Thursday, October 3, 2013

Free Sauna

Kam zbuluar një vend fantastik ku mund të bësh sauna për vetëm 30 lekë ora.

Madje nëse keni pesha me vete nëpër çanta apo xhepa, ka një shërbim special ku janë të punësuar 2-3 burra që ua lehtësojnë peshat, pa ju rënë në sy fare.
Madje dikur
ka qenë një teknike speciale masazhi me brryla. Kot e hoqën, të dilte guri nga veshkat për 2 stacione...

Lazarati, zona më e gjelbëruar në Europë

Sipas studimit të kryer nga Guardia di Finanza zona më e gjelbëruar në Shqipëri është komuna Lazarat.

Asnjë pëllëmbë toke nuk ka mbetur e shkretë. Kudo të shkel këmba, ka gjelbërim. Ajri i pastër të mbush mushkëritë dhe të ndez enzimat e lumturisë.
Lazarati është vendi i buzëqeshjes, vendi i ëndrrave dhe vegimeve.



Banorët e zonës dallohen për një harmoni të përkryer mes tyre, aq sa është parë e panevojshme edhe prezenca e një stacioni policor.
Gjithashtu kjo zonë dallohet për tregti ndërkombëtare gjë e cila ka sjellë fitime aq të majme tek banorët, saqë si askund tjetër lëvizjet demografike janë nga qyteti drejt fshatit duke bërë që qytetarët të bëjnë çmos për tu shpërngulur drejt kësaj komune të gjelbërt për të bashkëjetuar kështu, shkrirë me natyrën.

Shkroi: Stop Injorancës !

Lakuriqi i natës



Nuk e di pse quhet lakuriq kur ai ka qime, por lakuriqi i natës është gjitari i vetëm i cili arrin të fluturojë.
Nuk është aspak e vërtetë që lakuriqi i natës nuk shikon.

Kuriozitet: Nëse lakuriqtë e natës do të zhdukeshin, insektet do të bënin një kërdi sa me gjasa do të rrezikonin seriozisht edhe ekzistencën e specieve njerëzore.

P.s Ky batmani në foto është një ndër më simpatikët.
Perëndia me dorën e tij ka bërë mrekulli.

Shkroi: Stop Injorancës !

Mbani lotët burra e gra!



Një lajm i trishtë për muzikën në përgjithësi e shqiptarët në veçanti.

Shkëndije Mujaj, tashmë e mbuluar për Ramazan, po shikon mundësinë të heqë dorë përfundimisht prej muzikës, duke qenë se së fundmi po ndërgjegjësohet se muzika është haram.

Muzikës shqiptare do ti mungojnë vërtetë fotot e saj erotike. (S.I)

Po të mos kisha sedër...


Po të mos kisha sedër do ta kisha ngrënë atë gjellën e shijshme të komshijes, në shtëpinë e saj, ku i palëvizsshëm qëndroja në një cep të vogël të divanit.
Po të mos kisha sedër do tu kisha treguar prindërve për edukatoren plakë që më godiste në kopësht aq pa takt.
Po të mos kisha sedër do t'ia përplasja në fytyrë shokut tim që guxonte të tregonte në praninë time histori të përjetuara bashkë, aq ndryshe nga e vërteta.

