Thursday, October 3, 2013

Ç'është eksperti?

Eksperti është një person që nuk mendon më. E përse duhet të mendojë? Ai është ekspert. Theo Herbst

Ramush Haradinaj kallzim penal Fatos Lubonjës - e quajti vrasës



KOSOVE - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës të publikuar në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në të cilin Lubonja e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.

Sipas RTK'së Haradinaj është shprehur i befasuar me komentet e Lubonjës duke i quajtur ato shpifje. Ai ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe të Kosovës. Haradinaj ka vlerësuar se qëllimi kryesor i deklaratave të Fatos Lubonjës ka qenë dëmtimi i imazhit të Kosovës.

Marrë nga Gazeta Ekspres

Feja dhe Shkenca ndaj masturbimit

- Sipas statistikave zyrtare të pranuara unanimisht, mbi 90% e popullsisë botërore janë besimtarë fetarë.
- Po sipas të njëjtave statistika, mbi 90% e njerëzve të pjekur seksualisht, masturbojnë...

Shkroi: Stop Injorancës !


Puthja

Sa gjëra të shëmtuara si grindja dhe sharja
ndodhin në mesin e rrugës së madhe,
po ajo më njerëzorja,
më e madhërishmja, më hyjnorja,
Puthja
ka mbetur ilegale.

N. Gjetja

Pasthirrmat e shqipes

Filozofi  gjuhe     
 
        Pasthirrmat- themelet e ngurtësuara të gjuhës parake

Pasthirrmat (Britmat, OH-AHTET) janë : zëtinguj ( fonema),  rrokje ose   fjalë me të cilat   frymëtohet  gjendja   emocionale. Të ngjashme  janë edhe  përgjasjet (imitimet) e britmave të vet njeriut ose të atyre që dëgjon  në botën ku ai jeton që  quhen onomatope , që  pak a shumë janë  zëthirrmat  të perceptuara  me anë dëgjimit,  me të cilat  ai    kërkon  të identifikojë  një gjasë që ka ndodhur, si edhe  emocionin e çasti.
            Pasthirrmat frymëtojnë gjasje  ose gjendje të ndryshme  nga bota shpirtërore njerëzore  dhe nga natyra  e gjallë. Pasthirrmat e shkruara bartin qëndime të ndryshme  me vlera metonimike, sepse arrijnë  shprehin, edhe grafikisht , ndjenjat çast pas çasti e të shfaqin gjendje, si: gëzimin, kënaqësinë,miratimin ose të kundërtën etj. 
            Pasthirrma  është një dukuri e brendshme psiqike  e gjuhësore. Me to përftohet një tipar i qënësishëm i gjuhë, ai i përsosërisë  së mendimit. Pasthirrmat harmonizojnë ndjenjat   dhe emocionet   me çdo dukuri, veprimi  a  gjendjeje që na shfaqet  në çastin e ligjërimit. Ato janë gjithashtu  paravaja të grupit të foljeve të mendimit abstrakt, që e kanë prejardhjen po  prej këtyre rrokjeve a tingujve frymëtues,si p.sh. mërmërit, bëlbëzoj,  gugurit, hesht, çuditem, habitem, gëzohem, hidhërohem, pikëllohem, lumturohem etj. Kësisoj, pasthirrmat kanë përdorim të domosdoshëm, sidomos në një tekst letrar, sepse me to shfaqen  gjendjet  emocionale.

O’sa bukuri ka tufa,sa gaz bie bagëtia !  Naim Frashëri
                                       
Mori bijzë ,bijzë e Ljalës./Moj e bukur dhe e mbriturzë./Pse më sjellë ndë monë që shkuam? G.Darai Ri
                                                   
 “Mërmëritjet e fëmijës janë më shumë dhe më pak se fjala .Ato s’ janë nota ,e megjithë atë janë këngë. Ato s‘janë rrokje, e megjithëatë janë një e folme. Mërmëritja e ka pasur fillimin e vet në qiell dhe nuk do të ketë mbarimin e vet mbi tokë…Ky bëlbëzim përbëhet nga ajo që thoshte fëmija kur ishte engjëll dhe nga ajo që do të thotë kur të bëhet njeri.Djepi ka një dje,ashtu sikurse  varri ka një Nesër. Kjo Nesër dhe kjo Dje përziejnë në këtë gugurimë të errët,të panjohurën e tyre të dyfishtë dhe asgjë nuk e provon Zotin, amshimin , përgjegjësinë.dualitetin e fatit, sa kjo hije e stërmadhe në këtë shpirt të trëndafiltë.”
Viktor Hygo
                                                               
