Filozofi gjuhe Pasthirrmat- themelet e ngurtësuara të gjuhës parakePasthirrmat
(Britmat, OH-AHTET) janë : zëtinguj ( fonema), rrokje ose fjalë me
të cilat frymëtohet gjendja emocionale. Të ngjashme janë edhe
përgjasjet (imitimet) e britmave të vet njeriut ose të atyre që dëgjon
në botën ku ai jeton që quhen onomatope , që pak a shumë janë
zëthirrmat të perceptuara me anë dëgjimit, me të cilat ai kërkon
të identifikojë një gjasë që ka ndodhur, si edhe emocionin e çasti.
Pasthirrmat frymëtojnë gjasje ose gjendje të ndryshme nga
bota shpirtërore njerëzore dhe nga natyra e gjallë. Pasthirrmat e
shkruara bartin qëndime të ndryshme me vlera metonimike, sepse arrijnë
shprehin, edhe grafikisht , ndjenjat çast pas çasti e të shfaqin
gjendje, si: gëzimin, kënaqësinë,miratimin ose të kundërtën etj.
Pasthirrma është një dukuri e brendshme psiqike e
gjuhësore. Me to përftohet një tipar i qënësishëm i gjuhë, ai i
përsosërisë së mendimit. Pasthirrmat harmonizojnë ndjenjat dhe
emocionet me çdo dukuri, veprimi a gjendjeje që na shfaqet në
çastin e ligjërimit. Ato janë gjithashtu paravaja të grupit të foljeve
të mendimit abstrakt, që e kanë prejardhjen po prej këtyre rrokjeve a
tingujve frymëtues,si p.sh. mërmërit, bëlbëzoj, gugurit, hesht,
çuditem, habitem, gëzohem, hidhërohem, pikëllohem, lumturohem etj.
Kësisoj, pasthirrmat kanë përdorim të domosdoshëm, sidomos në një tekst
letrar, sepse me to shfaqen gjendjet emocionale.
O’sa bukuri ka tufa,sa gaz bie bagëtia ! Naim Frashëri
Mori bijzë ,bijzë e Ljalës./Moj e bukur dhe e mbriturzë./Pse më sjellë ndë monë që shkuam? G.Darai Ri
“Mërmëritjet
e fëmijës janë më shumë dhe më pak se fjala .Ato s’ janë nota ,e
megjithë atë janë këngë. Ato s‘janë rrokje, e megjithëatë janë një e
folme. Mërmëritja e ka pasur fillimin e vet në qiell dhe nuk do të ketë
mbarimin e vet mbi tokë…Ky bëlbëzim përbëhet nga ajo që thoshte fëmija
kur ishte engjëll dhe nga ajo që do të thotë kur të bëhet njeri.Djepi ka
një dje,ashtu sikurse varri ka një Nesër. Kjo Nesër dhe kjo Dje
përziejnë në këtë gugurimë të errët,të panjohurën e tyre të dyfishtë dhe
asgjë nuk e provon Zotin, amshimin , përgjegjësinë.dualitetin e fatit,
sa kjo hije e stërmadhe në këtë shpirt të trëndafiltë.”
Viktor Hygo
Duke
studiuar pasthirrmat, sidomos në atë çka mund të shprehim me to, mund
të kuptojmë natyrën e sistemit emocional të mendimit dhe të gjuhës në
tërësi.Me to, ashtu si mendimi, edhe teksti letrar përfton qëndrimin
emocional duke i dhënë gjuhës së letërsisë artistike natyrshmërinë dhe
vërtetësinë jetësore. Natyrshëm në gjuhën e folur ato dallohen qartë,
sepse shqiptohen dhe dëgjohen.Nga intonacioni i shqiptimit të
pasthirrmave, si pjesë përbërëse e çdo njësie rrokjore, arrihet të kapet
qëllimi i dialogut të folësi e kjo është një teknikë që trashëgohet
shoqërisht së brendshmi nga gjithësecili, pra ka karakter
psiko-shoqëror.