Po të mos kisha sedër do kisha refuzuar në ditën e parë të shkollës të qëndroja në bangën e fundit, ku më vendosi mësuesja e fillores.
Po të mos kisha sedër nuk do skuqesha asnjëherë kur vihesha në qendër të vëmendjes.
E përsëri po të mos kisha këtë dreq sedre, nuk do prisja të martohej shoqja ime e bangës për të gjetur guximin ti tregoja sekretin më të madh të zemrës sime.
Sedra ishte pikërisht shkaktarja që dhjetra e dhjetra shance të jetës time kam preferuar ti humbas, për të mos prishur atë rehatinë e të qëndruarit në hije.
Sedra të mbyll gojën...
Sedra të bën të kesh keqardhje për tjetrin, më tepër sa ka ai për veten e ty bashkë. Sedra që do duhej të shtonte respektin, thyen pa mëshirë respektin karshi teje. Ose e thënë më trashë, sa më i mirë të jesh e të sillesh, aq më tepër sjellje harbute do të duhet të amortizosh.
Yyyy sa gjëra do të kisha bërë po të mos kisha sedrën. Kushedi sa njerëz të sjellshëm do mblidhja rreth vetes...
Po po, kjo sedër është autore e pjesës më të madhe të dështimeve të mia. Ajo qëndron gjithmonë me mua, herë e strukur e herë duke dalë me gjoks përpara. Nuk e di si lindi kjo bashkëjetesë e gjatë torturuese. Nuk e di nëse këtë sedër e krijova vetë për vetëmbrojtje, për vetëngushëllim, apo ma imponuan me anë të të edukimit, diktatit. Ajo që di me siguri është se sedra, e trajtuar përgjithsisht si virtyt, si tipar i një njeriu me norma e vlera, realisht bën reaksion me guximin.
Dhe sot në të gjitha disfatat e mia të suksessshme jam njëkohësisht dëshmitar se si pafytyrësia, moskokëçarja, të qenit harrakat dhe me mendjen "të dalë ku të dalë", gjithmonë del diku më mirë se sedra.
E megjithatë, mes meje e sedrës ekziston një marrëdhënie pasionante e përkryer, të cilën askush nuk mund ta rrezikojë dot.

Shkroi: Stop Injorancës!

A do të japë dorëheqjen nga Bashkia E Tiranës kryetari i Partisë Demokratike?

Unë jam demokrat dhe jam krenar që jam demokrat, por besoj se Tiranës i duhet një kryebashkiak me kohë të plotë dhe unë kam vendosur të jem ky kryebashkiak me kohë të plotë, për të realizuar premtimet dhe axhendën me të cilën unë dola para qytetarëve të Tiranës. L. Basha

1 miliard HALLE



Kam një miliard halle
për ti qeshur me të madhe,
pronari kërkon qeranë,
banka këstin e parë,
makina shërbim teknik,
celulari kreditë,
shitësja lekët e bukës,
nusja panolinot e çupës,
lavatriçja açe,
pleqtë lekë për ilaçe,
qokat kërkojnë zarfin,
shtrati dopio takatin.
Por jo çdo problem
kërkon paranë
nga një miliard problemet
që shpresat mi vranë.

Familja kërkon përkushtimin,
ëndrrat riciklimin,
Dhëmballët nga një të mpirë
Facebook-u kohën e lirë,
shokët për të pirë,
kurvat nga një të....

Unaza kërkon besnikërinë,
sherret qetësinë,
kaosi buzëqeshjen
lavamani rubinetin
e qeveria kabinetin.
Kolegët, një dackë fytyrës,
vera ndërrimin e lëkurës.
Haleja kërkon mutin,
respekti harbutin.
Skuadra kërkon GOL,
rryli fytit duhan e alkool.
Koka kërkon paracetamolin,
komshiu gjithë natën Molin.

Analfabetët të shesin mend
idiotët, t'u hapësh vend.
Kërkojnë ushqim
gojët e liga,
dërrasat e çara
lajme nga politika.
Asfalti i zi kërkon
lule të lara në lot,
kronikat e zeza
njerëz që ndërrojnë botë,
dhuna ndaj grave
një dyzinë me idiotë.
Pallatet, lulishte të gjelbra,
ambulantët trotuarët e mbetura,
E shakaja kërkon kripën,
gjykimi autokritikën,
fama një shalë të mirë,
suksesi njerëz të shtirë,
krimbat mollë të kuqe,
të qenit njeri... 2-3 huqe.
Parajsa kërkon njerëz
që falen çdo ditë,
reputacioni kërkon
njerëz nevrikë.
Argëtimi, 3-fletshin
dhe një miliard hallet
me mua kërkojnë të mbesin.
Rrëmuja të më shpallë gjeneral
kërkon me të madhe
dhe unë me një miliard halle
sonte mbi krahë,
kërkoj vetëm ti fus një TRALALA...

Shkroi: Stop Injorancës !