Duke studiuar pasthirrmat, sidomos në atë çka mund të shprehim me to, mund të kuptojmë natyrën e  sistemit emocional  të mendimit dhe të gjuhës në tërësi.Me to, ashtu si mendimi, edhe  teksti letrar  përfton qëndrimin emocional duke i dhënë gjuhës së letërsisë artistike natyrshmërinë dhe vërtetësinë jetësore. Natyrshëm në gjuhën e folur ato dallohen  qartë, sepse shqiptohen dhe dëgjohen.Nga intonacioni i shqiptimit të pasthirrmave, si pjesë përbërëse e çdo njësie rrokjore, arrihet të kapet qëllimi i dialogut të folësi e kjo është një teknikë  që trashëgohet shoqërisht së brendshmi nga gjithësecili, pra ka karakter psiko-shoqëror.
 Funksioni parësor i pasthirrma është  që  ato të mbartin   intonacionin e gjuhës duke i dhënë asaj tiparin psiko- nacional. Edhe në rastin e një fjalie  të qetë dëftore, në shqip, intonacionin e pulsojnë zanoret, të cilat në vargjet poetike kanë një sistem tepër préçis shqiptimi dhe studimi, ndërsa në analizën e prozës kritiku profetizon për muzikalitet të gjuhës së veprës, për veçantitë e stilit, sepse  askush nuk u kushton rëndësinë e duhur këtyre fonemave , nga që jemi mësuar të  analizojmë vetëm me gjymtyrë të fjalisë, dhe pak kujt  i shkon mendja se  te madhësia e një rrokjeje fshihet shpirti i gjuhës.
Në se duhet të  mbrijmë në thelbin e çështjes, që po trajtojmë, mund të pohojmë se  intonacioni thirrmor,që e mbartin pasthirrmat, ka të bëjë me natyrshmërinë dhe thelbin e vet gjuhës. Duke kuptuar se intonacioni rrokjor  është  tipar  i qënësishëm të gjuhës, besojmë  që ai është produkt  psiqik  dhe pjesë e nuklit të  maturisë  së një gjuhe kombëtare.Kemi mendimin se njësitë rrokjore janë  bartëse të intonacionit thirrmor, por edhe arkivi shpirtëror i gjuhës. Duke u nisur nga studimi i tyre mund të gjenden ndër to dhe dëshmi të  rrënjëve dhe të  moshës së një gjuhe.
Gjuha shqipe ka intonacione thirrmore, cilësisht të dallueshëm, për çdo rrokje, por ndodh që e njejta pasthirrma të shpreh nuanca te ndryshme psiqike në vartësi me dialogun a kontektin e mendimit. Çdo gjuhë ka tiparin e vet intonativ. Pa u  intonuar në akordet emocionale të një gjuhe, s’mundet t’i jepet  qartësi dhe thellësi mendimit.
Nga qëmtimi i vemendshëm, mbrimë në përfundimin  e pakundërshtueshëm, se: Shqipja  shqiptimin e fjalës  e bën rrokjor dhe çdo njësi  rrokjore e fjalës e ka intonacionin  e saj të shqiptimit:natyror, të gjatë, të hapur, të mbyllur etj., kjo në vartësi të tonit të shqiptimit të zanores. Mendoj se, është e drejtë që dijetarët e gjuhës  përkufizojnë si pasthirrma të parme tingujt e veçantë, kryesisht ata zano, grup zanor ose rrokje,si: a, e, ë, i, o, u, y, sh, au, eu, oi, ua, ba, hë, moj, sus, a-ha, oh-u, o-re, mo-re, o-bo-bo, u-bu-bu, oh, ah, haj, o-lele, uf, of etj,andaj mund të themi se, në çdo ndërtim rrokjor, pasthirrmat zanore kanë vlera të patjetërsueshme shqiptimore dhe është pikërisht intonacioni  me të cilin ato artikulohen e që u jepet  fjalëve kuptimi i  duhur. Çdo fjalë e shqipes ka ligjin logjik, unik e historik të lidhjes e shqiptimit rrokjor.
Rrokja, si njësia bazë  për shqiptimin e  Shqipes, është një njësi zëtingëllore që lehtëson shprehjen e qartë të mendimit  e që ka rend tipik historik, si: zanore me vlera rrokjore; bashkëtingëllore ose tog bashkëtingëllor+zanore ( CV ose CCV) p.sh. ba-ba,shtë-pi; bashkëtingëllore +zanore +bashkëtingëllore(CVC) p.sh. hap,shes,ngec ,etj;bashkëtingëllore +diftong(CVV)më-su-es. Çdo folës i Shqipes, mirëfilli e di se, ai, nuk gërmëzon kur ligjëron, por mbështetet mrekullisht në lidhjet rrokjore ku gjithmonë është e pranishme zanorja. Çdo rrokje është një nyjëtim i dyfisht dhe me sa kuptohet ka qënë një gjetje e një periudhë shumë e hershme kur njeriu ka përfshirë pasthirrmat, si mbartëse të intonacioni, në themelet e gjuhës së folur fillimisht dhe hap pas hapi dhe asaj të shkruar .
Ky tipar është unik edhe në shkrimin Kreto-Mikenas të shekullit 15-12 para Krishtit të zbuluar nga arkeologu Artur Evans dhe interpretuar më pas nga dijetarët e gjuhës së koduar (Inteligjent Servis) Mihalis Ventris  dhe John Chadwick. Ata mbritën në përfundimin se Mikenasit  përdornin një lloj shkrimi rrokjor(shenja ,hieroglifi  lexohej me vlerën e një rrokjeje). Ata e emërtuan si shkrimi Lineari B. Kjo do të thoshte, që hieroglifet apo shenjat e shkimit Mikenas merrnin kuptimin e duhur nga pasthirrmat zanore me të cilat ato detyrimisht duhet të shqiptoheshin .
Disa here,kanë konkluduar këta autorë,  si në Linearin B,të gjitha shenjat  përveç shenjave zanore të vetme)në Qipriotshe(Lineari A) paraqiten rrokjet në formën: bashkëtingëllore +zanore (CV),bashkëtingëllorja ndiqet nga zanorja . Në renditjen për të paraqitur togun bashkëtingëllor (si CCV),të bashkëtingëllores fundore(CVC),si dhe diftongjeve (CVV)shqiptimi i simboleve përdoret të shkel një rrokjogramë ndërmjet për më tepër një bashkëtingëllore ose pjese e një diftongu .
Ajo çfarë ata,Ventris dhe Çadwick, dalluan me gjenialitet qe, se: Lineari B është një shkrim që përftohet dhe kuptohet kur lexohet si shenjë rrokjore. Pra, në dialektin e lashtë Mikenas simbolet, hieroglifet, kishin njëherazi  vlera si shenja që kishin një shqiptim rrokjor të përcaktuar, nga ky shqiptim rrokjor merrej kuptimi i duhur i fjalëve .(Kjo dukuri  është fort e dallueshme edhe në Shqipen e sotme moderne)
                                                     