Funksioni parësor i pasthirrma është që ato të
mbartin intonacionin e gjuhës duke i dhënë asaj tiparin psiko-
nacional. Edhe në rastin e një fjalie të qetë dëftore, në shqip,
intonacionin e pulsojnë zanoret, të cilat në vargjet poetike kanë një
sistem tepër préçis shqiptimi dhe studimi, ndërsa në analizën e prozës
kritiku profetizon për muzikalitet të gjuhës së veprës, për veçantitë e
stilit, sepse askush nuk u kushton rëndësinë e duhur këtyre fonemave ,
nga që jemi mësuar të analizojmë vetëm me gjymtyrë të fjalisë, dhe pak
kujt i shkon mendja se te madhësia e një rrokjeje fshihet shpirti i
gjuhës.
Në se duhet të mbrijmë në thelbin e çështjes, që po
trajtojmë, mund të pohojmë se intonacioni thirrmor,që e mbartin
pasthirrmat, ka të bëjë me natyrshmërinë dhe thelbin e vet gjuhës. Duke
kuptuar se intonacioni rrokjor është tipar i qënësishëm të gjuhës,
besojmë që ai është produkt psiqik dhe pjesë e nuklit të maturisë
së një gjuhe kombëtare.Kemi mendimin se njësitë rrokjore janë bartëse
të intonacionit thirrmor, por edhe arkivi shpirtëror i gjuhës. Duke u
nisur nga studimi i tyre mund të gjenden ndër to dhe dëshmi të rrënjëve
dhe të moshës së një gjuhe.
Gjuha shqipe ka intonacione thirrmore,
cilësisht të dallueshëm, për çdo rrokje, por ndodh që e njejta
pasthirrma të shpreh nuanca te ndryshme psiqike në vartësi me dialogun a
kontektin e mendimit. Çdo gjuhë ka tiparin e vet intonativ. Pa u
intonuar në akordet emocionale të një gjuhe, s’mundet t’i jepet qartësi
dhe thellësi mendimit.
Nga qëmtimi i vemendshëm, mbrimë në
përfundimin e pakundërshtueshëm, se: Shqipja shqiptimin e fjalës e
bën rrokjor dhe çdo njësi rrokjore e fjalës e ka intonacionin e saj të
shqiptimit:natyror, të gjatë, të hapur, të mbyllur etj., kjo në vartësi
të tonit të shqiptimit të zanores. Mendoj se, është e drejtë që
dijetarët e gjuhës përkufizojnë si pasthirrma të parme tingujt e
veçantë, kryesisht ata zano, grup zanor ose rrokje,si: a, e, ë, i, o, u,
y, sh, au, eu, oi, ua, ba, hë, moj, sus, a-ha, oh-u, o-re, mo-re,
o-bo-bo, u-bu-bu, oh, ah, haj, o-lele, uf, of etj,andaj mund të themi
se, në çdo ndërtim rrokjor, pasthirrmat zanore kanë vlera të
patjetërsueshme shqiptimore dhe është pikërisht intonacioni me të cilin
ato artikulohen e që u jepet fjalëve kuptimi i duhur. Çdo fjalë e
shqipes ka ligjin logjik, unik e historik të lidhjes e shqiptimit
rrokjor.
Rrokja, si njësia bazë për shqiptimin e Shqipes, është
një njësi zëtingëllore që lehtëson shprehjen e qartë të mendimit e që
ka rend tipik historik, si: zanore me vlera rrokjore; bashkëtingëllore
ose tog bashkëtingëllor+zanore ( CV ose CCV) p.sh. ba-ba,shtë-pi;
bashkëtingëllore +zanore +bashkëtingëllore(CVC) p.sh. hap,shes,ngec
,etj;bashkëtingëllore +diftong(CVV)më-su-es. Çdo folës i Shqipes,
mirëfilli e di se, ai, nuk gërmëzon kur ligjëron, por mbështetet
mrekullisht në lidhjet rrokjore ku gjithmonë është e pranishme zanorja.
Çdo rrokje është një nyjëtim i dyfisht dhe me sa kuptohet ka qënë një
gjetje e një periudhë shumë e hershme kur njeriu ka përfshirë
pasthirrmat, si mbartëse të intonacioni, në themelet e gjuhës së folur
fillimisht dhe hap pas hapi dhe asaj të shkruar .
