S. Berisha.

Ajo që është interesante është fakti se ai fëmijë sot duhet të jetë mbi 23-vjeç dhe Berisha qëndron akoma në pushtet!

Shkroi: Stop Injorancës !