Gjuha sot kuptohet si fjala e artikuluar. Fjala e artikuluar - thotë profesor Çabej ,është  gjuha më e përsosur e njeriut. Fjalën tonë ne e shoqërojmë me gjeste dhe me mimikë, duke i dhënë asaj gjallëri dhe ngjyrim emocional. Njeriu për t’u shprehur përdor gjestet , që janë lëvizjet shprehëse të dorës , të krahut dhe të kokës, si edhe mimikën që janë lëvizjet shprehëse të muskujve të fytyrës.Gjuha e mimikës dhe e gjesteve është forma instiktiv, por dhe më e lashta e komunikimit njerëzor, që u përdor njëherazi e shoqëruar edhe me thirrma gëzimi , hareje, dëshpërimi , pëkëllimi etj. Vetëm  kështu fjala mori kuptimin  e duhur.Por, mendoni se sa e vështirë do të qe për njeriun, për të kaluar  në fazën e gjuhës së artikuluar me vlera të përgjithësuara, pa këto pasthirrma që mbartnin tërë botën emocionale të tij.       
Pasthirrmat zanore  i japin kuptimshmëri fjalës  nëpërmjet  muzikalitet të brendshëm(gëzimi, kënaqësie, habie, frike, tmerri, keqardhjeje, zëmërimi, kërcënimi, përbuzjeje, etj,) që ato kanë. Pa këto ndryshime shqiptimore që kanë zanoret   askush nuk do të arrinte të shfaqte:  gëzimin, kënaqësinë, pakënaqësinë,  habinë, frikën, tmerrin, keqardhjen, dhimbjen, dëshpërimin, zëmërimin, kërcënimin, përbuzjen etj.Për të shprehur kaq ndjenja të ndryshme ,pasthirmat e parme, por edhe ato që ngurtësohen si të tilla, kanë  të veçant dhe të padeformueshëm   intonacionin e tyre të shqiptimit. Pasthirrma  është zbatuesja e dëshirës dhe qëllimit të folësit. Në rrethana të ndryshme të kumtimit të mendimit, në vartësi  nga përmbajtja kuptimore  e gjithë fjalisë, edhe e njejta  pasthirrmë, shpreh ndjenja jo të njejta nga që  ato kushtëzohen nga kuptimi i fjalisë mbështetëse.
 Sot dihet, se çdo simbol-shkronjë në gjuhë, në veçanti tingujt bashkëtingëllor frymëtohen më lehtë me një nga tingujt zanor, por në lashtësi, vetëm  kështu, u përftua hopi i duhur, nga u kalua në gjuhën e artikuluar.
Gjuha Shqipe ka 7 zanore por, duke qënë se në gjasjen më të madhe ato përdoren  si pjesë e pandarë e rrokjeve, ato nuk kanë vetëm tonin natyror,  kjo në vartësi me çastin emocional apo edhe natyrën e bashkëtingëllores (e shurdhët apo e zëshme). Kur  ato shqiptohen në fjalë, gjat shqiptimit rrokjor, mund të formëtohen më tepër se 23 tinguj zanore .
Kështu :
-Zanorja –a- te  përemri vetor Ata, të dyja a-të janë të gjata sepse shqiptimi i tyre   është i hapur nga që shqiptohen me të njejtin intonacion. Por zanorja –a- e shqipes dihet, se  ka intonacion të ndryshëm  në krahina të ndryshme, por dhe në fjalë të përdorimit mbarëkombëtar  ajo ndryshon si p.sh. ar(flori)a- shqiptohet shpejt, arë(ngastër toke)a- shqiptohet natyrshëm dhe arrë (pemë)a-ja zgjatet nga -r e dyfishuar ar-rë. Kurse  fjala amë(ëmë) rrokja e dytë, që fundon me-ë nuk i jep mundësi a-së që të shqiptohet e hapur. Është e gjasur  në shqip, që  zanorja a të shqiptohet  të paktën në katër intonacione të ndryshme.
-Zanorja –e-  te fjala More (krahinë) shqiptohet e gjatë; si trajtë e shkurtër -e lave ,-e shpëtove  shqiptohet e shpejtë ; dhe si nyje e parma  -e para ,-e dyta ka shqiptim natyror. Në të folmen veriake, fjala-grue- fundon me -e të hapur në të folmen toske del –grua- me -a të hapur,pra shqipja ka dhe raste me shqiptim të  dyzuar.
-Zanorja –i- te fjala –shtëpi, i tij - shqiptohet e gjatë; tek fjala –pikë- shqiptohet si e mbyllur, te fjala –kroi- ka shqiptim natyror. Por në të folme të ndryshme të shqipes  i-ja ka shqiptim të shumëfishtë p.sh. tym,tim,tëm ,tem. Ka shqiptim të ndërmjetëm përemri vetor –ai që në të folmen veriake  shqiptohet si,- aj.                               
-Zanorja –o- te fjalët përroi, kroi ka shqiptim natyror, ndërsa të fjala More, o-ja shqiptohet  e gjatë. Kjo fjalë ka dy theksa.                                                     
-Zanorja –u- tek përemri vetor –Ju  shqiptohet shpejt; Pjesëza u e diatezës pësore  në kohën e kryer të  thjeshtë dhe te paskajorja : me u dashtun, me u mrekullue , u-ja shqiptohet e shkurtër; te fjala turk  u-ja ka shqiptim natyror.
-Zanorja –y- një nga zanoret më unike shqipes  që si te  fjala yll shqiptohet e gjatë, tek fjala  mbyll shqiptohet e mbyllur. Në të folmet krahinore  y-ja shqiptohet edhe  si –i
 -Zanorja- ë- tek fjalët arrë , e lashtë shqiptohet e gjatë; tek fjala është  ë-ja e parë është natyrore si te fjala -i gjatë-   dhe e dyta e zgjatur.
 Ky shumfishim i intonacionit të zanoreve  nuk  ndodh vetëm në gjuhën shqipe.
 