Ky tipar është
unik edhe në shkrimin Kreto-Mikenas të shekullit 15-12 para Krishtit të
zbuluar nga arkeologu Artur Evans dhe interpretuar më pas nga dijetarët e
gjuhës së koduar (Inteligjent Servis) Mihalis Ventris dhe John
Chadwick. Ata mbritën në përfundimin se Mikenasit përdornin një lloj
shkrimi rrokjor(shenja ,hieroglifi lexohej me vlerën e një rrokjeje).
Ata e emërtuan si shkrimi Lineari B. Kjo do të thoshte, që hieroglifet
apo shenjat e shkimit Mikenas merrnin kuptimin e duhur nga pasthirrmat
zanore me të cilat ato detyrimisht duhet të shqiptoheshin .
Disa
here,kanë konkluduar këta autorë, si në Linearin B,të gjitha shenjat
përveç shenjave zanore të vetme)në Qipriotshe(Lineari A) paraqiten
rrokjet në formën: bashkëtingëllore +zanore (CV),bashkëtingëllorja
ndiqet nga zanorja . Në renditjen për të paraqitur togun bashkëtingëllor
(si CCV),të bashkëtingëllores fundore(CVC),si dhe diftongjeve
(CVV)shqiptimi i simboleve përdoret të shkel një rrokjogramë ndërmjet
për më tepër një bashkëtingëllore ose pjese e një diftongu .
Ajo
çfarë ata,Ventris dhe Çadwick, dalluan me gjenialitet qe, se: Lineari B
është një shkrim që përftohet dhe kuptohet kur lexohet si shenjë
rrokjore. Pra, në dialektin e lashtë Mikenas simbolet, hieroglifet,
kishin njëherazi vlera si shenja që kishin një shqiptim rrokjor të
përcaktuar, nga ky shqiptim rrokjor merrej kuptimi i duhur i fjalëve
.(Kjo dukuri është fort e dallueshme edhe në Shqipen e sotme moderne)
Gjuha
sot kuptohet si fjala e artikuluar. Fjala e artikuluar - thotë profesor
Çabej ,është gjuha më e përsosur e njeriut. Fjalën tonë ne e
shoqërojmë me gjeste dhe me mimikë, duke i dhënë asaj gjallëri dhe
ngjyrim emocional. Njeriu për t’u shprehur përdor gjestet , që janë
lëvizjet shprehëse të dorës , të krahut dhe të kokës, si edhe mimikën që
janë lëvizjet shprehëse të muskujve të fytyrës.Gjuha e mimikës dhe e
gjesteve është forma instiktiv, por dhe më e lashta e komunikimit
njerëzor, që u përdor njëherazi e shoqëruar edhe me thirrma gëzimi ,
hareje, dëshpërimi , pëkëllimi etj. Vetëm kështu fjala mori kuptimin e
duhur.Por, mendoni se sa e vështirë do të qe për njeriun, për të
kaluar në fazën e gjuhës së artikuluar me vlera të përgjithësuara, pa
këto pasthirrma që mbartnin tërë botën emocionale të tij.
Pasthirrmat
zanore i japin kuptimshmëri fjalës nëpërmjet muzikalitet të
brendshëm(gëzimi, kënaqësie, habie, frike, tmerri, keqardhjeje,
zëmërimi, kërcënimi, përbuzjeje, etj,) që ato kanë. Pa këto ndryshime
shqiptimore që kanë zanoret askush nuk do të arrinte të shfaqte:
gëzimin, kënaqësinë, pakënaqësinë, habinë, frikën, tmerrin, keqardhjen,
dhimbjen, dëshpërimin, zëmërimin, kërcënimin, përbuzjen etj.Për të
shprehur kaq ndjenja të ndryshme ,pasthirmat e parme, por edhe ato që
ngurtësohen si të tilla, kanë të veçant dhe të padeformueshëm
intonacionin e tyre të shqiptimit. Pasthirrma është zbatuesja e
dëshirës dhe qëllimit të folësit. Në rrethana të ndryshme të kumtimit të
mendimit, në vartësi nga përmbajtja kuptimore e gjithë fjalisë, edhe e
njejta pasthirrmë, shpreh ndjenja jo të njejta nga që ato kushtëzohen
nga kuptimi i fjalisë mbështetëse.