Ndarja e plehrave

Në lagjen time prej ditësh ka filluar riciklimi i plehrave.
Atë që nuk e ka bërë asnjë Institucion shtetëror, asnjë organizatë ambjentaliste, apo asnjë qytetar i ndërgjegjshëm, e ka marrë përsipër një fëmijë i vogël 10 vjeçar rom, i cili qëndron nga mëngjesi deri në mbrëmje përbri koshave dhe plot mirësjellje të kërkon t'ia dorëzosh plehrat, që ai të ndajë kartonat veç, qelqurinat veç, bidonat veç, metalet veç dhe ushqimet veç.

Shkroi: Stop Injorancës !



Ritualet mortore sot

Para pak ditësh mora pjesë në një mort, diku në një qytet të Shqipërisë së mesme.

Ajo që më bëri realisht përshtypje ishte fakti se në varreza shkuan vetëm burrat. Sapo arkivoli i të ndjerit u vendos mbi një beton të posaçëm, fjalën e mori hoxha ku në pikë të vapës mbajti një fjalim afro 20 minuta me tona të larta propoganduese mbi agjërimin. Dhe e gjitha kjo, duke shfrytëzuar një fatkeqësi. Më pas e morën arkivolin e ngritën 3 herë lart dhe e nisën drejt varrit. Pasi familjarë, miq e të afërm hodhën nga një dorë dhe mbi të, hoxha ndërhyn përsëri dhe i fton të gjithë ti mbanin duart në një formë të hapur përballë njëra-tjetrës, siç i mbajmë për shembull kur duam të themi "Hë, çfarë ka"?
Aty pastaj ia nisi një recitimi në arabisht edhe kjo jo më pak se 15 minuta. Sigurisht që aty arabisht nuk dinte askush dhe me aq sa arrita të kuptoja edhe vetë hoxha nuk është se e dinte ujë, se shpeshherë i ngesnin fjalët nëpër gojë e shpeshherë dukej sikur fliste ç'ti vinte nëpër mend.
Nuk e ndërpreu këndimin e tij edhe pse zilja e celularit me një melodi shumë "perëndimore" nuk pushoi për asnjë moment. Me siguri mund të ketë qenë ndonjë klient tjetër...

Prisja ndonjë nekrologji të lexuar mbi jetën e të ndjerit, por më kot. Varrimi u mbyll me fjalët e Hoxhës, që askush nuk i kuptoi se ç'ishin.

Më pas hoxhës i duhej një automjet për ta kthyer në shtëpi dhe kështu e mora përsipër, sigurisht pa i kërkuar para për shërbimin. Fundja po e çoja në shtëpi, jo në parajsë...

Në bisedë e sipër e pyes se pse nuk kishte gra në varrim. A nuk e kanë edhe ato njeriun e tyre, të ndjerin?
Nuk e lejon hoxha - ma ktheu. Ti, dmth, e pse kështu ?- e pyes sërish. A nuk i pe ?! - më thotë. Gjysmat i kishin nxjerrë shalët jashtë.

Tani po mendoja me veten time se përse ditën e varrimit u dashka një ndërmjetës mes Perëndisë e të vdekurit, që Perëndia ta pranojë shpirtin e tij?
Jo për gjë, por i ndjeri 20 minuta para se të jepte shpirt u fal vetë sepse ishte besimtar. E megjithatë, hoxha këtë shërbim nuk e bën kurrsesi kështu thjeshtë vetëm për Perëndinë apo të ndjerin. Ai fut paratë në xhep. Dikur kishte qenë marangoz, por ja që ndërrimi i sistemit ia dha lirinë që ai të merrte një zanat më fitimprurës.

Ndokush do thotë "Po ty ç'të duhet, muslimanët kanë traditat e tyre", se dihet tashmë reagimi i atyre me "konflikt interesi", por më e forta është se pas varrimit, të gjithë të pranishmit "muslimanë", në kohë agjërimi, u mblodhën për një drekë të shtruar nga familja në nder të të ndjerit...


Ç'është eksperti?

Eksperti është një person që nuk mendon më. E përse duhet të mendojë? Ai është ekspert. Theo Herbst