Gjuha  hebreje –thotë professor Xh.Krispi, ka trembëdhjetë zanore . Duhet thënë se ato pesë zanore janë shndërruar në trembëdhjetë sipas rastit kur tingulli i shqiptuar është here më i gjatë  dhe here më  e  shkurtër.
Kështu ,kam arritur në përfundimin se tingujt , në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të pacaktuar, na qartësojnë natyrën origjinare të saj, siç ,është,padyshim,vetë gjuha  që Zoti i dha njeriut të parë. (Shqipja Nëna e Gjuhëve)
                                                            
Sot, gjuha  kuptohet  si pasuria leksikore, që ka të ngërthyer (fiksuar)  tërësinë e perceptimeve të njeriut  shoqëror për botën materiale dhe shpirtërore , që përbënë një thesar pa të cilin nuk do të realizohej komunikimi njerëzor, që është pasuruar  dhe vazhdon, dhe që ka evuluar historikisht. Leksiku autokton shpjegohet  si,  perceptime  të të lashtëve  të mara  drejtëpërdrejt nga jeta, si përvojë dëgjimore dhe e artikuluar apo e shkruar, e fiksuar historikisht  nga breza paraardhës tek pasardhësit. Ky proces nuk mund të ketë qënë i shkëputur kursesi nga ngjizja e  pasthirrmave  për të brujtur fjalët e gjuhës së komunikimit njerëzor.Fjala e artikuluar nuk ka qënë, por as nuk mund të jetë, një bashkim i thjesht fonemash, themi kështu se gërmëzimi(spellimi), në shqip, është i pa kuptimtë.  Çdo fjalë  njëherazi mrekullisht është  shfaqje ndijore që frymëtohet e shoqëruar edhe me gjeste që është shoqërisht e kuptueshme.Në shqip mund të dallohen  fare qartë  fillesat kuptimore të tingujve  bashkëtingëllorë kur u pranëvihen zanoret për të formuar rrokjet parake si p.sh. ba,be,bë,bi,bo,bu,by apo  ma,me,më,mi,mo,mu,my etj. Me intonacionin e ndryshëm që ato shqiptohen mund të kuptosh rregullin logjik që është ndjekur në formimin e gjuhës si fjalë e artikuluar. Çdo rrokje ka intonacionin e veçantë me të cilin ajo shqiptohet, në rrethanën a konteksin e caktuar. Te çdo fjali vihen re edhe numër zanoresh që për nga intonacioni tipizojnë  gjendjen psikologjike të personazhit atë folësit në kontekstin e dhënë.P.sh.,                                                                              -dëshpërim-Oh, po sikur të mos ndodhë?- mendoi i dëshpëruar  dhe shikoi me kujdes orën. Thirrma –Oh- dëshpërue spikatet me gjashtë intonacione të mbyllura të zanores –o në fjalinë mbështetëse, që të gjitha së bashku japin ndjenën  e dëshpërimit;
-gëzimi:-Oh,sa mirë! Mua më pëlqen byreku me djathë,tha ai me gëzim duke u hedhur në tokë.Thirrma- Oh- e gëzimit spikatet në fjalinë mbështetëse  me fjalë, që përfundojnë me zanore të gjata  të cilat vërtetë e përciellin ndjenjën e gëzimit;
-dhembje :Shpresa ,që e kuptoi menjëherë ç’kërkonte ,i foli:-Na e vranë,Ylli,na e vranë !-Oh !;Thirrma –Oh shprehse e dhembjes përftohet në fund të asaj gjasës por intonacini më i spikatur është te zanorja e vajtimit –ë në fjalët e fjalisë mbështetëse;
-pikëllim:-Oh!-thonë vashat të pikëlluara ,--gjersa të shkrijë lumi dhe të hapen krojet,do të na ngordhë  gjithë gjëja e gjallë .Edhe në këtë shembull pasthirrma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse  me fjalë që e kanë më të spikatur intonacionin e zanores –ë- që përngjason me të qarët;
-habi:-Oh,-shpërtheu një britëm habie.-Më mbeti çizmja .Të rruat qafa që ke në dorë.Pasthirma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që kanë të spikatur intonacioni e zonores –i- që përngjason me thirrmën  fillestar që provojmë kur habitemi,ndërsa fjalët me intonacione të spikatur në  – u dhe - a si dhe -ë përmbyllin ngjarjen me ndjenjën e ironisë dhe pikëllimit ;
-keqardhje: Oh,si s’durove deri të enjten Pasthirrma – Oh, këtu shoqërohet në fjalinë mbështetëse nga  fjalë, që  intonacionine kanë të spikatur në zanoren- e- që  e kanë të mbyllur dhe shprehin një pamudësi për ta ndihmuar;
-mosbesim:-Do t’ia mbushim mendjen edhe xha Rexhepit.-Oh e ku i mbushet mendja atij!Bëhet fjalë për një gjasë abstrakte  gati e pamundur për t’u realizuar, sepse  për çudi gati të gjitha fjalët në dialog fundojnë me bashkëtingëllore, pra janë të mbyllura vetëm njëra prej tyre është e hapur:mendja.
Shqipja ka pasthirrma me kuptim të përcaktuar dhe të qëndrueshëm  dhe me intonacion të mëvetësishëm ,si: bobo, bubu, ububu(frikë  dhe dëshpërim); u, ua, oj(habi) si dhe pasthirrmat  urdhërore: hë, hop, forca, hoopa,(nxitje), sst, sus, shët,(qetësi ,heshtje); o, or, mor, ore, moj (thirrje) etj
Pasthirrmat janë  jetësueset  më të vyera të gjuhës . Ato mundësojnë shprehjen e mendimit abstrakt, që karakterizohet nga një pafundësi ndijimesh, përjetësimesh; me një sistem që funksionon me shqiptimin intonativ me bazë: zanoresh, rrokjesh fonematike, fjalëzash, fjalësh  e deri sa arrihet shprehet  mendimi i qartë dhe i thellë. 
Pasthirrmat janë pjesë rrënjëformuese me fjalë që emërtojnë dhe gjëndësojnë faunën, florën dhe natyrën nëpërmjet imitimit, përgjasjes së  britmave.
“Prej të tilla thirrmash –thotë profesor Çabej, janë formuar emra shtazësh, si: bec, berr, bibë, brumbull, cikë(dhia), bejkë(dele), cinxër, guç”dosë në Greqi”e të gjithë ata emra zogjsh,si: cërmal, cirlë, cirlue, cingush, cirrojë, ciullë, çerr, guguçe, kërrkërre(lloj rose). Prej të tilla thirrmash janë përftuar  edhe foljet ,si: barriron(pellet,bulëron demi), brruron(ulërin/luani), buluron“pellet\gjedhi”, angullin(qeni), mjaullin(macja), bërlyket(cjapi), bytërin(demi), çafullon(kali), cijat(zogu), garret(gomari), hamulit(qeni ,çakalli) hingëllon(kali), hungëron(ujku), mekërinë(dhija,keci), cingëron(nxjerr zë vajtimi shtaza), brohoritin  (nxjerrin britma një grup njerëzish); fërfëlloj, furfulloj (dëgjohet si digjet ). Fjalë të afëra me këto formime janë edhe ato thirrma që përdoren për të ndjellë apo përzënë, disa nga shtazët e shtëpiake,që në pjesën më të madhe imitojnë  zërat e vet këtyre shtazëvesi p.sh. cap-cap(cjapi), kuç-kuç(qeni), vid-vid(pëllumbi), Vrr-vrr(vërras dhinë); çit, pis-pis(maces), ish, ush(gomarit), tik-tik, (pulës).Tek shembujt:                             
–Çit, moj lanete,se më dukesh si paguri i rakisë.
->,deshi t’i përzinte ai,po pulat s’lëvizën nga vendi.
 -Piiis!- e ndillnin edhe  mëma me Blertën. Po macja ishte lartë në akacje.
- Unë vete te ajo ditë për ditë, i thërres pulat e saj>dhe u hedh për të ngrënë.
Kuptohet që përdorimi i pasthirrmave është i ngulitur,madje po t’i përdorim gabim  nuk  do të na  kuptojnë  as shtazët, si në shembujt e më sipërm.
-Fjalëthirrmat përshëndetëse të urimit ,të mirënjohjes etj janë   një nga veçanësitë e shqipes.
 