Sot dihet, se çdo
simbol-shkronjë në gjuhë, në veçanti tingujt bashkëtingëllor frymëtohen
më lehtë me një nga tingujt zanor, por në lashtësi, vetëm kështu, u
përftua hopi i duhur, nga u kalua në gjuhën e artikuluar.
Gjuha
Shqipe ka 7 zanore por, duke qënë se në gjasjen më të madhe ato
përdoren si pjesë e pandarë e rrokjeve, ato nuk kanë vetëm tonin
natyror, kjo në vartësi me çastin emocional apo edhe natyrën e
bashkëtingëllores (e shurdhët apo e zëshme). Kur ato shqiptohen në
fjalë, gjat shqiptimit rrokjor, mund të formëtohen më tepër se 23 tinguj
zanore .
Kështu :
-Zanorja –a- te përemri vetor Ata, të dyja
a-të janë të gjata sepse shqiptimi i tyre është i hapur nga që
shqiptohen me të njejtin intonacion. Por zanorja –a- e shqipes dihet,
se ka intonacion të ndryshëm në krahina të ndryshme, por dhe në fjalë
të përdorimit mbarëkombëtar ajo ndryshon si p.sh. ar(flori)a-
shqiptohet shpejt, arë(ngastër toke)a- shqiptohet natyrshëm dhe arrë
(pemë)a-ja zgjatet nga -r e dyfishuar ar-rë. Kurse fjala amë(ëmë)
rrokja e dytë, që fundon me-ë nuk i jep mundësi a-së që të shqiptohet e
hapur. Është e gjasur në shqip, që zanorja a të shqiptohet të paktën
në katër intonacione të ndryshme.
-Zanorja –e- te fjala More
(krahinë) shqiptohet e gjatë; si trajtë e shkurtër -e lave ,-e shpëtove
shqiptohet e shpejtë ; dhe si nyje e parma -e para ,-e dyta ka
shqiptim natyror. Në të folmen veriake, fjala-grue- fundon me -e të
hapur në të folmen toske del –grua- me -a të hapur,pra shqipja ka dhe
raste me shqiptim të dyzuar.
-Zanorja –i- te fjala –shtëpi, i tij -
shqiptohet e gjatë; tek fjala –pikë- shqiptohet si e mbyllur, te fjala
–kroi- ka shqiptim natyror. Por në të folme të ndryshme të shqipes i-ja
ka shqiptim të shumëfishtë p.sh. tym,tim,tëm ,tem. Ka shqiptim të
ndërmjetëm përemri vetor –ai që në të folmen veriake shqiptohet si,-
aj.
-Zanorja –o- te fjalët përroi,
kroi ka shqiptim natyror, ndërsa të fjala More, o-ja shqiptohet e
gjatë. Kjo fjalë ka dy theksa.
-Zanorja –u- tek përemri vetor –Ju shqiptohet shpejt;
Pjesëza u e diatezës pësore në kohën e kryer të thjeshtë dhe te
paskajorja : me u dashtun, me u mrekullue , u-ja shqiptohet e shkurtër;
te fjala turk u-ja ka shqiptim natyror.
-Zanorja –y- një nga
zanoret më unike shqipes që si te fjala yll shqiptohet e gjatë, tek
fjala mbyll shqiptohet e mbyllur. Në të folmet krahinore y-ja
shqiptohet edhe si –i
-Zanorja- ë- tek fjalët arrë , e lashtë
shqiptohet e gjatë; tek fjala është ë-ja e parë është natyrore si te
fjala -i gjatë- dhe e dyta e zgjatur.
Ky shumfishim i intonacionit të zanoreve nuk ndodh vetëm në gjuhën shqipe.
Gjuha
hebreje –thotë professor Xh.Krispi, ka trembëdhjetë zanore . Duhet
thënë se ato pesë zanore janë shndërruar në trembëdhjetë sipas rastit
kur tingulli i shqiptuar është here më i gjatë dhe here më e
shkurtër.
