Prej kohësh është ndjerë nevoja që opinioni botëror të njohë të
vërtetën e dokumentuar mbi çështjen e Çamërisë dhe banorëve të saj.
Libri “The Cham Albanians of Greece – A Documentary Story” (Shqiptarët Çamë të Greqisë – Një Tregim i Dokumentuar), i cili edhe nga titulli shihet qartazi se shpalos të dokumentuar tragjedinë çame, është përgjigje adekuate.
Përmbajtja e librit e informon opinionin ndërkombëtar mbi krimet që ushtroi Greqia ndaj shqiptarëve të Çamërisë, mbi një shekull më parë e në vazhdim. Libri mbart një vlerë të madhe edhe për vetë opinionin shqiptar, pasi shërben për t’iu përkujtuar atyre të shkuarën e hidhur të kombit shqiptar dhe përcjell porosinë për të mos e harruar këtë tragjedi e cila nuk është mbyllur akoma, paçka asaj që pretendon Greqia.
Duke folur mbi tematikën e librit, historiani i njohur dhe anëtari i Akademisë Mbretërore Britanike, Dr. Noel Malcolm thekson se “fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë bashkëkohore evropiane”.
Ndërsa duke folur për rëndësinë e përmbajtjes, Malcolm bën me dije se libri është një koleksion i dokumenteve të rëndësishme, që hedhin dritën e nevojshme mbi temën e trajtuar.
Libri, është përmbledhje e dokumenteve të nxjerra nga arkivat e Ministrisë së Jashtme Britanike dhe arkiva të tjera. Material dokumentues janë korrespodencat e diplomatëve shqiptarë, britanikë dhe të tjerë, në lidhje me këtë çështje. Po ashtu, janë përmbledhur memorandume, raporte, shkrime nga shtypi, vlerësime apo kujtime të personaliteteve të ndryshme dhe dokumente të tjera relevante që vijnë nga anë të ndryshme të botës.
Libri ndahet në tre kapituj kryesorë, që përfshijnë periudhën e kohës së sundimit otoman, periudhën pas Marrëveshjes së Lozanës dhe periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ilustrohet me harta të ndryshme, ndërsa për të dokumentuar në mënyrë vizuale një pjesë të tragjedisë çame, janë dhënë edhe disa fotografi të nxjerra nga arkivi i UNRRA-s. (...)
Athina asnjëherë nuk është pajtuar që të hapë çështjen çame dhe të përgjigjet pse e privuan nga shtetësia greke këtë popullsi vendëse, me kombësi shqiptare. Asnjëherë grekët nuk dhanë përgjigje pse ua konfiskuan pasuritë këtyre njerëzve, të cilët ishin pronarë të shtëpive dhe tokave të mëdha, në njërën nga pjesët më të pasura dhe më të bukura të Greqisë. Athina vazhdimisht e ka injoruar ekzistimin e problemit çam dhe në anën tjetër ka shkaktuar probleme dhe komplikime politike e diplomatike, duke përdorur komunitetin grek në Shqipëri, i cili krahasuar me atë çam është inekzistent. Megjithëse përzënia e çamëve, ishte as më pak e as më shumë spastrim etnik, Greqia asnjëherë nuk u ballafaqua me ndonjë kritikë apo sanksion serioz ndërkombëtar. Një veprim i këtillë krijoi sinjale të gabuara, pasi la të kuptohej se ishte themeluar një presedan dhe mund të vazhdohej me përzënie të popujve edhe në situata të mëvonshme. Duke u bazuar në këtë shembull, por edhe në disa të tjerë, një veprim të tillë provoi edhe Serbia e Millosheviçit mbi popullsinë shqiptare të Kosovës një gjysmë shekulli më vonë. Për fat të mirë, në këtë rast nuk u përsërit “suksesi” i Greqisë, dhe imitimi serb i këtij krimi dështoi. Greqia nuk do të duhej ta injoronte këtë tragjedi, që e ka shkaktuar vetë dhe që është dokumentuar me profesionalizëm në këtë libër. Libri “The Cham Albanians of Greece” nuk është vetëm libër i karakterit historik. Ky libër-dokument do të duhej të shërbente jo vetëm për ta kujtuar Greqinë për të keqen që ka bërë, por edhe për t’i dhënë rast që të fillojë të mendojë për të përmirësuar gabimin dhe të bëjë të mundur lejimin e kthimit të çamëve në shtëpitë e tyre dhe kompensimin e tyre për dëmet e shkaktuara.
Në anën tjetër, pas botimit të këtij libri, as shqiptarët dhe qeveritë e tyre nuk do të duhej të vazhdonin me të vjetrën, duke vajtuar impotencën që kanë treguar deri tani ndaj Greqisë.