Fjalëthirrmat përshëndetëse  shprehin qartazi  emocionet e folësit dhe sot frymëtohen të ngurtësuara ashtu si pasthirrmat, por në analizë të brendshme ato janë fjalitë murosura, që në rrethanën konkrete kuptohen emocionalisht nga dëgjuesi. Ato nuk e kanë humbur tërësisht kuptimin leksikor të elementëve përbërës të tyre. Kjo mënyrë përshëndetëse është   një nga veçanëtitë e shqipes.
                                       
Tungjatjeta!, Mirëmënges!, Lamtumirë!, Mbeç me shëndet!, Mirë ardhsh!, Mirë se vini!, Mirë se vjen!, Mirë se erdhët!, Puna mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë paç!, Mbarë paçi!, Për shumë vjet! Me shëndet!, Shëndet paç!, Shendet paçin!, Të falem nderit!, Ju falem nderit!, Kryet shëndoshë!, Të rroni vete!, Vete shëndoshël, Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj
Mirëupafshim!, Udhë e mbarë!, Mirëserrini! , Faleminderit! etj.
 
 Vlera e  këtyre fjalëthirrmave është se, nga ana ndërtimore, ato krijojnë modele komunikimi, lehtësisht të përdorshëm në situate konkrete, që i japin  siguri folësit. Me anë të tyre kontrollohet lehtë dhe gjendja  emocionale e folësit. 
Pasthirrmat janë fjalëza që kërkojnë vemendjene dëgjuesve .
Fjalëzat e thirrjes a të lutjes janë:O, ore, moj, hej, aman, etj.
                                                               
 Analiza pasthirrmore  ndihmon në kuptimin e tekstit letrar.
Me teknikën e vendosjes së thekseve thirrmor do të mundohemi të kuptojmë tekstin letrar. Së pari të shohim si i përdor poeti Koçi Petriti në poezinë e tij:
 
Çukasin,cijasin,trumcakët
mbi lera   
         ç ú-ká-sin /c ́í-já-sin /trúm-cá-kët
                                                    /mbí-lé-rá
Foljet thirrmore si vlerësime metaforike janë tri rrokëshe me  dy zanoret  të theksuarat tërheqin vemendjen për shqetësimin e poetit                                                                                                                                                                     
Me jonet e tyre plot ah-e trishtimi,                   
M é/jó-nét/e/́tý-ré/plót/áh-é/trí-shtí-mí     
 Qëndrimin  metonimik poeti e ndërton duke theksuar zanore   dhe rrokjezuar intonacionin.
cijasin ,thërrasin te xhami,                             
 cí-já-sin/thë́-rrá-sin/té/xhá-mi 
 Nga folja metaforike kolon te metonimikja  e te rrethanori që lexuesi ta ketë më të lehtë jo vetëm për ta kuptuar mesazhin por dhe të marrë  përgjegjësi.
thërrime kërkojnë kur derdhet thëllimi,   
 th́ë́-rrí-me /kë́r-kój-në/ kúr/ d́ér-dhet/ thë́-llí-ḿi,   
           Këtu ndërton një pasqyrë simetrike metonimike  ku fjalia e dytë ndjek rendin invers për të nxjerë si kryefjalë-thëllimi për ta bërë të ndjejë dridhmat edhe lexuesi.
po njerëzit s’u thonë:Na hani ,mos qani!
Pó/ njé-rë́-zít/ s’ú thó-në́/:Ná/ há-ní /,mós/ qá-ní! 
Duke përdorur ligjëratën e drejtë kërkon merret përgjegjësia njerëzore prej gjithsecilit.
 
Do të ndalemi dhe në dy fragmente proze nga Iliada –Homerit  dhe Bodleri:
Shembulli i parë:
- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra. Po si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm? Paske me të vërtetë zemër prej çeliku. Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me lotë. (Iliada-Homeri)
Edhe pse pasthirrma –Oh, veçohet me presje, kuptimin ia jep fjalia ku ajo bën pjesë;Pasthirrma –oh, e vendosur në fjalinë e parë(- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra.)e cila ka intonacion të hapur dhe më të spikatura zanoret –i-prej të cilës përftohet ndjenja e habisë, kurse me zanoret –ë, shfaqet ndjenja e dhimbjes.
    Tek fjalia pyetëse:(Si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm?) i gjithë intonacioni i fjalisë kthehet në parafundor. Duke e  mbyllur intonacionin e zanoreve të  rrokjeve fundore përftohet ndjenja e çudisë  së folësit.
Fjalia pohuese që vjen pas: (Paske me të vërtetë zemër prej çeliku) i ka të intonuara dhe hapur  të gjitha zanoret për të dhënë të qartë qëndrimin vlerësues të folësit.
Te fjalia e fundit ku shprehet keqardhja e Akilit: ( Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me lotë.)kthehet theksi në rrokjet parafundore  që e bën intime ndjenjën e atij çasti.
 