Kështu ,kam arritur në përfundimin se tingujt , në
gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të pacaktuar, na qartësojnë
natyrën origjinare të saj, siç ,është,padyshim,vetë gjuha që Zoti i dha
njeriut të parë. (Shqipja Nëna e Gjuhëve)
Sot,
gjuha kuptohet si pasuria leksikore, që ka të ngërthyer (fiksuar)
tërësinë e perceptimeve të njeriut shoqëror për botën materiale dhe
shpirtërore , që përbënë një thesar pa të cilin nuk do të realizohej
komunikimi njerëzor, që është pasuruar dhe vazhdon, dhe që ka evuluar
historikisht. Leksiku autokton shpjegohet si, perceptime të të
lashtëve të mara drejtëpërdrejt nga jeta, si përvojë dëgjimore dhe e
artikuluar apo e shkruar, e fiksuar historikisht nga breza paraardhës
tek pasardhësit. Ky proces nuk mund të ketë qënë i shkëputur kursesi nga
ngjizja e pasthirrmave për të brujtur fjalët e gjuhës së komunikimit
njerëzor.Fjala e artikuluar nuk ka qënë, por as nuk mund të jetë, një
bashkim i thjesht fonemash, themi kështu se gërmëzimi(spellimi), në
shqip, është i pa kuptimtë. Çdo fjalë njëherazi mrekullisht është
shfaqje ndijore që frymëtohet e shoqëruar edhe me gjeste që është
shoqërisht e kuptueshme.Në shqip mund të dallohen fare qartë fillesat
kuptimore të tingujve bashkëtingëllorë kur u pranëvihen zanoret për të
formuar rrokjet parake si p.sh. ba,be,bë,bi,bo,bu,by apo
ma,me,më,mi,mo,mu,my etj. Me intonacionin e ndryshëm që ato shqiptohen
mund të kuptosh rregullin logjik që është ndjekur në formimin e gjuhës
si fjalë e artikuluar. Çdo rrokje ka intonacionin e veçantë me të cilin
ajo shqiptohet, në rrethanën a konteksin e caktuar. Te çdo fjali vihen
re edhe numër zanoresh që për nga intonacioni tipizojnë gjendjen
psikologjike të personazhit atë folësit në kontekstin e dhënë.P.sh.,
-dëshpërim-Oh, po sikur të mos ndodhë?- mendoi i dëshpëruar dhe shikoi
me kujdes orën. Thirrma –Oh- dëshpërue spikatet me gjashtë intonacione
të mbyllura të zanores –o në fjalinë mbështetëse, që të gjitha së bashku
japin ndjenën e dëshpërimit;
-
gëzimi:-Oh,sa mirë! Mua më
pëlqen byreku me djathë,tha ai me gëzim duke u hedhur në tokë.Thirrma-
Oh- e gëzimit spikatet në fjalinë mbështetëse me fjalë, që përfundojnë
me zanore të gjata të cilat vërtetë e përciellin ndjenjën e gëzimit;
-
dhembje
:Shpresa ,që e kuptoi menjëherë ç’kërkonte ,i foli:-Na e vranë,Ylli,na e
vranë !-Oh !;Thirrma –Oh shprehse e dhembjes përftohet në fund të asaj
gjasës por intonacini më i spikatur është te zanorja e vajtimit –ë në
fjalët e fjalisë mbështetëse;
-
pikëllim:-Oh!-thonë vashat të
pikëlluara ,--gjersa të shkrijë lumi dhe të hapen krojet,do të na
ngordhë gjithë gjëja e gjallë .Edhe në këtë shembull pasthirrma –Oh,
shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që e kanë më të spikatur
intonacionin e zanores –ë- që përngjason me të qarët;
-
habi:-Oh,-shpërtheu
një britëm habie.-Më mbeti çizmja .Të rruat qafa që ke në
dorë.Pasthirma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që kanë
të spikatur intonacioni e zonores –i- që përngjason me thirrmën
fillestar që provojmë kur habitemi,ndërsa fjalët me intonacione të
spikatur në – u dhe - a si dhe -ë përmbyllin ngjarjen me ndjenjën e
ironisë dhe pikëllimit ;
-
keqardhje: Oh,si s’durove deri të
enjten Pasthirrma – Oh, këtu shoqërohet në fjalinë mbështetëse nga
fjalë, që intonacionine kanë të spikatur në zanoren- e- që e kanë të
mbyllur dhe shprehin një pamudësi për ta ndihmuar;
-
mosbesim:-Do
t’ia mbushim mendjen edhe xha Rexhepit.-Oh e ku i mbushet mendja
atij!Bëhet fjalë për një gjasë abstrakte gati e pamundur për t’u
realizuar, sepse për çudi gati të gjitha fjalët në dialog fundojnë me
bashkëtingëllore, pra janë të mbyllura vetëm njëra prej tyre është e
hapur:mendja.
Shqipja ka pasthirrma me kuptim të përcaktuar dhe të
qëndrueshëm dhe me intonacion të mëvetësishëm ,si: bobo, bubu,
ububu(frikë dhe dëshpërim); u, ua, oj(habi) si dhe pasthirrmat
urdhërore: hë, hop, forca, hoopa,(nxitje), sst, sus, shët,(qetësi
,heshtje); o, or, mor, ore, moj (thirrje) etj
Pasthirrmat janë
jetësueset më të vyera të gjuhës . Ato mundësojnë shprehjen e mendimit
abstrakt, që karakterizohet nga një pafundësi ndijimesh, përjetësimesh;
me një sistem që funksionon me shqiptimin intonativ me bazë: zanoresh,
rrokjesh fonematike, fjalëzash, fjalësh e deri sa arrihet shprehet
mendimi i qartë dhe i thellë.
Pasthirrmat janë pjesë rrënjëformuese
me fjalë që emërtojnë dhe gjëndësojnë faunën, florën dhe natyrën
nëpërmjet imitimit, përgjasjes së britmave.
“Prej të tilla
thirrmash –thotë profesor Çabej, janë formuar emra shtazësh, si: bec,
berr, bibë, brumbull, cikë(dhia), bejkë(dele), cinxër, guç”dosë në
Greqi”e të gjithë ata emra zogjsh,si: cërmal, cirlë, cirlue, cingush,
cirrojë, ciullë, çerr, guguçe, kërrkërre(lloj rose). Prej të tilla
thirrmash janë përftuar edhe foljet ,si: barriron(pellet,bulëron demi),
brruron(ulërin/luani), buluron“pellet\gjedhi”, angullin(qeni),
mjaullin(macja), bërlyket(cjapi), bytërin(demi), çafullon(kali),
cijat(zogu), garret(gomari), hamulit(qeni ,çakalli) hingëllon(kali),
hungëron(ujku), mekërinë(dhija,keci), cingëron(nxjerr zë vajtimi
shtaza), brohoritin (nxjerrin britma një grup njerëzish); fërfëlloj,
furfulloj (dëgjohet si digjet ). Fjalë të afëra me këto formime janë
edhe ato thirrma që përdoren për të ndjellë apo përzënë, disa nga
shtazët e shtëpiake,që në pjesën më të madhe imitojnë zërat e vet
këtyre shtazëvesi p.sh. cap-cap(cjapi), kuç-kuç(qeni),
vid-vid(pëllumbi), Vrr-vrr(vërras dhinë); çit, pis-pis(maces), ish,
ush(gomarit), tik-tik, (pulës).Tek shembujt:
–Çit, moj lanete,se më dukesh si paguri i rakisë.
->,deshi t’i përzinte ai,po pulat s’lëvizën nga vendi.
-Piiis!- e ndillnin edhe mëma me Blertën. Po macja ishte lartë në akacje.
- Unë vete te ajo ditë për ditë, i thërres pulat e saj>dhe u hedh për të ngrënë.
Kuptohet
që përdorimi i pasthirrmave është i ngulitur,madje po t’i përdorim
gabim nuk do të na kuptojnë as shtazët, si në shembujt e më sipërm.
-Fjalëthirrmat përshëndetëse të urimit ,të mirënjohjes etj janë një nga veçanësitë e shqipes.