       Shembulli i dytë:
E kush nuk i ka shijuar kënaqësitë e thella të verës? Kujtdo që i është dashur të qetësojë një brejtje të ndërgjegjes, të sjellë ndër mend një kujtim, të mbysë një dhimbje, ose thjeshtë  të shohë ëndrra me sy hapur, të gjithë këta kanë thirrur për ndihmë perëndinë misterioze të fshehur diku në fibrat e vreshtit. Sa madhështore janë spektaklet e verës, të ndriçuara nga dielli i brendshëm! Sa e vërtetë dhe përvëluese kjo rini e dytë që njeriu korr prej saj! Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese. E megjithatë, a mund të më thoni, se në shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj, ju gjykatës, ligjvënës, ju njerëz të salloneve, Ju të gjithë, që mirësia ju bëri të urtë, që pasuria ua bëri të lehtë virtytin dhe shëndetin, me thoni pra, kush nga ju do të ketë në shpirtin e në ndërgjegjen e tij kurajon e pamëshirshme për të dënuar atë njeri që pi gjenialitetin? (Bodler)
 
  Himnin thirrmor për verën, të Bodlerit,Shqipja e realizon me teknikën e saj preçize.Eksklamacioni  përcillet i gjithi me thekse të hapura për të gjitha zanoret, e në veçanti rrokjet fundore, gati të çdo fjale të kësaj fjalie ndriçohet nga thekset. Por kur bëhet fjalë për pasojat e verës 
Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese)I tërë theksi i fjalisë kthehet parafundor,sikur kërkon intimitet për të vërtetën e gjasave të dhimbshme.
Apologjia për kënaqësitë e verës përcillet sërisht me thekse të hapur domosdoshmërisht ata fundor.Kjo është mbrojtja që i bëhet” Njeriut që pi gjenialitetin”.Pa dyshim që është arritur të frymëtohet  në shqip ky kontekst i Bodlerit dhe  kjo fal mrekullisë së pasthirrmave. 
 
                                                   
E tërë pasuria folklorike muzikore  autoktone shqiptare :kënga polifonike, jarja,kanga majkrahi; këngët e riteve, të djepit, të dasmave, të vajit;  kabaja me klarinetë,  meloditë baritore me dyjare dhe me fyej, me pipza ,me bilbil, me gjeth; kabatë me vjolinë; vallet me tupan, me dajre e  me curle: e ndërtojnë muzikalitetin  e tyre  duke mbështetur në harmonizimin e intonacioneve pasthirrmore që rezonojnë  muzikalitetin e brendshëm të tyre, krejt të veçanta krahinore apo mbarëkombëtare. Pasthirrma  është padyshim pentagrami muzikor popullor. Interpretuesit popullor e bënë shkollën në gjirin e mjeshtërve nga të cilët ai e trashëgon  interpretimin, por ajo që e dallon nga komuniteti është se ai është zotërues intuitiv  gjenial i pentagramit muzikor të pasthirrmave të popullit të  tij. Si zbatues i ahteve të pasthirrmave,  ai bëhet profesionist virtuos i shpirtit të popullit dhe pranon anonimitetin si vlerësimin më të lartë, me sa duket parapëlqen pavdekësinë e Panit hyjnor .
                                                         
Tiranë,5 Janar 2010                                                      Stavri Trako
                                                                           
                                                                                        T I R A N Ë

Evolucioni i fjalës Faleminderit

Faleminderit - i them dhe nisem të shkoj, kur nga pas më vjen një zë kumbues: "Ç'lesh faleminderit thua, po hidh paret këtu"!

Femra jo besnike


Letër për QARAMANET


Dy ditë pas katastrofës që pësoi Kryeministri në ikje, z. Sali doli para disa fansave të tij dhe mbajti një palo fjalim. Në këtë moment shumë idhtarë të tij filluan të qajnë me oi. Më erdhi keq për disa të rinj, që janë thjesht të painformuar për shkak të moshës. Ata duhet të dinë që në vitet ’70, kur ishte sekretar i PPSH-së, në fakultetin e Shëndetësisë, shoku Sali djemtë nuk i linte të hynin në mësim se kishin flokë të gjata, i çonte vetë tek berberi, vajzat nuk i linte me funde të shkurtra mbi gju, i nxirrte jashtë nga klasa.
Në vitin ’78, babai i një zv. ministri të P. Brendshme pësoi një aksident të lehtë dhe u shtrua në spital në pavionin e z. Sali. Sa e mori vesh se kush ishte, për 23 ditë rresht fjeti në dhomën pranë tij për t’i shërbyer. Shikoni çfarë servili.
Pastaj, ju keni votuar dhe po qani për kryeministrin që furnizoi me naftë Millosheviçin që vriste kosovarët që UÇK-në e ka quajtur Lëvizje Enveriste, etj, etj. Ju qatë me lotë për një njeri që shiti detin në Sarandë, që më parë i kishte shitur tokën Fazlliçit në Durrës, ashtu si Zogu shiti Shën Naumin dhe Vermoshin, sikur këto toka të ishin të baballarve të tyre dhe jo të shqiptarëve.
Z. Kryeministër në ikje ka dhe zullume të tjera, si vjedhja sistematike e votive, rrahja e opozitës, e të tjera. Mirë i paska thënë Dervish Luzha Ram Drag Berishës, që djali yt, Sala pa shkollë e bëri çorap Viçidolin, po u bë me shkollë do djegë dhe vjedhë gjithë Shqipërinë, ashtu si e dogji, vodhi dhe e vrau në 1967-n dhe së fundi në Gërdec e për 21 Janar. Kur vdiq Enveri dhe Kim Ir Seni, populli qau se u ndanë nga jeta dy ish-udhëheqës, me të mirat dhe të ligat që kishin bërë, por nuk qahet njeriu për së gjalli, sepse populli e hoqi nga karrikja.
Ai nuk arriti dot t’ja bënte fytyrën opozitës si këpucë, prokuroren zonjë grua ta bënte lavire, presidentin horr bulevardi, se këto janë fjalë që i thotë një shpellar e jo një njeri me edukatë. Edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Partisë Çdemokratike është një farsë, përderisa e drejton këtë proçes një njeri që iku për lesh dhe Jozefinën që populli në mënyrë plebishitare kapi për zhelesh dhe hoqi si kryetare parlamenti. Ja pra, të dashur opozitarë (vllezër) për kë kenni votuar e po qani.
Së fundi kam dy sugjerime për ish-kryeministrin në ikje. E para – Që të bëhet e besueshme dorëheqja e tij dhe vërtet është i sinqertë duhet të japë dorëheqjen edhe si deputet. Dhe e dyta – Hajde ndonjë ditë me ne pensionistët të bësh një dorë domino që të kapim dopjo gjashtën në dorë. Unë e kam ortakun, Qamil quhet një njeri i nderuar, ndërsa ju mund të bëheni ortak me shoqëruesin që keni, ose me Bertin nga Skrapari, i cili është simpatik por ka një të metë: ka llafe shumë, fsheh gurët dhe bën shenja.
Letër e nënshkruar: Vasil Thanasi
G. Dita

Dhe Milena zbuloi .arin

Na ishte njëherë një çupëlinë e quajtur Milena, një bukuroshe dhe shumë më e zhvilluar se bashkëmoshataret e saj. Ajo ishte energjike, e qeshur, lozonjare, çapkëne. Milena kishte plot ëndrra për jetën e saj. Ishte e para pothuajse në çdo fushë që përballej dhe zhvillonte paralelisht shumë pasion për violinën, pikturën, volejbollin, letërsinë, botën e modës e aktrimin.

Fati i saj i keq ishte se nuk mund të kishte asnjë shok të sinqertë pranë. Çdokush që qëndronte më tepër se dy ditë në shoqërinë e saj ishte i destinuar për tu dashuruar marrëzisht pas saj. Shumë të tjerë do mjaftoheshin qoftë me pamjen e saj të jashtme për t'u kthyer në gjuetarë besnikë të saj. E megjithatë Milena i kishte planet e qarta për jetën dhe ajo i refuzonte në mënyrë kategorike të gjitha ofertat. Por ja që një meso burrë që e përndiqte ngado ajo shkonte hipur mbi një mercedez sportiv gri të paparë deri asokohe, ia gërvishti kureshtjen dhe Milena pranoi ta takonte pas mësimit. Thuheshin shumë variante mbi atë takim jashtë qytetit, por më i përhapuri ishte versioni i dehjes me alkool dhe përdorimit të forcës ndaj rezistencës së saj. Gjithsesi, fakti ishte se Milena e la virgjërinë e saj mbi sediljet e atij Mercedezi. Ajo Milenë që fliste shpesh për perëndime në breg të detit, apo për qirinj mbushur në një dhomë plot zambakë të kuq flakë.
Atëherë kur të gjithë mendonim se Milena do të bënte kallzim penal në polici, ajo përkundrazi doli hapur me të dashurin e saj duke u puthur e përqafuar rrugëve e kudo. Një dashuri e madhe pushtoi qenien e saj, sa asgjë tjetër nuk kishte më tepër rëndësi për të. Në orët e mësimit filloi të mungonte rregullisht dhe ato pak orë që vinte i kalonte orët e mësimit duke bërë tualet e duke parë e hutuar nga dritarja e klasës. Në një kohë kur gjimnazi ishte në ditët e fundit të tij dhe shoqet e saj i kishin zënë ethet e provimeve të maturës, Milena tashmë ishte maturuar dhe vriste mendjen si të përgatiste pajën e saj.  As në mbrëmjen e maturës nuk erdhi. Ishte kthyer shumë e lodhur nga Parisi.
Milena shijonte zbulimin e saj kudo mercedezi e dërgonte. Në një kohë kur shokët e shoqet e saj thartonin trutë të përgatiteshin për në Universitet, Milena shijonte dreka e darka në resorte nga më të bukurat, brenda e jashtë vendit. E mesoburri fatlum i Milenës duke punuar fort dhe për një kohë të gjatë jashtë shtetit me kushedi se çfarë, kishte ngritur edhe një supervilë 4 katshe në të dalë të qytetit për familjen e tyre të re që do të ndërtonin. Nuk vonoi dhe një shtatëzani e parakohshme shpejtoi dasmën e saj plot lule e fishekzjarre. Ishte e sigurt që Milena do të ishte një nënë e mrekullueshme dhe një grua besnike. Karakteri i saj i fortë ishte gjithmonë triumfues para të gjitha situatave. Milena shëmbëllente lumturi me atë fustan përrallor të bardhë dhe atë kurorë. Ishte femra më e bukur që mund të të shihnin sytë. Në pak njerëz brun natyra dhuron sy bojëqielli. Milenën e shikonin çdo ditë duke u përkujdesur për shtëpinë e saj gjigande edhe pse me barkun tek goja. E tillë ishte ajo. Asnjëherë nuk e mbante vendi. Me shoqërinë e saj lidhjet tashmë ishin shuar, por veç kësaj edhe babuçi i saj kishte filluar të mungonte gjithmonë e më shumë në shtratin e saj që tashmë e ndante me vajzën e saj të vogël. Mendime të kobta kishin filluar ti shqetësonin gjumin. Mos vallë babuçi punëtor kishte filluar të rendte pas ndonjë zoçke tjetër?! Pse netët e tyre kishte filluar të shuhej pasioni në përpjestim të zhdrejtë me oreksin e saj? Pse zbulimi i Milenës kishte rënë aq shumë në cilësi? Mos vallë Milena nuk magjepste e nuk ishte më ajo bukuroshja e parë?
Nga ana tjetër me siguri edhe babuçi me 3 faqe kishte filluar ti trembej zjarrit që nuk po mund ta shuante dot më. Një shtatëzani e dytë e njëpasnjëshme do ti shuante përkohësisht përplasjet dhe do ti jepte kohë të merrnin situatën në dorë. Mbase...
Milena ndjeu ti shembej toka nën këmbë. Me babuçin nuk e kishin lidhur as filmat e preferuar (babuçi s'kishte parë TV pas viteve 90'), as personazhet kinematografike, as rryma muzikore, grupi i preferuar apo kërcimet e ndryshme. As lojërat, botëkuptimi jo e jo. Ata i përksinin dy brezave të ndryshëm dhe i kishte lidhur pasioni i lindur mes një burri të sprovuar me një çupëlinë të paeksperiencë. Milena dalëngadalë filloi të shohë ndryshimet me burrin e saj dhe e vetmja pasuri që i kishte mbetur ishte një shtëpi e stërmadhe që e kishte kthyer në shërbëtoren e saj dhe që kishte burgosur ëndrrat e ambicjet e saj. Si të mos mjaftonin të gjitha këto shokët e shoqet e saj tashmë të diplomuar prej disa vitesh kishin zënë pozicione pune të vyera në administratë, në banka, e kudo, pavarësisht se askush prej tyre nuk ishte dalluar në gjimnaz sa Milena.
E një ditë prej ditësh teksa bëja pazar tek qyteti im i lindjes një grua me dy fëmijë më thërret në emër. Zëri mu duk familjar, por nuk e njoha. Ishte Milena. U zgjata ta takoja por një prej fëmijëve që i dergjej me të qara e zhgarravitej mbi dysheme thuajse e bëri të pamundur. Ngelëm pak çaste pa fjalë duke thënë ato formalitetet e zakonshme dhe pastaj u ndamë.
E fejuara ime më buzëqeshi e pastaj me tallje më tha - Mos ishte kjo ajo Milena e famshme? Dhe pas një të nënqeshure shton - Qenkam bërë xheloze kot. Ajo duket si nëna ime...