Fjalëthirrmat
përshëndetëse shprehin qartazi emocionet e folësit dhe sot frymëtohen
të ngurtësuara ashtu si pasthirrmat, por në analizë të brendshme ato
janë fjalitë murosura, që në rrethanën konkrete kuptohen emocionalisht
nga dëgjuesi. Ato nuk e kanë humbur tërësisht kuptimin leksikor të
elementëve përbërës të tyre. Kjo mënyrë përshëndetëse është një nga
veçanëtitë e shqipes.
Tungjatjeta!,
Mirëmënges!, Lamtumirë!, Mbeç me shëndet!, Mirë ardhsh!, Mirë se vini!,
Mirë se vjen!, Mirë se erdhët!, Puna mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë
paç!, Mbarë paçi!, Për shumë vjet! Me shëndet!, Shëndet paç!, Shendet
paçin!, Të falem nderit!, Ju falem nderit!, Kryet shëndoshë!, Të rroni
vete!, Vete shëndoshël, Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj
Mirëupafshim!, Udhë e mbarë!, Mirëserrini! , Faleminderit! etj.
Vlera
e këtyre fjalëthirrmave është se, nga ana ndërtimore, ato krijojnë
modele komunikimi, lehtësisht të përdorshëm në situate konkrete, që i
japin siguri folësit. Me anë të tyre kontrollohet lehtë dhe gjendja
emocionale e folësit.
Pasthirrmat janë fjalëza që kërkojnë vemendjene dëgjuesve .
Fjalëzat e thirrjes a të lutjes janë:O, ore, moj, hej, aman, etj.
Analiza pasthirrmore ndihmon në kuptimin e tekstit letrar.
Me
teknikën e vendosjes së thekseve thirrmor do të mundohemi të kuptojmë
tekstin letrar. Së pari të shohim si i përdor poeti Koçi Petriti në
poezinë e tij:
Çukasin,cijasin,trumcakët
mbi lera
ç ú-ká-sin /c ́í-já-sin /trúm-cá-kët
/mbí-lé-rá
Foljet
thirrmore si vlerësime metaforike janë tri rrokëshe me dy zanoret të
theksuarat tërheqin vemendjen për shqetësimin e poetit
Me jonet e tyre plot ah-e trishtimi,
M é/jó-nét/e/́tý-ré/plót/áh-é/trí-shtí-mí
Qëndrimin metonimik poeti e ndërton duke theksuar zanore dhe rrokjezuar intonacionin.
cijasin ,thërrasin te xhami,
cí-já-sin/thë́-rrá-sin/té/xhá-mi
Nga
folja metaforike kolon te metonimikja e te rrethanori që lexuesi ta
ketë më të lehtë jo vetëm për ta kuptuar mesazhin por dhe të marrë
përgjegjësi.
thërrime kërkojnë kur derdhet thëllimi,
th́ë́-rrí-me /kë́r-kój-në/ kúr/ d́ér-dhet/ thë́-llí-ḿi,
Këtu ndërton një pasqyrë simetrike metonimike ku fjalia e
dytë ndjek rendin invers për të nxjerë si kryefjalë-thëllimi për ta bërë
të ndjejë dridhmat edhe lexuesi.
po njerëzit s’u thonë:Na hani ,mos qani!
Pó/ njé-rë́-zít/ s’ú thó-në́/:Ná/ há-ní /,mós/ qá-ní!
Duke përdorur ligjëratën e drejtë kërkon merret përgjegjësia njerëzore prej gjithsecilit.
Do të ndalemi dhe në dy fragmente proze nga Iliada –Homerit dhe Bodleri:
Shembulli i parë:
-
0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra. Po si vallë,
vrapove të vish këtu fill i vetëm? Paske me të vërtetë zemër prej
çeliku. Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me
lotë. (Iliada-Homeri)
Edhe pse pasthirrma –Oh, veçohet me presje,
kuptimin ia jep fjalia ku ajo bën pjesë;Pasthirrma –oh, e vendosur në
fjalinë e parë(- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi
zemra.)e cila ka intonacion të hapur dhe më të spikatura zanoret –i-prej
të cilës përftohet ndjenja e habisë, kurse me zanoret –ë, shfaqet
ndjenja e dhimbjes.