Ajo nuk e dinte se Milena kishte qenë femra më e bukur me të cilën natyra kishte treguar gjithë bujarinë e saj...

Histori e bazuar mbi një trillim të vërtetë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Shqipëria dhjeu


Të dhjesësh është një proçes tejet natyral, proçes i domosdoshëm për trupin e njeriut dhe një proçes i tillë nuk mund të përbëjë kurrsesi lajm, veçse kur bëhet fjalë rreth një trupi të sëmurë rëndë prej kapsllëkut.

Shqipëria nxorri jashtë trupit të saj jashtëqitjen e rrezikshme që prej dekadash e kishte paralizuar në aktivitetin e saj normal. Jashtëqitjen që e kishte dobësuar, që i kishte prerë oreksin dhe të shtrirë atje në shtrat i kishte ndotur edhe ëndrrat.
Atëherë kur të gjithë menduan se gjithçka kishte marrë fund, atëherë kur nuk kishte mbetur më shpresë e fjalë të këqija pa ia adresuar këtij trupi, nën një heshje fisnike, me një qetësi filozofi, ky trup i drobitur kreu një fitore heroike e të lavdishme.
E padyshim që nxjerrja e kësaj jashtëqitjeje ishte një proçes i vështirë, i shoqëruar me dhimbje të tmerrshme e gjakderdhje, por më në fund të gjitha pjesët e trupit ranë dakord ta nxirrnin jashtë këtë masë të rrezikshme, për t'u çliruar përfundimisht prej saj.

E si mund të ndjehet një trup që sapo është çliruar?

Pikërisht i Rilindur!


I dlirë, çapkën si një kaproll, i lehtë si një flutur, i emocionuar që më në fund mund të vrapojë lirisht dhe të garojë i barabartë përkrah fqinjve.
E kështu dje jashtëqitja mbajti një fjalim të gjatë rreth kohës së ndritur kur kishte qenë një frut dhe gjithë aktivitetit të saj të gjatë, në zorrën e trashë. Një fjalim që preku mijëra mikrobe, mikrobe të parrezikshme e mikrobe që kishin kontribuar fuqimisht në shndërrimin e ushqimit në kakë.
Padyshim që bashkëjetesa e gjatë me një sëmundje krijon edhe vartësi ndaj saj dhe kështu nuk kishin si të mungonin as zërat që nën kujë deklaronin se ishin të gatshëm ta ripërtypnin edhe njëherë jashtëqitjen e trashë. Disave që ishin përzjerë më tepër me të, iu duk se trupi nuk do të prodhojë më moot. E quajtën mbret, legjendë, bishë, hero, ëngjëll, Skënderbe i dytë e i parë, madje u thurën edhe poezi për të. As mallkimet për pjesët e trupit që vendosën ta nxjerrin jashtë nuk ishin të paktë.
Nuk kuptohet sesi pikërisht në çastin solemn të shfryrjes prej kësaj të keqe u harruan të gjitha vuajtjet e kaluara gjatë këtij kapsllëku të gjatë, por edhe kjo është plotësisht natyrale. U harrua sesi trupin filluan ta gllabërojnë viruset nga koka tek këmbët e madje edhe në zemrën e tij, ku u përhap klisheja se antitrupat janë të dalë mode, se të duash vetveten është e rrezikshme, se të përpiqesh për një shëndet më të mirë është donkishoteske, se të besosh për një ringritje është naivitet.
Një trupi që sapo ka kaluar një sëmundje të tillë do ti duhet të vuajë padyshim disa pasoja dhe do ti duhet kohë për të marrë veten e për të mundur dyshimin mbi çdo ushqim që do të tresë, por ajo që ka rëndësi është fakti se një epokë e re po lind, për çdo qelizë nga ne. Një epokë e re lirie, një fazë maturie ku asnjë ushqim nuk do guxojë të qëndrojë forcërisht në trupin e këtij organizmi.

Shqipëria më në fund dhjeu, kapsllëku kaloi dhe ne i urojmë me gjithë zemër mbi të gjitha shëndet e më pas, tretje të mbarë!

Shkroi: Stop Injorancës !