Tek fjalia pyetëse:(Si vallë, vrapove të
vish këtu fill i vetëm?) i gjithë intonacioni i fjalisë kthehet në
parafundor. Duke e mbyllur intonacionin e zanoreve të rrokjeve fundore
përftohet ndjenja e çudisë së folësit.
Fjalia pohuese që vjen pas:
(Paske me të vërtetë zemër prej çeliku) i ka të intonuara dhe hapur të
gjitha zanoret për të dhënë të qartë qëndrimin vlerësues të folësit.
Te
fjalia e fundit ku shprehet keqardhja e Akilit: ( Eja, ulu mbi këtê
fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me lotë.)kthehet theksi në
rrokjet parafundore që e bën intime ndjenjën e atij çasti.
Shembulli i dytë:
E
kush nuk i ka shijuar kënaqësitë e thella të verës? Kujtdo që i është
dashur të qetësojë një brejtje të ndërgjegjes, të sjellë ndër mend një
kujtim, të mbysë një dhimbje, ose thjeshtë të shohë ëndrra me sy hapur,
të gjithë këta kanë thirrur për ndihmë perëndinë misterioze të fshehur
diku në fibrat e vreshtit. Sa madhështore janë spektaklet e verës, të
ndriçuara nga dielli i brendshëm! Sa e vërtetë dhe përvëluese kjo rini e
dytë që njeriu korr prej saj! Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet
e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese. E megjithatë, a mund
të më thoni, se në shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj, ju gjykatës,
ligjvënës, ju njerëz të salloneve, Ju të gjithë, që mirësia ju bëri të
urtë, që pasuria ua bëri të lehtë virtytin dhe shëndetin, me thoni pra,
kush nga ju do të ketë në shpirtin e në ndërgjegjen e tij kurajon e
pamëshirshme për të dënuar atë njeri që pi gjenialitetin? (Bodler)
Himnin thirrmor për verën, të Bodlerit,Shqipja e realizon me teknikën e
saj preçize.Eksklamacioni përcillet i gjithi me thekse të hapura për
të gjitha zanoret, e në veçanti rrokjet fundore, gati të çdo fjale të
kësaj fjalie ndriçohet nga thekset. Por kur bëhet fjalë për pasojat e
verës
Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe
ngazëllimet e saj ngacmuese)I tërë theksi i fjalisë kthehet
parafundor,sikur kërkon intimitet për të vërtetën e gjasave të
dhimbshme.
Apologjia për kënaqësitë e verës përcillet sërisht me
thekse të hapur domosdoshmërisht ata fundor.Kjo është mbrojtja që i
bëhet” Njeriut që pi gjenialitetin”.Pa dyshim që është arritur të
frymëtohet në shqip ky kontekst i Bodlerit dhe kjo fal mrekullisë së
pasthirrmave.
E
tërë pasuria folklorike muzikore autoktone shqiptare :kënga
polifonike, jarja,kanga majkrahi; këngët e riteve, të djepit, të
dasmave, të vajit; kabaja me klarinetë, meloditë baritore me dyjare
dhe me fyej, me pipza ,me bilbil, me gjeth; kabatë me vjolinë; vallet me
tupan, me dajre e me curle: e ndërtojnë muzikalitetin e tyre duke
mbështetur në harmonizimin e intonacioneve pasthirrmore që rezonojnë
muzikalitetin e brendshëm të tyre, krejt të veçanta krahinore apo
mbarëkombëtare. Pasthirrma është padyshim pentagrami muzikor popullor.
Interpretuesit popullor e bënë shkollën në gjirin e mjeshtërve nga të
cilët ai e trashëgon interpretimin, por ajo që e dallon nga komuniteti
është se ai është zotërues intuitiv gjenial i pentagramit muzikor të
pasthirrmave të popullit të tij. Si zbatues i ahteve të pasthirrmave,
ai bëhet profesionist virtuos i shpirtit të popullit dhe pranon
anonimitetin si vlerësimin më të lartë, me sa duket parapëlqen
pavdekësinë e Panit hyjnor .
Tiranë,5 Janar 2010
Stavri Trako T I R A N Ë